Tag: schieder

  • BE del hapur në mbrojtje të SPAK, e cilëson institucion jashtëzakonisht të pavarur dhe e inkurajon të godasë pa…

    BE del hapur në mbrojtje të SPAK, e cilëson institucion jashtëzakonisht të pavarur dhe e inkurajon të godasë pa…

    Në ditën e dytë të takimit të 20-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-Bashkimi Europian, i cili u mbajt dje në Tiranë, raportuesi i BE, Andreas Schieder, ka folur me superlativa për punën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Ai ka theksuar në fjalën e tij se puna e këtij institucioni për BE rezulton e pavarur dhe shumë efikase, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Sipas Schieder, Prokuroria e Posaçme është në rrugën e duhur. “SPAK është një nga institucionet që është themeluar, është jashtëzakonisht i pavarur ligjërisht dhe në mënyrën e operimit të vet, unë jam politikan dhe gjithmonë kjo hapësirë kërkon diskutim, mirëpo duhet të pranojmë se institucionet e pavarura marrin vendimet e tyre, dhe në fund nuk është SPAK-u që i fut njerëzit në burg, por janë gjyqtarët që vendosin për rastet.
    Ka kritikë për numrin e kufizuar të personelit dhe kohëzgjatjes së mandateve, është çështje ku duhet punuar, ku bëhet fjalë për ndjekjen penale dhe paraqitjen apo thirrjen në gjykatë, lidhet me burimet dhe vështirësinë e rasteve”, deklaroi ai duke veçuar problematikat dhe progresin e bërë. Më tej ai nuk la pa përmendur raportin e OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 11 majit. “Ka edhe probleme të tjera që janë adresuar në raportin e OSBE/ODIHR-it, ligji për zgjedhjet dhe transparenca që duhet të jetë te mediat, që duhet rregulluar. Po ashtu rregullorja për financimin e fushatave”, u shpreh Schieder.
    Integrimi i Shqipërisë në BE
    Po ashtu, Andreas Schieder, vlerësoi progresin e vendit dhe theksoi se procesi i integrimit europian duhet të përfshijë të gjithë territorin, jo vetëm kryeqytetin. Schieder theksoi gjatë fjalës së tij rëndësinë e zhvillimit rajonal dhe përmirësimit të standardeve të jetesës si pjesë thelbësore e afrimit me Bashkimin Europian. “E njoh Shqipërinë prej një kohe shumë të gjatë dhe kam parë shumë zhvillime që kanë ndodhur në këtë vend. Duhet ta vlerësojmë vendin për gjithë progresin që ka bërë deri tani. Nëse shikojmë Tiranën, shikojmë përmirësimin në standardin e jetesës, do të shikojmë sa është zhvilluar vendi vetëm në disa vite. Integrimi s’ka të bëjë vetëm me kryeqytetet, me Tiranën e Brukselin.
    Nuk ka të bëjë vetëm me Tiranën, por me gjithë vendin dhe zhvillimin në rajonet malore dhe rajonet e tjera. Politika sjell gjithmonë shumë çështje që mund të diskutohen. Kemi dëgjuar shumë, diskutuar shumë dhe kjo është e rëndësishme”, tha Schieder. Sakaq raportuesi i BE-së e përshkroi Shqipërinë si pararendëse të proceseve të integrimit, duke vlerësuar ecurinë e deritanishme të reformave dhe përpjekjet për të përmbushur standardet europiane. “Procesi i integrimit evropian është shumë i rëndësishëm dhe urime, ne do të themi që edhe Komisioni Evropian e ka quajtur Shqipërinë një pararendëse të proceseve. S’ka të bëjë vetëm me hapjen e kapitujve, por edhe me mbylljen e tyre.
    Gjithë ky ndryshim i shoqërisë dhe zbatimi është ajo që kuptojnë qytetarët, me politikat e huaja, luftën kundër korrupsionit, ekonominë, mjedisin, standardin e jetesës, por edhe ndryshimin e përgjithshëm në shoqëri dhe çfarë presin njerëzit nga PE. Është situata e Shqipërisë që e ka bërë këtë të mundur”, nënvizoi Schieder. Në fund të fjalës së tij, ai njoftoi se viti i ardhshëm do të sjellë raportin e ri për Shqipërinë, duke theksuar se një vit është “shumë i shkurtër për të përmbledhur të gjitha zhvillimet që priten”. “Bashkimi Europian nuk ka të bëjë vetëm me politikat, por me jetët e njerëzve,”, përfundoi Schieder.
    BE miraton procesin e Vettingut dhe SPAK-ut
    Ndërkohë dje në takimin e 20-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asocimit Shqipëri – Bashkimi Europian, u lexua një rezolutë që mbështet ambicien e Shqipërisë për avancimin e negociatave të anëtarësimit. Veçanërisht theksohet progresi në hapjen e disa kapitujve negociues gjatë vitit të kaluar, me shpresën për të përfunduar vitin me hapjen e kapitullit të fundit. Rezoluta gjithashtu vlerëson përshtatjen e Shqipërisë me politikat e jashtme dhe të sigurisë së BE-së dhe e inkurajon avancimin në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Deputetja demokratike Jorida Tabaku theksoi domosdoshmërinë e përparimit në rrugën europiane të vendit, duke e quajtur atë si të ardhmen e Shqipërisë. Andreas Schieder, raportues për Shqipërinë në Parlamentin Europian, vuri në dukje progresin në shtetin ligjor, por theksoi gjithashtu nevojën për hetimin e zyrtarëve të lartë për korrupsion, duke e cilësuar këtë si një problem të vazhdueshëm.
    Ai e përshëndeti miratimin e strategjisë antikorrupsion dhe e vlerësoi SPAK si një institucion të pavarur. Nga ana e tij, Gazment Bardhi akuzoi qeverinë shqiptare për dështim në luftën ndaj korrupsionit, duke përmendur zv/kryeministren Belinda Balluku, e cila është nën hetim për shkelje të ligjit në tendera. Ai e vlerësoi të vështirë arritjen e suksesit në këtë qeverisje dhe kritikoi zgjedhjet si jo të lira dhe të barabarta. Ndërsa socialisti Ulsi Manja pranojë që, ndonëse ka pasur suksese në forcimin e shtetit të së drejtës, shumë sfida mbeten. Ai kritikoi opozitën për t’i dhënë Shqipërisë një imazh negativ dhe theksoi se kanë përgjegjësinë për mbylljen e kapitujve të negociatave. Takimi përfundoi me një deklaratë të përbashkët të bashkëkryetarëve, Balla dhe Tarkuinio, ndërsa opozita bëri të qartë se nuk ishte miratuar ndonjë deklaratë konsensuale.

  • Raportuesi i BE: SPAK i pavarur, por duhen burime dhe trajnime; PS thirrje opozitës: Të zgjedhim Shqipërinë!

    Raportuesi i BE: SPAK i pavarur, por duhen burime dhe trajnime; PS thirrje opozitës: Të zgjedhim Shqipërinë!

    Raportuesi i BE-së për Shqipërinë Andreas Schieder theksoi sot, 29 tetor, se Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë është tashmë operacional, por funksionon me kufizime për shkak të vendeve vakante, pas procesit të vettingut.
    Ai nënvizoi nevojën për të zgjeruar fushën e trajnimeve në gjyqësor dhe për të përmirësuar burimet njerëzore dhe financiare. Vlerëson gjithashtu progresin e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit në nivelet e larta, siç evidenton raporti i Komisionit Europian.
    Sipas Schieder, është shumë me rëndësi që Shqipëria ka miratuar strategjinë antikorrupsion, 2024-2030.
    “SPAK është një nga institucionet që është themeluar, është jashtëzakonisht i pavarur ligjërisht dhe në mënyrën e operimit të vet, unë jam politikan dhe gjithmonë kjo hapësirë kërkon diskutim, mirëpo duhet të pranojmë se institucionet e pavarura marrin vendimet e tyre, dhe në fund nuk është SPAK-u që i fut njerëzit në burg, por janë gjyqtarët që vendosin për rastet. Ka kritikë për numrin e kufizuar të personelit dhe kohëzgjatjes së mandateve, është çështje ku duhet punuar, ku bëhet fjalë për ndjekjen penale dhe paraqitjen apo thirrjen në gjykatë, lidhet me burimet dhe vështirësinë e rasteve”, deklaroi ai duke veçuar problematikat dhe progresin e bërë.
    Nuk la pa përmendur raportin e OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 11 majit.
    “Ka edhe probleme të tjera që janë adresuar në raportin e OSBE/ODIHR-it, ligji për zgjedhjet dhe transparenca që duhet të jetë te mediat, që duhet rregulluar. Po ashtu rregullorja për financimin e fushatave”, tha Schieder.
    Nga ana tjetër, Taulant Balla tha se:
    “Ne kurrë, nuk duhet të bëjmë ndonjë deklaratë apo të hyjmë në ndonjë rast që i takon drejtësisë. Ne me rezolutën që do të miratojmë nesër në Kuvend, vlerësojmë rezultatet e arritura nga SPAK, si rezultate të mira dhe nxisim vazhdimin e punës. Apeli im është që edhe kolegët e opozitës ta votojnë nesër rezolutën. Jemi në kohën që mes partisë dhe Shqipërisë, të zgjedhim Shqipërinë”, kështu u shpreh kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.
    Sa i përket reformës në drejtësi, tha se ajo është historike. Ndërsa për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, tha se janë vlerësuar nga OSBE/ODIHR-i si konkurruese.
    “Këta europianët i lexojnë vetë raportet për Shqipërinë, nuk ka nevojë t’ua themi ne në shqip. Kur kam qenë në opozitë e kam bërë ndoshta edhe unë këtë gabim, që t’ua lexoj gabim raportin, por koha ka treguar se është moment historik, ta shohim anëtarësimin si fitore të Shqipërisë, jo shumicës”, e mbylli fjalën e tij Balla.

  • “Ka ende shumë punë për të mbyllur kapitujt”, raportuesi për Shqipërinë në PE, Schieder: E njoh Shqipërinë, procesi i zgjerimit është shumë angazhues

    “Ka ende shumë punë për të mbyllur kapitujt”, raportuesi për Shqipërinë në PE, Schieder: E njoh Shqipërinë, procesi i zgjerimit është shumë angazhues

    Raportuesi i Përhershëm i Parlamentit Europian për Shqipërinë, Andreas Schieder mbajti fjalën e tij gjatë takimit të Komitetit Parlamentar Shqipëri-BE në Tiranë.

    Schieder tha se e njihet mjaftë mirë vendin tonë dhe se kishte parë shumë zhvillime të ndodhura në Shqipëri.
    Ai deklaroi se Komisioni Evropian e ka quajtur Shqipërinë një pararendëse e proceseve por megjithatë ka ende shumë punë për të mbyllur kapitujt edhe se procesi i zgjerimit evropian është ende shumë angazhues.
    “E njoh Shqipërinë prej një kohë shumë të gjatë dhe kam parë shumë zhvillime që kanë ndodhur në këtë vend dhe mendoj që është e rëndësishme veçanërisht kur flasim për procese që do na lidhin në të ardhmen, të vlerësojmë punën e bërë deri më tani. Madje edhe po të shkojmë përmes qytetit të Tiranës do të shohim thjesht qytetarët, por edhe standardin e jetesës, sa është zhvilluar vendi vetëm në disa vite.
    Të shohim se procesi i zgjerimit nuk ka të bëjë vetëm me kryeqytetet, Tiranën apo Brukselin. Politika gjithmonë sjell shumë çështje për të diskutuar. Procesi i zgjerimit evropian është shumë angazhues. Komisioni Evropian e ka quajtur Shqipërinë një pararendëse e proceseve. Ka ende punë për të mbyllur kapitujt, por edhe atëherë nuk mbaron punë. Zbatimi tregon se çfarë kuptojnë qytetarët që Shqipëria të jetë pjesë e BE. Ka të bëjë me legjislacionin e BE-së, politikat e huaja, luftën kundër korrupsionit, ekonominë, mjedisin, çështjet sociale, punën dhe standardet e jetesës”, tha Schieder.

    Top Channel

  • Eurodeputeti Andreas Schieder: Shqipëria ka pësuar një ndryshim të madh vitet e fundit

    Eurodeputeti Andreas Schieder: Shqipëria ka pësuar një ndryshim të madh vitet e fundit

    Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri, eurodeputeti Andreas Schieder tha Shqipëria ka pësuar shumë zhvillime vitet e fundit. 
    Ai tha se në Tiranë është përmirësuar cilësia e standardit të jetesës. 
    “E njoh Shqipërinë prej një kohe shumë të gjatë dhe shoh zhvillime që kanë ndodhur në këtë vend. Mendoj se është e rëndësishme kur flasim për procese që do të na lidhin në ardhmen dhe të vlerësojmë procesin që kemi bërë deri më tani. Po të shkojmë në Tiranë, do të shohim përmirësimin e standardit të jetesës dhe sesa shumë është zhvilluar vendi vetëm në disa vite. Por ne duhet të shohim që procesi i zgjerimit, nuk ka të bëjë vetëm me kryeqytetet, por ka të bëjë me të gjithë vendin dhe zhvillimet që kanë ndodhur në të gjithë vendin. 
    Politika sjell disa çështje që duhet të diskutohet. Procesi i zgjerimit euorpian në fakt është me shumë zhvillime”, tha Andreas Schieder. 

  • ‘Shqipëria do shpërblehet’/ Schieder: Ndër kryesuesit e vendeve të zgjerimit të BE!

    ‘Shqipëria do shpërblehet’/ Schieder: Ndër kryesuesit e vendeve të zgjerimit të BE!

    Raportuesi në Parlamentin Europian për Shqipërinë Andreas Schieder përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se Shqipëria mbetet ndër kryesuesit e vendeve të zgjerimit të BE-së!
    Ai ka shkruar në lidhje me një fjalim që ka mbajtur, gjatë një takimi ku në qendër të tij ishin çështjet si sundimi i ligjit, liria e medias, bashkëpunimi rajonal, turizmi i qëndrueshëm si dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
    Në këtë postim ndër të tjera Schieder shkruan se: ‘Shqipëria angazhohet të përmbushë të gjitha kriteret për anëtarësim – dhe do të shpërblehet!’, ndërkohë që ka theksuar se raporti i tij për vendin tonë do të finalizohet gjatë javës plenare në korrik, ku në postim nënvizon ‘do të zbuloni më shumë këtu së shpejti’…
    ‘Shqipëria mbetet ndër kryesuesit e vendeve të zgjerimit të BE-së!
    Takimi i Komitetit të Stabilitetit dhe Asociimit BE-Shqipëri u zhvillua në Parlamentin e BE në Strasburg.
    Si raportues i përhershëm për Shqipërinë, u lejova të mbaj një nga fjalimet e hapjes – së bashku me përfaqësues: brenda Komisionit të BE-së, Shërbimit të Jashtëm Europian dhe qeverisë shqiptare.
    Në qendër të takimit ishin çështjet qendrore si sundimi i ligjit, liria e medias, bashkëpunimi rajonal, turizmi i qëndrueshëm si dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
    Shqipëria angazhohet të përmbushë të gjitha kriteret për anëtarësim – dhe do të shpërblehet! Raporti im për Shqipërinë do të finalizohet gjatë javës plenare në korrik, do të zbuloni më shumë këtu së shpejti…’, shkruan Schieder.

  • Integrimi i Shqipërisë në BE, Spiropali takon Schieder në Bruksel: Kuvendi garantues për përshpejtimin e procesit

    Integrimi i Shqipërisë në BE, Spiropali takon Schieder në Bruksel: Kuvendi garantues për përshpejtimin e procesit

    Gjatë qëndrimit në Bruksel, në kuadër të Samitit Parlamentar të NATO-s, Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali u takua edhe me Raporterin e Parlamentit Europian për Shqipërinë, Andreas Schieder.

    Spiropali e falenderoi Raporterin Schieder për mbështetjen dhe vlerësimet për arritjet e Shqipërisë drejt anëtarësimit në familjen europiane, të shprehura edhe në Raportin e Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë dhe mbledhjen e fundit të Komitetit të Stabilizim-Asociimit.
    Njëkohësisht, Spiropali nënvizoi kontributin e Kuvendit për përshpejtimin e procesit, garantimin e konsensusit parlamentar, legjitimitetit demokratik dhe tiparit gjithëpërfshirës të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në familjen e saj të natyrshme europiane.

    Top Channel

  • Spiropali, takim në Bruksel me Reporterin e Parlamentit Europian për Shqipërinë, Andreas Schieder

    Spiropali, takim në Bruksel me Reporterin e Parlamentit Europian për Shqipërinë, Andreas Schieder

    Gjatë qëndrimit në Bruksel, në kuadër të Samitit Parlamentar të NATO-s, Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali u takua edhe me Raporterin e Parlamentit Europian për Shqipërinë, Andreas Schieder.
    Spiropali e falenderoi Raporterin Schieder për mbështetjen dhe vlerësimet për arritjet e Shqipërisë drejt anëtarësimit në familjen europiane, të shprehura edhe në Raportin e Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë dhe mbledhjen e fundit të Komitetit të Stabilizim-Asociimit.

    Njëkohësisht, znj. Spiropali nënvizoi kontributin e Kuvendit për përshpejtimin e procesit, garantimin e konsensusit parlamentar, legjitimitetit demokratik dhe tiparit gjithëpërfshirës të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në familjen e saj të natyrshme europiane.

  • “Shqipëria “favorit kryesor” për anëtarësim në BE”/Balla falenderon raportuesin e PE

    “Shqipëria “favorit kryesor” për anëtarësim në BE”/Balla falenderon raportuesin e PE

    Ministri i Shtetit, Taulant Balla, ka reaguar pas miratimit të raportit të fundit për Shqipërinë nga Komiteti për Punët e Jashtme (AFET) i Parlamentit Europian, duke falënderuar raportuesin Andreas Schieder për vlerësimin dhe mbështetjen ndaj rrugëtimit europian të vendit.
     “Faleminderit Raportuesit të Parlamentit Europian, Andreas Schieder, për raportin mbi Shqipërinë të sapo miratuar në Komitetin e Politikës së Jashtme (AFETT)” shkruan Balla në një reagim publik.
    Raporti thekson përkushtimin e Shqipërisë ndaj anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe vlerëson progresin e bërë deri tani, por gjithashtu nënvizon rëndësinë e vijimit me ritëm të reformave, sidomos në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe përmirësimin e modelit ekonomik dhe social. Në deklaratën e tij, raportuesi Andreas Schieder u shpreh:
    “Shqipëria mund të quhet me krenari një ‘udhëheqëse’ ndër vendet kandidate për anëtarësim në BE. Kjo, pjesërisht falë mbështetjes së gjerë nga popullsia shqiptare. Por ende nuk jemi në vijën e finishit. Është thelbësore të vazhdohet në këtë rrugë me të njëjtin ritëm dhe përkushtim, duke luftuar korrupsionin dhe forcuar sundimin e ligjit. Duhet të theksohet nevoja për të zgjeruar modelin ekonomik, për të krijuar vende pune dhe për të përmirësuar modelin e mirëqenies sociale, si dhe për një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe të plotë.”
    Raporti do të paraqitet për votim në një seancë të ardhshme plenare të Parlamentit Europian, duke shënuar një tjetër moment kyç për procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

  • Balla: Vendi ynë, udhëheqës ndër vendet kandidate për anëtarësim në BE

    Balla: Vendi ynë, udhëheqës ndër vendet kandidate për anëtarësim në BE

    Ministri i Shtetit, Taulant Balla, ka reaguar pas miratimit të raportit të fundit për Shqipërinë nga Komiteti për Punët e Jashtme (AFET) i Parlamentit Europian, duke falënderuar raportuesin Andreas Schieder për vlerësimin dhe mbështetjen ndaj rrugëtimit europian të vendit.
    “Faleminderit Raportuesit të Parlamentit Europian, Andreas Schieder, për raportin mbi Shqipërinë të sapo miratuar në Komitetin e Politikës së Jashtme (AFETT)” shkruan Balla në një reagim publik.

    Raporti thekson përkushtimin e Shqipërisë ndaj anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe vlerëson progresin e bërë deri tani, por gjithashtu nënvizon rëndësinë e vijimit me ritëm të reformave, sidomos në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe përmirësimin e modelit ekonomik dhe social.
    Në deklaratën e tij, raportuesi Andreas Schieder u shpreh:
    “Shqipëria mund të quhet me krenari një ‘udhëheqëse’ ndër vendet kandidate për anëtarësim në BE. Kjo, pjesërisht falë mbështetjes së gjerë nga popullsia shqiptare. Por ende nuk jemi në vijën e finishit. Është thelbësore të vazhdohet në këtë rrugë me të njëjtin ritëm dhe përkushtim, duke luftuar korrupsionin dhe forcuar sundimin e ligjit. Duhet të theksohet nevoja për të zgjeruar modelin ekonomik, për të krijuar vende pune dhe për të përmirësuar modelin e mirëqenies sociale, si dhe për një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe të plotë.”
    Raporti do të paraqitet për votim në një seancë të ardhshme plenare të Parlamentit Europian, duke shënuar një tjetër moment kyç për procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

  • Shqipëria drejt BE-së, Schieder: Plan ambicioz për negociatat

    Shqipëria drejt BE-së, Schieder: Plan ambicioz për negociatat

    Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Andreas Schieder në një intervistë për rrjetin televiziv ballkanik “Insider”, vlerëson vullnetin politik të Shqipërisë për reformat e integrimit.
    “Shqipëria ka një plan ambicioz jo vetëm për hapjen e grupkapitujve, por edhe për mbylljen e tyre deri në vitin 2027. Duhet të them se procesi i hapjes së kapitujve është i rëndësishëm, por mbyllja e tyre është akoma më e rëndësishme. Zbatimi i reformave është edhe më i vështirë, por shqiptarët janë shumë të përkushtuar politikisht për të ecur më shpejt përpara”, tha Andreas Schieder, reporter për Shqipërinë në PE.

    Schieder duke folur për reformën në drejtësi thekson se Shqipëria tashmë ka një sistem gjyqësor modern, që po heton njerëz nga të gjitha partitë politike. “Në Shqipëri kanë bërë një reformë jashtëzakonisht të vështirë, por tashmë kanë një sistem gjyqësor modern. Ata kanë ngritur SPAK-un që po heton njerëz nga të gjitha partitë politike, ata janë hetuar, madje disa kanë përfunduar në burg”, tha Andreas Shcieder, reporter për Shqipërinë në PE.