Presidenti amerikan, Donald Trump, pritet të interpretojë në mënyrë unilaterale një traktat 38-vjeçar për kontrollin e armëve, duke lejuar shitjen jashtë vendit të dronëve ushtarakë të avancuar, përfshirë MQ-9 “Reaper”. Ky veprim do të lejojë, mes të tjerash, shitjen e mbi 100 dronëve në Arabinë Saudite, pjesë e një marrëveshjeje armësh prej 142 miliardë dollarësh, dhe do t’i hapë mundësi kompanive amerikane si General Atomics, Kratos dhe Anduril për tregje ndërkombëtare.
Duke klasifikuar dronët si aeroplanë të tipit F-16 dhe jo si sisteme raketash, SHBA do të shmangë kufizimet e Missile Technology Control Regime (MTCR) të vitit 1987, që ndalon shpërndarjen e armëve të rrezikshme me distanca të gjata. Aktualisht, shumica e dronëve të rëndë përballen me “presumcion të fortë refuzimi” për shitje ndërkombëtare.
Ky lëvizje shihet si pjesë e një rishikimi të gjerë të programit të Shitjeve Ushtarake të Huaja të SHBA-së, me synimin për të bërë Amerikën udhëheqëse në tregun global të dronëve, ku konkurrenca nga Izraeli, Kina dhe Turqia është e fortë.
Shitjet do të jenë ende të lidhura me procesin zyrtar të Foreign Military Sales, që shqyrton dinamikën rajonale, të drejtat e njeriut dhe aftësinë e blerësit për të mbrojtur sistemin e armëve. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se hapja e tregut mund të rrisë tensionet dhe përdorimin e dronëve ushtarakë në Lindjen e Mesme dhe Azinë Jugore.
Një nga shitjet e para që mund të realizohen pas rishikimit është ajo për Arabinë Saudite. Që nga viti 2021, administrata Biden kishte ndaluar shitjen e dronëve të rëndë në Arabinë Saudite për shkak të përdorimit të tyre në konfliktin e Jemenit, por marrëdhëniet mes Washingtonit dhe Riyadhit janë përmirësuar pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit në tetor 2023.
Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë pritet ta promovojë këtë lëvizje si pjesë të një iniciative për krijimin e vendeve të punës dhe uljen e deficitit tregtar, megjithëse grupet për të drejtat e njeriut dhe kontrollin e armëve paralajmërojnë për rrezikun e përshkallëzimit të dhunës.
Tag: saudite
-

Trump shfuqizon kufizimet e traktatit të raketave për të shitur dronë MQ-9 jashtë SHBA-ve
-

Bruno Fernandez drejt largimit nga Junajtid, ka hyrë në bisedime me Al Itihad në Arabinë Saudite
Adriatik BALLA
Mançester Junajtid po përballet me një sezon ku synon të gjejë vetveten, një objektiv që ka munguar prej shumë kampionatesh. Pavarësisht sezoneve të vështira, gjithmonë ka pasur një lojtar që ka përmbushur pritshmëritë: Bruno Fernandes, i cili duket se tani është në rrugë larg klubit. Me ardhjen e Ruben Amorim në stol, drejtuesit vendosën t’i japin lirinë për të formuar skuadrën dhe për ta forcuar me afrime si Benjamin Sesko, Brajan Mbeumo, Matheus Kunja dhe i riu Diego Leon. Mesfushori portugez sulmues është lideri i vërtetë i dhomës së zhveshjes, kapiteni dhe lojtari kryesor që mban Junajtid së bashku në kohët e vështira.
Megjithatë, raportet nga Anglia tregojnë se lojtari ka zhvilluar biseda private me Al-Itihad, një nga klubet më të rëndësishme të Arabisë Saudite. Kjo mundësi lind pas verës së kaluar, kur Al Hilal e tundoi me një kontratë gjigande afër 230 milionë euro, ofertë që ai e refuzoi, sepse dëshironte të konkurronte ende në nivelet më të larta të Evropës. Këtë herë, situata duket ndryshe. Fernandes, 30 vjeç, po tregon shenja lodhjeje nga detyra për të qenë gjithmonë pika referimi e një skuadre që nuk mund të konsolidohet midis elitës kontinentale.
Mundësia për të ndarë dhomën e zhveshjes me yje si Karim Benzema apo N’Golo Kantë është shumë tërheqëse dhe mund të ketë hapur derën për një ndryshim ambienti. Sipas Mundo Deportivo, lojtari ka paraqitur kërkesa ekonomike afër 40 milionë eurosh në vit, një shifër për të cilën klubi saudit ende nuk ka dhënë përgjigje. Nga ana tjetër, Mançester Junajtid e konsideron Bruno të pazëvendësueshëm dhe shpreson që këto negociata të mos rezultojnë. Institucioni frikësohet se humbja e kapitenit do të ishte një goditje e madhe, si nga ana sportive ashtu edhe morale, veçanërisht ndërsa trajneri i ri po përpiqet të ndërtojë një projekt të qëndrueshëm.
Liga saudite po bëhet gjithnjë e më influencuese në merkato me kontratat e saj astronomike, dhe gjithnjë e më shumë figurat e futbollit evropian tërhiqen nga kjo mundësi. Rasti i Fernandes përfaqëson një episod të ri në betejën midis traditës evropiane dhe fuqisë ekonomike të Lindjes së Mesme. Edhe pse ende nuk ka një marrëveshje zyrtare, mundësia që Junajtid të humbasë yllin e tij shqetëson tashmë tifozët. Vendimi mund të ndodhë në ditët e fundit të merkatos, në varësi të pranimit nga Al-Itihad i pagës së propozuar nga lojtari. Nëse realizohet, do të ishte një nga lëvizjet më surprizuese të merkatos. -

Dilema e jetës: Bruno Fernandes nuk di se çfarë vendimi duhet të marrë
24 Gusht 2025
9:51
Telesport
Al-Ittihad po e tundon gjithnjë e më shumë Manchester United për të shitur kapitenin Bruno Fernandes.
Klubi nga Arabia Saudite ka përgatitur një ofertë marramendëse para përfundimit të merkatos së verës.
The Sun raporton se kampionët në fuqi të Arabisë Saudite sot ose nesër do të paraqesin zyrtarisht një ofertë financiare spektakolare për portugezin.
Bëhet fjalë për një pagë prej 33 milionë eurosh në vit neto. Vështirë që Bruno Fernandes të mos tundohet nga një shifër e tillë. -

Superkupa e Arabisë Saudite/ Al Naser pritje madhështore në Hong Kong, Ronaldo, Feliks dhe Zhezus në finale
U zhvillua sot gjysmëfinalja e parë e Superkupës së Arabisë Saudite në Hong Kong. Al Naser me një pritje madhështore nga tifozeria e këtij vendi nuk zhgënjeu teksa përballë ekipit kampion të Al Itihad fitoi me shifrat 2-1.
E ndërsa Sadio Mane shënoi të parin në të 10′ (u dëbua nga fusha me karton të kuq në 25′) Al Itihad barazoi me Bergvijn (16′), Kristiano Ronaldo kthehet në protagonist i cili ndonëse u shfaq i vetëm me portierin e skuadrës ku aktivizohet Mario Mitaj sherbeu për afrimin e fundit Zhoao Feliks duke sigluar golin (61′) e finales së datës 23 gusht. Gjysmëfinalja tjetër zhvillohet nesër ndërmjet Al Qadisa- Al Ahli.
Saudi Super Cup në Hong Kong Stadium
Formacionet startuese:
Al Nasr: Bento, Boushal, Simakan, Inigo, Ajman, Khaibari, Brozoviç, Zhoao Feliks, Koman, Mane, Ronaldo. Tr. Horge Zhezus
Al Itihad: Al Shanqiti, Al Shanqiti, Almosa, Danilo, Mitaj, Aouar, Fabinjo, Kante, Diaby, Bergvijn, Benzema. Tr: Loran Blank/Sportiim.al/
Vazhdo leximin
-

Ronaldo jep asist dhe shkon në finale, eleminon Mitajn me një lojtar më pak
Al Nasëri është finalsite e Superkupës së Arabisë Saudite. Verdheblutë kanë mposhtur Al Itihadin me shifrat 2-1 në gjysmëfinale. Mane tundi rrjetën në minutën e 10, por vetëm 6 minuta më vonë u rivendos baraspesha. Mitaj dha një pasim të mrekullueshëm, nga i cili më pas nisi aksioni i golit për Al Itihadin.
Situata u përkeqësua edhe më shumë për Al Nasërin, teksa Sadio Maneja u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 25. Megjithatë verdheblutë nuk u dorëzuan. Në minutën e 61-të, Ronaldo dha një asist për Zhoao Feliksin, i cili vulosi shifrat përfundimtare në 2-1. Skuadra e Mitajt u eleminua kështu nga Al Nasëri i Ronaldos, me këtë të fundit që është në kërkim të trofeut të tij të parë në Arabinë Saudite./Sport Ekspres/ -

Zbulohet lojtari i Barcelonës që ka refuzuar 100 milionë euro në sezon nga Arabia Saudite
13 Gusht 2025
20:52
Telesport
Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për të qëndruar te Barcelona, duke treguar kështu besnikërinë pa kushte të polakut.
“Mund të tregoj se një vit më parë ai mori një ofertë nga Arabia Saudite, që i ofronte 100 milionë euro për sezon. E thkesoj, për sezon! Dhe ai nuk pranoi të shkonte. Ai donte të garonte për tituj të rëndësishëm. Ai donte të garonte për La Ligën dhe Ligën e Kampionëve me Barcelonën”, tha Zahavi.
“Lewandoëwki interesohet shumë për vendin ku jeton. Dhe është i kënaqur që jeton në Barcelonë dhe luan për këtë ekip. Përveç kësaj, klubet saudite janë të mbingarkuara me lojtarë dhe mezi dinë çfarë të bëjnë me ta. Ka një kufi në numrin e lojtarëve të huaj, dhe kjo i kufizon shumë opsionet, por Lewandowski nuk donte të shkonte në Arabinë Saudite. Ai mund ta kishte bërë, por nuk donte. Synimi i tij vazhdon të jetë që të fitojë çdo trofe të mundshëm me Barcelonën.”, shtoi agjenti i polakut. -

CR7 “tradhton” kampionatin e atdheut të tij: Arabia Saudite, më e fortë se Portugalia
8 Gusht 2025
12:53
Alfred Lleshi
Al Nassr i Cristiano Ronaldos ka shkatërruar 4-0 Rio Ave, skuadër portugeze që sezonin e kaluar e mbylli në vendin e 11-të të kampionatit përkatës. Pas golit hapës të Simakan, ndeshja u vulos nga tripleta e 5 herë fituesit të “Topit të Artë” nga Madeira, i cili për herë të dytë u aktivizua krah bashkëkombësit të tij João Felix, blerja më e bujshme e klubit saudit në këtë merkato.
Megjithatë, më shumë se tre golat e tij kanë bërë bujë deklaratat e Ronaldos pas ndeshjes, pikërisht mbi zgjedhjen e ish-sulmuesit të Milanit. I intervistuar në përfundim të fitores 4-0 ndaj Rio Ave, Cristiano Ronaldo u shpreh për transferimin e João Felix: “Ka talent të madh, këtë e dinë të gjithë. Do të na ndihmojë shumë në një kampionat shumë konkurrues si ky arab. Mendoj se për të, ardhja këtu ishte një zgjedhje më e mirë se kampionati portugez”.
Një deklaratë që ka ndezur debat në Portugali, sidomos pas vendimit të João Felix për t’u bashkuar me Al Nassr në vend të një rikthimi te Benfica. “Mjafton të shikoni numrin e yjeve që ka Arabia Saudite, – vazhdoi Ronaldo. – Mendoj se ka qenë një vendim shumë i mençur nga ana e tij. A e kam telefonuar për ta bindur? Jo, nuk është puna ime”. -

Darwin Nunez drejt Arabisë Saudite, ka marrëveshje mes klubeve. Mungon vetëm “po” e sulmuesit uruguajan
Darwin Nunez është pranë largimit nga Liverpool-i. Sulmuesi uruguajan, që mbërriti në “Anfield” në vitin 2022 nga Benfica për rreth 75 milionë euro, është shumë afër transferimit në Arabinë Saudite, me destinacion Al Hilal.
Mes klubit saudit të drejtuar nga Simone Inzaghi dhe “Reds” ekziston tashmë një marrëveshje verbale për transferimin, ndërsa janë në vazhdim bisedimet për kushtet e kontratës me lojtarin. Vendimi përfundimtar, siç thekson gazetari Fabrizio Romano, do t’i takojë pikërisht uruguajanit, i cili po vlerëson ofertën ekonomike dhe projektin teknik të ofruar nga Al Hilal.
Klubi nga Rijadi, protagonist i futbollit arab dhe lider në merkaton ndërkombëtare, dëshiron të forcojë edhe më shumë repartin ofensiv pas afrimeve të bujshme të viteve të fundit. Pikërisht Simone Inzaghi është ai që po shtyn fort për afrimin e numrit 9 uruguajan, pasi e konsideron Nunez profilin ideal për të udhëhequr sulmin e skuadrës së tij.
Për lojtarin, kjo do të ishte një pikë kthese në karrierën e tij, pas dy sezoneve të luhatshme në Angli, mes momenteve të shkëlqimit dhe vështirësive për t’u përshtatur me futbollin anglez. Nëse operacioni realizohet, do të përbënte një tjetër goditje të rëndësishme për “Saudi Pro League”, gjithnjë e më aktive në rekrutimin e futbollistëve me peshë nga Europa dhe e gatshme të zërë një vend të rëndësishëm në skenën ndërkombëtare të futbollit.
-

FOTO / Arabia Saudite nis ndërtimin e aeroportit më të madh në botë, do hapet në 2030
Arabia Saudite ka nisur ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Mbretit Salman, i cili pritet të jetë më i madhi në botë dhe të hapet në vitin 2030. Ai do të shtrihet në një sipërfaqe prej 57 kilometra katrorë e barabartë me madhësinë e 14,000 fushave futbolli, dhe do të ndërtohet rreth Aeroportit aktual King Khalid në Riad.
Aeroporti i ri do të ketë gjashtë pista fluturimi, hapësira moderne për pushim dhe argëtim, si dhe 12 kilometra katrorë të dedikuara për qendra tregtare. Kapaciteti do të jetë 120 milionë pasagjerë në vit deri në 2030 dhe 185 milionë deri në vitin 2050.Me hapjen e tij, numri i ngritjeve dhe uljeve të avionëve në vend do të rritet nga 211 mijë në mbi një milion në vit. Kostoja e projektit vlerësohet në 30 miliardë dollarë.
Aeroporti do të ofrojë ambiente të brendshme dhe të jashtme me shumë gjelbërim, dritare gjigante panoramike për të parë avionët, një qytet argëtimi, një park ujor gjigant me makina zhytëse dhe katër atraksione madhore, përfshirë trenin më të lartë ujor në botë.Në janar 2025, përfundoi edhe riparimi i terminalit të Aeroportit King Khalid, duke e çuar projektin një hap më pranë realizimit.
