Tag: saudite

  • Çdo futbollist i Arabisë Saudite fitoi 1 mln euro për kualifikimin në Kupën e Botës

    Çdo futbollist i Arabisë Saudite fitoi 1 mln euro për kualifikimin në Kupën e Botës

    Arabia Saudite siguroi kualifikimin për Botërorin pas barazimit pa gola kundër Irakut, rezultat që mjaftoi për të mbyllur me sukses fazën e fundit të eliminatoreve aziatike.
    Sipas vendimit të bërë publik nga Ministri i Sportit, Abdulaziz bin Turki Al-Faisal, çdo lojtar dhe anëtar i stafit teknik do të marrë 5 milionë rialë sauditë, që përkthehet në rreth 1.1 milionë euro.
    Ky është kualifikimi i tretë radhazi i Arabisë Saudite në garën më të madhe të futbollit botëror, një arritje që vlerësohet si dëshmi e progresit të madh që ka bërë futbolli saudit vitet e fundit.
    Tani, me synimin e tyre të vendosur te Kupa e Botës, sauditët nuk synojnë vetëm të përsërisin performancën e tyre më të mirë të vitit 1994, por edhe të lënë një gjurmë edhe më të thellë në historinë e turneut.

  • Arabia Saudite ekzekuton një burrë për terrorizëm, shkon në 300 numri i të dënuarve me vdekje që nga fillimi i vitit

    Arabia Saudite ekzekuton një burrë për terrorizëm, shkon në 300 numri i të dënuarve me vdekje që nga fillimi i vitit

    Autoritetet saudite njoftuan sot ekzekutimin e një burri për “terrorizëm”, pavarësisht thirrjeve nga grupet e të drejtave të njeriut se burri ishte dënuar për krime të kryera kur ishte i mitur.

    Që nga fillimi i vitit 2025, Arabia Saudite ka ekzekutuar 300 persona, sipas një llogaritjeje të AFP bazuar në njoftimet zyrtare. Në vitin 2024, mbretëria kreu 338 ekzekutime, një rekord që mund të tejkalohet këtë vit.
    “Dënimi me vdekje u krye kundër Abdullah al-Derazi, një shtetas saudit, në Provincën Lindore”, raportoi të hënën agjencia zyrtare e lajmeve SPA.
    Derazi ishte dënuar për terrorizëm së bashku me tetë të tjerë për pjesëmarrjen e tyre në protesta të rralla antiqeveritare në vitin 2011, sipas OJQ-së Amnesty International.
    “Familja e tij e mësoi lajmin në mediat sociale. Ata nuk i thanë lamtumirë dhe nuk morën asnjë informacion zyrtar nga autoritetet”, tha Duaa Daini, një studiuese për Organizatën Euro-Saudite për të Drejtat e Njeriut (ESOHR) me seli në Berlin.
    “Gjykata Supreme e Arabisë Saudite mbështeti fshehurazi dënimet me vdekje të dy të rinjve që ishin të mitur në kohën e ngjarjeve për të cilat akuzohen, pa i informuar familjet ose avokatët e tyre”, raportoi Amnesty në vitin 2023 për Derazi dhe Jalal al-Labad, i cili u ekzekutua në gusht për akuza të ngjashme.
    Arabia Saudite ka kryer 300 ekzekutime që nga fillimi i vitit, përfshirë 33 për terrorizëm dhe 202 për raste të lidhura me drogën.

    Top Channel

  • Fitoret “stratosferike” të tenistit italian në Arabinë Saudite!

    Fitoret “stratosferike” të tenistit italian në Arabinë Saudite!

    20 Tetor 2025

    20:17

    Telesport

    Jannik Sinner po e mbyll vitin 2025 me një tjetër sukses spektakolar, këtë herë në turneun luksoz “Six Kings Slam” në Riad të Arabisë Saudite, ku mposhti rivalin e tij Carlos Alcaraz në finalen me rezultat 2-6, 4-6.
    Fitorja nuk i solli vetëm një çek të majmë, por edhe një raketë të artë me vlerë 250 mijë euro, e punuar tërësisht nga ari i pastër – një dhuratë simbolike që një vit më parë i ishte dhënë Rafael Nadalit. Çmimin ia dorëzoi Turki Al Sheikh, ministri i argëtimit në Arabinë Saudite dhe ish-pronar i klubit Almeria.
    Në total, Sinner ka përfituar 7.5 milionë dollarë nga ky turne – 1.5 milionë për pjesëmarrje dhe plot 6 milionë për triumfin final. Duke përfshirë edhe fitimet e tjera të sezonit në garat e ATP-së, ku kishte grumbulluar mbi 12 milionë dollarë, italiani arrin tashmë shifrën marramendëse prej 20 milionë dollarësh vetëm për vitin 2025.

  • Pjesëmarrja e shtatë në Kupën e Botës, shpërblim për lojtarët e Arabisë Saudite pas kualifikimit

    Pjesëmarrja e shtatë në Kupën e Botës, shpërblim për lojtarët e Arabisë Saudite pas kualifikimit

    Arabia Saudite u kualifikua për Kupën e Botës 2026 pasi barazoi 0-0 me Irakun të marten.
    Arabët, kështu shkojnë për herë të shtatë në këtë kompeticion, pas atyre në vitet 1994, 1998, 2002, 2006, 2018 dhe 2022.

    Nuk mund të mungonte shpërblimi për lojtarët, pas këtij kualfiikimi të madh.  Në këtë aspekt, secili futbollist mori një shpërblim që shkon diku tek 1.15 milion euro, ose e thënë ndryshe, 5 milionë rialë sauditë.
    Ministri i Sportit dhe Rinisë i Arabisë Saudite, Abdulaziz bin Turki al-Faisal al-Saud dhe Presidenti i Federatës së Futbollit të Arabisë Saudite (SAFF), Yasser al-Misehal, falenderuan tifozët për mbështetjen.
    Ekipi i drejtuar nga francezi Herve Renard shpreson që në Botëror të mos shkojë thjeshtë për shëtitje.
    © BalkanWeb

  • Arabia Saudite siguroi biletën për Botëror, futbollistët dhe stafi “vishen me ar”

    Arabia Saudite siguroi biletën për Botëror, futbollistët dhe stafi “vishen me ar”

    16 Tetor 2025

    19:03

    Telesport

    Azia do të dërgojë 9 kombëtare në Kupën e Botës 2026. Deri tani janë kualifikuar 8 ekipe dhe bileta e fundit do diskutohet në nëntor mes Irakut dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.
    Arabia Saudite nuk arriti dot të kualifikohej nga grupet në fazën e parë, pasi e mbylli e dyta në grupin e saj. Në play-off, pas barazimit pa gola ndaj Irakut, Arabia Saudite ka prerë zyrtarisht biletën për në Botëror.
    Pas kësaj arritjeje, shteti, më saktë Princi Abdulaziz bin Turki Al-Faisal, i cili mban postin e Ministrit të Sporteve, ka vendosur të shpërblejë futbollistët dhe stafin e Kombëtares me plot 50 milionë euro. Ky është një nga shpërblimet më të mëdha që merr një ekip pas kualifikimit në Botëror.

  • Vini Jr nuk është i paprekshëm, Real Madrid fikson çmimin e frikshëm

    Vini Jr nuk është i paprekshëm, Real Madrid fikson çmimin e frikshëm

    Sipas raportimeve, Vinicius Junior nuk është më “i paprekshëm” te Real Madrid, me Los Blancos të përgatitur të miratojnë një shitje nëse vjen oferta e duhur.
    Kjo marrëveshje do të duhet të thyejë të gjitha rekordet, me gjigantët spanjollë që kërkojnë 250 milionë euro për sulmuesin brazilian.
    Pak ekipe mund ta përballojnë këtë çmim të kërkuar, por ekipet që shpenzojnë shumë në Ligën Profesionale Saudite mund ta bëjnë.
    Ekipet ambicioze nga ajo pjesë e botës kanë provuar më parë një lëvizje për Vinicius.
    Kur ai ishte kandidat për Topin e Artë 2024, u sugjerua që amerikanojugorit mund t’i ofrohej një kontratë me vlerë 1 miliard euro. Nuk u arrit asnjë marrëveshje, por zërat mbeten.
    Ende ekziston mundësia që Vinicius të ndjekë ish-yjet e Real Madrid, Cristiano Ronaldon dhe Karim Benzema, në Lindjen e Mesme. Ai ka regjistruar pesë gola dhe katër asiste në 10 paraqitje këtë sezon, por është lënë në hije nga Kylian Mbappe.
    Real ka shumë alternativa në sulm dhe është gjithmonë në kërkim të “Galaktikëve” të tjerë. Fitimi i një shume të madhe parash për Vinicius do t’i lejonte ata ta investonin në reparte të tjera të skuadrës së Xabi Alonso-s.
    Kontrata e Vinicius në Spanjë zgjat deri në verën e vitit 2027, që do të thotë se disa vendime të mëdha për të ardhmen e tij po afrohen me shpejtësi. Nëse nuk do të arrihej një marrëveshje për rinovimin, atëherë Real-i nuk do të kishte zgjidhje tjetër veçse ta nxirrte në shitje.
    Është pohuar se Al-Ahli është në “bisedime të drejtpërdrejta” me përfaqësuesit e superyllit brazilian. Ata supozohet se janë të përgatitur të paraqesin një ofertë që do të tejkalonte rekordin botëror prej 222 milionë eurosh  që e largoi Neymar nga Barcelona dhe e transferoi te Paris Saint-Germain në vitin 2017.
    Omar Mugharbel, CEO i Ligës Profesionale Saudite, i tha Marca-s në janar 2025:
    “Nuk kemi ëndrra, është çështje kohe dhe negociatash. Lojtarët e huaj kanë qenë gjithmonë pjesë e ekipeve saudite. Në vitet e fundit, numri i lojtarëve të huaj të mundshëm në ekipe ka ndryshuar. Këtë sezon kemi përfshirë numrin e tetë plus dy të tjerë nën moshën 21 vjeç.
    “Gjithmonë ka qenë në ADN-në e këtij kampionati të marrë lojtarë nga jashtë për ta bërë atë më tërheqëse. Ajo që ka ndryshuar masivisht, veçanërisht në dy vitet e fundit, ka qenë cilësia e lojtarëve që vijnë. Benzema, ndër të tjerë, krijon një ndikim më të madh, si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar”.

  • Xavi vazhdon ta refuzojë Arabinë Saudite, ëndrra e tij është të drejtojë në Europë, ja ekipi

    Xavi vazhdon ta refuzojë Arabinë Saudite, ëndrra e tij është të drejtojë në Europë, ja ekipi

    7 Tetor 2025

    11:35

    Telesport

    Që pas largimit të tij nga Barcelona një vit e gjysmë më parë, Xavi është ende pa një pozicion trajneri. Spanjolli është lidhur vazhdimisht kohet e fundit me klube të ndryshme, veçanërisht në Arabinë Saudite.
    Megjithatë, sipas thashethemeve që vijnë nga mediat iberike, trajneri 45-vjeçar ka refuzuar vazhdimisht Ligën Profesionale Saudite. Qëllimi i tij i vetëm është të qëndrojë dhe të drejtojë në Europë.
    Ish-lojtari “blaugrana” thuhet se po e monitoron nga afër situatën në Manchester United. Trajneri Ruben Amorim mbetet i pavendosur dhe thuhet se Xavi është gati ta pranojë punën nëse “djajtë e kuq” e kërkojnë për stolin.

  • Pse paqja në Gaza kalon përmes video-lojërave dhe dhëndrit të Trump! Kushner dhe marrëveshja miliardëshe me sauditët

    Pse paqja në Gaza kalon përmes video-lojërave dhe dhëndrit të Trump! Kushner dhe marrëveshja miliardëshe me sauditët

    Jared Kushner, dhëndri i Donald Trump për martesën me vajzën e tij të madhe Ivanka, ka qenë në qendër të vëmendjes këto orë për arsye që duket se janë të ndryshme: video-lojërat dhe një luftë. Por pikërisht lidhjet mes këtyre dy fushave kaq të ndryshme hedhin dritë mbi natyrën e pushtetit në Amerikë sot dhe mbi ekuilibrat që mund të krijohen në Lindjen e Mesme.
    Marrëdhëniet e Kushner me monarkitë e GjiritLufta, natyrisht, është ajo e Gazës. Kushner – sipas zërave nga Shtëpia e Bardhë – ka marrë pjesë së bashku me Trumpin, këshilltarin dhe partnerin e tij të biznesit Steven Witkoff dhe kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanyahu në hartimin e versionit final të propozimit të paqes me njëzet pika, të prezantuar të martën.
    Dhëndri i presidentit, i rritur me edukim ortodoks hebre, ishte gjithashtu i dërguar i Shtëpisë së Bardhë për Lindjen e Mesme gjatë presidencës së parë të Trump dhe pati një rol vendimtar në negociatat për Marrëveshjet e Abrahamit midis Izraelit dhe Arabisë Saudite. Që atëherë, Kushner ka mbajtur marrëdhënie shumë të mira me monarkitë e Gjirit, të cilat i kanë mundësuar edhe tani, kur zyrtarisht është vetëm biznesmen dhe nuk ka më një funksion politik formal, të veprojë si ndërmjetës. Nuk është rastësi që administrata amerikane i ka dhënë atij dukshmëri publike, edhe pse ai vetë, që nga rikthimi i Trump në pushtet, përpiqet ta shmangë atë.
    Roli i Kushner në rindërtimin e GazësKëtë herë, megjithatë, gjërat ndryshojnë. Nga njëra anë, përfshirja e Kushner ka qenë e rëndësishme për ta bërë propozimin e paqes të pranueshëm për Netanyahu; nga ana tjetër, ai është i përfshirë në diskutimin për pjesëmarrjen e fuqive ekonomike të Gjirit në financimin – kur të vijë koha – të projektit të madh të rindërtimit të Gazës dhe në përfitimin prej tij.
    Pasioni i Bin Salman për video-lojëratDerisa roli politik informal i dhëndrit më të fuqishëm në botë lidhet me Lindjen e Mesme, ekziston edhe një dimension biznesi, që këtë herë ka të bëjë me pasionin e Mohammed Bin Salman për video-lojërat: një nga hobi-t e preferuara të mbretit të ri saudite dhe arsyeja e dytë pse emri i Kushner ka dalë në media në të gjithë botën.
    Kushner ka ndërmjetësuar për një marrëveshje të jashtëzakonshme financiare: blerjen për 55 miliardë dollarë dhe tërheqjen nga Nasdaq e kompanisë Electronic Arts, gjiganti i video-lojërave që prodhon, ndër të tjera, EA Sports FC (lojën më të shitur të futbollit), Assassin’s Creed dhe Grand Theft Auto, duke u përgatitur të rritet dhe të ulë kostot shpejt falë inteligjencës artificiale. Blerësit dhe ata që do të tërheqin kompaninë nga Borsa janë një konsorcium i përbërë nga fondi sovran i Arabisë Saudite (Public Investment Fund – PIF), fondi amerikan i private equity Silver Lake me një pjesë minoritare dhe fondi Affinity Partners i krijuar nga Kushner në 2021 pas daljes nga Shtëpia e Bardhë, me një pjesë më të vogël.
    Marrëveshja do të financohet me një kredi rekord prej 20 miliardë dollarësh nga banka JP Morgan në pak ditë, megjithëse Silver Lake ka një stabilitet financiar të paqëndrueshëm.Lidhja mes pushtetit në Uashington dhe GjirinBlerja e Electronic Arts ishte ëndrra e Bin Salman. Ndërmjetësimi, edhe aty, u bë nga Kushner. Ai ka besimin e monarkëve të Gjirit: fondi sovran saudite është një nga investitorët kryesorë në fondin e tij personal Affinity, ndërsa të tjerët janë fondi sovran i Katarit dhe fondi i Abu Dhabit, Lunate, nën drejtimin e sheikut Tahnoon bin Zayed Al-Nahyan.
    Në këtë mënyrë, aktivitetet e ndryshme të Kushner, edhe pse të ndara, lidhen së bashku: ai shfaqet gjithnjë e më shumë si nyja lidhëse mes pushtetit të Trump dhe monarkive të Gjirit.
    Sauditët, emirianët dhe katarezët mund të jenë burim i porosive të mëdha, veçanërisht për industrinë e mbrojtjes, kriptomonedhat dhe teknologjitë amerikane ose inteligjencën artificiale. Kushner, falë afërsisë me Trump dhe Witkoff, ka mundësinë të ndërmjetësojë dhe të përfitojë. Por për këtë, është e nevojshme një paqe në Gaza dhe Bregun Perëndimor, sepse lufta mbetet një kërcënim për monarkitë e Gjirit për shkak të zemërimit që krijon në rrugët arabe.
    Rëndësia e Arabisë Saudite të Bin SalmanSot, fuqia kryesore që garanton këtë potencial politik dhe biznesi është Arabia Saudite e Bin Salman. Influenti i tij në SHBA, falë fuqisë së parave, është i paepur. Për shembull, në fund të këtij muaji, bursë e Riadit organizon një ngjarje ku do të marrin pjesë drejtorët ekzekutivë të JP Morgan dhe Goldman Sachs, Jamie Dimon dhe David Solomon, CEO i Blackrock, Larry Fink, gurët e fondit të investimeve si Ray Dalio dhe Bill Ackman, ish-CEO i Google Eric Schmidt dhe të tjerë. Asnjë vend tjetër në botë nuk ka sot këtë fuqi për të thirrur dhe sjellë kaq shumë figura në këtë nivel.
    Kështu, po formohet një aks i ri pushteti dhe parash midis Riadit dhe Shtëpisë së Bardhë, me pëlqimin e Netanyahu dhe rolin ndërmjetësues të dhëndrit të ri të presidentit të 47-të amerikan. Dhe padyshim, Kushner nuk do të dalë më pak i pasur nga kjo./ Corriere della Sera

  • Pse levat e Arabisë Saudite po dështojnë përballë murit të Trumpit dhe Netanyahut

    Pse levat e Arabisë Saudite po dështojnë përballë murit të Trumpit dhe Netanyahut

    Mohammad Bin Salman, sundimtari de facto i Mbretërisë së Arabisë Saudite, mund të jetë krenar për një arritje diplomatike të jashtëzakonshme. Fushata e tij për njohjen e një shteti palestinez dhe përparimin e zgjidhjes me dy shtete fitoi më shumë legjitimitet të dielën, kur 10 vende, përfshirë Kanadanë, Britaninë, Australinë, Spanjën, Irlandën dhe Francën (partneren e Bin Salmanit që nga fillimi i këtij përpjekjeje) njoftuan njohjen e shtetit palestinez.
    Megjithatë, suksesi diplomatik i Arabisë Saudite, në të njëjtën kohë, thekson dobësinë e mbretërisë. Pavarësisht marrëdhënieve të ngushta personale dhe tregtare me presidentin amerikan Donald Trump, princi i kurorës nuk arriti ta bindë atë të bashkohej në njohjen e një shteti palestinez dhe të bënte presion ndaj Izraelit për ta pranuar atë. Kështu, gjithë ky projekt mbetet vetëm një deklaratë qëllimi, sa imponuese qoftë, që nuk do të marrë jetë në të ardhmen e afërt, nëse ndonjëherë.
    Vlera e “kartës trump” që Arabia Saudite mbante, që është normalizimi me Izraelin, është zbehur nga lufta në Gaza. Trump nuk e sheh më atë si “levë ndikimi” pasi Izraeli ka hequr dorë prej saj duke refuzuar me këmbëngulje të arrijë një zgjidhje të përbashkët për çështjen palestineze, ose së paku për të ndalur luftën në Gaza. Më keq akoma, lufta është zgjeruar në Gjirin Persik pas sulmeve ndaj Iranit dhe Katarit.
    Arabia Saudite dhe vendet e tjera të Gjirit dinë që levat tradicionale të fuqisë së tyre, si dhe angazhimet e tyre për të investuar triliona dollarë në ekonominë amerikane, do të sigurojnë trajtim të ngrohtë nga presidenti. Por ato nuk mjaftojnë për të ndikuar politikën e tij të jashtme. Bin Salman, aleat i ngushtë amerikan që Trump tha se e pëlqen “shumë”, është një lider i zhgënjyer. Suksesi i tij në përfshirjen e komunitetit ndërkombëtar në fushatën për shtetin palestinez (një ide që nuk i interesonte shumë vetëm dy vjet më parë) mund të jetë një hap drejt zgjidhjes së konfliktit izraelito-palestinez, por për momentin duket i pashpresë.
    Bin Salman ka kaluar një rrugë të gjatë dhe të ndërlikuar që kur u konsiderua figurë e padëshirueshme në SHBA dhe pjesën tjetër të botës për shkak të rolit të tij të dyshuar në vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi në Stamboll në verën e vitit 2018. Një vit më vonë, Bin Salman pësoi një goditje tjetër nga “miku” i tij Trump, i cili u tregua i ftohtë ndaj sulmit me raketa dhe dronë iranianë në objektet e Aramco që ndërprenë rreth gjysmën e prodhimit të naftës së vendit. Trump i tha princit të kurorës atëherë se ishte gati ta ndihmonte mbretërinë, por vetëm për pagesë.
    Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, aleati i Riadhit në luftën kundër grupit të Houthive në Jemen, arritën në përfundimin se Amerika ishte vetëm një partner i kufizuar. Marrëdhëniet bilaterale arritën në pikën më të ulët gjatë presidencës së Joe Biden, i cili premtoi ta kthente mbretërinë në një “shtet të parisë” dhe shmangu Bin Salmanin sa më shumë që mundi. Megjithatë, çmimet në rritje të naftës e detyruan Bidenin të “shkojë në Canossa” në verën e 2022-ës, pra të fluturonte në Riadh dhe të “përplasej” me princin e urryer të kurorës, me shpresën që Bin Salman do të rriste prodhimin e naftës.
    Biden dështoi, por dera u hap përsëri për kontakte të rregullta midis Uashingtonit dhe oborrit mbretëror saudit, megjithëse Bin Salman nuk është ftuar asnjëherë në Shtëpinë e Bardhë. Rizgjedhja e Trump-it i përmirësoi marrëdhëniet, por deri atëherë Arabia Saudite kishte filluar të ndërtonte marrëdhënie më të mira me Kinën dhe Rusinë. Në një nismë dramatike të vitit 2023, Riadhi rinovoi marrëdhëniet formale me Iranin përmes ndërmjetësimit kinez. Një vit më parë, Bin Salman u distancua nga koalicioni amerikan që luftonte Houthit në Jemen dhe nënshkroi një marrëveshje armëpushimi.
    Dobësia e sauditeve nuk u duk kundrejt SHBA-ve, por edhe në Lindjen e Mesme, lideri i tyre i papjekur rrëshqiti. Ndryshe nga Turqia dhe Katari, që sponsorizuan milici “private” rebelësh, duke përfshirë ata që rrëzuan Bashar al-Assadin nga pushteti në dhjetorin e kaluar, Riadhi mbeti një vëzhgues pothuajse pa përfshirje.
    Vetëm tre muaj para se Assad të rrëzohej, Riadhi rihapi ambasadën në Damask ndërsa punonte për t’i rikthyer presidentin sirian në Ligën Arabe. Sauditët u habitën nga suksesi i shpejtë i al-Sharaa-s në rrëzimin e regjimit të Assadit dhe u nxituan ta njohin sundimin e tij, t’i japin mbështetje dhe të bindin Trumpin të shtrëngojë dorën e al-Sharaa-s, dikujt që më parë konsiderohej terrorist me shpërblim 10 milionë dollarë për kapjen e tij.
    Arabia Saudite mund të jetë kontribuuesi më i madh për rindërtimin e Sirisë. Së bashku me Katarin, ajo i ka paguar borxhin e vendit ndaj Bankës Botërore. Por puna për stabilizimin e regjimit të ri sirian është besuar Turqisë, Katarit dhe SHBA-ve, ndërsa Arabia Saudite mbetet në rolin e ATM-së.
    Kundrejt Libanit, që për vite me radhë është konsideruar si një protektorat saudit për shkak të lidhjeve të ngushta mes kryeministrit të karizmatik Rafik al-Hariri dhe familjes mbretërore, Bin Salman dështoi ta lironte vendin nga dominimi iranian. Përpjekja e tij në vitin 2017 për të detyruar atëherë kryeministrin Saad al-Hariri të largojë Hezbollahun nga qeveria e tij përfundoi me një dështim të turpshëm. Bin Salman arrestoi al-Haririn në një hotel në Riadh dhe e detyroi të shpallë dorëheqjen. Nën presionin francez, kryeministri u lirua nga paraburgimi luksoz dhe, pas kthimit në Liban, njoftoi tërheqjen e dorëheqjes së tij. Hezbollah festoi ndryshimin e qëndrimit, ashtu si Irani.
    Në të njëjtin vit, Bin Salman nisi një tjetër aventurë kur vendosi sanksione ekonomike dhe diplomatike ndaj Katarit në koordinim me Emiratet, Bahrejnin dhe Egjiptin. Bllokada katërvjeçare bëri që Katari të forconte lidhjet me Iranin dhe të krijonin një bosht strategjik me Turqinë, që mori të drejtat për të ndërtuar një bazë ushtarake në Doha. Në vitin 2019, dy vendet krijuan një komandë të përbashkët ushtarake.
    Rinovimi i marrëdhënieve midis Arabisë Saudite dhe Iranit i dha jetë të re perspektivës së negociatave për një marrëveshje të re bërthamore mes Teheranit dhe Uashingtonit. Nga këndvështrimi i Arabisë Saudite, që kundërshtoi sulmin ndaj objekteve bërthamore iraniane, një marrëveshje bërthamore është e nevojshme për të mbajtur sigurinë e lundrimit në Gjirin Persik.
    Bin Salman paralajmëroi në 2018-ën se nëse Irani do të fitonte bombën bërthamore, Arabia Saudite padyshim do të bënte të njëjtën gjë. Por gjatë vitit të kaluar, Arabia Saudite zhvilloi një dialog diplomatik intensiv me udhëheqjen iraniane për ta bindur të zbutë qëndrimin e saj. Dështoi, ashtu sikurse dështoi të bindë Trumpin të jepte garanci për Iranin që të mos sulmonte Arabinë, siç kërkonte Teherani.
    Gjithashtu, pavarësisht levave në dorë, janë vende si Omani, Katari, Emiratet dhe madje Egjipti, jo Arabia Saudite, që janë “adoptuar” nga Irani si ndërmjetësues. Nga një distancë e sigurt, Arabia Saudite ndoqi ndërhyrjen iraniane ndaj bazës amerikane Al-Udeid në Katar në qershor, pa asnjë reagim nga Uashingtoni. Këtë muaj, ajo ndoqi sulmin izraelit ndaj shtëpisë së Khalil Al-Hayya në Doha, që kishte për qëllim eleminimin e udhëheqjes së Hamasit.
    Ashtu si në vitin 2019, kur Arabia Saudite ishte vetë objektiv i rebelëve Houthi, SHBA-të sërish qëndruan anash.
    Javën e kaluar, Arabia Saudite dhe Pakistani nënshkruan një pakt mbrojtës të ndërsjellë, sipas të cilit një sulm ndaj njërit prej vendeve do të konsiderohet nga tjetri si sulm ndaj vetes. Kushtet e marrëveshjes mbeten sekrete, por një zyrtar i lartë saudit i tha Reuters se “Kjo është një marrëveshje mbrojtëse gjithëpërfshirëse që përfshin të gjitha mjetet ushtarake.”
    Disa analistë e interpretuan marrëveshjen si përgjigje ndaj sulmit izraelit ndaj Katarit ose si një mjet parandalues kundër Iranit. Megjithatë, marrëveshja po përgatitej prej kohësh, dhe negociatat mbi të filluan shumë përpara sulmit ndaj Katarit. Duket se Arabia Saudite e kupton që ambiciet e saj për të zhvilluar një program bërthamor të pavarur që përfshin pasurimin e uraniumit në territorin e saj, do të mbeten vetëm në letër. Aleanca mbrojtëse me SHBA-të, që u negociua me Bidenin në këmbim të pranimit të normalizimit me Izraelin, është futur në një sirtar të harruar.
    “Aleanca mbrojtëse” me Pakistanin bërthamor është në dukje një deklaratë qëllimi dhe një shfaqje force saudite ndaj Iranit dhe SHBA-ve, që ende nuk kanë reaguar. Rastësisht, do të jetë interesante të shihet se si kjo aleancë do të zbatohet nëse Pakistani sulmohet nga India, partneri më i madh tregtar i Arabisë Saudite.
    Vetë fakti që Arabia Saudite po përdor një “deklaratë qëllimi” kaq publike tregon kufijtë e ndikimit të mbretërisë mbi administratën Trump. Arabia Saudite nuk mund dhe nuk ka ndërmend të shkëputet nga ombrella e sigurisë amerikane. Në një intervistë për Fox News në shtator të vitit 2023, Bin Salman tha se Riadhi mund të zhvendosë “armatimin nga Amerika në një vend tjetër.” Një Arabi Saudite e fortë, tha ai, do të thotë një Amerikë e fortë. “Ti nuk do që kjo të zhvendoset.”
    Që atëherë, Arabia Saudite ka blerë miliarda dollarë armë amerikane dhe ka investuar mbi një trilion dollarë në ekonominë amerikane. Sa i përket “levave” që këto marrëveshje duhet t’i japin mbretërisë, ato do të detyrohen të përshtaten me mënyrën e veprimit të Trumpit, i cili dëgjon Bin Salmanin, por i kushton vëmendje Benjamin Netanyahut.
    *Shkrim nga analisti Zvi Bar’el për Haaretz

  • Ftesë për ofertë nga ambasada e Arabise Saudite në Tiranë

    Ftesë për ofertë nga ambasada e Arabise Saudite në Tiranë

    Ftesë për ofertë 
    Ambasada e Arabise Saudite në Tiranë ju fton të merrni pjesë në procedurën tender i hapur në lidhje me ofrimin e shërbimit të ruajtjes së sigurisë me roje private në zyrat e ambasadës, rezidencën e Ambasadorit dhe vilat e punonjësve të Ambasadës të Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë.Kompanitë pjesëmarrëse në tenderin Nr. 031577 Datë 29.07.2025, duhet të jenë kompani që operojnë në fushën e shërbimeve të ruajtjes së sigurisë me roje private dhe duhet të paraqesin dokumentacionin përkatës që vërteton aktivitetin e tyre në këtë fushë.Ofertat duhet të dorezohen pranë zyrave të ambasadës në adresën: “Rr. Viena, Kompleksi Xibraku, Vila 1”, Tiranë.Afati i fundit për dorëzimin e ofertës është dita e Enjte 16 Tetor 2025 deri në orën 12.00, ndërsa zarfet do të hapen më 17 Tetor 2025 në orën 10:00 paradite.Për më shumë informacion mund të kontaktoni me ambasadën tonë në numrin: 0035542248307 dhe email: [email protected].