Tag: saudite

  • “Thatësira” e pabesueshme saudite e Ronaldos, ka fituar 0 trofe nga 13 të mundshëm

    “Thatësira” e pabesueshme saudite e Ronaldos, ka fituar 0 trofe nga 13 të mundshëm

    Megjithëse ka fituar 35 tituj gjatë karrierës së tij dhe dominoi Europën me Real Madridin, portugezi Ronaldo ende nuk ka arritur të fitojë asnjë trofe që kur iu bashkua Arabisë Saudite. Mbrëmjen e kaluar u shfaqën përsëri fantazmat e një “thatësire” që nuk ndalet; tashmë 13 humbje në finale apo mundësi të tjera për trofe. Këtë herë humbja erdhi ndaj Al Ittihad, në Kupën e Arabisë Saudite, ku Benzema dhe Aouar dominuan, ndërsa CR7 nuk arriti të regjistronte asgjë përveç një goditjeje të humbur.
    Që nga mbërritja e tij tek Al Nassr, bilanci është 0 trofe nga 13 të mundshëm për Cristianon, duke përfshirë 3 Liga, 4 Kupa, 2 Liga të Kampionëve të Azisë dhe 4 Superkupa, ku humbja e fundit erdhi nga seria e penalltive këtë vit. Megjithatë, në Ligën e Arabisë, situata është më pozitive. Me Jorge Jesus dhe Joao Félix, Al-Nassr ka fituar 6 nga 6 ndeshje dhe kryeson renditjen me 18 pikë.
    Tre sulmues të kësaj skuadre janë në top 10 golashënuesit e ligës. Félix kryeson me 9 gola dhe një asist, Cristiano është i treti me 6 gola dhe një asist, ndërsa Coman ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë 4 asistime. Me këto performanca dhe dëshirën e madhe për fitore, titujt priten të vijnë nëse Al-Nassr vazhdon kështu, por eliminimi i hershëm nga Kupa mund të ndikojë te moralit i klubit.

    Karim Benzema ka shpërndarë KËTË FOTO në Instagram, pasi mposhti dhe eliminoi CR7 

  • Kryeministri që ëndërron BE-në, por qorton Evropën — mesazhi i Ramës nga Arabia Saudite

    Kryeministri që ëndërron BE-në, por qorton Evropën — mesazhi i Ramës nga Arabia Saudite

    Kryeministri Edi Rama mori pjesë në Forumit e 9-të të “Future Investment Initiative” në Riad, ku nuk kurseu kritikat për Evropën, duke thënë se kontinentit i mungon një plan paqeje dhe se fjala ‘nuklear’ është bërë e zakonshme.
    “Evropa duhet të marrë një dush përulësie,” – deklaroi Rama, duke sugjeruar se Perëndimi ka humbur vizionin dhe sensin e masës.
    Rama kritikon Evropën për mungesë vizioni dhe imagjinatë, Shqipëria ende ëndërron t’i bashkohet Bashkimit Europian. Ëndërr që Rama nuk nguri ti mëshonte gjatë fushatës për zgjedhjet e 14 majit, madje e gjithë fushata e socialistëve u rrotullua rreth yllit europian.
    Në të njëjtin forum, Rama lavdëroi Arabinë Saudite për transformimin e saj, duke e quajtur “Firence 2.0”, dhe theksoi lidhjen mes bukurisë dhe prosperitetit.
    Megjithatë, ndërsa admiron “imazhin e ri” të Gjirit Arabik, kritika ndaj Evropës bie në kontrast me pritshmëritë e Shqipërisë për të ardhmen europiane.

  • “Më akuzonin se lyeja ndërtesat”, Rama në Riad kujton kohën si kryebashkiak: Tani jemi te inercia e mërzitshme

    “Më akuzonin se lyeja ndërtesat”, Rama në Riad kujton kohën si kryebashkiak: Tani jemi te inercia e mërzitshme

    edi rama

    ARABI SAUDITE: Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në Edicionin e 9-të të Future Investment Initiative, në Riad të Arabisë Saudite. Në Forumin për Teknologjinë Inovacionin dhe Investimet, kryeministri Rama u shpreh se Mbretëria Saudite është një model, që ka kaluar nga përmbysja e shkretëtirës në ndërtimin e një arkitekture madhështore. Duke marrë si shembull vendet e Arabisë, Rama i krahason me perëndimin ku shprehet se ‘e ka mbytur’ inercia e mërzitshme.
    Më tej, Rama kujtoi kohën kur ishte kryebashkiak i Tiranës. Ai ndau një ekperiencë personale nga kjo kohë, kur u ndesh me një sërë akuzash. 
    “Fillova të lyej me bojë ndërtesat e qytetit dhe njerëzit më thonin se ishte fasadë. Megjithatë imagjinojeni një mëngjes që njerëzit dalin nga shtëpia pa u kujdesur për mënyrën se si duken. Unë kam bindje të patundur për këtë. Mendoj se kemi konsumuar të gjitha ato nga ata që menduan për të bukurën dhe tani jemi te inercia e mërzitshme”, tha Rama.

  • Rama në forumin e Riadit: “Imagjinata dhe inovacioni janë çelësi i zhvillimit”

    Rama në forumin e Riadit: “Imagjinata dhe inovacioni janë çelësi i zhvillimit”

    Kryeministri Edi Rama ishte sot i ftuar në edicionin e 9-të të Future Investment Initiative, një prej forumeve më të rëndësishme globale për inovacionin, teknologjinë dhe investimet e qëndrueshme, që mbledh në Riad të Arabisë Saudite, liderë botërorë e sipërmarrës për të diskutuar mbi të ardhmen e ekonomisë globale.
    Kryeministri vlerësoi praninë në këtë panel të presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, një person që, sipas tij, përfaqëson lëvizjen më të madhe njerëzore dhe që avokaton për Kupën e Botës të vitit 2034.
    “Perandori i futbollit është këtu dhe është një prej shenjave mjaft domethënëse për të thënë se çfarë po ndodh në këtë vend. Kush do ta imagjinonte se në këtë vend të ndodhte ky takim i jashtëzakonshëm.
    Të ishte këtu si një person që përfaqëson lëvizjen më të madhe njerëzore dhe që avokaton për Kupën e Botës së 2034-ës”, u shpreh Rama.
    Rama shprehu bindjen e patundur që ka vende të mrekullueshme që mund të jenë të varfra, por nuk ka vende të shëmtuara që të jenë të begata e të pasura.
    Sipas tij, “ka lidhje të drejtë mes bukurisë dhe begatisë së njerëzve dhe hapësirës ku jetojnë”.
    “Besoj se nëse sot Mbretëria Saudite është një model, kjo lidhet shumë me vizionin pjesë e të cilit është bukuria, transformimi që është fizik, është i prekshëm dhe po tregon që gjithçka është e mundur.
    Synimi për ta transformuar këtë shkretëtirë në Firence 2.0 është saktësisht vizioni”, shtoi Rama.
    Ndërkohë, Rama tha se “ajo që po përjetojmë sot në Perëndim është inercia, jo imagjinata”.
    “Ajo me të cilën ndeshemi në pjesën e Gjirit është imagjinata në vend të inercisë.
    Imagjinata ushqehet nga inovacioni, nga nevoja për të shkuar më lart, për të bërë kapërcime mjaft të mëdha, por lidhet po kështu me bukurinë”, shtoi Rama.
    Kryeministri theksoi se në rrugën nga aeroporti i Riadit pas mbërritjes mbrëmë në Arabinë Saudite e pa menjëherë se ka një energji ndryshe në këtë vend.
    “Një kuptim ndryshe të hapësirës e bashkëjetesës. Vetëm duke parë skulpturat e gjelbra në të dyja anët e rrugëve e kupton këtë.
    Njerëzit më kanë akuzuar kur isha kryetar bashkie dhe vendosa për lyerjen me ngjyra të pallateve, se kjo është fasadë.
    Por u thashë: ‘Imagjinojeni një mëngjes njerëzit të dalin nga shtëpia pa u kujdesur për veten, se çfarë makthi do të ishte’”, tha Rama.
    Sipas tij, “vende ku gjërat kanë shkuar mirë deri tani, po përballen me inercinë”.
    “Ka ardhur koha që ne të jemi të përulur e të mësojmë nga Gianni Infantino.
    Ai është europian, rrethohet nga forcat e vjetra tradicionale, por është tërë kohën me forcat e reja; tregon se ajo që ndodh në Europë mund të ndodh në Katar, Arabinë Saudite, Marok dhe në vendin më të paditur për futbollin që është SHBA”, shtoi Rama.

  • Bin Salman do vizitojë Shqipërinë?

    Bin Salman do vizitojë Shqipërinë?

    Kryeministri Rama ka paralajmëruar një vizitë në Shqipëri të udhëheqësit saudit, Princit të Kurorës Muhamed bin Salman, gjatë një vizite të tij në Riad.  
    “Në Pallatin Mbretëror me Princin e Kurorës dhe Kryeministrin Mohammed bin Salman Al Saud, për ecurinë e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe vizitën e tij në Shqipëri vitin e ardhshëm”, shkruan Rama.
    Nëse ndodh, kjo do jetë hera e parë e një vizite të një niveli kaq të lartë të Mbretërisë Saudite në Shqipëri. Rama e ka vizituar disa herë Riadin gjatë qeverisjes së tij, në një përpjekje të dukshme për të patur raporte të ngushta dhe bashkëpunuese me vendet e pasura arabe.
    Nga ana tjetër, ura më e fortë lidhëse mes Shqipërisë dhe Arabisë Saudite në vite kanë qenë e janë studentët e shumtë nga Shqipëria që studiojnë shkencat islame në truallin ku zbriti Islami si shpallje hyjnore e përbotshme.
    Madje dhe ndihmat e para për Shqipërinë pas ‘90-ës do të vinin nga Arabia Saudite, ku vendi ynë shihej me një lloj empatie si për shkak të varfërisë e si për shkak të privimit nga ushtrimi i besimit në Zot. /tesheshi.com/   

  • Rama pritet nga Princi i Kurorës në Riad: Diskutuam bashkëpunimin mes dy vendeve (FOTO-VIDEO)

    Rama pritet nga Princi i Kurorës në Riad: Diskutuam bashkëpunimin mes dy vendeve (FOTO-VIDEO)

    edi rama-princi i kurores

    ARABI SAUDITE- Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar sot drejt Arabisë Saudite, ku ësht pritur në Riad nga Princi Mohammed bin Abdulrahman bin Abdulaziz, zëvendësguvernatori i Riadit. Kreu i qeveisë shqiptare do të marrë pjesë në edicionin e 9-të të forumit Future Investment Initiative.

    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka ndarë pamje nga takimi me Princin e Kurorës. Kryeministri shprehet se në takim kanë folur për curinë e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe vizitën e tij në Shqipëri vitin e ardhshëm
    “Riad – Në Pallatin Mbretëror me Princin e Kurorës dhe Kryeministrin Mohammed bin Salman Al Saud, për ecurinë e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe vizitën e tij në Shqipëri vitin e ardhshëm”, shkruan Rama.

  • Rama vizitë në Arabinë Saudite, ja cila është arsyeja e këtij takimi

    Rama vizitë në Arabinë Saudite, ja cila është arsyeja e këtij takimi

    Kryeministri Edi Rama është pritur sot nga Princi Mohammed bin Abdulrahman bin Abdulaziz, Zëvendësguvernatori i Riadit.
    Takimi u zhvillua në kuadër të vizitës zyrtare të Kryeministrit Rama në Arabinë Saudite, ku u diskutuan mundësitë për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik, investues dhe kulturor mes dy vendeve.

    Rama është pjesëmarrës në edicionin e 9-të Future Investment Initiative (FII), platformës Globale që përcakton axhendën e Investimeve në botë, që mbahet në Riad, Arabinë Saudite.
    Forumi bën së bashku liderë politikë, investitorë globalë dhe inovatorë, në një dialog mbi të ardhmen e investimeve në botë, gjetjen e zgjidhjeve të reja dhe ndërtimin e urave të reja të bashkëpunimit.

  • VIDEO / Rama ndan pamjet nga vizita në Arabinë Saudite: Pritja nga zv.guvernatori i Riadit

    VIDEO / Rama ndan pamjet nga vizita në Arabinë Saudite: Pritja nga zv.guvernatori i Riadit

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është pritur sot nga Princi Mohammed bin Abdulrahman bin Abdulaziz, Zëvendësguvernatori i Riadit.
    Takimi u zhvillua në kuadër të vizitës zyrtare të Kryeministrit Rama në Arabinë Saudite, ku u diskutuan mundësitë për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik, investues dhe kulturor mes dy vendeve.

  • Jo një, as dy, por 3 lojtarë të Real Madridit drejt Arabisë Saudite

    Jo një, as dy, por 3 lojtarë të Real Madridit drejt Arabisë Saudite

    22 Tetor 2025

    20:02

    Telesport

    “Defensa Central” raporton se 3 lojtarë të Real Madridit mund të përfundojnë drejt Arabisë Saudite. David Alaba ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me klubin madrilen dhe largimi i tij në fund të sezonit është mëse i sigurt.
    Për austriakun ka interes edhe nga MLS, por transferimi në Arabinë Saudite mund të jetë më joshës për të nga ana ekonomike. Emri i dytë që mund të përfundojë në Arabinë Saudite është qendërmbrojtësi Antonio Rudiger. Kontrata e gjermanit me klubin madrilen skadon në fund të këtij sezoni, por mund të rinovojë edhe për një vit tjetër në bazë të marrëveshjes së bërë mes palëve. Megjithatë, duke parë që Rudiger ka humbur formën e tij të dikurshme, largimi i tij nga “Los Blancos” është mëse i mundshëm.
    Emri i tretë është Vinicius Junior. Sulmuesi brazilian nuk ka rinovuar ende me madrilenët, duke shtuar akoma edhe më shumë zërat për një largim të mundshëm nga Madridi. Interesi nga klubet arabe sa vjen e rritet. Transferimi i Vinicius Juniord drejt Arabisë Saudite do të vendoste një rekord të ri në historinë e futbollit. Klubet saudite janë të gatshme të paguajnë deri në 300 milionë euro për sulmuesin brazilian.