Tag: saudite

  • Aksident tragjik pranë Medinës, autobusi me pelegrinë përfshihet nga flakët pas përplasjes me autobotin, dhjetëra të vdekur

    Aksident tragjik pranë Medinës, autobusi me pelegrinë përfshihet nga flakët pas përplasjes me autobotin, dhjetëra të vdekur

    Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së dielës pranë Medinës në Arabinë Saudite, ku një autobus me 46 pelegrinë myslimanë  mes tyre edhe shtetas indianë  u përplas me një autobot dhe u përfshi nga flakët. Raportet e para flasin për dhjetëra viktima.
    Ambasada e Indisë në Arabinë Saudite e cilësoi ngjarjen si “tragjike”, duke njoftuar se autoritetet diplomatike janë vënë menjëherë në lëvizje për të ofruar ndihmë për pelegrinët e prekur. Është konfirmuar prania e shtetasve indianë mes pasagjerëve, por ende nuk ka një bilanc zyrtar të viktimave.

    Bus Crash Near Medina Kills 42 Indian Umrah Pilgrims from Hyderabad
    A bus carrying Indian Umrah pilgrims from Hyderabad collided with a diesel tanker on the Mecca-Medina highway around 1:30 a.m., igniting a fire that killed 42 people, including 20 women and 11 children. pic.twitter.com/ZMi5znPf5s

    — Sumit (@SumitHansd) November 17, 2025

    Kryeministri indian, Narendra Modi, reagoi përmes një postimi në X, ku u shpreh “thellësisht i trishtuar për aksidentin në Medinë që përfshin shtetas indianë”. Ai u dërgoi ngushëllime familjeve të viktimave dhe u lut për shërimin e shpejtë të të plagosurve. Modi shtoi se ambasada e Indisë në Riad dhe konsullata në Xheda po ofrojnë të gjithë mbështetjen e nevojshme.

    Tragic Bus Crash Kills 42 Indian Umrah Pilgrims Near Medina, Saudi Arabia
    Riyadh/Jeddah, November 17, 2025 – In a devastating road accident, a bus carrying Indian Umrah pilgrims from Hyderabad collided with a diesel tanker on the Mecca-Medina highway near Mufrihat, resulting in… pic.twitter.com/oSpYpNdgu3
    — Daily Kishtwar Times (@kishtwartimes1) November 17, 2025
    Ndërkohë, autoritetet saudite po hetojnë shkaqet e aksidentit, ndërsa pala indiane mbetet në kontakt të vazhdueshëm me zyrtarët vendas për informimin e familjarëve dhe menaxhimin e situatës.
    /vizionplus.tv

  • Trump Organization në bisedime për një marrëveshje të re pasurish të paluajtshme me Arabinë Saudite

    Organizata Trump po zhvillon bisedime për një marrëveshje të mundshme me një nga projektet më të mëdha shtetërore të Arabisë Saudite, sipas drejtuesit ekzekutiv të kompanisë që menaxhon zhvillimin e Diriyah.
    Ky është një projekt prej 63 miliardë dollarësh i mbikëqyrur nga Princi i Kurorës Mohammed bin Salman, raporton The New York Times.
    Kjo lëvizje vjen në një kohë kur vijat mes diplomacisë dhe biznesit familjar të presidentit amerikan po bëhen gjithnjë e më të mjegullta. Që nga rikthimi në detyrë, familja Trump ka gjeneruar fitime të mëdha nga kriptovalutat dhe ka shitur bileta për evente private të organizuara nga vetë presidenti.
    Diriyah, qendra e re e luksit saudite
    Diriyah, vendlindja historike e familjes mbretërore saudite, po transformohet në një destinacion madhështor me hotele, qendra tregtare, zyra dhe rezidenca të brenduara. Sipas Jerry Inzerillo, CEO i projektit, bisedimet me Organizaten Trump janë drejt finalizimit.
    “Ende asgjë e shpallur, por shumë shpejt”, tha ai për The New York Times, duke shtuar se është “vetëm çështje kohe” para nënshkrimit të marrëveshjes.
    Sauditët e prezantuan projektin para Presidentit Trump gjatë vizitës së tij shtetërore në maj, duke kërkuar të zgjonin interesin e tij si zhvillues. Dhe sipas Inzerillo, strategjia funksionoi.
    Vizita e Princit Mohammed në Washington
    Princi i Kurorës pritet të vizitojë Shtetet e Bashkuara javën e ardhshme, vizita e tij e parë në shtatë vite, ku synohet të diskutohet një marrëveshje për mbrojtjen reciproke me Washington-in, si edhe të avancohen bisedimet për transferimin e teknologjisë bërthamore amerikane drejt Arabisë Saudite.
    Kjo krijon një situatë të pazakontë, ku një lider i huaj që negocion siguri kombëtare me presidentin amerikan, ndërsa është gjithashtu figurë qendrore në bisedimet e një marrëveshjeje potenciale biznesi me familjen e tij.
    Një valë e re projektesh Trump në Gjirin Persik
    Sipas raportimit të The New York Times, Organizata Trump ka përjetuar një rritje të ndjeshme marrëveshjesh në rajon:• Kulla Trump në Jeddah• Dy projekte të reja në Riad• Hotel dhe kullë Trump në Dubai, tashmë në fazë të avancuar• Marrëveshje për një fushë golfi në Katar, në bashkëpunim me një kompani shtetërore të pasurive të paluajtshme
    Partner kyç në këto marrëveshje është Dar Global. Vetëm vitin e kaluar, Dar i ka paguar Trump Organization 21.9 milionë dollarë në tarifa licencimi, sipas deklaratave financiare.
    Ndërthurja e diplomacisë me interesat familjare
    Trump Organization më herët kishte deklaruar se do të ndalonte marrëveshjet e reja të huaja pas zgjedhjeve të 2016-s. Por ky zotim nuk është më në fuqi.
    Në Arabinë Saudite dhe në rajon, ku familjet sunduese drejtojnë si shtetin ashtu edhe biznesin, kufijtë mes politikës dhe interesave financiare janë të turbullt, një ambient i përshtatshëm për lëvizjet e reja të familjes Trump.
    Marrëdhëniet e ngushta mes Princit Mohammed dhe familjes Trump datojnë nga mandati i parë presidencial. Mbretëria saudite ka qenë gjithashtu një burim fitimprurës për familjen, nga turnetë e LIV Golf në resortet Trump, deri te investimi prej 2 miliardë dollarësh në fondin e Jared Kushner.
    Diriyah, “lojëfusha më e madhe e çdo zhvilluesi”
    Diriyah është një ndër projektet e pakta saudite që po ecin para me ritëm të shpejtë, në kontrast me projekte gjigante si Neom që po hasin vonesa. Janë shitur tashmë mbi 4 miliardë dollarë njësi rezidenciale, kryesisht klientëve sauditë.
    Familja Trump, nga Eric deri te Donald Trump Jr., e ka shfaqur hapur interesin për këto mundësi. Vizitat e shpeshta në Riad dhe eventet financiare të mbajtura me familjen mbretërore tregojnë një marrëdhënie të konsoliduar, ku biznesi dhe diplomacia ecin krah për krah.

  • Arabia Saudite kërkon F-35,  Donald Trump thotë se po e shqyrton

    Arabia Saudite kërkon F-35, Donald Trump thotë se po e shqyrton

    Bota E Shtunë, 15 Nëntor 2025 12:16
    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se po shqyrton një kërkesë nga Arabia Saudite për të blerë avionë luftarakë të tipit “F-35”, vetëm disa ditë para vizitës së Princit të Kurorës, Mohammed bin Salman, në Shtëpinë e Bardhë, më 18 nëntor.
    Në bordin e “Air Force One”, Trump tha për gazetarët:

    “Riadi ka shprehur një interes të madh për të blerë avionë të përparuar amerikanë të prodhuar nga ‘Lockheed Martin’. Ata duan të blejnë shumë avionë luftarakë. Më kanë kërkuar ta shqyrtoj.”

    Sipas raportimeve të Bloomberg, të dy udhëheqësit pritet të arrijnë një marrëveshje që i mundëson Arabisë Saudite të blejë F-35-a.

    Duke folur në kushte anonimiteti, një zyrtar i administratës tha se diskutimet përfshijnë edhe marrëveshje ekonomike dhe mbrojtëse, duke përfshirë blerjet e gazit natyror të lëngshëm.
    Trump gjithashtu njoftoi se bisedimet do të mbulojnë edhe çështje diplomatike më të gjera me Riadin:
    “Marrëveshjet e Abrahamit do të jenë pjesë e tyre. Shpresoj të diskutojmë që Arabia Saudite të hyjë në Marrëveshjet e Abrahamit shumë shpejt.”

  • “Kam pasur kontakte me klube në Arabinë Saudite”; Deschamps jep indicie mbi të ardhmen e tij

    “Kam pasur kontakte me klube në Arabinë Saudite”; Deschamps jep indicie mbi të ardhmen e tij

    10 Nëntor 2025

    11:35

    Alfred Lleshi

    Arabia Saudite mund të jetë pas Francës për Didier Deschamps. Trajneri aktual i “Les Bleus” ka zbuluar një nga hipotezat për të ardhmen e tij, pas përfundimit të aventurës me kombëtaren, që sipas disa të dhënave mund të ndodhë pas Botërorit 2026, duke e dorëzuar “stafetën” te Zinedine Zidane. Në emisionin ‘Téléfoot’, të dielën, Deschamps ka marrë pjesë në një lojë “e vërtetë apo e rreme” dhe ka zbuluar disa detaje interesante.
    Rreth mundësisë për të qëndruar në krye të Francës pas Botërorit 2026, ai u shpreh qartë: “Është e rreme”. Për një rikthim të mundshëm te Juventusi si trajner, 57-vjeçari e mohoi, por pranoi kontaktet nga klube të tjera, përfshirë Arabinë Saudite: “Kam pasur kontakte, por jo në mënyrë të veçantë me to. Nuk do të jap emra klubesh, por ato e dinë situatën time”.
    Rreth frekuencës së këtyre kontakteve, Deschamps bëri shaka: “Pse jeni kaq kuriozë, e kam marrë një vendim, nuk do të kthehem pas. Do të jem i lirë pas skadencës së kontratës dhe nuk përjashtoj asgjë”.

  • “Nuk më trajtuan kështu as në Arabinë Saudite”/ Volejbollistja braziliane Nayara Ferreira e tronditur pas testit të gjinisë në Shqipëri

    “Nuk më trajtuan kështu as në Arabinë Saudite”/ Volejbollistja braziliane Nayara Ferreira e tronditur pas testit të gjinisë në Shqipëri

    Një ngjarje e pazakontë në sportin shqiptar ka tronditur botën e volejbollit. Volejbollistja braziliane Nayara Ferreira, që luan për ekipin e Dinamos në kategorinë e parë të volejbollit për femra, është detyruar t’i nënshtrohet një testi për përcaktimin e gjinisë pas ankesave të dy ekipeve rivale. Federata Shqiptare e Volejbollit (FSHV) vendosi gjithashtu ta pezullojë përkohësisht nga aktiviteti sportiv, gjë që, sipas sportistes, e ka lënë të “shkatërruar dhe pa fjalë”.

    “Ndjej sikur jam shkatërruar, sikur po humbas mendjen, sepse mendoj shumë pse më ndodhi kjo, pse ma bënë këtë,” tha Ferreira për DW. “Çdo ditë në dhomën time e pyes veten për këtë dhe deri tani nuk e di përgjigjen. Nuk e kuptoj pse jam në këtë situatë.”

    Ferreira tregon se as në vendet më konservatore ku ka luajtur, si Arabia Saudite, nuk është përballur me një trajtim të tillë.

    “Më kërkuan të bëja një test gjinie. Kam luajtur në shtatë vende, përfshirë edhe Arabinë Saudite. Kurrë më parë nuk më është bërë një pyetje e tillë,” shprehet ajo.

    Pezullimi i sportistes u vendos në tetor, pasi ekipet kundërshtare paraqitën dokumente dhe kërkuan verifikime të mëtejshme mbi gjininë e saj. Në kërkesën e Federatës thuhet se “analizat përkatëse do të kryhen për të verifikuar performancën fizike natyrore dhe për të përcaktuar gjininë e lojares së ekipit Dinamo, Estephanie Goulart Ferreira Nayara”.
    Klubi Dinamo e ka konsideruar vendimin si absurd dhe thellësisht ofendues për një sportiste me përvojë ndërkombëtare dhe karrierë të gjatë. Ferreira ka qëndruar e pezulluar për tri javë, duke humbur tri ndeshje të rëndësishme, ndërsa thotë se gjatë gjithë kësaj kohe nuk ka marrë asnjë shpjegim zyrtar nga FSHV.

    “Nuk kam fjalë ta përshkruaj se si ndihem. Pse po ma bëni këtë [FSHV]? Vetëm sepse shikoni fytyrën time, vetëm sepse shikoni flokët e mi?”, tha ajo.

    Ferreira pranon se e bëri testin me dëshirë, por vetëm për të ndihmuar klubin e saj.

    “Nuk kam nevojë t’i dëshmoj askujt që jam grua, sepse jam grua. Kjo është 100%.”

    Kapitenia e Dinamos, Elena Bego, tregoi se lajmi për pezullimin e shokës së ekipit i kishte lënë të gjitha vajzat të tronditura.

    “Ishte pjesërisht detyra ime t’ua komunikoja vajzave të tjera. Të gjitha mbetëm të shokuara, ky rast është tepër skandaloz. Ne e kemi mbështetur Nayara-n gjatë gjithë kohës, sepse e dimë që ajo është vajzë,” tha Bego për DW.

    Trajneri i Dinamos, Orlando Koja, nënvizoi se pezullimi i Ferreira-s ka ndikuar edhe në performancën sportive të ekipit, pasi mungesa e saj në fushë ka qenë një humbje e ndjeshme.
    Përtej aspektit personal, Ferreira e sheh këtë ngjarje si një problem më të gjerë që prek respektin dhe dinjitetin e grave në sport. “Mendoj se pas kësaj situate duhet të reflektojmë se çfarë do të thotë respekti. Sepse me gjëra të tilla ata i shkatërrojnë gratë në sport,” u shpreh ajo.
    Debati për identitetin gjinor në sportin e femrave është bërë gjithnjë e më i mprehtë në arenën ndërkombëtare, veçanërisht pas polemikave rreth boksieres algjeriane Iman Khelif, që fitoi medalje të artë në Lojërat Olimpike të Parisit. Në këtë linjë, Federata Botërore e Atletikës ka vendosur që testet e gjinisë të jenë të detyrueshme për të gjitha sportistet që marrin pjesë në garat ndërkombëtare.
    Rasti i Nayara Ferreira-s ka hapur një debat të ri mbi kufirin mes kontrollit institucional dhe respektit ndaj integritetit personal të sportisteve, duke ngritur pyetje të forta për mënyrën se si trajtohen gratë në sportin shqiptar.

  • Roberto Mancini rikthehet në Arabinë Saudite, gati firma me skuadrën nga Katari

    Roberto Mancini rikthehet në Arabinë Saudite, gati firma me skuadrën nga Katari

    7 Nëntor 2025

    8:57

    Telesport

    Roberto Mancini është gati të rikthehet në detyrën e trajnerit por jo në Serie A dhe jo në Europë. Kohët e fundit ai ishte përfolur për kalimin në disa ekipe italiane apo në Premier League.
    Ish-trajneri i ekipit kombëtar italian, pas përfundimit të parakohshëm të mandatit të tij në krye të ekipit kombëtar të Arabisë Saudite, është një hap më afër nënshkrimit me klubin e Katarit, Al Sadd.
    Trajneri italian është parë në tribuna për ndeshjen e ekipit vendas kundër Ah Ahli në Katar dhe është gati të nënshkruajë një marrëveshje fitimprurëse me klubin që aktualisht renditet në vendin e shtatë në Superligën e Katarit dhe të dhjetin në Ligën e Kampionëve të AFC.
    Me këtë ekip luan edhe sulmuesi i njohur brazilian Roberto Firmino.

  • Ronaldo zbulon të vetmen gjë “të tmerrshme” në lidhje me jetesën e tij në Arabinë Saudite

    Ronaldo zbulon të vetmen gjë “të tmerrshme” në lidhje me jetesën e tij në Arabinë Saudite

    Cristiano Ronaldo jeton mjaft mirë në Arabinë Saudite, ku vazhdon të shënojë shumë gola me fanellën e Al Nassr, ashtu si edhe me kombëtaren e Portugalisë. Megjithatë ka një gjë që e konsideron “të tmerrshme” në Riad, të cilën e zbulon në intervistën për Piers Morgan: “Trafiku”.
    Kjo na kujton një skenë të famshme nga filmi i Roberto Benigni, “Johnny Stecchino”, ku taksisti e përshkruan trafikun si një plagë “tentakulare, të rrëmujshme, që na pengon të jetojmë”. Megjithatë, Ronaldo lëviz me shofer nga shtëpia në stërvitje dhe anasjelltas, kështu që është e vështirë ta imagjinosh në hall kaq të madh si qytetarët e thjeshtë sauditë.
    Ronaldo, që në shkurt mbush 41 vjeç dhe ka rinovuar kontratën me Al Nassr deri më 2027, ka thënë më parë se është “vërtet i lumtur” në Arabinë Saudite, një “vend magjepsës” që e do familja e tij. Aty është ka fejuar me Georgina. Ai shtoi se përshtatja me kulturën lokale “nuk ka qenë e vështirë”, pavarësisht se kishte jetuar vetëm në Europë më parë.
    Gjithçka është perfekte, përveç trafikut që duket se e shqetëson. Ronaldo ka shumë makina: “Sa kam tani? Nuk e di, nuk i numëroj… Ndoshta 50, 60. Më pëlqejnë ‘Bugatti’, janë makina të veçanta”. Që kur kaloi në Arabinë Saudite, ai rrallë i nget ato vetë: “Nuk ngas shumë, gjithmonë shkoj me shofer, sepse trafiku është i tmerrshëm”.

  • Kristiano Ronaldo tregohen detaje nga jeta e tij në Arabi, problem drejtimi i makinës e jo miliardat

    Kristiano Ronaldo tregohen detaje nga jeta e tij në Arabi, problem drejtimi i makinës e jo miliardat

    Adriatik BALLA
    Kristiano Ronaldo, ka zbuluar gjënë e vetme që nuk e pëlqen në jetën e tij në Arabinë Saudite. Ronaldo, 40 vjeç, aktualisht luan për klubin e Al Nasr në Saudi Pro League, pas transferimit nga Mançester Junajtid në dimrin e vitit 2022, pas përplasjes me trajnerin Erik ten Hag. Që atëherë, ai ka vazhduar të shënojë gola pa pushim, edhe pse është në dekadën e pestë të jetës dhe në vitin e 24-të të karrierës si futbollist profesionist. Ronaldo u bë i famshëm te Mançester Junajtid, përpara se të bëhej lojtari më i shtrenjtë në botë me transferimin e tij te Real Madrid në vitin 2009. Me 451 gola për madrilenët – më shumë se çdo lojtar tjetër në historinë e klubit – ai kaloi më pas te Juventus në Itali, u rikthye te Junajtid në 2021 dhe në fund u bashkua me Al Nassr në Arabinë Saudite në vitin 2022. Portugezi, që ndan dhomën e zhveshjes me ish-yjet e Premier League si Zhao Feliks dhe Sadio Mane, duket se po e shijon jetën në Gjirin Persik dhe në verë nënshkroi një rinovim kontrate deri në vitin 2027 me klubin saudit.
    Në një bisedë me ish-shokun e tij të skuadrës te Junajtid, Rio Ferdinand, në kanalin e këtij të fundit në YouTube vitin e kaluar, Ronaldo kishte deklaruar se ishte “shumë i lumtur” në Arabinë Saudite, duke e përshkruar vendin si “një shtet të mrekullueshëm” që “familja e tij e do shumë”. Ai shtoi se përshtatja me kulturën “nuk ishte aspak e vështirë”, pavarësisht se kishte jetuar gjithë jetën në Europë. Por çfarë është ajo që Ronaldo nuk e pëlqen në Arabinë Saudite? Në një intervistë të fundit me Piers Morgan në kanalin “UR.Cristiano” në YouTube, Ronaldo foli për pasionin e tij për makinat luksoze, duke treguar se Bugatti është e preferuara e tij, ndërsa së fundmi ka shtuar edhe një Mercedes në koleksionin e tij me mbi 40 automjete.
    Kur Morgan e pyeti nëse ai vozit vetë, Ronaldo u përgjigj: “Jo shumë në Arabinë Saudite, sepse jemi mësuar të stërvitemi pasdite dhe unë gjithmonë shkoj me shofer…” Morgan ndërhyri: “Dhe trafiku është i tmerrshëm.” Ronaldo qeshi dhe shtoi: “Po, trafiku është i tmerrshëm, por për shembull, kur kthehemi në shtëpi, nuk ka trafik.” Fituesi pesë herë i Topit të Artë tregoi gjithashtu se së fundmi kishte vozitur vetë BMË-në e klubit, megjithëse nuk kishte qenë pas timonit për rreth gjashtë muaj më parë. Megjithëse fiton rreth 488,000 £ në ditë (afërsisht 3.42 milionë £ në javë), Ronaldo pranoi se paratë nuk kanë më rëndësi për të. Por Bloomberg Billionaire Index e shpalli 40-vjeçarin si futbollistin e parë aktiv në botë që u bë miliarder.

  • Barazim i çmendur në Arabinë Saudite, shënon edhe Mitaj. Al-Ittihad përmbysë disavantazhin e 4 golave dhe me një lojtar më pak

    Barazim i çmendur në Arabinë Saudite, shënon edhe Mitaj. Al-Ittihad përmbysë disavantazhin e 4 golave dhe me një lojtar më pak

    1 Nëntor 2025

    18:10

    Telesport

    Pasi eliminoi Al-Nassr nga Kupa e Arabisë Saudite, Al-Ittihad ka barazuar sot 4-4 në një ndeshje të çmendur ndaj Al-Khaleej, e vlefshme për kampionatin në ligën saudite.
    Vendasit shënuan tre herë brenda pjesës së parë me Joshua King 14′, Konstantinos Fortounis 18′ dhe 37′ nga pika e bardhë e penalltisë. Al-Ittihad mbeti me 10 lojtarë që nga minuta e 32-të, pasi Fabinho u ndëshkua direkt me karton të kuq për ndërhyrje të rrezikshme ndaj kundërshtarit. SHIKOKARTONINEKUQTEFABINHO
    Me fillimin e pjesës së dytë, Joshua King shënon golin e dytë personal dhe të katërtin për vendasit, duke krijuar përshtypjen e një fitoreje të thellë.
    Al-Ittihad i drejtuar nga Sergio Conceicao nuk u dorëzua dhe shënoi fillimisht me Moussa Diaby në minutën e 51-të. Spektakli i vërtetë ndodhi në 10 minutat e fundit. Dibay shënoi golin e dytë personal dhe të dytin për ekipin në minutën e 86-të.
    Në minutat e fundit shtesë, ndodhi çmenduria e vërtetë, ku u shënuan dy gola për dy minuta. Mario Mitaj shënon golin e dytë me fanellën e Al-Ittihad në minutën 90+6. Mbrojtësi kuqezi dërgoi topin në rrjetë, me një goditje të lehtë nga brenda zonës. Një minutë më pas do të vinte barazimi spektakolar 4-4 me golin e Al Ghamdi.
    SHIKOGOLINEMITAJ
    SHIKOGOLINEBARAZIMIT

  • Arabia Saudite ka prezantuar ndryshime të reja në rregulloret e vizave të Umrës

    Arabia Saudite ka prezantuar ndryshime të reja në rregulloret e vizave të Umrës

    Ministria e Haxhit dhe Umrës e Arabisë Saudite ka prezantuar ndryshime të reja në rregulloret e vizave të Umrës.
    Sipas ndryshimeve, vizat e Umrës do të anulohen automatikisht 30 ditë pas lëshimit nëse pelegrini nuk ka hyrë në Arabinë Saudite brenda asaj periudhe, thonë burimet për Al Arabiya. Sipas të njëjtave burime, politika e re do të hyjë në fuqi javën e ardhshme.
    Vlefshmëria e vizës para hyrjes është reduktuar nga tre muaj në një muaj nga data e lëshimit, shkruajnë mediat e huaja.

    Megjithatë, nuk do të ketë ndryshim në kohëzgjatjen e lejuar të qëndrimit pasi pelegrini të mbërrijë në Arabinë Saudite, do të mbetet tre muaj, konfirmuan burimet.
    Duke komentuar vendimin, Ahmed Bajaeifer, këshilltar i Komitetit Kombëtar për Umrën dhe Vizitat, i tha Al Arabiya se masa vjen si pjesë e përgatitjeve të ministrisë për një rritje të ndjeshme të numrit të pelegrinëve të Umrës.
    Rritja pritet pas fundit të verës dhe rënies së temperaturave në Mekë dhe Medinë. Qëllimi është që autoritetet të menaxhojnë më mirë turmat dhe të parandalojnë mbipopullimin në dy qytetet e shenjta.
    Më shumë se 4 milionë viza për Umrah u janë lëshuar pelegrinëve ndërkombëtarë që nga fillimi i sezonit të ri të Umrah në fillim të qershorit, sipas Al Arabiya.Krahasuar me sezonet e mëparshme, sezoni i Umrah i këtij viti po arrin një numër rekord pelegrinësh ndërkombëtarë brenda vetëm pesë muajve nga fillimi i tij.