Tag: sasia

  • Sa sheqer duhet t’i hedhim kafesë?

    Sa sheqer duhet t’i hedhim kafesë?

    Sigurisht, dita e të gjithëve nis me kafen e mëngjesit. Dikush e pi në shtëpi, dikush në kafene e dikush tjetër në zyrë.
    Të gjithë i drejtohemi kafesë pavarësisht kemi ngrënë apo jo mëngjes.
    Kafeja është një nga pijet më të rëndësishme për të nisur ditën çdo mëngjes.

    Ajo është transformuar në një përbërës tejet të nevojshëm për një paradite energjike.
    Studimet konfirmojnë se njerëzit mund të heqin dorë nga alkoli, por e kanë të pamundur të heqin dorë nga kafeja e mëngjesit.
    Studimi në fakt nuk vlen për të gjithë, por nënvizon rëndësinë e kafesë në jetën e shumë njerëzve.
    E megjithatë, disa preferojnë ta pijnë kafen pa përbërës të tjerë shtesë siç është sheqeri, e disa tjetër as që e mendojnë kafen e hidhur pa pasur pak ëmbëlsi.
    Por sa e shëndetshme është kafja me sheqer dhe cila është sasia e rekomanduar e sheqerit që duhet të hidhet sipas sasisë së kafes që pini?
    Të gjitha këshillat e nutricionistëve bashkohen në një pikë vetme: Mos e tepëroni me sheqerin!
    Sipas të dhënave, të cilave i referohet AgroËeb.org për një filxhan të vogël normal kafeje ekspres, i cili përmban 30 ml kafe të lëngshme sasia e toleruar e mundshme për të shtuar sheqer është vetëm 3.1 gramë.
    Çka do të thotë më pak se një lugë çaji sheqer apo një lugë kafeje e pak.
    Sipas studimeve të ndryshme, një lugë e plotë çaji me sheqer në një filxhan kafeje ekspres e rrit përqindjen e sheqerit në më të lartë se sa sasia e sheqerit që përmban një gote me coca-cola.
    E njëjta gjë vlen edhe për kafen turke, e cila zakonisht përgatitet në shtëpi.
    Ndërkohë, për një filxhan të madh me kapuçino, e cila përmban 25 ml kafe dhe 85 ml qumësht sasia e toleruar e mundshme për të shtuar sheqer është vetëm 7 gramë.
    Çka do të thotë më pak se dy lugë çaji me sheqer.
    Pra, një lugë çaji e pak.
    Sasia ditore e rekomanduar nga OBSH
    Organizata Botërore e Shëndetësisë, rekomandon një sasi prej 25 gr sheqer si sasi e shëndetshme dhe e lejuar ditore.
    Ose e thënë ndryshe 6 lugë çaji sheqer.
    Por kujdes, kjo sasi rekomandohet përgjatë gjithë ditës në varësi të ushqimeve që konsumoni duke përfshirë dhe kafen krahas ushqimeve të tjera.

  • Fier – Fermerët të pakënaqur me subvencionet e naftës: “Sasia nuk mjafton për punimet bujqësore”

    Fier – Fermerët të pakënaqur me subvencionet e naftës: “Sasia nuk mjafton për punimet bujqësore”

    Video

    Ndërsa në qarkun e Fierit ka nisur shpërndarja e fondeve të skemës së mbështetjes në bujqësi, shumë fermerë shprehen të pakënaqur me subvencionet për naftën. Sipas tyre, sasia e karburantit që përfitojnë nuk mjafton për të mbuluar të gjitha punimet bujqësore gjatë sezonit.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Fermerët theksojnë se çmimet e larta të karburantit në treg, së bashku me kostot e inputeve bujqësore, e bëjnë të vështirë përballimin e shpenzimeve, ndërsa kërkojnë që skema e subvencioneve të rishikohet dhe të rritet sasia e naftës që u jepet falas. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Sipas të dhënave zyrtare, në qarkun e Fierit kanë aplikuar rreth 18 mijë fermerë për 8 sektorë të bujqësisë dhe blegtorisë, me pjesën dërrmuese që kanë përfituar nga skema e karburantit falas, një masë që po zbatohet për të tretin vit radhazi.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Megjithatë, një pjesë e fermerëve pohojnë se subvencionet aktuale janë të pamjaftueshme për të mbuluar nevojat reale të prodhimit dhe kërkojnë që mbështetja e qeverisë në bujqësi të jetë më e drejtpërdrejtë dhe më efektive.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • Çdo qytetar i BE prodhon 35 kg mbetje plastike në vit

    Çdo qytetar i BE prodhon 35 kg mbetje plastike në vit

    Në vitin 2023, në BE u gjeneruan 79.7 milion ton mbetje nga paketimet, ose 177.8 kg për banor.Ndërsa kjo shënon një ulje 8.7 kg për frymë krahasuar me vitin 2022, shifra mbetet 21.2 kg më e lartë se në vitin 2013.Nga të gjitha mbetjet e paketimeve të gjeneruara, 40.4% ishin letër dhe karton, 19.8% ishin plastikë, 18.8% qelq, 15.8% dru, 4.9% metal dhe 0.2% paketime të tjera.Një mesatare prej 35.3 kg mbetje paketimi plastik u gjenerua në vitin 2023 për çdo person që jetonte në BE. Nga kjo, 14.8 kg u ricikluan.Sasia e mbetjeve plastike të gjeneruara u ul me 1.0 kg krahasuar me vitin 2022, ndërsa sasia e mbetjeve plastike të ricikluara u rrit me 0.1 kg.Midis viteve 2013 dhe 2023, sasia e mbeturinave të paketimeve plastike të gjeneruara u rrit me 6.4 kg për frymë, ndërsa sasia e ricikluar u rrit me 3.8 kg.Rritje në riciklimin e mbeturinave të paketimit plastikNë vitin 2023, BE ricikloi 42.1% të të gjitha mbeturinave të paketimeve plastike të gjeneruara, duke treguar një rritje në shkallën e riciklimit krahasuar me vitin 2013 (38.2%).Belgjika regjistroi shkallën më të lartë të riciklimit me 59.5%, e ndjekur nga Letonia (59.2%) dhe Sllovakia (54.1%).Në të kundërt, shkallët më të ulëta u regjistruan në Hungari (23.0%), Francë (25.7%) dhe Austri (26.9%). / EurostatKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Sa sheqer duhet të shtoni në kafe, sasia ditore e rekomanduar nga OBSH

    Sa sheqer duhet të shtoni në kafe, sasia ditore e rekomanduar nga OBSH

    Sheqeri industrial është një ndër përbërësit më problematik për regjimin e çdo personi në përditshmëri. Njihet si armiku kryesor i dietave për shkak të sasisë së madhe të kalorive që i jep trupit. Jo pa qëllim është një ndër ushqimet më të sulmuara pasi lidhet me shumë sëmundje si diabeti, obeziteti dhe sëmundjet e zemrës.
    Sa sheqer duhet të konsumojnë të rrituritFatkeqësisht nuk ka një përgjigje të saktë për këtë, pasi për çdo person sasia mund të jetë e ndryshme. Gjithsesi ekspertët kanë arritur në një nivel mesatar për konsumimin e sheqerit nga një person në një ditë. Burrat këshillohet të marrin rreth 37.5 gramë sheqer në ditë ose rreth 9 lugë çaji, pra gjithsej 150 kalori. Gratë këshillohet të konsumojnë jo më shumë se 25 gramë sheqer në ditë ose 6 lugë çaji që janë rreth 100 kalori.
    Sa sheqer duhet të konsumojnë fëmijëtNë regjimin e përditshëm të një fëmije ka vend edhe për pak sheqer, megjithëse nuk duhet tepruar, sepse mund të çojë shumë lehtë në sëmundje të mbi peshës. Sasia e rekomanduar për fëmijët në një ditë është pak a shumë sa sasia që mund të marrë një i rritur.

    Fëmijët e moshës 4-6 vjeç rekomandohet të konsumojnë jo më shumë se 19 gr sheqer në ditë.
    Për ata të moshës 7-10 vjeç jo më shumë se 24 gramë ose 6 lugë çaji sheqer.
    Mbi moshën 11 vjeçare ekspertët këshillojnë jo më shumë se 30 gramë në ditë.
    Sigurisht, dita e të gjithëve nis me kafen e mëngjesit.
    Dikush e pi në shtëpi, dikush në kafe dhe dikush tjetër në zyrë. Të gjithë i drejtohemi kafesë, pavarësisht nëse kemi ngrënë mëngjes apo jo. Kafeja është një nga pijet më të rëndësishme për të nisur ditën çdo mëngjes. Është shndërruar në një përbërës jashtëzakonisht të nevojshëm për një mëngjes energjik.
    Studimet konfirmojnë se njerëzit mund të heqin dorë nga alkooli, por e kanë të pamundur të heqin dorë nga kafeja e mëngjesit. Studimi në fakt nuk vlen për të gjithë, por thekson rëndësinë e kafesë në jetën e shumë njerëzve. E megjithatë, disa preferojnë të pinë kafe pa përbërës të tjerë shtesë si sheqeri, e disa as që e mendojnë kafenë e hidhur pa pasur pak ëmbëlsi.
    Por sa e shëndetshme është kafeja me sheqer dhe cila është sasia e rekomanduar e sheqerit për t’u hedhur sipas sasisë së kafesë që pini?
    Të gjitha këshillat e nutricionistëve bashkohen në një pikë: Mos e teproni me sheqerin! Sipas të dhënave, për një filxhan të vogël kafeje ekspres normale, e cila përmban 30 ml kafe, sasia e tolerueshme e mundshme për të shtuar sheqer është vetëm 3.1 gram. Që do të thotë më pak se një lugë çaji sheqer ose pak lugë çaji. Sipas studimeve të ndryshme, një lugë çaji e plotë sheqer në një filxhan kafe ekspres rrit përqindjen e sheqerit në më të lartë se sasia e sheqerit që përmban një gotë coca-cola. E njëjta gjë vlen edhe për kafen turke, e cila zakonisht përgatitet në shtëpi. Ndërkohë, për një filxhan të madh kapuçino, i cili përmban 25 ml kafe dhe 85 ml qumësht, sasia e tolerueshme e mundshme për të shtuar sheqer është vetëm 7 gramë. Që do të thotë më pak se dy lugë çaji sheqer.
    Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon një sasi prej 25 g sheqer si një sasi të shëndetshme ditore. Me fjalë të tjera, 6 lugë çaji sheqer. Por kujdes, kjo sasi rekomandohet gjatë gjithë ditës në varësi të ushqimeve që konsumoni duke përfshirë kafen së bashku me ushqimet e tjera./vizionplus.tv

  • 4.8 mld euro “nën dyshek”/ Rritet sasia e parave jashtë bankave, njerëzit po mbajnë më shumë para cash

    4.8 mld euro “nën dyshek”/ Rritet sasia e parave jashtë bankave, njerëzit po mbajnë më shumë para cash

    Informaliteti, ulja e besimit në banka, shmangia e komisioneve dhe taksave si dhe tradita e të mbajturit para nëpër duar, janë këto arsyet që po I nxisin më shumë qytetarët drejt cash-it.

    Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se sasia e cashit në ekonomi është rritur ndjeshëm, teksa vlera ka arritur 4.8 miliardë euro në muajin gusht.
    Në krahasim me muajin gusht të vitit të kaluar, ku paraja që qarkullonte jashtë bankave ishte gati 4.2 miliardë euro, rritja ka vijuar me 600 milionë euro.
    Kjo është vlera më e lartë e arritur ndonjëherë në vitet e fundit. Kjo lëvizje e lartë e parave në dorë, ka kosto të shumta për ekonominë pasi rrit hapësirat për informalitet, e bën më të vështirë luftën ndaj pastrimit të parave, pasi qarkullimi i parasë është i pakontrolluar.
    Gjithsej në ekonominë shqiptare qarkullojnë 1.9 trilionë lekë, ndërsa paraja cash përbën 24.4%. Pothuajse 3 herë më shumë se norma mesatare në Bashkimin Europian.
    Një tendencë rritëse e vazhdueshme e parasë cash pasqyron edhe nivelin e lartë të informalitetit në ekonominë shqiptare.
    Për reduktimin e pagesave në dorë, Ministria e Financave parashikon në strategjinë afatmesme caktimin e një limiti për pagesat cash.

    Top Channel

  • Sasia prej 5,562 kg pjeshkësh me prani të lartë nikeli refuzohet nga Kroacia, AKU nis hetimet

    Sasia prej 5,562 kg pjeshkësh me prani të lartë nikeli refuzohet nga Kroacia, AKU nis hetimet

    Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural njoftoi se një sasi prej 5,562 kg pjeshkë me origjinë nga Shqipëria është refuzuar në kufi nga autoritetet kroate për shkak të pranisë së nikelit mbi normën e lejuar.Njoftimi është bërë përmes Sistemit të Shpejtë të Njoftimit për Ushqimin dhe Foragjeret (RASFF) dhe ka hyrë në kategorinë “Refuzim në kufi”. Sipas autoriteteve kroate, analizat laboratorike kanë zbuluar tejkalim të lejuar të përmbajtjes së nikelit në produktin shqiptar.Pas njoftimit të marrë autoritet përkatëse në vend kanë kryer inspektimet ku ka rezultuar se në magazina nuk ka pasur gjendje malli dhe se sasia e pjeshkëve nuk është tregtuar në tregun vendas. Sasia e konstatuar me prani të lartë niveli është asgjësuar nga Kroacia.“Më datë 22.08.2025, Shqipëria është njoftuar nga Sistemi RASFF, në kategorinë Njoftim për refuzim në kufi me numër reference 2025.6367 me temë: “Nikel në pjeshkë me origjinë nga Shqipëria”, të njoftuar nga Kroacia.Nga analizat e kryera në shtetin kroat, është konstatuar prania Nikel mbi normën e lejuar. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, rasti i kaloi për ndjekje strukturave të Drejtorisë Rajonale të AKU Fier.U krye inspektim në Operatorin e Biznesit Ushqimor eksportues (OBU), ku rezultoi se nuk ka gjendje të produktit në magazinat e tij. Subjekti disponon sistem gjurmueshmërie, ku u verifikua se produkti është dërguar i gjithi për eksport dhe nuk është shpërndarë në tregun vendas.Sasia prej 5562 kg pjeshkë janë dërguar drejt Kroacisë, ku dhe janë asgjësuar pas rezultatit të analizës laboratorike. Rasti iu referua dhe AKVMB për masa të mëtejshme.AKU ka bërë edhe njoftimin përkatës mbi rezultatet e verifikimeve në kategorinë e njoftimeve RASFF”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Bujqësisë.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Prodhimi i qumështit ndjek rënien e blegtorisë

    Prodhimi i qumështit ndjek rënien e blegtorisë

    Sasia e qumështit të grumbulluar në vend ka vijuar rënien edhe përgjatë 2024-s, duke ndjekur tendencën e pakësimit të numrit të krerëve të bagëtive.

    Sipas të dhënave të INSTAT për vitin 2024 në vend është grumbulluar gjithsej një sasi qumështi prej 95 mijë tonë nga 101 mijë tonë që u grumbullua në 2023. Krahasuar me 2023 sasia e qumështit të grumbulluar ka shënuar një rënie prej 6,6%.
    Rënia është shënuar për të gjitha  llojet e sasisë së qumështit të grumbulluar.

    Qumështi i lopës përbën pjesën më të madhe të sasisë të grumbulluar në 2024 me 75 mijë tonë, me një rënie prej 6,5% krahasuar me 2023.

    Sasia e grumbulluar e qumështit të deles arriti në 12 mijë tonë, me një rënie prej 9,7% në raport me 2023.

    Ndërsa sasia e qumështi të dhisë ishte rreth 8 mijë tonë, me një rënie prej 3,1%.

    Nga sasia totale e qumështit të grumbulluar, rreth 12 mijë tonë u përdorën për prodhimin e qumështit për konsum njerëzor, pjesa tjetër shkon për përpunim.

    Struktura e qumështit të prodhuar për konsum dominohet nga qumështi i plotë i përpunuar 88,2%, 7,3% qumësht gjysmë i skremuar, 4,0% qumësht i papërpunuar dhe  0,5% qumësht i skremuar.

    Po ashtu edhe sasia në total e djathit të prodhuar shënoi rënie. Prodhimi i djathit ra me 9,9%, duke arritur në 10.487 tonë. Djathi i prodhuar nga qumështi i lopës ra me 9,9%, ai nga qumështi i deles me 5,9%, dhe ai nga dhia me 16,8%.
    Sasia e prodhuar e gjalpit gjithsej në 2024 arriti në 657 tonë, ku 96,4% është gjalpë tradicional dhe 3,6% gjalpë i shkrirë./Monitor/

  • Prodhimi i qumështit ndjek rënien e blegtorisë, në 2024 u grumbullua 6,6% më pak

    Prodhimi i qumështit ndjek rënien e blegtorisë, në 2024 u grumbullua 6,6% më pak

    Sasia e qumështit të grumbulluar në vend ka vijuar rënien edhe përgjatë 2024-s, duke ndjekur tendencën e pakësimit të numrit të krerëve të bagëtive.Sipas të dhënave të INSTAT për vitin 2024 në vend është grumbulluar gjithsej një sasi qumështi prej 95 mijë tonë nga 101 mijë tonë që u grumbullua në 2023. Krahasuar me 2023 sasia e qumështit të grumbulluar ka shënuar një rënie prej 6,6%.Rënia është shënuar për të gjitha  llojet e sasisë së qumështit të grumbulluar.Qumështi i lopës përbën pjesën më të madhe të sasisë të grumbulluar në 2024 me 75 mijë tonë, me një rënie prej 6,5% krahasuar me 2023.Sasia e grumbulluar e qumështit të deles arriti në 12 mijë tonë, me një rënie prej 9,7% në raport me 2023.Ndërsa sasia e qumështi të dhisë ishte rreth 8 mijë tonë, me një rënie prej 3,1%.Nga sasia totale e qumështit të grumbulluar, rreth 12 mijë tonë u përdorën për prodhimin e qumështit për konsum njerëzor, pjesa tjetër shkon për përpunim.Struktura e qumështit të prodhuar për konsum dominohet nga qumështi i plotë i përpunuar 88,2%, 7,3% qumësht gjysmë i skremuar, 4,0% qumësht i papërpunuar dhe  0,5% qumësht i skremuar.Po ashtu edhe sasia në total e djathit të prodhuar shënoi rënie. Prodhimi i djathit ra me 9,9%, duke arritur në 10.487 tonë. Djathi i prodhuar nga qumështi i lopës ra me 9,9%, ai nga qumështi i deles me 5,9%, dhe ai nga dhia me 16,8%.Sasia e prodhuar e gjalpit gjithsej në 2024 arriti në 657 tonë, ku 96,4% është gjalpë tradicional dhe 3,6% gjalpë i shkrirë.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Ç’ndodhi me 4 ton fileto derri me salmonelë? AKU për ZËRI-n: E kemi asgjesuar që me 23 prill!

    Ç’ndodhi me 4 ton fileto derri me salmonelë? AKU për ZËRI-n: E kemi asgjesuar që me 23 prill!

    Foto ilustruese

    TIRANË- Në Shqipëri ka hyrë sërish mish me salmonelë. Por kësaj here bëhet fjalë për 4516.75 kg mish të kontaminuar, që nuk është pulë, por fileto derri. ZËRI ka kontaktuar me Autoritetin Kombëtar të Ushqimit për të marrë një përgjigje zyrtar lidhur me atë që ka ndodhur me sasinë e mishin që është futur në vendin tonë. Sipas një përgjigje që kemi marrë via “WhatsApp”, nga shefi i Departamentit të Riskut dhe Komunikimit në AKU, Tomi Kola, mishi është asgjesuar i gjithi. 
    “Sasia e mishit në fjalë është asgjesuar në datë 23 prill,”-tha për ZËRI-n, shefi i Departamentit të Riskut dhe Komunikimit në AKU, Tomi Kola. Po ashtu, në rrjetet sociale të institucionit, AKU ka dalë me një njoftim zyrtar dhe sqarues lidhur me atë që ka ndodhur me mishin e importuar sërish nga Brazili. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bën me dije se mishi është bllokuar që më datë 28 janar të këtij viti, dhe ka qëndruar në magazinat e subjektit importues, që në këtë rast është “Frigo Alba”, deri më datë 16 prill. Pasi analizat kanë dalë, është bërë edhe kërkesa për asgjesimin. Madje, në sqarimin zyrtar “sigurojnë” të gjithë konsumatorët se sasia e mishit është asgjesuar, madje dhe në prani të institucioneve të tjera.

    NJOFTIMI ZYRTAR I AKU: 
    Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në kuadër të informimit të publikut dhe transparencës, shpreh shqetësimin për përhapjen e lajmeve të pavërteta të publikuara në disa media dhe portale në lidhje me sigurinë ushqimore. AKU sqaron opinionin publik se sasia prej 4516, 75 kg fileto mish derri e importuar nga Brazili, është bllokuar nga ky Autoritet më datë 28.1.2025, pas raport analizave të kryera, ku ka rezultuar i kontaminuar me salmonella spp. Nisur nga ky fakt, sasia e mishit fileto derri ka qëndruar e bllokuar në magazinat e subjektit importues, deri më datë 16.4.2025, kohë kur subjekti importues ka bërë kërkesë për asgjësim, autoriteteve kompetente si: Inspektoriati Kombëtar i Mbrotjes së Territorit (Drejtoria e Inspektimit të Mjedisit të Ujërave), Drejtorisë Rajonale të Tatimeve Tiranë dhe Drejtorisë Rajonale AKU Tiranë. Sigurojmë konsumatorët se sasia prej 4516, 75 kg fileto mish derri është asgjësuar në prani të të gjithë përfaqësuesve të autoriteteve kompetente të lartpërmenduara. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është në gatishmëri të plotë për garantimin e sigurisë ushqimore, në mbrojtje të shëndetit të konsumatorit.
    Por mishi i importuar nga Brazili dhe i kontaminuar me salmonelë nuk është një rast i veçuar, pasi vetëm së fundmi, 17 fëmijë që frekuentonin kopështin nr.1 publik në Gramsh, rezultojnë të jenë të infektuar me salmonelë. Ndërsa dy muaj më parë, u zbulua një tjetër skandal me mishin e pulës me salmonelë, pasi rreth 20 ton mish pule rezultoi të ishte futur në vendin tonë, 15 prej të cilave janë konsumuar. Mishi u shpërnda në treg nga kompania “diMal” dhe ‘AMG FOOD’. Për të shmangur raste të tilla, Bashkimi Europian, por edhe Kosova, kanë ndaluar me ligj importin e mishit nga Brazili./ZËRI