Tag: sarri

  • “Sarri u përpoq ta mësonte Ronaldon, por përgjigjja e portugezit ishte…”

    “Sarri u përpoq ta mësonte Ronaldon, por përgjigjja e portugezit ishte…”

    18 Tetor 2025

    16:40

    Telesport

    Ish-mbrojtësi i Juventusit, Gianluca Frabotta, ka zbuluar se Cristiano Ronaldo një herë ka shfaqur hapur antipatinë e tij për trajnerin e tij te Juventusi, Maurizio Sarri.
    Edhe pse gjithmonë ka qenë i disiplinuar, një rast portugezi veproi ndryshe.
    “Cristiano Ronaldo ishte një shembull i përditshëm për të gjithë ne, por një ditë, gjatë një ushtrimi taktik, Sarri po i tregonte lëvizjet që duhej të bënte në goditjet standarde”.
    “Ronaldo ishte i irrituar. Ai nuk kishte nevojë për udhëzime, sepse ishte ndryshe. Për ta bërë trajnerin të kuptonte, shkuli pak bar, e nuhati dhe e përtypi. Tha se i pëlqente të shihte paraprakisht se ku shkon topi”, ka deklaruar Frabotta.

  • Kur lojtari bezdisej nga këshillat e trajnerit; del në dritë përplasja e Sarrit me Ronaldon te Juventusi

    Kur lojtari bezdisej nga këshillat e trajnerit; del në dritë përplasja e Sarrit me Ronaldon te Juventusi

    18 Tetor 2025

    11:00

    Alfred Lleshi

    Në verën e vitit 2019, ai u bashkua me Juventusin, ku u përfshi në skuadrën U-23. Trajneri i asaj kohe i ekipit të parë, Maurizio Sarri, e thërriti disa herë në stërvitjen e tij, ndërsa më pas Andrea Pirlo e aktivizoi titullar në ndeshjen e parë të kampionatit, fituar 3-0 ndaj Sampdorias.
    Gianluca Frabotta, sulmues i lindur më 1999 dhe aktualisht te Cesena, rrëfen një episod me Cristiano Ronaldon, të cilin e përshkruan si “shembull të përditshëm”. “Gjatë një ushtrimi taktik, Sarri i tregonte lëvizjet që duhej të bënte te goditjet e lira. Ai ishte pak i pakënaqur, – tregon Frabotta për “Corriere.it”.
    – Ishte futbollist ndryshe, nuk kishte nevojë për udhëzime, e ndiente brenda vetes se ku do të shkonte topi. Për ta bërë të kuptueshme pakënaqësinë për udhëzimet e trajnerit, Ronaldo këputi pak bar, e afroi te hunda dhe e nuhati. Aty për aty tha: Më pëlqen ta kuptoj fushën, të ndiej se ku do të arrijë topi”.

  • U mund nga Komo në javën e parë, Sarri i ashpër: Ishim mediokër, teknikisht katastrofë

    U mund nga Komo në javën e parë, Sarri i ashpër: Ishim mediokër, teknikisht katastrofë

    Lacio është mposhtur nga Komo në javën e parë të kampionatit italian. Bardhekaltrit janë mposhtur me shifrat 2-0, ndërsa përpos rezultatit, shqetësuese ishte edhe loja e tyre. Sarri ka kritikuar ashpër ekipin e tij. Ai ka deklaruar në konferencë për shtyp pas ndeshjes se ekipi i tij ishte mediokër në fushë.
    “Shpresoj që kjo të ketë qenë thjesht një ditë e keqe, sepse në kjo është diferenca aktuale, atëherë është vërtetë problematike. Ne ishim midiokër dhe katastrofë nga një pikëpamje teknike. Gabimet teknike dhe vendimmarrja e dobët na dha këtë rezultat”, ka thënë Mauricio Sarri./Sport Ekspres/

  • Tronditet Lazio pasi i bllokohet merkato, trajneri Sarri synon të marrë vendimin ekstrem

    Tronditet Lazio pasi i bllokohet merkato, trajneri Sarri synon të marrë vendimin ekstrem

    27 Qershor 2025

    11:53

    Telesport

    Bllokimi i merkatos hyrëse për Lazio ka befasuar trajnerin Maurizio Sarri, që mund të largohet pa nisur ende punë. Ai kishte pranuar të rikthehej në klub me entuziazëm dhe ishte në dijeni të situatës së vështirë në lidhje me përforcimet.
    Por, siç shpjegon “Corriere dello Sport”, trajneri Sarri nuk ishte informuar se sa serioze ishte situata. Covisoc (duke vërejtur se më 31 mars tre parametrat e FIGC, indeksi i likuiditetit, borxhi dhe kostoja e zgjatur e punës ishin tejkaluar) dekretoi që asnjë blerje nuk mund të bëhej deri në shtator.
    Përveç nëse presidenti Lotito shlyen deficitin duke zvogëluar stafin ose duke injektuar likuiditet me mjetet e tij. Pra, Lazio mund të ketë një merkato hyrëse të bllokuar deri në janar, përveç nëse pronarët ndërhyjnë për të shlyer borxhin.
    Sarri kishte kërkuar tre blerje: një mesfushor sulmues, një mbrojtës në rast se Tavares do të shitej dhe një sulmues nëse Castellanos do të gjente një vend tjetër. Por me situatën e krijuar aim und të largohet shumë shpejt.
    Mësohet se Sarri do të vlerësojë se çfarë ndodhi, nëse motivimet mbeten të paprekura, nëse ai do të jetë në gjendje të bëjë të paktën një blerje dhe të qëndrojë me grupin e sezonit të kaluar të paktën deri në janar.

  • Lazzari-Hysaj, sfidë për një vend në skuadër, Sarri duhet të vendosë

    Lazzari-Hysaj, sfidë për një vend në skuadër, Sarri duhet të vendosë

    Lazio po përgatitet për sezonin e ri futbollistik. Klubi lacial po mendon që të sistemojë mbrojtjen, një repart ku ka dendësi lojtarësh. Ekipi ka pesë mbrojtës krahu dhe sipas asaj që shkruajnë mediat, dikush duhet të largohet.
    Trajneri i lacialëve, Sarri duhet të ndajë mendjen se kush duhet të qëndrojë mes Elseid Hysaj dhe Lazzari. Lazzarri fiton 1.7 milionë euro në sezon dhe ka kontratë deri në vitin 2027, ndërsa mbrojtësi shqitar ka një pagë prej 2 milionë euro dhe kontratë deri në vitin 2026.

    Siç dihet, duke mos luajtur as në ndonjë kupë vitin tjetër, Sarri i ka kërkuar klubit të jetë në gjendje të punojë me një skuadër të reduktuar, me 19 lojtarë.

  • “PSG i dha një leksion të mirë gjithë botës së futbollit se si mund të fitosh trofe pa yje”

    “PSG i dha një leksion të mirë gjithë botës së futbollit se si mund të fitosh trofe pa yje”

    18 Qershor 2025

    12:52

    Telesport

    Maurizio Sarri u rikthye pas disa vitesh në drejtim të Lazio, skuadër ku shpreson sërish të bëjë gjëra të mëdha. Trajneri italian duket se do të frymëzohet nga PSG, që këtë sezon realizoi “tripletën”, përfshi edhe Champions League.
    Në një deklaratë për mediat, Sarri komentoi atë që skuadra pariziene arriti këtë sezon: “Ata i dhanë botës një mësim të mirë në lidhje me futbollin”.
    “Ata vendosën të largonin lojtarët më të mirë, ulën faturën e shpenzimeve, duke u fokusuar te lojtarët shumë të rinj. Ata patën guxim dhe arritën të fitonin aty ku Messi dhe Neymar nuk fituan“, tha Sarri.