Ambientet e hotelit “BLUE SKY” në qytetin e Sarandës janë bastisur nga efektivë të Policisë së Shtetit, të urdhëruar nga Prokuroria e qytetit, pas atentatit të ndodhur dy mbrëmjen e të shtunës ku humbi jetën Isuf Jaçaj.
58 vjeçari që për shumë vite kishte punuar si guidier për turistët vendas dhe të huaj në Sarandë, duke u çuar në gjiret e mrekullueshme të jugut me stafin e tij. Në qytetin bregdetar e njihnin si “Bushi” ndërkohë që vrasja me shpërthim të telekomanduar dyshohet se është për hakmarrje.
Grupi hetimor i ngritur nën drejtimin e Prokurorisë së Sarandës dyshon se “fijet” e atentatit që tronditi qytetin dy ditë më parë janë në hotelin në pronësi të shtetasit Kristo Qirici.
Pronari i hotel “BLUE SKY” është vëllai i biznesmenit të ndjerë Edmond Papa, i cili është vrarë pak vite më parë në Tiranë si pasojë e një sage të përgjakshme hakmarrje mes fiseve Sadikaj dhe Papa.
Dy nipat e Kristo Qiricit, janë shoqëruar dhe marrë në pyetje gjatë ditës së djeshme, por pas disa orësh janë lënë të lirë. Po ashtu, janë shoqëruar edhe persona të lidhur me shtetasin Ervis Lami, i njohur si bashkëpunëtori kryesor i Kristo Qiricit.
Pista kryesore që po hetohet në Sarandë është pikërisht hakmarrja, por nuk dihet nëse bëhet fjalë për ngjarjen ku është përfshirë djali i viktimës Isuf Jaçaj, shtetasi i izoluar aktualisht në qeli Klaus Jaçaj, apo konflikti ka marrë përmasa më të gjera dhe në të janë përfshirë persona të tjerë.
Më 17 korrik, në qytetin e Sarandës dy të rinj u plagosën me armë zjarri nga Ramadan Zoto allias Canaj, 43 vjeç, pas një konflikti për një tokë në bregdet. Zoto qëlloi me armë dy të rinjtë nga Kamza, Gëzim Hajdaraj dhe Ernest Lami. Ishte Klaus Jaçaj, ai i cili e ndihmoi Zoton të largohej nga vendi i ngjarjes.
Klaus Jaçaj u arrestua vetëm 1 javë pas ngjarjes, ndërsa vetë Ramadon Zoto ra në pranga më datë 22 gusht në qytetin e Korçës.
Dy ditë para arrestimit, Klaus Jaçaj iu hodh mjeti në erë më tritol. Makina ndodhej e parkuar po në lagjen numër 3, ku dy ditë më parë i vranë babanë, por 31 vjeçari nuk ishte në makinë. Shpërthimi i 22 korrikut mbeti një ngjarje e pazbardhur, ndërsa këtë fundjavë po me tritol i vranë babanë.
Tag: sarandës
-

Policia bastis hotelin “BLUE SKY” në Sarandë, pronar vëllai i biznesmenit të vrarë Edmond Papa
-

Ardit Bido jep lajmin e shumëpritur për Sarandën: Punimet për Bypassin nisin në Nëntor
Ardit Bido jep lajmin e shumëpritur për Sarandën: Punimet për Bypassin nisin në Nëntor
Deputeti i qarkut të Vlorës, Ardit Bido, ka dhënë një lajm të rëndësishëm për qytetin e Sarandës. Ai njoftoi se Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nënshkruar kontratën për ndërtimin e Bypassin-it të Sarandës, një projekt i shumëpritur që pritet të nisë punimet brenda muajit nëntor.
“Së fundmi u nënshkrua nga Autoriteti Rrugor Shqiptar kontrata për Bypassin e Sarandës, që tanimë do të nisë punimet për të krijuar rrugën e gjashtë të qytetit dhe për t’u lidhur me Shijanin, përmes tunelit në Lugun e Dardhës,” – shkruan deputeti Bido.
Bypassi i Sarandës konsiderohet një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore për qytetin bregdetar dhe zonat përreth. Ai synon të lehtësojë trafikun gjatë sezonit turistik, të përmirësojë qarkullimin e automjeteve dhe të forcojë lidhjet me destinacionet turistike të jugut, si Ksamil, Butrint dhe Konispol.
Ky investim pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin urban dhe ekonomik të Sarandës, duke e pozicionuar qytetin si një nga qendrat më të rëndësishme të turizmit jugor në vend.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb -

Saga e familjes Jaçaj/ Saranda në “shtetrrethim”, zbarkojnë RENEA dhe FNSH
Forcat RENEA dhe një grup i repartit të FNSH kanë zbarkuar në qytetin e Sarandës dhe në zonat periferike të Bashkisë Konispol, duke kryer kontrolle të shumta me qëllim gjetjen e provave që mund të çojnë në zbulimin e autorëve të vrasjes së 58-vjeçarit Isuf Jaçaj.Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se pista e vetme në të cilën po hetohet është ajo e vrasjes për hakmarrje, për shkak se i biri i viktimës ka ndihmuar autorin e plagosjes së dy personave më 17 korrik në Sarandë. 31-vjeçari Klaus Jaçaj u vetëdorëzua në Komisariatin e Sarandës mbrëmjen e 23 korrikut, dy ditë pasi një person i maskuar i shpërtheu me eksploziv automjetin e tij tip “BMW”, që ndodhej i parkuar pranë banesës, ngjarje kjo ende e pazbardhur. Prokuroria ngriti ndaj tij akuzat “përkrahje e autorit të krimit” dhe “moskallëzim krimi” dhe e la në masën e sigurisë “arrest në burg”.
Ngjarja që pasoi me një sagë hakmarrjeje u regjistrua më 17 korrik të këtij viti, ku në lagjen nr. 4, 43-vjeçari Ramadan Zoto, alias Ramadan Canaj, plagosi me armë zjarri Gëzim Hajdaraj, 33 vjeç, dhe Ernest Lama, 25 vjeç, nga Kamza. Këta të fundit rezultojnë persona me precedentë penalë në Sarandë, pasi më 8 janar të këtij viti kishin kundërshtuar forcat e policisë së Sarandës në rrugën “Skënderbeu”, por kishin rifituar sërish lirinë. Pas plagosjes, Hajdarajt iu gjet nga policia një armë zjarri pistoletë dhe u arrestua në spital. Ramadan Zoto, një ish-i dënuar në Greqi për krime të rënda, përfshirë vrasje, u largua nga vendi i krimit, derisa u kap i armatosur në Korçë paraditen e 22 gushtit. Dy prej personave që ndodheshin me të në vendngjarje janë vetëdorëzuar më herët.
Në lidhje me ngjarjen e mbrëmshme, sipas ekspertëve të xhenios, dyshohet se janë përdorur rreth 800 gram eksploziv, i cili ishte vendosur poshtë mjetit tip “Toyota” të Isuf Jaçaj. Shpërthimi dyshohet të jetë kryer me telekomandë në distancë. Policia po has vështirësi në dokumentimin e plotë të ngjarjes, pasi pranë tij nuk ka kamera sigurie nëpër biznese. /TEMA/ -

Pas atentatit ndaj Isuf Jacajt, forcat speciale ‘blindojnë’ Sarandën dhe Konispolin, shoqërohen mbi 10 persona
Pas ngjarjes së mbrëmshme, ku 58-vjeçari Isuf Jacaj humbi jetën si pasojë e shpërthimit me eksploziv të automjetit të tij, gjatë ditës së diel, forcat RENEA dhe një grup i repartit të FNSH, kanë zbarkuar në qytetin e Sarandës dhe në zonat periferike të Bashkisë Konispol, duke kryer kontrolle të shumta me qëllim gjetjen e provave që mund të çojnë në zbulimin e autorëve.Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se pista e vetme në të cilën po hetohet është ajo e vrasjes për hakmarrje, për shkak si i biri i viktimës ka ndihmuar autorin e plagosjes së dy personave në 17 korrik në Sarandë.31-vjeçari Klaus Jaçaj, u vetëdorëzua në Komisariatin e Sarandës mbrëmjen e 23 korrikut, 2 ditë pasi një person i maskuar i shpërtheu me eksploziv automjetin e tij tip “BMW”, që ndodhej i parkuar pranë banesës, ngjarje kjo ende e pazbardhur. Prokuroria ngriti ndaj tij akuzat “përkrahje e autorit të krimit” dhe “moskallëzim krimi” dhe e la në masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Ngjarja që pasoi me një sagë hakmarrje, u rregjistrua në 17 korrik të këtij viti, ku në lagjen nr. 4, 43-vjeçari Ramadan Zoto alias Ramadan Canaj, plagosi me armë zjarri Gëzim Hajdaraj 33 vjeç dhe Ernest Lama 25 vjeç, nga Kamza. Këta dy të fundit rezultojnë persona me precedentë penalë në Sarandë, pasi në 8 janar të këtij viti, kishin kundërshtuar forcat e policisë së Sarandës në rrugën “Skënderbeu” por kishin rifituar sërish lirinë. Pas plagosjes, Hajdarajt i’u gjet nga policia një armë zjarri pistoletë dhe u arrestua në spital. Ramadan Zoto, një ish – i dënuar në Greqi për krime të rënda, përfshirë vrasje, u largua nga vendi i krimit, derisa u kap i armatosur në Korçë paraditen e 22 gushtit. Dy prej personave që ndodheshin me të në vendngjarje janë vetëdorëzuar më herët.
Në lidhje me ngjarjen e mbrëmshme, sipas ekspertëve të xhenios, dyshohet se janë përdorur rreth 800 gram eksploziv, i cili ishte vendosur poshtë mjetit tip “Toyota” të Isuf Jaçaj. Shpërthimi dyshohet të jetë kryer i telekomanduar në distancë. Policia po has vështirësi në dokumentimin e plotë të ngjarjes, pasi pranë tij nuk ka kamera sigurie nëpër biznese. -

Humbi jetën pas shpërthimit në makinën e tij, viktima është një 58- vjeçar, babai i një djali problematik…
Isuf Jacaj, 58 vjeç është viktima e ekzekutuar mbrëmjen e të shtunës në lagjen nr. 3 të Sarandës.
Ai është babai i 31-vjeçarit Klaus Jacaj, i cili aktualisht ndodhet në burg për akuzën “përkrahje e autorit të krimit”, si pjesëmarrës në ngjarjen e datës 17 korrik 2025, kur Ramadan Zoto plagosi me armë zjarri në lagjen nr. 4 të Sarandës Gëzim Hajdarajn dhe Ernest Lamën nga Kamza.Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim! -

Atentat me tritol në Sarandë, vritet 57-vjeçari (Emri)
Një atentat me eksploziv ne nje veture që ndodhi sonte në lagjen 3 te Sarandës i mori jetën e një njeriu.
Policia lokale dyshon shumë se viktima është pronari i automjetit. Ai u gjet brenda makinës dhe rezulton shtetasi Isuf Jacaj, 57 vjeç, banor i Sarandës.
Gjithçka ka ndodhur sonte, rreth orës 22:50, në lagjen nr. 3, Sarandë, kur ka shpërthyer një sasi lënde eksplozive e vendosur në një automjet tip Toyota, në pronësi të shtetasit Isuf Jacaj.
Ky shtetas dyshohet se është edhe personi që ndodhej brenda në automjet i cili si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën.
Dyshohet se ai është vrarë për hakmarrje, pas një plagosje në të cilën u përfshi i biri më 17 korrik po në qytetin e Sarandës.
Ndërkohë, vetëm 3 muaj më parë, më 22 korrik, Klaus Jaçajt i hodhën në erë mjetin me tritol. Mjeti ishte i parkuar pranë një pallati, po në lagjen numër 3, në të njëjtën zonë ku babai i tij humbi sot jetën në një atentat me tritol.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj ligjor.
Viktimës i ishte bërë atentat dhe më herët, në vitin 2011, por kishte arritur të shpëtonte.
Nga shpërthimi ka dëme serioze edhe në dida biznese përreth vendngjarjes. -

Shpërthimi me ekspolziv në Sarandë: Zbulohet identiteti i viktimës
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Sarandës. 58-vjeçari Isuf Jaçaj, person me precedentë penalë, është ekzekutuar me eksploziv në automjetin e tij në lagjen nr. 3 të qytetit bregdetar.
“Sot, rreth orës 22:50, në lagjen nr. 3, Sarandë, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde eksplozive e vendosur në një automjet tip Toyota, në pronësi të shtetasit I. J. Ky shtetas dyshohet se është edhe personi që ndodhej brenda në automjet i cili si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën” informoi policia.
Sipas burimeve paraprake, shpërthimi ka qenë i fuqishëm dhe ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në zonë. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Kush është viktima?
Isuf Jaçaj është babai i 31-vjeçarit Klaus Jaçaj, i cili ndodhet aktualisht në burg, i akuzuar për “përkrahje të autorit të krimit”. Klaus Jaçaj është përfshirë në ngjarjen e datës 17 korrik 2025, kur Ramadan Zoto plagosi me armë në lagjen nr. 4 të Sarandës shtetasit Gëzim Hajdaraj dhe Ernest Lama nga Kamza.
Kujtojmë se më 21 korrik, një person i maskuar me maskë silikoni kishte vendosur eksploziv në automjetin e Klaus Jaçajt, duke e shkatërruar plotësisht. Ajo ngjarje mbeti ende e pazbardhur, ndërsa autoritetet po hetojnë nëse mes dy incidenteve ka ndonjë lidhje.
Policia e Sarandës dhe strukturat hetimore të Drejtorisë së Vlorës janë angazhuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve të atentatit.
-

DETAJET/ Atentat me tritol në Sarandë, shpërthimi me telekomandë, ja lidhjet e viktimës
Një shpërthim tritoli ka tronditur mbrëmjen e kësaj të shtune qytetin e Sarandës, duke i marrë jetën një personi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:50, në lagjen nr. 3, ku një automjet tip Toyota është hedhur në erë me lëndë eksplozive.
Sipas informacionit zyrtar nga Policia, eksplozivi ishte vendosur në automjetin në pronësi të Isuf Jacajt, i cili ndodhej në mjet në momentin e shpërthimit dhe për pasojë ka humbur jetën.
Burime bëjnë me dije se Isuf Jacaj është babai i 31-vjeçarit Klaus Jacaj, aktualisht i arrestuar për “përkrahje të autorit të krimit” në lidhje me ngjarjen e datës 17 korrik 2025, kur Ramadan Zoto plagosi me armë zjarri në lagjen nr. 4 të Sarandës shtetasit Gëzim Hajdaraj dhe Ernest Lamaj nga Kamza.
Shpërthimi i mbrëmjes së sotme ka qenë jashtëzakonisht i fuqishëm dhe është dëgjuar në të gjithë qytetin bregdetar, duke shkaktuar panik te banorët e zonës.
Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie dhe grupi hetimor, të cilët po vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të ngjarjes.Policia njofton se janë duke u kryer të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale për dokumentimin ligjor të atentatit që ka tronditur Sarandën këtë mbrëmje.
-

Ngacmoi sek’sualisht 2 shoqet 15-vjeçare të vajzës së tij, arrestohet nga Policia e Sarandës
Ngacmoi sek’sualisht 2 shoqet 15-vjeçare të vajzës së tij, arrestohet nga Policia e Sarandës
Një ngjarje e rëndë është denoncuar në Policinë e Sarandës, ku një 50-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se ka ngacmuar sek.sualisht dy vajza të mitura, të moshës 15 vjeç, shoqe të vajzës së tij.
Sipas hetimeve, shtetasi B. K. dyshohet se ka ngacmuar vajzat duke u dërguar mesazhe me përmbajtje seksuale në telefon.Denoncimi i bërë ë ka çuar në nisjen e menjëhershme të procedurave nga ana e Policisë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, ndërsa ndaj 50-vjeçarit u ekzekutua masa e ndalimit për veprën penale “Ngacmim sek*sual”.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb -

Shpallet fituesi i Bypass-it të Sarandës, “Gjoka Konstruksion” merr 18 milionë euro për segmentin 3.8 km
Bypass-i i Sarandës do të ndërtohet nga Gjoka Konstruksion për një vlerë rreth 18 milionë euro afër 88% e fondit limit të procedurës. Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi këtë të mërkurë kompaninë fituese të garës që nisi me një fond limit 2 miliardë lekë apo rreth 20 milionë euro. Referuar formularit në këtë tender ishin në total 6 kompani pjesëmarrëse.
Tenderi për këtë projekt Faza 1, u çel në javën e fundit të korrikut dhe parashikon ndërhyrjen në një nga zonat më problematike të trafikut sidomos në pikun e sezonit turistik. Rruga e re parashikohet të ketë një gjurmë kryesisht të re dhe synon të devijojë trafikun bregdetar në perëndim të qytetit. Ky projekt, sipas dokumenteve, vjen në kushtet kur trafiku është kthyer në një problem të vazhdueshëm, sidomos në pikun e sezonit turistik për qytetin bregdetar.
“Nisur nga nevoja e përmirësimit sa më të shpejtë dhe efikas të infrastrukturës rrugore, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur procedurën për By-pass-in e Sarandës”, thuhet në njoftim, me qëllim lehtësimin e trafikut të rënduar përmes devijimit të tij në bypass-in e qytetit, duke mundësuar kështu lëvizjen e automjeteve larg zonës së qendrës ku aktualisht kalon trafiku.
Qëllimi i këtij projekti është përmirësimi i infrastrukturës rrugore dhe asaj urbane në qytetin e Sarandës, si dhe devijimi i trafikut tranzit larg qendrës së qytetit. Rruga “By-pass Sarandë” do të jetë një rrugë përgjithësisht në gjurmë të re, herë pas here në gjurmë ekzistuese aksesesh, të cilat janë rrugë dheu dhe shumë të ngushta përgjithësisht në 500 metrët e parë. Pas kësaj, rruga do të shtrihet përgjithësisht në zonë të pabanuar, edhe pse sipas planeve urbanistike të Bashkisë Sarandë, zona ka perspektivë për zhvillim.
Terreni i vështirë në të cilin do të shtrihet rruga përbën një sfidë për projektuesin, pasi kushtet e përgjithshme kufizojnë shumë zgjidhjet dhe gjithashtu vështirësojnë mundësinë e respektimit të parametrave projektues për llojin e rrugës që do të ndërtohet, thuhet në raportin teknik të projekt-zbatimit.
Sipas të njëjtit dokument, aksi rrugor në studim është By-pass-i i Sarandës, i cili fillon në kryqëzim me rrugën Skënderbeu, në hyrje të Sarandës, dhe përfundon në anën tjetër të kodrës, ku lidhet me rrugën nacionale SH8 Sarandë–Himarë. Për zgjidhjen e kësaj rruge, konsulenti ka propozuar 2 variante, si në foton më poshtë.
“Pas vendimit të Këshillit Teknik pranë autoritetit kontraktor (Vendim nr. 3, datë 03.03.2025, prot. nr. 1274/1), u miratua si variant final aksi si më poshtë, duke përfshirë dhe aksin që lidh bypass-in me rrugën Kardhiq–Delvinë, i cili do të trajtohet si mundësi lidhjeje me këtë rrugë dhe do të zhvillohet më vete në fazën Projekt Ideje nga Konsulenti. Ky aks rrugor është i gjatë rreth 3.08 km. Projekti përfshin një tunel me gjatësi 760 m. Dalja nga tuneli është zgjidhur duke zbritur nëpër serpentinë derisa arrin në një nyje me rrethrrotullim që do të lidhë rrugët në fjalë.
Rruga do të kalojë përgjithësisht në terren të pjerrët, me seksion gjysmë mbushje – gjysmë gërmim. Pothuajse në të gjithë gjatësinë e saj do të ketë mure mbajtëse në anën e mbushjes, kryesisht mure me dhe të armuar. Për shkak se deri në km 1+700 zona është e pabanuar, por ka perspektivë zhvillimi sipas planeve urbanistike të Bashkisë Sarandë, në anën e majtë të rrugës do të montohet barrierë metalike H2W4 për arsye sigurie në bankinë”, thuhet në dokument.
/Monitor/