Tag: sarandës

  • Evakuohen 25 familje në Çukë të Sarandës, do akomodohen në çadra

    Evakuohen 25 familje në Çukë të Sarandës, do akomodohen në çadra

    Kronikë E Shtunë, 22 Nëntor 2025 12:17
    Në Çukë të Sarandës janë evakuuar 25 familje, të cilët do të akomodohen në çadra përkohësisht. Evakuimi vjen pas përmbytjeve në fshat për shkak të çarjes së argjinaturës një ditë më parë.
    Ndërkohë, banorëve të tjerë u janë dërguar edhe ndihma pas përmbytjeve.

  • Ra aksidentalisht në pus, humb jetën e moshuara në Sarandë

    Ra aksidentalisht në pus, humb jetën e moshuara në Sarandë

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Metoq të Sarandës, ku një 71-vjeçare është gjetur pa shenja jete në pusin që ndodhej në oborrin e banesës së saj.

    Sipas Policisë së Sarandës, trupi i shtetases M.B., 71 vjeçe, u gjet më 18 nëntor 2025. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se gruaja mund të jetë rrëzuar aksidentalisht në pus.
    Specialistët për Hetimin e Krimeve kanë referuar materialet për vlerësim dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

    Top Channel

  • Ndërpritet furnizimi me ujë në qytetin e Sarandës

    Ndërpritet furnizimi me ujë në qytetin e Sarandës

    Ndërpritet furnizimi me ujë i qytetit të Sarandës.
    Ujësjellës Kanalizime Sarandë njofton se shkak për ndërprerjen është turbullimi i ujit në burimet e Navaricës dhe të puseve në fushën e Vrionit.
    Ndërprerja e furnizimit me ujë do të vazhdojë deri në normalizimin e situatës.
    Ndërkohë, sipas informacioneve më të fundit, në Bashkinë Delvinë deri tani rrugët janë të bllokuara nga prurjet e shumta. Për këtë punohet me tre skrepa për t’i sjellë në normalitet. Rrugët më problematike në qytet u hapën. Sakaq, është e pakalueshme rruga për në Lefterohor, Kakodhiq dhe Varfaj, ku edhe atje punohet për hapjen e saj.
    Rruga Fushvëri-Kalasë kalohet me shumë vështirësi, ku rrezikohet nga përroi i Gutinës, pasi ka dalë nga shtrati dhe rrezikon të prishë rrugën në rreth 1 km.
    Lumi i Kalasës ka dalë nga shtrati dhe ka filluar dhe gërryen fushat e fshatrave Kalasë, Fushvërri, Vergo, Kopaçez, Palavli, Bajkaj, Vanë dhe Blerimas. Problem shqetësues është edhe lumi i Vrizit në Delvinë, ku ka filluar dhe gërryen fushat e Bamatatit, Stjarit dhe ka prishur rrugën Stjar-Bajkaj.
    Në Delvinë, 3 shtëpi janë përmbytur dhe për rrjedhojë është bërë evakuimi i banorëve.

  • Falën 60 ha tokë, Çaçi i Sarandës shpërblen anëtarët e Këshillit Bashkiak me udhëtim turistik

    Falën 60 ha tokë, Çaçi i Sarandës shpërblen anëtarët e Këshillit Bashkiak me udhëtim turistik

    Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Oltion Çaçi, dhe kryetari i Këshillit Bashkiak, Asaf Stroka, kanë bashkuar forcat për t’i falur pronat publike disa biznesmenëve, me procedura tepër të dyshimta. Duke përdorur anëtarët e Këshillit Bashkiak të Sarandës, Çaçi dhe Stroka kanë bërë dokumente fiktive për t’i dhënë dy firmave plot 60 hektarë pronë në fshatin Nivicë, për të ndërtuar park fotovoltaik.
    Ndërkohë, të dy këta zyrtarë, njëri biznesmen e tjetri përmbarues, kanë “ekzekutuar” edhe një pronë të stërmadhe shtetërore, ish-shtëpinë e pushimit në Qafë Gjashtë, ku në atë vend do të ndërtohet një resort i stërmadh. Por, jo vetëm kaq pasi biznesmeni dhe përmbaruesi kanë marrë vendime edhe për Kalanë e Lëkursit, pronat e tjera nga Saranda deri në Ksamil, ku me vendime tepër të dyshimta, ata kanë favorizuar individë dhe firma pranë qeverisë.
    Duket një skemë që përdoret rëndom në gjithë vendin, ku biznesmeni dhe përmbaruesi fshihen pas numrit të kartonëve të këshilltarëve bashkiak. Ata kanë arritur të largojnë disa këshilltar të pabindur, ku njërën e larguan me pretekstin se ishte edukatore, ndërkohë që të tjerët janë vënë në “radhë”, duke votuar çdo nismë, apo duke falur edhe prona të stërmëdha. Gjithashtu, disa prej këshilltarëve janë shpërblyer edhe me leje ndërtimi, teksa të tjerët do “kënaqen” në Romë!

    Faksimile: Tenderi i Bashkisë së Sarandës për të dërguar në një udhëtim turistik në Romë anëtarët e Këshillit Bashkiak

    Sipas dokumenteve, disa ditë më parë, Bashkia e Sarandës ka hapur një tender me objekt “shpenzime udhëtimi dhe akomodimi për Këshillin Bashkiak, Romë”. Procedura është në vijim e sipër, teksa firmëtari i tenderit rezulton të jetë Florjan Sali, zëvendës kryetari i Bashkisë së Sarandë.
    Duke qenë se tenderi është deri në 10 mijë euro, Çaçi ia ka deleguar firmën zëvendësit të tij, duke qenë se një tender i tillë bie shumë erë, në një kohë që e gjithë procedura vjen pas disa vendimmarrjeve tepër të diskutuara të këtij Këshilli Bashkiak. Në dokumente saktësohet se kërkohet shpenzime transporti Sarandë – Tiranë në datën 4 dhjetor 2025 dhe kthimi në datë 6 dhjetor 2025. Bëhet fjalë për udhëtimin e 20 personave. Kërkohet gjithashtu edhe udhëtim me avion Tiranë – Romë, nisja në datën 4 dhjetor dhe kthimi në datë 6 dhjetor. Vendet e uljet në avion kërkohen të jenë afër. Gjithashtu, Bashkia e Sarandës ka financuar edhe akomodimin për 2 netë në afërsi të qendrës së Romës, me dhoma dyshe, duke kërkuar plot 10 dhoma.

    Faksimile: Ankandi fiktiv i kryer nga Bashkia e Sarandës për 60 hektarë pronë në fshatin Nivicë

    Ky udhëtim i këshilltarëve vjen disa muaj pasi dhjetëra apo qindra banorë të fshatit Nivicë në Sarandë protestuan para Bashkisë dhe Këshillit Bashkiak, në lidhje me faljen e 60 hektarëve në Nivicë. Në atë mbledhje të këshillit, pro votuan edhe disa anëtarë të djathtë, duke e bërë çështjen ende më enigmatike, duke qenë se lindën dyshime se edhe anëtarët e opozitës ishin “rreshtuar” me mazhorancën.
    Pas këtij vendimi, Bashkia e Sarandës kreu një ankand fiktiv për t’i falur biznesmenëve Buzi dhe Xhindoli pronën e stërmadhe, megjithë ajo është e banorëve vendas. Mësohet se leja është dhënë fillimisht nga ministritë e linjës dhe do të duhej “leja” e pushtetit lokal. Por, edhe pse banorët u ngritën dhe dolën të gjithë në Sarandë për të protestuar, Çaçi dhe Asaf Stroka, kryetari i Këshillit Bashkiak, e vijuan çmendurinë, duke miratuar edhe projekt-vendimin.
    Sipas dokumenteve që ka hulumtuar VoxNews, firma “PARK SOL ENERGY” ka si aksioner dy biznesmenët Paqësor Buzi dhe Agim Xhindoli. Të dy përfitues të mëdhenj nga mazhoranca, ku i pari në ndërtime dhe leje në bregdet dhe i dyti në fushën e parqeve fotovoltaike në Lushnje, Fier apo edhe në Vlorë. Madje Xhindoli i ngriti shkallët e karrierës në momentin që doli në podcastin e Edi Ramës.

    Faksimile: Shtëpia e Pushimit në Sarandë do të kthehet në hotel dhe restorant

    Voxnews ka denoncuar edhe më parë vendimmarrjet tepër të diskutuara të Këshillit Bashkiak të Sarandës, ku disa muaj më parë Stroka dhe “ushtarët” e tij i kanë bërë një qokë të madhe kreut të Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Kryetari i Bashkisë së Sarandës, biznesmeni Oltion Çaçi, kanë këmbëngulur që Vila Qeveritare t’i kalojë formalisht FSHZH-së, pavarësisht se vendimi ishte marrë kohë më parë. Këshilli miratoi që godina dhe sipërfaqja e stërmadhe e Vilës Qeveritare të shndërrohet në një restorant dhe hotel luksoz, duke i falur oligarkëve të zonës të gjithë territorin.
    Duket një marrëdhënie tepër e ngushtë mes Çaçit dhe Stokës, ku përmbaruesi po tenton që të zaptojë edhe poste publike në atë bashki. Bashkia e Sarandës është vënë në qendër të akuzave për punësimet klienteliste dhe nepotike, ku drejtuesit më të lartë të saj akuzohen se kanë ndërtuar brenda institucionit një rrjet të ngushtë familjar dhe miqësor.
    / VoxNews /

  • ‘Në Sarandë mësimi zhvillohet me dy turne’, Zhupa: Shkolla e re iu dhurua për resort oligarkëve

    ‘Në Sarandë mësimi zhvillohet me dy turne’, Zhupa: Shkolla e re iu dhurua për resort oligarkëve

    Në një deklaratë për mediat, deputetja Ina Zhupa u shpreh se situata e arsimit në Sarandë është kthyer në një simbol të keqmenaxhimit dhe të shpërfilljes së interesit publik.
    Ajo theksoi se kjo çështje nuk është thjesht një problem lokal, por një pasqyrë e qartë e mënyrës se si pushteti trajton të ardhmen e fëmijëve dhe nevojat thelbësore të komunitetit. Qëllimi i deklaratës, nënvizoi Zhupa, është të denoncojë hapur vendimmarrjet klienteliste që pengojnë hapjen e shkollës së re “Eco Kampus” dhe vazhdojnë t’u imponojnë nxënësve e prindërve të Sarandës mësimin me dy turne një praktikë e papranueshme për vitin 2025.
    Deputetja kërkon transparencë, përgjegjësi dhe zgjidhje të menjëhershme, duke e bërë të qartë se interesi publik duhet të jetë mbi çdo interes privat apo oligarkik.
    Deklarata:
    Jemi në vitin 2025 dhe ende qytete si Saranda vuajnë nga mësimi me 2 turne.
    2 shkolla 9 vjeçare të Sarandës, ofrojnë mësim për nxënësit e Sarandës nga ora 1 e drekës deri në oren 6 pasdite për turnin e dytë, duke e bërë të pamundur jetën normale të prindërve që duhet të shoqërojnë nxënësit në këto orare të papërshtatshme por dhe duke ofruar një mësim jo cilësor.
    Këto shkolla, në fakt janë shkolla të amortizuara, janë shkolla që nuk ofrojnë laboratore, janë shkolla që nuk kanë cilësi në mësimdhënie dhe në mjete didaktike.
    Pavarësisht se u harxhuan 348 milion lekë nga taksat e qytetarëve shqiptar për të ndërtuar një shkollë të re me emrin “Eco Kampus” në Sarandë, kjo nuk u vu për 8 vite në funksion.
    Dhe më një vendimarrje të pushtetit lokal, të Bashkisë Sarandë, ata vendosen që këtë godinë të ndërtuar me taksat e qytetarëve për t’u shndërruar në një shkollë ta shëndrronin dhe ta jepnin në një tokë për oligarkët dhe klientët e pushtetit, për ta kthyer në hotele e në resorte turistike.
    Kjo është e papranushme, është kundra interesit publik dhe i lë nxënësit dhe prindërit e Sarandës në një gjëndje të mjerueshme.
    Unë i bëj thirrje sot nga Saranda, të tërhiqen nga kjo vendimarrje kundra interesit publik.
    Nga kjo vendimarrje e cila nuk i bënë nder qytetit të Sarandës dhe t`i japin mundësinë nxënësve të Sarandës që të bëjnë mësim në shkollen e re, duke e hapur atë shkolle. Duke vënë mjetet e duhura asaj shkolle dhe secili nga prindërit të jetë më i qetë kur i çon fëmijët për të studiuar me 1 turn në qytetin e Sarandës.
    Ndaj është detyra e gjithëve për të ngritur zërin për këtë realitet, që është realitet i veçantë në gjithë Europën por që e vuan edhe qyteti i Sarandës.

  • “Shkolla iu dhurua për resort oligarkëve”/ Zhupa: Mësimi në Sarandë në kushte jo normale

    “Shkolla iu dhurua për resort oligarkëve”/ Zhupa: Mësimi në Sarandë në kushte jo normale

    Deputetja demokrate, Ina Zhupa ka ngritur sot një shqetësim në lidhje me mësimdhënien në qytetin e Sarandës.

    Ajo thotë se dy shkolla 9 vjeçare në këtë qytet e zhvillojnë mësimin me turne dhe në kushte aspak të papërshtatshme për nxënësit.
    Ajo ngre akuza se godina e “Eco Kampus” për të cilën janë harxhuar 348 milionë lekë nga taksat e qytetarëve dhe që supozohej të ishte shkollë, qëndron e mbyllur prej 8 vitesh dhe se bashkia e qytetit ja ka kaluar godinën investitorëve privatë, duke e shndërruar nga shkollë publike në një projekt hotelier.
    Deklarata e Zhupës
    Jemi në vitin 2025 dhe ende qytete si Saranda vuajnë nga mësimi me 2 turne.
    2 shkolla 9 vjeçare të Sarandës, ofrojnë mësim për nxënësit e Sarandës nga ora 1 e drekës deri në oren 6 pasdite për turnin e dytë, duke e bërë të pamundur jetën normale të prindërve që duhet të shoqërojnë nxënësit në këto orare të papërshtatshme por dhe duke ofruar një mësim jo cilësor.
    Këto shkolla, në fakt janë shkolla të amortizuara, janë shkolla që nuk ofrojnë laboratore, janë shkolla që nuk kanë cilësi në mësimdhënie dhe në mjete didaktike.
    Pavarësisht se u harxhuan 348 milion lekë nga taksat e qytetarëve shqiptar për të ndërtuar një shkollë të re me emrin “Eco Kampus” në Sarandë, kjo nuk u vu për 8 vite në funksion.
    Dhe më një vendimarrje të pushtetit lokal, të Bashkisë Sarandë, ata vendosen që këtë godinë të ndërtuar me taksat e qytetarëve për t’u shndërruar në një shkollë ta shëndrronin dhe ta jepnin në një tokë për oligarkët dhe klientët e pushtetit, për ta kthyer në hotele e në resorte turistike.
    Kjo është e papranushme, është kundra interesit publik dhe i lë nxënësit dhe prindërit e Sarandës në një gjëndje të mjerueshme.
    Unë i bëj thirrje sot nga Saranda, të tërhiqen nga kjo vendimarrje kundra interesit publik.
    Nga kjo vendimarrje e cila nuk i bënë nder qytetit të Sarandës dhe t`i japin mundësinë nxënësve të Sarandës që të bëjnë mësim në shkollen e re, duke e hapur atë shkolle. Duke vënë mjetet e duhura asaj shkolle dhe secili nga prindërit të jetë më i qetë kur i çon fëmijët për të studiuar me 1 turn në qytetin e Sarandës.
    Ndaj është detyra e gjithëve për të ngritur zërin për këtë realitet, që është realitet i veçantë në gjithë Europën por që e vuan edhe qyteti i Sarandës.

  • Prokurorja e Sarandës Besiana Sadikaj kundërshton pretendimet e ILD

    Prokurorja e Sarandës Besiana Sadikaj kundërshton pretendimet e ILD

    Në Këshillin e Lartë të Prokurorisë u mbyll të mërkurën seanca dëgjimore lidhur me kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ILD, për procedimin disiplinor ndaj prokurores së Sarandës, Besiana Sadikaj. Inspektorja e ILD-së, Lindita Ziguri u qëndroi parashtrimeve për shkelje nga ana e Sadikajt të rregullave e solemnitetit të sjelljes në marrëdhëniet me drejtuesin dhe personelin e administrates, si dhe u kërkua të caktohet masa vërejtje publike. Sadikaj i kundërshtoi si të pabazuara e të padrejta pretendimet dhe kërkimet e ILD-së.
    Hetimi disiplinor ndaj prokurores Sadikaj u fillua bazuar në ankesat e ish-drejtuesit të prokurorisë së Sarandës, Kledian Llaho, i cili shkarkua në gusht nga detyra prej Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Po ashtu, edhe Sadikaj depozitoi gjashtë ankesa ndaj Llahos, bazuar në të cilat KLP caktoi më parë dy masa disiplinore ndaj tij.
    Sipas ILD-së, Sadikaj rezulton se ka kryer veprime në kundërshtim me standartet e etikës, që konsiderohen sjellje të padenja, të pahijshme, pa vetëpërmbajtje, si dhe në shkelje të parimit të garantimit të besimit të publikut tek drejtësia në marrëdhënie me drejtuesin dhe personelin e administratës. ILD parashtroi se sjellja është kryer në zyrën e drejtuesit dhe për rrjedhojë nga gjasa të ndiqet dhe nga magjistratët e tjerë të së njëjtës zyrë.
    Po ashtu, u ngritën pretendime dhe për kontrollin e kryer në kompjuterat e oficerëve të policisë gjyqësore. Gjatë seancave të mëparshme dëgjimore, u pyetën në cilësinë e dëshmitarit dhe oficerë, lidhur me mënyrën e aksesimit të kompjuterave nga prokurorja Sadikaj.
    Në seancën të mërkurën, Sadikaj parashtroi se pretendimet dhe kërkimi ILD-së bazuarohet në deklarimet e ish-drejtuesit të prokurorisë dhe dy hetuesve, që sipas saj janë subjektivë. Ajo I cilësoi deklarimet e tyre të rreme dhe fyese. Po ashtu, solli në vëmendje se kanë qenë pesë oficerë dhe se nuk e di arsyen përse nuk janë pyetur dhe tre të tjerët. “Të dy ata që janë thirrur e janë yetur, kanë keqintepretuar situatën e kompjuterave”, nënvizoi Sadikaj dhe sqaroi se kontrollin e ka ushtruar për arsye se ka pasur një defekt teknik dhe se ka mësuar që një akt që kishte hartuar ajo vetë, ishte shfaqur pa arsye në një tjetër kompjuter.
    Ajo theksoi se në deklarimet e atyre që janë pyetur ka kundërthënie, pasi njëri prej tyre njëherë ka deklaruar se ka pasur dijeni për arsyen e kontrollit të kompjuterit, ndërsa herën tjetër ka mohuar të dinte arsyen.
    Sadikaj e cilësoi të papërshtatshëm termin e inspektores së ILD-së, se ka hyrë në zyrën e ish-drejtuesit si “e paftuar”. Ajo pretendoi se nuk është konsideruar deklarimi i ish-drejtuesit i cili I ka thënë se nuk del me dosje nga zyra dhe i ka tërhequr dosjet e saj me forcë. Sadikaj pohoi se ato dosje ishin të sajat dhe mbarin emrin e saj. Në vijim, shpjegoi se në e-mailin e parë që i kishte dërguar eprorit, i kishte shënuar se duhej të mbante përgjegjësi për dhunën që kishte ushtruar ndaj saj dhe tek i dyti e kishte cilësuar komunikimin e tij fyes dhe denigrues.
    Ajo shtoi se nuk është verifikuar nga ana e ILD-së, as fakti se përse ata fashikuj që i janë marrë me forcë janë mbajtur aq gjatë në zyrën e ish-drejtuesit.
    Pretendimin e ILD-së se sjellja e Sadikajt do te ndikojë keq në edukimin e magjistratëve të rinj, u konsiderua prej saj si një shkelje flagrante e të drejtave.
    Prokurorja Besiana Sadikaj pretendoi se ILD nuk ka konsideruar ankesat dhe shpjegimet e saj dhe kërkoi rrëzimin e kërkesës për caktim mase disiplinore.
    Inspektorja Ziguri vërejti se aktet dhe ankesat e dorëzuara nga subjekti nuk janë objekt i këtij hetimi disiplinor dhe prandaj nuk janë përmendur. Sipas saj, po verifikohen në kuadër të një tjetër procedure.
    Këshilli deklaroi përfundimin e seancës dëgjimore dhe u tërhoq për të marrë vendim që do të shpallet në një prej seancave pasardhëse.

  • Kryebashkiaku Çaçi në Pragë: Takim me Kryetarin e Distriktit 6 të kryeqytetit çek për shkëmbim përvojash në qeverisjen vendore

    Kryebashkiaku Çaçi në Pragë: Takim me Kryetarin e Distriktit 6 të kryeqytetit çek për shkëmbim përvojash në qeverisjen vendore

    Në kuadër të vizitës zyrtare në Çeki, Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Oltion Çaçi, zhvilloi sot një takim me Kryetarin e Distriktit 6 të Pragës, z. Jakub Stárek.
    Gjatë takimit, u diskutua mbi modelet e menaxhimit dhe administrimit të njësive vendore, si dhe mbi përvojat e suksesshme në fushat e qeverisjes lokale, shërbimeve publike, planifikimit urban dhe zhvillimit ekonomik.
    Vizita synon forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Sarandës dhe autoriteteve vendore të Pragës, me fokus në shkëmbimin e ideve që ndihmojnë në modernizimin dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.

  • Çfarë po ndodh me jugun? Pas dorëheqjes së drejtorit të Vlorës, shkarkohet drejtori i Kadastrës së Sarandës

    Çfarë po ndodh me jugun? Pas dorëheqjes së drejtorit të Vlorës, shkarkohet drejtori i Kadastrës së Sarandës

    Pas vetëm pesë muajsh në detyrë, drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Sarandë, Ilir Çibuku, është shkarkuar nga posti.
    Në raportin e fundit, zyra e Sarandës është renditur ndër drejtoritë me numër të lartë ankesash dhe me vonesa të përsëritura në procedura.
    Pas largimit të Çibukut, detyra e drejtuesit të zyrës do të mbahet përkohësisht nga një punonjës i brendshëm, deri në emërimin e drejtorit të ri.
    Nderkohë ditën e sotme edhe Genc Deromemaj, ka dhënë dorëheqjen nga detyra e kreut të Kadastrës së qytetit të Vlorës, vetëm katër muaj pas emërimit më 24 qershor 2025.
    Më herët Deromema ka qenë kreu i PD në Vlorë.
    Deromemaj ka qenë aktiv në Partinë Demokratike që prej vitit 2002, duke mbajtur poste të ndryshme, përfshirë drejtimin e degës së PD-së në Vlorë nga 2018 deri në 2022 dhe pjesëmarrje në kryesi.
    Në vitin 2015, ai kandidoi për Bashkinë e Vlorës si kandidat i PD-së, përballë Dritan Lelit.

  • Shkarkohet drejtori i Kadastrës së Sarandës për performancë të dobët

    Shkarkohet drejtori i Kadastrës së Sarandës për performancë të dobët

    Shkarkohet drejtori i Kadastrës së Sarandës për performancë të dobët
     
    Në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës ka pasur sërish lëvizje në drejtori të rëndësishme të vendit. Drejtori i Kadastrës së Sarandës, Ilir Çibuku, është shkarkuar nga detyra me urdhër të drejtoreshës së përgjithshme Lorena Goxhobelli, për shkak të performancës së dobët në ofrimin e shërbimeve dhe trajtimin e aplikimeve të qytetarëve.
     
     
     
    Burime nga institucioni bëjnë të ditur se vendimi është marrë pas një vlerësimi të brendshëm mbi eficiencën dhe cilësinë e punës në zyrat vendore, ku Saranda është renditur ndër drejtori me volum të lartë ankesash dhe vonesash në procedura.
    Në krye të institucionit është komanduar përkohësisht një punonjës i brendshëm deri në emërimin e drejtorit të ri.
     
    Kadastra e Sarandës mbetet një nga zyrat më të rëndësishme në jug të vendit, për shkak të numrit të madh të pronave në zonën bregdetare dhe interesave të larta për zhvillim turistik e urbanistik.
     
    Saranda përmbytet sërish: Ujërat e zeza dhe të bardha pushtojnë Shëtitoren pas vetëm 15 minutash shi

     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb