Tag: sarandë

  • Humbja e kontaktit të Daniel Shimës me familjen riktheu hijet e zhdukura ndër vite, historia e Belegut, Stafukës e Martinajt

    Humbja e kontaktit të Daniel Shimës me familjen riktheu hijet e zhdukura ndër vite, historia e Belegut, Stafukës e Martinajt

    personat e zhdukur

    TIRANË- ‘Po më arrestojnë!’ Ky ishte mesazhi i Daniel Shimës, ish-zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) që alarmoi edhe një herë autoritet shqiptare. Një skenar i përdorur gjerësisht për rrëmbim apo pengmarrje!
    Fatmirësisht Shima rezultoi se kishte humbur kontaktet vetëm për disa orë dhe u rikthye sërish pranë familjes, por orët pa kontakt rikthyen në opinionin publik hijet e disa viteve më parë, të të tjerë emrave të zhdukur në vend.
    Zhdukja pa gjurmë e një zyrtari të lartë të shtetit, i cili posedon informacion të dorës së parë për korrupsionin e zyrtarëve të lartë, nuk është rasti i parë. Shumë të tjerë nuk janë kthyer më pas, ndërsa familjarët presin me vite për një shenjë jete! Fati i të zhdukurve ende s’dihet!
    Me rastin ‘Shima’ ZËRI sjell në vëmendje zhdukjet dhe rrëmbimet ndër vitet e fundit që tronditën opinionin publik në Shqipëri, disa me kërcënime për të mbyllur gojën, disa për t’u hequr qafe e disa me pengmarrje që në shumë raste janë të pakthyeshme, pa një varr për ta…
    Eduart Belegu, këshilltari i dy ish-ministrave të Ekonomisë Genc Ruli dhe Dritan Prifti, njëherësh dhe ish-administratori i kompanisë së minierave “Darfo”, u shpall zyrtarisht i zhdukur prej dates në 24 mars të vitit 2010. Në komisariatin numër 1 në Tiranë paraqitet bashkëshortja e Eduard Belegut, Ilirjana, e cila denoncon zhdukjen e partnerit të saj. Për herë të fundit, ka qenë i vëllai i tij Gëzimi që ka marrë një sms nga telefoni i Eduardit.
    “Po më mërzisin prap për atë çështjen e vjetër. Do të largohem për disa ditë. Atyre thuaju që jam jashtë Tiranës. Kujdes nga shtëpia, do të telefonoj vetë”…më pas dy telefonat e tij u fikën.
    Për herë të fundit ai është parë në zonën e pallatit të sportit “Asllan Rusi”, pranë ish-fushës së Aviacionit, Tiranë. Një takim me tre persona ende të paidentifikuar edhe pas 16 vitesh dhe 8 topa me dollarë në shumën 79 mijë dollar, këto janë të vetmet detaje nga zhdukja e tij. Thanas Gjinopulli ose siç njihet ndryshe “Nasho” i ka dhënë biznesmenit shumën e lekëve në ambientet e kompanisë “Tirana Market”, më pas e ka parë Belegun të takohet me tre personat e dyshimtë, të cilët e futën me forcë në një automjet dhe më pas u larguan me shpejtësi.
    Në atë kohë, ka reaguar ashpër edhe i ndjeri Dritan Prifti. Ai akuzoi rëndë policinë se po i shmangej të vërtetës dhe veprimeve hetimore që të çonin tek zbardhja e ngjarjes. Nga hetimet nuk u zbulua asgjë, dhe sot pas shumë vitesh dosja e zhdukjes së Eduard Belegut është pa autor dhe qëndron e pezulluar në zyrat e Policisë së Shtetit. Në maj të 2019 zyrtarisht është shpallur i vdekur.
    Në 8 shkurt të 2015, qyteti i Fushë Krujës do të tronditej nga rrëmbimi i Enver Stafukës vetëm 100 metra larg Komisariatit të Policisë. Asokohe Stafuka ishte me precedentë penalë dhe u akuzua edhe për vjedhjen e mjetit që u përdor në vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt në Tiranë. Por gjykata e shpalli të pafajshëm, pasi nuk gjeti prova të implikimit të tij. Mëngjesin e 8 shkurtit, Stafuka u lajmërua në telefon nga njëri prej shokëve të tij më të afërt, i cili i kërkoi të dilte të pinin një kafe në qendër të qytetit të Fushë-Krujës. Por me të mbërritur në vendin ku kishin vendosur të takoheshin, tre persona të veshur si policë zbritën nga makina dhe pasi i vunë prangat, e futën me forcë në makinë. Më pas ata u larguan me shpejtësi në drejtim të paditur. Dyshimet e familjarëve për rrëmbimin dhe zhdukjen e tij bien mbi shokët e tij me të cilët ai shoqërohej vitet e fundit. Kjo për shkak se ai mund të tregonte krimet që kishin kryer miqtë e tij. Stafuka dyshohej se ishte pjesë e grupit të Durim Bamit dhe dyshohet të jetë rrëmbyer pikërisht për t’i mbyllur gojën, me qëllim të mos fliste, pasi bëhej fjalë për krime të rënda. Por edhe në këtë rast, nuk ka asnjë autor apo një shenjë prej tij.
    Jan Prenga u rrëmbye në janar të vitit 2020 mes qindra njerëzve dhe në qendrën e Kamzës, vetëm pak metra larg një Komisariati Policie. Mjeti, që u fiksua edhe nga kamerat në rrugë, ishte një “Range Rover”. Në mjet ishin katër rrëmbyes, tre zbritën në tokë, ndërsa drejtuesi i mjetit nuk lëvizi momentin kur Jan Prenga do të merrej me forcë, për t’u vrarë dhe zhdukur pa gjurmë sot e asaj dite.
    Jan Prenga u rrëmbye si pjesë e një pazari kokaine, ndërkohë u vra dhe u zhduk, teksa familja e tij kreu detyrimin ndaj krerëve të grupeve kriminale që e rrëmbyen në pabesi. Konkretisht vrasja e Jani Prengës erdhi pas vjedhjes së 260 kg kokainë nga vëllai i viktimës në Portin e Portsmuthit. Kokaina u vodh nga Astrit Prenga, Gëzim Shullani, Xhuliano nga Shkodra dhe një rumun. Pronarët morën hakun në Shqipëri! Fillimisht u vu në pranga tetë persona, kryesisht anëtarë të familjes Hajri, por ata u liruan një e nga një. Për gjykim u dërguan: Dritan Rexhepi, Gentjan Funiqi, Martin Bleta e Korado Kështeja. Gjithashtu të pandehur janë marrë Artan Doçaj, Aldo Majnishta dhe Geraldo Martini, SPAK pretendon se Dritan Rexhepi dhe Gentjan Funiqi (Doçaj) kanë urdhëruar rrëmbimin, ndërsa organizimi është kryer nga të pandehurit Martin Bleta e Korado Keshteja.
    Rrëmbimi është bërë në Shqipëri në datën 17.01.2020, nga të pandehurit Artan Doçaj, Aldo Majnishta, Geraldo Martini dhe një person tjetër i paidentifikuar. Edhe sot, trupi i Jani Prengës nuk është gjendur akoma…ajo që ka mbetur janë vetëm disa pamje në oborrin e resortit luksoz “Golden” në Shijak nga ku u nxor trupi i tij.
    8 gusht 2022 ishte data e fundit kur dikush pa dhe foli me Ervis Martinajn. Që nga ajo ditë, për fatin e bosit të lojërave të fatit ka pasur shumë aludime. Gazetarët dhe jo vetëm janë të ndarë në disa grupe; disa mendojnë se ai është rrëmbyer dhe është vrarë, ndërsa të tjerë besojnë se janë ai është ende gjallë, por i fshehur, larg shtetit dhe armiqve të tij. Edhe pse nuk dihet asgjë për fatin e tij, emri i Martinajt do të vazhdojë të dëgjohet për vrasje, plane “diabolike” dhe skemat që i luante kundërshtarëve të tij për t’i marrë pushtetin që dikur e kishte një nga personat më të fuqishëm në Shqipëri. 
    Martinaj ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, tha se i kishte ofruar një ‘çek të bardhë’ në këmbim të ‘kokës’ së Indrit Dokles. Sot prokuroria po heton për rrëmbim personi dhe inskenim.
    Rreth orës 18:30 të pasdites së 8 gushtit 2022, Martinaj ka dalë nga ambjentet e këtij pallati që ndodhet pas një qëndre tregtare në zonën e “Zogut të Zi” dhe më pas ka hipur në makinën tip “Audi A8” dhe është larguar në drejtim të zonën së pallatit të Sportit “Asllan Rusi”, duke dalë në rrugën “Dritan Hoxha”. Dy njerëzit e fundit që kanë shoqëruar Ervis Martinaj në datën 7 dhe 8 Gusht 2022, kanë qënë punonjësi i policisë Jeton Lami dhe një vajzë. Prokuroria ka dalë në përfundimin se i shumëkërkuari Ervis Martinaj është ‘shitur’ nga një vajzë dhe më pas është ekzekutuar, por zyrtarisht nuk ka ende asnjë version.
    Leonard Thodhori, njohur si ‘Koçole’ dhe miku i tij Fatmir Sulovari, u zhdukën pa gjurmë më datë 6 prill në afërsi të Kanalit të Çukës, në Sarandë. E para që iu drejtua komisiariatit të policisë Sarandë, për humbjen e djalit të saj, ishte nëna e 46 vjeçarit, Leonard Thodhori. Ajo tha për grupin hetues, se takimi i fundit me të birin kishte qenë paraditen e datës 6 prill, kur ajo e kishte lënë djalin e saj në gjumë, në banesë, bashkë me një shokun e tij të quajtur Miri, i  cili kishte bujtur në shtëpinë e tyre një natë më parë.
    Dyshimet kryesore janë se “Koçolja” dhe Sulovari janë vrarë e groposur në fshatin Vrinë. Thodhori ka shitur një tokë tek persona me precedentë penalë, dhe pas kësaj mes tyre ka lindur mosmarrëveshje lidhur me pronësinë dhe pagesat. Kështu që Thodhori rezulton të jetë thirrur në mirëbesim në qytetin e Sarandës për të kontaktuar me persona me të cilët ka kryer marrëveshjen, por që nuk banojnë në qytet. Për këtë mund të jenë përdorur si karrem duke shfrytëzuar njohjen dhe mirëbesimin, persona që kanë arritur ta marrin pa forcë Thodhorin dhe shokun e tij Sulovari në automjetin “Mercedes-Benz” në orët e para të 7 prillit. Pasi janë futur në automjet, dy 46-vjeçarët mendohet se kanë rënë pre e planit të rrëmbyesve të cilët me pas i kanë çuar drejt fshatit Vrinë për t’i ekzekutuar e groposur. Tashmë policia është vënë në kërkim të trupave. Ngjarja është lidhur edhe me trafikun e drogës, por teksa vitet kalojnë ende nuk ka asnjë gjurmë, veç familjarëve dhe deshmive që lidhin ngjarjet krimiale…
    Shqipëria po “tretet” teksa vendi po përjeton krimin e frikshëm, atë të zhdukjeve të njerëzve. Para droge, prostitucion, bixhoz, vrasje por edhe gjoba, krimi shton pasigurinë për jetën…teksa familjarët e të zhdukurve pa gjurmë i druhen fundit tragjik…/ZËRI

  • Një i rikthyer dhe shumë të zhdukur ‘pa nam e nishan’! Nga Stafuka te Martinaj rëmbimet që tronditën vendin

    Një i rikthyer dhe shumë të zhdukur ‘pa nam e nishan’! Nga Stafuka te Martinaj rëmbimet që tronditën vendin

    TIRANË- ‘Po më arrestojnë!’ Ky ishte mesazhi i Daniel Shimës, ish-zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) që alarmoi edhe një herë autoritet shqiptare. Një skenar i përdor gjerësisht për rrëmbim apo pengmarrje!
    Fatmirësisht Shima rezultoi i zhdukur vetëm për disa orë dhe u rikthye sërish pranë familjes, por zhdukja pa gjurmë e një zyrtari të lartë të shtetit, i cili posedon informacion të dorës së parë për korrupsionin e zyrtarëve të lartë, nuk është rasti i parë. Shumë të tjerë nuk janë kthyer më pas, ndërsa familjarët presin me vite për një shenjë jete! Fati i të zhdukurve ende s’dihet!
    Me rastin ‘Shima’ ZËRI sjell në vëmendje zhdukjet dhe rrëmbimet ndër vitet e fundit që tronditën opinionin publik në Shqipëri, disa me kërcënime për të mbyllur gojën, disa për t’u hequr qafe e disa me pengmarrje që në shumë raste janë të pakthyeshme, pa një varr për ta…
    Eduart Belegu, këshilltari i dy ish-ministrave të Ekonomisë Genc Ruli dhe Dritan Prifti, njëherësh dhe ish-administratori i kompanisë së minierave “Darfo”, u shpall zyrtarisht i zhdukur prej dates në 24 Mars të vitit 2010. Në komisariatin numër 1 në Tiranë paraqitet bashkëshortja e Eduard Belegut, Ilirjana, e cila denoncon zhdukjen e partnerit të saj. Për herë të fundit, ka qenë i vëllai i tij Gëzimi që ka marrë një sms nga telefoni i Eduardit.
    “Po me merzisin prap për ate çeshtjen e vjeter. Do te largohem per disa dite. Atyre thuaju qe jam jashte Tiranës. Kujdes nga shtëpia, do të telefonoj vetë”…më pas dy telefonat e tij u fikën.
    Për herë të fundit ai është parë në zonën e pallatit të sportit “Asllan Rusi”, pranë ish-fushës së Aviacionit, Tiranë. Një takim me tre persona ende të paidentifikuar edhe pas 16 vitesh dhe 8 topa me dollarë në shumën 79 mijë dollar, këto janë të vetmet detaje nga zhdukja e tij. Thanas Gjinopulli ose siç njihet ndryshe “Nasho” i ka dhënë biznesmenit shumën e lekëve  në ambjentet e kompanisë “Tirana Market”, më pas e ka parë Belegun të takohet me tre personat e dyshimtë, të cilët e futën me forcë në një automjet dhe më pas u larguan me shpejtësi.
    Në atë kohë, ka reaguar ashpër edhe i ndjeri Dritan Prifti. Ai akzuoi rëndë policinë se po i shmangej të vërtetës dhe veprimeve hetimore që të çonin tek zbardhja e ngjarjes. Nga hetimet nuk u zbulua asgjë, dhe sot pas shumë vitesh dosja e zhdukjes së Eduard Belegut është pa autor dhe qëndron e pezulluar në zyrat e Policisë së Shtetit. Në maj të 2019 zyrtarisht është shpallur i vdekur.
    Në 8 shkurt të 2015, qyteti i Fushë Krujës do të tronditej nga rrëmbimi i Enver Stafukës vetëm 100 metra larg Komisariatit të Policisë. Asakohe Stafuka ishte me precedentë penalë dhe u akuzua edhe për vjedhjen e mjetit që u përdor në vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt në Tiranë. Por gjykata e shpalli të pafajshëm, pasi nuk gjeti prova të implikimit të tij. Mëngjesin e 8 shkurtit Stafuka u lajmërua në telefon nga njëri prej shokëve të tij më të afërt, i cili i kërkoi të dilte të pinin një kafe në qendër të qytetit të Fushë-Krujës. Por me të mbërritur në vendin ku kishin vendosur të takoheshin, tre persona të veshur si policë zbritën nga makina dhe pasi i vunë prangat, e futën me forcë në makinë. Më pas ata u larguan me shpejtësi në drejtim të paditur. Dyshimet e familjarëve për rrëmbimin dhe zhdukjen e tij bien mbi shokët e tij me të cilët ai shoqërohej vitet e fundit. Kjo për shkak se ai mund të tregonte krimet që kishin kryer miqtë e tij. Stafuka dyshohej se ishte pjesë e grupit të Durim Bamit dhe dyshohet të jetë rrëmbyer pikërisht për t’i mbyllur gojën, me qëllim të mos fliste, pasi bëhej fjalë për krime të rënda. Por edhe në këtë rast, nuk ka asnjë autor apo një shenjë prej tij.
    Jani Prenga u rrëmbye në Janar të vitit 2020 mes qindra njerëzve dhe në qendrën e Kamzës, vetëm pak metra larg një Komisariati Policie. Mjeti, që u fiksua edhe nga kamerat në rrugë, ishte një “Range Rover”. Në mjet ishin katër rrëmbyes, tre zbriten në tokë, ndërsa drejtuesi i mjetit nuk lëvizi momentin kur Jan Prenga do të merrej me forcë, për t’u vrarë dhe zhdukur pa gjurmë sot e asaj dite.
    Jan Prenga u rrëmbye si pjesë e një pazari kokaine, ndërkohë u vra dhe u zhduk, teksa familja e tij kreu detyrimin ndaj krerëve të grupeve kriminale që e rrëmbyen në pabesi. Konkretisht vrasja e Jani Prengës erdhi pas vjedhjes së 260 kg kokainë nga vëllai i viktimës në Portin e Portsmuthit. Kokaina u vodh nga Astrit Prenga, Gëzim Shullani, Xhuliano nga Shkodra dhe një rumun. Pronarët morën hakun në Shqipëri! Fillimisht u vu në pranga tetë persona, kryesisht anëtarë të familjes Hajri, por ata u liruan një e nga një. Për gjykim u dërguan: Dritan Rexhepi, Gentjan Funiqi, Martin Bleta e Korado Kështeja. Gjithashtu të pandehur janë marrë Artan Doçaj, Aldo Majnishta dhe Geraldo Martini, SPAK pretendon se Dritan Rexhepi dhe Gentjan Funiqi (Doçaj) kanë urdhëruar rrëmbimin, ndërsa organizimi është kryer nga të pandehurit Martin Bleta e Korado Keshteja. Rrëmbimi është bërë në Shqipëri në datën 17.01.2020, nga të pandehurit Artan Doçaj, Aldo Majnishta, Geraldo Martini dhe një person tjetër i paidentifikuar. Edhe sot, trupi i Jani Prengës nuk është gjendur akoma…ajo që ka mbetur janë vetëm disa pamje në oborrin e resortit luksoz “Golden” në Shijak nga ku u nxor trupi i tij.
    8 gusht 2022 ishte data e fundit kur dikush pa dhe foli me Ervis Martinajn. Që nga ajo ditë, për fatin e bossin e lojrave të fatit ka pasur shumë aludime. Gazetarët dhe jo vetëm janë të ndarë në disa grupe; disa mendojnë se ai është rrëmbyer dhe është vrarë, ndërsa të tjerë besojnë se janë ai është ende gjallë, por i fshehur, larg shtetit dhe armiqve të tij. Edhe pse nuk dihet asgjë për fatin e tij, emri i Martinajt do të vazhdojë të dëgjohet për vrasje, plane “diabolike” dhe skemat që i luante kundërshtarëve të tij për t’i marrë pushtetin që dikur e kishte një nga personat më të fuqishëm në Shqipëri. 
    Martianj ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, tha se i kishte ofruar një ‘çek të bardhë’ në këmbim të ‘kokës’ së Indrit Dokles. Sot prokuroria po heton për rrëmbim personi dhe inskenim.
    Rreth orës 18:30 të pasdites së 8 gushtit 2022, Martinaj ka dalë nga ambjentet e këtij pallati që ndodhet pas një qëndre tregtare në zonën e “Zogut të Zi” dhe më pas ka hipur në makinën tip “Audi A8” dhe është larguar në drejtim të zonën së pallatit të Sportit “Asllan Rusi”, duke dalë në rrugën “Dritan Hoxha”. Dy njerëzit e fundit që kanë shoqëruar Ervis Martinaj në datën 7 dhe 8 Gusht 2022, kanë qënë punonjësi i policisë Jeton Lami dhe një vajzë. Prokuroria ka dalë në përfundimin se i shumëkërkuari Ervis Martinaj është ‘shitur’ nga një vajzë dhe më pas është ekzekutuar, por zyrtarisht nuk ka ende asnjë version.
    Leonard Thodhori, njohur si ‘Koçole’ dhe miku i tij Fatmir Sulovari, u zhdukën pa gjurmë më datë 6 prill në afërsi të Kanalit të Çukës, në Sarandë. E para që iu drejtua komisiariatit të policisë Sarandë, për humbjen e djalit të saj, ishte nëna e 46 vjeçarit, Leonard Thodhori. Ajo tha për grupin hetues, se takimi i fundit me të birin kishte qenë paraditen e datës 6 prill, kur ajo e kishte lënë djalin e saj në gjumë, në banesë, bashkë me një shokun e tij të quajtur Miri, i  cili kishte bujtur në shtëpinë e tyre një natë më parë.
    Dyshimet kryesore janë se “Koçolja” dhe Sulovari janë vrarë e groposur në fshatin Vrinë. Thodhori ka shitur një tokë tek persona me precedentë penalë, dhe pas kësaj mes tyre ka lindur mosmarrëveshje lidhur me pronësinë dhe pagesat. Kështu që Thodhori rezulton të jetë thirrur në mirëbesim në qytetin e Sarandës për të kontaktuar me persona me të cilët ka kryer marrëveshjen, por që nuk banojnë në qytet. Për këtë mund të jenë përdorur si karrem duke shfrytëzuar njohjen dhe mirëbesimin, persona që kanë arritur ta marrin pa forcë Thodhorin dhe shokun e tij Sulovari në automjetin “Mercedes-Benz” në orët e para të 7 prillit. Pasi janë futur në automjet, dy 46-vjeçarët mendohet se kanë rënë pre e planit të rrëmbyesve të cilët me pas i kanë çuar drejt fshatit Vrinë për t’i ekzekutuar e groposur. Tashmë policia është vënë në kërkim të trupave. Ngjarja është lidhur edhe me trafikun e drogës, por teksa vitet kalojnë ende nuk ka asnjë gjurmë, veç familjarëve dhe deshmive që lidhin ngjarjet krimiale…
    Shqipëria po “tretet” teksa vendi po përjeton krimin e frikshëm, atë të zhdukjeve të njerëzve. Para droge, prostitucion, bixhoz, vrasje por edhe gjoba, krimi shton pasigurinë për jetën…teksa familjarët e të zhdukurve pa gjurmë i druhen fundit tragjik…

  • Horror në mes të Tiranës zhduket ish zyrtari i lartë, u shkarkua nga Karçanaj dhe u kërcënua nga Rama, tenderët e…

    Horror në mes të Tiranës zhduket ish zyrtari i lartë, u shkarkua nga Karçanaj dhe u kërcënua nga Rama, tenderët e…

    Një tjetër mister i errët ka përfshirë kryeqytetin (Tiranën). Ish-zv/drejtori i AKSHI-t, Daniel Shima, është zhdukur pa lënë gjurmë, duke ndezur alarmin për një skandal të ri me prapaskena të errëta dhe horrori. Familjarët kanë raportuar dje humbjen e kontaktit me të, ndërsa policia konfirmon se nuk ka asnjë urdhër arresti ndaj tij. Shima nuk është një emër i panjohur. Ai u shkarkua nga Mirlinda Karçanaj, ditën kur kjo u thirr në SPAK, ndërsa ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar publikisht se Shima ishte kërcënuar nga vetë kryeministri Rama për të heshtur mbi një tender gjigant prej 43 milionë eurosh. Por zhdukja e tij i shtohet zinxhirit të errët të emrave të bujshëm që janë zhdukur në Shqipëri dhe që kanë pasur fërkime me politikën: Eduart Belegu (2010), Ervis Martinaj (2022)… dhe tani Daniel Shima (2025). Dyshimet janë të forta: a kemi të bëjmë me një inskenim, një pengmarrje kriminale apo një heshtje të dhunshme për aferat e AKSHI-t?
    Policia ka nisur kontrollet dhe po heton lëvizjet e fundit të tij, por çdo orë që kalon e thellon më shumë misterin. Familja e 34-vjeçarit kërkon përgjigje, ndërsa opinioni publik përballet me një tjetër episod horror, ku politika, tenderët dhe krimi përzihen në mënyrë shpërthyese. Pra kjo panoramë tregon qartë se Tirana është kthyer në skenën e zhdukjeve enigmatike. Pas Belegut dhe Martinajt, radha i erdhi Shimës. Ndërkohë që pyetja që lind tani është se kush është tjetri që do ketë fatin e tyre? Më poshtë po pasqyrojmë detaje nga zhdukja e personave “VIP” të sipërpërmendur.
    Denoncimi për zhdukjen e Shimës
    Konkretisht ish-zv drejtori i Përgjithshëm i AKSHI-t, Daniel Shima, rezulton i zhdukur prej mesditës së djeshme në Tiranë. Familjarët janë paraqitur dje në Komisariatin nr. 1 mbi dyshimet se mund të jetë arrestuar, pasi në një komunikim me një njeri të afërt, jo familjar, Shima është shprehur se po e arrestonin. Por nga verifikimet e deritanishme ka rezultuar se nuk ka asnjë arrest ndaj tij. Në këtu kushte familjarët kanë bërë kallëzim për zhdukje në polici, i cili është bërë nga nëna e Shimës.
    Ndërkohë, nuk përjashtohet mundësia që ngjarja të jetë e inskenuar, por edhe një pengmarrje e mundshme. Nga policia, janë kryer disa kontrolle deri tani, por ende nuk është gjetur, ndërsa po punohet me kontaktet që ai ka pasur dhe lëvizjet e tij të ditëve të fundit. Tiranë/Informacion. Më datë 20.08.2025, rreth orës 17:00, në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasja M. Sh., e cila ka kallëzuar se ditën e sotme ka humbur kontaktet me djalin e saj, shtetasin D. Sh., 34 vjeç. Shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe për gjetjen e tij”, njoftoi dje policia.
    Kush është Daniel Shima?
    “Danieli u kërcënua” fjalët e Arben Ahmetajt
    Por Z. Shima, i cili ka mbajtur për disa kohë postin e nëndrejtorit të AKSHI-t, detyrë nga e cila është larguar në vitin 2024, nuk është i panjohur për opinionin e gjerë. Emri i tij u përmend nga ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj, gjatë një interviste në 27 korrik 2024, kur pretendoi se Shuma ishte kërcënuar nga vetë kryeministri Edi Rama “të mbyllte gojën” për një tender me vlerë disa miliona euro. Ai foli dhe për një përgjim ambiental të kapur nga SPAK për tendera në vlerën e 43 milionë eurove ose 43 miliardë lekëve, përmes Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. “AKSHI është tmerr. Danieli është kërcënuar. Tani ata që e kuptojnë e dinë shumë mirë që të mbylli gojën. Danieli është kërcënuar nga vetë kryeministri që të mbyllë gojën. Le të dalë e të bëjë batuta, jo tha…” deklaroi atëherë Ahmetaj.
    Daniel Shima ka mbajtur postin e zëvendës drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, një ndër zyrtarët më të lartë të kësaj agjencie, direkt pas drejtueses Mirlinda Karçanaj dhe u shkarkua ditën që shefja e tij Mirlinda Karçanaj u thirr në Prokurorinë e Posaçme, më 19 mars 2024. Drejtuesja e agjencisë më të rëndësishme për menaxhimin dhe përmirësimin e sistemeve të teknologjisë dhe informacionit në institucionet shtetërore shqiptare, është marrë për disa orë në pyetje më 19 Mars 2024 në ambientet e SPAK dhe menjëherë pas daljes prej atje, është kthyer në zyrë dhe mësohet se firmosur shkarkimin e Daniel Shimës, tashmë një person i konsideruar i zhdukur.
    24 Mars 2010
    Eduart Belegu rrëmbehet e zhduket në mes të Tiranës
    Ndërkohë kujtojmë edhe Eduart Belegu, ish-këshilltari i ministrit të Energjitikës, rezulton i zhdukur prej 24 marsit të vitit 2010. Administratori i kompanisë koncesionare “Darfo” në Elbasan, ka dalë nga shtëpia e tij dhe nuk është kthyer më. Prej pasdites së asaj date, telefoni i tij ka rezultuar vazhdimisht i fikur, ndërsa makina e tij “Range Rover”, është gjetur e parkuar në parkingun e një blloku pallatesh në Laprakë. Dy ditë para se të zhdukej, Belegu ishte paraqitur pranë Policisë Gjyqësore, ashtu siç kishte dhënë vendimin Gjykata e Lartë. Belegu kishte qenë kandidat për deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim, në vitin 2005, ndërsa ishte një nga përfaqësuesit e strukturave të këtij subjekti politik që nga themelimi i saj e me edhe një nga kontribuuesit financiar në fushatat elektorale. Kur ish-ministri Dritan Prifti, mori detyrën në shtator të vitit 2009, Belegun e perzgjodhi në stafin e tij, si një nga njohësit më të mirë në vend, të industrisë së kromit.
    Me të marre detyrën Belegu, ngriti një ekip kontrolli, për të hetuar dhe shqyrtuar të gjitha dosjet e koncesioneve dhe të licensimit të kompanive të kromit në zonën e Bulqizës. Ky hetim me sa duket nuk u prit mirë dhe vetëm pak javë më pas, më 16 nëntor 2009, Belegu u nxor jashtë loje me një urdhër arresti të Prokurorisë së Elbasanit. Eduart Belegu e cilësoi arrestimin si sulm politik ndaj tij për shkak të interesave qe kishte prekur në industrinë e kromit. Ndërkohë, Ilir Meta, në atë kohë zëvendëskryeministër, e cilësoi Belegun, si një personazh të korruptuar që duhej të mbante përgjegjësi ligjore për shkeljet që kishte bërë. Në këto kushte, ish-ministri Dritan Prifti, nuk pati mundësi ta mbronte dhe firmosi shkarkimin e tij. Vetëm 3 muaj më vonë, pasi zhurma ishte shuar, Gjykata e Lartë më 10 shkurt të vitit 2010, e liroi nga burgu Belegun duke zëvendësuar masën e sigurisë në detyrim paraqitje. Kjo dosje nuk u hetua kurrë dhe askush nuk u dënua për të, duke hedhur dyshime se ishte një histori me akuza të ngritura vetëm për të larguar nga funksionet shtetërore Eduart Belegun.
    E megjithatë duket se nuk u mjaftuan me kaq. Pas më shumë se një muaj më vonë, më 24 mars të vitit 2010, u organizua rrëmbimi dhe zhdukja pa lënë gjurmë e biznesmenit Belegu. Vitet e fundit, shumë rrëmbime që janë mbyllur me persona të zhdukur e dyshime për vrasjen e tyre, kanë si emërues të përbashkët lëndët narkotike, por edhe pazare të tjera krimesh që prishen gjatë rrugës. Shumë familje në Vlorë e Sarandë jetojnë me ankthin e vdekjes sapo gjendet një kufomë e dekompozuar, apo deti nxjerrë në breg trupa të pa jetë. Zhdukja e të rinjve, peshkatarëve, emigrantëve apo biznesmenëve, përgjatë viteve 2015-2018 në qytetet buzë Jonit, u kthye në një shqetësim serioz. Një pjesë e hetimeve u kryen nga Prokuroria e Vlorës e një pjesë u morën përsipër nga Krimet e Rënda.
    9 Gusht 2022
    Denoncohet i zhdukur Ervis Martinaj, ishte në kërkim nga Policia
    Nga ana tjetër kujtojmë se më datë 10 gusht 2022, shtetasi Faik Martinaj, xhaxhai i Ervis Martinajt, banues në Fushë- Kuqe, paraqiti një kallëzim penal në Komisariatin e Policisë Kurbin. Në dosjen e Prokurorisë thuhet se, kallëzuesi bëri me dije se më datë 9 gusht kishin humbur kontaktet me nipin e tij, ndërkohë që ky i fundit ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Gjykata e Posaçme, më datë 17 maj 2022 ka caktuar ndaj Ervis Martinajt masën e sigurimit personal “arrest në burg” për 4 vepra penale, një prej të cilave, grup i strukturuar kriminal. Faik Martinaj, në kallëzimin e tij ka shpjeguar se më datë 9 gusht 2022, rreth orës 22.00, janë njoftuar nga një i afërmi i tyre që ndodhet jashtë shtetit dhe që për arsye sigurie nuk e identifikon me emër, i cili kishte humbur kontaktet me nipin e tij Ervis Martinaj.
    Telefoni i tij rezultonte i fikur, çka e bënte të dyshonte se mund të ishte zhdukur nga persona të paidentifikuar. Faik Martinaj shpjegonte se që prej kohës që nipi i tij Ervisi është shpallur në kërkim nga organet e drejtësisë, ai dhe familja e tij nuk kishin pasur kontakte me të dhe nuk kishin dijeni për vendndodhjen e tij. I pyetur lidhur me motivet dhe personat që mund të jenë përfshirë në zhdukjen e nipit të tij, Faik Martinaj sqaronte se që prej dhënies së dëshmisë së shtetasit Nuredin Dumani, i cili e akuzonte nipin e tij Ervisin për disa krime të rënda, kishin filluar edhe problemet për të. Ai ka hedhur dyshime për grupe kriminale dhe posaçërisht tek shtetasi Endrit Dokle. Lidhur me faktin e kallëzuar është pyetur si person që ka dijeni për veprën penale edhe shtetasi Mustafa Martinaj, babai i shtetasit Ervis Martinaj, i cili ka dhënë të njëjtat shpjegime lidhur me kohën dhe rrethanat e zhdukjes së djalit të tij. Ai ka deklaruar se kontakti i fundit me të, kishte qenë në datë 9 gusht 2022, në orën 19:30, me të afërmin e tyre që ndodhet jashtë shtetit dhe që nuk tregohet se kush është. Pas këtij kallëzimi, Prokuroria ka regjistruar procedim penal për rrëmbim personi, por nuk është zbuluar asgjë rreth vendndodhjes së Ervis Martinajt. Është hetuar në disa drejtime nga ana e organit të akuzës, janë vënë në përgjim shumë persona, por deri më sot nuk është konkluduar asgjë.
    Ai konsiderohet “i humbur”, edhe pse ka pasur aludime se mund të jetë vrarë. Por për aq kohë sa nuk ka një trup të pajetë, nuk ka as vrasje. E për aq kohë sa kjo nuk mund të provohet, nuk mund të përjashtohet as mundësia që Ervis Martinaj të jetë gjallë. Për Policinë e Shtetit, fakti që prej zhdukjes së tij, nuk kishte pasur ngjarje kriminale, të paktën përplasje me armë mes grupeve siç kishin ndodhur më parë, shpjegonte dobësimin e grupit të tij. Kjo e dhënë ishte edhe një lloj indikacioni që e shtynte Policinë të mendonte se Ervis Martinaj edhe mund të ishte vrarë. Por ngjarja e 12 marsit 2023 në “Don Bosko”, ky një grua e pafajshme u vra në lokalin e Fatjon Muratajt, duket se e ringjalli duke kthyer hijen e tij. Rivaliteti mes tij dhe Martinajt bëri hetuesit të besojnë për riaktivizimin e grupit të tij. E pse jo, ta konsiderojnë edhe një herë aktiv. “Njerëz që zhduken”, tashmë është kthyer në fenomen. Teksa hetuesit janë në ndjekje të gjurmëve e provave, familjarëve çdo ditë e më shumë u shuhen shpresat se ata mund të jenë gjallë. Me sytë herë nga deti e herë nga policia, tashmë ata janë dorëzuar. Kërkojnë vetëm një varr ku t’i qajnë.

  • Koçiu: Ish-godina e maternitetit të Sarandës, nga hapësirë e braktisur në qendër shumëfunksionëshe

    Koçiu: Ish-godina e maternitetit të Sarandës, nga hapësirë e braktisur në qendër shumëfunksionëshe

    Ish-godina e maternitetit të Sarandës, në kuadër edhe të rijetësimit të aseteve publike, po shndërrohet në një qendër shumëfunksionëshe për të rinjtë, investim i Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu dhe drejtori i FSHZH-së, Dritan Agolli, panë nga afër zbatimin e këtij projekti, ku godina e ndërtuar që në vitin 1930 dhe e braktisur prej vitesh, do të shërbejë si një qendër edukimi praktik, muze si dhe hapësirë sociale dhe kulturore. Koçiu tha se synimi është të krijohet një model i qëndrueshëm që mbështet zhvillimin lokal, turizmin dhe përfshirjen e të rinjve në jetën aktive të qytetit.
    “Kjo është një super godinë e bukur në një nga lokacionet më atraktive të qytetit të Sarandës që shërbimin shëndetësor që ofrohej për nënat dhe foshnjat e tyre, e kemi transferuar në një godinë tërësisht të re në ambientet e spitalit të Sarandës, duke ia lënë qytetit këtë godinë tashmë të administruar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit i cili po e transformon dhe do ta kthejë në funksion jo vetëm të të rinjve dhe fëmijëve, por edhe të kujtdo tjetër që vjen për të marrë shërbim social dhe edukativ”, tha Koçiu, duke shtuar se ky investim e kthen edhe në një zonë muzeale me të gjitha atraksionet që ka Saranda. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu nënvizoi se në këtë hapësirë do mund të zhvillohen kurse për të rinjtë për t’u aftësuar me njohuri të cilat mund t’i venë në praktikë. Nëpërmjet këtij investimi synohet që të rinjtë e Sarandës të mund të praktikohen duke përfituar përvojë në shërbime të ndryshme të domosdoshme për qytetin turistik. Gjithashtu, projekti i FSHZH-së e kthen godinën e stilit italian edhe në një atraksion të ri për Sarandën ku do të ruhet jo vetëm pjesa e muzeut, e vjetra, por do të shërbejë si një zonë shërbimesh me përdorim shumë të gjerë për të tërhequr turistët e huaj.

  • Gonxhja: Atmosferë super në Sarandë me Solar Music Festival

    Gonxhja: Atmosferë super në Sarandë me Solar Music Festival

    Solar Music Festival dhuroi një superatmosferë në Sarandë.

    Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ndau sot foto nga ky festival teksa u shpreh se, për dy net radhazi, bregdeti i Jonit u ndez me ritme elektronike, drita magjike dhe energji që nuk u shua deri në orët e vona të mbrëmjes.

    Festivali u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, si pjesë e nismave që i japin turizmit veror më shumë energji, gjallëri dhe një dimension kulturor.

    Solar Music Festival, i cili mbahet prej disa vitesh, sjell në qytetin e bukur të Sarandës DJ të nivelit botëror, artistë dhe muzikantë të njohur e jo vetëm.

    Ky festival është kombinimi i muzikës së mirë, festave të jashtëzakonshme në anije, si edhe të pushuarit në plazh përgjatë ditës.

    Festivali ka një program argëtues të jetës së natës, ndryshe nga festivalet e tjerë./atsh/KultPlus.com

  • Të huajat si “skllave seksi”, si u kthye Shqipëria në “oaz” për shërbime seksuale

    Të huajat si “skllave seksi”, si u kthye Shqipëria në “oaz” për shërbime seksuale

    Në 2 vite e gjysmë 64 shtetase të huaja janë proceduar për shfrytëzim prostitucioni. Shqipëria është kthyer në një atraksion turistik duke shtuar edhe numrin e vajzave që shfrytëzohen për shërbime seksuale.Policia deklaron se ato vinë kryesisht nga Amerika Latine, Azia, Afrika dhe Europa Lindore. Vatrat kryesore të prostitucionit janë Tirana, Durrësi, Vlora, Saranda, Elbasani dhe Shkodra. Sipas Qendrës Vatra, një pjesë e vajzave vijnë nëpërmjet agjencive të punësimit, për të punuar si kameriere, balerina,apo bariste apo edhe me vizë turistikë dhe përfundojnë viktima të trafikimit.
    Dy muajt e Xh.Sh, mes Sarandës dhe Vlorës, nuk ishin aspak për turizëm, teksa bashkë me shoqen e saj nga 16 maji i këtij viti dhe deri më 18 korrik, e gjetën veten në dy dhoma të një apartamenti, ku në kohë të shpeshta “bujtnin” burra të ndryshëm për të marrë shërbime seksuale. Një muaj pasi u ndalua nga strukturat policore, tek Xh.Sh. (shënim, për arsye sigurie dhe etike, inicialet janë të ndryshuara), duket trauma, frika, përunjësia për strehën dhe ushqimin që merr falas por edhe drama që e mundon. Në rrëfimin për Faktoje.al, mes pasigurisë dhe frikës, më shumë fajëson veten sesa “tutorin” e paidentifikuar ende. “Për shkak të një zgjedhjeje të gabuar dhe besimit të gabuar te një person kalova këtë situatë, këto janë të gjitha vendimet e mia, kështu që duhet të mbaj pasojat”-thotë për Faktoje.al, 38-vjeçarja Xh.Sh, e cila tregon me shumë vështirësi se ka ofruar shërbime seksuale për deri në pesë burra në ditë. 38-vjeçarja ka një djalë të mitur në Kinë. Kjo është dhe brenga e saj më e madhe. Prej ditës që shkeli në Rinas iu morr pashaporta nga tutori i saj i cili ende është i pa identifikuar.
    “Natën qaj më shumë. Më merr malli për djalin”-thotë ajo ndërsa shtrëngon duart vazhdimisht dhe jep përgjigje fare të shkurtra kur pyetet për njerëzit që e shfrytëzuan. Frikë dhe kujdes pasi ende nuk e di fatin e saj, ndonëse nga policia rasti i është referuar për “ushtrim prostitucioni” dhe është njohur si “viktimë trafiku”.
    Kjo është një copëz jete e një gruaje kineze që u gjet në Shqipëri në oazin e prostitucionit, i cili në tre vitet e fundit ka ardhur në rritje po aq shumë sa edhe turizmi në vendin tonë.
    Nga 4 kontinente
    Në vitet e fundit për shkak edhe të rritjes së numrit të turistëve të huaj, grupe kriminale të mirëorganizuara e konsiderojnë Shqipërinë një oaz të mundshëm për të sjellë në vendin tonë gra me qëllimin e shfrytëzimit të prostitucionit. Sipas burimeve zyrtare të Policisë së Shtetit, Azia, Amerika Latine, Afrika, por dhe Europa Lindore janë katër kontinentet; të cilat thuajse gjatë gjithë vitit dhe veçanërisht në sezonin veror vijnë me viza turstike apo leje pune; vajza të cilat janë në risk të lartë të shfrytëzimit të prostitucionit. “Aktualisht, po identifikojmë viktima nga kontinente të ndryshme (Afrika, Azia dhe Amerika Latine), që sillen në Shqipëri ose tranzitojnë përmes territorit tonë. Në të njëjtën kohë, kemi raste ku gra shqiptare dhe të huaja luajnë role organizuese në këto rrjete, jo thjesht si viktima”- thotë për Faktoje.al Policia e Shtetit.
    “Po identifikojmë vajza që vijnë nga vende si Gana, Filipine, Kina, Brazili, Vietnami, Kolumbia, Ukraina, Bjellorusia, Azerbajxhani, Peruja etj”-theksojnë strukturat e rendit. Gjithashtu edhe përfaqësuesja e Qendrës “Vatra” në Vlorë, Entela Avduli, në një reagim për Faktoje.al tregon se rastet e trafikut të shtetaseve të huaja që shfrytëzohen për të ofruar favore seksuale ka ardhur gjithnjë e në rritje.
    “Në 2024 nga të gjitha qendrat janë 39 raste të trajtuara ku pjesa më e madhe janë vajza të trafikuara për qëllime prostitucioni, kryesisht janë nga Azia dhe Amerika Latine. Ndërsa përgjatë këtij viti vetëm në qendrën tonë kemi 22 gra që po trajtohen”-thotë Avduli
    Shifrat e policisë “Prostitucioni me të huaj në rritje”
    “Për vitin 2023 – janë 70 raste të evidentuara(operacione të policisë), me 161 autorë, (2 autorë, shtetas të huaj). Për vitin 2024 janë 76 raste të evidentuara, me 133 autorë (27 autorë, shtetas të huaj) dhe për periudhën janar – qershor 2025, janë 37 raste të evidentuara, me 81 autorë (25, shtetas të huaj)”-thonë për Faktoje.al burimet zyrtare të Policisë së Shtetit të pyetur mbi numrin e shtetasve të huaj të përfshirë në trafikim dhe ushtrim prostitucioni. Shifrat janë për rastet e referuara për “shfrytëzim prostitucioni”, përkatësisht neni 114 i Kodit Penal, ndërsa numri i personave të proceduar në gjendje të lirë për ushtrim prostitucioni është shumë herë më i lartë
    Prostitucioni: Me leje pune balerina dhe barisite
    Identifikimi që në nisje është mjaft i vështirë për strukturat e Policisë së Shtetit. Vajza që mbërrijnë nga vendet aziatike, Amerika Latine, Afrika dhe Europa Lindore vijnë në dy forma; me viza turistike ose me viza pune. “Kanë ardhur nëpërmjet agjencive të punësimit, për të punuar si kameriere, balerina, bariste etj, por kanë ardhur edhe me viza turistike. Rastet që kemi trajtuar kanë qenë rrjete të mirëfilllta, që i organizojnë në trafikun e prostitucionit. Dikush u gjente punë, pastaj rekretuesi, dikush që i gjente ambientet, apo edhe klientët”-thotë një nga drejtueset e qendrës Vatra, Entela Avduli. Kjo qendër trajton specifikisht rastet e trafikut dhe ofron shërbime pasiko-sociale, por edhe strehë dhe siguri për viktimat e trafiqeve. Rastet që zbulohen nga strukturat policore referohen në tri qendrat “Vatra” në të gjithë vendin, por edhe nga OJQ të tjera që merren enkas me strehimin dhe integrimin e viktimave të trafikut, vendase dhe të huaja.
    Prostitucioni “elitar”. Vajzat zgjedhin klientët.
    “Janë disa faqe online që nga verifikimet tona rezutojnë të regjistruara nga IP në Ukrainë të cilat funksionojnë me qëllim prostitucioni. Vajzat bisedojnë online me klientët, shqiptarë ose të huaj, tregojnë moshën, foto etj dhe pasi përcaktojnë çmimin dhe dakordësohen për shërbimet seksuale që ofrojnë, lenë takim në një vend të caktuar, që mund të jetë një apartament i marrë pa kontratë qiraje, ose motel”- thotë për Faktoje.al në kushtet e anonimatit një oficer policie i sektorit të atitrafiqeve. Ky lloj prostitucioni cilësohet edhe si më “elitar”, pasi janë vetë vajzat që zgjedhin këtë formë në mënyrë disi të pavarur dhe të përfshira janë kryesisht shtetase nga Europa Lindore, dhe Amerika Latine. Pagesa për shkon nga 100-300 euro.
    Një tjetër formë mbulimi e prostitucuionit mbesin qendrat e masazheve, por edhe ato estetike. “Janë të shumta qendrat e masazheve, kryesisht ato që punësojnë të huaja të cilat ofrojnë edhe shërbime seksuale kundrejt pagesës”-thotë efektivi, ndërsa shton se kanë pasur sukses në goditjen e rrjeteve në disa raste kur vetë agjentët kanë shkuar në këto qendra si të infiltruar dhe më pas janë zbuluar gra dhe vajza që ushtronin prostitucion kundrejt pagesës.
    Qendrat e masazheve” Strehë prostitucioni “
    “Ajo që ndodh shpesh është se një grua më në moshë që ka ushtruar ose ka shfrytëzuar gra për shërbime seksuale, menaxhojnë “de facto” këto qendra dhe gratë e punësuara ku u përcakton çmimet, u krijon një lloj sigurie, por në shumë raste i mbajnë të izoluara duke u marrë pasaportat, apo edhe kërcënuar se nëse largohen ose denocojnë do kenë pasoja”-thotë efektivi i Antitrafikut, ndërsa shton se janë kryesisht shtetase aziatike, që shërbimet sesuale kundrejt pagesës i mbulojnë nëpërmjet qendrave të masazheve.
    Një tjetër formë është edhe shfrytëzimi i prostitucionit nga individë, të cilët ose zotërojnë ose janë të lidhur me një pjesë të pronarëve apo administratorëve të bareve, lokaleve të natës ose hoteleve të ndryshme. “Në lokale nate apo hotele të vogla kemi zbuluar raste që shtetase të ndryshme të huaja, por edhe shqiptare në dukje punojnë si ballerina apo edhe kameriare dhe bariste, por kur klientë të ndryshëm kërkojnë shërbime sekasuale u ofrohet prej tyre”-thotë agjenti, ndërsa thekson se kjo është një formë shfrytëzimi më e rëndë, pasi shpesh këto gra keqtrajtohen dhe u mbajnë shuma të konsideruara parash nga shfrytëzimi seksual.
    “Gratë” që shfrytëzojnë gratëSkema e rekrutimit dhe rrjeti i shfrytëzimit..
    Edhe pse rastet e shfrytëzimit të prostitucionit janë gjithnjë e në rritje, ku të implikuara janë gra, numri i të dënuarve apo të paraburgosurve për këtë vepër penale është i ulët. Të dhënat zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve tregojnë se pesë gra, një me dënim të formës së prerë dhe katër të tjera në paraburgim, janë të proceduara për shfrytëzim prostitucioni. Megjithatë numri i grave të proceduara me masa sigurie “arrest shtëpie” “detyrim paraqitje” apo “hetim në gjendje të lirë” një pjesë e madhe të huaja janë të shumta, kjo edhe për vetë faktin se gjykata merr në konsideratë faktin që janë gra, duke i lënë në masa të buta sigurie.
    “Kemi parë raste gjithnjë e më tepër ku grupe të organizuara të huaja po implikohen në shfrytëzim për prostitucion ose vepra të tjera kriminale”-thotë përfaqësuesja e Qendrës Vatra, Entela Avduli. “Rastet kanë ardhur të rekrutuara. U është gjetur ‘puna’, dikush i pret në Rinas, që është një taksist i caktuar specifikisht vetëm për këto persona, i dërgon në një hotel, ose shtëpi të marra me qira dhe më pas këto gra ofrojnë shërbime seksuale kundrejt pagesës”-shton Avduli.
    Një fakt që pohohet edhe nga strukturat policore të cilat theksojnë se nuk në shumicën e rasteve të zbuluara gratë e shfrytëzuara kanë ardhur më dëshirë dhe ishin në dijeni se do të shfrytëzoheshin për qëllime prostitucioni, por me kalimin e kohës ata vihen nën trysni nga këto rrjete kriminale që u mbajnë pasaportat, apo edhe i kërcënojnë me të afërm që kanë lënë në vendlindjen e tyre.
    Një sy i mbyllur për turizmin?
    Ndërsa rastet e grave të huaja që ofrojnë shërbime seksuale në Shqipëri është në rritje, strukturat e rendit janë disi të papërgatitura dhe kjo për faktin se ku lloj prostitucioni nuk ka elementët e dhunës klasike nga grupe që shfrytëzojnë kundër dëshirës së tyre gra. Mjaft prej tyre përzgjedhin Shqipërinë për ushtrim prostitucioni kundrejt pagesës nisur edhe nga numri i lartë i turistëve të huaj në vend.
    “Është gati si ‘kërkesë-ofertë’ për shërbimet seksuale kundrejt pagesës dhe jo rastësisht përgjatë sezonit turistik gratë që ofrojnë shërbime seksuale kundrejt pagesës zhvendosen në zonat bregdetare”-pohon një burim policor për Faktoje.al. Të njëjtën qëndrim mbajti edhe Avduli duke iu referuar rasteve të trajtuara nga qendra Vatra. Zonat më problematike janë Tirana, Durrësi, Vlora, Saranda, Elbasani dhe Shkodra. “Policia e Shtetit ka hartuar dhe është duke zbatuar një plan të detajuar masash për sezonin turistik veror 2025, me fokus të veçantë në zonat turistike, për të garantuar rendin, sigurinë publike dhe për të parandaluar veprimtaritë kriminale, përfshirë edhe trafikimin për qëllime prostitucioni”-thotë zyrtarisht policia.
    Viktimat e trafikimit:Të ikim sa më parë!
    Vajzat e trafikuara dhe të proceduara për ushtrim prostitucioni dërgohen në qendrat e trajtimit dhe nën monitorimin e vazhdueshëm të policisë dhe Zyrës së Emigracionit dhe Azilit. “Pjesa më e madhe riardhesohen me vulllnetin e tyre. Ndërsa një pjesë tjetër qëndrojnë këtu dhe i kemi gjetur punë të sigurt pasi marrin një leje të posaçme qëndrimi nga zyrat e Emigracionit dhe Azilit”-thotë përfaqësuesja e Qendrës Vatra, Entela Avduli, ndërsa shton se zakonisht në qendra qëndrojnë deri në tre muaj, por ka edhe një vështirësi tjetër të madhe në lidhje me pjesën e dokumenteve. Shuma nga gratë e kapura dhe proceduara për “ushtrim prostitucioni” nuk kanë pasaportë pasi tutorët e tyre ua kanë marrë që në momentin e parë që kanë shkelur në tokën shqiptare. “Për viktimat e trafikimit në përgjigjësi, si për të huaja ashtu edhe shqiptare ajo që ne identifikojmë është maja e aizbergut, sepse trafikimi është proces dhe fenomen me rrjete dhe mënyra të tilla që duan kohë që të identifikohen dhe shkatërrohen”-thekson Avduli. Një prej tyre është edhe Xh.Sh e cila në rrëfimin e saj pohon se pasaportën ia mori “dikush që se njihja”, por që i kishte thënë se e priste një jetë më e mirë, pak pasi të mbërrinte në Shqipëri. “Erdha sepse dikush më tha se do të më ndihmonte të merrja një vizë për në Itali, ku është e lehtë të shkosh nga këtu”-thotë Xh.Sh, por ajo që gjeti ishte dy muaj skllavëri dhe një dramë që vijon, pa identitet dhe me brengën për djalin e lënë në Kinë për të cilën thotë se kujdeset një i moshuar. “Ndoshta nuk do t’i tregoj fëmijës tim, sepse nuk dua që fëmija im të turpërohet për mua…”-mbyll rrëfimin Xh.Sh, një nga qindra gra të huaja që Shqipërinë e shohin si oaz ku mund të fitohet nëse ofron shërbime seksuale. /Faktoje.al

  • Gjykata e Apelit rrëzon Prokurorinë e Sarandës: OPGJ rikthehet në detyrë

    Gjykata e Apelit rrëzon Prokurorinë e Sarandës: OPGJ rikthehet në detyrë

    Gjykata e Apelit rrëzon Prokurorinë e Sarandës: OPGJ rikthehet në detyrë
     
    Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar sot (20 gusht 2025) vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, duke hequr masën e sigurimit “pezullim i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik” ndaj oficerit të policisë gjyqësore J. P.
     

     
    Vendimi vjen pas kërkesës së Prokurorisë së Sarandës, e cila kishte proceduar penalisht oficerin për veprën “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” (neni 301 i Kodit Penal), me akuzën se kishte fshehur të dhëna të rëndësishme nga një hetim mbi trafikimin e armëve drejt Sarandës në shtator 2024.
     
    Më herët, gjykata e shkallës së parë kishte pranuar kërkesën e prokurorisë duke e pezulluar oficerin nga detyra, por Apeli vendosi sot të rrëzojë këtë masë sigurimi, duke i hapur rrugë rikthimit të tij në punë.
     
    Prokuroria kishte ngritur procedim penal nr. 696/2025 ndaj oficerit J.P., me dyshimin se kishte fshehur prova të përftuara nga një celular i sekuestruar në një tjetër hetim penal (nr. 592/2024).
    Bëhej fjalë për çështjen e transportimit të 10 armëve tip “Glock” dhe 150 fishekëve drejt Sarandës.
    Për këtë arsye, fillimisht prokuroria kërkoi arrestimin e tij, por gjykata caktoi masën më të butë, atë të “pezullimit nga detyra”.
     
    Vendimi i sotëm
     
    Gjykata e Apelit, me trup gjykues të kryesuar nga gjyqtari Astrit Kalaja, vendosi që:
    të ndryshojë vendimin nr. 23-2025-1347, datë 08.08.2025 të Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë;
    të heqë masën e sigurimit “pezullim i ushtrimit të një detyre apo funksioni publik”;
    oficerit i lejohet të rikthehet në detyrë
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Gonxhja poston fotot: Super atmosferë në Sarandë me Solar Music Festival

    Gonxhja poston fotot: Super atmosferë në Sarandë me Solar Music Festival

    Politikë E Mërkurë, 20 Gusht 2025 20:01

    Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ka ndarë foto nga ”Solar Music Festival” që u mbajt në Sarandë. ”SUPER atmosferë në Sarandë me Solar Music Festival! Për dy netë radhazi, bregdeti i Jonit u ndez me ritme elektronike, drita magjike dhe energji që nuk u shua deri në orët e vona të mbrëmjes! Festivali u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, si pjesë e nismave që i japin turizmit veror më shumë energji, gjallëri dhe një dimension kulturor”,-shkruan Gonxhja.

  • VIDEO/ Rijetëzim i ish-godinës së maternitetit të Sarandës, Koçiu: Nga hapësirë e braktisur, në qendër multifunksionale për të rinjtë

    VIDEO/ Rijetëzim i ish-godinës së maternitetit të Sarandës, Koçiu: Nga hapësirë e braktisur, në qendër multifunksionale për të rinjtë

    Ish-godina e maternitetit të Sarandës, në kuadër edhe të rijetëzimit të aseteve publike, po shndërrohet në një Qendër Multifunksionale për të rinjtë, investim i Fondit Shqiptar të Zhvillimit.
    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu dhe drejtori i FSHZH-së, Dritan Agolli panë nga afër zbatimin e këtij projekti ku godina e ndërtuar që në vitin 1930 dhe e braktisur prej vitesh, do të shërbejë si një qendër edukimi praktik, muze si dhe hapësirë sociale dhe kulturore. Koçiu shtoi se synimi është të krijohet një model i qëndrueshëm që mbështet zhvillimin lokal, turizmin dhe përfshirjen e të rinjve në jetën aktive të qytetit.

    ”Kjo është një super godinë e bukur në një nga lokacionet më atraktive të qytetit të Sarandës që shërbimin shëndetësor që ofrohej për nënat dhe foshnjat e tyre, e kemi transferuar në një godinë tërësisht të re në ambientet e spitalit të Sarandës duke ia lënë qytetit këtë godinë tashmë të administruar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit i cili po e transformon dhe do ta kthejë në funksion jo vetëm të të rinjve dhe fëmijëve, por edhe të kujtdo tjetër që vjen për të marrë shërbim social dhe edukativ”, tha Koçiu duke shtuar se ky investim e kthen edhe në një zonë muzeale me të gjitha atraksionet që ka Saranda.
    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Koçiu nënvizoi se në këtë hapësirë do mund të zhvillohen kurse për të rinjtë për t’u aftësuar me njohuri të cilat mund t’i venë në praktikë. Drejtori i FSHZH-së, Dritan Agolli sqaroi se në këtë Qendër do të integrohen dy programe.
    ”Është programi i rijetëzimit të aseteve publike, godinave publike që e kanë humbur funksionin e tyre. Aktualisht kjo godinë ka qenë e degraduar prej 5 vjetësh ndërkohë që ishte një vlerë në vetvete për qytetin dhe për të gjithë pjesën e ofertës turistike. Programi i dytë është në konceptin e kthimit të qendrave sociale në mënyrë që të kthehet në një qendër për të rinjtë”, deklaroi ai.
    Nëpërmjet këtij investimi synohet që të rinjtë e Sarandës të mund të praktikohen duke përfituar përvojë në shërbime të ndryshme të domosdoshme për qytetin turistik. Projekti i FSHZH-së kthen godinën e stilit italian edhe në një atraksion të ri për Sarandën ku do të ruhet jo vetëm pjesa e muzeut, e vjetra, por do të shërbejë si një zonë shërbimesh me përdorim shumë të gjerë për të tërhequr turistët e huaj.

  • Transformimi i Shtëpisë së Fëmijës në Sarandë, Rama: Më shumë hapësira dhe shërbime!

    Transformimi i Shtëpisë së Fëmijës në Sarandë, Rama: Më shumë hapësira dhe shërbime!

    Shtëpia e fëmijës “Vangjel Pulla” në Sarandë do të transformohet në një qendër të Shërbimeve të Integruara për komunitetin.

    Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama shprehet se qendra, si pjesë e reformës së De-Institucionalizimit, do të shërbejë si pikë referimi për kujdesin rezidencial e ditor, përgatitjen për jetesë të pavarur dhe zhvillimin e aftësive të fëmijëve në një mjedis më gjithëpërfshirës.
    Në lidhje me investimin, kreu i qeverisë bën me dije se parashikohet rehabilitimi dhe zgjerimi i godinës, ambiente për mësim, kënde lojërash dhe terrene sportive.

    “Transformimi i Shtëpisë së Fëmijës “Vangjel Pulla” në Sarandë, në një Qendër të Shërbimeve të Integruara për komunitetin
    Qendra, si pjesë e reformës së De-Institucionalizimit, do të shërbejë si pikë referimi për kujdesin rezidencial e ditor, përgatitjen për jetesë të pavarur dhe zhvillimin e aftësive të fëmijëve në një mjedis më gjithëpërfshirës.
    Investimi parashikon:
    Rehabilitimin dhe zgjerimin e godinës
    Ambjente për mësim, art dhe zhvillim aftësish
    Kopësht edukativ, kënde lojërash dhe terrene sportive
    Hapësira komunitare për kurse, trajnime dhe shërbime sociale”, shkruan Rama.

    Top Channel