Tag: sarandaweb

  • “Do kthehemi sërish!” – Saranda rrëmben zemrat e turistëve nga e gjithë bota

    “Do kthehemi sërish!” – Saranda rrëmben zemrat e turistëve nga e gjithë bota

    “Do kthehemi sërish!” – Saranda rrëmben zemrat e turistëve nga e gjithë bota
     
    Në gjirin e saj të kaltër e nën dritën verbuese të diellit të Mesdheut, Saranda po jeton kulmin e një sezoni që do të mbetet gjatë në kujtesën e turistëve nga mbarë globi. Uji i kristaltë, gatimet e shijshme dhe mbi të gjitha mikpritja shqiptare, janë përbërësit e një përvoje që shumë vizitorë e përshkruajnë me një frazë të vetme, por plot emocion: “Do kthehemi sërish!”
     

     
    Qyteti i Sarandë është kthyer në një magnet për pushuesit nga të katër anët e botës, që jo vetëm që shijojnë natyrën dhe relaksin, por krijojnë kujtime që duan t’i përjetojnë sërish.
    Zërat e turistëve flasin vetë:
     
    “Më pëlqen shumë atmosfera e mbrëmjeve, kam njohur njerëz të mrekullueshëm. Kam ngrënë shumë mirë, kam pirë koktejle të veçanta dhe sigurisht që vitin tjetër mendoj të kthehem sërish.”
    “Kemi kaluar një javë fantastike pushimesh. Vizituam shumë vende, por plazhi i Krorëzës më pëlqeu më shumë. Ishte magjik!”
    “Unë vij nga Australia – kemi edhe ne shumë bregdete të bukura, por nuk mund të krahasohen me këtë bukuri. Uji është i pastër si kristal, si të ishte nga një botë tjetër.”
     
    Turistët vlerësojnë jo vetëm natyrën, por edhe çmimet ekonomike, veçanërisht kur krahasohen me destinacione të njohura europiane si Spanja apo Portugalia.
     
    “Ushqimi dhe shërbimi ishin shumë të mirë, gjithçka e përgatitur me kujdes. Dhe çmimet? Shumë më të ulëta sesa në Spanjë! Në çdo tur që kemi bërë, kjo ishte një surprizë e këndshme.”
     
    Në këtë mozaik ndërkombëtar emocionesh dhe përshtypjesh, korriku dhe gushti i përkasin veçanërisht turistëve italianë dhe spanjollë, që dominojnë shëtitoret e qytetit, plazhet dhe tavernat buzë detit.
     
    Saranda nuk është më thjesht një destinacion – është një përvojë që lë gjurmë dhe që thërret sërish. Dhe siç thonë vetë turistët me buzëqeshje në fund të pushimeve:
     
    “Do kthehemi sërish!”
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Dy të plagosur me armë në Sarandë – Policia dhe FNSH në kërkim të dy vëllezërve

    Dy të plagosur me armë në Sarandë – Policia dhe FNSH në kërkim të dy vëllezërve

    Plagosje me armë në Sarandë – Policia në kërkim të dy vëllezërve, përfshihen edhe forcat e FNSH-së
    Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka tronditur mesditën e sotme qytetin e Sarandës, ku dy persona mbetën të plagosur rëndë.
    Të plagosurit janë identifikuar si Ernest Lama, 24 vjeç, dhe Gëzim Hoxhaj, 32 vjeç nga Kamza.
     
     

     
    Sipas mjekëve të Spitalit të Sarandës, të dy kanë marrë plagë të rënda në bark dhe në zonën e legenit, dhe u transportuan me helikopter drejt spitalit në Tiranë.
    Në vendngjarje janë gjetur 4 gëzhoja pistolete.
    Policia është vënë menjëherë në ndjekje të autorëve të dyshuar, ndërsa në operacion janë përfshirë edhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë (FNSH). Të dyshuarit për plagosjen janë dy vëllezër, Ramadan Zoto (Canaj) 43 vjeç dhe Erjon Canaj 35 vjeç, të cilët janë shpallur në kërkim.
    Grupet hetimore ndodhen në terren dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Goditi me th!kë pas sherrit ish-burrin e motrës, arrestohet nga Policia

    Goditi me th!kë pas sherrit ish-burrin e motrës, arrestohet nga Policia

    Një konflikt familjar ka degjeneruar në dhunë fizike në lagjen nr. 4 të Sarandës, ku një 26-vjeçar ka goditur me mjet prerës ish-kunatin e tij, duke i shkaktuar plagë trupore.
     
    Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin E. N., 26 vjeç, banues në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur më datë 16.07.2025, rreth orës 16:10.
     

     
    I riu është konfliktuar me ish-burrin e motrës së tij, shtetasin K. B., 44 vjeç, banues në Delvinë, të cilin e ka goditur me një mjet prerës, duke i shkaktuar dëmtime trupore.
     
    I plagosuri ka marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë për veprime të mëtejshme procedurale.
     
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Makina përplaset me 3 pisha te piramida në qendër të Sarandës – drejtuesi i dehur, arrestohet nga Policia

    Makina përplaset me 3 pisha te piramida në qendër të Sarandës – drejtuesi i dehur, arrestohet nga Policia

    Makina përplaset me 3 pisha te piramida në qendër të Sarandës – drejtuesi i dehur, arrestohet nga Policia
     
    Një ngjarje e rrezikshme ka ndodhur në orët e vona në rrugën “Skënderbeu” në Sarandë, ku një automjet ka dalë nga kontrolli dhe është përplasur me pemët anësore të rrugës.
    Policia njofton se ka arrestuar në flagrancë shtetasin S. B., 22 vjeç, banues në Francë, pasi rezultoi se po drejtonte automjetin në gjendje të dehur në momentin e aksidentit.
     

     
    Për fat të mirë, nga përplasja nuk ka të lënduar, ndërsa automjeti ka pësuar dëme materiale.
    Shërbimet e Policisë rrugore kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje dhe kanë kryer veprimet e nevojshme procedurale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë për veprime të mëtejshme ligjore.
     
    Policia e Sarandës apelon sërish për respektim të rregullave të qarkullimit rrugor dhe shmangie të drejtimit të automjetit në gjendje të dehur, veprim që rrezikon seriozisht jetën e drejtuesit dhe të qytetarëve të tjerë.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Pas paralajmërimit nga Rama, reagon OSHEE: S’ka energji nëse ke ndërtuar pa leje

    Pas paralajmërimit nga Rama, reagon OSHEE: S’ka energji nëse ke ndërtuar pa leje

    Asnjë Ndërtim pa Leje Nuk Do të Pajiset me Energji Elektrike – OSHEE Zbaton Paralajmërimin e Kryeministrit Rama
     
    Në vijim të paralajmërimit të bërë nga Kryeministri Edi Rama për të ndalur paligjshmërinë në sektorin e ndërtimit, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka dalë me një deklaratë të prerë: asnjë objekt pa leje ndërtimi apo që ka shkelur kushtet e lejes ekzistuese, nuk do të lidhë kontratë për energji elektrike.
     

     
    Në njoftimin për mediat, OSHEE thekson se është angazhuar në këtë aksion të përbashkët institucional për të forcuar kontrollin dhe për të parandaluar çdo përpjekje për të anashkaluar ligjin, përmes lidhjeve të paligjshme me rrjetin elektrik.
     
    “OSHEE nuk do të pranojë kërkesat për lidhje me energji elektrike të ndërtesave pa leje ndërtimi ose që nuk kanë zbatuar kushtet e lejes ndërtimit”, thuhet në deklaratë.
     
    Ky vendim vjen në kuadër të një aksioni të gjerë të ndërmarrë nga qeveria shqiptare për të goditur ndërtimet e paligjshme dhe për të rivendosur rendin urban në të gjithë vendin. OSHEE konfirmon se vëmendje e veçantë do t’u kushtohet të gjitha kërkesave për lidhje të reja, duke garantuar që çdo aplikim të kalojë përmes një kontrolli rigoroz ligjor.
     
    Kjo lëvizje pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në frenimin e ndërtimeve pa leje dhe në rritjen e përgjegjshmërisë ligjore të subjekteve ndërtuese. OSHEE shprehet se mbetet e angazhuar për të kontribuar në krijimin e një mjedisi të ndërtuar të ligjshëm, të sigurt dhe në funksion të interesit qytetar.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Nëna denoncon në Policinë e Sarandës: Më dhunuan dhe filmuan vajzën 12-vjeçare

    Nëna denoncon në Policinë e Sarandës: Më dhunuan dhe filmuan vajzën 12-vjeçare

    Nëna denoncon në Policinë e Sarandës: Më dhunuan dhe filmuan vajzën 12-vjeçare
     
    Një ngjarje e rëndë është denoncuar në Polici, ku dy të mitur të moshës 14 dhe 15 vjeç, janë vënë nën hetim penal pas një episodi të dhunshëm ndaj një vajze vetëm 12 vjeçe.
     

     
    Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Sarandës, më datë 10 korrik 2025, një shtetase 38 vjeçe, ka paraqitur një kallëzim në Komisariatin e Policisë, duke deklaruar se vajza e saj e mitur ishte dhunuar një ditë më parë nga dy bashkëmoshatarë të saj. Ngjarja merr përmasa edhe më shqetësuese, pasi akti i dhunës është filmuar dhe më pas është shpërndarë në rrjetet sociale, duke e ekspozuar viktimën përballë një presioni të madh psikologjik dhe traumatizimi publik.
     
    Menjëherë pas kallëzimit, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedimin penal ndaj dy të miturve të dyshuar.
     
    Hetimet tashmë janë në dorë të Prokurorisë së Sarandës, e cila pritet të vijojë me veprimet e mëtejshme procedurale për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe marrjen e masave të nevojshme ligjore.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Një vajzë serbe denoncon: Më goditën me grusht pas koke në Ksamil

    Një vajzë serbe denoncon: Më goditën me grusht pas koke në Ksamil

    Një vajzë serbe denoncon: Më goditën me grusht pas koke në Ksamil
    Një ngjarje e pazakontë është regjistruar më 10 korrik 2025 në Ksamil, ku një turiste serbe ka kallëzuar se është sulmuar fizikisht.

    Sipas njoftimit zyrtar nga Policia, shtetasja M. P., 31 vjeçe, banuese në Beograd, ka bërë kallëzim duke deklaruar se është goditur me grusht pas koke nga një person ende i paidentifikuar, ndërsa ndodhej në një nga rrugët e Ksamilit.
    Ngjarja është duke u hetuar, ndërkohë që strukturat policore kanë nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
    Ky denoncim ka ngritur shqetësime për sigurinë e vizitorëve në zonat turistike, në një periudhë ku Ksamil po përjeton fluks të lartë turistësh vendas dhe të huaj. Autoritetet kanë siguruar se do të intensifikojnë masat për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Plagoset me çifte: Më goditi një gjuetar natën në mal. Policia dyshuese

    Plagoset me çifte: Më goditi një gjuetar natën në mal. Policia dyshuese

    Plagoset me çifte: Më goditi një gjuetar natën në mal. Policia dyshuese
     
    Rreth orës 03:45 të mëngjesit të sotëm, në Spitalin e Sarandës është paraqitur i plagosur në pjesën e pasme shtetasi Saimir Haxhi, 44 vjeç, banues në fshatin Markat, Bashkia Konispol.
     

     
    Pas dhënies së ndihmës së parë në spitalin e Sarandës, ai është transferuar për në spitalin e Vlorës për ndërhyrje kirurgjikale dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
    Sipas deklarimeve të tij, plagosja ka ndodhur aksidentalisht nga një gjuetar i paidentifikuar, në zonën ndërmjet fshatrave Shalës dhe Vagalat.
     
    Megjithatë, burime zyrtare bëjnë me dije se policia ka dyshime mbi versionin e paraqitur nga 44-vjeçari dhe ka nisur hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.
     
    Grupi hetimor po punon për të identifikuar autorin e mundshëm të plagosjes, si dhe për të verifikuar nëse në ngjarje janë të përfshirë edhe persona të tjerë. Zona ku pretendohet se ka ndodhur incidenti po kontrollohet nga shërbimet e policisë.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Akt i rëndë vandalizmi – Dhunohet varri (FOTO)

    Akt i rëndë vandalizmi – Dhunohet varri (FOTO)

    Akt i rëndë vandalizmi në Vrion, Finiq – Dhunohet një varr, rasti denoncohet në Polici
     
    Një akt i rëndë vandalizmi ka tronditur fshatin Vrion në bashkinë Finiq, ku një varr është dhunuar nga persona ende të paidentifikuar. Ngjarja është denoncuar pranë autoriteteve policore, ndërsa rasti ka shkaktuar reagime të forta në komunitet.
     

     
    Sipas informacioneve paraprake, varri është dëmtuar në mënyrë të qëllimshme, duke përbërë një akt të rëndë fyes ndaj të ndjerit dhe familjarëve të tij. Deri në këto momente, nuk dihet ende nëse ka persona të ndaluar apo të arrestuar në lidhje me këtë ngjarje.
     
    Policia ka nisur hetimet për të zbardhur autorët dhe motivet e mundshme të këtij veprimi të papranueshëm, i cili cenon rëndë normat shoqërore dhe njerëzore të respektit për të vdekurit.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Zhduket çobani në Delvinë, kolegu i tij denoncon në Polici

    Zhduket çobani në Delvinë, kolegu i tij denoncon në Polici

    Zhduket çobani në Delvinë, kolegu i tij denoncon në Polici
     
    Një 52-vjeçar ka denoncuar dje në Policinë e Delvinës humbjen pa gjurmë prej dy ditësh të kolegut të tij 48-vjeçar Agron Çallari, banues në Delvinë.
     
    Policia e Vlorës njoftoi sot (4 korrik) se pas kallëzimit ka nisur menjëherë hetimet për kërkimin, gjetjen dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
    Në dëshminë e tij, denoncuesi ka deklaruar se kishte humbur kontaktet me çobanin tjetër dhe nuk kishte informacione se ku ndodhej.
     

     
    “Më datë 3 korrik është paraqitur në ambientet e këtij komisariati A. K., 52 vjeç, banues në Delvinë, i cili kallëzon se më datë 2 korrik ka humbur kontaktet me A. Ç., 48 vjeç, banues po në Delvinë, i cili punon bashkë me të si çoban”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë vendore.
     
    Gjithashtu sqarohet se po punohet për gjetjen e tij, por nuk ka detaje të hollësishme për rrethanat e humbjes, apo se çfarë ka deklaruar denoncuesi për ndonjë konflikt të mundshëm të 48-vjeçarit.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb