Tag: sarandaweb

  • Ngacmoi sek’sualisht 2 shoqet 15-vjeçare të vajzës së tij, arrestohet nga Policia e Sarandës

    Ngacmoi sek’sualisht 2 shoqet 15-vjeçare të vajzës së tij, arrestohet nga Policia e Sarandës

    Ngacmoi sek’sualisht 2 shoqet 15-vjeçare të vajzës së tij, arrestohet nga Policia e Sarandës
     
    Një ngjarje e rëndë është denoncuar në  Policinë e Sarandës, ku një 50-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se ka ngacmuar sek.sualisht dy vajza të mitura, të moshës 15 vjeç, shoqe të vajzës së tij.
     

     
    Sipas hetimeve, shtetasi B. K. dyshohet se ka ngacmuar vajzat duke u dërguar mesazhe me përmbajtje seksuale në telefon.Denoncimi i bërë ë ka çuar në nisjen e menjëhershme të procedurave nga ana e Policisë.
     
    Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, ndërsa ndaj 50-vjeçarit u ekzekutua masa e ndalimit për veprën penale “Ngacmim sek*sual”.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Bylis B mposht Butrintin në Ballsh me përmbysje – VIDEO

    Bylis B mposht Butrintin në Ballsh me përmbysje – VIDEO

    Bylis B mposht Butrintin në Ballsh me përmbysje
    Skuadra e Butrintit ka pësuar humbjen e parë këtë sezon në transfertë, duke u mundur 2-1 nga Bylis B në ndeshjen e vlefshme për Kategorinë e Dytë, Grupi B (2025/26).
     
    Pjesa e parë
    Takimi nisi i balancuar, me të dyja ekipet që kërkuan të gjejnë rrugën e rrjetës. Ishin miqtë nga Saranda që kaluan të parët në avantazh në minutën e 35’, falë një goli të Kristi Basha, duke i dhënë shpresë skuadrës blu-verdhë për një rezultat pozitiv.
     

     
    Pjesa e dytë
    Në fraksionin e dytë, Bylis B reagoi fuqishëm. Në minutën e 61’, sulmuesi Idrissou barazoi shifrat, duke i rikthyer vendësit në lojë. Vetëm pesë minuta më vonë, Sulovari shënoi golin e dytë për ballshiotët, duke kompletuar përmbysjen dhe vulosur fitoren 2-1.Butrinti tentoi me zëvendësime të shpejta për të ndryshuar rrjedhën e lojës, por nuk ia doli të gjente golin e barazimit. Për më tepër, minutat e fundit u komplikuan pas kartonit të verdhë të marrë nga Hodo E. në të 76’, që ndali ritmin e miqve.
     

     
    • Shënues për Butrintin: Kristi Basha (35’)• Shënues për Bylis B: Idrissou (61’), Sulovari (66’)
    Megjithëse Butrinti u tregua i rrezikshëm në pjesën e parë, mungesa e përqendrimit në mbrojtje dhe efikasiteti i kundërshtarit në pjesën e dytë rezultuan vendimtarë.
     
    Me këtë rezultat, Bylis B merr tre pikë të vlefshme në shtëpi, ndërsa Butrinti duhet të rikuperojë sa më shpejt për të mos humbur terren në garën për objektivat.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Ndodhi në Delvinë: Farmacisti 24-vjeçar godet me pëllëmbë në fytyrë mjekun 68 vjeç

    Ndodhi në Delvinë: Farmacisti 24-vjeçar godet me pëllëmbë në fytyrë mjekun 68 vjeç

    Ndodhi në Delvinë: Farmacisti 24-vjeçar godet me pëllëmbë në fytyrë mjekun 68-vjeçar
     
    Një ngjarje e pazakontë është shënuar në qytetin e Delvinës, ku një konflikt mes dy profesionistëve të shëndetësisë ka përfunduar me dhunë fizike.
     
    Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin D. M., 24 vjeç, me profesion farmacist.
     

    Autoritetet kanë bërë të ditur se materialet i janë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, ndërsa vijojnë procedurat ligjore për sqarimin e plotë të ngjarjes.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Arrestohet një shtetase turke në Sarandë për vjedhje në supermarket

    Arrestohet një shtetase turke në Sarandë për vjedhje në supermarket

     
    Sarandë, 24 shtator 2025 – Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë vënë në pranga një 38-vjeçare me shtetësi turke, banuese prej disa kohësh në qytetin e Sarandës.
     

     
    Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, ngjarja ka ndodhur më datë 22.09.2025, në një supermarket në lagjen nr. 3 të Sarandës, ku e dyshuara S. Ç. dyshohet se ka marrë fshehurazi disa artikuj ushqimorë, pa kryer pagesën përkatëse.
     
    Pas denoncimit të bërë nga stafi i supermarketit, shërbimet e policisë ndërhynë menjëherë duke bërë identifikimin dhe shoqërimin e saj në ambientet e Komisariatit.
     
    Materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, ku do të vijojnë hetimet për veprën penale “Vjedhja”.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Zhduket një 21-vjeçare në Sarandë, familjarët denoncojnë në Polici

    Zhduket një 21-vjeçare në Sarandë, familjarët denoncojnë në Polici

    Zhduket një 21-vjeçare në Sarandë, familjarët denoncojnë në Polici
     
    Një 21-vjeçare me banim në Sarandë rezulton e zhdukur prej dy ditësh, duke shkaktuar shqetësim të madh tek familjarët e saj.
    Sipas informacioneve zyrtare, denoncimi është bërë nga e afërmja e të resë, e cila iu drejtua policisë së Fierit për të raportuar humbjen e kontakteve. Menjëherë pas denoncimit, forcat e rendit kanë nisur kërkimet për gjetjen e 21-vjeçares.
     

     
    Në njoftimin e policisë thuhet:
    “Dje, kallëzoi shtetasja T. M., 38 vjeçe, se ka humbur kontaktet që prej datës 20.09.2025, me mbesën e saj, shtetasen M. F., 21 vjeçe, banuese në Sarandë. Punohet për gjetjen e 21-vjeçares, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.”
     
    Aktualisht, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme, ndërkohë që hetimet vazhdojnë.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Nuk frenoi në kohë, 69-vjeçari me motor përfundon në spital i plagosur në hundë

    Nuk frenoi në kohë, 69-vjeçari me motor përfundon në spital i plagosur në hundë

    Nuk frenoi në kohë, 69-vjeçari me motor përfundon në spital i plagosur në hundë
     
    Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në aksin Sarandë – Krane, pranë një servisi automjetesh.
    Sipas burimeve zyrtare, shtetasi L. Gj., 69 vjeç, duke drejtuar një motor të markës Honda me targë TP018A, ka goditur nga pas një automjet tip Ford Focus me targë AA640PF, i cili drejtohej nga G. Ll., 74 vjeç.
     

     
    Nga përplasja, drejtuesi i motorit ka pësuar dëmtime dhe është dërguar menjëherë në urgjencën e Sarandës. Mjekët kanë bërë me dije se 69-vjeçari ka marrë një dëmtim në hundë, por gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar pasi ka marrë ndihmën e duhur mjekësore.
     
    Ndërkohë, shërbimet e Qarkullimit Rrugor mbërritën në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • “Jeni gjobitur me 500 lekë…”/ Kujdes! Ky mesazh është mashtrim: Mos e klikoni linkun

    “Jeni gjobitur me 500 lekë…”/ Kujdes! Ky mesazh është mashtrim: Mos e klikoni linkun

     
    Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka paralajmëruar qytetarët shqiptar mbi një mesash “smishing” që synon t’i mashtrojë me gjoba të rreme për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
    AKSK bën me dije se sms që i mbërrin qytetarëve përmban një link mashtrues për kryerjen e pagesave online. Ndërsa në njoftim, AKSK thekson se qytetarët nuk duhet ta klikojnë linkun në fjalë dhe nuk duhet të japin të dhënat e tyre personale.
     

     
    Gjithashtu nënvizohet se AKSK ka ndërmarrë menjëherë masat për raportimin e bllokimit të faqes.
     
    Njoftimi i plotë i AKSK:
    Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) informon se po qarkullon një mesazh “smishing” që synon të mashtrojë qytetarët me gjoba të rreme për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
    Mesazhi përmban një link mashtrues dhe kërkon kryerjen e pagesave online. Ky nuk është një komunikim zyrtar nga institucionet shtetërore dhe çdo qytetar që e merr këtë SMS duhet ta injorojë dhe të mos klikojë në link, apo të japë të dhëna personale.
    AKSK ka ndërmarrë menjëherë masat për raportimin e bllokimit të faqes, për të parandaluar çdo dëm të mundshëm.
     
    Ju bëjmë thirrje qytetarëve:
    Mos hapni linqe të dyshimta që vijnë nga SMS ose email-e jozyrtare.
    Mos kryeni kurrë pagesa përmes faqeve që nuk janë domaine zyrtare.
    Njoftoni menjëherë AKSK ose institucionet përkatëse nëse hasni mesazhe të tilla.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Grabiten dhe dhunohen në banesë dy të moshuar në Finiq

    Grabiten dhe dhunohen në banesë dy të moshuar në Finiq

    Grabiten dhe dhunohen në banesë dy të moshuar në Finiq.
     
    Rreth orës 01:00 pas mesnate, në fshatin “Lefter Talo”, dy shtetas ende të paidentifikuar kanë hyrë me forcë në banesën e bashkëshortëve Spiro dhe Dhespo Kalivioti, të moshës 78 dhe 79 vjeç.
     

     
    Autorët kanë arritur të marrin një shumë parash prej 2 milionë lekë të vjetra (2 mijë euro), ndërsa gjatë kryerjes së grabitjes kanë ushtruar dhunë fizike ndaj çiftit të moshuar.
    Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje. Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Plagosen 3 persona nga përplasja e 2 mjeteve turistike, transportohen në spital

    Plagosen 3 persona nga përplasja e 2 mjeteve turistike, transportohen në spital

    Plagosen 3 persona nga përplasja e 2 mjeteve turistike, transportohen në spital
     
    Një përplasje mes dy mjeteve lundruese turistike ka ndodhur mesditën e sotme në ujërat pranë gjirit të Kakomesë, në Sarandë. Ngjarja është regjistruar rreth orës 13:10, në rrethana që ende nuk janë bërë të ditura.
     
    Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur tre shtetas të huaj: australiania Charlotte Ann Richards, francezi Alit El Haj Sofian dhe italiania Bionde Catherine. Të tre u nxorën menjëherë nga mjetet lundruese dhe morën ndihmën e parë nga ekipi i shpëtimit në det.
     

     
    Në operacion u angazhua menjëherë Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit, e cila i transportoi turistët e dëmtuar drejt Spitalit të Sarandës. Burime mjekësore konfirmojnë se të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin trajtimin e nevojshëm.
     
    Autoritetet po hetojnë rrethanat e përplasjes për të përcaktuar shkaqet e sakta të këtij aksidenti detar, i cili ndodhi në një prej zonave më të frekuentuara turistike të rivierës shqiptare.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • I kishin faturuar 420 mijë lekë në 1 muaj, OSHEE tërhiqet dhe pranon gabimin pas publikimit të ankesës në Saranda Web

    I kishin faturuar 420 mijë lekë në 1 muaj, OSHEE tërhiqet dhe pranon gabimin pas publikimit të ankesës në Saranda Web

    I kishin faturuar 420 mijë lekë për 1 muaj, OSHEE pranon gabimin pas publikimit të ankesës në Saranda Web
     
    Përshëndetje Saranda Web,
     
    Në lidhje me postimin tuaj të datës 20.03.2025 mbi mbi-faturimin e OSHE Sarandë në fshatin Livadhja, dua t’ju falënderoj që jeni gjithmonë pranë problemeve të qytetarëve dhe zgjidhjes së tyre. Një falënderim i veçantë shkon edhe për përfaqësuesin e Avokatit të Popullit në Sarandë, i cili që nga data 03.07.2024 është përpjekur për zgjidhjen e problemit tim dhe vazhdon ende deri në lidhjen e energjisë elektrike. OSHE Livadhja më ka hequr të drejtën ligjore të furnizimit me energji elektrike, edhe pse jam invalid me 88%. Për mua energjia është jetike, pasi më nevojitet për ruajtjen e një sasie ilaçesh të ndryshme.
     

     
    Prej dy vitesh unë dhe familja ime, sa herë kthehemi në Shqipëri, përballemi me mashtrimet dhe abuzimet e OSHE Tiranë – Gjirokastër, të cilët kanë grabitur shumë emigrantë shqiptarë me mbi-faturime të energjisë elektrike dhe madje edhe në sahatet e ujit! Për këto raste, këmbëngulja e Avokatit të Popullit ka qenë deri më sot shembullore. I kërkoj atij vijimin e zbatimit të ligjit deri në fund, përfshirë edhe ndjekjen penale ndaj personave përgjegjës.
     
    Një pyetje tjetër që kam për OSHE: shuma prej 340 lekësh, që më dërgoni çdo muaj, a do të më kthehet?Në shkresë thoni se në qershor 2024 numri i matësit ishte 1144 kW, ndërkohë që pretendoni se kam konsumuar edhe 544 kW shtesë. A nuk është ky sërish mbi-faturim?
     
    Kjo duket si një mënyrë e përdorur nga qeveria shqiptare për të larguar shqiptarët nga vendi i tyre.
    Zoti Kryeministër, dua një përgjigje: kjo nuk është vjedhje?
     
    Me respekt, Z. Avokat dhe ju Saranda Web.
     
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb