Tag: sarandaweb

  • Bariu denoncon: “Më ka vjedhur 4 keca” – procedohet 29-vjeçari nga Gjirokastra

    Bariu denoncon: “Më ka vjedhur 4 keca” – procedohet 29-vjeçari nga Gjirokastra

    Bariu denoncon: “Më ka vjedhur 4 keca” – procedohet 29-vjeçari nga Gjirokastra
     
    Një bari nga Janjari, Konispol, ka denoncuar në polici vjedhjen e katër kecave nga kopeja e tij.
    Sipas burimeve zyrtare nga Policia, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Konispol, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë, kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedimin penal ndaj shtetasit R. R., 29 vjeç, banues në Gjirokastër.
     

     
    Denoncimi është bërë nga shtetasi S. I., i cili ka kallëzuar se më datë 03.11.2025, në fshatin Janjar, personi i dyshuar i ka vjedhur 4 bagëti të imta (keca).
    Materialet i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme procedurale.
     
    Saranda përmbytet sërish: Ujërat e zeza dhe të bardha pushtojnë Shëtitoren pas vetëm 15 minutash shi

     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Butrinti – Tomori drejtpërdrejt në Saranda Web,  të hënën më 3 nëntor në orën 13:00

    Butrinti – Tomori drejtpërdrejt në Saranda Web, të hënën më 3 nëntor në orën 13:00

    Butrinti – Tomori, të hënën më 3 nëntor në orën 13:00 drejtpërdrejt në Saranda Web
     
    Ndeshja e shumëpritur mes Butrintit dhe Tomorit, e vlefshme për kampionatin kombëtar të futbollit, do të zhvillohet të hënën, më datë 3 nëntor, në orën 13:00, dhe do të transmetohet drejtpërdrejt nga Saranda Web.
     

     
    Fillimisht, sfida ishte planifikuar të luhej të dielën, por është shtyrë për shkak të shpalljes së zisë kombëtare në nderim të ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano.Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që të gjitha aktivitetet sportive të planifikuara për fundjavën të shtyhen me një ditë, në respekt të figurës së tij.
     

     
    Tifozët e Butrintit do të kenë mundësi ta ndjekin ndeshjen live në faqen zyrtare të Saranda Web në Facebook dhe në kanalin YouTube
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb
     

  • Butrinti triumfon në Kamëz ndaj Eagle FC, Delvina fiton në shtëpi

    Butrinti triumfon në Kamëz ndaj Eagle FC, Delvina fiton në shtëpi

    Butrinti triumfon në Kamëz ndaj Eagle FC, Delvina fiton në shtëpi
     
    Skuadrat e jugut kanë shënuar sot fitore të rëndësishme në ndeshjet e radhës të kampionatit.
     
    Në Kamëz, Butrinti i Sarandës arriti një sukses të pastër 0-2 ndaj Eagle FC, falë formës së shkëlqyer të sulmuesit Cordoba Palacios, i cili realizoi të dy golat e takimit. Loja u karakterizua nga dominimi i Butrintit që nga minutat e para, duke e kontrolluar ritmin dhe duke u treguar efikasë para portës kundërshtare.
     

     
    Ndërkohë, në Delvinë, skuadra vendase mposhti Shkumbinin me rezultatin 1-0, në një ndeshje të luftuar deri në fund. Heroi i takimit ishte Nikolla, i cili shënoi golin e vetëm në minutën e 47-të, duke i dhënë tre pikë të arta ekipit të tij përpara tifozëve vendas.
     
    Këto rezultate konfirmojnë ecurinë pozitive të ekipeve të Sarandës dhe Delvinës, që po tregojnë forcë dhe ambicie për të ngjitur më lart në renditje.
     
    Butrinti përballet me Eagle FC në Kamëz – LIVE në Saranda Web

     
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Butrinti përballet me Eagle FC në Kamëz – LIVE në Saranda Web

    Butrinti përballet me Eagle FC në Kamëz – LIVE në Saranda Web

    Butrinti përballet nesër me Eagle FC në Kamëz – ndeshja do të transmetohet LIVE nga Saranda Web
     
    Skuadra e Butrintit do të zbresë nesër në fushë për të zhvilluar një tjetër përballje të rëndësishme në kuadër të kampionatit.Takimi do të luhet në Kompleksin stërvitor “Qendra e Kombëtares” në Kamëz, me fillim në orën 14:00.
     
    Kundërshtari i radhës për djemtë e Sarandës do të jetë Eagle FC, një skuadër që ka treguar formë të mirë në javët e fundit, çka pritet ta bëjë ndeshjen edhe më interesante.
     

    Për të gjithë tifozët dhe mbështetësit e Butrintit që nuk do të jenë të pranishëm në stadium, Saranda Web do ta transmetojë drejtpërdrejt ndeshjen në faqen zyrtare në Facebook dhe në kanalin YouTube, duke sjellë emocionet e fushës në çdo ekran.
     
    🔵⚽ Mos e humbisni!Eagle FC – ButrintiE Diel, ora 14:00Live në Saranda Web
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • BUTRINTI – KËLCYRA / LIVE në SARANDA WEB

    BUTRINTI – KËLCYRA / LIVE në SARANDA WEB

    BUTRINTI – KËLCYRA / LIVE në SARANDA WEB
     
    Takimi BUTRINTI – KËLCYRA do të transmentohet LIVE në kanalin në youtube të Saranda Web
     
    ORA 14:00
     
     

    “Saranda Web – Një Portë në Botën e Informacionit dhe Promocionit”
     
    Takimi Butrinti – Këlcyra Kampionati 2024 – 2025
     

     

     
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Gruaja që ruan traditën e qendisjes dhe sjell shijen tradicionale për turistët në Delvinë

    Gruaja që ruan traditën e qendisjes dhe sjell shijen tradicionale për turistët në Delvinë

    Gruaja që ruan traditën e qendisjes dhe sjell shijen tradicionale për turistët në Delvinë
     
    Në qendër të fshatit Rusan në Delvinë, pranë Xhamisë së Gjin Aleksit, një prej monumenteve më të rralla të kulturës,  ndodhet shtëpia e Besnike Myrto.
     

     
    Aty ku historia flet përmes gurëve, Besnikja flet përmes mjeshterise se qendisjes.
     
    Në shtëpinë e saj, punimet me grep dhe gjilpërë nuk janë vetëm zbukurime. Ato janë kujtime, të vendosura mbi vazo, mbi tryeza, madje edhe mbi kavanozat me reçel dhe ëmbëlsira të shtëpisë – ashtu siç dikur i bënin nënat tona.
     
    “Që kur isha 14 vjeç, ma mësoi nëna tantellën. Pastaj fillova edhe qendisjen. Tani bëj nga të gjitha… perde, mbulesa, siç më del para syve, e bëj me dorë”, shprehet Myrto.
     
    67-vjecarja ka hapur një dyqan të vogël në fshat ku nuk gjen vetëm punime të dorës, por edhe reçelra, gliko e ëmbëlsira të përgatitura me frutat dhe perimet e bahçes së saj.
     
    “Të gjitha i kam bio, nga kopshti. Edhe reçelrat, edhe ëmbëlsirat, i bëj vetë këtu në shtëpi”, thotë ajo.
     
    Turistet qe vizitojne xhamisë e Gjin Aleksit, nuk largohen pa marre dicka nga punimet e Besnikes, te cilat jane nje pjese te bukur e traditës shqiptare.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Shkolla “DEA 2001” aktivitet sensibilizues në kuadër të Tetorit Rozë – VIDEO

    Shkolla “DEA 2001” aktivitet sensibilizues në kuadër të Tetorit Rozë – VIDEO

     
    Shkolla “DEA 2001” në Sarandë u bë sot qendra e një aktiviteti sensibilizues të veçantë, organizuar me rastin e Tetorit Rozë – muajit të ndërgjegjësimit për luftën kundër kancerit të gjirit. Në ambientet e shkollës, nxënës, mësuese dhe staf pedagogjik u bashkuan në një mesazh të përbashkët: të kujdesemi për shëndetin, të informohemi dhe të mbështesim çdo grua dhe vajzë në këtë betejë.
     

     
    Atmosfera e aktivitetit ishte e mbushur me emocion, solidaritet dhe shpresë. Nxënësit performuan recitime prekëse dhe apeluan për rëndësinë e kontrollit të hershëm, trajtimit dhe mbështetjes së grave që përballen me këtë sëmundje. Përveç fjalëve domethënëse, aktiviteti u shoqërua me këngë dhe valle simbolike, të realizuara nga vetë nxënësit dhe mësueset, duke sjellë një mesazh pozitiviteti dhe force femërore.
     
    “Ky është një muaj që na kujton se shëndeti nuk duhet lënë për nesër. Ne duam të edukojmë brezin e ri me ndjenjën e kujdesit dhe përgjegjësisë,” u shprehën mësueset organizatore.
     

     
    Me veshje dhe dekor në nuanca rozë, shkolla “DEA 2001” i dha jehonë fushatës globale të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, duke përcjellë një thirrje të qartë: kujdesi ndaj vetes dhe mbështetja për njëra-tjetrën është forca më e madhe që mund të kemi.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Ardit Bido: RTSH duhet të ketë sinjal në Janjar, Vërvë e Dishat e deri në Igumenicë – VIDEO

    Ardit Bido: RTSH duhet të ketë sinjal në Janjar, Vërvë e Dishat e deri në Igumenicë – VIDEO

    Ardit Bido: RTSH duhet të ketë sinjal në Janjar, Vërvë e Dishat e deri në Igumenicë. 
     
    Në mbledhjen e sotme të Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, deputeti i qarkut Vlorë, Ardit Bido, ngriti shqetësimin për mungesën e sinjalit të Radio Televizionit Shqiptar në disa zona të jugut të vendit.
     

     
    Ai theksoi se fshatra si Tërbaçi, Kuçi, Bolena, Fterra, Çorraji i Bashkisë Himarë, si dhe Janjari, Verva e Dishati në Bashkinë e Konispolit, vijojnë të mos jenë të mbuluara nga sinjali i RTSH-së, duke i lënë banorët jashtë informimit publik.
     

     
    “Sot kemi antena që janë vendosur, por nuk funksionojnë. Dhe nëse flasim për 1.6 miliardë lekë të hedhura kot, le ta themi troç: janë hedhur për qoka dhe programe pa vlerë publike. Ndërkohë që funksioni i parë i RTSH-së duhet të jetë shtrirja gjeografike dhe demografike,” deklaroi Bido.
     
    Deputeti socialist theksoi se sinjali i transmetuesit publik duhet të mbërrijë deri në Gumenicë:“Edhe në Gumenicën e Çamërisë duhet të transmetohet RTSH-ja, sepse aty jetojnë shqipfolës” ka thënë Ardit Bido.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Thoma Noti, ish-volejbollist i Butrintit të Sarandës, ndahet nga jeta në moshën 84 vjeç

    Thoma Noti, ish-volejbollist i Butrintit të Sarandës, ndahet nga jeta në moshën 84 vjeç

    Ndahet nga jeta në moshën 84-vjeçare Thoma Noti, ish-volejbollist i Butrintit të Sarandës
     
    Ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare Thoma Noti, një emër i njohur në sportin në Sarandë, i cili ka qenë pjesë e ekipit të volejbollit të Butrintit gjatë viteve të tij aktive.
     

     
    Gjatë kohës si sportist, Noti u vlerësua për përkushtimin dhe disiplinën në fushë, duke kontribuar në periudhën kur volejbolli ishte një nga sportet më të ndjekura në qytet.
     
    Lajmi i ndarjes së tij nga jeta ka sjellë pikëllim mes sportdashësve dhe atyre që e kanë njohur nga afër, të cilët e kujtojnë si një njeri të qetë dhe korrekt.
    Ngushëllime familjes dhe të afërmve.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • I mori 39-vjeçares nga Saranda 5 mijë euro dhe i kërkonte edhe 50 mijë të tjera: arrestohet

    I mori 39-vjeçares nga Saranda 5 mijë euro dhe i kërkonte edhe 50 mijë të tjera: arrestohet

    Sarandë – E shantazhonte në rrjetet sociale se “do t’i digjeshin dokumentet greke”, 44-vjeçarja nga Durrësi i mori 5000 euro dhe i kërkoi edhe 50 mijë të tjera: arrestohet nga policia
     
    Një 44-vjeçare nga Durrësi ka përfunduar në prangat e Policisë, pas hetimeve të zhvilluara nga Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Pasurisë në Sarandë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë.

     
     
    E arrestuara është Zyra K, 44 vjeçe, banuese në Durrës, e dyshuar për veprën penale “Shtërngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie.”
    Hetimet nisën pas kallëzimit të një 39-vjeçareje nga Saranda, S. D., e cila ka deklaruar se ishte bërë pre e shantazhit dhe kërcënimeve të vazhdueshme nga Zyra K. përmes rrjeteve sociale.
     
    Sipas të dhënave hetimore, 44-vjeçarja e kërcënonte viktimën duke i thënë se “nuk kishte dokumenta të rregullta greke” dhe se “do ta denonconte, duke i bërë që dokumentet t’i digjeshin”. Nga frika e humbjes së dokumenteve dhe pasojave ligjore, 39-vjeçarja i dha fillimisht 5000 euro, ndërsa autorja vijonte ta shantazhonte, duke i kërkuar edhe 50 000 euro të tjera.
     
    Në momentin kur kërkesat për para u shtuan dhe kërcënimet u intensifikuan, viktima vendosi ta denoncojë rastin në polici.
    Pas një hetimi të shpejtë dhe koordinuar, policia lokalizoi dhe arrestoi 44-vjeçaren Zyra K.  në Durrës.
     
    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme hetimore.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb