Tag: saranda

  • I dehur në biçikletë, rrëzohet dhe mbetet pa ndjenja në tokë

    I dehur në biçikletë, rrëzohet dhe mbetet pa ndjenja në tokë

    I dehur në biçikletë, rrëzohet dhe mbetet pa ndjenja në tokë
     
    Një incident i pazakontë është regjistruar mbrëmjen e sotme pranë rrethrrotullimit të Spitalit në Sarandë, ku një person që udhëtonte me biçikletë ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar, duke mbetur pa ndjenja në tokë.
     

     
    Ngjarja ka shkaktuar panik te kalimtarët dhe drejtuesit e automjeteve, të cilët kanë lajmëruar menjëherë Policinë dhe Urgjencën e Spitalit. Pas mbërritjes në vendngjarje, ambulanca e ka transportuar të plagosurin në spital, ku ai është përmendur pas dhënies së ndihmës së parë.
     
    Sipas burimeve nga spitali, personi në fjalë ka qenë në gjendje të dehur në momentin e aksidentit. Fatmirësisht, gjendja e tij shëndetësore raportohet të jetë e mirë dhe jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, policia po heton rrethanat e sakta të ngjarjes.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Qytetari denoncon: Na e kanë lënë rrugën 2 muaj në këtë gjendje

    Qytetari denoncon: Na e kanë lënë rrugën 2 muaj në këtë gjendje

    Qytetari denoncon: Na e kanë lënë rrugën 2 muaj në këtë gjendje
     
    Një qytetar ka denoncuar në Saranda Web një problem serioz me një segment të dëmtuar të rrugës, i cili ndodhet vetëm 50 metra mbi Komisariatin e Policisë në Sarandë. Sipas tij, kjo gjendje ka mbetur e pandryshuar për më shumë se dy muaj, duke rrezikuar sigurinë e kalimtarëve dhe automjeteve.
     

     
    Qytetari bën me dije se ai ka kërkuar ndërhyrjen e autoriteteve për të hapur këtë kanal, pasi ishte bllokuar, por pas ndërhyrjes ai është lënë i hapur dhe në një gjendje të papërshtatshme. Për të shmangur dëmtimin e automjeteve, banorët janë detyruar të vendosin vetë disa elementë në mes të kanalit.
     
    Sipas denoncuesit, ky hendek ka një thellësi prej rreth 10 cm, çka mund të shkaktojë dëmtime serioze për makinat që kalojnë në këtë rrugë. Ai kërkon reagim të menjëhershëm nga institucionet përgjegjëse për të rregulluar këtë problem dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Ardit Bido takim me gazetarët: Zëri i Sarandës fillon nga ata që e jetojnë dhe e duan atë çdo ditë

    Ardit Bido takim me gazetarët: Zëri i Sarandës fillon nga ata që e jetojnë dhe e duan atë çdo ditë

    Ardit Bido takim me gazetarët: Zëri i Sarandës fillon nga ata që e jetojnë dhe e duan atë çdo ditë
     
    Kandidati i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës, Ardit Bido, zhvilloi një takim të hapur me gazetarët lokalë të Sarandës, ku ndau me ta mendime, shqetësime dhe vizione për të ardhmen e qytetit.
     
    Si një djalë i këtij qyteti, Ardit Bido shprehet se Saranda meriton më shumë sesa turizmin sezonal dhe sfidat infrastrukturore të pazgjidhura prej vitesh. Takimi u përqendrua te nevoja për muze dhe hapësira kulturore, sfidat me parkimin si dhe domosdoshmëria për të ndërtuar një turizëm të qëndrueshëm, që të çon përtej detit – drejt Foinikës, Tatzatit dhe trashëgimisë historike e natyrore të zonës.
     

     
    “Ky nuk ishte një takim formal, por një bisedë e sinqertë me njerëz që e jetojnë Sarandën çdo ditë dhe e njohin nga afër realitetin e saj. Për disa, mund të jenë ‘gazetarët e Sarandës’, por për mua janë miq dhe bashkëbisedues të çmuar,” shkruan Bido në rrjetet e tij sociale.
     
    Me një eksperiencë të gjatë në administratën publike dhe në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, ai theksoi se Saranda ka potencialin për më shumë, nëse shoqërohet me vizion, vullnet dhe përfaqësim të zëshëm në Kuvendin e Shqipërisë.
     
    “Jam gati ta çoj më tej atë që kemi nisur, me vendosmëri dhe dashuri për qytetin tim,” përfundoi kandidati socialist.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Futën në qeli avokatin, Gjykata kërkon të pandehur 2 shefat e Policisë Sarandë

    Futën në qeli avokatin, Gjykata kërkon të pandehur 2 shefat e Policisë Sarandë

    Futën në qeli avokatin, Gjykata kërkon të pandehur 2 shefat e Policisë Sarandë
     
    Gjykata e Sarandës ka vendosur rikthimin për rihetim të një dosjeje penale, duke urdhëruar Prokurorinë që të marrë të pandehur për “Shpërdorim detyre” shefin e krimeve dhe shefin e komisariatit të qytetit.
     
    Kjo çështje ka nisur nga një denoncim i bërë në qershor 2024 nga avokati A. K., i cili pretendon se është shoqëruar dhe mbajtur pa të drejtë në ambientet e komisariatit pas një debati verbal me dy punonjës të policisë. Avokati ka deklaruar se ndodhej në komisariat për të takuar një klient të tij të ndaluar nga policia, por në vend të kësaj, ai është ndaluar vetë për disa orë.
     

     
    Hetimi i kësaj çështjeje u drejtua nga prokurorja Besiana Sadikaj, e cila, pas gjashtë muajsh, vendosi ta dërgojë dosjen për pushim në gjykatë.
    Megjithatë, gjyqtari Fatmir Ndreu nuk e pranoi këtë vendim dhe urdhëroi kthimin e çështjes për rihetim, duke kërkuar hetime të mëtejshme mbi akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.
     
    Ndërkohë, të dy punonjësit e policisë në qendër të kësaj çështjeje, S.N. dhe G.T., janë transferuar përkatësisht në Tiranë dhe Lushnje.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Burri goditi me th!kë gruan, flasin fqinjët – VIDEO

    Burri goditi me th!kë gruan, flasin fqinjët – VIDEO

    Burri goditi me th!kë gruan, flasin fqinjët
     
    Edhe pas shumë orësh kërkime nga policia e Sarandës dhe atyre të ardhur nga Vlora, ende nuk është bërë e mundur kapja e 55 vjeçarit Adriatik Bodini i cili plagosi me thikë në bark bashkëshorten e tij, 51 vjeçaren Mirjana Bodini. 51 vjeçarja Bodini pas ndihmës së parë në spitalin e Sarandës është transportuar me ambulancë drejt spitalit të Vlorës për trajtim më të specializuar.
     

     
    Sipas burimeve policore të Sarandës mësojmë se 51 vjeçarja nuk ka dhënë asnjë deklaratë për të treguar shkakun që shpuri në përdorimin e thikës drejt saj nga bashkëshorti. Çifti Bodini janë prindër të një djali.Familja Bodini janë me origjinë ngs Nivica. Adriatik Bodini punon në ndërtim, aktualisht merret me punime ndërtimi në Piqeras.
     
     
    Dera e ballkonit e banesës në katin e tretë të një pallati pesë katësh e familjes Bodini ishte edhe sot e hapur. Tek hyrja përballë nuk kishte njerëz se ndodhen në emigracion. Gjurmët e gjakut të 51 vjeçares kanë ngelur edhe sot nëpër shkallët e pallatit. Banorët e lagjes që intervistuam na thanë se ishte familje e qetë. Janë shumë të habitur për çfarë ka ndodhur mbasditen e djeshme.
    Ndërkohë një banore e pallatit përballë, jashtë kamerës tha se gruaja njihej si person problematike në lagje, veçanërisht me fëmijët.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Damian Gjiknuri intervistë për Saranda Web – VIDEO

    Damian Gjiknuri intervistë për Saranda Web – VIDEO

     
    Intervista e plotë me Damian Gjiknurin, ku ai flet më gjerësisht mbi planin e tij për rajonin e Sarandës
     

     
    Ditën e sotme, kandidati i Partisë Socialiste për qarkun Vlorë, Damian Gjiknuri, ka dhënë një intervistë për Saranda Web, ku ka shpalosur vizionin e tij për zhvillimin e Sarandës dhe zonave përreth.
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Mbledhja e Këshillit Bashkiak Sarandë – 28 Mars 2025

    Mbledhja e Këshillit Bashkiak Sarandë – 28 Mars 2025

    Mbledhja e Këshillit Bashkiak Sarandë – 28 Mars 2025
     
    Mbledhja e Këshillit Bashkiak Sarandë u transmentua drejtpërdrejt në Saranda Web
     

     
    Rend dite:
    1. P/vendim“Për deklarimin e mbarimit para afatit të mandatit të anëtarit të Këshillit Bashkiak”.2. P/vendim“Zgjedhjen e anëtarit që do të përfaqësojë Këshillin e Bashkisë Sarandë në Këshillin e Qarkut Vlorë”.3. P/vendim “Për përdorimin e fondit të kushtëzuar për ndihmën ekonomike deri në 6% për muajin Shkurt 2025”.4. P/vendim “Mbi dhënien e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë për muajin Shkurt 2025”.5. P/vendim “Për miratimin e shtetasen S. M për t’u trajtuar në qendrën polivalente ditore të të moshuarve “Feti Rugji” Sarandë ”.6. P/vendim “Për një ndryshim në vendimin e Këshillit të Bashkisë nr.120 datë 31.08.2023 për ngritjen e Komisionit të Strehimit”.7. P/vendim “ Për miratimin e te ardhurave dhe të tavaneve të shpenzimeve të programit buxhetor vendor afatmesëm 2026-2028”.8. P/vendim “ Mbi miratimin e buxhetit faktik të Bashkisë Sarandë për vitin 2024”.9. P/vendim “ Miratim i korrigjimit të gabimeve materiale”.10. Informacion në lidhje me procesin e inventarizimit të pronave të Bashkisë, dhe informacion mbi Eco Campusin.11. Raport mbi ecurinë e investimeve të vitit 2024.12. Informacion nga Qendra multifunksionale për zhvillimin e fëmijëve dheproblematikat për vijimin e punës.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Vasil Dajko: Prioritetet dhe vizioni për Sarandën dhe Bregdetin

    Vasil Dajko: Prioritetet dhe vizioni për Sarandën dhe Bregdetin

    Vasil Dajko: Prioritetet dhe vizioni për Sarandën dhe Bregdetin
     
    Në prag të zgjedhjeve, Saranda Web pati kënaqësinë të mirëpriste në një intervistë kandidatin e Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Vasil Dajko. Ai garon për zonën e Sarandës, Lukovës, Nivicës dhe Borshit, duke ofruar një vizion të qartë për zhvillimin e bregdetit dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët e këtyre zonave.
     

     
    Gjatë intervistës, Z. Dajko ndau me ne prioritetet dhe angazhimet e tij për të ndryshuar realitetin aktual dhe për të ofruar një të ardhme më të mirë për komunitetin.
     
     
    Pikat kryesore të intervistës
     
    Situata aktuale në zonën e Sarandës dhe Bregdetit
    Z. Dajko e vlerëson situatën si problematike, duke përmendur infrastrukturën e papërshtatshme, mungesën e planeve të qarta zhvillimore dhe keqmenaxhimin e burimeve natyrore. Ai shprehet se nevojitet një qasje e re, ku politika të jetë në shërbim të qytetarëve dhe jo e interesave private.
     
    Zhvillimi ekonomik i Sarandës, Lukovës, Nivicës dhe Borshit
    Sipas tij, turizmi është sektori kryesor që mund të çojë përpara ekonominë e zonës, por ai duhet të shoqërohet me investime në bujqësi, peshkim dhe zejtari. “Duhet të krijojmë mundësi që qytetarët tanë të kenë një ekonomi të qëndrueshme gjatë gjithë vitit, jo vetëm në sezonin turistik,” thekson ai.
     
    Problematika e pronave dhe legalizimeve
    Çështja e pronave është një ndër problemet më të ndjeshme për banorët e bregdetit. Vasil Dajko thekson se Lëvizja “Shqipëria Bëhet” propozon një reformë të plotë të procesit të legalizimeve dhe kthimit të pronave, duke garantuar një zgjidhje të drejtë për të gjithë ata që kanë mbetur peng i këtij problemi prej dekadash.
     
    Mbrojtja e mjedisit dhe zhvillimi i qëndrueshëm
    Bregdeti i Jonit po përballet me ndërtime pa kriter dhe ndotje, duke rrezikuar bukuritë e tij natyrore. Kandidati thekson nevojën për një rishikim të projekteve të ashtuquajtura “investime strategjike”, si dhe vendosjen e standardeve më të rrepta për ndërtimet e reja. “Zhvillimi i qëndrueshëm duhet të jetë prioritet, jo betonizimi i çdo hapësire natyrore,” shprehet ai.
     
    Mundësitë për të rinjtë dhe ndalimi i emigracionit
    Një nga sfidat më të mëdha të rajonit është largimi i të rinjve për shkak të mungesës së mundësive. Vasil Dajko sugjeron krijimin e programeve mbështetëse për bizneset e vogla, zhvillimin e arsimit profesional dhe inkurajimin e investimeve që krijojnë vende pune me paga dinjitoze.
     
    Mesazhi për votuesit
    Në fund të intervistës, kandidati theksoi se vota për të dhe Lëvizjen “Shqipëria Bëhet” është një votë për ndryshim të vërtetë dhe për një politikë të pastër. “Ne nuk premtojmë mrekulli, por angazhohemi për një politikë që vendos qytetarin të parin dhe që sjell zgjidhje konkrete,” përfundon ai.
     
    Saranda Web do të vazhdojë të sjellë intervista dhe analiza mbi kandidatët për zgjedhjet e ardhshme, duke u mundësuar qytetarëve një pasqyrë të qartë të alternativave për të ardhmen e tyre
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Rama sherr me një emigrante në Athinë: Administrata është zero! Jo, na kërkojnë në Europë

    Rama sherr me një emigrante në Athinë: Administrata është zero! Jo, na kërkojnë në Europë

    Sherr në Athinë: Debati i ashpër mes Ramës dhe një emigranteje shqiptare
     
    Një takim i kryeministrit Edi Rama me emigrantët shqiptarë në Athinë është shoqëruar me një debat të ashpër mes tij dhe një qytetareje, e cila ngriti shqetësime mbi funksionimin e administratës publike dhe dokumentet e pronësisë së tokës së saj.
     

     
     
    Debati mes emigrantes dhe kryeministrit
    Gjatë takimit, qytetarja shprehu pakënaqësinë e saj për vonesat dhe mangësitë në administratën shtetërore, duke e akuzuar qeverinë për mungesë efektiviteti në dhënien e certifikatave të pronësisë.
     
    “Jeni një figurë shumë e shquar për momentin, por ka mangësi pas kaq kohësh që jeni në pushtet. Administrata është zero. Nuk kemi marrë ende certifikatën e tokës, ndonëse ligji është miratuar prej kohësh. Kush më siguron që ky do të jetë një premtim i realizuar?” – pyeti ajo.
     
    Rama: Administrata nuk është zero, shërbimet janë online
    Në përgjigjen e tij, kryeministri Rama u përpoq të shpjegonte se shumë shërbime tashmë mund të përfitohen përmes platformës e-Albania, duke e reduktuar nevojën për kontakte fizike me administratën.
     
    “Ju deri dje për të marrë një copë letër duhet të vinit në Shqipëri. Sot, edhe nga Greqia apo Australia, mund të merrni shërbime përmes e-Albania, pa pasur nevojë të takoni administratën apo të jepni ryshfet. E vërteta duhet vendosur aty ku është. Po të ishte administrata ‘zero’, nuk do të na thoshte Bashkimi Europian: ‘Hajdeni për negociata’”, – u shpreh Rama.
     
    Kreu i qeverisë shtoi gjithashtu se ka një paketë ligjore për të zgjidhur problemet e pronësisë së tokave në zonat rurale. Sipas tij, qytetarët që nuk kanë dokumente pronësie, por që posedojnë faktikisht tokën e tyre, mund të përfitojnë nga një mekanizëm i ri që do t’u lejojë të marrin një dëshmi nga këshilli bashkiak, ta përdorin atë për të marrë kredi dhe, pas investimit, të regjistrojnë pronën në hipotekë.
     
    Një takim me tensione
    Megjithëse Rama u përpoq të shpjegonte reformat qeveritare, debati mes tij dhe emigrantes shfaqi edhe një herë pakënaqësinë që ekziston mes diasporës për funksionimin e administratës dhe procesin e legalizimit të pronave. Takimi në Athinë tregoi se, pavarësisht përpjekjeve të qeverisë për modernizimin e shërbimeve, shumë qytetarë ende ndihen të pambështetur dhe të pasigurt për të ardhmen e tyre lidhur me pronat dhe të drejtat administrative.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Udhëtonte drejt Sarandës, automjeti përfshihet nga flakët në Qafën e Muzinës

    Udhëtonte drejt Sarandës, automjeti përfshihet nga flakët në Qafën e Muzinës

    Udhëtonte drejt Sarandës, automjeti përfshihet nga flakët në Qafën e Muzinës
     
    Një automjet është përfshirë nga flakët teksa po udhëtonte në drejtim të Sarandës. Ngjarja ka ndodhur në Qafën e Muzinës, në aksin rrugor Jorgucat-Sarandë, ku një makinë tip Mercedes Benz me targa shqiptare ka marrë flakë në lëvizje.
     

     
    Shkaqet e zjarrit ende nuk janë të qarta, por dyshohet se ai është shkaktuar nga një defekt teknik në sistemin elektrik.
    Fatmirësisht, nga incidenti nuk ka pasur të lënduar, ndërsa automjeti ka pësuar dëmtime të konsiderueshme.
     
    Autoritetet kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të bërë verifikimet e nevojshme dhe për të përcaktuar shkaqet e sakta të zjarrit.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb