Tag: saranda

  • Përmbytjet në Delvinë: Banesa dhe rrugë të dëmtuara, punohet për normalizimin – VIDEO

    Përmbytjet në Delvinë: Banesa dhe rrugë të dëmtuara, punohet për normalizimin – VIDEO

    Përmbytjet në Delvinë: Banesa dhe rrugë të dëmtuara, punohet për normalizimin
     
    Delvinë – Reshjet e dendura të shiut që kanë vijuar prej të paktën dy ditësh kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në qytetin e Delvinës dhe zonat përreth. Rrugë kryesore janë bllokuar nga prurjet e ujit dhe inertet, toka bujqësore është përmbytur, ndërsa disa banesa kanë pësuar dëmtime. Rrëshqitjet e dheut kanë bllokuar edhe automjete, duke detyruar ndërhyrjen me mjete të rënda.

    Prefektja e Vlorës, Evis Allushi, deklaroi se të gjitha strukturat po punojnë në terren për t’iu ardhur në ndihmë familjeve të prekura.
    “Delvina është prekur më tepër, kemi pasur situata që i kemi verifikuar nga afër. Banorët janë lajmëruar paraprakisht dhe bashkia ka marrë masat e nevojshme. Ndodhem në pikat më problematike për të ndihmuar sa më shumë banorët që kanë pësuar dëme nga reshjet,” – u shpreh Allushi.

    Në terren është edhe nënprefekti i zonës, Kristaq Kiço, i cili bëri me dije se vijojnë verifikimet për dëmet dhe po punohet për hapjen e rrugëve që lidhin qytetin me tre fshatrat e bllokuar:
    “Kryesore është vendosja e komunikimit me 3 fshatrat e bllokuara: Lefterhor, Kakodhiq dhe Varfaj. Sipas informacioneve, do të vendosen turbina për të rikthyer qarkullimin. Gjithashtu do të bëjmë evidentimin e dëmeve për familjet e prekura,” deklaroi Kiço.
    Ndërkohë, në terren po punon edhe kryetari i Bashkisë Delvinë, Besmir Veli, i cili tha se situata po shkon drejt normalizimit dhe se puna po vijon në disa lagje të qytetit.
    “Reshjet janë ulur dhe aktualisht po ndërhyjmë në rrugën që lidh Delvinën me tre fshatrat e bllokuar. Deri në mesditë do të jetë e mundur qarkullimi i banorëve. Po evidentojmë familjet që kanë pësuar dëme nga përmbytjet dhe po punojmë me mjete të rënda në lagje të ndryshme për të kthyer në normalitet situatën,” tha Veli.
    Situata pritet të qetësohet, por dëmet janë të shumta
     
    Pavarësisht përmirësimit të motit, dëmet e shkaktuara në tokat bujqësore dhe banesa kërkojnë inspektim të plotë dhe mbështetje për familjet e prekura. Autoritetet lokale njoftojnë se puna do të vazhdojë deri në rikthimin e plotë të normalitetit.
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Laert Vasili: Saranda nuk e meriton të mbetet pa Kinoteatër, qytetit t’i rikthehet lavdia e dikurshme – VIDEO

    Laert Vasili: Saranda nuk e meriton të mbetet pa Kinoteatër, qytetit t’i rikthehet lavdia e dikurshme – VIDEO

     
    Mungesa e investimeve për ambientet e Kinoteatrit të Sarandës ka rikthyer në qendër të vëmendjes një prej plagëve më të vjetra të qytetit: mungesën e një hapësire të denjë për artin, kulturën dhe brezat e rinj. Mbrëmjen e djeshme, aktorët e njohur Laert Vasili dhe Drilon Hoxha ngritën zërin për një kauzë të cilën e konsiderojnë thelbësore për të ardhmen e qytetit.
     

     
    Filmi “Golden Brothers 2” sjell rekord pjesëmarrjeje, por edhe një realitet të hidhur
     
    Në mungesë të një salle kinemaje apo teatri funksional, premiera e filmit më të ri të regjisorit Drilon Hoxha, “Golden Brothers 2”, u shfaq në ambientet e Hotel Mediterrane. Pavarësisht kushteve të improvizuara, pjesëmarrja ishte mbresëlënëse: qindra të rinj e të reja mbushën sallën, duke treguar etjen e jashtëzakonshme të publikut sarandiot për artin dhe kinemanë.
     
    Ky ishte shfaqja e parë e Drilon Hoxhës në Sarandë, ndonëse filmat e tij janë pritur me entuziazëm edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, përfshirë Delvinën, Përmetin, Ersekën dhe Leskovikun. Arsyeja? Saranda prej vitesh nuk ka më kinema funksionale.
     
    Laert Vasili: “Më kujtohen kohët kur njerëzit thyenin dyert për të hyrë në kinema”
     
    Aktorit Laert Vasili, i cili e ka nisur karrierën artistike pikërisht në teatrin e Sarandës, mbrëmja i solli ndërmend kujtime të fëmijërisë së tij. Teksa shihte qindra të rinj të mbledhur për të ndjekur një film shqiptar, ai u prek nga kontrasti mes asaj energjie dhe realitetit të sotëm:
    “Saranda kishte një kinema të mrekullueshme. Njerëzit dikur thyenin dyert për të hyrë. Sot ajo godinë ka mbetur e braktisur, e degraduar. Ky qytet meriton të rikthejë aktivitetin artistik dhe lavdia e dikurshme.”
    Vasili bëri apel të fortë për investime urgjente, duke nënvizuar se Kinoteatri i Sarandës është jashtë funksionit prej vitesh, i lënë në harresë dhe i rrënuar nga mungesa e rikonstruksioneve të mirëfillta.
     
    Drilon Hoxha: “Të investosh në kinema e teatro do të thotë të investosh në të ardhmen e fëmijëve”
     
    Regjisori Drilon Hoxha iu bashkua thirrjes së Vasilit, duke theksuar se qytetet pa kinema dhe teatro rrezikojnë të humbasin gjenerata të tëra në mungesë të edukimit artistik.
     
    “Është shumë e thjeshtë, nëse investon në art, nuk ke nevojë të investosh në burgje të sigurisë së lartë” – është shprehur Laert Vasili. 
     
    Një thirrje që nuk duhet të bjerë në vesh të shurdhët
     
    Saranda, një qytet që pret qindra mijëra turistë çdo vit dhe ka një komunitet të gjallë artistësh, nuk ka një kinema apo teatër funksional. Kjo mungesë jo vetëm kufizon aktivitetet kulturore, por frenon zhvillimin shpirtëror dhe intelektual të brezave të rinj.
    Apeli i Laert Vasilit dhe Drilon Hoxhës është një thirrje e sinqertë për institucionet që kanë përgjegjësi për kulturën dhe trashëgiminë e qytetit. Saranda ka nevojë urgjente për rikthimin e Kinoteatrit — jo vetëm si ndërtesë, por si zemër e jetës kulturore.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Saranda pritet të përfshihet nga reshje të dendura dhe stuhi nga mbrëmja e sotme deri të enjten

    Saranda pritet të përfshihet nga reshje të dendura dhe stuhi nga mbrëmja e sotme deri të enjten

    Saranda pritet të përfshihet nga reshje të dendura dhe stuhi nga mbrëmja e sotme deri të enjten
     
    Saranda pritet të përfshihet nga një situatë e paqëndrueshme atmosferike duke nisur nga mbrëmja e sotme, me reshje të dendura shiu, stuhi të forta dhe shkarkesa të shpeshta elektrike. Sipas të dhënave më të fundit të Institutit të Gjeoshkencave (IGJEO) dhe Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), moti i rënduar do të zgjasë deri në orët e para të së enjtes.
     

     
    Për ditën e sotme, 17 nëntor, IGJEO dhe SHMU parashikojnë reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër, Lezhë dhe Vlorë – një zhvillim që prek edhe Sarandën si pjesë e këtij rajoni. Në Sarandë reshjet do të nisin mbrëmjen, duke u shndërruar për momente në rrebeshe të fuqishme, të shoqëruara me stuhi dhe vetëtima.
    Në qarqet Kukës, Dibër, Durrës, Tiranë dhe Gjirokastër, reshjet do të jenë të dobëta deri mesatare, ndërsa në pjesën tjetër të vendit parashikohen reshje të dobëta, me intensifikim në orët e pasdites.
     
    E marta do të sjellë një përkeqësim të mëtejshëm të motit. Reshjet do të përfshijnë të gjithë territorin shqiptar, me intensitet më të lartë në disa zona:
    Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër: reshje intensive deri shumë intensive
    Lezhë: reshje intensive
    Dibër, Durrës dhe Tiranë: reshje mesatare deri lokalisht intensive
    Qarqet e tjera: reshje të dobëta deri mesatare
    Gjithë vendi do të jetë nën ndikimin e shtrëngatave, ndërsa në Sarandë pritet një rritje e ndjeshme e intensitetit të reshjeve në orët e pasdites dhe mbrëmjes.
     
    REKOMANDIME PËR BANORËT E SARANDËS
     
    Shmangni lëvizjet e panevojshme gjatë periudhave të stuhive.
    Kujdes në zonat pranë kanalizimeve, ku mund të ketë prurje të larta uji.
    Parkoni automjetet larg pemëve dhe objekteve të paqëndrueshme.
    Ndiqni njoftimet zyrtare dhe përditësimet e Saranda Web për situatën në kohë reale.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Prindër të fëmijëve në kopshte dhe shkolla të alarmuar: Në Sarandë ka rënë morri

    Prindër të fëmijëve në kopshte dhe shkolla të alarmuar: Në Sarandë ka rënë morri

    Prindër të fëmijëve në kopshte dhe shkolla të alarmuar: Në Sarandë ka rënë morri
     
    Situatë shqetësuese për prindërit e fëmijëve në kopshte dhe shkolla. Burime të Saranda Web konfirmojnë se në një prej kopshteve të qytetit janë konstatuar të paktën dy raste me morra (pedikulozë), çka ka ngritur alarmin te familjarët dhe institucionet arsimore.
     

     
    Sipas burimeve, stafi i kopshtit ka njoftuar menjëherë prindërit e fëmijëve për këtë situatë, duke u kërkuar që të kontrollojnë me kujdes kokën e fëmijëve të tyre dhe, nëse konstatojnë shenja të pranisë së morrave, të marrin masat e duhura mjekësore dhe higjienike.
     
    Çfarë kërkohet nga prindërit:
     
     – Të kontrollojnë fëmijët për kruarje të vazhdueshme në kokë, skuqje ose praninë e vezëve të morrit (thërriza të bardha pranë rrënjëve të flokëve).
     – Të përdorin menjëherë trajtimet kundër morrave të rekomanduara nga farmacistët ose mjekët pediatër.
     – Të njoftojnë institucionin arsimor nëse konfirmojnë rast pozitiv, për të parandaluar përhapjen.
     
    Pedikuloza është një fenomen që shpesh përhapet shpejt në ambiente kolektive, sidomos në kopshte dhe shkolla, prandaj reagimi i shpejtë i prindërve dhe i institucioneve është thelbësor për të frenuar situatën.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Rama: Shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët do të bëhet në fillim të dhjetorit

    Rama: Shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët do të bëhet në fillim të dhjetorit

    Rama: Shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët do të bëhet në fillim të dhjetorit
     
    Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me banorët e njësisë numër 2 në Tiranë. Rama iu përgjigj aludimeve se këtë dhjetor nuk do të ketë bonus fundviti për pensionistët. Kreu i qeverisë tha se nuk është e vërtetë, duke theksuar se që në fillim të muajit dhjetor të nisë shpërndarja e bonusit, ndërsa rritja e pensioneve parashikohet me pr.buxhetin 2026.
     

     
    “Çfarë nuk thuhet e çfarë nuk përflitet, ku 95% e gjërave që qarkullojnë janë të rreme. Është thënë edhe që vitin e ardhshëm do shpërndajmë në muaj bonusin e këtij viti të ri. Bonusi i fundvitit do të jepet siç është dhënë vitin e shkuar duke nisur nga fillimi i muajit dhjetor sepse është bonus që u shkon pensionistëve. Vitin e ardhshëm nisim nga janari që të rrisim mbështetjen për pensionistët dhe rritja e çdo janari që vjen do jetë dyfishi i janarit paraardhës”, tha Rama.
     
    Nga ana tjetër Rama theksoi se rritja e pensioneve nuk do të ketë lidhje me indeksimin.
     
    “Tjetra që vlen të rishpjegohet marrëdhënia e kësaj rritje me indeksimin. Kjo rritje nuk ka lidhje me indeksimin, nëse indeksimi është bërë në mënyrë të përvitshme, do të vazhdojë të bëhet në mënyrë të përvitshme. Vetëm indeksimi parashikohet që shifra ta rrijë në 50 mln euro”, theksoi Rama.
     
    Prindër të fëmijëve në kopshte dhe shkolla të alarmuar: Në Sarandë ka rënë morri

     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Ngrihet grupi i punës për njohjen e viteve të punës me Greqinë. Drejt marrëveshjes së shumëpritur për pensionet

    Ngrihet grupi i punës për njohjen e viteve të punës me Greqinë. Drejt marrëveshjes së shumëpritur për pensionet

    Rama: Ngrihet grupi i punës për njohjen e viteve të punës me Greqinë – drejt marrëveshjes së shumëpritur për pensionet
     
    Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se qeveria shqiptare ka ngritur një grup pune që ka nisur zyrtarisht negociatat me shtetin grek për njohjen e viteve të punës të emigrantëve shqiptarë, një çështje që prej vitesh ka qenë ndër më problematiket për qytetarët që kanë kontribuar në Greqi.
     

     
    Gjatë një takimi publik, Rama theksoi se procesi është i vështirë për shkak të numrit të lartë të emigrantëve shqiptarë që prej dekadash jetojnë dhe punojnë në Greqi, por u shpreh optimist për arritjen e marrëveshjes.
     
    “Përmes njohjes së pensioneve me Greqinë, guri i fundit i mozaikut. Me Italinë ia arritëm. Kjo me Greqinë është e forta fare për shkak se Greqi nuk është Italia në kuptimin e mundësive dhe numri është shumë i madh. Kemi filluar punën me Greqinë, janë ngritur grupet që diskutojnë dhe jam shpresëplotë që do ta arrijmë dhe këtë”, deklaroi kryeministri.
     
    Marrëveshja e pritshme do të mundësonte që shqiptarët që kanë punuar dhe paguar sigurime në Greqi të përfitojnë pensione të llogaritura mbi bazën e kontributeve të tyre reale, duke shmangur procedurat e stërzgjatura dhe pengesat burokratike që kanë shoqëruar emigrantët për vite me radhë.
     
    Qeveria shqiptare e konsideron këtë marrëveshje si hapin e fundit drejt përfundimit të njohjes së ndërsjellë të pensioneve me vendet ku jeton dhe punon diaspora shqiptare.
     
    Rama: Shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët do të bëhet në fillim të dhjetorit

     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Sulm me shkopinj ndaj maturantit dhe të miturës, Policia shpall në kërkim 4 autorët – VIDEO

    Sulm me shkopinj ndaj maturantit dhe të miturës, Policia shpall në kërkim 4 autorët – VIDEO

    Sulm me shkopinj ndaj maturantit dhe të miturës, Policia shpall në kërkim 4 autorët
     
    Një akt i rëndë dhune ka ndodhur ditën e djeshme në qendër të Konispolit, ku një maturant me inicialet E.K. dhe kushërira e tij 12-vjeçare janë sulmuar brutalisht nga pesë persona të ardhur nga fshati Shëndëlli. Lajmi dhe pamjet e para u publikuan nga Konispoli Web, i cili ka siguruar edhe videon e momentit të sulmit.
     

     
    Ngjarja ka ndodhur teksa të dy ndodheshin brenda automjetit të tyre. Autorët janë afruar dhe, duke përdorur shkopinj bejzbolli, kanë goditur me egërsi të riun dhe të miturën, ndërkohë që kanë shkatërruar totalisht automjetin, duke e goditur nga të gjitha anët.
     
    Pas sulmit, maturanti dhe vajza e mitur janë transportuar me urgjencë në spital. Sipas të dhënave të para, ata kanë plagë të shumta, ndërsa i riu ka pësuar tronditje të rëndë në kokë si pasojë e goditjeve të përsëritura.
     
    Komunikata zyrtare e Policisë
     
    Sipas njoftimit të shpërndarë sot nga Policia e Shtetit:“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Konispol referuan materiale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit N. D., 18 vjeç, F. A., 18 vjeç, O. L., 19 vjeç dhe një të mitur 17 vjeç, banues në fshatin Shëndelli, Konispol, pasi më datë 13.11.2025, në Konispol, kanë goditur me mjete të forta dhe kanë dëmtuar shtetasin E. K., 18 vjeç, si dhe i kanë dëmtuar automjetin. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.”
    Policia deri në këtë moment ka shpallur në kërkim katër prej autorëve, ndërsa vijojnë procedurat hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë.
     
    Video copyright Konispoli Web
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Reagim i shpejtë i institucioneve: Ura në Metoq riparohet pas denoncimit në Saranda Web

    Reagim i shpejtë i institucioneve: Ura në Metoq riparohet pas denoncimit në Saranda Web

    Reagim i shpejtë i institucioneve: Ura në Metoq riparohet pas denoncimit në Saranda Web
     
    Pas publikimit në Saranda Web të ankesës së banorëve të Metoqit për dëmtimin e urës dhe rrezikun serioz që paraqiste për kalimtarët, institucionet reaguan menjëherë.

     
    Ditën e sotme ka përfunduar plotësisht riparimi i dëmtimeve në urë, duke e rikthyer atë të sigurt dhe të kalueshme për këmbësorë dhe automjete. Banorët e zonës shprehen se ndërhyrja ishte e domosdoshme, pasi prej ditësh situata rrezikonte aksidente.
     
    Saranda Web do të vijojë të ndjekë nga afër problematikat e komunitetit dhe të vendos përballë përgjegjësisë institucionet sa herë që qytetarët ngrenë shqetësime që prekin sigurinë dhe jetën e përditshme.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Një histori frymëzuese nga Saranda: Kur ëndrrat marrin formë dhe sakrificat shpërblehen

    Një histori frymëzuese nga Saranda: Kur ëndrrat marrin formë dhe sakrificat shpërblehen

    Një histori frymëzuese nga Saranda: Kur ëndrrat marrin formë dhe sakrificat shpërblehen
     
    Në një kohë kur shumë të rinj kërkojnë modele suksesi dhe rrugë të qarta drejt së ardhmes, historia e një djali me origjinë nga Saranda vjen si një dritë e pastër shprese dhe motivimi. Kevin Mato, i rritur në një familje emigrantësh që u larguan vite më parë drejt Italisë për një jetë më të mirë, sot është kthyer në një emër të respektuar në botën e shkencës moderne.
     

     
    Familja Mato, si shumë të tjera, mori me vete guximin shqiptar, vullnetin për punë dhe besimin se fëmijët e tyre një ditë do të kishin mundësi më të mëdha. Dhe kështu ndodhi. Falë përkushtimit të pandalshëm dhe mbështetjes së familjes, Kevin-i u ngjit në majat e kërkimit shkencor, duke arritur titullin doktor në kompjuterikë kuantike në Universitetin Teknik të Mynihut (TUM) – një prej qendrave më të njohura botërore për teknologjinë dhe inovacionin.
     
    Rruga e tij nuk ka qenë e lehtë. Kevin ka studiuar në Milano, ndërsa puna e tij shkencore e ka çuar në Japoni, Shtetet e Bashkuara dhe vende të ndryshme të Europës. Kudo ku ka shkuar, ai ka marrë vlerësime, mirënjohje dhe çmime prestigjioze nga qendra të mëdha kërkimore dhe institucione europiane të inovacionit. Një prej arritjeve më të spikatura është titulli “shkencëtari më i mirë në botë” në fushën e tij, dhënë nga qendra atomike ORNL në SHBA — një nder që shumë pak shkencëtarë e përjetojnë gjatë karrierës së tyre.
     
    Së fundmi, një fond ndërkombëtar që mbështet shkencëtarët e rinj më premtues, ka përzgjedhur Kevin-in si një prej talenteve më të spikatura globale. E gjithë kjo punë e jashtëzakonshme e ka çuar atë në një nga kompanitë më të mëdha teknologjike në botë, NVIDIA, ku sot kontribuon në zhvillimin e teknologjive që formësojnë të ardhmen.
     
    Por përtej çmimeve dhe titujve, më prekës mbetet krenaria e familjes. Tezja e tij, që e ka ndjekur rritjen hap pas hapi, shprehet me emocione:“Zemra më shpërthen nga gëzimi. Më kujtohet kur ishte një vjeç, dhe sot është doktor në një fushë që e njeh e gjithë bota. Ky është shembull për të gjithë shqiptarët që sakrifikojnë jashtë vendit — me punë, dashuri dhe përkushtim, gjithçka arrihet.”
     
    Historia e Kevin Matos është një mesazh i fortë për çdo prind që sakrifikon për të ardhmen e fëmijëve të vet, për çdo të ri që ëndërron, për çdo shqiptar kudo në botë që përpiqet të ndërtojë një jetë më të mirë.
     
    Nga Saranda deri në Mynih dhe tani në qendër të teknologjive të së ardhmes — Kevin dëshmon se talenti shqiptar nuk njeh kufij. Dhe se rrënjët tona, edhe kur na çojnë larg, mbeten gjithmonë burim force, krenarie dhe frymëzimi.
     
    Urime Kevin! Shqipëria, Saranda dhe të gjithë shqiptarët kudo në botë krenohen me ty.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Denoncimi në Polici: Më ka bërë thirrje në telefon për të më prishur qetësinë time

    Denoncimi në Polici: Më ka bërë thirrje në telefon për të më prishur qetësinë time

    Denoncimi në Polici: Më ka bërë thirrje në telefon për të më prishur qetësinë time
     
    Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedimin penal ndaj shtetasit O. P., 38 vjeç, banues në Sarandë.
     

     
    Sipas njoftimit zyrtar, ndaj tij është bërë kallëzim nga shtetasi F. O., 32 vjeç, i cili pretendon se O. P. i ka bërë thirrje telefonike me qëllim prishjen e qetësisë së tij.
     
    Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë për veprime të mëtejshme procedurale.
    Policia bën me dije se vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe mbledhjen e provave në lidhje me rastin.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb