Tag: sarajevës

  • Vuçiq përballet me kallëzim penal për rasti ‘Safari Snajperët e Sarajevës’

    Vuçiq përballet me kallëzim penal për rasti ‘Safari Snajperët e Sarajevës’

    Avokati serb dhe aktivisti për të drejtat e njeriut, Cedomir Stojkoviq, ka dorëzuar një kallëzim penal në Prokurorinë për Krimin e Organizuar në Beograd, duke kërkuar hetime për krime kundër njerëzimit të lidhura me të ashtuquajturin “Safari Snajper i Sarajevës”, një praktikë e rrethit të luftës në Bosnje, ku të huaj dyshohet se paguanin për të shtënë me snajper ndaj civilëve gjatë rrethimit të kryeqytetit boshnja

    Kallëzimi penal është drejtuar kundër një personi të paidentifikuar (NN) dhe kundër presidentit aktual të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

    Sipas Stojkoviqit, Vuçiç dyshohet se ka qenë vullnetar në formacionin e armatosur të drejtuar nga Slavko Aleksiç, njësia e së cilës kontrollonte territorin prej nga ku pretendohen se janë kryer aktet kriminale.

    Ai pohon se një aktivitet i tillë, organizimi i të huajve për të marrë pjesë në gjuajtje snajperësh për përfitime monetare nuk do të kishte qenë i mundur pa dijeninë dhe mbështetjen e strukturave paraushtarake që dominonin zonën.

    Stojkoviq ka shkruar në rrjetin social X, se, edhe nëse Vuçiç nuk ka marrë pjesë drejtpërdrejt në këto akte, ai duhej të kishte qenë në dijeni të organizimit, duke pasur parasysh lidhjet e tij të asaj kohe me Partinë Radikale Serbe, ku shërbeu si sekretar i përgjithshëm për 15 vjet.

    Ai përmendi gjithashtu rolin e strukturave të partisë në mobilizimin e vullnetarëve paraushtarakë nga Serbia, nxitjen e urrejtjes ndëretnike dhe lidhjet logjistike mes Beogradit dhe Sarajevës gjatë viteve të luftës.

    Në deklaratën e tij, Stojkoviq përmendi edhe faktorë të tjerë që ngrenë dyshime për përfshirjen e rrjetit radikal në organizimin e “Safari Snajperëve”, përfshirë financimet e dyshimta të asaj periudhe dhe dënimin e Vojislav Šešelj nga Tribunali i Hagës për nxitje të krimeve kundër njerëzimit.

    Ai kërkoi që Prokuroria për Krime Lufte në Beograd të hapë një hetim të thelluar, veçanërisht duke bashkëpunuar me prokurorinë në Milano, e cila tashmë ka nisur veprimet në lidhje me këtë rast.

  • Presidenti serb Vuçiç i mohon akuzat se kishte lidhje me “snajperët e fundjavës” në Sarajevë

    Presidenti serb Vuçiç i mohon akuzat se kishte lidhje me “snajperët e fundjavës” në Sarajevë

    Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i mohoi të premten pretendimet që e lidhin atë me të ashtuquajturit “snajperë të fundjavës” në Sarajevë gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë në vitet ‘90.
    Vuçiç deklaroi për TV Informer se “unë kurrë nuk kam mbajtur pushkë në dorë” dhe njoftoi se do të ngrejë padi kundër mediave që e kanë publikuar këtë, duke shtuar se do t’i angazhojë “avokatët më të mirë në botë”.
    Gazetari hulumtues kroat, Domagoj Margetiç, deklaroi të martën se ia ka dorëzuar Prokurorisë në Milano, e cila po udhëheq hetimin për “snajperët e fundjavës” të dhënat që, sipas tij, tregojnë se Vuçiçi ka marrë pjesë ose ka ndihmuar në “turizmin e snajperëve”, ku thuhet se të huaj të pasur paguanin forcat serbe rreth Sarajevës së rrethuar për të shtënë ndaj civilëve të qytetit.
    Vuçiç, në intervistën për TV Informer, tha se “nuk kishte dëgjuar kurrë për një fundjavë” të tillë.
    “Por, kjo s’ka rëndësi. Unë nuk kam pasur pushkë; madje kur kam ardhur dhe kam pyetur nëse mund të jem me ju, më thanë ‘djalosh, kthehu, na duhet gazetar dikush që di anglisht’. Historia është aq absurde dhe këtë e dinë të gjithë; kam incizime, dëshmitarë, dhe aty ku thonë se ishte pushka, në fakt ishin këmbët mbajtëse të kamerës që po ia mbaja kameramanit”, tha Vuçiç.
    Ai shtoi se do t’i angazhojë “avokatët më të mirë në botë” për t’i paditur mediat si The Guardian, Daily Mail dhe të tjera që kanë raportuar për këtë. Vuçiç tha se beson se mund të fitojë miliona euro në këto padi.
    “Vetëm duhet të shoh si e kanë formuluar, çfarë kanë formuluar, dhe çfarë do të më thonë avokatët”, deklaroi presidenti i Serbisë.
    Guardian, në raportin e tij, shkroi se “presidenti i Serbisë po përballet me një kallëzim ligjor në rastin e ‘fundjavës së snajperëve’ në Sarajevë”, duke përcjellë deklaratat se Margetiq ka paraqitur kallëzimin pranë prokurorëve në Milano.
    Tabloidi britanik Daily Mail shkroi se “presidenti i Serbisë akuzohet për pjesëmarrje në ‘safari njerëzor’”, gjithashtu duke cituar pretendimet e Margetiçit.
    Edhe të enjten, gjatë konferencës rajonale të biznesit mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Ballkanit Perëndimor, Vuçiç, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, hodhi poshtë akuzat për lidhje me “snajperët e fundjavës”.
    Mediat italiane raportuan në fillim të tetorit se prokurorët në Milano kanë hapur një hetim ndaj shtetasve italianë që thuhet se u kanë paguar shuma të mëdha parash forcave serbe, në mënyrë që gjatë rrethimit të Sarajevës të mund të ishin “snajperë të fundjavës” dhe të vrisnin qytetarë për argëtim.
    Rasti është hapur nga prokurori Alessandro Gobbis, nën akuzat për vrasje me paramendim, të rënduar nga mizoria dhe motive të ulëta.
    Akuzat aktualisht janë ngritur kundër personave të panjohur dhe burojnë nga një kallëzim i paraqitur nga gazetari dhe shkrimtari Ezio Gavazzeni, me ndihmën e dy avokatëve dhe ish-gjykatësit Guido Salvini.
    Sipas dëshmive të mbledhura në gjithë Italinë veriore, këta “snajperë të fundjavës”, kryesisht ithtarë të ekstremit të djathtë dhe adhurues të armëve, mblidheshin në Trieste dhe pastaj dërgoheshin në kodrat përreth Sarajevës, nga ku mund të shtinin mbi banorët e qytetit të rrethuar pasi i paguanin forcat e serbëve të Bosnjës.
    Gjatë pothuajse katër vjetëve të rrethimit të Sarajevës, sipas të dhënave të shoqatave të viktimave dhe vendimeve të gjykatave ndërkombëtare, çdo fëmijë i dhjetë i vrarë në qytet është qëlluar nga snajperët.
    Mbi 14 mijë fëmijë janë plagosur. Megjithatë, asnjë snajper nuk është mbajtur përgjegjës penalisht, as para gjykatave në Bosnje, e as para gjykatave ndërkombëtare.
    Tribunali i Hagës, në vendimet kundër zyrtarëve më të lartë të Republikës Sërpska, erdhi në përfundim se fushata e snajperëve kishte një qëllim: “terrorizimin e civilëve të Sarajevës”.
    Ish-zyrtarja për shtyp e Prokurorisë së Hagës, Florence Hartmann, i tha Radios Evropa e Lirë se Tribunali i Hagës ishte i vetëdijshëm për ekzistencën e “ekspeditave turistike të vdekjes”.
    “Ne e dinim për këtë, nuk di as si ta quaj. Nuk dinim si ishte organizuar. Jashtëzakonisht e rëndësishme është që është hapur një hetim gjyqësor dhe duhet të hetohet kush ishin organizatorët”, tha Hartmann./REL

  • Vuçiç mohon akuzat se kishte lidhje me ‘snajperët e fundjavës’ në Sarajevë

    Vuçiç mohon akuzat se kishte lidhje me ‘snajperët e fundjavës’ në Sarajevë

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i mohoi të premten pretendimet që e lidhin atë me të ashtuquajturit “snajperë të fundjavës” në Sarajevë gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë në vitet ‘90.

    Vuçiç deklaroi për TV Informer se “unë kurrë nuk kam mbajtur pushkë në dorë” dhe njoftoi se do të ngrejë padi kundër mediave që e kanë publikuar këtë, duke shtuar se do t’i angazhojë “avokatët më të mirë në botë”.

    Gazetari hulumtues kroat, Domagoj Margetiq, deklaroi të martën se ia ka dorëzuar Prokurorisë në Milano – e cila po udhëheq hetimin për “snajperët e fundjavës” – të dhënat që, sipas tij, tregojnë se Vuçiç ka marrë pjesë ose ka ndihmuar në “turizmin e snajperëve”, ku thuhet se të huaj të pasur paguanin forcat serbe rreth Sarajevës së rrethuar për të shtënë ndaj civilëve të qytetit.

    Vuçiç në intervistën për TV Informer, tha se “nuk kishte dëgjuar kurrë për një fundjavë” të tillë.

    “Por, kjo s’ka rëndësi. Unë nuk kam pasur pushkë; madje kur kam ardhur dhe kam pyetur nëse mund të jem me ju, më thanë ‘djalosh, kthehu, na duhet gazetar dikush që di anglisht’. Historia është aq absurde dhe këtë e dinë të gjithë; kam incizime, dëshmitarë, dhe aty ku thonë se ishte pushka, në fakt ishin këmbët mbajtëse të kamerës që po ia mbaja kameramanit”, tha Vuçiq.

    Ai shtoi se do t’i angazhojë “avokatët më të mirë në botë” për t’i paditur mediat si The Guardian, Daily Mail dhe të tjera që kanë raportuar për këtë.

    Vuçiç tha se beson se mund të fitojë miliona euro në këto padi.

    “Vetëm duhet të shoh si e kanë formuluar, çfarë kanë formuluar, dhe çfarë do të më thonë avokatët”, deklaroi presidenti i Serbisë.

    Guardian, në raportin e tij, shkroi se “presidenti i Serbisë po përballet me një kallëzim ligjor në rastin e ‘fundjavës së snajperëve’ në Sarajevë”, duke përcjellë deklaratat se Margetiq ka paraqitur kallëzimin pranë prokurorëve në Milano.

    Tabloidi britanik Daily Mail shkroi se “presidenti i Serbisë akuzohet për pjesëmarrje në ‘safari njerëzor’”, gjithashtu duke cituar pretendimet e Margetiqit.

    Edhe të enjten, gjatë konferencës rajonale të biznesit mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Ballkanit Perëndimor, Vuçiç, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, hodhi poshtë akuzat për lidhje me “snajperët e fundjavës”.

    Mediat italiane raportuan në fillim të tetorit se prokurorët në Milano kanë hapur një hetim ndaj shtetasve italianë që thuhet se u kanë paguar shuma të mëdha parash forcave serbe, në mënyrë që gjatë rrethimit të Sarajevës të mund të ishin “snajperë të fundjavës” dhe të vrisnin qytetarë për argëtim.

    Rasti është hapur nga prokurori Alessandro Gobbis, nën akuzat për vrasje me paramendim, të rënduar nga mizoria dhe motive të ulëta.

    Akuzat aktualisht janë ngritur kundër personave të panjohur dhe burojnë nga një kallëzim i paraqitur nga gazetari dhe shkrimtari Ezio Gavazzeni, me ndihmën e dy avokatëve dhe ish-gjykatësit Guido Salvini.

    Sipas dëshmive të mbledhura në gjithë Italinë veriore, këta “snajperë të fundjavës”, kryesisht ithtarë të ekstremit të djathtë dhe adhurues të armëve, mblidheshin në Trieste dhe pastaj dërgoheshin në kodrat përreth Sarajevës, nga ku mund të shtinin mbi banorët e qytetit të rrethuar pasi i paguanin forcat e serbëve të Bosnjës.

    Gjatë pothuajse katër vjetëve të rrethimit të Sarajevës, sipas të dhënave të shoqatave të viktimave dhe vendimeve të gjykatave ndërkombëtare, çdo fëmijë i dhjetë i vrarë në qytet është qëlluar nga snajperët.

    Mbi 14.000 fëmijë janë plagosur.

    Megjithatë, asnjë snajper nuk është mbajtur përgjegjës penalisht – as para gjykatave në Bosnje, e as para gjykatave ndërkombëtare.

    Tribunali i Hagës, në vendimet kundër zyrtarëve më të lartë të Republikës Sërpska, erdhi në përfundim se fushata e snajperëve kishte një qëllim: “terrorizimin e civilëve të Sarajevës”.

    Ish-zyrtarja për shtyp e Prokurorisë së Hagës, Florence Hartmann, i tha Radios Evropa e Lirë se Tribunali i Hagës ishte i vetëdijshëm për ekzistencën e “ekspeditave turistike të vdekjes”.

    “Ne e dinim për këtë, nuk di as si ta quaj. Nuk dinim si ishte organizuar. Jashtëzakonisht e rëndësishme është që është hapur një hetim gjyqësor dhe duhet të hetohet kush ishin organizatorët”, tha Hartmann. /REL/ 

  • Vuçiç mohon akuzat se kishte lidhje me “snajperët e fundjavës” në Sarajevë

    Vuçiç mohon akuzat se kishte lidhje me “snajperët e fundjavës” në Sarajevë

    Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i mohoi të premten pretendimet që e lidhin atë me të ashtuquajturit “snajperë të fundjavës” në Sarajevë gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë në vitet ‘90.
    Vuçiç deklaroi për TV Informer se “unë kurrë nuk kam mbajtur pushkë në dorë” dhe njoftoi se do të ngrejë padi kundër mediave që e kanë publikuar këtë, duke shtuar se do t’i angazhojë “avokatët më të mirë në botë”.Lexo edhe :Related Posts
    Gazetari hulumtues kroat, Domagoj Margetiq, deklaroi të martën se ia ka dorëzuar Prokurorisë në Milano – e cila po udhëheq hetimin për “snajperët e fundjavës” – të dhënat që, sipas tij, tregojnë se Vuçiç ka marrë pjesë ose ka ndihmuar në “turizmin e snajperëve”, ku thuhet se të huaj të pasur paguanin forcat serbe rreth Sarajevës së rrethuar për të shtënë ndaj civilëve të qytetit.

    Vuçiç, në intervistën për TV Informer, tha se “nuk kishte dëgjuar kurrë për një fundjavë” të tillë.
    “Por, kjo s’ka rëndësi. Unë nuk kam pasur pushkë; madje kur kam ardhur dhe kam pyetur nëse mund të jem me ju, më thanë ‘djalosh, kthehu, na duhet gazetar dikush që di anglisht’. Historia është aq absurde dhe këtë e dinë të gjithë; kam incizime, dëshmitarë, dhe aty ku thonë se ishte pushka, në fakt ishin këmbët mbajtëse të kamerës që po ia mbaja kameramanit”, tha Vuçiç.
    Ai shtoi se do t’i angazhojë “avokatët më të mirë në botë” për t’i paditur mediat si The Guardian, Daily Mail dhe të tjera që kanë raportuar për këtë.
    Vuçiç tha se beson se mund të fitojë miliona euro në këto padi.
    “Vetëm duhet të shoh si e kanë formuluar, çfarë kanë formuluar, dhe çfarë do të më thonë avokatët”, deklaroi presidenti i Serbisë.
    Guardian, në raportin e tij, shkroi se “presidenti i Serbisë po përballet me një kallëzim ligjor në rastin e ‘fundjavës së snajperëve’ në Sarajevë”, duke përcjellë deklaratat se Margetiq ka paraqitur kallëzimin pranë prokurorëve në Milano.
    Tabloidi britanik Daily Mail shkroi se “presidenti i Serbisë akuzohet për pjesëmarrje në ‘safari njerëzor’”, gjithashtu duke cituar pretendimet e Margetiqit.
    Edhe të enjten, gjatë konferencës rajonale të biznesit mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Ballkanit Perëndimor, Vuçiç, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, hodhi poshtë akuzat për lidhje me “snajperët e fundjavës”.
    Mediat italiane raportuan në fillim të tetorit se prokurorët në Milano kanë hapur një hetim ndaj shtetasve italianë që thuhet se u kanë paguar shuma të mëdha parash forcave serbe, në mënyrë që gjatë rrethimit të Sarajevës të mund të ishin “snajperë të fundjavës” dhe të vrisnin qytetarë për argëtim.
    Rasti është hapur nga prokurori Alessandro Gobbis, nën akuzat për vrasje me paramendim, të rënduar nga mizoria dhe motive të ulëta.
    Akuzat aktualisht janë ngritur kundër personave të panjohur dhe burojnë nga një kallëzim i paraqitur nga gazetari dhe shkrimtari Ezio Gavazzeni, me ndihmën e dy avokatëve dhe ish-gjykatësit Guido Salvini.
    Sipas dëshmive të mbledhura në gjithë Italinë veriore, këta “snajperë të fundjavës”, kryesisht ithtarë të ekstremit të djathtë dhe adhurues të armëve, mblidheshin në Trieste dhe pastaj dërgoheshin në kodrat përreth Sarajevës, nga ku mund të shtinin mbi banorët e qytetit të rrethuar pasi i paguanin forcat e serbëve të Bosnjës.
    Gjatë pothuajse katër vjetëve të rrethimit të Sarajevës, sipas të dhënave të shoqatave të viktimave dhe vendimeve të gjykatave ndërkombëtare, çdo fëmijë i dhjetë i vrarë në qytet është qëlluar nga snajperët.
    Mbi 14.000 fëmijë janë plagosur.
    Megjithatë, asnjë snajper nuk është mbajtur përgjegjës penalisht – as para gjykatave në Bosnje, e as para gjykatave ndërkombëtare.
    Tribunali i Hagës, në vendimet kundër zyrtarëve më të lartë të Republikës Sërpska, erdhi në përfundim se fushata e snajperëve kishte një qëllim: “terrorizimin e civilëve të Sarajevës”.
    Ish-zyrtarja për shtyp e Prokurorisë së Hagës, Florence Hartmann, i tha Radios Evropa e Lirë se Tribunali i Hagës ishte i vetëdijshëm për ekzistencën e “ekspeditave turistike të vdekjes”.
    “Ne e dinim për këtë, nuk di as si ta quaj. Nuk dinim si ishte organizuar. Jashtëzakonisht e rëndësishme është që është hapur një hetim gjyqësor dhe duhet të hetohet kush ishin organizatorët”, tha Hartmann./rel

  • Vuçiç në Masakrën e Sarajevës? Presidenti serb është akuzuar se ka qëlluar mbi civilët

    Vuçiç në Masakrën e Sarajevës? Presidenti serb është akuzuar se ka qëlluar mbi civilët

    Presidenti i Serbisë Aleksandër Vucic po përballet me padi ligjore lidhur me vrasjet e boshnjakëve civilë në rethimin e Sarajevës në fillimin dhe mesin e viteve 90.
    Padia është bërë nga gazetari investigativ kroat  Domagoj Margetić në prokurorinë e Milanos në Itali, e cila ka nisur tashmë një hetim për atë që quhet Gjuetia e Sarajevës ku shtetas të huaj paguanin shuma të mëdha parash për të ushtruar hobin si snajper mbi civilët boshnjak.
    Margetić ka postuar prova në mediat sociale se Vučić, atëherë një vullnetar i ri, ishte i pranishëm në një nga postet ushtarake në Sarajevë nga e cila, sipas dëshmitarëve, snajperistët e huaj dhe njësi ultranacionaliste serbe qëllonin dhe vrisnin boshnjakët e rrethuar në Sarajevë.

    Në pamje të tjera nga viti 1993 shfaqet Vuçiç duke mbajtur një pushkë e duke u përpjekur ti shmanget kamerës.
    Më herët Vucic ka mohuar kategorikisht të ketë qëlluar ndonjëherë  mbi Sarajevën e rrethuar ndërsa nuk ka reaguar mbi akuzat e fundit.
    Prokuroria italiane ka nisur hetimet për të identifikuar shtetasit italianë që mund të kenë marrë pjesë në këtë gjuheti njerëzish ndërsa ka zgjeruar edhe më tej hetimet pas padive të gazetarit dhe ish kryetares së bashkisë Sarajevës.
    Në masakrën ku vdiqën më shumë se 10  mijë njerëz dyshohet se morën pjesë edhe snajperë të tjera nga Franca britania gjermania dhe vende të tjera perëndimore.
    “Turistët e luftës” dyshohet se u lejuan të qëllonin mbi civilët nga milicitë serbe të Bosnjës nën komandën e Radovan Karaxhiç./vizionplus.tv

  • “Safari i Sarajevës”, akuza Vuçiçit që iu bashkua vrasjeve me snajper

    “Safari i Sarajevës”, akuza Vuçiçit që iu bashkua vrasjeve me snajper

    Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është akuzuar për përfshirje në “safarin njerëzor” gjatë Luftës në Bosnje, ku thuhet se të huaj të pasur paguanin shuma të mëdha për të qëlluar civilë në Sarajevë. Sipas gazetarit kroat investigativ, Domagoj Margetic, Vuçiç ishte i pranishëm në një prej pozicioneve ushtarake mbi qytet nga ku të huajt paguan për të qëlluar banorët gjatë rrethimit të Sarajevës nga 1992 deri në 1996. Sipas asaj që shkruan The Telegraph, ai ka dorëzuar një kallëzim pranë prokurorëve italianë, duke përfshirë dëshmi video dhe fotografike që, sipas tij, tregojnë presidentin serb në aktivitete të tilla.
    Margetic pretendon se Vuçiç ishte pjesë e një njësie paramilitare nën kontrollin e Partisë Radikale Serbe dhe se një pozicion snajperi u vendoste mbi varrezat hebraike të Sarajevës. Gjatë rrethimit të qytetit, mbi 10 mijë njerëz u vranë nga sulmet me artileri dhe snajper.
    Mbështetësit e Vuçiçit i kanë mohuar këto akuza, duke thënë se objekti që shfaqet në videon e vitit 1993 ishte një çadër, dhe jo armë. Zëdhënësja e presidentit tha se këto pretendime janë “informacion i rremë dhe i motivuar politikisht” dhe kanë për qëllim të dëmtojnë reputacionin ndërkombëtar të Serbisë.

    Në Itali, prokurorët kanë nisur hetime pas informacionit se të huajt e pasur, përfshirë italianë, rusë dhe amerikanë, morën pjesë në “safarët” kundër civilëve boshnjakë, ku kishte një çmim të shtuar për gra, fëmijë dhe burra në uniformë. Milicia serbe e Bosnjës, nën komandën e Radovan Karaxhiç, i lejonte këto aktivitete.
    Një dokumentar i vitit 2022, “Sarajevo Safari”, ka ngritur të njëjtat akuza për të huajt që vizitonin qytetin si “turistë lufte”. Ekspertët dhe ish-diplomatët ballkanikë thonë se pretendimet mund të jenë të sakta, por duhet të trajtohen me kujdes dhe të hetohen nga autoritetet ndërkombëtare.
    Prof. Jasmin Mujanovic, ekspert për Ballkanin, ka postuar një video që duket të tregojë Vuçiçin me një automjet të dekoruar me kafkë, duke shtuar se ka dëshmi të shumta nga Tribunali Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë që konfirmojnë ekzistencën e “safarëve njerëzorë” nga forcat nacionaliste serbe për të huajt e pasur. Ai nënvizon se këto akuza janë të besueshme, por kërkojnë prova të jashtëzakonshme dhe hetime të plota nga policitë italiane dhe ndërkombëtare.

  • Gazetari “padit” Aleksandër Vuçiç në Prokurorinë e Milanos? E akuza se ishte organizator i..

    Gazetari “padit” Aleksandër Vuçiç në Prokurorinë e Milanos? E akuza se ishte organizator i..

    Gazetari investigativ Domagoj Margetiq ka dorëzuar një raport të detajuar në Zyrën e Prokurorit Publik të Milanos, në kuadër të hetimeve që autoritetet italiane po kryejnë mbi të ashtuquajturat “safari njerëzore” gjatë rrethimit të Sarajevës (1992–1994). Hetimet lidhen me pretendimet se individë të pasur nga Italia dhe vende të tjera kanë udhëtuar drejt Bosnjës së kohës së luftës për të marrë pjesë në vrasjen e civilëve si formë “gjuetie”.
    Në raportin e tij, Margetiq kërkon shqyrtimin e mundësisë së përfshirjes së presidentit aktual të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, duke paraqitur një seri akuzash dhe deklaratash të mbledhura nga burime të ndryshme.
    Dokumenti i paraqitur nga Margetiq përfshin 19 pika, të mbështetura – sipas tij – në deklarata publike, intervista, materiale arkivore dhe dëshmi nga periudha e luftës. Mes akuzave kryesore janë:
    Pretendime se Aleksandar Vuçiç ka shërbyer si vullnetar i armatosur në Sarajevë në vitet 1992–1993.
    Dyshime se ai ka qenë pjesë e një njësie paraushtarake të komanduar nga Slavko Aleksiç, e pozicionuar për muaj të tërë në Varrezat Hebraike të Sarajevës – një zonë që përmendet në raport si vend kyç i “safarive njerëzore”.
    Raporti citon deklarata nga Vojislav Šešelj, Zoran Krasić, Mirko Blagojević dhe të tjerë, të cilët kanë pohuar publikisht se Vuçiç ka qenë vullnetar në atë periudhë.
    Përmendet një intervistë e vitit 1994 ku Vuçiç, sipas Margetiq, ka pranuar se ka qëndruar “disa kohë” në Varrezat Hebraike.
    Raporti i referohet edhe një videoje amatore të vitit 1993, që pretendohet se tregon Vuçiçin me një pushkë snajperi pranë të njëjtës zonë.
    Gjithashtu përfshihen dëshmi të ish-zyrtarëve boshnjakë që – sipas gazetarit – e lidhin praninë e Vuçiçit me aktivitetet në atë vijë të frontit.
    Autoritetet në Milano po hetojnë rolin e qytetarëve italianë që dyshohet se kanë marrë pjesë në shënjestrimin e civilëve gjatë rrethimit të Sarajevës. Sipas Margetiq, pozicionet e njësisë së Aleksiçit përkojnë me lokacionet ku dyshohet se janë organizuar “safaritë njerëzore”.
    Ai sugjeron gjithashtu se Vuçiç dhe një luftëtar tjetër, Zlatko “Zak” Novakoviç, mund të kenë qenë ndër pak personat në njësi që flisnin gjuhë të huaja, çka sipas tij i vendos ata në kontakt të mundshëm me vizitorë të huaj.
    Në mbyllje të dokumentit, Margetiq argumenton se të dhënat e mbledhura prej tij “tregojnë qartë”, sipas interpretimit të tij, se Vuçiç ka qenë i pranishëm në zonat dhe kohën ku dyshohet se janë zhvilluar aktivitetet e paligjshme. Ai pretendon se “do të ishte e pamundur” që ai të mos kishte dijeni për to.

  • Hetimi italian rihap plagët e Sarajevës

    Hetimi italian rihap plagët e Sarajevës

    Irina Çishiq festoi ditëlindjen e saj të parë më 8 tetor të vitit 1993. Katër ditë më vonë, ajo u vra nga një plumb snajperi në rrugët e kryeqytetit të Bosnjës, Sarajevë. “Meqë Irina sapo kishte mësuar të ecte, gruaja ime Stana e mbante për dore. Kurrë nuk e kuptuam pse dikush do të qëllonte drejt një shënjestre 50–60 centimetra të gjatë – sa një vajzë njëvjeçare – në vend të një shënjestre shumë më të madhe, siç është gruaja ime, që do të ishte më e lehtë për t’u goditur”, tha për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë (REL) babai i Irinës, Samir Çishiq.
    Për tri dekada, prindërit e vajzës së vrarë kërkojnë një përgjigje: a u vra vajza e tyre vetëm për të shkaktuar më shumë dhimbje dhe vuajtje? Ditët e fundit, dhimbja e tyre është ringjallur nga raportimet e mediave italiane për një hetim që po zhvillohet në Milano rreth të ashtuquajturve “snajperë të fundjavës”. Sipas gazetave Il Giorno, La Repubblica dhe agjencisë ANSA, prokurorët po hetojnë pretendimet se gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë (1992–1995), pasanikë të huaj kanë paguar “shuma të mëdha parash” për të qëlluar me armë “për pikën e qejfit” civilë në Sarajevën e rrethuar. Zyra e prokurorit të Milanos nuk iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë për atë se deri ku ka mbërritur hetimi, ose ndaj kujt mund të jetë nisur ai.

    Një qytet olimpik nën zjarrin e snajperëve

    Sarajeva u rrethua nga Ushtria e Republikës Sërpska nga viti 1992 deri në vitin 1995. Rrethimi që zgjati 1.425 ditë, ishte një nga më të gjatët në historinë moderne evropiane. Më shumë se 1.600 fëmijë u vranë dhe 14.000 u plagosën. Sipas të dhënave të shoqatave të viktimave dhe vendimeve të gjykatave të OKB-së, çdo fëmijë i dhjeti i vrarë në qytetin që kishte pritur Lojërat Olimpike të vitit 1984, u qëllua nga snajperë. Megjithatë, asnjë snajper nuk është mbajtur personalisht përgjegjës, as para gjykatave të Bosnjës, as para atyre ndërkombëtare. Në dënimet kundër zyrtarëve më të lartë të Republikës Sërpska, Gjykata Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY) gjeti se fushata e snajperëve kishte një qëllim të vetëm: “t’i terrorizonte civilët”. Florence Hartmann, ish-zëdhënëse e Zyrës së Prokurorit të ICTY, i tha REL-it se ata “ishin në dijeni” për të ashtuquajturat “ekspedita të turizmit të vdekjes”. “E dinim që ekzistonin. Nuk e dinim si ishin organizuar. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që është nisur një hetim gjyqësor dhe që ata që e organizuan të identifikohen”, tha ajo.

    “Gjueti në Sarajevë”
    Benjamina Kariq, kryetare e komunës së Sarajevës, ishte njëvjeçare kur filloi lufta. Pas shfaqjes së dokumentarit “Sarajevo Safari” në vitin 2022, ajo paraqiti një kallëzim penal në Prokurorinë e Bosnje e Hercegovinës, dhe më vonë në autoritetet italiane. “Ardhja e njerëzve të pasur në Sarajevë gjatë fundjavës për t’i vrarë fëmijët tanë, është gjëja më e errët që mund ta paramendosh”, tha Kariq për REL. Ajo nuk mori përgjigje deri në mesin e vitit 2025. Në gusht, përmes Ambasadës Italiane në Bosnje e Hercegovinë, ajo paraqiti një kallëzim shtesë me informacione të reja të ofruara nga gazetari italian Ezio Gavazzeni.
    Gavazzeni, me ndihmën e ish-gjyqtarit Guido Salvini, kontaktoi prokurorët në Milano, por as ai dhe as Salvini nuk iu përgjigjën pyetjeve të REL-it. “Gjithçka që po ndodh së fundmi jep një fije shprese se të paktën një pjesë e drejtësisë do të vihet në vend”, tha Kariq.Në disa vendime të ICTY, gjykata theksoi se fushata e snajperëve ishte krijuar për të “terrorizuar civilët”.
    “Civilët e Sarajevës u qëlluan nga snajperët derisa shkonin të merrnin ujë. Snajperët qëlluan fëmijët që luanin para shtëpive, ecnin me prindërit, ktheheshin nga shkolla ose ngisnin biçikletat”, tha gjyqtari O-Gon Kwon gjatë leximit të vendimit kundër Radovan Karaxhiqit, presidentit të kohës së luftës i Republikës Sërpska, i dënuar me burgim të përjetshëm në vitin 2019. Në gjyqin e Dragomir Millosheviqit – komandantit të Korpusit të Sarajevë-Rumanisë, i dënuar me 29 vjet burg në 2007 – dëshmoi zjarrfikësi amerikan John Jordan, i cili foli për të huaj që paguanin për të ardhur në Sarajevë dhe për të qëlluar civilë nga pozicionet serbe.
    “Banorët vendas mbanin armë të caktuara, dhe kur shfaqej një djalë me armë që dukej sikur do të duhej të ishte në gjueti derrash të egër në Pyllin e Zi [në Gjermani], jo në luftë urbane në Ballkan dhe kur e shihje që nuk dinte as të lëvizte mes rrënojave, e kuptoje menjëherë”, tha Jordan në shkurt 2007. Sipas kallëzimit penal në Prokurorinë e Milanos, thuhet se ekzistonte një “listë çmimesh” për të ashtuquajturin “Safarin e Sarajevës” për të huaj të pasur – mes tyre amerikanë, kanadezë, rusë dhe italianë.
    Fëmijët ishin shënjestrat më të shtrenjta, të ndjekura nga gratë, pastaj burrat; ndërsa të moshuarit mund të vriteshin falas, sipas ANSA-s. Mediat italiane raportojnë gjithashtu se gjatë luftës, shërbimet e inteligjencës boshnjake, bazuar në mënyrën si ishte organizuar operacioni, besonin se pas tij qëndronte Shërbimi i Sigurimit të Shtetit (SDB) i Serbisë dhe ish-shefi i tij Jovica Stanishiq, i dënuar më vonë me 15 vjet burgim nga ICTY për krime lufte.
    “Verifikimi i akuzave”
    Nëse prokurorët në Milano ngrenë aktakuza dhe provojnë fajësinë, kjo do të ishte hera e parë që vrasjet me snajper të civilëve në Bosnje do të trajtoheshin në një gjykatë. Në maj 2021, Prokuroria e Bosnjës hapi një rast pas publikimit të një videoje – autenticiteti i së cilës nuk është konfirmuar nga REL-in – ku një snajper i Ushtrisë së Republikës Sërpska mburrej se “kishte qëlluar dikë drejt e në kokë”. “Më 2 prill 2025, Prokuroria e Shtetit të Bosnjës ia kaloi rastin Prokurorisë së Kantoni të Sarajevës për aktivitetet e snajperëve në Sarajevë. Prokurori i caktuar po ndërmerr hapa aktivë për të verifikuar akuzat në raport”, tha për REL-in zëdhënësja Azra Bavçiç.
    Sipas Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial të Bosnjës, më shumë se 3.200 raste krimesh lufte mbeten të pazgjidhura në vend; mbi 2.900 janë ende “në fazën fillestare”, që do të thotë se nuk është identifikuar asnjë i dyshuar ose krimet nuk janë hetuar plotësisht. Më shumë se 150 të dyshuar ndodhen jashtë Bosnjës, kryesisht në Serbi dhe Kroaci. Këto dy vende nuk ekstradojnë shtetasit e tyre dhe mund t’i gjykojnë vetëm brenda juridiksioneve të tyre.
    Profesori i së drejtës nga Sarajeva, Enver Iseriq, tha për REL-in se Prokuroria e Bosnjës nuk ka ndjekur penalisht as personat në të ashtuquajturën “lista A” të dhënë nga gjykata e OKB-së, “që duhej të kishte qenë prioritet”. “Prandaj, asnjë kriminel lufte nga Bosnja nuk është ndjekur për vrasjen me snajper të fëmijëve apo për pagesa për të ardhur në Bosnje e për të vrarë për kënaqësi shtazore. Tridhjetë vjet pas luftës, qindra kriminelë ende ecin të lirë, ndërsa viktimat e tyre i shohin nëpër rrugë”./REL/

  • Hetimi italian për “snajperët e fundjavës” rihap plagët e Sarajevës

    Hetimi italian për “snajperët e fundjavës” rihap plagët e Sarajevës

    Irina Çishiq festoi ditëlindjen e saj të parë më 8 tetor të vitit 1993. Katër ditë më vonë, ajo u vra nga një plumb snajperi në rrugët e kryeqytetit të Bosnjës, Sarajevë.
    “Meqë Irina sapo kishte mësuar të ecte, gruaja ime Stana e mbante për dore. Kurrë nuk e kuptuam pse dikush do të qëllonte drejt një shënjestre 50–60 centimetra të gjatë – sa një vajzë njëvjeçare – në vend të një shënjestre shumë më të madhe, siç është gruaja ime, që do të ishte më e lehtë për t’u goditur”, tha për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë (REL) babai i Irinës, Samir Çishiq.
    Për tri dekada, prindërit e vajzës së vrarë kërkojnë një përgjigje: a u vra vajza e tyre vetëm për të shkaktuar më shumë dhimbje dhe vuajtje? Ditët e fundit, dhimbja e tyre është ringjallur nga raportimet e mediave italiane për një hetim që po zhvillohet në Milano rreth të ashtuquajturve “snajperë të fundjavës”.
    Sipas gazetave Il Giorno, La Repubblica dhe agjencisë ANSA, prokurorët po hetojnë pretendimet se gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë (1992–1995), pasanikë të huaj kanë paguar “shuma të mëdha parash” për të qëlluar me armë “për pikën e qejfit” civilë në Sarajevën e rrethuar.
    Zyra e prokurorit të Milanos nuk iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë për atë se deri ku ka mbërritur hetimi, ose ndaj kujt mund të jetë nisur ai.
    Një qytet olimpik nën zjarrin e snajperëve
    Sarajeva u rrethua nga Ushtria e Republikës Sërpska nga viti 1992 deri në vitin 1995. Rrethimi që zgjati 1.425 ditë, ishte një nga më të gjatët në historinë moderne evropiane.
    Më shumë se 1.600 fëmijë u vranë dhe 14.000 u plagosën.
    Sipas të dhënave të shoqatave të viktimave dhe vendimeve të gjykatave të OKB-së, çdo fëmijë i dhjeti i vrarë në qytetin që kishte pritur Lojërat Olimpike të vitit 1984, u qëllua nga snajperë.
    Megjithatë, asnjë snajper nuk është mbajtur personalisht përgjegjës, as para gjykatave të Bosnjës, as para atyre ndërkombëtare.
    Në dënimet kundër zyrtarëve më të lartë të Republikës Sërpska, Gjykata Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY) gjeti se fushata e snajperëve kishte një qëllim të vetëm: “t’i terrorizonte civilët”.
    Florence Hartmann, ish-zëdhënëse e Zyrës së Prokurorit të ICTY, i tha REL-it se ata “ishin në dijeni” për të ashtuquajturat “ekspedita të turizmit të vdekjes”.
    “E dinim që ekzistonin. Nuk e dinim si ishin organizuar. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që është nisur një hetim gjyqësor dhe që ata që e organizuan të identifikohen”, tha ajo.
    “Gjueti në Sarajevë”
    Benjamina Kariq, kryetare e komunës së Sarajevës, ishte njëvjeçare kur filloi lufta. Pas shfaqjes së dokumentarit “Sarajevo Safari” në vitin 2022, ajo paraqiti një kallëzim penal në Prokurorinë e Bosnje e Hercegovinës, dhe më vonë në autoritetet italiane.
    “Ardhja e njerëzve të pasur në Sarajevë gjatë fundjavës për t’i vrarë fëmijët tanë, është gjëja më e errët që mund ta paramendosh”, tha Kariq për REL.
    Ajo nuk mori përgjigje deri në mesin e vitit 2025. Në gusht, përmes Ambasadës Italiane në Bosnje e Hercegovinë, ajo paraqiti një kallëzim shtesë me informacione të reja të ofruara nga gazetari italian Ezio Gavazzeni.
    Gavazzeni, me ndihmën e ish-gjyqtarit Guido Salvini, kontaktoi prokurorët në Milano, por as ai dhe as Salvini nuk iu përgjigjën pyetjeve të REL-it.
    “Gjithçka që po ndodh së fundmi jep një fije shprese se të paktën një pjesë e drejtësisë do të vihet në vend”, tha Kariq.
    Në disa vendime të ICTY, gjykata theksoi se fushata e snajperëve ishte krijuar për të “terrorizuar civilët”.
    “Civilët e Sarajevës u qëlluan nga snajperët derisa shkonin të merrnin ujë. Snajperët qëlluan fëmijët që luanin para shtëpive, ecnin me prindërit, ktheheshin nga shkolla ose ngisnin biçikletat”, tha gjyqtari O-Gon Kwon gjatë leximit të vendimit kundër Radovan Karaxhiqit, presidentit të kohës së luftës i Republikës Sërpska, i dënuar me burgim të përjetshëm në vitin 2019.
    Në gjyqin e Dragomir Millosheviqit – komandantit të Korpusit të Sarajevë-Rumanisë, i dënuar me 29 vjet burg në 2007 – dëshmoi zjarrfikësi amerikan John Jordan, i cili foli për të huaj që paguanin për të ardhur në Sarajevë dhe për të qëlluar civilë nga pozicionet serbe.
    “Banorët vendas mbanin armë të caktuara, dhe kur shfaqej një djalë me armë që dukej sikur do të duhej të ishte në gjueti derrash të egër në Pyllin e Zi [në Gjermani], jo në luftë urbane në Ballkan — dhe kur e shihje që nuk dinte as të lëvizte mes rrënojave, e kuptoje menjëherë”, tha Jordan në shkurt 2007.
    Sipas kallëzimit penal në Prokurorinë e Milanos, thuhet se ekzistonte një “listë çmimesh” për të ashtuquajturin “Safarin e Sarajevës” për të huaj të pasur – mes tyre amerikanë, kanadezë, rusë dhe italianë.
    Fëmijët ishin shënjestrat më të shtrenjta, të ndjekura nga gratë, pastaj burrat; ndërsa të moshuarit mund të vriteshin falas, sipas ANSA-s.
    Mediat italiane raportojnë gjithashtu se gjatë luftës, shërbimet e inteligjencës boshnjake, bazuar në mënyrën si ishte organizuar operacioni, besonin se pas tij qëndronte Shërbimi i Sigurimit të Shtetit (SDB) i Serbisë dhe ish-shefi i tij Jovica Stanishiq, i dënuar më vonë me 15 vjet burgim nga ICTY për krime lufte.
    “Verifikimi i akuzave”
    Nëse prokurorët në Milano ngrenë aktakuza dhe provojnë fajësinë, kjo do të ishte hera e parë që vrasjet me snajper të civilëve në Bosnje do të trajtoheshin në një gjykatë.
    Në maj 2021, Prokuroria e Bosnjës hapi një rast pas publikimit të një videoje – autenticiteti i së cilës nuk është konfirmuar nga REL-in – ku një snajper i Ushtrisë së Republikës Sërpska mburrej se “kishte qëlluar dikë drejt e në kokë”.
    “Më 2 prill 2025, Prokuroria e Shtetit të Bosnjës ia kaloi rastin Prokurorisë së Kantoni të Sarajevës për aktivitetet e snajperëve në Sarajevë. Prokurori i caktuar po ndërmerr hapa aktivë për të verifikuar akuzat në raport”, tha për REL-in zëdhënësja Azra Bavçiç.
    Sipas Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial të Bosnjës, më shumë se 3.200 raste krimesh lufte mbeten të pazgjidhura në vend; mbi 2.900 janë ende “në fazën fillestare”, që do të thotë se nuk është identifikuar asnjë i dyshuar ose krimet nuk janë hetuar plotësisht.
    Më shumë se 150 të dyshuar ndodhen jashtë Bosnjës, kryesisht në Serbi dhe Kroaci. Këto dy vende nuk ekstradojnë shtetasit e tyre dhe mund t’i gjykojnë vetëm brenda juridiksioneve të tyre.
    Profesori i së drejtës nga Sarajeva, Enver Iseriq, tha për REL-in se Prokuroria e Bosnjës nuk ka ndjekur penalisht as personat në të ashtuquajturën “lista A” të dhënë nga gjykata e OKB-së, “që duhej të kishte qenë prioritet”.
    “Prandaj, asnjë kriminel lufte nga Bosnja nuk është ndjekur për vrasjen me snajper të fëmijëve apo për pagesa për të ardhur në Bosnje e për të vrarë për kënaqësi shtazore. Tridhjetë vjet pas luftës, qindra kriminelë ende ecin të lirë, ndërsa viktimat e tyre i shohin nëpër rrugë”, shtoi ai.

  • Skandali në Itali/ Turistët paguan mijëra paund për të qëlluar me snajper në rrethimin e Sarajevës

    Skandali në Itali/ Turistët paguan mijëra paund për të qëlluar me snajper në rrethimin e Sarajevës

    Prokurorët në Milano kanë çelur një hetim ndaj disa turistëve të pasur italianë, të cilët dyshohet se kanë paguar deri në 70 mijë paund për një “safari njerëzor” gjatë rrethimit të Sarajevës në vitet ’90, e madje, gazeta e njohur britanike pretendon se për vrasjen e fëmijëve, kishte tarifa shtesë.

    Ky “turizëm snajperistësh”, sipas Daily Mail, pretendohet të ketë ndodhur gjatë Luftës së Bosnjës, kur mes viteve viteve 1992 dhe 1996, vetëm në Sarajevë u vranë mbi 10,000 vetë nga bombardimet dhe zjarri i snajperëve. Rrethimi i saj konsiderohet më i gjati i një kryeqyteti në historinë e luftrave moderneve. Turistët, që mendohet të kenë pasur lidhje me qarqet e ekstremit të djathtë, mund të kenë paguar sipas hetuesve anëtarë të ushtrisë serbe të Bosnjës për udhëtime fundjave në qytetin e rrethuar, ku kanë marrë pjesë në masakrën e banorëve thjesht për kënaqësi.
    Prokurorët thonë se kanë fluturuar nga Trieste në Beograd me linjën ajrore serbe Aviogenex për t’u kthyer në “snajperistë fundjave’ ku për t`iu bashkuar rrethimin e përgjakshëm, kanë ofruar 70,000 deri në 88,000 paund, teksa spanjollja El Pais shkruan edhe ajo se vrasja e fëmijëve kushtonte më shumë.
    Hetimi nis mbi bazën e një padie ligjore prej 17 faqesh e paraqitur nga shkrimtari dhe gazetari me bazë në Milano Ezio Gavazzeni, me mbështetjen e ish-magjistratit Guido Salvini dhe Benjamina Karic, kryebashkiake e Sarajevës nga viti 2021 deri në vitin 2024.
    Akuzat dolën në dritë në dokumentarin e vitit 2022 ‘Sarajevo Safari’ nga regjisori slloven Miran Zupanic, i cili grumbulloi dëshmi rreth mundësisë që italianët e pasur dhe shtetas të kombësive të tjera të kishin dhënë para me qëllimin të udhëtonin drejt Sarajevës për të qëlluar banorët.

    Top Channel