Tag: sarajevë

  • Nesër fillon festivali i filmit në Sarajevë me edicionin e 31-të

    Nesër fillon festivali i filmit në Sarajevë me edicionin e 31-të

    Me ceremoninë e tapetit të kuq nesër në kryeqytetin e Bosnjë e Hercegovinës (BeH) do të fillojë Festivali i Filmit në Sarajevë (SFF), i cili këtë vit mbahet për herë të 31-të.

    Një tapet i kuq me motive tradicionale po përgatitet për ceremoninë e hapjes, e cila do të zhvillohet në Teatrin Kombëtar në Sarajevë. Figura të shumta nga bota e kinemasë rajonale dhe ndërkombëtare do të mblidhen në ceremoni.

    Festivali do të hapet me shfaqjen e filmit “Paviljon” të regjisorit boshnjak Dino Mustafiq.

    SFF, një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore dhe artistike të Sarajevës, do të paraqesë 50 filma që konkurrojnë në kategori të ndryshme për çmimin “Zemra e Sarajevës”.

    Shqipërinë në Festivalin e Filmit në Sarajevë do ta përfaqësojë filmi artistik me metrazh të gjatë “Burri i shtëpisë” (“Man of the House”), me skenar e regji të Andamion Muratajt.

    “Burri i Shtëpisë” është një produksion i shtëpisë kinematografike “Lissus Media” dhe përfaqëson Shqipërinë në një prej festivaleve më prestigjioze të Ballkanit dhe Europës Juglindore.

    Filmi “Burri i Shtëpisë” fokusohet në karakterin e Franit, e cila, pavarësisht se ka lindur grua, ka zgjedhur të jetojë si burrë. Por kur Zana, mbesa që ka nën kujdesin e saj, ka nevojë për nënë, Franit i duhet të bëjë një zgjedhje të vështirë midis ruajtjes së statusit të një burrneshe apo rizgjimit së ndjenjave mëmësore, që i ka shtypur prej kohësh./KultPlus.com

  • Filmi shqiptar “Burri i Shtëpisë” premierë botërore në Sarajevë

    Filmi shqiptar “Burri i Shtëpisë” premierë botërore në Sarajevë

    Filmi artistik me metrazh të gjatë “Burri i Shtëpisë” (“Man of the House”), me regji dhe skenar të Andamion Murataj, do të ketë premierën botërore në programin zyrtar të konkurrimit të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Sarajevë. Lajmi është bërë i ditur nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, e cila gjithashtu ka mbështetur financiarisht këtë projekt kinematografik.Filmi, me një kohëzgjatje prej 110 minutash, trajton historinë e Franit, një personazh kompleks, lindur si grua, por që për shkak të rrethanave zgjedh të jetojë si burrë, duke marrë rolin tradicional të “burrneshës”. Në përpjekje për t’i ofruar dashurinë e munguar një mbese të vogël, Fran duhet të përballet me një vendim të dhimbshëm: të mbrojë identitetin e saj të ndërtuar me vite, apo të heqë dorë nga ai për t’u rilidhur me ndjenjat dhe rolin amësor.“Burri i Shtëpisë” është një produksion i shtëpisë kinematografike “Lissus Media” dhe përfaqëson Shqipërinë në një prej festivaleve më prestigjioze të Ballkanit dhe Europës Juglindore.Edicioni i 31-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Sarajevë do të mbahet nga 15 deri më 22 gusht 2025. Në këtë edicion do të konkurrojnë 50 filma në kategori të ndryshme, mes të cilëve edhe 15 premiera botërore. Festivali do të çelet me filmin “The Pavilion” të regjisorit Dino Mustafic, ndërsa do të nderohen me çmime personalitete si Paolo Sorrentino, Willem Dafoe dhe Stellan Skarsgård./KultPlus.com

  • Filmi “Burri i shtëpisë” premierë botërore në Festivalin e Filmit në Sarajevë që sivjet shënon edicionin e 31-të

    Filmi “Burri i shtëpisë” premierë botërore në Festivalin e Filmit në Sarajevë që sivjet shënon edicionin e 31-të

    Nga Julia Vrapi
    Filmi artistik “Burri i shtëpisë” do të shfaqet premierë botërore në Festivalin e Filmit në Sarajevë. Filmi me regji nga Andamion Murataj do të jetë në konkurrim në këtë festival që këtë vit shënon edicionin e tij të 31, ndërsa marrin pjesë prodhime të ndryshme kinematografike të huaja. Pjesëmarrja e filmit me regji nga Andamion Murataj në këtë festival u bë me dije nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë (QKK). “Filmi artistik me metrazh të gjatë, “Burri i Shtëpisë” (Man of the House) me regji të Andamion Murataj dhe me produksion të shtëpisë kinematografike “Lissus Media”, do të ketë premierën botërore në programin e konkurrimit të Festivalit të Filmit në Sarajevë 2025. Ky film është mbështetur financiarisht nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë”, thuhet nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë. Andamion Murataj është njëkohësisht edhe skenaristi i filmit, që përqendrohet në historinë e Fran, një personazh kompleks, lindur si grua por që bën jetën e një burri apo e thënë ndryshe “burrneshë”.
    Për t’i dhënë dashurinë e nënës mbesës së saj, Fran duhet të bëjë zgjedhjen e vështirë nëse do të vijojë të ruajë statusin si burrneshë apo të ulë autoritetin dhe të rilidhet me ndjenjat femërore të nënës. “Man of the House” (Burri i shtëpisë) është xhiruar në Tiranë. Më herët u bë me dije se ky është projekti i parë me metrazh të gjatë, që realizohej në bashkëpunim më Zyrën e Filmit Tirana dhe Agjencinë e Industrive Kreative të Bashkisë së Tiranës. Andamion Murataj është drejtor shqiptar filmi, producent, dhe skenarist. Në vijim të aktivitetit të tij, regjisori Murataj punoi si bashkë-skenarist dhe bashkëproducent në filmin artistik “The Forgiveness of Blood” (Falja e Gjakut) në vitin 2011, me regji të Joshua Marston, për të cilin fitoi çmimin për skenarin më të mirë në Berlinale.
    Festivali këtë vit
    Edicioni i këtij viti i Festivalit të Filmit në Sarajevë, i 31-ti, mbahet prej datës 15 deri më 22 gusht. Festivali i Filmit në Sarajevë cilësohet si evenimenti më i madh i filmit në Evropën Juglindore dhe një prej më të mëdhenjve në Evropë. Historia e tij nisi më 1995. Festivali i Filmit në Sarajevë (SFF) ka marrë statusin e “festivalit kualifikues të filmit” për çmimet “Oscar”. Ky status do të thotë që filmat fitues në kategoritë e përzgjedhura do të mund të kualifikohen për nominimet për çmimin më të madh në kinematografi. Festivali këtë vit pritet që të çelet me “The Pavilion” nga regjisori boshnjak Dino Mustafic. Këtë vit në festival 50 filma do të garojnë në kategori të ndryshme për çmimin “Zemra e Sarajevës”. Janë përzgjedhur 15 premiera botërore, 6 ndërkombëtare, 28 rajonale si dhe dy premiera kombëtare. Festivali i Filmit në Sarajevë do të mbahet në vijim këtë muaj, por pjesë e konkurrimit të tij janë dhe filmat nga Kosova. Këtë vit  Kosova ka përfaqësim të trefishtë në tri kategori të ndryshme në edicionin e 31-të të Festivalit të Filmit në Sarajevë.
     
     

  • Filmi shqiptar “Burri i shtëpisë” në Festivalin e Filmit në Sarajevë

    Filmi shqiptar “Burri i shtëpisë” në Festivalin e Filmit në Sarajevë

    Qendra Kombëtare e Kinematografisë bëri të ditur se filmi artistik me metrazh të gjatë, “Burri i Shtëpisë” (Man of the House) me regji të Andamion Murataj dhe me produksion të shtëpisë kinematografike “Lissus Media”, do të ketë premierën botërore në programin e konkurrimit të Festivalit të Filmit në Sarajevë 2025.

    Filmi është mbështetur financiarisht nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë.

    Andamion Murataj është njëkohësisht edhe skenaristi i filmit, cili zgjat 110 minuta dhe përqendrohet në historinë e Fran, një personazh kompleks, lindur si grua por që bën jetën e një burri apo e thënë ndryshe “burrneshë”.

    Për t’i dhënë dashurinë e nënës mbesës së saj, Fran duhet të bëjë zgjedhjen e vështirë nëse do të vijojë të ruajë statusin si burrneshë apo të ulë autoritetin dhe të rilidhet me ndjenjat femërore të nënës.

    Edicioni i 31-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Sarajevë do të mbahet në datat 15-22 gusht 2025. Fetivali do të çelet me “The Pavilion” nga regjisori i mirënjohur boshnjak Dino Mustafic. 50 filma do të garojnë në kategori të ndryshme, për çmimin “Zemra e Sarajevës”.

    Janë përzgjedhur 15 premiera botërore, 6 ndërkombëtare, 28 rajonale si dhe dy premiera kombëtare. Pritet që kineasti italian Paolo Sorrentino të vlerësohet me çmim nderi “Honorary Heart of Sarajevo Award”, për kontributin e jashtëzakonshëm në artin e kinemasë. Dy yje të tjerë të kinematografisë botërore, të cilët do të nderohen me çmime në këtë edicion, do të jenë suedezi Stellan Skarsgard dhe amerikani Willem Dafoe./atsh/KultPlus.com

  • Mbyllet pas 14 vitesh Al Jazeera Balkans

    Mbyllet pas 14 vitesh Al Jazeera Balkans

    Al Jazeera Balkans

    TIRANË- Al Jazeera Balkans (AJB) ka ndërprerë transmetimet e lajmeve dhe do të mbyllet përgjithmonë deri në fund të korrikut. Lajmin e konfirmoi të shtunën rrjeti mediatik me seli në Katar, duke shënuar fundin e një pranie 14-vjeçare në rajon. Buletini i fundit i lajmeve i kanalit me seli në Bosnje dhe Hercegovinë u transmetua të shtunën. Programet e regjistruara më parë do të vazhdojnë të transmetohen derisa sinjali të ndërpritet plotësisht në fund të këtij muaji.
    “Ky ishte programi i fundit i lajmeve për Al Jazeera Balkans. Faleminderit për gati 14 vjet besim,”- u tha prezantuesja Dalija Hasanbegoviç-Konakoviq shikuesve gjatë transmetimit të lajmeve të mesditës.
    Probleme të thella të brendshme çuan në mbylljen
    Një shpjegim zyrtar nga Al Jazeera Media Network nuk është publikuar ende, por burime të shumta përmendën “arsye financiare” për vendimin, ndërsa raportet në mediat boshnjake sugjerojnë probleme më të thella të brendshme. Media me seli në Sarajevë, Dnevni Avaz, raportoi se selia e rrjetit në Doha dërgoi një ekip auditimi në Sarajevë muajin e kaluar për të hetuar thashethemet e hershme për keqmenaxhim në Al Jazeera Balkans.
    Sipas raportit, auditorët nuk ishin në gjendje të zgjidhnin problemet e akumuluara dhe vendosën ta mbyllnin kanalin pas takimit me drejtuesit vendas, përfshirë Drejtorin Menaxhues Tarik Dodiç dhe zyrtarin e lartë Edhem Foco. Të dy thuhet se shfaqën sjellje sfiduese gjatë procesit.
    Raporti pretendonte më tej për keqpërdorime financiare që përfshinin fondet e prodhimit të AJB dhe një kompani të quajtur “Foto Art”, në pronësi të Gordan Memija-s, një bashkëpunëtor i ngushtë i Ministrit të Jashtëm të Bosnjës, Elmedin Konakovic. Memija thuhet se është nën hetim si pjesë e operacionit “Black Tie” që synonte kartelin e drogës “Tito dhe Dino” të udhëhequr nga Edin Gacanin.
    Ndërkohë, Ministri i Jashtëm Konakovic thuhet se u përpoq të ndërhynte në audit duke i dërguar një letër kryeministrit të Katarit, por nuk arriti të ndikonte.
    Mbyllja do të rezultojë në humbjen e afërsisht 200 vendeve të punës dhe do të heqë dorë nga një transmetues i rrallë rajonal i njohur për gazetarinë investigative dhe raportimin ndërkufitar.
    ‘Erozioni i hapësirës për liri dhe të vërtetën’
    Al Jazeera Balkans u lançua më 11 nëntor 2011, me studion e saj kryesore në Sarajevë dhe një rrjet rajonal korrespondentësh në Beograd, Zagreb, Shkup, Podgoricë, Lubjanë dhe Prishtinë. Ishte rrjeti i parë i madh rajonal i lajmeve i themeluar pas luftërave të viteve 1990 dhe shpërbërjes së Jugosllavisë. AJB fitoi njohje për përmbajtjen origjinale dokumentare dhe gazetarinë investigative. Gjithashtu organizoi festivalin ndërkombëtar të filmit dokumentar AJB DOC, i cili solli regjisorë globalë në Sarajevë. Shoqatat e shtypit në të gjithë Ballkanin shprehën shqetësim të thellë për mbylljen./ZËRI

  • Produksioni “Buka” rikthehet në Festivalin e Filmit në Sarajevë me filmin “Vidra”

    Produksioni “Buka” rikthehet në Festivalin e Filmit në Sarajevë me filmin “Vidra”

    Produksioni kosovar ‘Buka’ do të jetë për here të dytë pjesë e Festivalit të Filmit në Sarajevë, këtë here në konkurencën kryesore për film të gjatë artistik.

    Filmi ‘’Vidra’’(Otter), një bashkëprodhim ndërkombëtar i Malit të Zi, Kosovës, Bosnjës,Kroacisë dhe Italisë, me regji nga Srdan Vuletić, do të ketë premierën botërore më 16 gusht 2025 në këtë festival të njohur ballkanik, përcjellë KultPlusKosova përfaqësohet nga Buka Production me producentin Fatmir Spahiu, ndërsa pjesë e ekipit janë edhe Pëllumb Ballata si production sound mixer dhe Nok Selmani si boom operator. Në ekip përfshihen emra të njohur nga rajoni si:– Filip Tot (drejtor fotografie, Kroaci)– Ognjen Smolović (skenograf, Mali i Zi)– Andrea Samardžić (kostumografi, Mali i Zi)– Nataša Sevčnikar (grimi, Slloveni)– Vlado Gojun (montazhi, Kroaci)

    Filmi është përkrahur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Qendra e Filmit të Malit të Zi, Ministria e Kulturës së Italisë, Apulia Film Commission, HAVC (Kroaci), si dhe institucione kulturore të Bosnjës.Produksioni Buka falënderon nga zemra të gjithë bashkëpunëtorët dhe ekipin që e bëri të mundur këtë projekt, përfshirë: Pëllumb Ballata, Nok Selmani, Aurita Agushi, Edona Reshitaj, dhe shumë të tjerë./KultPlus.com/

  • Vizitë zyrtare në Sarajevë/ Ministri Hasani takon homologun Konaković dhe inauguron Ambasadën Shqiptare

    Vizitë zyrtare në Sarajevë/ Ministri Hasani takon homologun Konaković dhe inauguron Ambasadën Shqiptare

    Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Bosnjë-Hercegovinë, ku mbajti takime dypalëshe me përfaqësues të lartë të institucioneve shtetërore dhe rajonale dhe mori pjesë në disa aktivitete.
    Ministri Hasani u mikprit nga homologu Elmedin Konaković, me të cilin nënvizoi se ka ardhur tashmë koha për të thelluar dialogun politik mes dy vendeve tona dhe për të zgjeruar bashkëpunimin ekonomik në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë.
    Ministri Hasani u shkreh se “Shqipëria mbetet thellësisht e angazhuar për një të ardhme ku vendet e Ballkanit Perëndimor nuk ndahen më nga historia, por bashkohen nga shpresa, dhe ku Tirana e Sarajeva vazhdojnë të qëndrojnë krah për krah për një rajon të paqtë, evropian dhe të begatë”.

    Gjatë kësaj vizite u inaugurua edhe Ambasada e Shqipërisë në Sarajevë, e cila u rihap pas afro 10 vitesh. “Ky është një hap i rëndësishëm në forcimin e partneritetit dhe miqësisë mes Shqipërisë dhe Bosnjë-Hercegovinës,” theksoi Ministri Hasani.

    Në këtë inaugurim, Ministri Hasani u takua gjithashtu edhe me ushtarakët tanë që shërbejnë me nder në Misionin EUFOR Althea në Bosnjë-Hercegovinë, të cilëve iu shprehu falënderim për kontributin në ruajtjen e paqes dhe sigurisë.

    Ministri Hasani mori pjesë gjithashtu në Forumin e Biznesit të Sarajevës 2025, si pjesë e panelit me fokus rolin e politikave qeveritare në promovimin e rritjes së biznesit. Në fjalën e tij, ai theksoi disa prej reformave të thella që Shqipëria ka ndërmarrë për të nxitur rritjen ekonomike në fusha si sundimi i ligjit, klima e biznesit, diversifikimi i energjisë dhe qeverisja digjitale.

    Duke folur për bashkëpunimin rajonal, ai theksoi se ky nuk është më një zgjedhje, por një domosdoshmëri për të përballuar sfidat, për të tërhequr investime të duhura dhe per të siguruar të ardhmen e përbashkët evropiane.
    Gjatë qëndrimit në Sarajevë, Ministri Hasani zhvilloi gjithashtu takime me Kryetaren e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, znj. Borjana Krišto, dhe me përfaqësues të Asamblesë Parlamentare të Bosnjë-Hercegovinës. Ai vizitoi gjithashtu Memorialin e Fëmijëve të Vrarë gjatë Rrethimit të Sarajevës (1992–1995).

  • FOTO/ Sarajevë, ministri Igli Hasani takon homologun Konaković dhe inauguron ambasadën shqiptare

    FOTO/ Sarajevë, ministri Igli Hasani takon homologun Konaković dhe inauguron ambasadën shqiptare

    Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Bosnjë-Hercegovinë, ku mbajti takime dypalëshe me përfaqësues të lartë të institucioneve shtetërore dhe rajonale dhe mori pjesë në disa aktivitete.
    Hasani u mikprit nga homologu Elmedin Konaković, me të cilin nënvizoi se ka ardhur tashmë koha për të thelluar dialogun politik mes dy vendeve tona dhe për të zgjeruar bashkëpunimin ekonomik në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë. Ministri Hasani u shkreh se “Shqipëria mbetet thellësisht e angazhuar për një të ardhme ku vendet e Ballkanit Perëndimor nuk ndahen më nga historia, por bashkohen nga shpresa, dhe ku Tirana e Sarajeva vazhdojnë të qëndrojnë krah për krah për një rajon të paqtë, evropian dhe të begatë”.

    Gjatë kësaj vizite u inaugurua edhe Ambasada e Shqipërisë në Sarajevë, e cila u rihap pas afro 10 vitesh. “Ky është një hap i rëndësishëm në forcimin e partneritetit dhe miqësisë mes Shqipërisë dhe Bosnjë-Hercegovinës”,- tha Hasani. Në këtë inaugurim, Ministri Hasani u takua gjithashtu edhe me ushtarakët tanë që shërbejnë me nder në Misionin EUFOR Althea në Bosnjë-Hercegovinë, të cilëve iu shprehu falënderim për kontributin në ruajtjen e paqes dhe sigurisë.
    Ministri Hasani mori pjesë gjithashtu në Forumin e Biznesit të Sarajevës 2025, si pjesë e panelit me fokus rolin e politikave qeveritare në promovimin e rritjes së biznesit. Në fjalën e tij, ai theksoi disa prej reformave të thella që Shqipëria ka ndërmarrë për të nxitur rritjen ekonomike në fusha si sundimi i ligjit, klima e biznesit, diversifikimi i energjisë dhe qeverisja digjitale.
    Duke folur për bashkëpunimin rajonal, ai theksoi se ky nuk është më një zgjedhje, por një domosdoshmëri për të përballuar sfidat, për të tërhequr investime të duhura dhe per të siguruar të ardhmen e përbashkët evropiane. Gjatë qëndrimit në Sarajevë, Ministri Hasani zhvilloi gjithashtu takime me kryetaren e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Borjana Krišto, dhe me përfaqësues të Asamblesë Parlamentare të Bosnjë-Hercegovinës. Ai vizitoi gjithashtu Memorialin e Fëmijëve të Vrarë gjatë Rrethimit të Sarajevës (1992–1995).

  • Inaugrohet Ambasada Shqiptare në Sarajevë, e cila rihapet pas afro një dekade

    Inaugrohet Ambasada Shqiptare në Sarajevë, e cila rihapet pas afro një dekade

    Shqipëria dhe Bosnja-Hercegovina kanë shënuar një moment të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe me vizitën zyrtare të Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Igli Hasani, në Sarajevë.Gjatë vizitës, Ministri Hasani u prit nga homologu boshnjak, z. Elmedin Konaković, me të cilin u theksua nevoja për të thelluar dialogun politik dhe për të zgjeruar bashkëpunimin ekonomik në fusha me interes të ndërsjellë. “Koha ka ardhur që rajoni të bashkohet nga shpresa dhe jo të ndahet nga historia,” tha Hasani, duke theksuar mbështetjen e Shqipërisë për një Ballkan Perëndimor paqësor, evropian dhe të begatë.Një moment kyç i vizitës ishte inaugurimi i Ambasadës Shqiptare në Sarajevë, e cila rihapet pas afro një dekade. Hasani e cilësoi këtë si një hap të rëndësishëm në forcimin e partneritetit mes dy vendeve.Ministri u takua edhe me trupat shqiptare që shërbejnë në misionin EUFOR Althea, duke shprehur mirënjohjen për kontributin e tyre në ruajtjen e paqes dhe sigurisë.Në kuadër të Forumit të Biznesit të Sarajevës 2025, Hasani ishte pjesë e panelit për politikat qeveritare në nxitjen e rritjes ekonomike. Ai ndau përvojën e Shqipërisë me reformat në sundimin e ligjit, përmirësimin e klimës së biznesit, qeverisjen digjitale dhe energjinë e qëndrueshme, duke e konsideruar bashkëpunimin rajonal jo më si një zgjedhje, por si një domosdoshmëri strategjike.Vizita u përmbyll me takime me Kryeministren Borjana Krišto, përfaqësues të Asamblesë Parlamentare dhe një vizitë përkujtimore në Memorialin e Fëmijëve të Vrarë gjatë Rrethimit të Sarajevës.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Shqipëria dhe Bosnja-Hercegovina kanë shënuar një moment të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe me vizitën zyrtare të Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Igli Hasani, në Sarajevë.Gjatë vizitës, Ministri Hasani u prit nga homologu boshnjak, z. Elmedin Konaković, me të cilin u theksua nevoja për të thelluar dialogun politik dhe për të zgjeruar bashkëpunimin ekonomik në fusha me interes të ndërsjellë. “Koha ka ardhur që rajoni të bashkohet nga shpresa dhe jo të ndahet nga historia,” tha Hasani, duke theksuar mbështetjen e Shqipërisë për një Ballkan Perëndimor paqësor, evropian dhe të begatë.Një moment kyç i vizitës ishte inaugurimi i Ambasadës Shqiptare në Sarajevë, e cila rihapet pas afro një dekade. Hasani e cilësoi këtë si një hap të rëndësishëm në forcimin e partneritetit mes dy vendeve.Ministri u takua edhe me trupat shqiptare që shërbejnë në misionin EUFOR Althea, duke shprehur mirënjohjen për kontributin e tyre në ruajtjen e paqes dhe sigurisë.Në kuadër të Forumit të Biznesit të Sarajevës 2025, Hasani ishte pjesë e panelit për politikat qeveritare në nxitjen e rritjes ekonomike. Ai ndau përvojën e Shqipërisë me reformat në sundimin e ligjit, përmirësimin e klimës së biznesit, qeverisjen digjitale dhe energjinë e qëndrueshme, duke e konsideruar bashkëpunimin rajonal jo më si një zgjedhje, por si një domosdoshmëri strategjike.Vizita u përmbyll me takime me Kryeministren Borjana Krišto, përfaqësues të Asamblesë Parlamentare dhe një vizitë përkujtimore në Memorialin e Fëmijëve të Vrarë gjatë Rrethimit të Sarajevës.

  • Arrestohet ministrja e Punës në Sarajevë, ja për çfarë dyshohet

    Arrestohet ministrja e Punës në Sarajevë, ja për çfarë dyshohet

    Policia në Sarajevë ka arrestuar Enda Paviç-Paçenkoviç, ministre e Punës dhe Politikës Sociale, Personave të Zhvendosur dhe Refugjatëve, nën dyshimet për punësim të paligjshëm, konfirmuan nga Zyra e Prokurorit në Kantonin e Sarajevës.
    Policia ka bastisur zyrat e Ministrisë së Punës dhe Ministrisë së Shkencës, Arsimit dhe Rinisë në Kantonin e Sarajevës.
    Bastisjet dhe arrestimi i ministres së Punës janë në kuadër të vazhdimit të operacionit të quajtur “Zarfi”. Në kuadër të këtij operacioni, më 10 prill u arrestua ministrja e Shkencës, Adna Mesihoviq, po ashtu nën dyshime për punësim të paligjshëm.
    Zyra e Prokurorit në Kantonin e Sarajevës i akuzon ministren Paviç-Peçenkoviç (nga Partia Socialdemokrate e Bosnje e Hercegovinës) që së bashku me ministren Mesihoviç (nga partia Për Gjeneratën e Re) se me ndërmjetësimin e Ibrahim Obhoxhash, kanë favorizuar motrën e Obhoxhashit për t’ia mundësuar punësimin asaj në Ministrinë e Punës.
    Obhoxhash është anëtar i Bordit të Drejtorëve në Agjencinë e Punësimit në Kantonin e Sarajevës dhe ishte anëtar i Komisionit që kreu procedurën e punësimit.
    Ai u arrestua më 11 prill dhe dyshohet për veprën penale të pranimit të dhuratave apo formave të tjera të përfitimit apo të ndërmjetësimit në emërimin e drejtorit të Qendrës Studentore në Sarajevë./ REL