Tag: santos

  • Neymar mban premtimin, Santos jo vetëm që shpëton nga rënia nga kategoria por kap play-offin për Copa Sudamericana

    Neymar mban premtimin, Santos jo vetëm që shpëton nga rënia nga kategoria por kap play-offin për Copa Sudamericana

    Santos ia ka arritur qëllimit kryesor të qëndrojë në elitë në Brazil, vetëm pas fitores në javën e fundit 3-0 ndaj Cruzeiro. Neymar me shokë duhej me patjetër të fitonin sot ose minimumi të dilnin barazim për të shpëtuar nga rënia në Serie B.
    Përsa i përket takimit të sotëm, Santos fitoi 3-0, falë dy golave të Thaciano për dy minuta në pjesën e parë, 26′ dhe 28′, si dhe golit të Joao Schmidt në pjesën e dytë, që vulosi fitoren 3-0.
    Një meritë të madhe në këtë sukses ka padyshim Neymar, i cili ka dhënë një kontribut për t’u vlerësuar në fushë, por edhe jashtë saj. Pak javë më parë, kur situata ishte tejet e acaruar me tifozët e pakënaqur, Neymar iu premtoi atyre se do të arrinin me çdo kusht të mbijetonin këtë sezon.
    Pas kësaj fitoreje, Santos renditet në vendin e 12-të me 47 pikë, duke siguruar biletën për në elitë, por edhe pjesëmarrjen në play-off për një vend për në Copa Sudamericana.
    Përsa i përket verdikteve të tjera, Flamengo shpallet kampion për këtë sezon, duke e mbyllur sezonin me 79 pikë, tre pikë më shumë se rivali kryesor, Palmeiras i vendit të dytë. Cruzeiro, Mirasol dhe Fluminenese mbyllin pesëshen e parë, duke siguruar biletën për në grupet e Kupës Libertadores.

  • KLSH: OST ka tenderin me problematik. SPAK po heton gjithë zyrtarët për 45 milionë euro

    KLSH: OST ka tenderin me problematik. SPAK po heton gjithë zyrtarët për 45 milionë euro

    SPAK ka nën edhe një dosje për OST ose Operatorit të Sistemit të Transmetimit për tenderin 45 milionë euro. KLSH e e ka quajtur si tenderin me problematik te OST. Hetimet po ecin me shpejtesi dhe priten fletë arrestet e para. Gazeta KOHA JONE po boton shkrimin e Armand Kullau (vetting), por do ta hetojë deri në detaje OST për tenderin në fjalë, ka qenë KLSH që e ka dërguar në SPAK.
    Armand Kullau – Vetting

    Një nga projektet më famëkeqe të Operatorit të Sistemit të Transmetimit dhe Ministrisë së Infrastrukturës është ai për ndërtimin e linjës së transmetimit Tiranë-Rrashbull (Unaza energjitike) i financuar nga një hua prej 45 milionë euro dhe i ndarë në dy komponentë (lote) linjën Tiranë-Rrashbull dhe Unazën 110 kV të Tiranës.

    Ky projekt nën drejtimin e administratorit Skerdi Drenova dhe ministres Belinda Balluku është amenduar disa herë, kostot janë rritur rreth 25% më shumë se vlera totale fillestare dhe ka akoma elementë të marrëveshjes që ngrenë pikëpyetje për kamatëvonesat.

    Në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, ky paraqitet si një prej projekteve më problematike të Operatorit të Sistemit të Transmetimit.
    Kontrata për këtë projekt është firmosur me kompaninë portugezese “EFACEC Engenharia e Sistemas, S.A” në 14 nëntor 2018, pra rreth 7 vite më parë dhe kompania do të rezultonte me problemet me aksionerët. Megjithatë, përmes amendamenteve të njëpasnjëshme, sidomos me amendamentin nr. 3, afatet u shtynë deri në mars 2024 për seksionin 1 dhe gusht 2025 për seksionin 2 ndërsa vlera totale e kontratës u rrit në 23,9 milionë euro.
    Kjo rritje prej mbi 4.7 milionë euro është justifikuar nga kontraktori me kërkesat e tij për kompensime shtesë, të paraqitura periodikisht që prej vitit 2020, duke përfshirë pretendime për vonesa nga pandemia, rritje çmimesh ndërkombëtare dhe kërkesa të drejtpërdrejta për përshkallëzim të kostos së kontratës. Këto pretendime u shtuan në takimet e vitit 2022, ku kontraktori kërkoi rishikim të çmimit dhe afatit ndërsa OST-ja nuk kishte marrë ende vendim përfundimtar, duke e lënë kontratën të hapur ndaj rritjeve të mëtejshme të kostos.
    Pavarësisht detyrimeve të kontraktorit, situata në terren për nënstacionin Rrashbull mbetet një prej dështimeve më të dukshme. Për më tepër, kolaudimet e punimeve janë kryer nga grupe të ngritura me urdhra të brendshëm të OST-së, por një pjesë e anëtarëve të këtyre grupeve nuk posedonin licencat e detyrueshme, duke shkelur në mënyrë të drejtpërdrejtë ligjin nr. 8402 “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”.
    Nga ana tjetër, projekti ka vuajtur edhe nga kaosi teknik dhe institucional i krijuar nga ndryshimet e pandërprera të konfigurimit të linjës. Sipas marrëveshjes së huas, linja duhej të ndërtohej për 220 kV. Në mbledhjen e Këshillit Teknik më 14 nëntor 2016, Këshilli vendosi që linja të ndërtohej me shtylla për 400 kV, por me përcjellës vetëm për 220 kV, duke krijuar një projekt hibrid jashtë parashikimeve të huas dhe studimit fillestar.
    Pra, pavarësisht rritjes së vlerës së kontratës, zbatimi praktik ka mbetur pas, duke krijuar një tjetër mospërputhje të thellë midis fondeve të shpenzuara dhe volumit real të punimeve.
    E njëjta gjë ka ndodhur edhe me kontratën e Lotit 2, e cila është nënshkruar në nëntor 2018 me kompaninë e huaj “Energoinvest Sarajevo, Bosnjë & Hercegovina” dhe ka hyrë në fuqi në maj 2019 si projekt me me “çelësa në dorë”, në objektin e së cilës përfshihen furnizimi i mallrave dhe pajisjeve, instalimi i tyre dhe punimet e ndërtimit me vlerë 18,4 milionë euro. Kjo kontratë është amenduar duke i shkuar kostot në 19,9 milionë euro. Por edhe vlera e kontratës së konsulentit “Fichtner Bauconsulting GmbH” është rritur me 75%, duke sjellë rritje të kostos në vlerën 1,8 milionë euro, i cili është njëkohësisht edhe mbikqyrësi i projektit. 
    EFACEC, në pronësi të një njeriu të sanksionuar nga SHBA dhe Britania e Madhe
    Nga verifikimet e “Vetting” rezulton se rreth 70% të aksioneve të kompanisë “Efacec Engenharia e Sistemas, S.A” kanë qenë deri në vitin 2020 në pronësi të Isabel Dos Santos, që deri para disa viteve sipas revistës “Forbes” konsiderohej si gruaja më e pasur në Afrikë, tashmë e zbritur nga froni.
    Ajo është e bija e ish presidentit të Angolës, të ndjerit José Eduardo dos Santos, që ka qeverisur Angolan për gati 3 dekada. Në fakt, në janar 2020 do të publikohej skandali “Luanda Leaks”, një investigim nga Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Investigativë (ICIJ) dhe 36 media partnere, ku evidentohen afera të Isabel Dos Santos, që dyshohet se duke patur ndikimin nga pushteti i babait e bënë dos Santos gruan më të pasur të Afrikës dhe e lanë Angolën, të pasur me naftë dhe diamantë, ndër vendet më të varfra në botë.
    Por si e mori nën kontroll Dos Santos kompaninë portugeze?
    Në qershor 2015, Isabel dos Santos bëhet aksionerja kryesore e kompanisë portugeze Efacec Poëer Solutions, duke blerë aksionet nga grupet José de Mello dhe Têxtil Manuel Gonçalves për rreth 200 milionë euro. Blerja u realizua përmes kompanisë offshore Winterfell Industries (e themeluar nga ajo), në partneritet me shoqërinë shtetërore angolase “ENDE”, e cila bleu 40% të aksioneve të Winterfell. Sipas të dhënave zyrtare nga regjistri portugez, dos Santos zotëronte 71.73% të EFACEC përmes kompanisë Winterfell 2. Ajo u tërhoq nga aksionet e kompanisë EFACEC në janar 2020, menjëherë pas përfshirjes së saj si e dyshuar në hetimet angoleze, ku EFACEC drejtohej nga Mário Leite da Silva, bashkëpunëtor i ngushtë i Isabel dos Santos, i cili dha dorëheqje sapo nisën akuzat ndaj saj.
     
    Pas shpërthimit të skandalit “Luanda Leaks” në janar 2020, Isabel dos Santos do të shiste pjesën e saj në EFACEC. Madje në Portugali u ndërmorën veprime ligjore pasi prokuroria portugeze urdhëroi ngrirjen e llogarive të saj bankare në fillim të 2020 si pjesë e bashkëpunimit me drejtësinë. Autoritetet portugeze nisën hetime të veçanta për blerjen e aksioneve të EFACEC nga dos Santos , për të shqyrtuar burimin e fondeve.
    Më 2 korrik 2020 qeveria portugeze miratoi me dekret shtetëzimin e 71% të aksioneve të EFACEC që zotëroheshin nga dos Santos, duke filluar procesin e menjëhershëm të riprivatizimit. Në total u ngrinë asete të Dos Santos në Angolë dhe Portugali me vlerë mbi 1.5 miliardë dollarësh. Së fundmi, në vitet e fundit Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian kanë vendosur sanksione personale ndaj Isabel dos Santos dhe familjes së saj për korrupsion, duke e ndaluar atë të hyjë në territorin e tyre dhe duke ngrirë pasuri shtesë.
    Por “Vetting” ka zbuluar një tjetër problem me projektin e EFACEC në Shqipëri, pasi rezulton se kompania nuk ka patur asnjë punëtor gjatë realizimit të kontratës për periudhën 2019-2021, në vitin 2022 ka patur vetëm një të punësuar dhe në vitin 2023 ka shtuar 3 punëtorë. Ngelet mister se si e ka realizuar projektin dhe pse ish-drejtuesi Skerdi Drenova e ka zgjatur kontratën kur kompania nuk ka patur punonjës.
    Por nëse kompania mund të justifikohej se ka marrë nënkontraktorë, si i ka marrë dhjetra miliona euro pagesa nga Operatori i Sistemit të Transmetimit nga dega në Shqipëri që është themeluar në tetor 2018?
    Po të analizojmë bilancet financiare, EFACEC nuk ka punëtorë, ndërkohë që xhiroja vjetore maksimale përllogaritet viti 2022 me rreth 60 mijë euro. Ndërkohë që nga viti 2019 e deri në fund të vitit 2023, duke përjashtuar 2022 kemi xhiro vjetore të ardhurash të papërfillshme duke e krahasuar me tenderin që ka marrë nga OST-ja. Me pikëpyetje është edhe pronësia e degës në Shqipëri, pasi nuk rezulton që të ketë asnjë aksioner që të ketë shumicën e aksioneve, sic pretendohet që i ka shteti portugez.
    Nga verifikimet tona në terren, ky projekt akoma nuk ka përfunduar dhe janë shkelur përsëri afatet pasi duhet të kishtë përfunduar në korrik 2025.
    Në rastin e EFACEC ngrihet një pyetje shumë e rëndësishme:
    Si e ka realizuar kompania projektin me nënkontraktor, kur ky i fundit nuk mund të bëjë më shumë se 50% të punimeve sipas ligjit të Prokurimit Publik? Për periudhën 2019-2021 ngelet mister sepse vetë kompania nuk ka punëtor, por edhe nënkontraktori nuk mund të realizojë më shumë se 50% të punimeve.
    Vetting u përpoq të kontaktonte kompaninë portugeze, si edhe Operatorin e Sistemit të Transmetimit (OST) për të marrë informacione për vonesën e punimeve, pagesat, nënkontraktorin, nëse kompania portugeze ishte e lidhur realisht me degën në Shqipëri, por deri në publikimin e këtij artikulli asnjëra nga palët e kontaktuara nuk është prononcuar për redaksinë.

  • E pabesueshme, me meniskun e këputur, Neymar zbret në fushë dhe shënon (VIDEO)

    E pabesueshme, me meniskun e këputur, Neymar zbret në fushë dhe shënon (VIDEO)

    Duhet të ishte në infermieri, duke u kujdesuar për gjurin e tij të dëmtuar, por ndryshe nga se pritej, Neymar jo vetëm që nuk qëndroi në “bokse”, por zbriti në fushë si titullar ndaj Sport Recife për t’i dhënë një dorë ekipit të tij Santos që po lufton për mbijetesë.
    Me meniskun e këputur, Neymar befasoi të gjithë tifozët, ku në minutën e 25-të me një veprim të bukur brenda në zonë kaloi Santos në avantazh, një gol që u festua gjatë nga Neymar dhe tifozët. Ylli brazilian ishte protagonist edhe në golin e tretë për Santos duke dhuruar një asist.

    Fal këtij trepikësh, Santos merr pak frymë duke u renditur provizorisht në vendin e 15-të, por “zona e kuqe” është vetëm 2 pikë larg. Pak ditë më parë, mediat braziliane ngritën alarmin duke zbuluar se Neymar rrezikonte sezonin, madje edhe prezencën e tij në Botërorin FIFA2026, por braziliani nuk ka ndërmend të dorëzohet, do të bëjë gjithçka për të shpëtuar Santos.
    (BalkanWeb)

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • E pabesueshme/ I dëmtuar, Neymar zbret në fushë dhe shënon

    E pabesueshme/ I dëmtuar, Neymar zbret në fushë dhe shënon

    Duhet të ishte në infermieri, duke u kujdesuar për gjurin e tij të dëmtuar, por ndryshe nga se pritej, Neymar jo vetëm që nuk qëndroi në “bokse”, por zbriti në fushë si titullar ndaj Sport Recife për t’i dhënë një dorë ekipit të tij Santos që po lufton për mbijetesë.
    Me meniskun e këputur, Neymar befasoi të gjithë tifozët, ku në minutën e 25-të me një veprim të bukur brenda në zonë kaloi Santos në avantazh, një gol që u festua gjatë nga Neymar dhe tifozët. Ylli brazilian ishte protagonist edhe në golin e tretë për Santos duke dhuruar një asist.
    Fal këtij trepikësh, Santos merr pak frymë duke u renditur provizorisht në vendin e 15-të, por “zona e kuqe” është vetëm 2 pikë larg. Pak ditë më parë, mediat braziliane ngritën alarmin duke zbuluar se Neymar rrezikonte sezonin, madje edhe prezencën e tij në Botërorin FIFA2026, por braziliani nuk ka ndërmend të dorëzohet, do të bëjë gjithçka për të shpëtuar Santos.

  • Neymar dështon të përmbushë ultimatumin e Ancelottit, humb pjesën e mbetur të sezonit

    Neymar dështon të përmbushë ultimatumin e Ancelottit, humb pjesën e mbetur të sezonit

    26 Nëntor 2025

    14:12

    Alfred Lleshi

    Vijojnë lajmet e këqija për Neymar. Sulmuesi i Santos ka pësuar një lëndim të ri, këtë herë në meniskun e gjurit të majtë, duke e detyruar të mungojë për pjesën e mbetur të vitit 2025. Lëndimi vjen në një moment shumë delikat për Santos, i cili ndodhet në zonën e rënies, me vetëm tri ndeshje deri në fund të kampionatit.
    Lumturia e Neymar zgjati pak, pasi kishte luajtur vetëm 4 ndeshje radhazi para se të pësonte lëndimin tjetër. Ky është lëndimi i katërt për vitin, që nga rikthimi i tij te klubi ku u rrit. Tifozët ende nuk kanë parë rregullshmërinë dhe ndikimin e pritur nga kthimi i yllit brazilian. Ai mungoi gjithashtu në ndeshjen kundër Internacional për shqetësime të trashëguara nga takimi me Mirassol, ku shënoi golin e barazimit.
    Babai i Neymar kritikoi mënyrën si u përhap lajmi: “As ne nuk e dimë saktësisht lëndimin. Neymar bëri një ekzaminim imazherik dhe ende nuk kemi rezultatet. Si të përgjigjem për diçka që nuk e di? Media është më e informuar se unë”. Ky lëndim pengon shanset e Neymar për të qenë në listën finale të Botërorit 2026, me Ancelottin që theksoi: “Ai ka 6 muaj për të treguar formën e duhur, sepse vetëm talenti nuk mjafton”.

  • Ishte dënuar me 7 vite burg për korrupsion dhe falsifikim identiteti, Trump i jep amnisti ish-kongresmenti republikan, George Santos

    Ishte dënuar me 7 vite burg për korrupsion dhe falsifikim identiteti, Trump i jep amnisti ish-kongresmenti republikan, George Santos

    Ish-kongresmeni republikan, George Santos, i cili u dënua me shtatë vjet burg për krime financiare, po lirohet nga burgu pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump ndërhyri dhe njoftoi një ulje të dënimit të tij.

    “George Santos ishte një ‘mashtrues’ në disa mënyra, por ka shumë mashtrues në vendin tonë që nuk duhet të vuajnë shtatë vjet burg”, shkroi Trump në një postim në platformën Truth Social.
    “Prandaj, sapo kam nënshkruar një ulje të dënimit, duke e liruar George Santos MENJËHERË”, theksoi ai.
    I akuzuar për falsifikim identiteti dhe keqpërdorim të fondeve të donatorëve gjatë fushatës së tij zgjedhore të vitit 2022, ish-kongresmeni 37-vjeçar u deklarua fajtor dhe u dënua në prill. Ai u dërgua në burg në korrik.

    THANK YOU President Trump for releasing George Santos!!
    He was unfairly treated and put in solitary confinement, which is torture!! https://t.co/q1tYNfv4hh pic.twitter.com/z2YRDmvwKB
    — Rep. Marjorie Taylor Greene🇺🇸 (@RepMTG) October 17, 2025

    Para se të përballej me drejtësinë, George Santos u bë i famshëm kur New York Times filloi të ekspozonte, në një seri artikujsh pas zgjedhjes së tij në Kongres, gënjeshtrat në CV-në dhe fushatën e tij.
    Mjaft i panjohur në nivel lokal, Santos e bazoi të gjithë imazhin e tij në gënjeshtra dhe ekzagjerime në lidhje me arsimimin e tij, fenë e tij, përvojën e tij profesionale dhe pasurinë e tij. Shpesh me syze dielli të mëdha, arrogant, shumë aktiv në rrjetet sociale, ai e paraqiti veten si bir emigrantësh nga Brazili dhe nip i të mbijetuarve të Holokaustit që po jetonte “ëndrrën amerikane”.
    Por shumë nga detajet e përmendura në CV-në e tij rezultuan të ishin gënjeshtra, falë zbulimeve nga New York Times. Ai nuk kishte një diplomë nga Kolegji Baruch në New York, as nuk kishte punuar në bankat Citigroup dhe Goldman Sachs.
    Lidhja e denjë për roman, midis trillimit dhe realitetit, ka bërë krahasime me “The Great Gatsby “. Ai pretendoi se ishte viktimë e një “gjuetie shtrigash” dhe nuk iu përgjigj thirrjeve që ai të jepte dorëheqjen për muaj të tërë.
    Shfrytëzimet e tij në një moment pushuan së argëtuari Kongresin, veçanërisht pas publikimit të një raporti nga Komiteti i Etikës së Dhomës së Përfaqësuesve, i cili theksoi se ai kishte shkaktuar dëme serioze në imazhin e institucionit.
    Ndër të tjera, ai deklaroi se ish-kongresmeni kishte shpenzuar në mënyrë të pamatur para që i kishte keqpërdorur për të blerë mallra luksoze Ferragamo, për të luajtur bixhoz në kazino, për të marrë injeksione Botox dhe për të paguar për platformën e videove seksuale OnlyFans.
    Në dhjetor 2023, në një shfaqje të rrallë konsensusi, demokratët dhe republikanët votuan për ta përjashtuar atë nga Dhoma e Përfaqësuesve.

    Top Channel

  • Ishte dënuar me 7 vite burg për korrupsion dhe falsifikim identiteti, Trump amniston ish-kongresmenin republikan

    Ishte dënuar me 7 vite burg për korrupsion dhe falsifikim identiteti, Trump amniston ish-kongresmenin republikan

    Ish-kongresmeni republikan, George Santos, i cili u dënua me shtatë vjet burg për krime financiare, po lirohet nga burgu pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump ndërhyri dhe njoftoi një ulje të dënimit të tij.

    “George Santos ishte një ‘mashtrues’ në disa mënyra, por ka shumë mashtrues në vendin tonë që nuk duhet të vuajnë shtatë vjet burg”, shkroi Trump në një postim në platformën Truth Social.

    “Prandaj, sapo kam nënshkruar një ulje të dënimit, duke e liruar George Santos MENJËHERË”, theksoi ai.

    I akuzuar për falsifikim identiteti dhe keqpërdorim të fondeve të donatorëve gjatë fushatës së tij zgjedhore të vitit 2022, ish-kongresmeni 37-vjeçar u deklarua fajtor dhe u dënua në prill. Ai u dërgua në burg në korrik.

    Para se të përballej me drejtësinë, George Santos u bë i famshëm kur New York Times filloi të ekspozonte, në një seri artikujsh pas zgjedhjes së tij në Kongres, gënjeshtrat në CV-në dhe fushatën e tij.

    Mjaft i panjohur në nivel lokal, Santos e bazoi të gjithë imazhin e tij në gënjeshtra dhe ekzagjerime në lidhje me arsimimin e tij, fenë e tij, përvojën e tij profesionale dhe pasurinë e tij. Shpesh me syze dielli të mëdha, arrogant, shumë aktiv në rrjetet sociale, ai e paraqiti veten si bir emigrantësh nga Brazili dhe nip i të mbijetuarve të Holokaustit që po jetonte “ëndrrën amerikane”.

    Por shumë nga detajet e përmendura në CV-në e tij rezultuan të ishin gënjeshtra, falë zbulimeve nga New York Times. Ai nuk kishte një diplomë nga Kolegji Baruch në New York, as nuk kishte punuar në bankat Citigroup dhe Goldman Sachs.

    Lidhja e denjë për roman, midis trillimit dhe realitetit, ka bërë krahasime me “The Great Gatsby “. Ai pretendoi se ishte viktimë e një “gjuetie shtrigash” dhe nuk iu përgjigj thirrjeve që ai të jepte dorëheqjen për muaj të tërë.

    Shfrytëzimet e tij në një moment pushuan së argëtuari Kongresin, veçanërisht pas publikimit të një raporti nga Komiteti i Etikës së Dhomës së Përfaqësuesve, i cili theksoi se ai kishte shkaktuar dëme serioze në imazhin e institucionit.

    Ndër të tjera, ai deklaroi se ish-kongresmeni kishte shpenzuar në mënyrë të pamatur para që i kishte keqpërdorur për të blerë mallra luksoze Ferragamo, për të luajtur bixhoz në kazino, për të marrë injeksione Botox dhe për të paguar për platformën e videove seksuale OnlyFans.

    Në dhjetor 2023, në një shfaqje të rrallë konsensusi, demokratët dhe republikanët votuan për ta përjashtuar atë nga Dhoma e Përfaqësuesve.

  • E akuzoi si të varur nga alkooli, Neymar padit në gjykatë gazetarin brazilian

    E akuzoi si të varur nga alkooli, Neymar padit në gjykatë gazetarin brazilian

    3 Tetor 2025

    8:04

    Alfred Lleshi

    Neymar ndërmerr veprime ligjore ndaj një gazetari brazilian. Sulmuesi i Santos ka paditur Rodolfo Gomes, i cili pretendonte se Neymar ishte “i varur nga ‘whisky’, pinte ‘cachimba’, konsumonte pije energjike dhe luante video-lojëra deri vonë”. Përfaqësuesit e Neymar e quajtën këtë deklaratë “shpifëse, njollosëse të imazhit dhe të rreme”.
    Gomes shtoi se Neymar nuk do të kthehet në fushë këtë vit, edhe pse parashikimet e fundit flisnin për në nëntor. Ai pretendoi se zakonet e tij të jetës së natës po ndikojnë te stërvitjet me ekipin. Neymar ka qenë jashtë fushave që nga 18 shtatori, për shkak të një dëmtimi të gradës 2 në muskujt e këmbës së djathtë.
    Sulmuesi reagoi në Instagram me një foto të një pije energjike dhe shkrimin: “I varur pas Red Bull. Kjo është fantastike”. Në Brazil mbeten edhe 10 ndeshje të kampionatit, ndërsa Santos renditet i 16-ti me 28 pikë, vetëm 5 pikë larg zonës së rënies nga kategoria.

  • Brazili në ankth për Neymar. Më shumë probleme për sulmuesin, nuk do të kthehet deri në nëntor

    Brazili në ankth për Neymar. Më shumë probleme për sulmuesin, nuk do të kthehet deri në nëntor

    29 Shtator 2025

    11:19

    Alfred Lleshi

    Probleme të tjera për Neymar, të cilat komplikojnë edhe më shumë rikthimin e tij në kombëtaren e drejtuar nga Carlo Ancelotti. Sulmuesi brazilian, shumë i kërkuar nga tifozët dhe analistët për t’u rikthyer te “Selecao”, është ndaluar nga një problem muskulor. Klubi i tij, Santos, ka konfirmuar se nuk do të mund të luajë sërish para nëntorit.
    Kampionati brazilian përfundon më 7 dhjetor, teksa Santos lufton për të shmangur rënien, por duhet të heqë dorë nga ylli 33-vjeçar, golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares braziliane. Që nga rikthimi tek ekipi i Sao Paulos në fillim të vitit, Neymar ka pësuar disa dëmtime që ia kanë pamundësuar të luajë rregullisht.
    Deri tani ka 21 paraqitje dhe 6 gola. Numri 10 nuk e vesh më fanellën e Brazilit që nga tetori 2023, kur pësoi dëmtim të rëndë të ligamentit kryqëzor të gjurit të majtë, në humbjen 2-0 ndaj Uruguajit, në Montevideo.

  • Kallëzimi për “Medicare” në polici/ Si u mashtrua portugezi nga klinika, pagoi 5200 euro për ndërhyrje estetike

    Kallëzimi për “Medicare” në polici/ Si u mashtrua portugezi nga klinika, pagoi 5200 euro për ndërhyrje estetike

    Carlos Santos, shtetas portugez, fillimisht pa një reklamë në rrjetet sociale të “International Medicare Hospital”, dhe pas një takimi në spital vendosi të bënte 3 shërbime, transplant flokësh në vlerë 980 euro, rregullim të qepallave të syve me 2200 euro dhe kirurgji për korrigjim të gushës për 2000 euro.
    Shumat e parave i pagoi në 3 periudha të ndryshme, në tetor, nëntor dhe dhjetor 2024 zonjës me emrin Xhuana Liko, që sipas tij iu prezantua si drejtoresha e spitalit, para që i ka dhënë CASH dhe pa marrë kupon tatimor, përveç një mandati dore. Të gjitha këto Santos ia tha policisë në kallëzimin që bëri pasi kuptoi se mund të ishte para një mashtrimi.
    Ditën që bëri pagesën e tretë portugezi priste të operohej por i është thënë se kjo ishte e pamundur pasi mjeku Aron që do të kryente ndërhyrjen, do largohej për në Turqi. Sipas spitalit operacioni zgjaste 3 deri në 6 orë dhe nuk ishte e mjaftueshme kohë, edhe për të mos rrezikuar.
    Pas një periudhe rikthehet në klinikë, por këtë herë i thonë se mjeku Aron nuk punontë më aty, dhe i propozuan që operacioni të kryhej nga tjetër dorktoreshë me emrin Artiola, propozim të cilin e pranoi. Megjithatë, sipas portugezit, edhe ajo iku nga spitali dhe ndërhyrja sërish nuk u bë.
    Në vijim klinika i propozoi një mjek që do të vinte nga Turqia enkas për operacionin e tij, por pasi pa foto të operacioneve që turku kishte kryer nuk i pëlqeu dhe nuk pranoi.
    I kërkoi gojarisht Xhuanës, së cilës i bëri pagesën, që shumën e parave t’ia kthenin mbrapsht, pasi sipas tij, pa që ambienti ishte jo serioz, edhe pse ajo tentoi ta bindte që të vijonin.
    Kur kishin kaluar 16 muaj pasi kishte bërë pagesat dhe u paraqit për herë të parë në klinikë, Carlos Santos u rikthye në “International Medicare Hospital”.,
    Ishte fillimi i gushtit kur takoi sërish Xhuanën, së cilës i ka dorëzuar një letër të shkruar nga ai ku e njofton për të gjitha veprimet e kryera dhe të gjitha problematikat që ka hasur, si dhe vendimin për të mos e kryer operacionin, dhe i ka kërkuar të firmosë. Ajo e lexon por nuk pranon ta firmosë. Portugezi Santos këtë letër ia ka treguar kamerës aty dhe është larguar.
    Në polici, Carlos Santos deklaroi se është mashtruar nga spitali, pasi i morën paratë dhe nuk i ofruan shërbimin duke përdorur justifikime të ndryshme.
    Në lidhje me rastin, policia mori në pyetje Xhuana Likon, e cila u tha hetuesve se ishte recepsioniste e klinikës dhe jo drejtoreshë, siç Santos thotë se i është prezantuar, ndërsa çështja me pacientin portugez kishte nisur që me ish-doktoreshën Eva Lleshi, e cila nuk punonte më aty.
    Pacienti nuk arriti të kryente ndërhyrjen për shkak të largimit të mjekëve dhe refuzimit të tyre për ta realizuar sipas kërkesave të tij. Sipas saj ai kërkoi kthimin e shumës, por kjo nuk iu bë menjëherë pasi spitali kërkonte shqyrtim të rastit. Për kuponin tatimor, Liko tha se kishte dhënë mandat dore sipas udhëzimeve të drejtuesve, dhe subjekti nuk hartonte kontrata, vetëm kartela mjekësore.
    Pas dëshmisë së Xhuana Likos, dhe përballë të dhënave për pagesa pa kupon tatimor, polici kreu kontroll në klinikë ku gjeti ilaçe të skaduara dhe të tjera të ndaluara për shitje, të lejuara vetëm për përdorim në spitale private, rreth 100 blloqe mandatesh të shkruara me dorë dhe 7 kompjuterë dhe dhoma e serverëve të kamerave të sigurisë. Gjatë kontrollit në klinikë u gjetën 5 punonjës, të cilët u pyetën dhe rezultoi se të gjithë merrnin rrogat në dorë dhe jo në bankë, të padeklaruar.
    Në klinikë u gjet edhe Yusuf Kenan, mjek turk. I marrë në pyetje u tha hetuesve se profesionin e ushtronte prej 26 vitesh, por në Shqipëri nuk kishte kontratë të shkruar me “International Medicare Hospital”, dhe i paregjistruar në organet tatimore. Sipas tij, nga qershori 2025 ka ardhur në Tiranë 5 ose 6 herë dhe ka kryer mbi 20 operacione, për të cilët, sipas kontratës që kishte bërë me gojë me pronarin e klinikës, turkun Bilal Kara, do të merrte nga 200 euro për ndërhyrje, por gjithmonë ka marrë me pak para CASH në dorë, pasi sipas tij i thoshin se do ia jepnin kur të vinte herën tjetër. Deri më tani 1 mijë euro akoma nuk i janë dhënë.
    Një tjetër skandal u zbulua gjatë hetimeve. Administratori Edmond Zaja ishte punësuar në vitin 2023 në klinikë si kuzhinier, dhe 1 vit më vonë pronari, sipas tij, ia kishte kërkuar si nder që të regjistrohej si administrator, por që të vijonte të kryente punën në kuzhinë, e gjitha sipas tij në mirëbesim.
    Por i marrë në pyetje deklaron se nuk ka pasur asnjë dijeni për punonjës të padeklaruar, mungesë të kasës fiskale apo medikamente të skaduara apo kontrabandë. Në realitet nuk ka qenë kurrë administrator dhe praktikisht është paguar 40 mijë lekë në muaj si kuzhinier.
    Në maj 2025 ka paraqitur dorëheqjen, por aksionerët Bilal Kara, Bexhet Kara dhe Gerjana Topi nuk ia pranuan. Sipas tij i është drejtuar QKB-së me kërkesë për heqjen e emrit, por deri më tani figuron administrator. Deklarimet e tij u konfirmuan edhe nga këqyrje e celularit, ku u gjetën bisedat me aksionerët ku u paraqet dorëheqjen.
    Megjithatë, të gjitha këto Edmond Zajën nuk e shpëtuan nga prangat, të cilin gjykata e la në masë “arrest në burg”. Policia tashmë ka shpallur në kërkim 2 aksionerët, Bilal Kara dhe Gerjana Topi, të cilët rezultojnë të jenë jashtë territorit të vendit.