Tag: santiago

  • Gjyqi për Leonard Dukën, nxirret jashtë nga salla nëna e Santiago Malkos: S’ta fal gjakun e djalit, do të të vras

    Gjyqi për Leonard Dukën, nxirret jashtë nga salla nëna e Santiago Malkos: S’ta fal gjakun e djalit, do të të vras

    Leonard Duka

    TIRANË- Mes tensioneve është zhvilluar edhe sot seanca për vrasjen e Santiago Malkos, ku po merrej në pyetje, Leonard Duka. Në seancën e sotme, në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, po merrte pjesë edhe nëna e të ndjerit Malko, e cila është nxjerrë jashtë sallës për shkak të kërcënimeve që lëshoi drejt Dukës.
    “S’ta fal gjakun e djalit, do të të vras. Ti ma fute djalin në dhe,”-tha ajo në sallë, fjali që e nxorri jashtë seancës. Pasi u nxorr nga salla, Duka vazhdoi të jepte dëshminë e tij lidhur me raportin që kishte me tashmë të zhdukurin Ervis Martinaj. Pasi ai pretendoi se nuk kishte folur kurrë në telefon me të. Por në këtë moment, prokurorët e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kanë nxjerrë prova të tjera. Edhe pse u vendos përballë mesazheve  në aplikacionin “Sky ECC”, ai vazhdon dhe pretendon se nuk ka pasur një të tillë, madje edhe për fotat që ka dërguar pretendon se nuk është ai.
    Pjesë nga diskutimet në sallën e GJKKO:
    Avokatja pyet Dukën: A keni pasur “Sky ECC”?
    Leonard Duka: Jo.
    Avokatja: Sa e keni kodin?
    Leonard Duka: S’e kam idenë.
    Avokatja: Keni pasur kontakte me persona që kanë pasur “Sky”?
    Leonard Duka: Jo, s’kam pasur asnjë kontakt.
    Avokatja: Po kjo foto?
    Leonard Duka: Nuk jam unë.
    Prokurori Behar Dibra: Me Ervis Martinajn keni komunikuar, keni pasur kontakte?
    Leonard Duka: Po, e kam takuar.
    Behar Dibra: Po komunikime të tjera?
    Leonard Duka: Jo.
    Leonard Dibra: Po babai juaj, ka pasur ndonjë problem? E keni ndarë me ndonjë?
    Leonard Duka: Babai im s’ka pasur asnjë problem.
    SI NDODHI VRASJA E SANTIAGO MALKOS?
    Ish-polici Santiago Malko u ekzekutua mbrëmjen e 27 gushtit në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë, në makinën e tij tip “BMË X5”. I skeduar për një sërë ngjarjesh kriminale, Malko kishte hyrë edhe në administratën shtetërore. Për vrasjen e Malkos, SPAK akuzon 8 persona, ku në krye të grupit janë dy vëllezërit Duka, Leonardi dhe Erlisi. Klani Duka, i akuzuar për vrasjen përbëhet nga: Leonard Duka, Erlis Duka, Ilir Selmani, Ervis Metani, Fatmir Hyseni, Dritan Agaj, Aleksandër Maxhaku dhe Xhoni Nica. Deri më tani, I vetmi i dënuar me 25 vite burg është Blendi Teta, i cili akuzohet si një person që kishte mbajtur në vëzhgim lëvizjet e Malkos duke njoftuar edhe autorët për të kryer ekzekutimin.
    Arsyeja e vrasjes së Malkos u zbuluar nga përgjimet e “SkyECC”. Në bisedën mes Ervis Martinajt dhe Leonard Dukës, bossi i lojrave të fatit e thoshte hapur se nuk e kishte problem faktin që ish-shoku i tij i ngushtë i kishte vrarë njeriun që kishte të besuar, madje i linte shteg hapur që të vepronte po njësoj edhe me Erigers Mihasin (Edhe ky është vrarë).
    Ish-bossi i lojërave të fatit që rezulton i zhdukur prej 9 gushtit të vitit 2022 shprehej se Malko ka gabuar me babanë e Dukës, referuar faktit që ia ka marrë peng dhe i ka dërguar video duke e torturuar. Madje në një episod e quan Malkon skizofren dhe njeri që i ka sjellë vetëm probleme. Biseda është zhvilluar kur dyshja i kishte prishur marrëdhëniet miqësore por edhe ato si ortakë./ZËRI

  • “S’ta fal gjakun e djalit kurrë”, nëna e Santiago Malkos përplaset me Leonard Dukën, nxirret jashtë seancës gjyqësore

    “S’ta fal gjakun e djalit kurrë”, nëna e Santiago Malkos përplaset me Leonard Dukën, nxirret jashtë seancës gjyqësore

    Sot ka nisur procesi gjyqësor ndaj Leonard Dukës dhe të pandehurve të tjerë të cilët akuzohen për vrasjen e Santiago Malkos.

    Ata janë Erlis Duka, Fatmir Hyseni, Aleksandër Maxhaku dhe Oltian Loga.
    Babai i Leonard Dukës nuk është paraqitur për të dëshmuar për shkak të gjendjes shëndetësore, sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha.
    Përsëritet fletëthirrja për babanë e Leonard Dukës, Muhamet Duka që të dëshmojë.
    Leonard Duka ka nisur dëshminë dhe u është përgjigjur pyetjeve të avokates.
    Avokatja pyet Dukën: A keni patur Sky Ecc?
    Duka: Jo.
    Kur pyetet për kodin, Duka thotë: S’e kam idenë.
    Avokati: Keni patur kontakte me persona që kanë patur Sky?
    Duka: Jo s’kam patur asnjë kontakt.
    Kur pyetet lidhur me një foto të gjetur në Sky, Duka thotë: Nuk jam unë.
    Behar Dibra: Me Ervis Martinaj keni komunikuar keni patur kontakte?
    Duka: Po e kam takuar.
    Dibra: Po komunikime të tjera?
    Duka: Jo.
    Dibra: Po babai juaj ka patur ndonjë problem e keni ndarë me njeri?
    Duka: Babai im s’ka patur asnjë problem.
    SPAK ka sjellë prova të reja në SKY ECC ku janë zbardhur komunikimet mes Leonard Dukës dhe Ervis Martinaj.
    Gjykata nxjerr nënën e Santiago Malkos jashtë pas rritjes së tensioneve.
    Nëna e Santiago Malkos: S’ta fal gjakun e djalit kurrë, do ta vras. Më fute djalin në dhe.

    Top Channel

  • Vrasja e Santiago Malkos, Gjykata e Lartë prish vendimin e Apelit për Blendi Tetën

    Vrasja e Santiago Malkos, Gjykata e Lartë prish vendimin e Apelit për Blendi Tetën

    Gjykata e Lartë vendosi të prishë dënimin me 25 vite burg për Blendi Tetën, i dënuar për vrasjen e ish-policit, Santiago Malko, në gushtin e vitit 2019 në Tiranë. Sipas Gjykatës së Lartë dosja do të kthehet për rigjykim në Apel me një tjetër trupë gjykuese.
    Në qershor 2022, Teta u dënua në Apel me 25 vite burg, duke konfirmuar vendimin që e shpallte fajtor për vrasjen e ish-efektivit të Policisë.
    Malko u ekzekutua më 27 gusht 2019 brenda makinës së tij. Teta u shpall fajtor në Shkallën e Parë për “vrasje për hakmarrje”.
    Viktima Malko ishte i dyshuar si i përfshirë në vepra të ndryshme penale. Një ndër to, ka qenë edhe një ngjarje në vitin 2018, në zonën e ish-Kinostudios, ku mbetën të plagosur dy vëllezër, Juxhin dhe Rivelino Mumajesi. Ngjarja është ende pa autor, por Malko ishte i dyshuari kryesor.

  • Vrasja e Santiago Malkos, GJL rrëzon vendimin e Apelit për Blendi Tetën

    Vrasja e Santiago Malkos, GJL rrëzon vendimin e Apelit për Blendi Tetën

    Gjykata e Lartë vendos të prishë dënimin me 25 vite burg për Blendi Tetën, i dënuar për vrasjen e ish-policit, Santiago Malko, gushtin e vitit 2019 në Tiranë. Sipas Gjykatës së Lartë dosja do të kthehet për rigjykim në Apel me një tjetër trupë gjykuese.
    Në qershor 2022, Teta u dënua në Apel me 25 vite burg, duke konfirmuar vendimin që e shpallte fajtor për vrasjen e ish-efektivit të Policisë.
    Malko u ekzekutua më 27 gusht 2019 brenda makinës së tij. Teta u shpall fajtor në Shkallën e Parë për “vrasje për hakmarrje”.
    Viktima Malko ishte i dyshuar si i përfshirë në vepra të ndryshme penale. Një ndër to, ka qenë edhe një ngjarje në vitin 2018, në zonën e ish-Kinostudios, ku mbetën të plagosur dy vëllezër, Juxhin dhe Rivelino Mumajesi. Ngjarja është ende pa autor, por Malko ishte i dyshuari kryesor.

  • U dënua për vrasjen e ish-policit Santiago Malko – Gjykata e Lartë rikthen për rishqyrtim vendimin për Blendi Tetën

    U dënua për vrasjen e ish-policit Santiago Malko – Gjykata e Lartë rikthen për rishqyrtim vendimin për Blendi Tetën

    Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Apelit të Posaçëm për Blendi Tetën, i akuzuar për përfshirjen e tij në vrasjen e ish policit Santiago Malko, ngjarje e shënuar në 27 gusht 2019.

    Shkalla e tretë e gjyqësorit në dhomë këshillimi, këtë të enjte vendosi prishjen e vendimit të Apelit të datës 14 qershor 2022 dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në këtë gjykatë, me tjetër trup gjykues.

    Blendi Teta u dënua nga Apeli me 25 vite burg, nën akuzën se ai vëzhgoi lëvizjet e Malkos dhe ndihmoi autorët në ekzekutimin e tij.

    Të akuzuar po ashtu nga SPAK për këtë ngjarje janë: Leonard Duka, Erlis Duka, Ilir Selmani, Oltian Loga, Aleksandër Maxhaku, Fatmir Hyseni (Musai), Dritan Agaj, Xhoni Nica dhe Elvis Gaçaj./ Raportoi-Fatjon Gjinaj/ SYRI TV

  • I dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Santiago Malkos, Gjykata e Lartë prish vendimin për Blendi Tetën

    I dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Santiago Malkos, Gjykata e Lartë prish vendimin për Blendi Tetën

    Blendi Teta

    TIRANË- Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Apelit të Posaçëm për Blendi Tetën, i dënuar me 25 vite burg për rolin e tij si vëzhgues në vrasjen e Santiago Malkos. Shkalla e tretë e gjyqësorit është mbledhur këtë të enjte dhe ka vendosur kthimin e çështjes për gjykim. Tashmë çështja do të kthehet në Gjykatën e Apelit për rishqyrtim, me një tjetër trup gjykues.
    Ish-polici Santiago Malko u ekzekutua mbrëmjen e 27 gushtit të vitit 2019 në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë, në makinën e tij tip “BMW X5”. Për vrasjen e Malkos, SPAK akuzon 8 persona, ku në krye të grupit janë dy vëllezërit Duka, Leonardi dhe Erlisi. Klani Duka, i akuzuar për vrasjen përbëhet nga: Leonard Duka, Erlis Duka, Ilir Selmani, Ervis Metani, Fatmir Hyseni, Dritan Agaj, Aleksandër Maxhaku dhe Xhoni Nica.
    Deri më tani, i dënuar me 25 vite burg ishte Blendi Teta, ndërsa Ilir Selmani është dënuar me 28 vite burg.
    Të dhëna për vrasjen e Malkos janë zbuluar edhe nga përgjimet e “SkyECC”. Në bisedën mes Ervis Martinajt dhe Leonard Dukës, bossi i lojrave të fatit e thoshte hapur se nuk e kishte problem faktin që i kishte vrarë njeriun që kishte të besuar, duke iu referuar Malkos, madje i linte shteg hapur që të vepronte po njësoj edhe me Erigers Mihasin (Edhe ky është vrarë). Dyshja Duka-Martinaj kanë qenë miq dhe bashkëpunëtorë të ngushtë në fushën e lojërave të fatit, marrëdhënie që u kris dhe vijoi më pas me eliminimin e krahëve të njëri-tjetrit. Tashmë i zhdukur pa gjurmë është edhe vetë Martinaj, ndërsa Duka është ekstraduar dhe po përballet me drejtësinë.

  • U dënua me 25 vite burg për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Gjykata e Lartë kthen për gjykim dosjen e Bledi Tetës

    U dënua me 25 vite burg për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Gjykata e Lartë kthen për gjykim dosjen e Bledi Tetës

    Gjykata e Lartë ka prishur vendimin për Bledi Tetën, duke rikthyer dosjen e tij për gjykim.
    Teta është dënuar me 25 vite burg, i akuzuar si pjesëmarrës në një grup kriminal që vrau ish-punonjësin e Policisë Santiago Malko.
    Por si u vra ish-polici Malko?!
    Një breshëri plumbash u derdhën mbi Santiago Malkon në 2020, duke e lënë atë të vrarë në vend. Krimi i mirëplanifikuar nga vrasësit ka forcuar dyshimet e policisë se 26-vjeçari është ekzekutuar për hakmarrje.
     

  • Rrëzohet avioni në Kili, humbin jetën gjashtë persona

    Rrëzohet avioni në Kili, humbin jetën gjashtë persona

    Një avion me gjashtë persona në bord u rrëzua mbrëmjen e së mërkurës pranë kryeqytetit të Kilit, Santiago, ndërsa ishte duke transportuar një pacient drejt një zone pranë kufirit verior të vendit, njoftuan autoritetet kiliane.

    Sipas një deklarate nga Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil të Kilit (DGAC), kontakti me avionin u humb pranë kodrës El Roble, në zonën Curacaví, rreth 40 kilometra në perëndim të Santiago-s. Njoftimi u bë publik në orën 21:37 me orën lokale (03:37 me orën tone).
    Avioni i tipit Piper Cheyenne II, me numër regjistrimi CC-CCC, ishte nisur nga Santiago me destinacion qytetin verior Arica. Në bord ndodheshin gjashtë persona, përfshirë pacientin dhe stafin mjekësor.

    🔴Último MinutoA esta hora se registra gran operativo de emergencia vía aérea y terrestre por avión ambulancia Piper Cheyenne extraviado en cercanías de Tiltil en la Región Metropolitana, avion despegó de destino Santiago-Arica con paciente y 7 ocupantes @biobio @Louisvasquez23 pic.twitter.com/OMM8W1Im8c
    — IEC-180 CONTROL STGO (@fdo2000) May 8, 2025

    Operacionet e kërkimit janë ende në zhvillim, me pjesëmarrjen e forcave ajrore, policisë dhe shërbimeve zjarrfikëse. Zona ku dyshohet se është rrëzuar avioni ndodhet në një terren malor dhe shumë të paarritshëm, gjë që po vështirëson ndërhyrjen.
    “Kjo është një zonë me lartësi të madhe dhe jashtëzakonisht e vështirë për të hyrë,” tha kryebashkiaku i Curacaví-t, Cristian Hernández, për një rrjet televiziv kilian. Ai shtoi gjithashtu se operacionet janë penguar edhe nga reshjet e shiut që ranë një ditë më parë në Santiago.

    Top Channel

  • “E pa e gjithë Spanja sesi nuk na e dhanë penalltinë”! Kapiteni i Celta Vigos pretendon se do t’i mbyllin ëndrrën e La Liga-s Realit në Santiago Bernabeu 

    “E pa e gjithë Spanja sesi nuk na e dhanë penalltinë”! Kapiteni i Celta Vigos pretendon se do t’i mbyllin ëndrrën e La Liga-s Realit në Santiago Bernabeu 

    Real Madrid luan kundër Celta Vigos në stadiumin Santiago Bernabeu të dielën dhe nuk ka të drejtë të gabojë nëse dëshiron të qëndrojë në luftë për titullin e kampionit spanjoll. Megjithatë, Celta Vigo ka dërguar një mesazh të qartë se do të tentojë të bëjë një surprizë pavarësisht se çfarë ka ndodhur në përballjen e mëparshme mes këtyre klubeve.  Në 1/16, Celta ishte pranë një surprize të madhe dhe fitore ndaj Realit, por mbretërorët ia dolën 5-2 pas kohës shtesë. Megjithatë, Celta Vigo kritikoi ashpër arbitrin dhe tha se ata u dëmtuan për një penallti të pastër të padhënë në sekondat e fundit të pjesës së rregullt të ndeshjes. 
    Kjo do të jetë një motiv shtesë për Celta Vigon, e konfirmuar edhe nga kapiteni i saj, Iago Aspas. “Humbja me Realin në Kupë? Nuk jemi të lumtur me vendimet e arbitrit dhe për më shumë, nuk na dha një penallti të pastër. E gjithë Spanja e pa se cfarë ndodhi në atë ndeshje. Megjithatë ekipi im nuk është fare i frikësuar për kthimin në Santiago Bernabeu pas kësaj ndeshje. Objektivi është i qartë, dalim me pikë në Madrid”, tha Aspas. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/ 

  • 9,5 mln euro për gol, a ka dështuar Santiago Gimenez te Milani? Ka probleme me trajnerin…

    9,5 mln euro për gol, a ka dështuar Santiago Gimenez te Milani? Ka probleme me trajnerin…

    7 Prill 2025

    17:21

    Telesport

    Santiago Gimenez u transferua me bujë te Milani, por emocionet e para ranë shumë shpejt, sepse performancat e tij nuk janë aspak të kënaqshme.
    Sulmuesi ka shënuar vetëm tre gola me fanellën kuqezi dhe, sipas një llogarie të thjeshtë, Milani i bie që paguan 9,5 mln euro për çdo gol të tij.
    Meksikani ka kushtuar 28.5 milionë euro, ndërkohë që Feyenoord mund të përfitojë edhe disa milionë euro shtesë me këtë transferim.
    23-vjeçari ka një muaj pa shënuar. Trajneri Sergio Conceicao nuk i beson sulmuesit, madje thuhet se mes tyre ka disa probleme personale.