Tag: santiago

  • Ramos aspiron të kthehet si këngëtar në “Santiago Bernabéu”, ka gati spektaklin madhështor

    Ramos aspiron të kthehet si këngëtar në “Santiago Bernabéu”, ka gati spektaklin madhështor

    Sergio Ramos, mbrojtësi aktual i skuadrës meksikane Rayados de Monterrey, një nga qendërmbrojtësit më të mëdhenj në historinë e Real Madridit, publikoi në fillim të shtatorit këngën “Cibeles”, ku nuk mungojnë edhe disa thumbime në adresë të Florentino Pérez.
    Futbollisti 39-vjeçar rrëfeu për agjencinë EFE se ëndërron të ngjitet si këngëtar në skenën e “Santiago Bernabéu”: “Shpresoj që një ditë të kem mundësinë të them ‘uaaa’, të shpall një koncert në ‘Bernabéu’, një ‘show’ që të jetë diçka e jashtëzakonshme. E kam pothuajse të menduar në detaje”. Ramos shtoi se gjithçka duhet të vijë me hapa të vegjël: “Së pari duhet të publikoj më tepër muzikë, që njerëzit të më njohin në këtë formë. Më pas ta ndaj me ta edhe ‘live’ në skenë”.

    Ramos tregoi edhe procesin e tij si autor këngësh: “Futbolli është një sport kolektiv, por në të njëjtën kohë shumë i vetmuar. Brenda udhëtimeve, aeroporteve, avionëve, hoteleve… krijohen ndjenja, shumë emocione për t’i treguar. Unë i kam hedhur të gjitha në letër prej vitesh.
    Kam rreth 10-15 vite që shkruaj, shënoj ide, hedh vargje. Aktualisht kam rreth 18-20 këngë të gatshme, por më e përshtatshmja për nisje ishte ‘Cibeles’. Në këtë projekt muzikor do të kem bashkëpunime me J Balvin dhe Maluma”.

  • Gimenez: Me Allegrin do të kemi një sezon të madh, ëndërrojmë titullin

    Gimenez: Me Allegrin do të kemi një sezon të madh, ëndërrojmë titullin

    Santiago Gimenez, sulmuesi meksikan i Milanit, është i bindur se me rikthimin e Massimiliano Allegrit, kuqezinjtë do të kenë një sezon të madh dhe do të luftojnë për titull: “Fitimi i titullit kampion është një ëndërr, do të punojmë ditë pas dite për ta arritur.
    Ndjehem shumë mirë… Tani ndihem plot energji për atë që na pret dhe padyshim do të jap maksimumin për skuadrën. Raporti me Allegrin është shumë i mirë dhe pozitiv. Jam i sigurt se do të jetë një sezon i madh, e kam kuptuar që në ditën e parë në Milanello.
    Kur punon duhet të jesh i fortë, por pastaj duhet edhe buzëqeshje, familje, grup. Besoj se ky grup, falë edhe Allegrit, ka përzierjen e duhur. Përshtypjet janë shumë të mira, objektivat që kemi të mëdha. Jam i sigurt se ky do të jetë një sezon i shkëlqyer. Ta fitosh titullin është gjithmonë një ëndërr, por duhet të punojmë çdo ditë, të ecim përpara hap pas hapi.
    Ardhja e Modric? Është i pabesueshëm, frymëzim për ne. Duhet ta vëresh gjithmonë çfarë bën në fushë, sepse është i jashtëzakonshëm. A kam ndryshuar? Sërish jam i njëjti Santiago, por me më shumë uri dhe dëshirë. Duhet ta fshij të shkuarën dhe t’ia filloj nga e para.
    7 mbi fanellë? Është numër historik për Milanin dhe nuk mund të ndryshojë kjo gjë. Milani kërkon një sulmues tjetër? Nuk më krijon asnjë shqetësim. Nëse vjen një sulmues tjetër është më mirë për konkurrencën”.

  • A keni ndëgjuar ndonjëherë për Arbëreshet e famshme të Kilit? Ja historia e tyre ndër vite

    A keni ndëgjuar ndonjëherë për Arbëreshet e famshme të Kilit? Ja historia e tyre ndër vite

    Shkruan: Fahri XHARRA

    Me ndihmen e mikut Pleurat Citaku arrita tek informatat për shqiptaret-arbëreshe të Çilit

    Jemi pra në një shtet të Amerikes Jugore apo Amerikes latine – Çili , shtet pra i krijuar pas kolonizimit spanjoll ne shek.16 –t , aty ku jetonin Inkasit e vjetër, popullsi autoktone.

    Si çdo kund në botë edhe këtu kemi arbëresh të Italisë të cilët i dinë dhe i njohin rrënjët e tyre. Numrin e saktë të tyre nuk e di.

    Kësaj rradhe do të flas për katër arbëreshe të famshme në boten e kulturës së Çilit.

    1.Sesilja Boloco e lindur në Maj, 1965, aktore, Mis Universi 1987 e Çilit dhe botes. CITUAR NË ANGLISHT – Cecilia Bolocco (born Cecilia Carolina Bolocco Fonck on May 19, 1965) is a Chilean actress, TV Host and beauty queen who was crowned Miss Universo Chile 1987 and Miss Universe 1987.2.Diana Catalina Bolocco Fonck ( e lindur 30 July 1977) gazetare Çileane, dhe motra e e Cecilia Boloccos, Miss Universe 1987.[1]

    CITUAR NË ANGLISHT – Bolocco was born in Santiago, Chile, to businessman Enzo Bolocco Cintolesi, of Italian-Arbëreshë descent,[2] and Rose Marie Fonck Assler, of German descent.[3] She attended primary and secondary school at Santiago College.[4] Her siblings are: Cecilia, John Paul, Veronica, and Rodrigo (1986).

    3.Klaudia Peres, 1974 me para-ardhes arbëresh eshte artiste, baletane dhe tv-star . CITUAR NË ANGLISHT – Claudia Marcela Conserva Pérez (born 12 January 1974, Santiago) is a Chilean actress, model and television presenter of Arbëreshëancestors. She studied ballet and worked in publicity and TV programs when she was a child and in 1990 she won Miss 17.[1] She met her husband Juan Carlos Valdivia in Extra Jóvenes (Chilevisión). They have two children.

    4.Maria Soledad Onetto ( e lindur në Santiago of Chile, July 27, 1976), tv-sat, gazetare- prejardhje arbëreshe nga Italia. CITUAR NË ANGLISHT – Maria Soledad Onetto (Santiago of Chile, July 27, 1976) is a Chilean TV presenter. She is a journalism graduate from the Pontifical Catholic University of Chile, news reader and TV host Chile. She is married to Rodrigo Alonso.[1] Onetto is Arbëreshë descent. [1]/ZgjohuShqiptar.info

  • “Plaku dhe Deti”, romani me të cilin Heminguej fitoi çmimin “Pulitzer”

    “Plaku dhe Deti”, romani me të cilin Heminguej fitoi çmimin “Pulitzer”

    Nga Leonard Veizi

    Më 4 maj të vitit 1953, Ernest Heminguej fiton Çmimin Pulitzer për romanin “Plaku dhe Deti”. Shkrimtari amerikan Ernest Hemingway përfundon librin “Plaku dhe Deti” dhe e cilëson atë si romanin më të mirë që ka shkruar ndonjëherë. Ernest Hemingueji mbetet shkrimtari tipik i atij rrethi që u cilësua si “Lost Generation” i cili është një nocion me të cilin kuptohen grupi i shkrimtarëve amerikanë të viteve 1920. Por ky term i shkruar nga vetë Hemingueji, u përdor gjithashtu për t’iu referuar në përgjithësi gjeneratës së pas Luftës së Parë Botërore. Ai është cilësuar dhe si një prej mjeshtërve më të mëdhenj të prozës bashkëkohore.

    Për t’u futur në botën e tij të gjerë, universale e me aq shumë detaje jetësore, m’u desh të gjeja një derë të vogël. Dhe fillimisht mendova se ndoshta nuk ishte kjo zgjedhja e duhur, por ja që ashtu ndodhi. Më ra në dorë një roman, apo një libërth mund të them, të cilin e mora lehtësisht për ta lexuar, por për ta dorëzuar vetëm 18 orë në vonë në dorën e të zotit, që pa dyshim e kishte me shumë merak.

    Dhe meqenëse nuk doja t’i sakrifikoja pasditet e mia rinore të kapardisjes e gjezdisjeve nëpër bulevardin e madh të Tiranës, apo në kafenenë e sipërme të Pallatit të Kulturës, mendoja se do të ishte më e lehtë të shtrohesha për lexim pas orës 22.30 të natës, kur përfundonte transmetimi i lajmeve të fundit nga TVSH dhe kur gjithçka binte në qetësi si me magji…

    …“Plaku dhe deti” i shkruar nga Ernest Heminguej ishte një botim vetëm prej 70 faqesh nga Shtëpia Botuese “Naim Frashëri”. Jo ndonjë gjë e madhe për t’u lexuar brenda një harku kohor të shkurtër. Por ç’është e vërteta, nuk sakrifikova vetëm ca orë gjumi nga të pasmesnatës, për t’i shkuar deri në fund aventurës së plakut Santiago, që vërtitej prej 84 ditësh për të kapur ndonjë peshk nëpër rrjedhën e Gjirit, në veri të brigjeve kubaneze. U desh më shumë se aq, gati deri në të aguar, për ta rimarrë librin nga fillimi e për të rilexuar disa pjesë që nuk më shqiteshin nga mendja. Sepse plaku Santiago vetëm në ditën e 85 të peshkimit të tij heroik arriti të kapte një peshk, i cili nuk hynte në familjen e merlucëve dhe as i llojit barbun nuk ishte, por një peshk i tipit “marlin” i madh e me hundën si ushtë, aq sa nuk e zinte dot varka e tij. Dhe për këtë arsye ai e lidhi anash saj për ta transportuar deri në breg.

    Aventura e pabesueshme e këtij detari kuban, nuk ishte aspak si aventurat e Zhyl Vernit dhe as si ato të shkruara nga Mark Tuen. Ajo kishte të bënte me mbijetesën, me luftën ndaj një qenieje të respektueshme, siç thotë vetë plaku Santiago, por që duhet ta vriste për shkak të kësaj mbijetese. Dhe pas kësaj sfide të jashtëzakonshme, përleshja bëhet edhe më e ashpër, kur po për mbijetesë, peshkaqenët arrijnë ta ndajnë në copa të gjithë trofeun e tij për të lenë përbri varkës vetëm skeletin e një qenieje, i cili disa orë më parë kishte qenë një peshk shtizë.

    Kur përfundova së lexuari këtë vepër të mrekullueshme, për shkak të intensitetit të ngjarjes dhe përshkrimit voluminoz, m’u duk sikur kisha lexuar 300, ndoshta 400 faqe të gjata dhe jo vetëm 70 të tilla.

    Jeta

    Sot Ernest Hemingueji m’u kujtua sërish, sepse më 4 maj 1953, ai fitoi Çmimin Pulitzer me romanin “Plaku dhe deti”. Heminguej  u lind 123 vite më parë në Ouk Park të Shteteve të Bashkuara, që ishte një periferi e Çikagos. Më pas ai do të kthehej në simbolin e shkrimtarëve të “brezit të humbur”. Ernest Heminguej mbetet një shkrimtar i mahnitshëm. Ndërsa jeta e tij ka qenë po aq shumë intensive. Sepse vetëm ai, siç thotë dhe studiuesi i njohur Xhevat Lloshi, ishte: shkrimtar, hero lufte, korrespondent i luftës, i çatdhesuar, gjuetari i luanëve, peshkatari legjendar, pijetari, figura tragjike, personaliteti imponues.

    Në jetëshkrimin e tij thuhet se Hemingueji nuk ndoqi studime universitare dhe nuk kreu ndonjë fakultet, por me të mbaruar shkollën e mesme, më 1917 u punësua si reporter në gazetën “Kansas City Star”. Më pas ka punuar dhe si shofer i një ambulance pranë “Kryqit të Kuq”. Gjatë Luftës së Parë Botërore mori rrugën për në Itali dhe në maj viti 1918 iu bashkëngjit ekspeditave luftarake.

    Në qershor të po atij viti u plagos nga një granatë e austriake dhe humbi vetëdijen për pak kohë. Në janar të viti 1919 kthehet në vendlindje. Pas kësaj Hemingueji rinis sërish punën e tij si gazetar. Në vitin 1920 nis të shkruajë për gazetën “Toronto Star VVeekly” Pasi u martua për herë të parë në vitin 1921 u bë korrespondent i “Toronto Star VVeekly” për Evropën.

    Me romanin “Dhe dielli lind përsëri” mori famë ndërkombëtare letrare. Këtu pasqyron jetën e brezit të humbur pas Luftës së Parë Botërore. Në vitin 1929 boti veprën “Lamtumirë armë”.

    Në fillim të vitit 1937 shpërthen lufta civile në Spanjë. Hemingueji niset për në Gadishullin Iberik nga i duhej të raportonte për “North American Nevvspaper Alliance”.

    Gjatë Luftës së Dytë Botërore sërish u gjend në Evropë ku i duhej të shkruante për luftën nga Parisi. Për një kohë raportoi edhe nga fronti kinez. Më pas u atashua si reporteri zyrtar i Armatës së Parë të ushtrisë amerikane. Në mars 1946 kthehet në Shtetet e Bashkuara.

    Ndërkohë fama e tij si shkrimtar u bë edhe më e madhe. Për romanin “Plaku dhe deti” mori çmimin amerikan për letërsi “Pulitzer”. Më 28 tetor 1954 mori çmimin “Nobel”.

    Vetëvrasja

    Në 1957 Hemingueji filloi të vuante nga depresioni i rëndë. Shkrimtarin e madh nisën ta sundojnë idetë mbi vetëvrasjen. Paranoja të ndryshme, të përcjella me depresion u bënë pjesë e pandarë e jetës së tij të mëpasme. Më 2 korrik 1961, vetëm pak ditë para se të mbushte 62 vjeç, u vetëvra para hyrjes së shtëpisë së vet në Keçum (Ketchum). Në mëngjesin e së dielës në 2 korrik, Maria, bashkëshortja e tij e katërt, u zgjua nga një goditje e fortë. Ernest Hemingeji kishte qëlluar veten duke vendosur grykën e pushkës në gojë. Lajmi tragjik kishte marrë dhenë sakaq. Pas tri ditë nderimesh, funerali u krye në kishën e vogël të “Zonjës së dëborës”, në prani të tre fëmijëve dhe disa miqve të ngushtë. Trupi i tij u varros në varrezat Ketchum në Idaho.

    Kritika

    Dy kundërvëniet e “Plaku dhe deti”

    “Plaku dhe deti” është një roman e shkruar nga shkrimtari në vitin 1951 në Kubë, dhe botuar në vitin 1952. Ishte vepra e fundit madhore fiksion e prodhuar nga ai dhe botuar gjatë gjalljes së tij.

    Vepra rrotullohet rreth Santiagos, një peshkatar i moshuar që përpiqet të kapi një peshk Marlin. Kritika thotë se kemi të bëjmë me dy kundërvënie të ndryshme: Plakun në perëndim të jetës se tij dhe detin e paskajë, atë fuqi të pambarueshme. Personazhi kryesor Santiago është përzierje e vetë ekzistencës njerëzore kundrejt dallgëve të shkumëzuara të jetës me përplot zhgënjim e pabesi. Santiago lufton me tërë fuqinë e tij të mplakur dhe për çudi të fatit ai del fitimtar. Kjo vepër është grishje e njëmendtë për rrugën e qarte të racës njerëzore: trazimi i përpjekjes për përvijimin e jetës në kushte sado të rënda. Është një luftë e pabarabartë ndërmjet njeriut dhe natyrës por që gjithsesi i lejon njeriut të masë forcat e veta.

    Njeriu plaket ndërsa natyra mbetet po e njëjtë, deti mbetet po i pamase dhe i pabesë. Në qendër te veprës “Plaku dhe Deti” është plaku Santiago, një peshkatar i zoti. Ndërsa Santiago vazhdon udhëtimin e tij per tu kthyer në breg, peshkaqenët janë të tërhequr në gjurmët e gjakut të lëna nga Marlin në ujë. Ai pa një peshkaqen te madh Mako, dhe Santiago e vret me fuzhnjen e tij, duke humbur armen në këtë proces.

    Ai bën një fuzhnjë te re nga leukoplasti me thikën e tij dhe me fund të rrem për të ndihmuar të shmangjen e nje linje tjetër peshkaqenësh, në total, janë vrarë pesë peshkaqenë dhe shumë të tjerë janë shtyrë larg. Por peshkaqenët të mbetur vijnë, dhe ne mbrëmje peshkaqenë i gllabërojnë pothuajse tërë trupin e pajetë të Marlin-së, duke lënë një skelet të përbërë kryesisht nga shtylla kurrizore e saj, bishtin e saj dhe kokën e tij. Së fundi duke arritur në breg para agimit në ditën e ardhshme, Santiago lufton në rrugën për në kasollen e tij, duke mbajtur nje shtyllë të rëndë mbi shpatullat e tij. Pastaj, në shtëpi, ai shtrihet mbi shtratin e tij dhe bie në një gjumë të thellë

    ObserverKult

    ———————–

    LEXO EDHE: Paradokset e shumta të Ernest Heminguejt

    ———

    Lexo edhe:

    EDMOND TUPJA: JETËN TA KUSHTOJ TY, GESI IM LULEBORE…

    Unë vdes atje ku dhëmbëzohet dhembja jote,Unë shpërbëhem atje ku rënkimi yt rrëmon,Ti je më i dënuari në dallgët e kësaj bote,Në shpirtin tim ti je më e dhembshura jehonë.

    Në thelb të buzëqeshjes sate rilind unë i lumturPastaj këndellem në rrezet e tua krejt i nderëFitoj sërish gjithçka ndër shekuj kisha humburPor pa ty rrokullisem i rrënuar në humnerë.

    Çdo ditë me ty mësoj si të të kuptoj më drejt,Çdo orë larg teje tkurrem e vuaj si zemër fajtore,Ti më bën më të mirë, më të pastër se një shenjt’Dhe unë jetën ta kushtoj ty, Gesi im lulebore.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    ZHAK PREVER: BARBARA

    A e sjell në kujtesë BarbaraAtë shi që gjithë ditën rigoi në BrestTi kaloje e qeshurNë dallgëdi me flokë të qullurHarlisur në shiGjithë ditën rigoi shi atë ditë në BrestKur u gjenda përballë teje në Siam StritTi ishe e qeshurDhe unë gjithashtuTë kujtohet BarbaraQemë dy të panjohurEdhe unë – edhe tiKujtojeKujtoje atë ditë që më ngriu në kujtesëMos e harro

    Poezinë e plotë e gjeni KETU

    ObserverKult

  • SPAK: 157 vjet burg klanit “Duka”! Prokuroria shpall pretencën për të akuzuarit për vrasjen e ish-poilicit

    SPAK: 157 vjet burg klanit “Duka”! Prokuroria shpall pretencën për të akuzuarit për vrasjen e ish-poilicit

    157 vite burg kërkoi SPAK për klanin “Duka” dhe anëtarët e tij që akuzohen për ekzekutimin e ish-policit, Santiago Malko. Ndaj Leonard Dukës, prokurori kërkoi dënimin me 32 vjet burg, si drejtues i grupit të strukturuar kriminal dhe porositës i vrasjes.

    E njëjta masë dënimi u kërkua edhe për Fatmir Hysenin që SPAK e akuzon si ekzekutorin e Santiago Malkos, mbrëmjen e 27 gushtit të 2019.
    Ndërkaq, për vëllain e Leonardit, Erlis Dukën, prokurori Behar Dibra, kërkoi që të shpallet fajtor dhe të dënohet me 25 vjet heqje lirie. Për tre të pandehurit e tjerë, Aleksandër Manxhaku, Oltjon Loga, Dritan Agai, sipas SPAK, anëtarë të grupit kriminal u kërkua 23 vjet për të parin e nga 22 vite për të tjerët.

    Sipas dosjes hetimore, vrasja e Santiago Malkos, ndodhi për shkak të prishjes së pazareve të lojërave të fatit, një konflikt që kishte nisur që më herët mes dy miqve të dikurshëm Leonard Duka e Ervis Martinaj.
    Në dosje thuhet që Malko dhunoi të atin e Leonard Dukës, ndaj vëllezërit morën hak duke e ekzekutuar me breshëri plumbash në zonën e “Xhamllikut” në kryeqytet./vizionplus.tv

  • Vrasja e Santiago Malkos, SPAK kërkon 57 vite burg për vëllezërit Duka

    Vrasja e Santiago Malkos, SPAK kërkon 57 vite burg për vëllezërit Duka

    Prokuroria e Posaçme ka dhënë konkluzionet përfundimtare në seancën gjyqësore ndaj të pandehurve për ekzekutimin e ish-policit, Santiago Malko, krim i ndodhur më 27 Gusht të vitit 2019 në Tiranë.
    Mësohet se ndaj të pandehurve, SPAK ka kërkuar masën e dënimit:
    Leonard Duka – 32 vjet burgim/ Dënimi të kryhet në një burg të sigurisë së Lartë.
    Erlis Duka – 25 vjet burgim
    Fatmir Hyseni – 32 vite burgim
    Aleksandër Manxhaku- 22 vjet burgim
    Oltjon Loga – 23 vjet burgim
    Dritan Agai- 23 vjet burgim
    Ata akuzohen për “Vrasje me Paramendim”, “Armëmbajtje pa leje”, “Trafik Narkotikësh”, vepra këto të kryera në formën e Grupit të Strukturuar Kriminal.

  • Vrasja e Santiago Malkos, SPAK kërkon 157 vite burg për vëllezërit Duka dhe 4 të tjerët

    Vrasja e Santiago Malkos, SPAK kërkon 157 vite burg për vëllezërit Duka dhe 4 të tjerët

    SPAK ka dhënë pretencën për vëllezërit Leonard dhe Erlis Duka dhe 4 të tjerët si të përfshirë në vrasjen e Santiago Malkos në vitin 2019.
    Në total, Prokuroria e Posaçme kërkon 157 vite burg për të akuzuarit. Konkretisht për Leonard Dukën kërkon 32 vite burg, 25 vite për Erlis Dukën, 32 vite burg për Fatmir Hysenin, 22 vite burg për Aleksandër Manxhakun, 23 vite burg për Oltian Logën dhe 23 vite burg për Dritan Agajn.
    Më herët, për vrasjen e Malkos, i njohur si krahu i djathtë i Erivs Martinajt, janë dënuar në një proces të ndarë edhe Blendi Teta dhe Ilir Selmani.
    Më 22 maj, Gjykata e Lartë prishi vendimin e Apelit të GJKKO të datës 14 qershor 2022 për Blendi Tetën dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në këtë gjykatë, me një tjetër trup gjykues. Teta u dënua me me 25 vite burg ndërsa me 28 vite u dënua Ilir Selmani.
    Leonard Duka, i akuzuar si një ndër autorët, u arrestua në shkurt 2024 në Belgjikë, ndërsa u ekstradua në Tiranë në gusht të po atij viti, për t’u përballur me drejtësinë.
    Santiago Malko ish-punonjës policie, u ekzekutua mbrëmjen e 27 gushtit të vitit 2019 me breshëri plumbash në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë. Malko u largua nga detyra si polic pasi u arrestua pas një sherri për lojërat e fatit. Ishte një emër jo pak i njohur për autoritetet, i dyshuar si i përfshirë në disa ngjarje të rënda kriminale. Emri i tij doli në skenë në Tetor të 2018, kur i plagosur mbeti miku i tij Ervis Martinaj, por u lirua për mungesë provash. Malko dyshohej se ishte i përfshirë në disa ngjarje kriminale.
    SPAK kërkon:
    –          32 vite burg për Leonard Dukën
    –          25 vite për Erlis Dukën
    –          32 vite burg për Fatmir Hyseni
    –          22 vite burg për Aleksandër Manxhakun
    –          23 vite burg për Oltian Loga
    –          23 vite burg për Dritan Agaj
    gijotina.com/

  • Vrasja e ish-policit Santiago Malko, SPAK kërkon 57 vite burg për vëllezërit Duka

    Vrasja e ish-policit Santiago Malko, SPAK kërkon 57 vite burg për vëllezërit Duka

    Në gjyqin për ekzekutimin e ish- policit, Santiago Malko po jepen konkluzionet përfundimtare të Prokurorisë së Posaçme. Siç raporton gazetarja e Klan News, Glidona Daci, ndaj të pandehurve, SPAK ka kërkuar masën e dënimit:
    Leonard Duka – 32 vjet burgim/ Dënimi të kryhet në një burg të sigurisë së Lartë.
    Erlis Duka – 25 vjet burgim
    Fatmir Hyseni – 32 vite burgim
    Aleksandër Manxhaku- 22 vjet burgim
    Oltjon Loga – 23 vjet burgim
    Dritan Agai- 23 vjet burgim
    Ata akuzohen për “Vrasje me Paramendim”, “Armëmbajtje pa leje”, “Trafik Narkotikësh”, vepra këto të kryera në formën e Grupit të Strukturuar Kriminal.
    Kujtojmë se Leonard Duka u ekstradua nga Belgjika vitin e kaluar. Ai akuzohet si një organizatorët e vrasjes së Santiago Malkos në Gusht të 2019-ës në Tiranë. Mbi këtë akuzë, Duka u arrestua në Belgjikë në 14 shkurt të vitit 2023.
    Për vrasjen e Santiago Malkos vijojnë në kërkim Elis Duka, Fatmir Hyseni, Aleksandër Maxhaku dhe Oltion Logu. 25 vite burg janë dhënë ndërkohë për Ilir Selmanin, ndërsa Gjykata e Lartë riktheu për gjykim dosjen e Blendi Tetës, i akuzuar po ashtu për këtë çështje.
    Emri i Leonard Dukës doli dhe në dosjen e operacionit “Revansh”, ku u zbardhën komunikime e biseda të zhvilluara në aplikacionin “Sky” dhe “Encrochat”.
    Në këto biseda, Duka thurte plane për eliminimin fizik të Ervis Martinajt dhe lidhjeve të afërta të tij shoqërore, siç ishte Erigers Mihasi. Mbi këto dyshime për Leonard Dukën, SPAK ka ngritur akuzën e sigurimit të kushteve të vrasjes në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

  • Vrasja e Santiago Malkos, SPAK kërkon dënime të rënda për të pandehurit

    Vrasja e Santiago Malkos, SPAK kërkon dënime të rënda për të pandehurit

    Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka shpallur sot konkluzionet përfundimtare në gjyqin për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2019 në Tiranë. Organi i akuzës ka kërkuar dënime të rënda për gjashtë të pandehur, të cilët akuzohen për pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal dhe për një sërë veprash të rënda penale.
    Sipas pretencës së SPAK:
    Leonard Duka rrezikon 32 vite burg, me kërkesën që dënimi të vuhet në një burg të sigurisë së lartë;
    Fatmir Hyseni gjithashtu 32 vite burg;
    Erlis Duka 25 vite burg;
    Aleksandër Manxhaku 22 vite burg;
    Oltjon Loga dhe Dritan Agai, nga 23 vite burg secili.
    Të pandehurit akuzohen për “Vrasje me paramendim”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Trafik narkotikësh”, vepra të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

  • Vrasja e Santiago Malkos, SPAK: 32 vite burg për Leonard Dukën! Sa vite kërkon për të pandehurit e tjerë

    Vrasja e Santiago Malkos, SPAK: 32 vite burg për Leonard Dukën! Sa vite kërkon për të pandehurit e tjerë

    Në gjyqin për ekzekutimin e ish-policit, Santiago Malko janë dhënë konkluzionet përfundimtare të Prokurorisë së Posaçme.

    Ndaj të pandehurve, SPAK kërkon masën e dënimit:
    Leonard Duka-  32 vjet burgim/ Dënimi të kryhet në një burg të sigurisë së Lartë.

    Erlis Duka– 25 vjet burgim
    Fatmir Hyseni– 32 vite burgim
    Aleksandër Manxhaku– 22 vjet burgim
    Oltjon Loga- 23 vjet burgim.
    Dritan Agai- 23 vjet burgim.
    Ata akuzohen për “Vrasje me Paramendim”, “Armëmbajtje pa leje”, “Trafik Narkotikësh”, vepra këto të kryera në formën e Grupit të Strukturuar Kriminal.
    Lajmi në përditësim…