Tag: sanksionet

  • Një hap drejt stabilizimit të qeverisë së re, Trump gati të lehtësojë Sirinë nga disa sanksione financiare

    Një hap drejt stabilizimit të qeverisë së re, Trump gati të lehtësojë Sirinë nga disa sanksione financiare

    Presidenti amerikan Donald Trump pritet të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv që do të heqë disa nga sanksionet financiare ndaj Sirisë, në një përpjekje për të ndihmuar stabilizimin e vendit pas rrëzimit të Bashar al-Assad.

    Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë bëri të ditur se SHBA-ja do të anulojë një deklaratë të vitit 2004, e cila kishte ngrirë pronat e qeverisë siriane dhe kishte kufizuar eksportet drejt Sirisë për shkak të programit të armëve kimike të Damaskut.
    Megjithatë, disa sanksione do të mbeten në fuqi, përfshirë ato të vendosura nga Kongresi përmes ligjit Caesar Syria Civilian Protection Act të vitit 2019, që synojnë të kufizojnë financimin për rindërtimin dhe zhvillimin e gazit natyror, si dhe shpalljen e Sirisë si shtet sponsorizues të terrorizmit nga SHBA.
    Sekretarja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, deklaroi gjatë një konference për media se urdhri do të heqë sanksionet ndaj Sirisë, por do të mbajë presion ndaj ish-presidentit Assad, bashkëpunëtorëve të tij, abuzuesve të të drejtave të njeriut, trafikantëve të drogës, personave të lidhur me aktivitetet e armëve kimike, ISIS-it dhe proxy-ve iraniane.
    Ky lëvizje vjen pas takimit të shkurtër të Trump me liderin e ri sirian, Ahmed al-Sharaa, i cili udhëhoqi forcat që rrëzuan Assad në dhjetor. Al-Sharaa ka deklaruar se sanksionet kanë vështirësuar stabilizimin e qeverisë së tij tranzitore, duke sjellë probleme në pagesën e pagave të punonjësve civilë dhe financimin e rindërtimit. Në maj, Trump kishte premtuar heqjen e plotë të sanksioneve pas largimit të Assad nga pushteti.

    Top Channel

  • BE rinovon sanksionet ndaj Kremlinit për 6 muaj të tjerë, Këshilli Europian: Masat do vazhdojnë deri sa Rusia të ndalojë sulmet

    BE rinovon sanksionet ndaj Kremlinit për 6 muaj të tjerë, Këshilli Europian: Masat do vazhdojnë deri sa Rusia të ndalojë sulmet

    Këshilli i BE-së rinovoi sanksionet kundër Rusisë për 6 muaj të tjerë, deri më 31 janar 2026.

    Këto masa ekonomike, të futura për herë të parë në vitin 2014, janë zgjatur ndjeshëm që nga shkurti i vitit 2022, në përgjigje të agresionit ushtarak “të paprovokuar, të pajustifikuar dhe të paligjshëm” të Rusisë kundër Ukrainës.
    “Ndërsa veprimet e paligjshme të Federatës Ruse vazhdojnë të shkelin rregullat themelore të së drejtës ndërkombëtare, është e përshtatshme të mbahen në fuqi të gjitha masat e vendosura nga BE-ja dhe të merren masa shtesë, nëse është e nevojshme”, theksoi Këshilli i BE-së.
    Aktualisht, sanksionet ekonomike kundër Rusisë përbëhen nga një gamë e gjerë masash sektoriale, duke përfshirë kufizimet në tregti, financë, energji, teknologji dhe mallra me përdorim të dyfishtë, industri, transport dhe mallra luksi.
    Ato gjithashtu mbulojnë: Një ndalim të importit ose transferimit të naftës bruto dhe produkteve të caktuara të naftës nga Rusia në BE, heqjen e SWIFTing në disa banka ruse dhe pezullimin e aktiviteteve dhe licencave të transmetimit në BE për media të ndryshme dezinformuese të mbështetura nga Kremlini.
    BE-ja mbetet e gatshme të rrisë presionin mbi Rusinë, duke përfshirë edhe miratimin e sanksioneve të mëtejshme.

    Top Channel

  • Sllovakia dhe Hungaria kundërshtuan, pse BE-ja nuk arriti të binte dakord për sanksionet ndaj Rusisë

    Sllovakia dhe Hungaria kundërshtuan, pse BE-ja nuk arriti të binte dakord për sanksionet ndaj Rusisë

    Udhëheqësit e BE-së nuk arritën të bien dakord mbi sanksionet e fundit të propozuara kundër Rusisë, pasi Sllovakia dhe Hungaria vazhdojnë të bllokojnë një marrëveshje.

    Masat, raundi i 18-të i sanksioneve kundër Rusisë, që nga pushtimi në shkallë të plotë i shkurtit 2022, mbulojnë energjinë, bankat dhe flotën në hije të Rusisë.
    Diplomatët e BE-së i konsiderojnë ato si më të vështirat prej kohësh, megjithëse një ulje e propozuar e çmimit maksimal të naftës në 45 dollarë për fuçi duket e dyshimtë, për shkak të kundërshtimit të SHBA-së.
    Sllovakia dhe Hungaria po bllokojnë sanksionet, në shenjë proteste ndaj një plani të veçantë nga Komisioni Evropian për të hequr gradualisht lëndët djegëse fosile ruse deri në vitin 2028.
    Dy vendet e Evropës Qendrore siguruan një përjashtim nga një embargo ruse e importit të naftës në mars të vitit 2023, që u lejoi atyre të vazhdonin të furnizoheshin nëpërmjet tubacionit Druzhba të epokës sovjetike.
    Për Sllovakinë, problemi kryesor është gazi. Ajo po kërkon garanci se prishja e kontratave me Gazprom nuk do të thotë që kompanitë e energjisë do të duhet të paguajnë dëme të mëdha. Qeveria sllovake thotë gjithashtu se është e shqetësuar për faturat e konsumatorëve.

    Top Channel

  • ‘Harabeli grabitqar’ hakëron një bankë iraniane: Banka Sepah anashkaloi sanksionet ndërkombëtare dhe përdori paratë e popullit për…

    ‘Harabeli grabitqar’ hakëron një bankë iraniane: Banka Sepah anashkaloi sanksionet ndërkombëtare dhe përdori paratë e popullit për…

    Një grup hakerash i lidhur më parë me Izraelin pretendon se ka shkatërruar të dhëna që i përkisnin një banke iraniane nën sanksionet e SHBA-së. Grupi i njohur, “Gonjeshke Darande” ose “harabeli grabitqar”, thotë se kryeu sulme kibernetike të cilat shkatërruan të dhënat e Bank Sepah.

    “Banka Sepah ishte një institucion që anashkaloi sanksionet ndërkombëtare dhe përdori paratë e popullit të Iranit për të financuar përfaqësuesit terroristë të regjimit, programin e tij të raketave balistike dhe programin e tij ushtarak bërthamor”, thotë Gonjeshke Darande në një postim në X.

    Destruction of the infrastructure of the Islamic Revolutionary Guard Corps “Bank Sepah”We, “Gonjeshke Darande”, conducted cyberattacks which destroyed the data of the Islamic Revolutionary Guard Corps’ “Bank Sepah”.“Bank Sepah” was an institution that circumvented… pic.twitter.com/1r4XyDmXcJ— Gonjeshke Darande (@GonjeshkeDarand) June 17, 2025

    “Kjo është ajo që u ndodh institucioneve të dedikuara për të mbështetur fantazitë terroriste të diktatorit. Falënderojmë iranianët e guximshëm ndihma e të cilëve e bëri të mundur këtë operacion”, thuhet në njoftim.

    Gonjeshke Darande ka marrë përgjegjësinë për disa sulme kibernetike ndaj Iranit në vitet e fundit, duke përfshirë ato kundër stacioneve të benzinës dhe një fabrike çeliku.

    Izraeli në përgjithësi nuk merr përgjegjësi për operacionet kibernetike kundër Iranit. Në mediat sociale u raportua se shërbimet bankare të Sepah ndaluan së punuari këtë mëngjes.

    Interrupciones extensas reportadas en los servicios bancarios de *Bank Sepah*, vinculado a las fuerzas armadas de Irán. Problemas de acceso a cuentas, retiros y tarjetas. pic.twitter.com/JCb1Gk0ggh— 🪖Autodefensas – 🇪🇸 🇮🇱 (@elrick111) June 17, 2025

  • Sanksionet kundër Rusisë/ Presidentja e KE takohet me senatorin republikan: Duhet t’i japim fund kësaj lufte!

    Sanksionet kundër Rusisë/ Presidentja e KE takohet me senatorin republikan: Duhet t’i japim fund kësaj lufte!

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u takua sot në Berlin me senatorin republikan Lindsey Graham për të diskutuar koordinimin midis BE-së dhe SHBA-së mbi sanksionet kundër Rusisë.

    Sipas një deklarate të Komisionit, von der Leyen tha se “na duhet një armëpushim i vërtetë, na duhet Rusia në tryezën e negociatave dhe duhet t’i japim fund kësaj lufte“. Ajo theksoi gjithashtu se “presioni po funksionon, pasi Kremlini nuk kupton asgjë tjetër” dhe përshëndeti angazhimin e senatorit Graham për të rritur presionin mbi Rusinë dhe për të ecur përpara me projektligjin në Senat javën e ardhshme.
    Nga ana e saj, BE-ja po përgatit paketën e 18-të të “sanksioneve të ashpra”, që synojnë të ardhurat e Rusisë nga energjia, duke përfshirë infrastrukturën e Nord Stream, sektorin bankar të Rusisë dhe duke ulur më tej çmimin tavan për naftën bruto ruse, në një përpjekje për të ulur më tej të ardhurat e Moskës, të kombinuara me veprime që synojnë flotën në hije të Rusisë.
    Presidentja von der Leyen dhe senatori Graham diskutuan gjithashtu çështjen e 20,000 fëmijëve të rrëmbyer nga Ukraina dhe presionin e mundshëm të mëtejshëm mbi Rusinë.
    Lidhur me mosmarrëveshjen për tarifat, të dyja palët ranë dakord se një zgjidhje e negociuar para përfundimit të periudhës 90-ditore do të ishte “skenari më i mirë”.

    Top Channel

  • Ekspertët i konsiderojnë masa ‘shkatërruese’ për Kremlinin/ Çfarë pritet nga sanksionet e reja të Trump ndaj Putin dhe si do të ‘goditet’ ekonomia ruse

    Ekspertët i konsiderojnë masa ‘shkatërruese’ për Kremlinin/ Çfarë pritet nga sanksionet e reja të Trump ndaj Putin dhe si do të ‘goditet’ ekonomia ruse

    Deri më tani, Rusia u ka rezistuar thirrjeve perëndimore për një armëpushim për luftën e saj në Ukrainë. Dhe, deri më tani, presidenti amerikan, Donald Trump, u ka rezistuar thirrjeve nga Kievi dhe shtetet evropiane për t’i vendosur sanksione shtesë Moskës si kundërpërgjigje.

    Trump ka kërcënuar me përdorimin e masave “shkatërruese” kundër Rusisë, nëse ai e ndien se është koha e duhur. Por, ai vazhdimisht ka deklaruar se kjo kohë ende nuk ka ardhur, duke shprehur shqetësimin se vendosja e sanksioneve të reja mund të minojë përpjekjen e tij për paqe dhe duke ashpërsuar qëndrimin e presidentit Vladimir Putin.

    “Vetëm fakti që mendoj se jam afër arritjes së një marrëveshjeje”, u tha ai gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë më 28 maj kur u pyet se çfarë po e ndal atë që të godasë Moskën me sanksione të reja. “Nuk dua ta djallos këtë punë duke vendosur sanksione. Ju duhet të dini se kur duhet t’i përdorni [sanksionet]”.

    Kur dhe nëse kjo kohë vjen, si do të mund të dukeshin masat e reja të SHBA-së?

    “Është folur shumë për politika që ata mund të ndërmarrin, por në këtë pikë nuk është e qartë se cili do të ishte ai plan”, tha për Radion Evropa e Lirë, Rachel Ziemba, eksperte për sanksione në Qendrën për Sigurinë e Re Amerikane, institut me seli në Uashington.

    Një rund tjetër sanksionesh do të vinte në një moment të papërshtatshëm për Moskën, me ekonominë ruse që po ngadalësohet ndjeshëm për shkak të rënies së çmimeve të naftës dhe normave jashtëzakonisht të larta të interesit. Sipas paralajmërimit të bërë më herët gjatë këtij muaji nga kompania e këshillimeve, Capital Economics, me bazë në Londër, Rusia mund të jetë në prag të një “uljeje të vështirë” – një term që përdoret për të përshkruar një recesion të rëndë.

    Trump nuk ka përshkruar në detaje ndonjë masë të mundshme. Për momentin, përqendrimi kryesor i diskutimeve mbi sanksionet e reja të mundshme amerikane është një projektligj dypartiak i udhëhequr nga senatorët Lindsey Graham (republikan nga Karolina e Jugut) dhe Richard Blumenthal (demokrat nga Konektikat).

    Projektligji për sanksionet e Rusisë 2025 do të vendoste sanksione primare ndaj bankave ruse dhe entiteteve të tjera që mbështesin luftën e Moskës në Ukrainë, ndërsa do të përdorte sanksione sekondare për të ndëshkuar shtetet, kompanitë dhe individët në mbarë botën që bëjnë biznes me këto entitete të sanksionuara.

    Po ashtu, projektligji parashikon vendosjen e tarifave të paktën 500 për qind ndaj importeve nga çdo vend që “me vetëdije shet, furnizon, transferon ose blen naftë, uranium, gaz natyror, produkte të naftës apo produkte të benzinës me origjinë nga Federata Ruse”, thuhet në tekstin e projektligjit.

    Kina, India dhe Turqia janë ndër blerësit më të mëdhenj të eksporteve të energjisë ruse.

    “Flota në hije”
    Senatorët kanë deklaruar se projektligji synon të “mbajë përgjegjëse Kinën për mbështetjen e makinerisë luftarake të Putinit duke blerë naftë të lirë ruse nga flota në hije” – qindra anije të vjetra, shpesh me pronësi të paqartë që Moska i përdor për të shmangur sanksionet perëndimore ndaj produktit të saj fitimprurës. Eksportet e naftës përbëjnë rreth një të tretën e të ardhurave të buxhetit federal të Rusisë.

    Vendosja e sanksioneve primare dhe sekondare ndaj bankave ruse do të ishte një hap i madh për të dëmtuar ekonominë e Rusisë, tha ekspertja e sanksioneve, Rachel Ziemba.

    Teksa, sanksionet primare do t’ua ndalonin entiteteve amerikane të kryenin transaksione me bankat ruse, sanksionet sekondare do të ndëshkonin institucionet e huaja financiare që të bënin biznes me bankat ruse, duke i përjashtuar nga qasja në dollarin amerikan dhe sistemi financiar i SHBA-së. Institucionet financiare kineze janë ndër firmat e huaja që ende bashkëpunojnë me bankat ruse.

    Megjithatë, Ziemba tha se projektligji mund të zbutet gjatë shqyrtimit në komitetet e Kongresit amerikan. Ajo gjithashtu tha se tarifat ndaj vendeve të treta nuk janë të përshtatshme aktualisht, duke marrë parasysh reagimin e ashpër që ka marrë administrata e Trumpit pas njoftimit në prill për vendosjen e tarifave të gjera dhe globale.

    Ziemba tha se projektligji dypartiak me gjasë ka më shumë qëllimin simbolik, përkatësisht që të tregojë vendosmërinë e SHBA-së ndaj Putinit. Më shumë se 80 nga 100 senatorët e kanë sponsorizuar projektligjin, duke treguar një mbështetje të madhe në Senat për veprime kundër agresionit rus.

    Gjithashtu, projektligji mund të synojë që disa nga sanksionet ekzistuese t’i shndërrojë në ligj. Disa prej sanksioneve që përfshin ky projektligj janë vendosur tashmë nga paraardhësi i Trumpit, Joe Biden.

    “Efekti i menjëhershëm [i këtij projektligji] mund të mos jetë shumë i madh, por ndoshta do të ketë ndikim më të madh në aspektin afatgjatë, duke e bërë më të vështirë për administratën e Trumpit apo ndonjë administratë tjetër që të heqë sanksionet në të ardhmen”, tha Ziemba.

    Trump nuk ka treguar ende nëse do të mbështesë këtë projektligj. Në përgjigje të pyetjeve të parashtruara rreth kësaj nisme, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha se Trump “ka qenë i qartë se dëshiron negocimin e një marrëveshjeje të paqes” dhe “me zgjuarsi ka mbajtur të hapura të gjitha opsionet”, raportoi The New York Times, duke cituar një deklaratë.

    Teksa kritikët e Trumpit pretendojnë se ai heziton të vendosë ndëshkime të reja financiare ndaj Rusisë për shkak të vlerësimit të lartë që ka për raportin e tij me Putinin, Rachel Ziemba tha se ekzistojnë shqetësime që shkojnë përtej raporteve SHBA-Rusi dhe luftës në Ukrainë.

    “Në administratën e Trumpit ekziston bindja se përdorimi i tepruar i sanksioneve financiare mund të dëmtojë rolin e dollarit në tregtinë botërore dhe të nxisë shtetet të krijojnë struktura shmangëse që mund të dëmtojnë interesat dhe sigurinë e SHBA-së”, deklaroi ajo.

    Një shembull për këtë: çmimi tavan për naftën. I vendosur nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian në vitin 2022 për të kufizuar të ardhurat e Rusisë për luftën në Ukrainë dhe që të mbajt të qëndrueshme tregjet botërore të energjisë, ky vendim është minuar nga “flota në hije” e anijeve që transportojnë naftën ruse, në pjesët që nuk preken nga vendimet e Perëndimit.

    Për të ndëshkuar Rusinë lidhur me dështimin e bisedimeve për paqe, G7-ta ka propozuar uljen e çmimit tavan për naftën nga 60 në 50 dollarë për fuçi. Financial Times raportoi këtë javë se administrata e Trumpit e bllokoi këtë propozim.

    Sipas Rachel Ziemba, kjo mund të jetë tregues për preferencën e Trumpit për të mos vendosur sanksione të reja ndaj Rusisë për momentin, por gjithashtu është e mundur që presidenti amerikan nuk e pëlqen çmimin tavan sepse nga ai përfitojnë rivalët e SHBA-së, Kina dhe India.

    Ajo shtoi gjithashtu se nuk ka shumë kuptim që G7-ta të ulë çmimin tavan nëse anëtarët e grupit nuk zgjerojnë sanksionet ndaj “flotës në hije”.

    “Vetëm një dëshirë”
    Ashpërsimi i sanksioneve ndaj industrisë së naftës ruse, përfshirë edhe “flotën në hije”, mund t’i japë “një goditje shumë të prekshme Putinit” nëse ai vonon negociatat për paqe, tha Leon Aron, bashkëpunëtor i lartë në institutin American Enterprise, me seli në Uashington, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë dhënë më herët gjatë këtij muaji.

    “Kjo mund ta shtyjë atë, që të paktën, ta shqyrtojë seriozisht paqen”, u shpreh ai.

    Ndërkohë, Newt Gingrich, republikan dhe ish-kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve në vitet 1995-99, tha se administrata e Trumpit nuk duhet të përqendrohet vetëm në sanksionet ekonomike. Ai bëri thirrje që SHBA-ja të rrisë “në mënyrë dramatike” kualitetin dhe kuantitetin e ndihmës ushtarake për Ukrainën.

    “Putin do të ndalet vetëm nëse nuk ka zgjidhje tjetër. Çdo strategji tjetër, që bazohet në dëshirë, do të zgjasë luftën dhe do të kushtojë me më shumë jetë të pafajshme”, shkroi Gingrich në X.

    Hapat që mund të ndërmarrë Trump për t’i bërë presion Putinit, nëse ndërmerr ndonjë hap, pritet të bëhen të qarta në qershor.

    “Do ta kuptojmë nëse po na mashtron apo jo, dhe nëse është kështu, atëherë do të reagojmë pak më ndryshe”, u tha ai gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë më 28 maj. “Por, do të duhet rreth një javë e gjysmë deri në dy javë kohë”./ Mimoza Sadiku | REL

  • Si do të mund të dukeshin sanksionet e reja amerikane ndaj Rusisë?

    Si do të mund të dukeshin sanksionet e reja amerikane ndaj Rusisë?

    Deri më tani, Rusia u ka rezistuar thirrjeve perëndimore për një armëpushim për luftën e saj në Ukrainë.
    Dhe, deri më tani, presidenti amerikan, Donald Trump, u ka rezistuar thirrjeve nga Kievi dhe shtetet evropiane për t’i vendosur sanksione shtesë Moskës si kundërpërgjigje.
    Trump ka kërcënuar me përdorimin e masave “shkatërruese” kundër Rusisë, nëse ai e ndien se është koha e duhur. Por, ai vazhdimisht ka deklaruar se kjo kohë ende nuk ka ardhur, duke shprehur shqetësimin se vendosja e sanksioneve të reja mund të minojë përpjekjen e tij për paqe dhe duke ashpërsuar qëndrimin e presidentit Vladimir Putin.
    “Vetëm fakti që mendoj se jam afër arritjes së një marrëveshjeje”, u tha ai gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë më 28 maj kur u pyet se çfarë po e ndal atë që të godasë Moskën me sanksione të reja. “Nuk dua ta djallos këtë punë duke vendosur sanksione. Ju duhet të dini se kur duhet t’i përdorni [sanksionet]”.
    Kur dhe nëse kjo kohë vjen, si do të mund të dukeshin masat e reja të SHBA-së?
    “Është folur shumë për politika që ata mund të ndërmarrin, por në këtë pikë nuk është e qartë se cili do të ishte ai plan”, tha për Radion Evropa e Lirë, Rachel Ziemba, eksperte për sanksione në Qendrën për Sigurinë e Re Amerikane, institut me seli në Uashington.
    Një rund tjetër sanksionesh do të vinte në një moment të papërshtatshëm për Moskën, me ekonominë ruse që po ngadalësohet ndjeshëm për shkak të rënies së çmimeve të naftës dhe normave jashtëzakonisht të larta të interesit. Sipas paralajmërimit të bërë më herët gjatë këtë muaj nga kompania e këshillimeve, Capital Economics, me bazë në Londër, Rusia mund të jetë në prag të një “uljeje të vështirë” – një term që përdoret për të përshkruar një recesion të rëndë.
    Trump nuk ka përshkruar në detaje ndonjë masë të mundshme. Për momentin, përqendrimi kryesor i diskutimeve mbi sanksionet e reja të mundshme amerikane është një projektligj dypartiak i udhëhequr nga senatorët Lindsey Graham (republikan nga Karolina e Jugut) dhe Richard Blumenthal (demokrat nga Konektikat).
    Projektligji për sanksionet e Rusisë 2025 do të vendoste sanksione primare ndaj bankave ruse dhe entiteteve të tjera që mbështesin luftën e Moskës në Ukrainë, ndërsa do të përdorte sanksione sekondare për të ndëshkuar shtetet, kompanitë dhe individët në mbarë botën që bëjnë biznes me këto entitete të sanksionuara.
    Po ashtu, projektligji parashikon vendosjen e tarifave të paktën 500 për qind ndaj importeve nga çdo vend që “me vetëdije shet, furnizon, transferon ose blen naftë, uranium, gaz natyror, produkte të naftës apo produkte të benzinës me origjinë nga Federata Ruse”, thuhet në tekstin e projektligjit.
    Kina, India dhe Turqia janë ndër blerësit më të mëdhenj të eksporteve të energjisë ruse.
    “Flota në hije”
    Senatorët kanë deklaruar se projektligji synon të “mbajë përgjegjëse Kinën për mbështetjen e makinerisë luftarake të Putinit duke blerë naftë të lirë ruse nga flota në hije” – qindra anije të vjetra, shpesh me pronësi të paqartë që Moska i përdor për të shmangur sanksionet perëndimore ndaj produktit të saj fitimprurës. Eksportet e naftës përbëjnë rreth një të tretën e të ardhurave të buxhetit federal të Rusisë.
    Vendosja e sanksioneve primare dhe sekondare ndaj bankave ruse do të ishte një hap i madh për të dëmtuar ekonominë e Rusisë, tha ekspertja e sanksioneve, Rachel Ziemba.
    Teksa, sanksionet primare do t’ua ndalonin entiteteve amerikane të kryenin transaksione me bankat ruse, sanksionet sekondare do të ndëshkonin institucionet e huaja financiare që bënin biznes me bankat ruse, duke i përjashtuar nga qasja në dollarin amerikan dhe sistemi financiar i SHBA-së. Institucionet financiare kineze janë ndër firmat e huaja që ende bashkëpunojnë me bankat ruse.
    Megjithatë, Ziemba tha se projektligji mund të zbutet gjatë shqyrtimit në komitetet e Kongresit amerikan. Ajo gjithashtu tha se tarifat ndaj vendeve të treta nuk janë të përshtatshme aktualisht, duke marrë parasysh reagimin e ashpër që ka marrë administrata e Trumpit pas njoftimit në prill për vendosjen e tarifave të gjera dhe globale.
    Ziemba tha se projektligji dypartiak me gjasë ka më shumë qëllimin simbolik, përkatësisht që të tregojë vendosmërinë e SHBA-së ndaj Putinit. Më shumë se 80 nga 100 senatorët e kanë sponsorizuar projektligjin, duke treguar një mbështetje të madhe në Senat për veprime kundër agresionit rus.
    Gjithashtu, projektligji mund të synojë që disa nga sanksionet ekzistuese t’i shndërrojë në ligj. Disa prej sanksioneve që përfshin ky projektligj janë vendosur tashmë nga paraardhësi i Trumpit, Joe Biden.
    “Efekti i menjëhershëm [i këtij projektligji] mund të mos jetë shumë i madh, por ndoshta do të ketë ndikim më të madh në aspektin afatgjatë, duke e bërë më të vështirë për administratën e Trumpit apo ndonjë administratë tjetër që të heqë sanksionet në të ardhmen”, tha Ziemba.
    Trump nuk ka treguar ende nëse do të mbështesë këtë projektligj. Në përgjigje të pyetjeve të parashtruara rreth kësaj nisme, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha se Trump “ka qenë i qartë se dëshiron negocimin e një marrëveshjeje të paqes” dhe “me zgjuarsi ka mbajtur të hapura të gjitha opsionet”, raportoi The New York Times, duke cituar një deklaratë.
    Teksa kritikët e Trumpit pretendojnë se ai heziton të vendosë ndëshkime të reja financiare ndaj Rusisë për shkak të vlerësimit të lartë që ka për raportin e tij me Putinin, Rachel Ziemba tha se ekzistojnë shqetësime që shkojnë përtej raporteve SHBA-Rusi dhe luftës në Ukrainë.
    “Në administratën e Trumpit ekziston bindja se përdorimi i tepruar i sanksioneve financiare mund të dëmtojë rolin e dollarit në tregtinë botërore dhe të nxisë shtetet të krijojnë struktura shmangëse që mund të dëmtojnë interesat dhe sigurinë e SHBA-së”, deklaroi ajo.
    Një shembull për këtë: çmimi tavan për naftën. I vendosur nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian në vitin 2022 për të kufizuar të ardhurat e Rusisë për luftën në Ukrainë dhe që të mbajt të qëndrueshme tregjet botërore të energjisë, ky vendim është minuar nga “flota në hije” e anijeve që transportojnë naftën ruse, në pjesët që nuk preken nga vendimet e Perëndimit.
    Për të ndëshkuar Rusinë lidhur me dështimin e bisedimeve për paqe, G7-ta ka propozuar uljen e çmimit tavan për naftën nga 60 në 50 dollarë për fuçi. Financial Times raportoi këtë javë se administrata e Trumpit e bllokoi këtë propozim.
    Sipas Rachel Ziemba, kjo mund të jetë tregues për preferencën e Trumpit për të mos vendosur sanksione të reja ndaj Rusisë për momentin, por gjithashtu është e mundur që presidenti amerikan nuk e pëlqen çmimin tavan sepse nga ai përfitojnë rivalët e SHBA-së, Kina dhe India.
    Ajo shtoi gjithashtu se nuk ka shumë kuptim që G7-ta të ulë çmimin tavan nëse anëtarët e grupit nuk zgjerojnë sanksionet ndaj “flotës në hije”.
    “Vetëm një dëshirë”
    Ashpërsimi i sanksioneve ndaj industrisë së naftës ruse, përfshirë edhe “flotën në hije”, mund t’i japë “një goditje shumë të prekshme Putinit” nëse ai vonon negociatat për paqe, tha Leon Aron, bashkëpunëtor i lartë në institutin American Enterprise, me seli në Uashington, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë dhënë më herët gjatë këtij muaji.
    “Kjo mund ta shtyjë atë, që të paktën, ta shqyrtojë seriozisht paqen”, u shpreh ai.
    Ndërkohë, Newt Gingrich, republikan dhe ish-kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve në vitet 1995-99, tha se administrata e Trumpit nuk duhet të përqendrohet vetëm në sanksionet ekonomike. Ai bëri thirrje që SHBA-ja të rrisë “në mënyrë dramatike” kualitetin dhe kuantitetin e ndihmës ushtarake për Ukrainën.
    “Putin do të ndalet vetëm nëse nuk ka zgjidhje tjetër. Çdo strategji tjetër, që bazohet në dëshirë, do të zgjasë luftën dhe do të kushtojë me më shumë jetë të pafajshme”, shkroi Gingrich në X.
    Hapat që mund të ndërmarrë Trump për t’i bërë presion Putinit, nëse ndërmerr ndonjë hap, pritet të bëhen të qarta në qershor.
    “Do ta kuptojmë nëse po na mashtron apo jo, dhe nëse është kështu, atëherë do të reagojmë pak më ndryshe”, u tha ai gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë më 28 maj. “Por, do të duhet rreth një javë e gjysmë deri në dy javë kohë”./REL

  • Dy vjet sanksione evropiane/ Sa mln euro humbi Kosova në mënyre direkte dhe projekte?

    Dy vjet sanksione evropiane/ Sa mln euro humbi Kosova në mënyre direkte dhe projekte?

    Sipas një raporti të kohëve të fundit nga Instituti GAP , vendi ka humbur 7.1 milionë euro dhe mbi 600 milionë euro projekte janë ende të pezulluara. Sanksionet e BE-së ndaj Kosovës, të vendosura pas dështimit të qeverisë së Prishtinës për të frenuar tensionet e rënda në veri të vendit midis serbëve dhe shqiptarëve, janë ende aktive pas 2 vitesh.
    Ndërsa humbje të tilla vazhdojnë të minojnë zbatimin e reformave që i afrohen standardeve demokratike evropiane, Bashkimi Evropian po nis një dialog drejt heqjes së masave ndëshkuese. Që nga vera e vitit 2023, sanksionet e BE-së janë vendosur ndaj Kosovës për shkak të një krize etnike-politike që shpërtheu pas zgjedhjeve të diskutueshme komunale në të cilat komuniteti serb kundërshtoi zgjedhjen e disa kryetarëve të bashkive me origjinë nga shqiptarët, duke çuar në përleshje të dhunshme me forcat policore të Kosovës, të cilat qeveria nuk arriti t’i përmbajë.
    Në veçanti, masat do të kishin pasur një ndikim të rëndësishëm në fondet IPA (rreth 218 milionë euro) për zhvillimin e projekteve në sektorët e mjedisit, turizmit, zhvillimit rural dhe inovacionit. Shtohet kësaj edhe kostoja e masave ndëshkuese në lidhje me Kornizën e Investimeve në Ballkanin Perëndimor, e cila do të bllokonte projekte me vlerë 395.5 milionë euro në sektorë të tillë si energjia, digjitalizimi dhe kultura.
    Rezulton se sektori i energjisë dhe mjedisit është ai që preket më shumë nga këto sanksione: në fakt, këto para duhej të ishin ndarë për zbatimin e projekteve të tilla, si rrjeti i ujit dhe kanalizimeve në Prishtinë, impianti i trajtimit të ujërave të zeza në Ferizaj, linja e ndërlidhjes së energjisë Kosovë-Shqipëri dhe investime të tjera për mbrojtjen nga përmbytjet.
    Sipas Unionit, fondet nuk humbasin dhe as nuk janë në rrezik, sepse ato do të rikthehen kur të hiqen sanksionet. Megjithatë, Kosova ka parë një përkeqësim drastik të situatës së saj ekonomike në 2 vitet e fundit dhe, përveç kësaj, masat evropiane kanë përkeqësuar edhe varësinë e saj energjetike nga qymyri.
    Sanksionet e BE-së ndaj Kosovës kanë çuar në një humbje të konsiderueshme të mundësive, duke përkeqësuar kushtet e jetesës së qytetarëve të Kosovës dhe duke zvogëluar potencialin ekonomik të vendit, gjë që kështu zvogëlon më tej mundësinë e tij për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian dhe për të forcuar institucionet e tij.
    Mundësia e heqjes së sanksioneve të BE-së ndaj Kosovës
    Javën e kaluar, Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, deklaroi se Bashkimi Evropian do të fillonte gradualisht të hiqte sanksionet. Megjithëse kjo ofron një shkëndijë shprese, vlen të përmendet se BE-ja ka vendosur midis kushteve të saj të ndryshme (dhe të paqarta) edhe uljen e përshkallëzimit të armiqësive në veri të vendit.
    Ndërprerja e dhunës në pjesën veriore të Kosovës do të jetë shumë e vështirë për t’u arritur, edhe sepse vendi e gjen veten pa qeveri pas zgjedhjeve të fundit në shkurt, ku partia e Kryeministrit Albin Kurti ende nuk ka arritur të gjejë shumicën me të cilën të qeverisë.
    Megjithatë, siç kanë theksuar shumë analistë, sanksionet kanë goditur më rëndë qytetarët privatë dhe e kanë zhytur vendin në një ngërç politik dhe ekonomik që në fakt e pengon atë të përmbushë kërkesat e BE-së, duke krijuar një lloj rrethi vicioz të pafund.
    Në një fjalim të kohëve të fundit në Parlamentin Evropian, Komisionerja Marta Kos, megjithatë, vlerësoi përpjekjet e Kosovës për t’u përballur me agresionin rus kundër Ukrainës, por në të njëjtën kohë theksoi nevojën për përparim të mëtejshëm në reformën gjyqësore, lirinë e medias dhe administratën publike.
    Ndërsa nga njëra anë Komuniteti Evropian duhet të punojë për ta nxjerrë Kosovën nga izolimi ndërkombëtar, nga ana tjetër vendi duhet të angazhohet vërtet në një dialog konstruktiv me pakicën serbe duke përdorur një herë e përgjithmonë Bashkësinë e Komunave Serbe.

  • Zelenski: Përgjegjës për vijimin e luftës në Ukrainë është vetëm Moska, duhen sanksione shtesë për…

    Zelenski: Përgjegjës për vijimin e luftës në Ukrainë është vetëm Moska, duhen sanksione shtesë për…

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski, ka reaguar për sulmet ruse përgjatë natës me dronë dhe raketa balistike.

    Zelenski theksoi se Moska me këto veprime tregon se kërkon të shmangë marrëveshjen e armëpushimit.

    Ai shtoi se vetëm sanksionet shtesë do ta detyrojnë Kremlini të ulet në tryezë për diskutim dhe sipas tij të bjerë dakord për armëpushim.

    “Ishte një natë e vështirë për të gjithë Ukrainën. Me çdo sulm të tillë, bota është e bindur se arsyeja pse lufta po zgjatet është Moska. Vetëm sanksionet shtesë kundër sektorëve kyç të ekonomisë ruse do ta detyrojnë Moskën të bëjë marrëveshje për një armëpushim” tha Zelenski. Syri.net-iefimerida

  • Administrata Trump lehtëson sanksionet për Sirinë, hap rrugë për rindërtimin pas 13 vitesh lufte civile

    Administrata Trump lehtëson sanksionet për Sirinë, hap rrugë për rindërtimin pas 13 vitesh lufte civile

    Administrata e Presidentit Donald Trump bëri një hap të paprecedentë të premten duke dhënë përjashtime të gjera nga sanksionet për Sirinë, në një përpjekje për të ndihmuar vendin e shkatërruar nga 13 vjet luftë civile.

    Ky veprim shënon fillimin e një procesi që synon heqjen e një gjysmë shekulli sanksionesh që kanë penguar rindërtimin dhe stabilizimin e Sirisë.
    Sipas Departamentit të Shtetit, përjashtimet përfshijnë pezullimin për gjashtë muaj të një serie sanksionesh të ashpra, ndërsa Departamenti i Thesarit ndaloi zbatimin e sanksioneve kundër bizneseve dhe individëve që bashkëpunojnë me entitete siriane, përfshirë bankën qendrore të vendit
    Siria tani drejtohet nga qeveria e përkohshme e Ahmad al-Sharaa, një ish-komandant i milicisë që luajti rol kyç në rrëzimin e ish-udhëheqësit Bashar Assad në fund të vitit të kaluar.
    Presidenti Trump theksoi javën e kaluar se SHBA do t’i japë një mundësi qeverisë së re për të siguruar mbështetje ekonomike dhe investime, duke i hapur rrugën kthimit të bizneseve dhe investitorëve në Siri. “Kjo është mundësia për një fillim të ri”, tha zyrtarë të administratës.
    Avokati siriano-amerikan Mouaz Moustafa, i cili ka bërë fushatë për ndihmë të gjerë, përshkroi masën si shpresë për një Siri demokratike në të ardhmen. “E vetmja alternativë ishte që Siria të bëhej një shtet i dështuar dhe të përfshihej në një konflikt të përgjakshëm civil”, tha ai.
    Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se këto përjashtime mund të jenë të përkohshme, pasi sanksionet e ashpra, të vendosura në vitin 2019 përmes Aktit të Mbrojtjes Civile të Sirisë së Cezarit, mund të rikthehen pas gjashtë muajsh, duke ndikuar në gatishmërinë e investitorëve për projekte afatgjata rindërtimi.
    Administrata amerikane theksoi se masat e së premtes janë vetëm një pjesë e strategjisë së gjerë për të hequr sanksionet, të cilat synojnë të penalizojnë familjen Assad për mbështetjen e milicive të mbështetura nga Irani, përdorimin e armëve kimike dhe shkeljet e të drejtave të njeriut.
     

    Top Channel