Tag: sanksionet

  • Trump afat Rusisë për luftën në Ukrainë, Kremlini: Sanksionet s’na bëjnë përshtypje

    Trump afat Rusisë për luftën në Ukrainë, Kremlini: Sanksionet s’na bëjnë përshtypje

    Kremlini tha të martën se po vazhdon të monitorojë deklaratat e Presidentit të SHBA-së Donald Trump në lidhje me sanksionet kundër Moskës, por Rusia është bërë imune ndaj masave të tilla, të cilat i ka përjetuar prej kohësh.

    Presidenti Trump tha të martën se Shtetet e Bashkuara do të fillojnë të vendosin tarifa dhe masa të tjera ndaj Rusisë brenda 10 ditësh nëse Moska nuk bën përparim drejt përfundimit të luftës në Ukrainë, e cila ka vazhduar për më shumë se tre vjet e gjysmë.
    “Kemi jetuar nën barrën e shumë sanksioneve për një kohë mjaft të gjatë, ekonomia jonë po operon nën shumë kufizime”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

    “Ndërkohë, sigurisht, kemi zhvilluar njëfarë imuniteti ndaj kësaj çështjeje dhe vazhdojmë të marrim në konsideratë të gjitha deklaratat që vijnë nga Trump dhe përfaqësues të tjerë ndërkombëtarë mbi këtë çështje”, tha ai./vizionplus.tv

  • Sanksionet e BE ndaj Rusisë, Medvedev: Ekonomia jonë do rezistojë, do intensifikojmë sulmet ndaj Ukrainës

    Sanksionet e BE ndaj Rusisë, Medvedev: Ekonomia jonë do rezistojë, do intensifikojmë sulmet ndaj Ukrainës

    Ish-presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev, deklaroi sot se ekonomia ruse do të përballojë pa probleme paketën më të fundit të sanksioneve nga Bashkimi Evropian dhe paralajmëroi se Moska do të intensifikojë sulmet e saj ndaj Ukrainës.
    Medvedev, i cili aktualisht mban postin e nënkryetarit të Këshillit të Sigurisë së Rusisë, bëri këtë deklaratë pasi BE-ja miratoi paketën e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë, në kuadër të luftës në Ukrainë.
    Kjo paketë përfshin masa që synojnë të godasin më tej industrinë ruse të naftës dhe energjisë.
    Në një postim në kanalin e tij zyrtar në Telegram, Medvedev theksoi se sanksionet e reja do të kenë ndikim minimal në qëndrimin e Rusisë ndaj konfliktit, njësoj siç kanë dështuar të kenë efekt edhe raundet e mëparshme të sanksioneve.
    I njohur si një nga zërat më të ashpër në Kremlinë, Medvedev tha se Rusia planifikon të shtojë intensitetin e goditjeve të saj në Ukrainë.
    “Goditjet ndaj objektivave në të ashtuquajturën Ukrainë, përfshirë Kievin, do të realizohen me fuqi gjithnjë në rritje,” u shpreh ai.
    Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump njoftoi të hënën një qasje më të ashpër ndaj Rusisë, duke premtuar dërgimin e raketave të reja dhe armëve të tjera, përfshirë sistemet mbrojtëse raketore Patriot, të cilat janë të afta të shkatërrojnë raketat balistike ruse.
    Trump gjithashtu i dha Rusisë një afat prej 50 ditësh për të nënshkruar një armëpushim, përndryshe do të përballet me sanksione të reja.

  • Programi bërthamor/ Europa “gozhdon” Iranin: Afat deri në fund të verës për…

    Programi bërthamor/ Europa “gozhdon” Iranin: Afat deri në fund të verës për…

    Ministrat e Jashtëm të Francës, Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë, si dhe Përfaqësuesin i Lartë i Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, i kanë bërë thirrje Iranit të rifillojë menjëherë diplomacinë për programin e tij bërthamor. Ata paralajmëruan se në mungesë të një përparimi konkret deri në fund të verës, do të rivendosin sanksionet e OKB-së ndaj Teheranit.
    Kjo ishte hera e parë që ministrat e tre vendeve të njohura si E3 zhvilluan një bisedë me Ministrin e Jashtëm iranian Abbas Araqchi, që nga sulmet ajrore të Izraelit dhe SHBA-së në mes të qershorit ndaj objektivave bërthamore iraniane.
    Një burim diplomatik francez tha pas takimit se ministrat kërkuan rifillimin e menjëhershëm të përpjekjeve diplomatike për të arritur një marrëveshje bërthamore “të verifikueshme dhe të qëndrueshme”.
    Vendet e E3-së, së bashku me Kinën dhe Rusinë, janë palët e mbetura në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, e cila uli sanksionet ndaj Iranit në këmbim të kufizimeve në programin bërthamor.
    Rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që garanton këtë marrëveshje skadon më 18 tetor dhe sipas kushteve të saj, sanksionet mund të rivendosen para kësaj date. Procesi i rivendosjes do të zgjasë rreth 30 ditë.
    Europianët kanë paralajmëruar disa herë se nëse nuk arrihet një marrëveshje e re bërthamore, do të përdorin mekanizmin e rivendosjes së menjëhershme të sanksioneve, i njohur si “snapback”, që do të rivendosë të gjitha sanksionet e mëparshme të OKB-së ndaj Iranit në rast të shkeljes së marrëveshjes.
    “Ministrat përsëritën vendosmërinë e tyre për të përdorur mekanizmin ‘snapback’ në mungesë të përparimit konkret drejt një marrëveshjeje deri në fund të verës,” ka thënë një burim diplomatik për Reuters.
    Dy diplomatë evropianë shtuan se shpresojnë të koordinojnë strategjinë me Shtetet e Bashkuara në ditët në vijim, me qëllim mbajtjen e negociatave të mundshme me Iranin së shpejti.

  • Dështon marrëveshja për paketën e 18-të të BE-së për sanksionet ndaj Rusisë, shteti europian bëhet “bllokadë”/ Kallas: Të nxitojmë, Moska po përdor armë kimike

    Dështon marrëveshja për paketën e 18-të të BE-së për sanksionet ndaj Rusisë, shteti europian bëhet “bllokadë”/ Kallas: Të nxitojmë, Moska po përdor armë kimike

    Bashkimi Europian nuk arriti të miratojë paketën e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë, pasi Sllovakia kërkoi shtyrjen e vendimit, duke bllokuar përkohësisht procesin.

    Lajmin e konfirmoi shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, pas përfundimit të Këshillit të Çështjeve të Jashtme në Bruksel.
    “Jam me të vërtetë e trishtuar që nuk arritëm një marrëveshje sot. Ishim shumë pranë për të bindur Sllovakinë. Komisioni ka ofruar gjithçka që ata kërkuan. Tani topi është në fushën e tyre”, u shpreh Kallas.
    Sipas saj, janë bërë tashmë dy muaj pritje, ndërsa paralajmëroi se vonesa në miratimin e sanksioneve i jep frymëmarrje ekonomike Rusisë, duke e lejuar të vazhdojë agresionin në Ukrainë.
    Duke komentuar zhvillimet në Ukrainë, Kallas theksoi përshkallëzimin e sulmeve ajrore ruse dhe ngriti alarmin për përdorimin e armëve të ndaluara: “Fushata e bombardimeve nga Rusia ka arritur nivele rekord. Po shohim përdorim në rritje të armëve kimike të ndaluara, çka tregon qartë se Moska nuk dëshiron paqe”, tha ajo.
    Kallas bëri thirrje për unitet brenda BE-së, duke thënë se sanksionet janë jetike për të ndalur aftësinë e Rusisë për të financuar luftën.
    Shefja e diplomacisë europiane komentoi gjithashtu deklaratat e fundit të Donald Trump mbi Ukrainën, duke thënë se i mirëpret, por i bëri thirrje SHBA-së për të ndarë më shumë barrën financiare dhe politike të luftës.
    “Evropa dhe Amerika po punojnë së bashku, dhe kjo është mënyra më e mirë për të rritur presionin mbi Putinin që të negociojë seriozisht. E vetmja mënyrë për t’i dhënë fund kësaj lufte është ta detyrojmë të ndalojë”, tha Kallas.

    Top Channel

  • Dështon marrëveshja për paketën e 18-të të BE-së për sanksionet ndaj Rusisë, shteti europian bëhet “bllokadë”/ Kallas: Të nxitojmë, Moska po përdorë armë kimike

    Dështon marrëveshja për paketën e 18-të të BE-së për sanksionet ndaj Rusisë, shteti europian bëhet “bllokadë”/ Kallas: Të nxitojmë, Moska po përdorë armë kimike

    Bashkimi Europian nuk arriti të miratojë paketën e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë, pasi Sllovakia kërkoi shtyrjen e vendimit, duke bllokuar përkohësisht procesin.

    Lajmin e konfirmoi shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, pas përfundimit të Këshillit të Çështjeve të Jashtme në Bruksel.
    “Jam me të vërtetë e trishtuar që nuk arritëm një marrëveshje sot. Ishim shumë pranë për të bindur Sllovakinë. Komisioni ka ofruar gjithçka që ata kërkuan. Tani topi është në fushën e tyre”, u shpreh Kallas.
    Sipas saj, janë bërë tashmë dy muaj pritje, ndërsa paralajmëroi se vonesa në miratimin e sanksioneve i jep frymëmarrje ekonomike Rusisë, duke e lejuar të vazhdojë agresionin në Ukrainë.
    Duke komentuar zhvillimet në Ukrainë, Kallas theksoi përshkallëzimin e sulmeve ajrore ruse dhe ngriti alarmin për përdorimin e armëve të ndaluara: “Fushata e bombardimeve nga Rusia ka arritur nivele rekord. Po shohim përdorim në rritje të armëve kimike të ndaluara, çka tregon qartë se Moska nuk dëshiron paqe”, tha ajo.
    Kallas bëri thirrje për unitet brenda BE-së, duke thënë se sanksionet janë jetike për të ndalur aftësinë e Rusisë për të financuar luftën.
    Shefja e diplomacisë europiane komentoi gjithashtu deklaratat e fundit të Donald Trump mbi Ukrainën, duke thënë se i mirëpret, por i bëri thirrje SHBA-së për të ndarë më shumë barrën financiare dhe politike të luftës.
    “Evropa dhe Amerika po punojnë së bashku, dhe kjo është mënyra më e mirë për të rritur presionin mbi Putinin që të negociojë seriozisht. E vetmja mënyrë për t’i dhënë fund kësaj lufte është ta detyrojmë të ndalojë”, tha Kallas.

    Top Channel

  • Dështon marrëveshja për paketën e 18-të të BE-së për sanksionet ndaj Rusisë, shteti europian bëhet “bllokadë”

    Dështon marrëveshja për paketën e 18-të të BE-së për sanksionet ndaj Rusisë, shteti europian bëhet “bllokadë”

    Bashkimi Europian nuk arriti të miratojë paketën e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë, pasi Sllovakia kërkoi shtyrjen e vendimit, duke bllokuar përkohësisht procesin.

    Lajmin e konfirmoi shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, pas përfundimit të Këshillit të Çështjeve të Jashtme në Bruksel.
    “Jam me të vërtetë e trishtuar që nuk arritëm një marrëveshje sot. Ishim shumë pranë për të bindur Sllovakinë. Komisioni ka ofruar gjithçka që ata kërkuan. Tani topi është në fushën e tyre”, u shpreh Kallas.
    Sipas saj, janë bërë tashmë dy muaj pritje, ndërsa paralajmëroi se vonesa në miratimin e sanksioneve i jep frymëmarrje ekonomike Rusisë, duke e lejuar të vazhdojë agresionin në Ukrainë.
    Duke komentuar zhvillimet në Ukrainë, Kallas theksoi përshkallëzimin e sulmeve ajrore ruse dhe ngriti alarmin për përdorimin e armëve të ndaluara: “Fushata e bombardimeve nga Rusia ka arritur nivele rekord. Po shohim përdorim në rritje të armëve kimike të ndaluara, çka tregon qartë se Moska nuk dëshiron paqe”, tha ajo.
    Kallas bëri thirrje për unitet brenda BE-së, duke thënë se sanksionet janë jetike për të ndalur aftësinë e Rusisë për të financuar luftën.
    Shefja e diplomacisë europiane komentoi gjithashtu deklaratat e fundit të Donald Trump mbi Ukrainën, duke thënë se i mirëpret, por i bëri thirrje SHBA-së për të ndarë më shumë barrën financiare dhe politike të luftës.
    “Evropa dhe Amerika po punojnë së bashku, dhe kjo është mënyra më e mirë për të rritur presionin mbi Putinin që të negociojë seriozisht. E vetmja mënyrë për t’i dhënë fund kësaj lufte është ta detyrojmë të ndalojë”, tha Kallas.

    Top Channel

  • I dërguari special i SHBA-së për Ukrainën mbërrin në Kiev, këshilltari i lartë i Zelenskyt: Do diskutojmë për armët, sanksionet dhe shumë çështje të tjera

    I dërguari special i SHBA-së për Ukrainën mbërrin në Kiev, këshilltari i lartë i Zelenskyt: Do diskutojmë për armët, sanksionet dhe shumë çështje të tjera

    I dërguari special i SHBA-së për Ukrainën, Keith Kellogg, mbërriti sot në Kiev, tha këshilltari kryesor i presidentit ukrainas, Andriy Yermak, pas njoftimit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për dërgesat e reja të sistemeve të mbrojtjes ajrore Patriot në vend.

    “Ne e mirëpresim ngrohtësisht të dërguarin special të SHBA-së, Keith Kellogg, në Ukrainë”, tha Yermak në një postim në aplikacionin Telegram.

    Keith Kellogg, United States Special Envoy for Ukraine and Russia, arrived in Kyiv this morning. pic.twitter.com/ZsEfoctodB
    — Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) July 14, 2025

    “Paqja përmes forcës është parimi i presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe ne e mbështesim këtë qasje”, shtoi ai.
    Kellogg udhëtoi sot në Kiev për të diskutuar sigurinë dhe sanksionet kundër Rusisë, vuri në dukje këshilltari kryesor i presidentit ukrainas.
    “Mbrojtja, forcimi i sigurisë, armët, sanksionet, mbrojtja e popullit tonë, forcimi i bashkëpunimit midis Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara, ka shumë çështje për të diskutuar”, përfundoi Yermak.

    Top Channel

  • Franca, Britania dhe Gjermania kërcënojnë Teheranin: Do rivendosim sanksione nëse nuk bashkëpunoni për …

    Franca, Britania dhe Gjermania kërcënojnë Teheranin: Do rivendosim sanksione nëse nuk bashkëpunoni për …

    Fuqitë evropiane duhet të rivendosin sanksionet e OKB-së ndaj Iranit nëse nuk arrihet një marrëveshje mbi programin bërthamor të Teheranit që mbron interesat e sigurisë së Evropës, tha një burim diplomatik francez.
    Nëse nuk arrihet një marrëveshje, Franca, Britania dhe Gjermania do të detyrohen të rivendosin sanksionet përmes mekanizmit “Snapback” të Këshillit të Sigurimit, tha burimi.
    Burimi diplomatik francez e bëri deklaratën pas një bisede telefonike midis ministrave të jashtëm francezë dhe britanikë, Jean-Noel Barrot dhe David Lamy, përpara një samiti franko-britanik.

  • Trump: Irani nuk ka hequr dorë nga pasurimi i uraniumit

    Trump: Irani nuk ka hequr dorë nga pasurimi i uraniumit

    Irani nuk ka rënë dakord për inspektime të programit të tij bërthamor ose për të hequr dorë nga pasurimi i uraniumit.
    Në bordin e Air Force One, presidenti amerikan Donald Trump u shpreh se besonte që programi bërthamor i Teheranit ishte “shkatërruar përgjithmonë”, megjithëse pranoi se Irani mund ta rifillonte atë në një lokacion tjetër.
    “Me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu do të kemi një takim për Iranin. Natyrisht, e dini suksesin, ishte i madh. E gjithë çështja bërthamore u shpërbë në copa, do të thoja se u pengua përgjithmonë. Nëse Irani do ta bënte përsëri, mund të fillonin në një vend tjetër, sepse ai vend është shkatërruar plotësisht. Por nëse do të fillonin, do të ishte problem. Ne nuk do ta lejojmë që kjo të ndodhte,” tha Trump.
    i Shtëpisë së Bardhë u shpreh, ndër të tjera, se zyrtarët iranianë duan të takohen me të, por ende nuk e kanë vendosur.
    Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) ka bërë të ditur se kishte tërhequr inspektorët e saj nga Irani.
    Trump komentoi edhe telefonatën me Putin, ku njoftoi se ka diskutuar sanksionet me presidentin rus, i cili është i shqetësuar për to.
    “Folëm shumë për sanksionet. Do të thoja se nuk është i kënaqur me to. Ai ka qenë në gjendje t’i përballojë sanksionet, por këto janë sanksione mjaft të ashpra. Ne flasim shumë për sanksionet dhe ai e kupton se ato mund të vijnë. Ai është një profesionist,” tha Trump.
    Trump u tha gjithashtu gazetarëve në bordin e Air Force One se kishte folur me Zelensky për mundësinë e dërgimit të raketave të mbrojtjes ajrore Patriot në Kiev.
    Presidenti amerikan vlerësoi efikasitetin e raketave Patriot, duke e quajtur armën mjaft të mahnitshme.

  • Trump gëzon sirianët

    Trump gëzon sirianët

    Presidenti Trump nënshkroi dje një urdhër ekzekutiv duke hequr sanksionet e SHBA-së ndaj Sirisë, të cilat nuk do ta izolojnë më vendin nga sistemi financiar ndërkombëtar.
    Shtetet e Bashkuara do të jenë ende në gjendje të mbajnë sanksionet kundër ish-presidentit sirian Bashar al-Assad, bashkëpunëtorëve të tij, abuzuesve të të drejtave të njeriut, trafikantëve të drogës, individëve të lidhur me përdorimin e armëve kimike, ISIS-it dhe atyre pranë Iranit, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Caroline Leavitt gjatë një konference për shtyp.
    Assad u rrëzua në dhjetor gjatë një ofensive të rrufeshme dhe Siria që atëherë ka ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të rivendosur lidhjet me bashkësinë ndërkombëtare.
    Ministri i Jashtëm sirian Asaad al-Shibani postoi në faqen e mediave sociale X se heqja e sanksioneve nga Trump do të “hapte derën për rindërtimin dhe zhvillimin e shumëpritur”.
    Ai shtoi se ky veprim do të “hiqte pengesat” për rimëkëmbjen ekonomike dhe do t’i lejonte Sirisë të integrohej më plotësisht me bashkësinë ndërkombëtare.
    Presidenti sirian Ahmed al-Sharaa dhe Donald Trump u takuan në Riad në maj, ku Trump, në një kthesë të madhe politike, njoftoi papritur heqjen e sanksioneve ndaj Sirisë.
    Disa anëtarë të Kongresit po bëjnë thirrje që masat të hiqen tërësisht, ndërkohë që dhe vendet evropiane kanë njoftuar se do t’i heqin sanksionet e tyre ekonomike.
    “Sirisë duhet t’i jepet një shans, dhe kjo është ajo që ka ndodhur”, tha Thomas Barrack, i dërguari special i SHBA-së për Sirinë. Ai e përshkroi këtë veprim si “kulminacionin e një procesi të hartuar me kujdes dhe kompleks të heqjes së sanksioneve”.
    Por “dardha e ka bishtin”, pasi deklarata e Shtëpisë së Bardhë tha se administrata amerikane do të vazhdojë të monitorojë progresin e Sirisë në “ndërmarrjen e hapave konkretë për të normalizuar marrëdhëniet me Izraelin, për të zgjidhur çështjen e luftëtarëve të huaj, për të deportuar ekstremistët palestinezë dhe për të ndaluar grupet terroriste palestineze”.
    Sirianët shpresojnë se lehtësimi i sanksioneve do të hapë rrugën për një angazhim më të madh humanitar, investime të huaja dhe tregti. /tesheshi.com/