Tag: sanksionet

  • Orban dhe Fico dalin kundër Europës? Hungaria dhe Sllovakia kërkojnë heqjen e disa oligarkëve rusë nga lista e sanksioneve të BE-së

    Orban dhe Fico dalin kundër Europës? Hungaria dhe Sllovakia kërkojnë heqjen e disa oligarkëve rusë nga lista e sanksioneve të BE-së

    Hungaria dhe Sllovakia po i kërkojnë sërish Bashkimit Evropian (BE) të heqë masën për ngrirjen e aseteve dhe ndalimin e vizave për gjashtë biznesmenë rusë, si kusht për vazhdimin e regjimit të sanksioneve individuale kundër Kremlinit, në fuqi që nga nisja e pushtimit në shkallë të gjerë të Ukrainës nga Moska, më shumë se tre vjet më parë.

    Sanksionet, që pas 18 rundesh masash kufizuese të BE-së tashmë përfshijnë mbi 2.600 individë e kompani, duhet të zgjaten çdo gjashtë muaj me unanimitet – zakonisht në mes të marsit dhe shtatorit.
    Në listë gjenden emra si presidenti rus, Vladimir Putin, dhe ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov, por edhe disa oligarkë e biznesmenë të akuzuar se kanë financuar luftën e Rusisë apo kanë përfituar nga ajo.
    Siç ka ndodhur rregullisht në Bruksel, Hungaria – dhe së fundmi edhe Sllovakia – kanë përdorur veton e tyre për të hequr disa nga emrat e nivelit të lartë. Të dyja këto shtete të Evropës Qendrore gëzojnë marrëdhënie të ngushta politike me Kremlinin, dhe pretendojnë se sanksionet dëmtojnë ekonominë evropiane më shumë se ekonominë ruse.
    Në mars, biznesmeni rus Viatcheslav Moshe Kantor; ministri i Sportit, Mikhail Degtyaryov; dhe Gulbahor Ismailova, motra e miliarderit Alisher Usmanov, u hoqën nga lista pas javësh negociatash të vështira diplomatike ndërmjet zyrtarëve evropianë.
    Vitin e kaluar, në mënyrë të ngjashme, u hoqën bashkëthemeluesi i gjigantit rus të internetit, Yandex, Arkady Volozh; biznesmeni Sergei Mndoiants; shtetasi sllovak, Jozef Hambalek, udhëheqës i klubit motoçiklistik nacionalist rus Ujqit e Natës në Evropë; si dhe Violetta Prigozhina, nëna e biznesmenit të vdekur dhe udhëheqësit të mercenarëve Wagner, Yevgeny Prigozhin.
    Sipas disa diplomatëve të BE-së që folën në kushte anonimiteti, këtë herë Sllovakia po kërkon heqjen e Usmanovit dhe biznesmenit Mikhail Fridman. Përveç këtyre dy emrave, Hungaria po kërkon edhe heqjen e oligarkëve Dmitry Mazepin, Pyotr Aven, Musa Bazhaev dhe Albert Avdolyan.
    Shumica e këtyre emrave janë propozuar edhe më herët për heqje nga listat, përveç Avdolyanit, i cili u vendos nën sanksione nga BE-ja vetëm në shkurt të këtij viti.
    Shtetet e tjera anëtare të BE-së kanë paraqitur një alternativë: të hiqen vetëm një ose dy raste të ashtuquajtura “të dobëta” – individë të cilët me gjasë do të hiqeshin gjithsesi, pasi sanksionet ndaj tyre bazohen në prova që nuk do të qëndronin nëse do të sfidoheshin në gjykatë. Përveç kësaj, ato propozojnë që sanksionet të zgjasin çdo 12 muaj, në vend të 6 muajve aktualë.
    Por, si Bratislava, ashtu edhe Budapesti, e kanë refuzuar këtë propozim në diskutimet paraprake në Bruksel, dhe çështja tani do të kalojë në nivel ambasadorësh të BE-së, më 3 shtator.
    Një marrëveshje atë ditë nuk pritet, por me afatin e 15 shtatorit që po afrohet për rinovimin e sanksioneve, pritet që javën e ardhshme të arrihet një kompromis. /rel

    Top Channel

  • Orban dhe Fico dalin kundër BE? Hungaria dhe Sllovakia kërkojnë heqjen e disa oligarkëve rusë nga lista e sanksioneve të BE-së

    Orban dhe Fico dalin kundër BE? Hungaria dhe Sllovakia kërkojnë heqjen e disa oligarkëve rusë nga lista e sanksioneve të BE-së

  • Lufta në Ukrainë, BE godet edhe Kinën e Indinë? Çfarë janë sanksionet “dytësore”

    Lufta në Ukrainë, BE godet edhe Kinën e Indinë? Çfarë janë sanksionet “dytësore”

    Bashkimi Europian po shikon mundësitë e masave të tjera ndaj Rusisë mes vazhdimit të luftës së saj në Ukrainë.

    Në një kohë kur Moska duket nuk po zmbrapset as para paketave të njëpasnjëshme të sanksioneve ndaj saj, apo njoftimeve për dërgime armësh në Kiev, Brukseli po mendon ta shtyjë presionin mbi ruset duke goditur edhe partnerët e tyre. Javët e ngutshme të diplomacisë nuk kanë sjellë asnjë pushim për ukrainasit që jetojnë nën sulm, dhe me mbështetjen e SHBA, që rezulton të jetë e paparashikueshme, diplomatët e BE i përshkruan bisedimet e fundjavës në Kopenhagen si një seancë “brainstorming” mbi të ardhmen e mbështetjes së BE për Kievin.
    Shefja e politikës së jashtme të bllokut, Kaja Kallas pohoi se mes ideve të diskutuara në kryeqytetin danez, ishte edhe shqyrtimi i sanksioneve dytësore, apo kufizime që synojnë partnerët tregtarë të Rusisë. BE ka sanksionuar tashmë disa subjekte të huaja, përfshirë bankat kineze, të cilat i akuzon se ndihmojnë Moskën të financojë luftën e saj, por sanksionet më të gjera dytësore mund të jenë një hap më me ndikim dhe më të rrezikshëm, për Europën, e cila po kërkon më shumë miq ndërkombëtarë dhe marrëveshje të reja tregtare me vende si India.
    Ministrja lituaneze e Mbrojtjes, Dovile Sakaliene, paralajmëroi gjithashtu se vetëm sanksionet dytësore të SHBA “do të shkaktonin vërtet dëme të mjaftueshme në makinën ruse të luftës”. “Dallimi është se ato kanë një efekt vërtet bërthamor. Askush në botë nuk dëshiron të ndiejë sanksionet dytësore të SHBA në lëkurën e tij”, tha ajo. Ndërkohë, në një lëvizje të paprecedentë, Danimarka njoftoi se, “brenda pak javësh”, do të ftojë një kompani ukrainase armësh të fillojë prodhimin në tokën daneze.
    Ministri i Mbrojtjes, Troels Lund Poulsen, deklaroi se uzina mund të jetë funksionale këtë vit, megjithëse nuk dha detaje se cilat armë do të prodhoheshin atje.
     
    Top Channel

  • Serbi, filiali i Gazprom fiton një tjetër përjashtim nga sanksionet e SHBA

    Serbi, filiali i Gazprom fiton një tjetër përjashtim nga sanksionet e SHBA

    Një kompani nafte në Serbi, në pronësi të pjesshme të gjigantit rus të gazit Gazprom, ka marrë një tjetër leje të përkohshme përjashtimi nga sanksionet e Shteteve të Bashkuara, që i mundëson të vazhdojë aktivitetin deri më 27 gusht, sipas një njoftimi nga kompania më 29 korrik.Ndonëse nafta mbetet një nga burimet kryesore të të ardhurave për financimin e pushtimit të Ukrainës nga Rusia, të ardhur…

  • Gjermania bllokon sanksionet e BE-së kundër Izraelit

    Gjermania bllokon sanksionet e BE-së kundër Izraelit

    Komisioni i BE-së synon të vendosë sanksione ndaj Izraelit për shkak të situatës katastrofike në Gazë. Fjala është për ndërprerjen e bashkëpunimit me Izraelin në kuadër të programit për nxitjen e kërkimeve dhe hulumtimeve shkencore “Horizon Europe”.

    Gjermania nuk është dakord me sanksionet e planifikuara nga Komisioni i BE-së. Sipas ministrit të Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, sanksionet në fushën e hulumtimeve ka të ngjarë të mos kenë ndonjë ndikim në vendimmarrjen politike dhe veprimet ushtarake të Izraelit në Rripin e Gazës.
    Wadephul: Gjermania e ka bërë shumë të qartë se refuzon planet izraelite

    Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, theksoi se Gjermania i ka kufizuar dërgesat e armëve në Izrael, gjë që përbën një masë më të përshtatshme. Përmes këtij vendimi Gjermania e ka “bërë shumë të qartë” refuzimin e saj ndaj planeve izraelite për të pushtuar Gazën.
    Ajo që nevojitet tani, theksoi Wadephul, është “gatishmëria për të rënë dakord për një armëpushim” në Rripin e Gazës nga ana e të gjitha palëve ndërluftuese.
    BE-ja jo në një mendje lidhur me sanksionet
    Shtetet anëtare të BE-së janë thellësisht të ndara sa u përket masave kundër Izraelit në lidhje me luftën kundër Hamasit. Shumë nga sanksionet që po shqyrtohen duhet të miratohen ose unanimisht ose me shumicë të kualifikuar, që do të thotë prej 15 nga 27 anëtarët e BE-së, të cilët së bashku përfaqësojnë të paktën 65 përqind të popullsisë. Sanksionet kundër kolonëve izraelitë në Bregun Perëndimor janë bllokuar deri tani nga Hungaria. Gjermania, nga ana tjetër, refuzon të pezullojë Marrëveshjen e Asociimit të BE-së ose marrëdhëniet tregtare me Izraelin.
    Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, tha se qëndrimi ndaj sanksioneve për të nuk ka shumicë mes anëtarëve “përcjell mesazhin se jemi të ndarë”./dw

  • Gjermania bllokon sanksionet e BE-së kundër Izraelit: Nuk kanë ndikim në vendimmarrjen politike

    Gjermania bllokon sanksionet e BE-së kundër Izraelit: Nuk kanë ndikim në vendimmarrjen politike

    Komisioni i BE-së synon të vendosë sanksione ndaj Izraelit për shkak të situatës katastrofike në Gazë.

    Fjala është për ndërprerjen e bashkëpunimit me Izraelin në kuadër të programit për nxitjen e kërkimeve dhe hulumtimeve shkencore “Horizon Europe”.
    Gjermania nuk është dakord me sanksionet e planifikuara nga Komisioni i BE-së. Sipas ministrit të Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, sanksionet në fushën e hulumtimeve ka të ngjarë të mos kenë ndonjë ndikim në vendimmarrjen politike dhe veprimet ushtarake të Izraelit në Rripin e Gazës.
    Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, theksoi se Gjermania i ka kufizuar dërgesat e armëve në Izrael, gjë që përbën një masë më të përshtatshme. Përmes këtij vendimi Gjermania e ka “bërë shumë të qartë” refuzimin e saj ndaj planeve izraelite për të pushtuar Gazën.
    Ajo që nevojitet tani, theksoi Wadephul, është “gatishmëria për të rënë dakord për një armëpushim” në Rripin e Gazës nga ana e të gjitha palëve ndërluftuese.
    Shtetet anëtare të BE-së janë thellësisht të ndara sa u përket masave kundër Izraelit në lidhje me luftën kundër Hamasit. Shumë nga sanksionet që po shqyrtohen duhet të miratohen ose unanimisht ose me shumicë të kualifikuar, që do të thotë prej 15 nga 27 anëtarët e BE-së, të cilët së bashku përfaqësojnë të paktën 65 përqind të popullsisë. Sanksionet kundër kolonëve izraelitë në Bregun Perëndimor janë bllokuar deri tani nga Hungaria. Gjermania, nga ana tjetër, refuzon të pezullojë Marrëveshjen e Asociimit të BE-së ose marrëdhëniet tregtare me Izraelin.
    Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, tha se qëndrimi ndaj sanksioneve për të nuk ka shumicë mes anëtarëve “përcjell mesazhin se jemi të ndarë”.

    Top Channel

  • Gjermania, Franca dhe Britania planifikojnë të rivendosin sanksionet ndaj Iranit për shkak të armëve bërthamore

    Gjermania, Franca dhe Britania planifikojnë të rivendosin sanksionet ndaj Iranit për shkak të armëve bërthamore

    Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania po planifikojnë të rivendosin sanksionet e mbështetura nga OKB-ja ndaj Iranit për shkak të frikës se po zhvillon armë bërthamore, shkruajnë mediat e huaja.

    Tri vendet evropiane, të njohura si E3, po ndërmarrin kete hap pasi përpjekjet për të rinisur bisedimet diplomatike mbi programin bërthamor të Teheranit kanë ngecur.
    Irani këmbëngul se programi i tij bërthamor është për qëllime paqësore, por ka pasuruar uranium në nivele që tejkalojnë ato të kërkuara për energjinë bërthamore civile.

    Kjo është një shkelje e një marrëveshjeje të rënë dakord me vendet perëndimore në vitin 2015, kur një sërë sanksionesh u pezulluan.
    Megjithatë, E3 tani dëshiron të rivendosë ato sanksione, të cilat u vendosën me rezolutë të OKB-së.
    Ata i shkruan sekretarit të shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, duke e informuar atë për qëllimin e tyre dhe të enjten pasdite njoftuan OKB-në.
    Para se të zbatohen sanksionet, do të ketë një periudhë 30-ditore kur Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania shpresojnë se bisedimet mund të zhvillohen dhe Irani do të bjerë dakord të tërhiqet nga ambiciet e tij bërthamore.
    Rivendosja nuk është pritur mirë nga iranianët, me një zyrtar të lartë iranian që i tha Reuters se vendi “nuk do të lëshojë pe nën presion”.
    Ata thanë se bisedimet diplomatike do të vazhdojnë me E3 dhe Teherani do të vendosë për masat reciproke të Iranit nëse vendosen sanksionet.
    Zyrtari tha se Irani kishte përdorur “të gjitha kapacitetet e tij” për ta bindur E3 të mos ndërmerrte këtë hap.

  • GJND dënon sanksionet e SHBA-së: Një sulm flagrant ndaj pavarësisë sonë

    GJND dënon sanksionet e SHBA-së: Një sulm flagrant ndaj pavarësisë sonë

    Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJND) ka dënuar ashpër valën e fundit të sanksioneve të vendosura nga administrata amerikane kundër katër gjyqtarëve dhe zëvendësprokurorëve të saj.
    Në një deklaratë zyrtare, Gjykata i cilësoi sanksionet si “një sulm flagrant ndaj pavarësisë së një institucioni gjyqësor të paanshëm”.
    Sanksionet e reja, të njoftuara nga Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, targetojnë gjyqtarë nga Kanadaja dhe Franca, si dhe zëvendësprokurorë nga Fixhi dhe Senegali. Këto masa vijnë si shtesë e sanksioneve të mëparshme, duke thelluar më tej tensionet mes Uashingtonit dhe Gjykatës Ndërkombëtare.
    GJND theksoi se ajo vepron nën mandatin e 125 Shteteve Palë nga të gjitha rajonet dhe se puna e saj është e paanshme. Ky qëndrim i SHBA-së, e cila nuk e njeh Gjykatën, është shpjeguar nga zyrtarët amerikanë si një mbrojtje e sovranitetit kombëtar, ndërsa GJND e sheh si një pengesë për drejtësinë ndërkombëtare.

  • Rubio: Rusët e paguan me para në dorë karburantin në Alaska!

    Rubio: Rusët e paguan me para në dorë karburantin në Alaska!

    Edhe pse Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pati një takim miqësor me homologun e tij rus, Vladimir Putin, sanksionet kundër Rusisë mbeten në fuqi. SHBA-të gjithashtu po marrin pjesë në masat ndëshkuese. Ky fakt është bërë i ditur gjatë një interviste të Sekretarit Amerikan të Jashtëm, Marco Rubio.
    Në një intervistë për NBC, Rubio tha se Rusët po përballen me sanksione të ashpra dhe se asnjë e tillë nuk është hequr deri më tani.  Dhe meqenëse këto ndikojnë edhe në transaksionet e pagesave, delegacioni rus u detyrua të përdorte masa të pazakonta gjatë udhëtimit të tij në Alaska, sipas Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio.
    “Para së gjithash, rusët tashmë po përballen me pasoja shumë të rënda. Nuk ka asnjë sanksion të vetëm që është hequr. Asnjë. Dua të them, ata po përballen me të njëjtat sanksione që kanë qenë në fuqi. E gjithë mbështetja amerikane vazhdon për Ukrainën. Dhe në fund të fundit, nëse nuk do të jemi në gjendje të arrijmë një marrëveshje në asnjë moment, atëherë do të ketë pasoja – jo vetëm pasojat e vazhdimit të luftës, por edhe pasojat e vazhdimit të të gjitha atyre sanksioneve, dhe potencialisht edhe sanksione të reja përveç kësaj”, tha Marco Rubio, Sekretari Amerikan i Shtetit, shkruan A2 CNN.
    Rubio shtoi se sanksionet e reja nëse do të vendosjen nuk do ta detyrojnë Putin të ndalë luftën.
    “Nuk mendoj se sanksionet e reja ndaj Rusisë do ta detyrojnë atë të pranojë një armëpushim. Ata tashmë janë nën sanksione shumë të ashpra. Mendoj se nuk ka prova se më shumë sanksione bëjnë punë, sepse sanksionet duan muaj, dhe ndonjëherë vite, për të dhënë efekt”.
    Zyrtari i lartë amerikan tha më tej se sanksionet kanë ndikuar edhe në mënyrën e pagesës që po përdor Moska për udhëtimin e delegacioneve, shkruan A2 CNN.
    “Kur rusët zbarkuan në Alaska, ata u furnizuan me karburant. Ata duhej të ofronin të paguanin me para në dorë për të furnizuar aeroplanët e tyre sepse nuk mund ta përdorin sistemin tonë bankar. Ata përballen me pasoja çdo ditë. Por në fund të fundit, kjo nuk e ka ndryshuar drejtimin e kësaj lufte”, tha Rubio.
    Putin mbërriti në Alaska në fund të javës me disa aeroplanë nga Rusia për t’u takuar me Trump në një bazë ushtarake atje.

  • Samiti Trump–Putin në Alaskë/ SHBA pezullon përkohësisht disa sanksione ndaj Rusisë

    Samiti Trump–Putin në Alaskë/ SHBA pezullon përkohësisht disa sanksione ndaj Rusisë

    Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara njoftoi se nga 15 deri më 20 gusht 2025, të gjitha operacionet dhe aktivitetet e nevojshme për përgatitjen dhe zhvillimin e takimit mes presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut rus Vladimir Putin në Alaskë do të përjashtohen nga masat ndëshkuese dhe sanksionet ekonomike ekzistuese.

    Sipas deklaratës zyrtare, çdo veprim që zakonisht ndalohet nga sanksionet, por që lidhet drejtpërdrejt me organizimin e samitit mes dy qeverive, do të lejohet deri më 20 gusht. Qeveria amerikane theksoi se ky është një përjashtim i përkohshëm dhe i kufizuar, që nuk zbut apo heq sanksionet në përgjithësi, por synon të lehtësojë dialogun diplomatik.

    Samiti, i parashikuar të mbahet të premten, shihet si një mundësi për t’i dhënë fund luftës trevjeçare në Ukrainë. Më herët sot, Trump ka zhvilluar biseda me liderët evropianë dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për përgatitjet e takimit me Putinin.