Tag: sanksionet

  • Hungaria shpëton nga sanksionet e SHBA, do vijojë të furnizohet me naftën ruse. Trump: S’ka alternativa të tjera

    Hungaria shpëton nga sanksionet e SHBA, do vijojë të furnizohet me naftën ruse. Trump: S’ka alternativa të tjera

    Kryeministri hungarez, Viktor Orban, tha se vendi i tij ka përfituar përjashtim nga sanksionet amerikane sa i përket blerjes së energjisë ruse.
    Këto deklarata ai i bëri pas bisedimeve që zhvilloi me presidentin amerikan, Donald Trump, në mes të një bllokimi të përpjekjeve për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
    “Ne kemi marrë një përjashtim të plotë nga sanksionet për gazsjellësit TurkStream dhe Druzhba”, tha Orban nga Uashingtoni.

    Lidhur me këtë ende nuk kanë reaguar zyrtarët amerikanë. Megjithatë, më herët Trump tha se do ta shqyrtonte një gjë të tillë, duke pranuar se Hungaria ka opsione të kufizuara sa i përket importit të energjisë.
    “Po e shikojmë këtë sepse është shumë e vështirë për të që të sigurojë naftë dhe gaz nga zona të tjera.”
    Orban, që shpesh ka kritikuar Evropën për atë që e cilëson si qëndrim të ashpër ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës, tha se energjia ruse është jetike për Hungarinë. Ai shtoi se pozita gjeografike e Hungarisë e kufizon shtetin dhe e detyron që të blejë naftë ruse përmes naftësjellësit Druzhba, që kalon nëpër territorin e Ukrainës. Ndërprerja e qasjes do të kishte pasoja të rënda për hungarezët, tha Orban, duke shtuar se çështja nuk ka të bëjë me politikën.
    Gjatë takimit, Trump kritikoi shtetet e tjera evropiane për blerjen e energjisë ruse, duke sugjeruar se ato janë në një pozicion më të mirë se Hungaria, e cila në lindje kufizohet me Ukrainën e shkatërruar nga lufta.
    /vizionplus.tv

  • Trump pranon kërkesën e Orbanit: Sanksionet ndaj gazit rus për Hungarinë, hiqen për një vit

    Trump pranon kërkesën e Orbanit: Sanksionet ndaj gazit rus për Hungarinë, hiqen për një vit

    Pas takimit me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, Viktor Orbán pohoi triumfues përpara gazetarëve se kishte marrë prej kreut të shtetit amerikan premtimin se gazi dhe nafta ruse e përdorur prej vendit të tij, do të përjashtohen për një vit nga sanksionet.

    Marrëveshja është një fitore për kryeministrin hungarez, por edhe për vetë Trumpin, duke qenë se Budapesti është i angazhuar për një sërë investimesh në fushën e energjisë në SHBA.
    Presidenti amerikan e lavdëroi në mënyrë të përsëritur Orbanin gjatë takimit të tyre, duke lënë kështu mënjanë mosmarrëveshjet mbi fakti që Hungaria vazhdon të blejë naftë prej Moskës, e duke zgjedhur të fokusohej më tepër në ngjashmëritë që kanë axhendat e tyre të politikës së emigracionit.
    “Unë mendoj se krerët e tjerë europianë ata duhet ta respektojnë Hungarinë dhe ta respektojnë shumë këtë lider, sepse ai kishte të drejtë për emigracionin. Sepse shikoni se çfarë ndodhi në Europë: atje kanë vërshuar njerëz nga disa vende të cilat nuk i njohim fare”-shprehet Trump.
    Hungaria varet nga Rusia për 74% të gazit dhe 86% të naftës së saj, sipas të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar të vitit 2024. Por Trump u tregua menjëherë i hapur për t’i lejuar një përjashtim nga sanksionet amerikane për dy kompanitë e mëdha ruse të naftës që hyjnë në fuqi më 21 nëntor, duke argumentuar se Hungaria nuk ka dalje në det e nuk ka porte – prandaj ka vështirësi më të madhe në sigurimin e furnizimeve përmes rrugëve alternative.
    Më pas ai kritikoi vendet e tjera europiane pa i përmendur ato, që kanë dalje në det, por vazhdojnë të blejnë naftë dhe gaz rus. Veç bashkëpunimit në fushën e energjisë dhe të tregtisë temë e takimit ishte dhe lufta në Ukraine. Trump dhe Urban diskutuan edhe për samitin SHBA-Rusi. Muajin e kaluar Trump njoftoi se do të takohej me Presidentin rus Vladimir Putin në Budapest. Megjithatë takimi u shty pasi Rusia refuzoi një armëpushim.

    Top Channel

  • U takua me Trump/ SHBA heq sanksionet ndaj presidentit sirian Ahmed al-Sharaa

    U takua me Trump/ SHBA heq sanksionet ndaj presidentit sirian Ahmed al-Sharaa

    Shtetet e Bashkuara kanë hequr sanksionet ndaj presidentit sirian Ahmed al-Sharaa, një ditë pasi Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara bëri të njëjtën gjë përpara takimit të tij me Donald Trump javën e ardhshme. Sipas një njoftimi në faqen e internetit të departamentit të thesarit të SHBA-së, Shtetet e Bashkuara hoqën etiketimet si Terroristë Globalë të Caktuar Specialisht për al-Sharaa dhe ministrin e Brendshëm të Sirisë, Anas Khattab.
    Vizita e Al-Sharaa në Shtëpinë e Bardhë të hënën do të jetë një vizitë historike e para nga një president sirian dhe do të jetë takimi i tij i dytë me Trump. Përpara takimit të tyre të parë në maj, i pari midis një presidenti amerikan dhe një siriani për 25 vjet, Trump njoftoi një ndryshim të madh në politikën amerikane kur tha se do të hiqte sanksionet amerikane ndaj Sirisë.
    “Mendoj se ai po bën një punë shumë të mirë”, tha Trump dje për udhëheqësin sirian.
    “Është një lagje e vështirë dhe ai është një djalë i ashpër, por unë kam shkuar shumë mirë me të. Dhe është bërë shumë përparim me Sirinë. Ne i hoqëm sanksionet Sirisë në mënyrë që t’i jepnim një shans për të luftuar”, shtoi ai.

  • SHBA-ja heq sanksionet ndaj presidentit sirian Ahmed al-Sharaa përpara takimit me Trump të hënën

    SHBA-ja heq sanksionet ndaj presidentit sirian Ahmed al-Sharaa përpara takimit me Trump të hënën

    Shtetet e Bashkuara kanë hequr sanksionet ndaj presidentit sirian Ahmed al-Sharaa, një ditë pasi Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara bëri të njëjtën gjë përpara takimit të tij me Donald Trump javën e ardhshme.

    Sipas një njoftimi në faqen e internetit të departamentit të thesarit të SHBA-së, Shtetet e Bashkuara hoqën etiketimet si Terroristë Globalë të Caktuar Specialisht për al-Sharaa dhe ministrin e Brendshëm të Sirisë, Anas Khattab.Vizita e Al-Sharaa në Shtëpinë e Bardhë të hënën do të jetë një vizitë historike e para nga një president sirian dhe do të jetë takimi i tij i dytë me Trump. Përpara takimit të tyre të parë në maj – i pari midis një presidenti amerikan dhe një siriani për 25 vjet – Trump njoftoi një ndryshim të madh në politikën amerikane kur tha se do të hiqte sanksionet amerikane ndaj Sirisë.
    “Mendoj se ai po bën një punë shumë të mirë”, tha Trump dje për udhëheqësin sirian. “Është një lagje e vështirë dhe ai është një djalë i ashpër, por unë kam shkuar shumë mirë me të. Dhe është bërë shumë përparim me Sirinë.”“Ne i hoqëm sanksionet Sirisë në mënyrë që t’i jepnim një shans për të luftuar”, shtoi ai.

    Top Channel

  • Bullgaria do i kërkojë presidentit Trump përjashtimin nga sanksionet mbi naftën ruse: 80% e karburantit të vendit në rrezik!

    Bullgaria do i kërkojë presidentit Trump përjashtimin nga sanksionet mbi naftën ruse: 80% e karburantit të vendit në rrezik!

    Bullgaria kërkon përjashtim nga sanksionet e Trumpit mbi naftën ruse, duke deklaruar se 80% e karburantit të vendit është në rrezik.

    Autoritetet po shqyrtojnë mundësinë e kërkimit të një përjashtimi nga sanksionet e reja të SHBA-së kundër kompanisë më të madhe private të naftës në Rusi, raportoi ‘Politico’, duke cituar dy persona të njohur me çështjen, pasi qeveria e vendit ballkanik ka frikë se masat do të shkaktojnë mungesa të mëdha karburanti dhe reagime të ashpra publike.

    Donald Trump njoftoi sanksione javën e kaluar kundër dy prodhuesve më të mëdhenj të naftës në Rusi, Rosneft dhe Lukoil, duke bërë që disa vende të BE-së ku operojnë kompanitë (si Hungaria) të kërkojnë përjashtime.

    Bullgaria është shtëpia e rafinerisë masive të Lukoil në Burgas, e cila furnizon deri në 80 për qind të karburantit të vendit. Kompania historikisht ka ushtruar ndikim të madh ekonomik në vendin ballkanik dhe objekti është lidhur në të kaluarën me shfrytëzimin e boshllëqeve në sanksionet e BE-së.

    Tani, qeveria bullgare po i kërkon Uashingtonit udhëzime se si të veprojë nëse dëshiron të kërkojë një zgjatje të sanksioneve përtej datës së fillimit të tyre më 21 nëntor, sipas njerëzve të informuar mbi këtë çështje që folën në kushte anonimiteti për të diskutuar çështje të ndjeshme.

    Qeveria është e shqetësuar se sanksionet mund ta detyrojnë rafinerinë të mbyllet ndërsa bankat tërhiqen nga objekti, thanë njerëzit, duke shkaktuar mungesa të përhapura të karburantit dhe protesta.

    Sofia argumenton se kjo mund të përshpejtojë rënien e qeverisë, thanë burimet, duke rritur mbështetjen për Presidentin bullgar Rumen Radev, një figurë që konsiderohet nga disa si pro-ruse dhe që ka hedhur idenë e krijimit të një partie të re politike.

  • Mbretëria e Bashkuar: Dodik dhe Cvijanoviq mbeten nën sanksione

    Mbretëria e Bashkuar: Dodik dhe Cvijanoviq mbeten nën sanksione

    Millorad Dodik dhe Zhelka Cvijanoviq mbeten nën sanksionet e Mbretërisë së Bashkuar.
    Kështu thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Jashtme britanike dërguar Radios Evropa e Lirë, në pyetjen nëse ky shtet do t’i heqë sanksionet ndaj kryetarit të Aleancës së Social Demokratëve të Pavarur dhe anëtares Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës.
    Përgjigja e Mbretërisë së Bashkuar vjen një ditë pasi Zyra për Kontrollin e Pasurive të Huaja e Departamentit amerikan të Thesarit (OFAC), i hoqi nga lista e sanksioneve Dodikun, Cvijanoviqin, si dhe 48 anëtarë të tjerë të familjes së Dodikut, kompanitë e tyre dhe bashkëpunëtorët e afërt.
    Në përgjigjen e Ministrisë së Jashtme thuhet se regjimi i sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar mundëson vendosjen e sanksioneve ndaj atyre që minojnë ose rrezikojnë sovranitetin, integritetin territorial, subjektivitetin ndërkombëtar ose rendin kushtetues të Bosnjë dhe Hercegovinës.
    “Millorad Dodik dhe Zhelka Cvijanoviq vazhdojnë të jenë nën sanksione për shkak të veprimeve të tilla. Sanksionet kanë qëllimin e tyre. Shpresojmë që Dodik dhe Cvijanoviq do të ndryshojnë kursin e tyre të deritanishëm dhe do të tregojnë përkushtim thelbësor ndaj respektimit të Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit dhe institucioneve shtetërore të Bosnjë dhe Hercegovinës”, thuhet në përgjigjen për REL-in.
    Më 11 prill 2022, Mbretëria e Bashkuar njoftoi për vendosjen e sanksioneve ndaj Millorad Dodikut dhe Zhelka Cvijanoviqit për shkak të, siç u tha, përpjekjeve të tyre për të minuar legjitimitetin dhe funksionalitetin e shtetit të Bosnjë dhe Hercegovinës.
    Sanksionet, që përfshijnë ndalimin e udhëtimit dhe ngrirjen e pasurive, ishin të parat në kuadër të regjimit britanik të sanksioneve për Bosnjë dhe Hercegovinën, u tha atëbotë nga Qeveria britanike, ku u theksua se ato “nuk janë sanksione kundër Republikës Sërpska dhe as kundër qytetarëve të saj”.
    Sanksionet britanike nënkuptojnë se Dodik dhe Cvijanoviq nuk mund të udhëtojnë në Mbretërinë e Bashkuar dhe as të përdorin apo të kenë qasje në ndonjë pasuri që mund të zotërojnë në territorin e Mbretërisë së Bashkuar.
    Siç thuhet në vendimin e autoriteteve britanike, “të inkurajuar nga përpjekjet ruse për të minuar sistemin ndërkombëtar”, Dodik dhe Cvijanoviq kanë shfrytëzuar pozitat e tyre të pushtetit për të shtyrë përpara një shkëputje de facto të Republikës Sërpska – njërës prej dy njësive përbërëse të Bosnjë dhe Hercegovinës – gjë që është drejtpërdrejt në kundërshtim me Kushtetutën e shtetit.
    “Millorad Dodik ka ndërmarrë veprime për ta shkëputur Republikën Sërpska nga institucionet kyç shtetërore, duke përdorur retorikë përçarëse, të rrezikshme dhe nacionaliste, duke cenuar paqen e brendshme dhe rajonale dhe duke nxitur urrejtje etnike e mohimin e gjenocidit”.
    “Ndërkaq, në tetor të vitit 2021, Zhelka Cvijanoviq e ka përdorur postin e saj për të paraqitur në Republikën Sërpska projektligje që synonin të transferonin kompetencat shtetërore në nivelin e entitetit. Cvijanoviq ka lavdëruar publikisht kriminelë lufte dhe ka mohuar gjenocidin në Srebrenicë”, thuhet në dokumentin e Qeverisë britanike.
    Në kohën kur u vendosën sanksionet, Dodik ishte anëtar i Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, ndërsa Cvijanoviq presidente e Republikës Sërpska.

  • Mbretëria e Bashkuar: Dodik dhe Cvijanoviç mbeten nën sanksione

    Mbretëria e Bashkuar: Dodik dhe Cvijanoviç mbeten nën sanksione

    Millorad Dodik dhe Zhelka Cvijanoviq mbeten nën sanksionet e Mbretërisë së Bashkuar.

    Kështu thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Jashtme britanike dërguar Radios Evropa e Lirë, në pyetjen nëse ky shtet do t’i heqë sanksionet ndaj kryetarit të Aleancës së Social Demokratëve të Pavarur dhe anëtares Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës.

    Përgjigja e Mbretërisë së Bashkuar vjen një ditë pasi Zyra për Kontrollin e Pasurive të Huaja e Departamentit amerikan të Thesarit (OFAC), i hoqi nga lista e sanksioneve Dodikun, Cvijanoviqin, si dhe 48 anëtarë të tjerë të familjes së Dodikut, kompanitë e tyre dhe bashkëpunëtorët e afërt.

    Në përgjigjen e Ministrisë së Jashtme thuhet se regjimi i sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar mundëson vendosjen e sanksioneve ndaj atyre që minojnë ose rrezikojnë sovranitetin, integritetin territorial, subjektivitetin ndërkombëtar ose rendin kushtetues të Bosnjë dhe Hercegovinës.

    “Millorad Dodik dhe Zhelka Cvijanoviq vazhdojnë të jenë nën sanksione për shkak të veprimeve të tilla. Sanksionet kanë qëllimin e tyre. Shpresojmë që Dodik dhe Cvijanoviq do të ndryshojnë kursin e tyre të deritanishëm dhe do të tregojnë përkushtim thelbësor ndaj respektimit të Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit dhe institucioneve shtetërore të Bosnjë dhe Hercegovinës”, thuhet në përgjigjen për REL-in.

    Më 11 prill 2022, Mbretëria e Bashkuar njoftoi për vendosjen e sanksioneve ndaj Millorad Dodikut dhe Zhelka Cvijanoviqit për shkak të, siç u tha, përpjekjeve të tyre për të minuar legjitimitetin dhe funksionalitetin e shtetit të Bosnjë dhe Hercegovinës.

    Sanksionet, që përfshijnë ndalimin e udhëtimit dhe ngrirjen e pasurive, ishin të parat në kuadër të regjimit britanik të sanksioneve për Bosnjë dhe Hercegovinën, u tha atëbotë nga Qeveria britanike, ku u theksua se ato “nuk janë sanksione kundër Republikës Sërpska dhe as kundër qytetarëve të saj”.

    Sanksionet britanike nënkuptojnë se Dodik dhe Cvijanoviq nuk mund të udhëtojnë në Mbretërinë e Bashkuar dhe as të përdorin apo të kenë qasje në ndonjë pasuri që mund të zotërojnë në territorin e Mbretërisë së Bashkuar.

    Siç thuhet në vendimin e autoriteteve britanike, “të inkurajuar nga përpjekjet ruse për të minuar sistemin ndërkombëtar”, Dodik dhe Cvijanoviq kanë shfrytëzuar pozitat e tyre të pushtetit për të shtyrë përpara një shkëputje de facto të Republikës Sërpska – njërës prej dy njësive përbërëse të Bosnjë dhe Hercegovinës – gjë që është drejtpërdrejt në kundërshtim me Kushtetutën e shtetit.

    “Millorad Dodik ka ndërmarrë veprime për ta shkëputur Republikën Sërpska nga institucionet kyç shtetërore, duke përdorur retorikë përçarëse, të rrezikshme dhe nacionaliste, duke cenuar paqen e brendshme dhe rajonale dhe duke nxitur urrejtje etnike e mohimin e gjenocidit”.

    “Ndërkaq, në tetor të vitit 2021, Zhelka Cvijanoviq e ka përdorur postin e saj për të paraqitur në Republikën Sërpska projektligje që synonin të transferonin kompetencat shtetërore në nivelin e entitetit. Cvijanoviq ka lavdëruar publikisht kriminelë lufte dhe ka mohuar gjenocidin në Srebrenicë”, thuhet në dokumentin e Qeverisë britanike.

    Në kohën kur u vendosën sanksionet, Dodik ishte anëtar i Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, ndërsa Cvijanoviq presidente e Republikës Sërpska./ REL.

  • Sanksionet amerikane, Vuçiç “i lutet”: Mos na ndëshkoni sërish, nuk jam komunist

    Sanksionet amerikane, Vuçiç “i lutet”: Mos na ndëshkoni sërish, nuk jam komunist

    Sanksionet amerikane kanë tronditur presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. Gjatë një vizite zyrtare në Uzbekistan, Vuçiç tha se e ka kuptuar tashmë mesazhin e qartë nga Shtetet e Bashkuara dhe shtoi se nuk është gati të bëjë asnjë kompromis për industrinë e naftës NIS, shumica në pronësi të Rusisë. “Imagjinoni mua duke dalë dhe duke thënë se po i kërkojmë qeverisë amerikane të bëjë këtë dhe atë… Faleminderit shumë, partnerë të dashur, për të gjitha këto. Meqenëse jetojmë në një botë realiteti, jo drejtësie, është e imja të them se e kuptuam atë mesazh. Unë nuk mashtrova askënd dhe thashë se amerikanët do të ishin të palëkundur. Ata donin të më bënin të thoja ‘shpëtuam edhe një muaj tjetër’ dhe se “patjetër që do të shtetëzonim pronën ruse’.
    Thashë se nuk jam komunist, nuk jam fashist, nuk kam marrë asgjë nga askush”, tha Vuçiç. Ai vazhdoi me propagandën e tij se qytetarët në Serbi do të kenë një dimër të vështirë dhe të ftohtë, teksa u vetëshpall si herë duke garantuar se do t’i mbrojë ata. Vuçiç la të kuptohet se Amerika mund t’i vendosë sanksione të tjera Serbisë. “U kërkoj partnerëve tanë amerikanë të mos vendosin sanksione dytësore ndaj institucioneve tona financiare. Të na lënë kohë deri në mesin e dhjetorit për të zgjidhur të gjitha problemet tona dhe pastaj të na njoftojnë të paktën shtatë ditë më parë, për të siguruar një jetë të sigurt për bankat tona,” tha ai. Presidenti serb gjithashtu theksoi se nuk do të lejojë që këto presione të dëmtojnë stabilitetin ekonomik të vendit. Ai bëri të qartë se çdo përpjekje për të detyruar Serbinë të ndryshojë kursin e saj do të përballet me kundërshtim të fortë. Vuçiç u shpreh se Serbia do të vazhdojë të mbrojë interesat e saj kombëtare, pavarësisht kërcënimeve dhe sanksioneve.
     

  • “Mos na ndëshkoni sërish, s’jam komunist”, Vuçiç i lutet SHBA-ve për sanksionet: E morëm mesazhin

    “Mos na ndëshkoni sërish, s’jam komunist”, Vuçiç i lutet SHBA-ve për sanksionet: E morëm mesazhin

    Sanksionet amerikane kanë tronditur presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. Këtë e konfirmoi vetë ai gjatë një vizite zyrtare në Uzbekistan, ku tha se e ka kuptuar tashmë mesazhin e qartë nga Shtetet e Bashkuara. Vuçiç shtoi se nuk është gati të bëjë asnjë kompromis për industrinë e naftës NIS, shumica në pronësi të Rusisë.
    “Imagjinoni mua duke dalë dhe duke thënë se po i kërkojmë qeverisë amerikane të bëjë këtë dhe atë… Faleminderit shumë, partnerë të dashur, për të gjitha këto. Meqenëse jetojmë në një botë realiteti, jo drejtësie, është e imja të them se e kuptuam atë mesazh. Unë nuk mashtrova askënd dhe thashë se amerikanët do të ishin të palëkundur. Ata donin të më bënin të thoja ‘shpëtuam edhe një muaj tjetër’ dhe se “patjetër që do të shtetëzonim pronën ruse’. Thashë se nuk jam komunist, nuk jam fashist, nuk kam marrë asgjë nga askush”, tha Vuçiç.
    Sërish vazhdoi me propagandën e tij se qytetarët në serbi do të kenë një dimër të vështirë dhe të ftohtë, teksa u vetëshpall si herë duke garantuar se do t’i mbrojë ata. Vuçiç la të kuptohet se Amerika mund t’i vendosë sanksione të tjera Serbisë, shkruan A2 CNN.
    “U kërkoj partnerëve tanë amerikanë të mos vendosin sanksione dytësore ndaj institucioneve tona financiare. Të na lënë kohë deri në mesin e dhjetorit për të zgjidhur të gjitha problemet tona dhe pastaj të na njoftojnë të paktën shtatë ditë më parë, për të siguruar një jetë të sigurt për bankat tona”.
    Është e paqartë pse do të vendoseshin sanksione të reja shtesë. Por dy janë pistat për këtë: e para ka të bëjë me goditjen e vendeve që i mundësojnë Rusisë të anashkalojë sanksionet e perëndimit dhe të furnizojë makinerinë e luftës të Putinit në Ukrainë, ndërsa e dyta me parandalimin e luftrave përmes presionit ekonomik, që përkthehet në frenimin e ndonjë agresioni kundër Kosovës.

  • Sanksionet e SHBA-së/ Vijnë frytet e para – Gjigandi energjitik rus, Lukoil do të shesë asetet e huaja

    Një nga perandoritë më të mëdha industriale të Rusisë do të heqë dorë nga operacionet e saj ndërkombëtare pasi u shënjestrua nga sanksionet e ashpra të SHBA-së, ndërsa Presidenti Donald Trump rrit përpjekjet për të detyruar Kremlinin të përfundojë luftën në Ukrainë.

    Në një deklaratë të hënën në mbrëmje, gjigandi i energjisë me seli në Moskë, Lukoil, konfirmoi se kishte filluar të kërkonte blerës për sipërmarrjet e tij të huaja.

    Vendimi, tha ajo, ishte marrë “për shkak të futjes së masave kufizuese kundër Kompanisë dhe degëve të saj nga disa shtete”, duke e detyruar atë të njoftonte “qëllimin e saj për të shitur asetet e saj ndërkombëtare”.

    Një ish-ekzekutiv i Lukoil, të cilit iu dha anonimiteti për të folur lirisht, tha se ky veprim mund të rezultojë në një rënie të të ardhurave dhe fitimeve të kompanisë me “rreth 30 përqind”, pasi ajo detyrohet të shesë tre rafineri dhe rreth gjysmën e rreth 5,000 stacioneve të saj të benzinës në të gjithë botën.

    “Lukoil ka mbaruar”, i thanë ata POLITICO-s. 

    Ky veprim vjen disa ditë pasi SHBA-të futën në listën e zezë Lukoil, si dhe firmën e naftës dhe gazit Rosneft, në një paketë surprizë sanksionesh, që thanë se ishte “rezultat i mungesës së angazhimit serioz të Rusisë ndaj një procesi paqeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë”.

    “Duke pasur parasysh refuzimin e [Presidentit rus Vladimir] Putin për t’i dhënë fund kësaj lufte të pakuptimtë, Thesari po vendos sanksione ndaj dy kompanive më të mëdha të naftës në Rusi që financojnë makinën e luftës së Kremlinit”, tha Sekretari i Thesarit Scott Bessent në atë kohë. “Ne i inkurajojmë aleatët tanë të bashkohen me ne dhe t’u përmbahen këtyre sanksioneve.”

    Zyra Amerikane e Kontrollit të Aseteve të Huaja ka vendosur një afat deri më 21 nëntor që kompania të mbyllë bizneset e saj jashtë vendit ose të përballet me penalitete të rënda. Lukoil tha në deklaratën e saj të hënën se do t’i përmbushë kërkesat dhe do të kërkojë një zgjatje nëse është e nevojshme për të lehtësuar shitjen.

    Këto kufizime nënkuptojnë se kompanitë e prekura do të duhet të shesin operacionet e tyre evropiane dhe të ndalojnë furnizimin me naftë për blerësit e tyre të mbetur në kontinent , duke hapur mundësinë e ndëshkimeve ligjore për çdo firmë që ende merret me to. Rosneft dhe Lukoil përbëjnë rreth dy të tretat e 4.4 milionë fuçive të naftës bruto të eksportuara nga Rusia çdo ditë.

    Ndërsa masat janë mirëpritur gjerësisht nga udhëheqësit evropianë, një numër i vogël vendesh, përfshirë Hungarinë, po kërkojnë përjashtime ose kohë shtesë për të zbatuar sanksionet.

    Kryeministri hungarez Viktor Orbán, i cili është përpjekur të thellojë varësinë e vendit të tij nga eksportet ruse të energjisë, do të vizitojë SHBA-në javën e ardhshme për të siguruar një trajtim të veçantë për të vazhduar pagesën e Moskës për naftën./ Politico.