Presidenti i SHBA-së, Trump, ka shprehur dyshime nëse udhëheqësi i Kremlinit, Putin, e ka vërtet seriozisht lidhur me përfundimin e luftës. Ndoshta duhen vendosur sanksione.
Pas një takimi me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenski, Presidenti i SHBA-së Donald Trump nisi të përdorë papritmas një ton më të ashpër ndaj Presidentit rus Vladimir Putin. Në platformën e tij online Truth Social, Trumpi madje e kërcënoi Rusinë me sanksione.
Sulmet e fundit të raketave ruse mbi zonat civile në Ukrainë e bënë atë të besonte se shefi i Kremlinit nuk ishte i interesuar t’i jepte fund luftës. Trump shkroi se po vdesin shumë njerëz dhe “kjo më bën të mendoj se ndoshta ai nuk dëshiron fare ta përfundojë luftën, por thjesht dëshiron të më mbajë zvarrë mua. Po ashtu ndaj tij duhet vepruar ndryshe p.sh. në ‘sektorin bankar’ apo me ‘sanksione dytësore’?”
Zelenski: Takim simbolik
Trumpi dhe Zelenski u takuan në Romë gjatë ceremonive mortore për Papa Françeskun. Shtëpia e Bardhë e quajti takimin si “shumë produktiv”. Edhe Zelenski e quajti takimin simbolik dhe u shpreh pozitivisht pas tij.
“Ne patëm mundësi të diskutonim kokë më kokë. Shpresojmë për një rezultat nga gjërat që diskutuam.” Këto përfshinin mbrojtjen e jetës së popullsisë ukrainase, “një armëpushim të plotë dhe pa kushte” dhe “një paqe të besueshme dhe të qëndrueshme”.
Biseda thuhet se kishte zgjatur rreth 15 minuta. Presidenti ukrainas kishte njoftuar më parë në një videomesazh se do të zhvillonte në Romë edhe disa takime që kanë si synim të çojnë në armëpushim./DW
Tag: sanksione
-

Trumpi dyshon në dëshirën e Putinit për paqe
-

Rusia vendos sanksione ndaj 15 deputetëve britanikë, kërkuan që fondet e sekuestruara të Moskës të financojnë luftën në Ukrainë
Rusia vendos sanksione ndaj 15 deputetëve dhe gjashtë anëtarëve të Dhomës së Lordëve, duke i ndaluar ata të hyjnë në vend për shkak të asaj që e quajti “deklarata armiqësore dhe akuza të pabazuara” ndaj Moskës.
Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë publikoi një deklaratë të mërkurën, duke akuzuar Mbretërinë e Bashkuar për “fabrikim të narrativave anti-ruse” dhe përpjekje për ta “demonizuar” vendin.
Ministria njoftoi sanksione ndaj 21 politikanëve britanikë nga spektri i gjerë politik, duke vënë në shënjestër parlamentarë që kanë kërkuar që pasuritë ruse të ngrira të konfiskohen dhe të përdoren për të financuar përpjekjet e Ukrainës në luftë.
Ndër të sanksionuarit janë deputetët laburistë Phil Brickell, Jeevun Sandher, Johanna Baxter dhe Blair McDougall, si dhe përfaqësuesit e Liberal Demokratëve Alistair Carmichael, Chris Coghlan, Helen Maguire dhe James MacCleary.
Stephen Gethins nga Partia Kombëtare Skoceze dhe Jim Shannon nga Partia Unioniste Demokratike ishin gjithashtu në listë.Top Channel
-

SHBA njofton sanksione të reja kundër sektorit energjetik iranian
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione të reja, që shënjestrojnë manjatin iranian të gazit të lëngshëm të naftës, Seyed Asadoollah Emamjomeh dhe rrjetin e tij të korporatës, tha dje në mbrëmje Departamenti Amerikan i Thesarit, mes bisedimeve të vazhdueshme me Teheranin mbi programin e tij bërthamor, sipas “Reuters”.
“Rrjeti i Emamjomeh është përgjegjës për dërgimin e LNG-së dhe naftës së papërpunuar iraniane – me vlerë qindra miliona dollarë në tregjet e huaja”, tha Departamenti i Thesarit në një deklaratë.
“Të dy produktet janë një burim kryesor i të ardhurave për Iranin, që ndihmojnë në financimin e programeve të tij bërthamore dhe të avancuara të armëve konvencionale, si dhe grupet rajonale të përfaqësuesit, duke përfshirë Hezbollahun, rebelët Houthi të Jemenit dhe grupin terrorist palestinez Hamas”, thuhet në deklaratë. -

Ukraina vendos sanksione ndaj tre kompanive kineze
Ukraina ka vendosur sanksione ndaj tre kompanive kineze. Kjo vjen pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka akuzuar Kinën për furnizim të Rusisë me armë.Ndërkohë Ministria e Jashtme e Kinës më herët të premten i ka mohuar akuzat e presidentit Zelensky si të pabaza. Administrata e Zelenskyt të premten publikoi një listë të përditësuar të entiteteve të sanksionuara. Lista, që po ashtu përfshinë kompani ruse, ka përfshirë edhe tre kompani të reja që janë të regjistruara në Kinë.
Nuk ka detaje se pse ato janë shtuar në listën e sanksioneve, që i ndalon kompanitë të zhvillojnë tregti në Ukrainë dhe i ngrin të gjitha asetet e tyre aty. -

Celibashi paralajmëron emigrantët: Ata që shesin votën përballen me sanksione të rënda penale
Në një konferencë me gazetarët, kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka paralajmëruar ata emigrantë që duan të shesin apo të blejnë votën se do të shoqërohen me sanksione të rënda penale, që do të thotë nga 3 deri në 5 vite burg.
“Nëse votuesit duan ta shesin, blejnë apo tregojnë, është çështje e tyre. Do të thotë se kanë llogaritur edhe pasojat penale. Nëse një fenomen i tillë ndodh, ai shoqërohet me sanksione penale të rënda, deri në 3, 4 apo 5 vite burgim,” tha Celibashi.
Celibashi tha se vendosja e të dhënave personale, konkretisht numri i tyre i telefonit dhe adresa e e-mailit nuk përbëjnë një problem ligjor por është një dobi për shërbimin postar, por edhe për vet emigrantët votues.
“Duke parë që e përmisojnë procesin e shpërndarjes, për asnjë aryse ne nuk shikojmë problem ligjor në radhë të parë, por nuk shikojmë risk të shtuar nga sa më parë mund të ketë patur risk për rrjedhën e këtyre të dhënave, pra të numrit të telefonit dhe adresës së e-mail”, tha Celibashi. -

Serbi/ Drejtori i BIA-s vendoset nën sanksione, i ndalohet hyrja në çdo vend të Bashkimit Evropian
Drejtor i Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit (BIA) serb Aleksandar Vulin thotë se Bashkimi Evropian ka vendosur sanksione ndaj tij, duke i ndaluar hyrjen në vendet e BE-së.
“Nuk kishte asnjë polemikë mbi të vërtetën që thashë. Ata thjesht bënë disa komente për mua personalisht, zhvilluan një takim në nivelin më të lartë të ministrive të jashtme të vendeve të tyre dhe vendosën të më ndalojnë hyrjen në vendet e BE-së.
Në një takim të grupit të punës të Këshillit të BE-së për Partneritetin Lindor, Komisioneri i Punëve të Jashtme i Komisionit Evropian, propozoi vendosjen e sanksioneve për shkak të “veprimeve destabilizuese ruse”, shtoi ai.
Vulin gjithashtu deklaroi se ai “nuk e dinte se nuk ishte informuar, por se e dinte se çfarë propozohej”.
Kujtojmë se Vulin është nën sanksione edhe nga Shtetet e Bashkuara, më konkretisht nga Departamenti amerikan i Thesarit që ka deklaruar se Vulini përdori pozitat e tij publike për të mbështetur Rusinë. -

CDU dhe SPD do të kërkojnë sanksione për vendet anëtare që shkelin parimet themelore të BE-së
Edhe pse nuk përmendet në mënyrë specifike, Hungaria e Orbanit është në ‘radarët’ e partnerëve të ardhshëm të qeverisë së re gjermane, raporton artikulli i Politico.
Partnerët e ardhshëm të qeverisë gjermane, Unioni Kristian Demokrat (CDU/CSU) dhe Partia Social Demokratike (SPD), do të kërkojnë të ndalojnë fondet dhe të pezullojnë të drejtat e votës për vendet anëtare të Bashkimit Evropian që shkelin rregullat, si ato që lidhen me shtetin e së drejtës.
Sipas një raporti të Politico, si pjesë e negociatave për marrëveshjen e tyre programore, partnerët bien dakord t’i kërkojnë BE-së të vendosë sanksione ndaj shteteve anëtare që shkelin parimet themelore, siç është sundimi i ligjit.
Hungaria e Viktor Orbanit është në shënjestër, megjithëse emri i saj nuk përmendet, sqaron botimi. Megjithatë, konsiderohet se “drafti i referohet qartë shkelësit më të keq të BE-së, i cili prej vitesh është akuzuar për shpërfilljen e rregullave demokratike, kufizimin e lirisë së shtypit dhe pavarësisë së gjyqtarëve”.
“Mjetet mbrojtëse ekzistuese, nga procedurat e shkeljes dhe mbajtja e fondeve të BE-së deri te pezullimi i të drejtave të tilla si vota, duhet të jenë shumë më konsistente se më parë,” thuhet në një draft të marrëveshjes programore të partnerëve të mundshëm, raporton revista.
Ai gjithashtu vë në dukje se qeveria e ardhshme gjermane “dëshiron të kërkojë zgjerimin e votimit të shumicës së cilësuar në Këshillin e BE-së, veçanërisht për disa çështje të politikës së jashtme dhe politikës së sigurisë, si vendosja e sanksioneve”. Kjo, sqarohet, do të lejonte marrjen e vendimeve përkatëse pa pëlqimin e Hungarisë.Top Channel