Sandro Mugnai, një zejtar 56-vjeçar nga San Polo (Arezzo), i cili në vitin 2023 qëlloi dhe vrau fqinjin e tij, Gëzim Dodoli, pasi shqiptari kishte tentuar t’i shembte shtëpinë me ekskavator, u lirua plotësisht nga akuzat “sepse akti nuk përbën krim”.
Vendimi u dha pasditen e djeshme, më 5 dhjetor, ku prokurorja Laura Taddei në seancë e fundit dëgjimore kishte kërkuar një riklasifikim të akuzës nga vrasje me dashje në “mbrojtje të tepruar nga vetëmbrojtja”, duke kërkuar një dënim me katër vjet burg.
Dy vjet pas vrasjes, Gjykata e Krimeve të Rënda e Arezzos vendosi që akti nuk përbënte krim.
“Tani do të përpiqem të gjej qetësi shpirtërore”, komentoi Sandro Mugnai. “Jam i kënaqur me këtë vendim, por për mua, nuk ka asgjë për të festuar. Sepse një person është i vdekur.”
Francesca Cotani, avokatja e palës së viktimë, tha se: “Nëse e pranojmë argumentin e vendimit, duke filluar nga nesër, nëse dikush më prish makinën, unë mund të dal në dritare dhe ta qëlloj.”
“Të tre të shtënat u qëlluan pasi ekskavatori kishte ndalur dhe ndryshuar drejtimin. Mugnai e pranoi sfidën dhe qëlloi”, shtoi ajo.
Ngjarja ndodhi më 2023 për shkak të marrëdhënieve të tensionuara fqinjësore midis autorit dhe viktimës. Mbrëmjen e 5 janarit, Gëzim Dodoli shkatërroi me ekskavator fillimisht makinat e parkuara përpara shtëpisë së Sandro Mugnai në San Polo, një fshat i vogël i Arezzos, dhe më pas duke goditur drejtpërdrejt muret e shtëpisë ku 56-vjeçari po darkonte me familjen e tij. Më pas, Mugnai mori pushkën dhe qëlloi fillimisht një herë në ajër, pastaj katër herë të tjera drejt fqinjit që drejtonte ekskavatorin, duke e vrarë atë.
Tag: sandro
-

“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata
-

Tentoi t’i shkatërronte banesën me ekskavator, lirohet nga akuzat italiani që vrau me pushkë fqinjin e tij shqiptar
Sandro Mugnai, një zejtar 56-vjeçar nga San Polo (Arezzo), i cili në vitin 2023 qëlloi dhe vrau fqinjin e tij, Gëzim Dodoli, pasi shqiptari kishte tentuar t’i shembte shtëpinë me ekskavator, u lirua plotësisht nga akuzat “sepse akti nuk përbën krim”.
Vendimi u dha pasditen e djeshme, më 5 dhjetor, ku prokurorja Laura Taddei në seancë e fundit dëgjimore kishte kërkuar një riklasifikim të akuzës nga vrasje me dashje në “mbrojtje të tepruar nga vetëmbrojtja”, duke kërkuar një dënim me katër vjet burg.
Dy vjet pas vrasjes, Gjykata e Krimeve të Rënda e Arezzos vendosi që akti nuk përbënte krim.
“Tani do të përpiqem të gjej qetësi shpirtërore”, komentoi Sandro Mugnai. “Jam i kënaqur me këtë vendim, por për mua, nuk ka asgjë për të festuar. Sepse një person është i vdekur.”
Francesca Cotani, avokatja e palës së viktimë, tha se: “Nëse e pranojmë argumentin e vendimit, duke filluar nga nesër, nëse dikush më prish makinën, unë mund të dal në dritare dhe ta qëlloj.”
“Të tre të shtënat u qëlluan pasi ekskavatori kishte ndalur dhe ndryshuar drejtimin. Mugnai e pranoi sfidën dhe qëlloi”, shtoi ajo.
Ngjarja ndodhi më 2023 për shkak të marrëdhënieve të tensionuara fqinjësore midis autorit dhe viktimës.
Mbrëmjen e 5 janarit, Gëzim Dodoli shkatërroi me ekskavator fillimisht makinat e parkuara përpara shtëpisë së Sandro Mugnai në San Polo, një fshat i vogël i Arezzos, dhe më pas duke goditur drejtpërdrejt muret e shtëpisë ku 56-vjeçari po darkonte me familjen e tij.
Më pas, Mugnai mori pushkën dhe qëlloi fillimisht një herë në ajër, pastaj katër herë të tjera drejt fqinjit që drejtonte ekskavatorin, duke e vrarë atë.
-

Juventus me plan special për rikthimin e Sandro Tonali në Serie A
12 Tetor 2025
20:24
Telesport
Prej kohësh, Juventus është vënë në ndjekje të Sandro Tonali-t. Bardhezinjtë do të tentojnë rikthimin e mesfushorit italian në Serie A dhe për ta bërë realitet këtë gjë, kanë një plan special.
Duke qenë se Tonali është një lojtar shumë i rëndësishëm për Newcastle, Juventus po përgatit një propozim vërtet joshësh: 50 milionë euro plus Teun Koopmeiners.
Mesfushori holandez i transferuar në vitin 2024 nga Atalanta për 60 milionë euro, nuk e ka justifikuar aspak deri tani shumën e madhe të shpenzuar për të. Transferimi në Angli mund të ishte një lëvizje e mirë për 27-vjeçarin, pasi te Juventus e ka shumë të vështirë të jetë titullar. -

Juventus përgatit rikthimin e bujshëm në Serie A, shkëlqeu te Milan
8 Tetor 2025
19:49
Telesport
Sandro Tonali është bërë prioritet për Juventusin për të forcuar mesfushën e bardhezinjve sezonin e ardhshëm, duke kërkuar një lojtar që sjell përvojë dhe shkathtësi në mesin e fushës.
Nuk është hera e parë që bardhezinjtë kanë interes për Sandro Tonalin, por këtë herë duket se janë më të vendosur se kurrë për rikthimin e italianit në Serie A.
Megjithatë, largimi i tij nga Newcastle nuk do të jetë edhe aq i lehtë. “Qymyrxhinjtë” e vlerësojnë shumë mesfushorin italian dhe mund të heqin dorë prej tij vetëm për një shifër të majme 55-60 milionë euro.
Drejtuesit e Juventusit mesa duket jani gati ta bëjnë këtë shpenzim të majmë, pasi besojnë se Tonali është profili i duhur për të udhëhequr mesfushën e tyre. -

“Juventus duhet të blejë Sandro Tonali-n, pa u menduar dy herë. Është lojtari i vetëm që iu mungon bardhezinjve”
Ish-mesfushori i Juventusit, Miralem Pjanic, i ka sugjeruar ish-klubit të tij, transferimin e Sandro Tonali-t në mesfushë, si një lojtar që do të bënte diferencën.
“Po të isha në vendin e drejtuesve të Juventus, do të blija direkt Sandro Tonali-n, pa u mneduar dy herë. Është italian, është rritur shumë në Premier League, ka cilësi dhe aftësi për të berë diferencën në fushë. Sandro është pikërisht lojtari që i mungon këtij Juventusi”, tha boshnjaku Miralem Pjanic.
Në fakt, kjo deklaratë e Pjanic nuk është krejt e pabazë, sepse është përfolur vazhdimisht për një interesim të “Zonjës së Vjetër” për mesfushorin italian, por problem mbetet shifra e majme që kërkon Newcastle, mbi 60 milionë euro.
Po ashtu, Juventus është aktualisht në kërkim të një mesfushori, pas daljes përfundimtare që i kanë bërë brazilianit Douglas Luiz, për të cilin u paguan 50 milionë euro verën e kaluar, por rezultoi një dështim i vërtetë. Sandro Tonali te Juventus, nuk është vetëm dëshira e Pjanic, por sigurisht edhe e shumë tifozëve bardhezi… -

Milanit i rikthehet “makthi” Tonali nga Anglia, City kërkon t’i rrëmbej Reijnders
Dy vite pas shitjes së Sandro Tonalit te Newcastle, Milani rrezikon të përjetojë një tjetër episod të dhimbshëm me një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës: Tijjani Reijnders. Mesfushori holandez, ndër të paktët që ka lënë përshtypje pozitive në një sezon të errët për kuqezinjtë, është bërë objektivi i radhës për Manchester Cityn e Pep Guardiolës.
Sipas asaj që raporton ‘Tuttosport’, kampionët e Anglisë janë të gatshëm të ofrojnë plot 70 milionë euro për shërbimet e Reijnders, i cili u transferua verën e kaluar nga AZ Alkmaar dhe u bë shpejt një element i pazëvendësueshëm në mesin e fushës së Milanit.
Kjo ofertë vjen në një moment shumë të ndjeshëm për klubin kuqezi, i cili aktualisht gjendet në vendin e tetë në Serinë A dhe me shpresa minimale për të siguruar një vend në kompeticionet evropiane. Një shitje e mundshme e Reijnders, pavarësisht përfitimit financiar, do të mund të thellonte krizën e besimit mes tifozëve dhe klubit, që tashmë janë shumë të zhgënjyer nga drejtimi teknik dhe ai administrativ.Rreziku i një “Tonali-bis”
Në verën e vitit 2023, largimi i Sandro Tonalit u shoqërua me një merkato të bujshme që e zbuti disi goditjen. Por këtë herë situata është ndryshe: Reijnders përfaqëson sot një nga shumë pak pika të forta të një projekti që po dështon dhe largimi i tij pa një vizion të qartë për të ardhmen mund të ishte një goditje e rëndë për ambientin kuqezi.
Nëse Milani zgjedh ta shesë edhe këtë shtyllë të mesfushës, atëherë kriza nuk do të jetë vetëm sportive, por edhe identitare. Dhe pyetja që lind është: a ka ende një projekt të qartë në shtëpinë kuqezi, apo çdo verë do të jetë një tjetër fillim nga e para? -

Goditja e madhe e merkatos, Sandro Tonali në radarët e Juventusit
Sandro Tonali mund të jetë goditja e madhe e Juventusit në merkaton e verës. Prej javësh emri i mesfushorit italian është lidhur me bardhezinjtë, edhe pse detaje konkrete ende nuk ka.Pavarësisht se kush do të jetë trajneri i ardhshëm i Zonjës, Cristiano Giuntoli dëshiron të tentojë të sjellë ish-lojtarin e Milanit në Torino. Për ta bërë këtë, fillimisht, ai do të duhet të bindë Newcastle, të cilët janë një hap larg kualifikimit në Champions League falë edhe paraqitjeve të italianit.
Një operacion jo i lehtë, sepse anglezët nuk presin më pak se 70 milionë euro për të nisur negociatat. Nga ana tjetër e vetmja mënyrë që Juventusi të gjejë një marrëveshje është të japi një shumë parash 30 apo 40 milionë euro dhe një lojtarë. Fillimisht u përmend emri i Douglas Luiz që mund të jetë një nga kandidatët për të zëvendësuar Tonalin të Newcastle.Mirëpo orët e fundit është përfolur edhe për Dushan Vlahovic. Kontrata e Serbit skadon për pak më shumë se një vit, ai nuk ka ndërmend të rinovojë me një page më të ulët. Anglezët janë ndër të paktat klube që mund t’i garantojnë Vlahovicit një pagë prej 12 milionë euro në sezon. -

Juventusi rikthen ish-milanistin në Serie A, kushton 70 mln euro. Gati shkëmbimi me Douglas Luiz
2 Prill 2025
15:49
Telesport
Lajm i keq për tifozët e Milanit! Sandro Tonali pritet të rikthehet në Serie A dhe destinacioni i tij nuk do të jetë Milano, por Torino.
Juventusi po përgatit një ofertë shkëmbimi me Newcastle United për të rikthyer ish-mesfushorin e “Djallit” në kampionatin italian.
“Zonja e vjetër” është e gatshme të ofrojë mesfushorin Douglas Luiz në një marrëveshje shkëmbimi plus disa milionë euro shtesë për Sandro Tonalin.
Juventusi e ka ndjekur me kohë Tonalin dhe është pozicionuar shpejt për të arritur kontaktet e para me të. Newastle do të kërkonte 70 mln euro për të.
