Tag: sancho

  • Amorim nuk e do tek United, Sancho kërkohet nga tri klube! Ku do përfundojë?

    Amorim nuk e do tek United, Sancho kërkohet nga tri klube! Ku do përfundojë?

    12 Qershor 2025

    17:07

    Telesport

    Jadon Sancho nuk ka më vend te Manchester United, por duket e vështirë të parashikohet se ku do të luajë në sezonin e ardhshë.
    Chelsea kishte një mundësi për ta blerë sulmuesin anësor anglez për 25 milionë paundë pas huazimit të tij, por kishte dyshime dhe vendosi ta lëshojë.
    Sancho është rikthyer te Manchester United, por dihet se nuk do të vijojë me “Djajtë e kuq”.
    Trajneri Amorim nuk e ka në planet e tij 25-vjeçarin. Sancho aktualisht kërkohet nga tri klube angleze: Aston Villa, Tottenham dhe Newcastle.

  • Chelsea paguan 6 milionë euro gjobë dhe lë të lirë sulmuesin, rikthehet në Old Trafford

    Chelsea paguan 6 milionë euro gjobë dhe lë të lirë sulmuesin, rikthehet në Old Trafford

    Chelsea ka vendosur të mos ushtrojë të drejtën për të blerë Jadon Sancho. Klubi londinez ka zgjedhur të paguajë një dënim prej 6 milionë euro për të “hequr qafe” sulmuesin anglez dhe për ta kthyer atë te Manchester United.
    Lojtari 25-vjeçar do të largohet kështu nga “Stamford Bridge” në fund të huazimit të tij, të caktuar më 30 qershor, pas dështimit për të arritur një marrëveshje për një qëndrim të përhershëm.
    Pavarësisht pranisë së një klauzole, që parashikonte detyrimin për të blerë deri në 27 milionë euro, kjo e fundit nuk u zbatua. Kufiri i pagave i vendosur nga pronësia e re e udhëhequr nga Todd Boehly ishte gjithashtu vendimtare në këtë vendim.
    Sancho e mbyll aventurën e tij me “blutë” me një bilanc prej 2426 minutash të luajtura, 5 gola dhe 10 asistime, të shpërndara mes Premier League, Conference League, FA Cup dhe Community Shield.
    Një performancë pozitive, por jo e mjaftueshme për t’i garantuar konfirmimin në një projekt teknik që synon prioritete të reja. “Jam mirënjohës për përvojën. Një përqafim i madh për të gjithë në Chelsea që më bënë të ndihem si në shtëpinë time: shokët e skuadrës, stafit dhe tifozëve. I uroj klubit të gjitha më të mirat për të ardhmen. Unë jam vërtet mirënjohës, faleminderit “blues”, tha Sancho.

  • “Nëse duam të shkojmë në Champions League nuk mund të humbasim më pikë në fushën tonë”

    “Nëse duam të shkojmë në Champions League nuk mund të humbasim më pikë në fushën tonë”

    16 Prill 2025

    12:33

    Telesport

    Skuadra e Chelsea prej muajsh nuk po kalon një moment të mirë në Premier League. Shumë pak fitore, pas një starti të shkëlqyer të sezonit, kanë bërë që “blutë” e Londrës të zbresin në vendin e gjashtë në kampionat.
    Barazimi 2-2 në shtëpi ndaj Ipswich e konfirmon këtë moment. Ai që kërkon të karikojë skuadrën është sulmuesi Jadon Sancho: “Jemi të zhgënjyer që po humbasim pikë të rëndësishme në fushën tonë, ndërkohë që synojmë një vend në Champions League”.
    “Është për të ardhur keq nga situata e krijuar, por ne nuk mund të humbasim më pikë në shtëpinë tonë. Gjithsesi, ende nuk ka mbaruar asgjë, pasi kemi edhe gjashtë ndeshje për të luajtur”, tha Sancho.
    “Tani e tutje çdo ndeshje do të jetë një finale për ne. Kemi ndeshje të vështira përpara, por nëse qëndrojmë së bashku, jam i sigurt se mund të nxjerrim diçka nga ajo që ëndërrojmë”, tha Jadon Sancho.

  • A do të qëndrojë Sancho te Chelsea? Trajneri Maresca jep përgjigje misterioze, por edhe diplomatike

    A do të qëndrojë Sancho te Chelsea? Trajneri Maresca jep përgjigje misterioze, por edhe diplomatike

    2 Prill 2025

    14:20

    Alfred Lleshi

    I huazuar nga Manchester United me mundësinë e blerjes nën kushte të caktuara, parabola e Jadon Sancho te Chelsea ka pasur disa ulje në rendiment. Kontributi i tij në sulm ka qenë i kufizuar në 2 gola dhe 7 asiste. Goli i tij i fundit ishte pikërisht në ndeshjen e parë të Premier League kundër Tottenham, ku blutë fituan 4-3 si mysafirë.
    Ndoshta do të ketë një ringritje pikërisht në ndeshjen e ardhshme, rastësisht kundër “Spurs”. Por, duke folur për të ardhmen e tij, trajneri Enzo Maresca mori fjalën në konferencën për shtyp para ndeshjes për të deklaruar: “A dua ta mbaj Sancho? Të gjithë lojtarët që janë me ne…, i dua të gjithë. Sidoqoftë, tani është koha për ta përfunduar sa më mirë sezonin aktual, jo për të menduar sezonin e ardhshëm. Çfarë do të ndodhë në verë, do ta shohim. Jam i lumtur me të gjithë lojtarët që ndodhen këtu”.
    Trajneri italian shtoi me një ton shakaje për gazetarët e pranishëm: “Probabilisht keni më shumë informacion se unë në lidhje me Jadon. Për mua, situata e tij nuk ka ndryshuar, është pikërisht e njëjtë. Pa dyshim ai mund të bëjë më mirë në aspektin e numrave, nuk ka dyshim për këtë, por nuk ka të bëjë vetëm me Jadon. Kemi edhe lojtarë të tjerë në situata të ngjashme. Nuk kam nevojë të dërgoj një mesazh për Jadon, flas me të çdo ditë. Dje pata një bisedë me të. Duhet të vazhdojë të japë maksimumin deri në fund. Kjo është ajo që duam nga Jadon”.