Tag: sancho

  • Juventus ndërpret bisedimet për objektivin e madh në merkato, Inter kërkon të përfitojë

    Juventus ndërpret bisedimet për objektivin e madh në merkato, Inter kërkon të përfitojë

    22 Korrik 2025

    19:35

    Telesport

    Juventus ka zyrtarizuar ditën e sotme transferimin përfundimtar të Francisco Conceiçao nga Porto për 30.5 milionë euro. Pas Jonathan David, i ardhur si lojtar i lirë nga Lille, Conceiçao është përforcimi i dytë zyrtar për bardhezinjtë këtë merkato.
    Prej ditësh, Juventus ka shprehur interes për Jadon Sancho-n, por ditën e sotme raportohet se klubei bardhezi ka ndërprerë për momentin bisedimet për transferimin e mundshëm të anglezit, sipas asaj që raporton Gianluca Di Marzio.
    Përpara se të tentojë transferimin e Jadon Sancho, Juventus po kërkon të sistemojë Nico Gonzalez dhe Timothy Weah, të cilët luajnë në krah dhe pa largimin e tyre është e pamundur ardhja e yllit anglez të Man. United.
    Ndërkohë që Juventus ka ndërprerë përkohësisht bisedimet, në garë për anësorin 25-vjeçar raportohet se është futur seriozisht Inter. Klubi zikaltër e sheh Sancho-n si një përforcim ideal në krah dhe është gati të nisë bisedimet me Man. United.

  • Jo vetëm Sancho, Juventus e Manchester United bisedime edhe për një tjetër sulmues

    Jo vetëm Sancho, Juventus e Manchester United bisedime edhe për një tjetër sulmues

    17 Korrik 2025

    10:22

    Telesport

    Juventus dhe Manchester United vazhdojnë të bisedojmë këtë verë për merkato. Negociatat për Jadon Sancho vazhdojnë, por gjatë bisedimeve, bardhezinjve iu ofrua edhe Marcus Rashford.
    Sulmuesi 28-vjeçar, i cili u rikthye nga huazimi tek Aston Villa këtë verë, konsiderohet i tepërt për kërkesat e Ruben Amorim. Ndaj, United dëshiron ta shesë dhe Juventus e ka vlerësuar marrëdhënien me klubin anglez.
    Mundësia e marrëveshjes duket e komplikuar. Manchester United vazhdon të kërkojë 50 milionë euro për Rashford. Kjo edhe për shkak se gjatë huazimit të tij gjashtëmujor te Villa, sulmuesi anglez tregoi se është i aftë të performojë në nivelin më të lartë.
    Edhe Barcelona është e interesuar për të, ndaj konkurrenca dhe çmimi sugjerojnë se opsioni i Juventus nuk ka gjasa të materializohet. Bardhezinjtë synojnë një marrëveshje që u lejon të shmangin një shpenzim kaq të kushtueshëm.

  • Dikur kushtonte 100 milionë euro, Juventus pranë transferimit të Jadon Sancho për një shifër qesharake

    Dikur kushtonte 100 milionë euro, Juventus pranë transferimit të Jadon Sancho për një shifër qesharake

    17 Korrik 2025

    10:58

    Telesport

    Sipas të gjitha gjasave, Jadon Sancho do të mbajë veshur fanellën e Juventusit për sezonin e ri. Klubi bardhezi është shumë pranë transferimit të anësorit anglez, për një shifër qesharake, kur e krahason me atë që ai vlente pak vite më parë.
    Në vitin 2021, Jadon Sancho u transferua nga Borussia Dortmund te Manchester United për 85 milionë euro, por bashkë me bonuset rreth 100 milionë euro, ndërsa sot Juventus do të paguajë vetëm 15 milionë euro për kartonin e tij.
    Pas dështimit te Chelsea ku ishte i huazuar, Jadon Sancho u rikthye te Man. United, por është jashtë planeve të Ruben Amorim për sezonin e ri. Në anën tjetër, Juventus e ndjek prej kohësh, pasi kërkon një anësor dhe zgjedhja e Igor Tudor është pikërisht Jadon Sancho.
    Edhe vetë anglezi mezi pret transferimin në Serie A, pasi ka pranuar një ulje të ndjeshme të rrogës që merr aktualisht te Manchester United, ku paguhet 12 milionë euro në sezon, ndërsa te Juventus do marrë 5-6 milionë euro.

  • Juventus do Jadon Sancho, Man. United interesohet për “të padëshiruarin” e bardhezinjve

    Juventus do Jadon Sancho, Man. United interesohet për “të padëshiruarin” e bardhezinjve

    14 Korrik 2025

    16:02

    Telesport

    Juventus është shumë pranë transferimit të Jadon Sancho. Anglezi nuk bën pjesë në planet e Ruben Amorim, ndaj largimi nga Manchester United është i pashmangshëm. 25-vjeçari ka pranuar një ulje drastik të rrogës që merr aktualisht, vetëm të transferohet te bardhezinjtë. Nëse tek United fiton 12 milionë euro në sezon, te Juventus do paguhet 5 milionë euro në sezon dhe 1.5 milionë euro të tjera bonuse.
    Në anën tjetër, sipas asaj që raporton “The Sun”, Manchester United interesohet për Dusan Vlahovic. Pasi nuk arritën dot të siguronin Viktor Gyokeres dhe Victor Osimhen, “Djajtë e Kuq” kanë piketuar Dusan Vlahovic si përforcimin ideal për sulmin e tyre.
    Sipas raportimit në fjalë, Manchester United është i gatshëm të përfshijë në marrëveshje për Jadon Sancho pikërisht sulmuesin serb. Juventus e vlerëson serbin rreth 50 milionë euro, ndërsa Jadon Sancho ka një vlerë rreth 25 milionë euro. Manchester United është i gatshëm të ofrojë 20-25 milionë euro plus Jadon Sancho në këmbim të Dusan Vlahovic.
    Por, ende nuk ka një përgjigje nga ana e Juventusit për këtë propozim. Drejtuesit bardhezi janë të gatshëm të largojnë sulmuesin serb, për të hapur vend për transferimet e reja, pasi Vlahovic është ndër më të paguarit në ekip.

  • Juventus arrin marrëveshjen me Jadon Sancho, tani ka mbetur vetëm një gjë për t’u zgjidhur

    Juventus arrin marrëveshjen me Jadon Sancho, tani ka mbetur vetëm një gjë për t’u zgjidhur

    13 Korrik 2025

    17:32

    Telesport

    Pas Jonathan David, Jadon Sancho duket se do jetë ylli i radhës që do të transferohet te Juventus. “Tuttosport” raporton se Juventus ka arritur marrëveshjen personale me Jadon Sancho për një kontratë 4-vjeçare me rrogë 5 milionë euro në sezon plus 1.5 milionë euro bonuse.
    Anglezi ka bërë një sakrificë të madhe për t’u transferuar te Juventus, duke pranuar një ulje të ndjeshme të rrogës. Te Manchester United paguhet 12 milionë euro në sezon, ndërsa te bardhezinjtë do marrë më pak se gjysmën, 5 milionë euro.
    Tani ka mbetur vetëm për t’u arritur marrëveshja mes klubeve. Manchester United kërkon 25 milionë euro, ndërsa Juventus ofron deri në 15 milionë euro. Gjithsesi, duke ditur që Sancho është jashtë planeve të Ruben Amorim për sezonin e ri, marrëveshja me Juventusin mund të arrihet shumë shpejt.

  • Juventus largon pas vetëm një sezon anësorin argjentinas, shitja e tij hap dritën jeshile për Sancho e Conceicao

    Juventus largon pas vetëm një sezon anësorin argjentinas, shitja e tij hap dritën jeshile për Sancho e Conceicao

    11 Korrik 2025

    10:39

    Telesport

    Juventus është gati të pranojë një ofertë të mirë financiare për Nico Gonzalez dhe të lirojë anësorin argjentinas. Shifra që konsiderohet e arsyeshme për shitjen e tij është rreth 30 milionë euro.
    Kjo do t’u jepte mundësi bardhezinjve për të rritur fondet e tyre për lëvizjet e ardhshme të tregut të transferimeve. Sipas “Tuttosport”, klubi është duke pritur oferta konkrete nga klubet saudite, të cilat vazhdojnë ta monitorojnë nga afër lojtarin.
    Marrëdhënia e Nico Gonzales me Juventus duket se po i afrohet fundit, pasi 27-vjeçari, që ka një kontratë deri në vitin 2029 me Juventus (5 gola në 38 ndeshje zyrtare), nuk bën pjesë në planet e trajnerit Igor Tudor.
    Transferimi i tij mund të zhbllokojë edhe marrëveshjet në vazhdim të klubit. Shitja e argjentinasit do t’i hapë rrugën një marrëveshje më Manchester United për Jadon Sancho si dhe të lehtësojë blerjen e kartonit të Francisco Conceicao.

  • Sancho dhe United pranojnë ulje të pretendimeve financiare, Juventus pranë nënshkrimit me talentin anglez

    Sancho dhe United pranojnë ulje të pretendimeve financiare, Juventus pranë nënshkrimit me talentin anglez

    9 Korrik 2025

    10:08

    Telesport

    Nuk ka mbaruar ende por diskutimet e djeshme i kanë afruar shumë më tepër Juventus dhe Manchester United në lidhje me të ardhmen e Jadon Sancho, një lojtar që konsiderohet thelbësor për forcimin e skuadrës së Igor Tudor.
    Çështja kryesore është paga e lojtarit, të cilën Sancho duket i vendosur ta ulë për të përmbushur kufirin e pagave të klubi bardhezi. Pra, marrëveshja duhet të zgjidhet së shpejti mes të gjitha palëve.
    “Djajtë e Kuq” filluan me një kërkesë prej 30 milionë eurosh, ndërsa Juve e ka rritur atë në 20 milionë euro. Ndërmjet tyre është shifra rreth së cilës do të ndërtohet marrëveshja për transferimin e Sancho.
    Kjo marrëveshje nxitet edhe nga mungesa e alternativave si për Manchester United ashtu dhe për vetë Sancho, të cilët nuk kanë oferta të tjera konkrete në tavolinë. Ndërkohë që lojtari duket dakord për një transferim në Serie A.

  • Juventus i fiksuar keq pas Jadon Sancho, ka dy propozime për Man. United

    Juventus i fiksuar keq pas Jadon Sancho, ka dy propozime për Man. United

    5 Korrik 2025

    16:38

    Telesport

    Pasi ka siguruar Jonathan David si lojtar i lirë, Juventus është hedhur në sulm për një tjetër emër të njohur. Bëhet fjalë për Jadon Sancho, anglezi i cili nuk është në planet e Ruben Amorim për sezonin e ri dhe ndaj i duhet të gjejë një destinacion të ri.
    “Corriere dello Sport” raporton se Juventus ka dy propozime të bujshme për Man. United. I pari është shkëmbimi kokë më kokë mes Jadon Sancho dhe Douglas Luiz. Braziliani i transferuar verën e kaluar nga Aston Villa për 50 milionë euro, në sezonin e tij të parë si bardhezi, rezultoi një dështim i vërtetë dhe është i hapur për një rikthim në Premier League.
    Propozimi i dytë i Juventusit për Man. United është që të paguajë 25 milionë euro për kartonin e Jadon Sancho. Përveç marrëveshjes me Man. United, Juventus duhet ende të gjejë gjuhën e përbashkët me lojtarin përsa i përket rrogës së tij. Anësori anglez kërkon 8 milionë euro në sezon, Juventus i ofron 6-7 milionë euro, aq sa i dha edhe Jonathan David.
    Ideja e bardhezinjve është që të largojnë Dusan Vlahovic dhe me rrogën 12 milionë euro të sulmuesit serb, të mbulojnë 80% të rrogës së Jonathan David dhe Jadon Sancho.

  • Nga David te Sancho e Osimhen, Juve projekton një sulm të “frikshëm”

    Nga David te Sancho e Osimhen, Juve projekton një sulm të “frikshëm”

    Juve mbylli Botërorin e Klubeve në fazën e 1/8, por “Zonja e Vjetër” u largua nga SHBA me një shije jo të hidhur, fundja i eliminon Real Madrid, për më tepër që e ardhmja premton shumë, në një kohë kur stafi drejtues po punon fuqishëm në tregun e transferimeve për t’i vendosur në dispozicion trajnerit Tudor elementë cilësorë. Projekti i ri, nis nga maja, nga sulmi, me fazën ofensive që është kthyer në prioritet.
    Nga Franca vjen falas një sulmues me shumë peshë si Jonathan David, por ish “bomberi” i Lille nuk është i vetmi pasi në Torino pritet të zbarkojë të paktën edhe një tjetër sulmues.

    Juve po punon me kohë të plotë për të bindur edhe Jadon Sancho të transferohet në Serie A. Bardhezinjtë janë të gatshëm të investojnë deri në 25 milionë euro për të bindur Man.United të lë të lirë sulmuesin anglez. Pengesa e vetme në këtë pikë mbetet paga e tij, Sancho përfiton aktualisht 15 milionë euro. Kjo është një shifër që Juve nuk ia garanton dot.
    Një pistë e hapur mbetet edhe ajo e Victor Osimhen, nigeriani është një dëshirë e vjetër, por klauzola për 75 milionë e është pa diskutim një pengesë shumë e madhe. Jo vetëm kaq, sipas mediave italiane, Juve ka lënë pezull edhe dy tratativa, atë të Kolo Muanit dhe Francisco Conceicao-s, të dy në huazim nga PSG dhe Porto. Juve dhe PSG e kanë lënë të diskutojnë pas Botërorit për Klubeve, ndërsa Porto kërkon 30 milionë euro për kartonin e Conceicao-s.
    Këto tratativa janë të lidhura ngushtë edhe më të ardhmen e Dusan Vlahovic. “Zonja e Vjetër” e ka nxjerr në shitje sulmuesin serb, por ky i fundit e ka marrë me qetësi, ka refuzuar të gjithë ofertat që kanë ardhur nga Arabia Saudite dhe Turqia pasi preferon të qëndrojë në Evropë. Vlahovic ka një kontratë deri në 2026 nga ku përfiton 12 milionë euro në sezon.
    ()

  • “Nuk dua lojtar që vijnë për para dhe nuk janë besnik”, Mourinho del kundër transferimit të bujshëm te Fenerbahce

    “Nuk dua lojtar që vijnë për para dhe nuk janë besnik”, Mourinho del kundër transferimit të bujshëm te Fenerbahce

    28 Qershor 2025

    20:17

    Telesport

    Fenerbahce ishte shumë pranë transferimit të Jadon Sancho nga Manchester United, pasi anglezi nuk është më në planet e Ruben Amorim . Por, kur të dy ekipet ishin drejt arritjes së marrëveshjes, ka qenë pikërish Jose Mourinho që ka ndaluar transferimin e Jadon Sancho drejt Fenerbahce-s.
    Media turke “Fanatik” raporton se Jose Mourinho ka folur në telefon me Ruben Amorim dhe ajo që ka dëgjuar për Jadon Sancho-n mesa duket nuk i ka pëlqyer aspak, ku trajner portugez i Man. United është shprehur se anglezi nuk ka shumë dëshirë për të punuar dhe për të luajtur.
    Sipas raportimit të medias në fjalë, Mourinho ka dalë kundër transferimit të Jadon Sancho duke thënë se kërkon vetëm lojtar profesionist në ekip dhe jo lojtar që vijnë vetëm për para dhe nuk ndiejnë asnjë besnikëri ndaj klubit.
    Jadon Sancho ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me Man. United dhe “Djajtë” janë të gatshëm ta shesin nëse vjen oferta e duhur, pasi Ruben Amorim e ka bërë të qartë prej kohësh që Jadon Sancho nuk ka vend në formacionin e tij.