Tag: sancho

  • Shkëlqimi dhe rënia e Jadon Sancho-s. Anglezit i bëjnë dalje përfundimisht në PL

    Shkëlqimi dhe rënia e Jadon Sancho-s. Anglezit i bëjnë dalje përfundimisht në PL

    20 Nëntor 2025

    19:32

    Telesport

    Huazimi i Jadon Sancho tek Aston Villa po rezulton një dështim i vërtetë për anësorin 25 vjeçar. Anglezi nuk është në planet e Unai Emery dhe është aktivizuar shumë pak këtë sezon, vetëm në 4 ndeshje dhe perfomanca e tij ka lënë për të dëshiruar.
    Duke qenë se prej kohësh nuk po bën më pjesë në planet e Manchester United, klub që ka kartonin e tij, e ardhmja e Jadon Sancho pritet të jetë në Turqi.
    “CaughtOffside” raporton se tre klubet e mëdha të Turqisë si Galatasaray, Fenerbahce dhe Besiktas, janë shumë të interesuara për sulmuesin anësor dhe do të provojnë transferimin e tij gjatë merkatos së janarit. Duke qenë se kontrata e tij me Man. United skadon në qershor të këtij viti, Sancho pritet të huazohet në Turqi deri në fund të sezonit dhe më pas të nënshkruajë si lojtar i lirë.

  • Orët e fundit të merkatos, lëvizje të bujshme mes Aston Villa dhe Manchester United

    Orët e fundit të merkatos, lëvizje të bujshme mes Aston Villa dhe Manchester United

    1 Shtator 2025

    9:04

    Alfred Lleshi

    Bisedimet klub me klub janë duke vazhduar për Dibu Martínez, gjithashtu për Jadon Sancho. Dy negociata të ndara, por brenda së njëjtës tryezë diskutimi. Manchester United dëshiron që Sancho të përfshihet në marrëveshjen për portierin argjentinas, ndërkohë që opsioni “Lammens” mbetet ende i hapur.
    Vendimi i madh i takon vetë Sanchos; të bashkohet menjëherë me Aston Villa apo të presë për mundësi të tjera, përfshirë edhe pista jashtë Europës. Një gjë është e sigurt: sulmuesi anglez nuk ka vend te “Djajtë e Kuq”, ndërsa Dibu Martinez shihet si portieri i duhur në “Old Trafford”.

  • Gasperini për Sancho: Nuk i lutemi askujt. Nëse nuk është i bindur, të qëndrojë aty ku është

    Gasperini për Sancho: Nuk i lutemi askujt. Nëse nuk është i bindur, të qëndrojë aty ku është

    Gjatë konferencës për shtyp para sfidës ndaj Piza, trajneri i Romës, Gian Piero Gasperini, u pyet edhe për Jadon Sancho, sulmuesin e Manchester United, që prej javësh është në bisedime me drejtorin sportiv Massara.
    A je i kënaqur me repartin ofensiv, duke menduar për një kualifikim në Champions dhe ndoshta fitore në Kupën e Italisë apo “Europa League”?Nuk kam menduar kurrë për këto objektiva, duam vetëm të jemi konkurrues. Për merkaton nuk mund të flasim ende, kanë mbetur edhe pak ditë. Ne jemi të përqendruar te ndeshja e radhës, sepse përballë do të kemi një skuadër që do të japë gjithçka. Për pjesën tjetër ka kohë.
    Kush do të luajë në sulm ndaj Piza?Sulmi i Romës do të përbëhet nga Ferguson, Dovbyk, Dybala, El Shaarawy, Baldanzi dhe Soulé. Pastaj është edhe Arena, që më ka intriguar, ndaj do ta marr në stol për ta njohur më mirë.
    Çfarë përgjigjeje i ka dhënë Sancho ofertës suaj?Telefonojeni vetë nëse ia keni numrin… (qesh). Ju e dini gjithçka. Nuk e di çfarë hapësirash ka tani. Ne nuk duhet t’i lutemi askujt, kjo vlen për të gjithë. Sancho është një opsion, por edhe ne jemi mundësi për të. Nëse ai nuk e mendon kështu, do të qëndrojë aty ku është.
    Cila është situata e Dovbyk?Me mua ka qenë pozitiv, është stërvitur fort gjithmonë. Nuk kam asnjë kritikë për të. Ndaj Piza pres që të sjellë energjinë e tij për rezultatin që shpresojmë.

  • Dy lojtarë “të padëshiruar”, Bayern ka gati goditjen dyshe për sulmin

    Dy lojtarë “të padëshiruar”, Bayern ka gati goditjen dyshe për sulmin

    22 Gusht 2025

    19:14

    Telesport

    Pasi bisedimet me Stuttgart për Nico Woltemade, kanë ngecur në vend, Bayern Munich po shqyrton dy alternativa të tjera për sulmin.
    I pari është Nicolas Jackson, senegalezi është jashtë planeve të Enzo Maresca për këtë sezon dhe i duhet të gjejë ekip të ri këto ditë të mbetura të merkatos. Fuqia, shpejtësia dhe aftësia e tij në sulm e bëjnë një alternative interesante për të qenë zëvendësuesi i Harry Kane, ose pse jo dhe të formuar dyshen e sulmit bashkë, varet nga sistemi i lojës që do përdorë Vincent Kompany.
    Objektivi i dytë i Bayern është Jadon Sancho. Anglezi refuzoi së fundmi transferimin te Roma dhe duket se pas kësaj fshihet pikërisht interesimi i bavarezëve. Bayern i ofron Jadon Sancho-s, mundësinë për të rifituar rëndësinë në një klub që vlerëson aftësinë e tij për të luajtur në të dy krahët dhe në situatat një-me-një.
    Edhe pse janë dy lojtarë “të padëshiruar” në ekipet e tyre respektive, Bayern nuk do e ketë aspak të lehtë transferimin e Nicolas Jackson dhe Jadon Sancho, pasi për të dy ka interes të madh, sidomos brenda Premier League, me ekipe si Newcastle, Aston Villa, Nottignham Forest etj.

  • Sancho transferohet në Serie A

    Sancho transferohet në Serie A

    Jadon Sancho do të luajë në Serinë A. Sulmuesi anglez ka pranuar ofertën që ka mbërritur në adresë të tij dhe tashmë pritet vetëm zyrtarizimi i marrëveshjes.

    Sancho ishte kthyer në objektiv të merkatos të skuadrave si Napoli e Juventusi, me bardhezinjtë sidomos të cilët kishin kërkuar me ngulm lojtarin duke qenë vazhdimisht në kontakt me të.
    Por ata u tërhoqën pasi mësuan për kërkesat ekonomike të futbollistit, i cili ka një rrogë prej 15 milionë eurosh bruto në vit te Manchester United.

    Ajo që ka bërë lëvizjen e duhur ka qenë Roma, e cila ka bindur lojtarin me një kontratë pesëvjeçare, duke i ofruar një rrogë fikse prej 4,5 milionë eurosh neto në vit, plus bonuse të ndryshme që e rritin atë në mënyrë progresive deri në 6 milionë euro në sezon.
    Sancho ka thënë “po” dhe pritet në Itali, ndërsa Manchester United është i lumtur që e sheh të largohet.
    Në arkat e “djajve të kuq” do të derdhen 23 milionë euro, për formulën e cila parashikohet të jetë një huazim me detyrim blerje në fund të sezonit.

  • Shkëlqimi dhe rënia e Jadon Sancho… Dy ekipe të dorës së dytë duan anglezin, ai është ende në pritje

    Shkëlqimi dhe rënia e Jadon Sancho… Dy ekipe të dorës së dytë duan anglezin, ai është ende në pritje

    14 Gusht 2025

    16:42

    Telesport

    Jadon Sancho është ende në ajër. Para disa vitesh ishte një prej transferimeve rekord në Europë, por gjendja e tij ka ndryshuar.
    Transferimi i tij i mundshëm te skuadra Juventusi, Interi apo Borussia Dortmundi është zvarritur prej javësh, edhe pse disa lojtarë të ekipit gjerman kanë folur hapur në favor të rikthimit të tij me ngjyrat verdhezi.
    25-vjeçari nuk kushton më shumë se 18–20 milionë euro. Tani për të kanë shfaqur interes Roma dhe Besiktas, por ende nuk po ndodhin gjëra konkrete. Ai thjesht po pret.

  • Zbulohet huazimi sekret i Diego Simeones në minutat e fundit

    Zbulohet huazimi sekret i Diego Simeones në minutat e fundit

    8 Gusht 2025

    16:07

    Telesport

    Jadon Sancho. Ky është “sekreti” që ka ruajtur deri më sot trajneri Diego Simeone.
    Sipas mediave spanjolle, Atletico Madrid po tenton të huazojë sulmuesin anësor për 5 mln euro, aq sa pagoi dhe Chelsea për të në sezonin e kaluar.
    Ruben Amorim nuk e ka në listë për sezonin e ri, kështu që Sancho është i vetëdijshëm se i duhet një ekip tjetër. Manchester United është kapitull i mbyllur.

  • Sancho dëshiron të rikthehet te BVB, negociatat vazhdojnë. Juventusi është i paralajmëruar

    Sancho dëshiron të rikthehet te BVB, negociatat vazhdojnë. Juventusi është i paralajmëruar

    Shitjet po bllokojnë mbërritjen e Jadon Sancho te Juventusi. Anglezi ka dhënë tashmë miratimin e tij, por bardhezinjtë po marrin ende kohë. Kjo situatë pritjeje mund të favorizojë vërtet Borussia Dortmundin, e cila po mendon seriozisht ta rikthejë në “shtëpi” për herë të tretë 25-vjeçarin, që vjen nga një sezon huazimi te Chelsea. Në pritje është edhe Manchester United, që zotëron kartonin e lojtarit, i gatshëm të heqë dorë nga fantazisti për shifrën e rreth 20 milionë eurove.
    Për një rikthim të mundshëm të Sancho te BVB ka folur edhe drejtori sportiv i klubit, Sebastian Kehl: “Jemi në kontakt të vazhdueshëm me të dhe e kuptojmë dëshirën e tij. Po e shqyrtojmë, por duhet të marrim parasysh mundësitë dhe kufijtë tanë në treg. Do të bëjmë diçka, por kushtet duhet të jenë të duhura”.
    Është e qartë që verdhezinjtë tashmë kanë nisur lëvizjet dhe negociatat janë në zhvillim. Brenda klubit verdhezi, sipas burimeve nga Gjermania, ekzistojnë disa dyshime për ndikimin real që mund të ketë Sancho në skuadrën e drejtuar nga Kovac.
    Ato që diktojnë reflektim janë cilësitë e lojtarit të lindur më 2000, i cili nuk ka arritur të imponohet as te Chelsea, as te Manchester United. Ka gjithashtu dilema për suksesin e një aventure të tretë te klubi gjerman, i cili nga disa është kritikuar për mungesë “fantazie” në merkato; domethënë për përpjekjet e përsëritura për të rikthyer objektiva të vjetër ose ish-lojtarë të klubit.
    Aktualisht, ashtu siç ka bërë edhe me Juventusin, Sancho është i gatshëm ta ulë ndjeshëm pagën e tij prej 16 milionë eurosh në sezon, edhe me 50%, sipas “Bild”. Tabolidi gjerman është i sigurt: Jadon Sancho dëshiron “ta përqafojë” sërish Borussia Dortmundin.

  • Juventus mbetet me “gisht në gojë”? Fabregas bind yllin e madh të transferohet te Como

    Juventus mbetet me “gisht në gojë”? Fabregas bind yllin e madh të transferohet te Como

    Pas përfundimit të huazimit në sezonin e kaluar te Chelsea, Jadon Sancho është rikthyer përkohësisht te Manchester United. Anësori anglez nuk është në planet e Ruben Amorim, ndaj duhet të gjejë një ekip të ri për sezonin e ardhshëm, aq më tepër nëse do që të jetë pjesë e Anglisë për Kupën e Botës 2026, duhet të luajë rregullisht dhe të jetë protagonist.
    Prej ditësh të tëra është përfolur për një interes të Juventus mbi anglezin, masje ai ka pranuar dhe një ulje të konsiderueshme të rrogës vetëm për t’u transferuar te bardhezinjtë. Por, sipas raportimeve të ndryshme që vijnë nga Italia ditën e sotme, e ardhmja e Jadon Sancho mund të jetë në Serie A, por jo te Juventus, por te Como.
    Sipas këtyre raportimeve, ka qenë pikërisht trajneri i Como-s, Cesc Fabregas, i cili ka folur personalisht me Jadon Sancho për ta bindur t’i bashkohet projektit të tij. Me merkaton që ka bërë këtë verë, klubi lombard nuk do synojë thjesht qëndrimin në elitë në sezonin e ri, por do të kërkojë edhe kualifikimin për herë të parë në Kupat e Europës. Kujtojmë se pas Juventusit, Como është ekipi më aktiv këtë merkato në Serie A dhe deri tani ka shpenzuarafro 100 milionë euro.
    Përveç Jadon Sancho, Como është në bisedime dhe me një tjetë emër të njohur siç është Alvaro Morata. Sulmuesi spanjoll është afër rikthimit për herë të katërt në Serie A, ku dy herë ka veshur fanellën e Juventusit, njëherë atë të Milanit dhe tani është pranë asaj të Como-s.

  • Juve-United, “samit” për Sancho. Trajneri Amorim paralajmëron: Mund të rikthehet në skuadër…

    Juve-United, “samit” për Sancho. Trajneri Amorim paralajmëron: Mund të rikthehet në skuadër…

    Vazhdon “telenovela” mes Juventusit dhe Manchester United për Jadon Sancho. Anësori anglez është objektivi kryesor i bardhezinjve për të përforcuar krahët në dispozicion të trajnerit Igor Tudor. Ish-lojtari i Borussia Dortmund dhe Chelsea është në dalje nga “Old Trafford”, por klubi anglez nuk ka aspak ndërmend të bëjë lëshime.
    Këtë e konfirmoi edhe trajneri i “Djajve të Kuq”, Ruben Amorim, në një konferencë për shtyp: “E di me siguri që klubi ka një çmim të përcaktuar për lojtarët që janë në dalje. Nëse asnjë klub nuk e arrin atë çmim, ata do të rikthehen të jenë pjesë e Manchester United dhe do t’i mirëpresim në skuadër. E kuptoj se klubet e interesuara presin minutat e fundit të merkatos, por në këtë mënyrë mund të ndeshen me ndonjë surprizë”.
    Pavarësisht se Sancho nuk bën më pjesë në projektin teknik të Manchester United, drejtuesit e klubit nuk pranojnë ta ulin çmimin. Diferenca mes ofertës së Juventusit dhe kërkesës së anglezëve është ende rreth 5 milionë euro.
    Dje, drejtuesit e Juves kanë zhvilluar një takim me përfaqësues të Manchester United për të ulur distancën kërkesë-ofertë mes palëve. Sancho po shtyn fort për transferimin te bardhezinjtë dhe ka dhënë “po”-në e tij për një kontratë me 6 milionë euro neto në sezon. Ai është i gatshëm ta ulë pagën aktuale, mezi po pret marrëveshjen mes klubeve për të nisur aventurën e re në Serie A.
    Megjithatë, Juve duhet më parë të zgjidhë situatën e Nico Gonzalez. Pa largimin e mesfushorit argjentinas nuk do të bëhet asnjë lëvizje zyrtare për Sancho. Drejtori Comolli po punon për largimet, teksa për Nico pritet të sqarohet zinxhiri Inter-Atalanta-Lookman, pasi të dyja klubet janë të interesuara për argjentinasin.
    Ndërkohë, çështjet e Douglas Luiz dhe Vlahovic janë gjithashtu të hapura. Braziliani nuk është paraqitur në grumbullim dhe konsiderohet “i zhdukur”, ndaj klubi pritet të marrë masa, ndërkohë që pret oferta nga Premier League. Për Vlahovic, pozicioni i Juves mbetet i qartë: kërkohen 25 milionë euro për ta lënë të lirë ish-sulmuesin e Fiorentinës.