Tag: samitin

  • Mikpritja e Kryeministrit Rama për liderët europianë në Samitin e Komunitetit Politik (Pamjet)

    Mikpritja e Kryeministrit Rama për liderët europianë në Samitin e Komunitetit Politik (Pamjet)

    Kryeministri Edi Rama mikpret liderët e Europës në Samitin e Komunitetit Politik në sheshin “Skënderbej”.
    Tirana mirëpret Samitin e gjashtë të Komunitetit Politik Evropian, një ngjarje që zhvillohet për herë të parë në një vend të Ballkanit Perëndimor.

    Një detaj i veçantë që bie në sy është veshja e kryeministrit Edi Rama.
    Kreu i qeverisë ka veshur një palë atlete me numrin 5, që simbolizon fitoren e PS, numrin në renditje në fletët e votimit të zgjedhjeve të 11 majit, si dhe yllit me 5 cepa.
    Në Samitin i gjashtë të Komunitetit Politik Europian marrin pjesë 47 liderë shtetesh dhe qeverish nga e gjithë Europa, përfshirë vende të Bashkimit Europian, Ballkanin Perëndimor, si dhe shtete të tjera të kontinentit.
    Kjo është hera e parë që një ngjarje e tillë zhvillohet në Ballkanin Perëndimor, duke shënuar një moment historik për Shqipërinë dhe rajonin.
    Pjesëmarrësit do të diskutojnë për çështje të sigurisë, konkurrencës ekonomike dhe fuqizimin e rinisë.

  • PD dhe policia gjejnë gjuhën për protestën, ja ku do të mbahet

    PD dhe policia gjejnë gjuhën për protestën, ja ku do të mbahet

    Policia e Tiranës dhe Partia Demokratike kanë arritur një dakordësi, duke ndryshuar disa kushte të protestës së kësaj force politike që do të mbahet ditën e nesërme në kryeqytet, që përkon dhe me Samitin Politik Evropian.
    Protesta do të mbahet në Bulevardin e Ri. Kjo zonë do të merret përsipër nga policia e kryeqytetit duke garantuar rendin dhe sigurinë gjatë tubimit.

    Më herët PD njoftoi uniformat blu se do të mbante protestën pranë Bulevardit Zogu i Parë, por kjo nuk u aprovua nga policia për shkak të perimetrit të sigurisë të përcaktuar për samitin.
    Berisha është shprehur më herët se protesta do të jetë paqesore me qëllim për të sensibilizuar ndërkombëtarët për krimet elektorale.

  • Orban uron Ramën: Fitore bindëse! Mezi pres të të shoh në Samitin në Tiranë

    Orban uron Ramën: Fitore bindëse! Mezi pres të të shoh në Samitin në Tiranë

    Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka uruar Edi Ramën për fitoren e zgjedhjeve parlamentare, në mandatin e 4-të qeverisës.
    Përmes një postimi në rrjete sociale, Orban shkruan se fitorja e Ramës ishte bindëse.
    Më tej ai shprehet se mezi pret për ta takuar në Samitin Evropian të së premtes në Tiranë, të cilin e quajti historik.
    “Urime Kryeministrit Edi Rama për fitoren e tij bindëse në zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë.
    I dashur Edi, mezi pres të të shoh këtë të premte në Tiranë në atë që mund të jetë një Samit historik i EPC-së”, shkruan Orban.

  • PD protestë në Samitin e Europës, Ibrahimaj: Gjest i shëmtuar

    PD protestë në Samitin e Europës, Ibrahimaj: Gjest i shëmtuar

    Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj komenton protestën që ka paralajmëruar Partia Demokratike më 16 maj. ”Mendoj që është një gjest i shëmtuar. Në një ditë të tillë, kur e gjithë Europa vjen në Shqipëri, edhe për shkak të përmirësimit të imazhit të vendit tonë dhe punës së mirë të bërë nga qeveria Rama për të arritur në këtë ditë, unë besoj që është shumë i shëmtuar fakti që do të mbahet një protestë që vërteton atë që kemi thënë edhe herë të tjera: që PD-ja nuk ka asnjë interes të lartësojë imazhin e Shqipërisë, por ka interesat e veta të ngushta”.

  • PS kryeson në zgjedhje/ Rama inspekton organizimin për Samitin e BE në Tiranë

    PS kryeson në zgjedhje/ Rama inspekton organizimin për Samitin e BE në Tiranë

    Ndërkohë që nuk ka komentuar ende rezultatet e zgjedhjeve deri në këto momente, dhe pasi është larguar nga selia e Partisë Socialiste, Kryeministri Rama ka inspektua organizimin për Samitin e BE në Tiranë që do të mbahet ditë e Premte.
    Përmes një videoje në rrjetin social “Facebook”, Rama shkruan:  “Live Shtëpia e Evropës nën hijen e Skënderbeut, ku të premten, 16 maj, do të mblidhen udhëheqësit e mbarë kontinentit”…
    Pak më parë Rama është larguar nga ambientet e selisë së Partisë Socialiste.
    Sjellim në vëmendje që kryesocialisti pjesën më të madhe të kohës, si gjatë ditës së djeshme kur qytetarët iu drejtuan kutive të votimit, por edhe gjatë periudhës së numërimit të votave ka qëndruar në ambientet e selisë rozë.

  • Videolajm/ Berisha ‘ngec’ edhe në Valencia në samitin e PPE

    Videolajm/ Berisha ‘ngec’ edhe në Valencia në samitin e PPE

    Sali Berisha ndodhet në Valencia të Spanjës, ku mori pjesë në samitin e Partive Popullore Europiane. Berisha mbajti edhe një fjalim ku akuzoi se Rama e ktheu betejën zgjedhore në fasadë, ndërsa sipas tij shtetin e shndërroi në makineri elektorale.
    Por ndërsa po akuzonte Ramën, e madje po komentonte edhe veshje n e tij, Berisha ngeci edhe para liderëve të partive simotra të PD.
    “Berisha: Kryeministri, i cili shfaqet në samite ndërkombëtare me atlete të bardha….(ngec)”.
    Klikoni videon:

  • Sheshi “Skënderbej” bëhet gati për Samitin e Komunitetit Politik Europian

    Sheshi “Skënderbej” bëhet gati për Samitin e Komunitetit Politik Europian

    Më 16 maj 2025, Tirana do të mirëpresë Samitin e gjashtë të Komunitetit Politik Europian (KPE), një ngjarje e rëndësishme që do të mbledhë në një tryezë të përbashkët liderë nga 47 shtete evropiane, përfshirë vendet e BE-së, Ballkanin Perëndimor, Mbretërinë e Bashkuar, Turqinë, Ukrainën dhe të tjera.Ngjarja do të mbahet në Sheshin Skënderbej, dhe do të kryesohet nga Kryeministri i Shqipërisë. Aktualisht, në shesh po vijojnë punimet për ndërtimin e platformës ku do të qëndrojnë krerët e shteteve pjesëmarrës. Ky është samiti i parë i këtij niveli që mbahet në Shqipëri, duke përfaqësuar një moment historik për vendin. Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si një mundësi për ta vendosur Shqipërinë në vëmendjen ndërkombëtare dhe për të rritur profilin e saj në arenën globale. Për të lehtësuar zhvillimin e samitit, Këshilli i Ministrave ka shpallur datat 15 dhe 16 maj 2025 si ditë pushimi për punonjësit e administratës publike në bashkitë Tiranë, Kamzë, Vorë dhe Krujë – përjashtuar shërbimet esenciale. Gjatë kësaj periudhe, qyteti do të jetë nën masa të shtuara sigurie dhe me kufizime të përkohshme në qarkullim.
    Temat kryesore të diskutimit

    1. Siguria dhe qëndrueshmëria demokratike e Europës
    Në fokus do të jenë çështjet urgjente, si mbështetja për Ukrainën drejt një paqeje të qëndrueshme, si dhe sfida afatgjata që lidhen me mbrojtjen e proceseve demokratike nga ndërhyrjet e huaja dhe forcimi i kapaciteteve kolektive mbrojtëse të kontinentit.
    2. Konkurrueshmëria dhe siguria ekonomike
    Kjo tryezë do të trajtojë zhvillimin ekonomik përmes inovacionit, ndërtimit të infrastrukturës digjitale, qëndrueshmërisë energjetike dhe autonomisë strategjike për zinxhirët kritikë të furnizimit, duke balancuar qëllimet klimatike me forcën industriale.
    3. Emigracioni, lëvizshmëria dhe të rinjtë
    Liderët do të diskutojnë për rrugët legale të emigrimit, bashkëpunimin me vendet e origjinës dhe tranzitit, si dhe sfidat që lidhen me ruajtjen e talenteve brenda ekonomive kombëtare. Në qendër do të jetë edhe fuqizimi i të rinjve dhe roli i tyre në një të ardhme të ndikuar nga inteligjenca artificiale dhe ndryshimet teknologjike.

  • Tabaku merr pjesë në Samitin Global të Grave: Besoj në forcën individuale të gruas

    Tabaku merr pjesë në Samitin Global të Grave: Besoj në forcën individuale të gruas

    Kandidatja për deputete e PD-së për Tiranën ishte e ftuar në Samitin Global të Grave dhe foli për gjithë modelin e gruas që ajo është përpjekur të promovojë në politikën shqiptare. Deputetja është shprehur se ka nxitur një model që i qëndron larg zhurmës dhe dhunës verbale.
    “Kam dashur të jem zëri i grave, jo zhurma e politikës. Nuk ke nevojë të jesh burrë për të qenë e fortë. Mjafton të jesh grua dhe të lësh shenjë. personalisht besoj në forcën individuale të grave, mbështes idenë që kuotat janë një mjet i domosdoshëm për të hapur rrugën për më shumë përfshirje femërore”, tha ajo.

    Duke ndarë përvojat me shumë gra të zakonshme që ka takuar gjatë fushatës, Tabaku solli në vëmendje historitë e nënave të fëmijëve me autizëm dhe të grave që punojnë fort çdo ditë për të përballuar jetën.

  • Tabaku në Samitin Global të Grave: Besoj në forcën individuale të gruas

    Tabaku në Samitin Global të Grave: Besoj në forcën individuale të gruas

    Jorida Tabaku, kandidatja demokrate për kryeqytetin ishte e ftuar në Samitin Global të Grave dhe foli për gjithë modelin e gruas që ajo është përpjekur të promovojë në politikën shqiptare. Model që i qëndron larg zhurmës dhe dhunës verbale.
    “Kam dashur të jem zëri i grave, jo zhurma e politikës. Nuk ke nevojë të jesh burrë për të qenë e fortë. Mjafton të jesh grua dhe të lësh shenjë. personalisht besoj në forcën individuale të grave, mbështes idenë që kuotat janë një mjet i domosdoshëm për të hapur rrugën për më shumë përfshirje femërore”, tha ajo.
    Duke ndarë përvojat me shumë gra të zakonshme që ka takuar gjatë fushatës, Tabaku solli në vëmendje historitë e nënave të fëmijëve me autizëm dhe të grave që punojnë fort çdo ditë për të përballuar jetën.
    “Ne duhet të jemi krahu i këtyre grave që luftojnë çdo ditë për dinjitetin e tyre. Kemi një obligim ndaj tyre”, tha Tabaku.
    Edhe pse pranon se sfidat e grave në politik nuk janë të lehta ajo jep mesazhe frymëzuese në fjalën e saj.
    “Realiteti mund të duket si një mal i pakalueshëm, por forca e grave është ajo që çan rrugën përpara. Gratë nuk dorëzohen, kampionet nuk dorëzohen”, tha Tabaku.
    Tv Klan