Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka prerë momentin e gjunjëzimit të Edi Ramës para saj në pritjen që i bëri kryeministri shqiptar në Tiranë për Samitin e Komunitetit Politik Evropian.
Meloni ka preferuar të mos e transmetojë në rrjetet e saj servilosjen deri në neveri të Edi Ramës ndaj saj.
Në videon që Meloni publikoi në Instagram, dallohet momenti që kryeministrja italiane mbërrin në tapetin e kuq dhe më pas pamjet kalojnë në takimet që ka pasur me drejtuesit e lartë të BE-së.
‘Sot në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë përsërita një të vërtetë të thjeshtë por themelore: e ardhmja e Evropës nuk varet nga rastësia apo nga të tjerët, por nga ne.
Ne duhet të mbrojmë me vendosmëri rrënjët tona, lirinë, dinjitetin dhe identitetin e popujve tanë, vlera që përfaqësojnë themelin e qytetërimit tonë’, shkruan Meloni në Instagram.
Rama ka bërë një gjest qesharak që ka tërhequr vëmendjen, duke hequr çadrën pavarësisht shiut që binte, dhe duke u ulur në gjunjë përpara kryeministres italiane Meloni.
“Edi stop! E bën që të jetë i gjatë sa unë’ tha Meloni me batutë, për të kaluar radhën.
Tag: samitin
-

Meloni i “fut gërshërët” momentit kur Rama i gjunjëzohet në Tiranë
-

Samiti në Tiranë me 47 liderë, Rama: Tregoi angazhimin për një Europë të bashkuar dhe të sigurt
Tirana këtë të premte u bë epiqendër e Europës, me pjesëmarrjen e 47 liderëve në Samitin e Komunitetit Politik Europian që për herë të parë u mbajt në Ballkanin Perëndimor. Kryeministri Edi Rama bëri një përmbledhje të asaj çfarë prodhoi Samiti, gjatë një konference shtypi me kryeministren e Danimarkës, e cila do të presë samitin e ardhshëm të Komunitetit Evropian në Kopenhagë.
Për të në samit u mblodhën udhëheqës, anëtarë dhe jo-anëtarë të BE-së, për të zhvilluar një diskutim të rëndësishëm dhe të hapur për një Evropë të re dhe një botë të re, që ishte gjithashtu titulli kryesor i këtij samiti.”Sot në Tiranë kemi një përkushtim të ripërtërirë ndaj kontinentit tonë dhe qytetarëve tanë. Tani, për t’i mbajtur fort vlerat dhe parimet që udhëhojnë shoqëritë tona, për të bërë gjithçka që është e mundur për të mbrojtur vlerat dhe parimet tona, ato që janë mishëruar në shoqëritë tona, duke mbrojtur vendet tona, qytetarët tanë dhe të ardhmen e Evropës”, tha Rama.
Nga ana tjetër, kryeministri shtoi se vendosën të kenë një skuadër bashkëpunuese nën kujdesin e Presidentit të Këshillit Evropian. ”Vendosëm të krijojmë një skuadër bashkëpunuese, nën kujdesin e Presidentit të Këshillit Evropian. Kjo është një sintezë shumë e përgjithshme e asaj që bëmë, duke u përballur gjithashtu me faktin se përfaqësojmë një treg prej 600 milionësh, një treg të jashtëzakonshëm me potencial masiv”. -

SYRI TV/ Rama show për të mbuluar krimet zgjedhore, Macron: Ka manipulime ndaj zgjedhjeve
Kryeministri Edi Rama përdori Samitin për Sigurinë e Europës për të mbuluar masakrën elektorale.
Ndërsa liderët e Europës ndodheshin në Tiranë për të diskutuar sfidat e sigurisë dhe refugjatëve, Rama e shfrytëzoi fjalën e tij për të justifikuar vjedhjen e zgjedhjeve. Një tjetër akt manipulimi, që rrezikoi të shkaktonte një skandal diplomatik, ishte manipulimi i liderëve të Europës për të firmosur mbi “Yllin simbol”, një element që Rama dhe Partia Socialiste përdorën për fushatën e zgjedhjeve.
Pas pesë orësh shfaqje, me gjunjëzime dhe humor me inteligjencë artificiale, kryeministri Edi Rama e shfrytëzoi samitin për të mbuluar masakrën elektorale. Madje, pasi përdori prezencën e liderëve europianë për të mbuluar vjedhjen e zgjedhjeve, vendosi që ata të firmosnin simbolin e PS-së për zgjedhjet.
Para liderëve të Europës, Rama e cilësoi fitoren si një dëshmi të orientimit europian të vendit, por shmangu tërësisht gjetjet e OSBE-ODIHR për këtë farsë zgjedhore. Kryeministri shfrytëzoi tryezën për sigurinë e Europës për të mbuluar vjedhjen e zgjedhjeve, ndërsa nga panelistët vetëm presidenti francez Emmanuel Macron foli për zgjedhje të manipuluara, duke përmendur rastin e Rumanisë.
Liderët e pranishëm kishin në fokus të fjalëve të tyre luftën në Ukrainë dhe kërkesën për armëpushim. Një tjetër çështje që dominonte diskutimet në samitin e Komunitetit Politik ishte çështja e emigracionit, që është kthyer në një shqetësim të madh për Britaninë dhe Gjermaninë.
Siç ishte edhe programuar, Samiti ishte një takim për të dhënë mesazhe për sigurinë dhe emigracionin, dy sfida me të cilat po përballet Europa, dhe u mbajt në Shqipëri, një nga vendet me numrin më të lartë të emigrantëve në kontinentin europian.
-

Ceremonia spektakolare në TKOB për Samitin e Europës, Gonxhja: Rrëfim dhe udhëtim i Shqipërisë, nga e shkuara në të ardhmen
Politikë E Premte, 16 Maj 2025 15:25
Një ceremoni spektakolare për Samitin e Europës u mbajt në Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor. Performanca e dhënë nga grupet ishte shumëngjyrëshe dhe gati magjepëse, duke surprizuar edhe 47 liderët dhe drejtuesit e institucioneve. Ministri Blendi Gonxhja shkruan se performanca është një rrëfim dhe udhëtim i Shqipërisë nga e shkuara në të ardhmen. ”Një rrëfim vizual dhe performativ që përshkruan Shqipërinë në udhëtimin e saj nga e shkuara drejt së ardhmes përmes historisë, trashëgimisë dhe inovacionit”.
-

Starmer në Samitin e Komunitetit Politik: Është koha të punojmë së bashku!
Keir Starmer, Kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar tha gjatë fjalës së tij në Samitin e Komunitetit Politik se ka ardhur koha që të jemi të bashkuar.
“Emigracioni është një sfidë që duhet të përballemi së bashku. Është koha të punojmë së bashku. Procesi po jep rezultate. Dje isha në portin e Durrësit dhe pashë si forcat e Mbretërisë po bashkëpunojnë me forcat e Shqipërisë. Megjithatë, duhet bërë edhe më shumë. Në këto kohë luhatjesh e pasigurish, Mbretëria do të marrë rolin e vet në skenën botërore duke mbështetur paqen në Europë”, tha Starmer. -

“Na duhet një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme”/ Starmer në Samitin e Komunitetit Politik: Është koha të punojmë së bashku!
Fjalën e tij në Samitin e Komunitetit Politik Europian, kryeministri britanik Keir Starmer e qendërzoi te nevoja për të siguruar një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në kontinent dhe jo vetëm.
Keir Starmer: Sfida më urgjente është sigurimi i një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme. Duhet të bëjmë më shumë për mbrojtjen tonë. Javën e kaluar shpalla një paketë tjetër sanksionesh për flotën hije ruse. Nëse Rusia nuk do të ulet në tryezë bisedimesh, Putin duhet të pranojë çmimin. Rusia po tërheq këmbët zvarrë dhe po luan lojëra. Ky armëpushim është jashtëzakonisht i nevojshëm. Mbretëria e Bashkuar është gati të luajë rolin e vetë dhe kjo nënkupton rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen, duke arritur në 2.8 deri në 2027. Është koha të punojmë së bashku!
Top Channel
-

Kancelari gjerman Merz në Samitin e Tiranës: Të vazhdojmë t’i japim mbështetje të fortë ushtarake Ukrainës
Kancelari gjerman Friedrich Merz mbajti fjalën në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë këtë të premte.
Kancelari gjerman Merz: Jam i kënaqur që jam këtu dhe kam nderin që të jem me ju për herë të parë në këtë grup të shquar udhëheqësish, pres bashkëpunimin tonë të ngushtë jo vetëm se na duhet shumë por jemi të gatshëm, dua të fokusohem në disa çështje, kemi një sfidë që nuk është parë në këtë 10-vjeçar në Ukrainë, nuk është një luftë kundër këtij vendi, ne ishim në Kiev, e bëmë këtë jo vetëm në emrin tonë, por edhe në tuajin për të treguar vendosmërinë, jemi të vendosur që duhet të vazhdojmë t’i japim mbështetje të fortë ushtarake Ukrainës, këtij vendi që gjendet në vështirësi, përpjekjet tona kanë treguar sukses të vogël diplomatik.
Top Channel
-

“Ribashkimi i Europës, jo pa Ballkanin”/ Meloni në samitin e BE: Shqipëria është Evropë
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka mbajtur fjalimin e saj në Samitin Evropian në Tiranë, duke uruar Kryeministrin Rama për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare, por jo vetëm. Meloni mendon bashkimin e Evropës si një moment të rëndësishëm për të gjithë.
Giorgia Meloni:
Më lejoni të falenderoj Edi, jo se jetoj në protektorat, por për pritjen kët edhe më ka bërë të ndihem shume e re në atë videon E uroj për rizgjedhjen e tij tërësisht të papritur. Jam e kënaqur do të mbështetet te vendosmëria e tij. Sot është moment i rëndësishëm për të gjithë ne. E kam mendur që identiteti europian i Shqipërisë është fakt. Shqipëria është Europë, pavarësisht faktit nëse je pjesë e një organizate apo jo. Të gjithë shtetet në këtë tryezë sot janë po aq europiane sat ë 27 shtetet e BE.
Të gjithë janë pjesë e një të vetme ashtu si gishtat e dorës. Popuj që kanë luftuar njëri tjetrit, sot janë një i vendit. Po ndërmarrim një hap në bashkimin e europës, dhe nuk mund ta bëjmë këtë pa ballkanin perëndimor. Janë ura ndërmjet Lindjes e Perëndimit. Për këtë Italia është e angazhuar për Ballkanin Perëndimor në Bruksel. Këto vende duhet të kenë një perspektivë të qartë për BE. Integrimi edhe në Lindje është vetëm në të mirë të Europës, duke patur parasysh cfarë po ndodh në kufijtë tanë.
-

Rama flet për zgjedhjet në Samitin Europian: Ata që votuan për të më shkarkuar nuk janë euroskeptikë
Kryeministri Edi Rama u tha 47 liderëve europianë në Samitin e Komunitetit Politik Europian, se 52% e shqiptarëve votuan pro tij në zgjedhjet e 11 majit, për të mbështetur rrugëtimin europian të Shqipërisë. Nga ana tjetër, nënvizoi se ata që votuan për opozitën, nuk janë euroskeptikë, por Rama i quajti si euro optimistë të painformuar.
“Mbërritja juaj vijon një fushatë zgjedhore ku Europa këtu ka qenë më e pranishme se kurrë. Ishte kënaqësi që fushata e PS-së u përqendrua te kjo fjalë: Europë, identitet, përkatësi. Dhe identiteti fitoi më shumë se 52% të votave.Për mikun tim të dashur Keir, ishte një rezultat mjaft i ngjashëm me referendumin e Brexit-it, por me role të përmbysura, 52% për ne për të mbetur apo në rastin tonë për t’iu bashkuar.
Nuk ka krahasim 48%-shi i mbetur i votuesve. Ata nuk janë euroskeptikë, janë thjeshtë euro optimistë të painformuar, të cilët mendojnë që duhet të isha shkarkuar, meqë nuk e integrova Shqipërinë në BE shumë kohë më parë”, tha Rama. -

Mediat e huaja jehonë samitit të BE në Tiranë/ “Evropa e re në një botë të re”
Tirana është bërë kryeqyteti i Europës, ku 47 liderë dhe krerët e mëdhenj janë mbledhur për Samitin e Komunitetit Politik Europian. Liderët do të diskutojnë sfidat e sigurisë dhe mbrojtjes në të gjithë kontinentin gjatë këtij samiti një ditor.
Ky samit është vënë në qendër të vëmendjes edhe nga mediat e huaja. Prestigjiozja Associated Press që mbahet këtë të premte në Tiranë. “Do të flitet gjithashtu edhe për mënyrat për të përmirësuar për të luftuar emigracionin e paligjshëm”, shkruan Associated Press.
Sipas Associated Press vendi ynë po pret samitin pasi Partia Socialiste në pushtet e Edi Ramës fitoi zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Ajo shton se kryeministri Edi Rama e sheh samitin si frymëzim dhe motivim për të vazhduar më tej dhe për të siguruar anëtarësimin e Shqipërisë në BE brenda 5 vitesh.