Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama.
Lajmin e bëri të ditur vetë Zelensky përmes një postimi në platformën ‘X’, ku shkruan se ka informuar Ramën për zhvillimet e fundit në frontin e luftës dhe sulmet e vazhdueshme ruse.
Ai thekson se kanë diskutuar së bashku hapat që duhen ndjekur për të arritur drejt armëpushimit dhe paqes.
Po ashtu më tej, presidenti ukrainas ka informuar se Rama do të marrë pjesë në Samitin Ukrainë-Evropa Juglindore.
Postimi:
Kam pasur një bisedë të mirë me Kryeministrin e Shqipërisë @ediramaal.
Unë e informova atë për sulmet e fundit me raketa dhe dron ruse. Këto sulme tregojnë edhe një herë se Rusia nuk ka ndërmend t’i japë fund luftës. Kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për presion mjaft të fortë për ta ndalur përfundimisht. Ne llogarisim në të gjithë hapat e nevojshëm në këtë drejtim që do të ndërmerren në të ardhmen e afërt.
Ne diskutuam gjithashtu bashkëpunimin tonë me partnerët evropianë dhe unitetin tonë.
E ftova kryeministrin të marrë pjesë në Samitin Ukrainë-Evropa Juglindore dhe Shqipëria do të përfaqësohet.
Faleminderit, Shqipëri, për mbështetjen e Ukrainës dhe popullit tonë.
Tag: samitin
-

Zelensky telefonon Ramën, kryeministri konfirmon pjesëmarrjen në samitin e radhës
-

“Diskutuam bashkëpunimin me partnerët evropianë”, Zelensky telefonon Ramën: E ftova të marrë pjesë në Samitin Ukrainë- Europa Juglindore
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama.
Në një postim në X ai shprehet se e ka ftuar këtë të fundit të marrë pjesë në Samitin Ukrainë-Evropa Juglindore.
“Pata një bisedë të mirë me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. E informova atë për sulmet e fundit me raketa dhe dronë nga Rusia. Këto sulme tregojnë sërish se Rusia nuk ka asnjë synim për ta përfunduar luftën. Prandaj kemi nevojë për presion të mjaftueshëm për ta detyruar atë të ndalet. Llogarisim që në të ardhmen e afërt të ndërmerren të gjitha hapat e nevojshëm në këtë drejtim.
Diskutuam gjithashtu bashkëpunimin tonë me partnerët evropianë dhe unitetin tonë. E ftova Kryeministrin të marrë pjesë në Samitin Ukrainë — Europa Juglindore, dhe Shqipëria do të jetë e përfaqësuar. Faleminderit, Shqipëri, për mbështetjen ndaj Ukrainës dhe popullit tonë”, ka shkruar Zelensky.I had a good conversation with the Prime Minister of Albania @ediramaal.
I informed him about the recent Russian missile and drone attacks. These strikes once again demonstrate that Russia has no intention of ending the war. That’s why we need pressure strong enough to finally… pic.twitter.com/ZtseGcEjPN
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) May 26, 2025Top Channel
-

Zelensky telefonon Ramën, kryeministri konfirmon pjesëmarrjen në Samitin Ukrainë-Evropa Juglindore!
Dhjetë ditë pas samitit të Komunitetit Politik Europian, që solli në Tiranë 40 liderë të BE-së dhe më gjerë, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama.
Përmes një postimi në platformën ‘X’, Zelensky bën me dije se ka patur “një bisedë të mirë me Kryeministrin e Shqipërisë”.
Ai sqaron se ka informuar Ramën për zhvillimet e fundit në frontin e luftës, sulmet e vazhdueshme ruse dhe kanë diskutuar së bashku hapat që duhen ndjekur për të arritur drejt armëpushimit dhe paqes.
“E informova për sulmet e fundit ruse me raketa dhe dronë. Këto sulme tregojnë edhe një herë se Rusia nuk ka ndërmend t’i japë fund luftës. Kjo është arsyeja pse na duhet një presion mjaft i fortë për ta ndaluar më në fund. Ne mbështetemi në të gjitha hapat e nevojshëm në këtë drejtim që do të ndërmerren në të ardhmen e afërt. Gjithashtu diskutuam bashkëpunimin tonë me partnerët evropianë dhe unitetin tonë”, shkruan Zelensky.
Presidenti ukrainas po ashtu informon se shefi i qeverisë shqiptare do të marrë pjesë në Samitin Ukrainë-Evropa Juglindore.
“E ftova Kryeministrin të marrë pjesë në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore, dhe Shqipëria do të përfaqësohet. Faleminderit, Shqipëri, për mbështetjen e Ukrainës dhe popullit tonë”, shkruan më tej Zelensky. -

“Berisha donte të prishte Samitin me çingie e daulle serbe”, avokati: PD do mbetet shumë gjatë në opozitë
Avokati Idajet Beqiri ironizoi kreun e PD-së Sali Berisha teka u pyet nëse ai duhet të largohej nga drejtimi pas humbjes së thellë më 11 maj, që është rezultat edhe më i dobët se i vitit 2021 kur drejtonte Lulzim Basha.
Duke lakuar kuptimin e foljes ‘ik’, ai u shpreh se “Berisha nuk duhet të ikë, sepse duhet të përballet këtu me drejtësinë dhe duhet të shkojë në burg”.
Avokati tha se qëllimi i PD-së ishte të prishte edhe Samitin e Europës në Tiranë, duke përdorur “daulle serbe” me protestën e zhvilluar.
“Ky rezultat vjen për shkak të punës dhe ndryshimeve. Shiko se si vepron PD me ‘200 petritët e saj’, kur në Tiranë vijnë 47 udhëheqës Europe për Samit dhe ata shkojnë e prishin me çingije dhe daulle Serbie. Mori helme, avionë dhe ushtri e shkoi në jug për t’i vrarë më 1997. Saliu ka gjakun serb, serb lindi dhe serb do vdesi. Ka Karaxhiçin ai ndaj dhe ju vdisni për të.
Berishën e mori ferra uratën, do e mbylli në burg se ka vrarë më 21 janar, Gërdec, Tropojë, ka vjedhur”, u shpreh ai.
Por a duhet të largohet Berisha?
“Këta edhe në humbje nuk dinë si të sillen. Po të ishte diferenca me 1 deputet, mendo se si do të silleshin këta. Unë lutem që Berisha të mos iki, le të rrijë, atë duam ne, se humbjen e ka të sigurt. Nuk duhet të ikë jashtë ai, as të arratiset, të rrijë këtu, se duhet të përballet me drejtësinë për ato që ka bërë! Ju ngelët te 90-ta, morët fund. Me këta që janë sot duket se PD do mbetet shumë gjatë në opozitë”, përfundoi Beqiri. -

Berisha në Samitin e Unionit Ndërkombëtar Demokratik (IDU) në Bruksel
Politikë E Diel, 18 Maj 2025 18:44
“Në Samitin e Unionit Ndërkombëtar Demokratik (IDU) në Bruksel me Kryetarin e Komitetit për Punët e Jashtme të Parlamentit Europian, David McAllister duke diskutuar për farsën elektorale të 11 Maj 2025 në Shqipëri”- shkruan Sali Berisha.
-

Samiti i IDU, Berisha ndan fotot me kryeministrin belg: Biseduam për situatën në Shqipëri
Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ndarë në Facebook disa foto, të shkëputura nga pjesëmarrja në Samitin e Unionit Ndërkombëtar Demokratik.
“Në Samitin e Unionit Ndërkombëtar Demokratik (IDU). Në foto me Kryeministrin e Belgjikës, Bart De Wever, me të cilin shkëmbyem një bisedë të shkurtër për situatën në Shqipëri”, shkruan Berisha në FB.
Kujtojmë që dy ditë më parë kryedemokrati Sali Berisha ishte në Bruksel, pjesëmarrës në Samitin e IDU-së. Sipas tij, IDU u informua se zgjedhjet e 11 Majit në Shqipëri ishin një farsë elektorale. -

Samiti i IDU/ Berisha ndan fotot me kryeministrin belg: Biseduam për situatën në Shqipëri…
Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ndarë në Facebook disa foto, të shkëputura nga pjesëmarrja në Samitin e Unionit Ndërkombëtar Demokratik.
“Në Samitin e Unionit Ndërkombëtar Demokratik (IDU). Në foto me Kryeministrin e Belgjikës, Bart De Wever, me të cilin shkëmbyem një bisedë të shkurtër për situatën në Shqipëri”, shkruan Berisha në FB.
Kujtojmë që dy ditë më parë kryedemokrati Sali Berisha ishte në Bruksel, pjesëmarrës në Samitin e IDU-së. Sipas tij, IDU u informua se zgjedhjet e 11 Majit në Shqipëri ishin një farsë elektorale.
-

“Fërkimet” mes Macron dhe Melonit/ Kryeministrja italiane mungoi në takimet e grupit të “të gatshmëve” për Ukrainën
Takimi i gjashtë i Komunitetit Politik Evropian mund të kishte qenë një mundësi për të ndrequr fërkimet në mesin e grupit të vendeve ‘Të gatshme’ për Ukrainën, apo “Koalicioni i të Vullnetshmëve”, pas polemikave të lidhura me dështimin e Kryeministres Giorgia Meloni për të marrë pjesë në samitin e së shtunës së kaluar në Kiev, ku ajo qe e pranishme vetëm lidhjes video.
Megjithatë, pas një shkëmbimi fillestar premtues pikëpamjesh me Keir Starmer, Donald Tusk, Volodimir Zelensky dhe Ursula von der Leyen, takimi, shkruan Rainews, shkaktoi fërkime të mëtejshme. Në fjalimin e saj në samitin e Tiranës, Meloni përsëriti me forcë akuzat kundër Rusisë dhe mbështetjen e pakushtëzuar për Kievin.
“Plaga që lufta e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës i ka shkaktuar sistemit ndërkombëtar të bazuar në rregulla, vazhdon të prodhojë efekte destabilizuese. Për këtë arsye, ne duhet të këmbëngulim me vendosmëri për të arritur përfundimisht një armëpushim pa kushte dhe një marrëveshje të vërtetë paqeje, edhe pse bota ishte në gjendje të shihte se kush ishte vërtet i gatshëm të ulej në tryezën e bisedimeve dhe kush jo”-u shpreh Meloni.
Një pozicion ky krejtësisht në përputhje me shumicën dërrmuese të vendeve që mbështesin Ukrainën. Por më pas u bë e ditur, se liderët e vendeve “të gatshme” (Franca, Mbretëria e Bashkuar, Polonia) – njoftime këto që sipas medias italiane kanë rrjedhur nga pallati Elysee –ishin takuar në margjinat e KPE-së pa shefen e ekzekutivit italian.
Pasi thirri një konferencë të shkurtër për shtyp Meloni nënvizoi se lidhur me këtë debat për mungesën e prezencës italiane në takimet mes Britanisë së Madhe, Francës, Polonisë, Gjermanisë dhe Ukrainës, “më duhet të ritheksoj diçka që e kam shpjeguar disa herë: se Italia ka deklaruar prej kohësh se nuk është e disponueshme të dërgojë trupa në Ukrainë”. Macron iu përgjigj duke thënë se në takimin e të Vullnetshmëve nuk qe folur për dërgim trupash.
“Unë mendoj se ka një keqinterpretim, diskutimi që kemi pasur ishte për të marrë një armëpushim në Ukrainë, nuk u diskutua për dërgimin e trupave as të shtunën e kaluar në Kiev dhe as sot,” tha presidenti francez, i cili me Melonin nuk ka pasur asnjëherë një marrëdhënie shumë të mirë, sic u pa edhe nga përplasja e tyre në samitin e G7 vitin e kaluar në Puglia të Italisë.
Top Channel
-

“Fërkimet” me Macron, Meloni mungoi në takimet e grupit të “të gatshmëve” për Ukrainën
Takimi i gjashtë i Komunitetit Politik Evropian mund të kishte qenë një mundësi për të ndrequr fërkimet në mesin e grupit të vendeve ‘Të gatshme’ për Ukrainën, apo “Koalicioni i të Vullnetshmëve”, pas polemikave të lidhura me dështimin e Kryeministres Giorgia Meloni për të marrë pjesë në samitin e së shtunës së kaluar në Kiev, ku ajo qe e pranishme vetëm lidhjes video.
Megjithatë, pas një shkëmbimi fillestar premtues pikëpamjesh me Keir Starmer, Donald Tusk, Volodimir Zelensky dhe Ursula von der Leyen, takimi, shkruan Rainews, shkaktoi fërkime të mëtejshme. Në fjalimin e saj në samitin e Tiranës, Meloni përsëriti me forcë akuzat kundër Rusisë dhe mbështetjen e pakushtëzuar për Kievin.
“Plaga që lufta e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës i ka shkaktuar sistemit ndërkombëtar të bazuar në rregulla, vazhdon të prodhojë efekte destabilizuese. Për këtë arsye, ne duhet të këmbëngulim me vendosmëri për të arritur përfundimisht një armëpushim pa kushte dhe një marrëveshje të vërtetë paqeje, edhe pse bota ishte në gjendje të shihte se kush ishte vërtet i gatshëm të ulej në tryezën e bisedimeve dhe kush jo”-u shpreh Meloni.
Një pozicion ky krejtësisht në përputhje me shumicën dërrmuese të vendeve që mbështesin Ukrainën. Por më pas u bë e ditur, se liderët e vendeve “të gatshme” (Franca, Mbretëria e Bashkuar, Polonia) – njoftime këto që sipas medias italiane kanë rrjedhur nga pallati Elysee –ishin takuar në margjinat e KPE-së pa shefen e ekzekutivit italian.
Pasi thirri një konferencë të shkurtër për shtyp Meloni nënvizoi se lidhur me këtë debat për mungesën e prezencës italiane në takimet mes Britanisë së Madhe, Francës, Polonisë, Gjermanisë dhe Ukrainës, “më duhet të ritheksoj diçka që e kam shpjeguar disa herë: se Italia ka deklaruar prej kohësh se nuk është e disponueshme të dërgojë trupa në Ukrainë”. Macron iu përgjigj duke thënë se në takimin e të Vullnetshmëve nuk qe folur për dërgim trupash.
“Unë mendoj se ka një keqinterpretim, diskutimi që kemi pasur ishte për të marrë një armëpushim në Ukrainë, nuk u diskutua për dërgimin e trupave as të shtunën e kaluar në Kiev dhe as sot,” tha presidenti francez, i cili me Melonin nuk ka pasur asnjëherë një marrëdhënie shumë të mirë, sic u pa edhe nga përplasja e tyre në samitin e G7 vitin e kaluar në Puglia të Italisë. -

VIDEO – Rama kthen në fëmijë 47 liderët e Europës në Samitin e Komunitetit Politik, shpërthejnë të qeshurat
Edi Rama nuk e kurseu spektalin edhe në samitin e Komunitetit Politik Europian (KPE), i cili u mbajt në Tiranë dhe në fokus kishte diskutime serioze si sigurinë e Evropës, më konkretisht tek lufta në Ukrainë, qëndrueshmërinë demokratike, sigurinë ekonomike, migracionin etj.
Në ceremoninë e organizuar në Teatrin e Operas dhe Baletit u shfaq një video e krijuar me anë të inteligjencës artificiale, ku Edi Rama e kishte kthyer veten e tij dhe të gjithë liderët pjesëmarrës si fëmijë në formë kukulle.
Ata uronin në gjuhën e tyre: “Mirë se erdhët në Shqipëri”, teksa në momentin kur u shfaq shpërthyen në të qeshura edhe disa prej liderëve dhe zyrtarëve të BE-së.Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
Ju mirëpresim!