Tag: samitin

  • Vuçiç në samitin në Ukrainë refuzon të nënshkruajë deklaratën që dënon agresionin rus

    Vuçiç në samitin në Ukrainë refuzon të nënshkruajë deklaratën që dënon agresionin rus

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi gjatë vizitës së tij të parë në Ukrainë, që nga fillimi i agresionit rus, se “nuk e ka tradhtuar Rusinë” dhe se në samitin e mbajtur në Odesa nuk e ka nënshkruar deklaratën që dënon agresionin, pasi ajo bënte thirrje për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

    Ai tha se Serbia ka qëndruar neutrale dhe se askush nuk ka ushtruar ndonjë “presion të madh” ndaj tij që ta nënshkruante këtë deklaratë.
    “Sërish kam qenë i vetmi që nuk e kam pranuar deklaratën. Ndryshe nga ata që pranojnë çdo gjë kundër Rusisë, çdo gjë që munden”, tha Vuçiç më 11 qershor para gazetarëve në Odesa, ku mori pjesë në samitin Ukrainë – Evropa Juglindore.

    Ai theksoi gjithashtu se është “krenar për politikën e Serbisë” dhe për “pavarësinë dhe vetëvendosjen” e saj. “Kështu do të vazhdojmë”, shtoi Vuçiq.
    Deklarata, e nënshkruar në samitin e Odesës nga liderë të Ballkanit Perëndimor, përfshirë nga Rumania, Moldavia, Greqia dhe Kroacia, dënon agresionin rus, bën thirrje për anëtarësimin e Ukrainës në NATO dhe dënon krimet e luftës të kryera nga Rusia, sipas agjencisë AFP.
    Dokumenti, ndër të tjera, i bën thirrje Rusisë të tërheqë trupat nga Ukraina dhe dënon dëbimin e mijëra civilëve ukrainas, përfshirë fëmijë, për në Rusi.
    Gjatë fjalimit të tij në samit, presidenti serb deklaroi se Serbia do të vazhdojë të respektojë të drejtën ndërkombëtare, përfshirë “mbrojtjen e integritetit territorial të vendeve që janë të njohura nga Kombet e Bashkuara”.
    “Gjithmonë kemi mbrojtur këtë qëndrim dhe do të qëndrojmë të palëkundur në këtë pikë. Mendoj se në një mënyrë kjo mund të jetë edhe e dobishme për Ukrainën”, tha Vuçiq.
    Në një deklarim për gazetarët, ai shtoi se e ka falënderuar presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, për “respektimin e plotë të Kartës së OKB-së dhe të integritetit territorial të Serbisë”.
    “Dhe këtu nuk kishte Prishtinë dhe përfaqësues të Prishtinës”, tha Vuçiq.
    Në fjalimin e tij në samitin në Odesë, ai deklaroi gjithashtu se Beogradi “do të dëshironte të ndihmonte në rindërtimin e një ose dy qyteteve apo një rajoni të vogël” në Ukrainë, si shenjë mbështetjeje për qytetarët ukrainas.
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, falënderoi presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për pjesëmarrjen në Samitin Ukrainë – Evropa Juglindore dhe për ndihmën ndaj Ukrainës. Ai theksoi rëndësinë e kësaj vizite, e para e Vuçiqit në Ukrainë, sidomos në kohë lufte, duke vlerësuar praninë e tij në terren.
    Zelensky tha se ata diskutuan për mbështetjen e ndërsjellë në rrugën drejt Bashkimit Evropian, bashkëpunimin dypalësh dhe rindërtimin e Ukrainës. Ai falënderoi Serbinë për iniciativën për të ndihmuar në procesin e rimëkëmbjes dhe për të marrë nën patronazh rindërtimin e disa vendbanimeve ukrainase – një formë shumë efektive bashkëpunimi, sipas tij.
    Në fund, Zelensky vlerësoi mbështetjen e Serbisë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.
    Në fillim të nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, Serbia kishte shprehur mbështetje për integritetin territorial të Ukrainës, por deri më sot ka refuzuar të vendosë sanksione ndaj Moskës.
    Zyrtarët serbë kanë vazhduar të ruajnë lidhjet me Rusinë, dhe Vuçiq ishte më 9 maj në Moskë, në Paradën e Fitores me rastin e 80-vjetorit të fitores mbi fashizmin. Atje, ai u takua me presidentin rus, Vladimir Putin.
    Presidenti serb publikoi në një postim profilin e tij në Instagram se më 11 qershor, ku thuhej se në Odesa ishte angazhuar për intensifikimin e dialogut dhe arritjen sa më të shpejtë të paqes.
    Në margjinat e samitit, ai u takua edhe me presidentin e Ukrainës.
    “Shkëmbyem mendime për rëndësinë e arritjes së paqes afatgjatë dhe të qëndrueshme, respektimin e të drejtës ndërkombëtare, si dhe për rolin e diplomacisë në kapërcimin e konflikteve”, shkroi Vuçiq në Instagram, postim që e shoqëroi me një fotografi me Zelenskyn.
    Ai shtoi se biseduan edhe për çështje ekonomike dhe për qëllimet e përbashkëta në drejtim të forcimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme shoqërore.
    Gjatë tre vjetëve luftë, Serbia ka thënë se ka një politikë të neutralitetit dhe ka mohuar se furnizon me armë palët e përfshira në konflikt.
    Megjithatë, Shërbimi i Jashtëm i Sigurisë së Federatës Ruse më 28 maj e akuzoi Serbinë se, “pavarësisht deklaratës zyrtare për neutralitet”, Beogradi vazhdon të furnizojë Ukrainën me municione dhe se me këtë po e “godet Rusinë pas shpine”.
    Reagimi nga Moska erdhi pasi për vite me radhë media të ndryshme kishin raportuar se armë dhe municione serbe, përmes vendeve të treta, kanë përfunduar në duart e ushtarëve ukrainas.
    Beogradi zyrtar ka mohuar disa herë që Serbia ka eksportuar drejtpërdrejt armë në Ukrainë apo Rusi, si dhe ka theksuar se nuk mund të ndikojë në atë se ku përfundojnë armët e shitura përmes ndërmjetësve.
    Pas deklaratës së shërbimit rus, Vuçiq tha se do të ndërpriten kontratat për shitjen e armëve dhe municioneve kur të ketë dyshime për abuzim dhe dërgim të tyre në frontin ukrainas./REL

  • Spiropali merr pjesë në samitin Ukrainë-Evropë Juglindore në Odesa së bashku me ambasadorin shqiptar në Kiev

    Spiropali merr pjesë në samitin Ukrainë-Evropë Juglindore në Odesa së bashku me ambasadorin shqiptar në Kiev

    Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali do të marrë pjesë në samitin Ukrainë-Evropa Juglindore që do të zhvillohet në Odesa të Ukrainës.
    Spiropali ka ndarë një postim në rrjete sociale, nga kufiri mes Moldavisë dhe Ukrainës. Rrugës për në samit, Spiropali ka postuar foton me ambasadorin e Shqipërisë në Ukrainë, Ernal Filo.
    “Me ambasadorin tonë Ernal Filo, në kufirin Moldavi–Ukrainë, rrugës për në Samitin Ukrainë–Evropa Juglindore, që do të zhvillohet në Odesa”, shkruan Spiropali në rrjete sociale.

  • Rama: Hapim tjetër grup kapitujsh, përgatitemi për Samitin e NATO, sjellim në Tiranë “Globe Soccer Awards”

    Rama: Hapim tjetër grup kapitujsh, përgatitemi për Samitin e NATO, sjellim në Tiranë “Globe Soccer Awards”

    Kryeministri Edi Rama iu rikthye pas zgjedhjeve komunikimit me qytetarët në rrjetet sociale dhe lajmëroi se brenda pak javësh do të hapen negociatat për të gjithë kapitujt që nevojiten për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

    Një ditë pasi Presidenca Polake e Këshillit të Bashkimit Evropian i dërgoi qeverisë letrën për çeljen e bisedimeve për grupkapitullin numër 4, lideri i mazhorancës deklaroi se procesi i hapjes së kapitujve është në rrugën e mbarë.
    “Kemi lajme të mira nga fronti i negociatave, urojmë dhe shpresojmë dhe besojmë së shpejti do të marrim lajmin e hapjes së një tjetri grupkapitujsh dhe sipas ambicies dhe planit, të hapim pastaj edhe grupkapitullin e fundit, në mënyrë që të kemi të gjithë grupkapitujt e hapur.”

    Kryeministri deklaroi se tashmë ka nisur puna për samitin e NATO-s që do të mbahet për herë të parë në Tiranë.
    “Kjo është mënyra se si të punohet për samite të NATO-s, fillon puna dy vjet përpara dhe faktikisht pasi ka ardhur grupi i inspektimit nga qendra e NATO-s në Bruksel për të parë të gjitha opsionet dhe për të inventarizuar të gjitha kushtet dhe mundësitë e infrastrukturës së mikpritjes, të logjistikës, e kështu me radhë. Topi është në fushën tonë për të shkuar përsëri në qendër me një masterplan të përgjithshëm të organizimit.”
    Një tjetër projekt i qeverisë shqiptare ka lidhje me futbollin.
    “Në ndërkohë, jemi në një diskutim më së fundmi për të sjellë në Tiranë, në Shqipëri 95% në Tiranë, sepse jemi duke diskutuar edhe Durrësin dhe Vlorën si opsione, edicionin evropian të Globe Soccer Awards, pra, të çmimit të globit të futbollit.”

  • Rama: Kemi nisur punën për samitin e NATO-s në Tiranë

    Rama: Kemi nisur punën për samitin e NATO-s në Tiranë

    Kryeministri Edi Rama ka nisur sërish komunikimin me qytetarët në rrjetet sociale, përmes rubrikës së tij “Sy m’sy”.
    Ditën e sotme kreu i qeverisë komentoi zhvillimet e fundit politike dhe diplomatike të Shqipërisë.

    Rama deklaroi se Shqipëria po vijon me ritëm të shpejtë procesin e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe se së shpejti pritet të hapet një tjetër grup kapitujsh. Ai theksoi se qëllimi mbetet hapja e të gjithë kapitujve brenda një afati të arsyeshëm.
    Rama foli edhe për Samitin i Komunitetit Politik Evropian, i mbajtur së fundmi në kryeqytetin shqiptar, duke e cilësuar atë ngjarje si një sukses të jashtëzakonshëm, jehona e të cilit vazhdon ende në korridoret e politikës evropiane.
    Ndërkohë, kryeministri konfirmoi se ka nisur puna për organizimin e Samitit të NATO-s në Tiranë, një ngjarje që kërkon përgatitje shumëvjeçare. “Grupi i inspektimit nga NATO në Bruksel ka ardhur për të analizuar opsionet dhe për të inventarizuar kapacitetet tona logjistike dhe infrastrukturore,” tha Rama.

  • Marrëdhëniet e tensionuara Kanada-Indi, kryeministri Carney fton Modin në Samitin e G7

    Marrëdhëniet e tensionuara Kanada-Indi, kryeministri Carney fton Modin në Samitin e G7

    Kryeministri kanadez Mark Carney e ka ftuar homologun e tij indian Narendra Modi në samitin e G7 që do të mbahet në vendin e tij këtë vit, pavarësisht tensioneve diplomatike midis dy vendeve.

    Ftesa u njoftua nga zyra e Carney pas një bisede telefonike midis dy kryeministrave.
    Ottawa tha se të dy udhëheqësit diskutuan lidhjet tradicionalisht të ngushta midis Kanadasë dhe Indisë, duke përfshirë lidhjet e thella shoqërore dhe partneritetet e rëndësishme ekonomike.
    Samiti i G7 i shtatë demokracive perëndimore më të fuqishme ekonomikisht do të mbahet në Kananaskis, Alberta, nga 15 deri më 17 qershor. Kancelari gjerman Friedrich Merz dhe Presidenti i SHBA-së Donald Trump pritet gjithashtu të marrin pjesë në takime.
    India nuk është anëtare e G7, por mund të ftohet si mysafire në samitin e saj vjetor.
    Arsyeja e mosmarrëveshjes midis Kanadasë dhe Indisë është vrasja e aktivistit Hardeep Singh Nijar në qershor 2023 në provincën kanadeze të British Columbia.
    Ky rast shkaktoi tensione serioze në marrëdhëniet dypalëshe. Kryeministri i atëhershëm kanadez Justin Trudeau akuzoi qeverinë indiane se ishte përgjegjëse për vrasjen e synuar të Nijar, një akuzë që New Delhi e hodhi poshtë.

    Top Channel

  • Vengu në Bruksel, takim me Ministrat e Mbrojtjes së NATO-s

    Vengu në Bruksel, takim me Ministrat e Mbrojtjes së NATO-s

    Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ndodhet në Bruksel në një takim me ministrat e Mbrojtjes së NATO-s.
    Përmes një postimi në rrjete sociale, ministri Vëngu shkruan se do të përgatiten vendimarrjet e rëndësishme që pritet të ndërmerren nga krerët e vendeve aleate në Samitin e ardhshëm në Hagë.
    Ndërkohë në Samitin e Hagës, pritet të marrë pjesë edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
    “Sot në Bruksel në takimin e Ministrave të Mbrojtjes të NATO-s, ku përgatisim vendimarrjet e rendësishme që pritet të ndërmerren nga krerët e vendeve aleate në Samitin e ardhshëm në Hagë”, shkruan Vengu.

     

  • Shtëpia e Bardhë konfirmon pjesëmarrjen e Trump në Samitin e NATO-s në Hagë

    Shtëpia e Bardhë konfirmon pjesëmarrjen e Trump në Samitin e NATO-s në Hagë

    Shtëpia e Bardhë njoftoi ditën e sotme se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të jetë i pranishëm në samitin e NATO-s që do të mbahet më 24 dhe 25 qershor në Hagë, Holandë.
    Pas rikthimit në pushtet, Trump po kërkon me këmbëngulje nga vendet anëtare të NATO-s të rrisin ndjeshëm shpenzimet e tyre për mbrojtjen kombëtare.
    Në një konferencë për shtyp, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levit, bëri me dije se së shpejti do të zhvillohet një bisedë telefonike mes presidentit Trump dhe homologut kinez, Xi Jinping. Ajo shtoi se Shtetet e Bashkuara po ndjekin me kujdes zbatimin nga Kina të marrëveshjes doganore të muajit të kaluar.
    Ky samit pritet të sjellë diskutime të rëndësishme mbi sigurinë globale dhe bashkëpunimin midis aleatëve të NATO-s në një kohë sfidash të shumta ndërkombëtare.

  • Shtëpia e Bardhë: Donald Trump do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Hagë

    Shtëpia e Bardhë: Donald Trump do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Hagë

    Sot, Shtëpia e Bardhë njoftoi zyrtarisht se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të jetë i pranishëm në samitin e NATO-s që do të mbahet më 24 dhe 25 qershor në Hagë, Holandë.

    Pas rikthimit në pushtet, Trump po kërkon me këmbëngulje nga vendet anëtare të NATO-s të rrisin ndjeshëm shpenzimet e tyre për mbrojtjen kombëtare.
    Në një konferencë për shtyp, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levit, bëri me dije se së shpejti do të zhvillohet një bisedë telefonike mes presidentit Trump dhe homologut kinez, Xi Jinping. Ajo shtoi se Shtetet e Bashkuara po ndjekin me kujdes zbatimin nga Kina të marrëveshjes doganore të muajit të kaluar.

    Ky samit pritet të sjellë diskutime të rëndësishme mbi sigurinë globale dhe bashkëpunimin midis aleatëve të NATO-s në një kohë sfidash të shumta ndërkombëtare.
     
     

  • Zelensky e konfirmon: Ukraina u ftua në samitin e NATO-s! Do të diskutohet për ndihëm ushtarake dhe politike ndaj Kievit

    Zelensky e konfirmon: Ukraina u ftua në samitin e NATO-s! Do të diskutohet për ndihëm ushtarake dhe politike ndaj Kievit

    Ukraina është ftuar në samitin e ardhshëm të NATO-s këtë muaj, konfirmoi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

    Holanda është planifikuar të presë një samit të liderëve të NATO-s në Hagë midis 24-25 qershorit dhe mbështetja e mëtejshme ushtarake dhe politike për Ukrainën pritet të jetë një temë kyçe në samit.
    “Ne u ftuam në samitin e NATO-s. Mendoj se kjo është e rëndësishme”, tha udhëheqësi ukrainas.
    Zelensky nuk specifikoi se kush do ta përfaqësonte Ukrainën në këtë ngjarje, por i ka bërë thirrje NATO-s që t’i ofrojë garanci sigurie Ukrainës në rast të një armëpushimi ose marrëveshjeje paqeje me Rusinë.
    Ai gjithashtu ka bërë presion që Ukraina t’i bashkohet aleancës së mbrojtjes dhe madje ka thënë se është i gatshëm të heqë dorë nga presidenca e tij për këtë.
    Por Moska ka thënë se kushtet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë përfshijnë një kërkesë që udhëheqësit perëndimorë të zotohen me shkrim për të ndaluar zgjerimin e NATO-s drejt lindjes.
     

    Top Channel

  • Zelensky: Ukraina ftohet në samitin e NATO-s në Hagë

    Zelensky: Ukraina ftohet në samitin e NATO-s në Hagë

    Volodymyr Zelensky tha se Ukraina është ftuar në samitin e NATO-s në Hagë në fund të qershorit.

    Pasi presidenti ukrainas u shpreh se mospjesëmarrja e vendit të tij në takim do t’i jepte “një fitore” presidentit rus Vladimir Putin , i cili kategorikisht e refuzon anëtarësimin e Ukrainës në Aleancën e Atlantikut të Veriut.
    “Ne kemi marrë një ftesë për samitin e NATO-s. Mendoj se kjo është shumë e rëndësishme”, tha Zelenksy pas një takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte në Vilnius të Lituanisë.