Tag: samitin

  • Samiti në Hagë, Rama takon Sekretarin e Përgjithshëm Mark Rutte: iskutuam për Durrësin dhe Samitin e 2027-ës

    Samiti në Hagë, Rama takon Sekretarin e Përgjithshëm Mark Rutte: iskutuam për Durrësin dhe Samitin e 2027-ës

    Kryeministri Edi Rama është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në kuadër të samitit të aleancës ushtarake që po mbahet në Hagë.

    Përmes një postimi në rrjete sociale, kreu i qeverisë shqiptare ka ndarë disa momente nga takimi me Rutte-n, duke e cilësuar atë si një “mik të çmuar”.
    “Kënaqësi të takoja Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s dhe mikun e çmuar, Mark Rutte,” shkruan Rama krahas fotove të takimit.

    Kryeministri ka bërë të ditur se bisedimet me Rutte kanë përfshirë disa tema me rëndësi strategjike, përfshirë angazhimet që rrjedhin nga Samiti i NATO-s, zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, si dhe investimin e rëndësishëm në Portin e ri të Durrësit, ku NATO do të ketë një rol të posaçëm me terminalin ushtarak.
    Gjithashtu, Rama tha se me Rutte diskutuan edhe për përgatitjet për Samitin e NATO-s që do të mbahet në Tiranë në vitin 2027.
    /vizionplus.tv

  • Rama i pranishëm në Samitin e NATO-s, zbardhet agjenda e kryeministrit në Hagë

    Rama i pranishëm në Samitin e NATO-s, zbardhet agjenda e kryeministrit në Hagë

    Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në Samitin e nivelit të lartë të NATO-s, që po zhvillohet në qytetin e Hagës, në Holandë, më 24 dhe 25 qershor.
    Në qendër të këtij samiti janë diskutimet për përforcimin e mbrojtjes kolektive, rritjen e shpenzimeve të përbashkëta dhe sfidat e sigurisë rajonale dhe globale.

    Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim dypalësh me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Në këtë takim pritet të jenë edhe Igli Hasani, ministër për Europën dhe Punët e Jashtme; Pirro Vëngu, Ministër i Mbrojtjes; Vlora Hyseni; Arben Kingji, Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, ku në qendër të bisedimeve pritet të jetë siguria në Ballkan dhe më gjerë.
    Kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama, do të marrin pjesë në darkën zyrtare të organizuar nga Mbreti Willem-Alexander dhe Mbretëresha Máxima e Holandës në Pallatin Mbretëror “Huis ten Bosch”. Të pranishëm në këtë aktivitet do të jenë të gjithë krerët e shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse në samit, përfshirë liderët e SHBA-së, BE-së, si dhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
    Mbi 10 mijë oficerë sigurie janë angazhuar për mbarëvajtjen e Samitit, duke u angazhuar me forca tokësore, helikopterë dhe patrullime në det, ndërsa me interes priten punimet e së martës, ku do të vendoset për një qasje të re të mbrojtjes nga aleatët, në një kohë me disa konflikte ushtarake në Lindjen e Mesme dhe luftës 4-vjeçare në Ukrainë.

  • Rama në samitin dyditor të NATO-s, takime me shefin e Aleancës dhe Mbretin e Holandës

    Rama në samitin dyditor të NATO-s, takime me shefin e Aleancës dhe Mbretin e Holandës

    Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në Samitin e nivelit të lartë të NATO-s, që po zhvillohet në qytetin e Hagës, në Holandë, më 24 dhe 25 qershor.
    Në qendër të këtij samiti janë diskutimet për përforcimin e mbrojtjes kolektive, rritjen e shpenzimeve të përbashkëta dhe sfidat e sigurisë rajonale dhe globale.
    Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim dypalësh me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Në këtë takim pritet të jenë edhe Igli Hasani, ministër për Europën dhe Punët e Jashtme; Pirro Vëngu, Ministër i Mbrojtjes; znj. Vlora Hyseni; Arben Kingji, Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, ku në qendër të bisedimeve pritet të jetë siguria në Ballkan dhe më gjerë.
    Kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij, znj. Linda Rama, do të marrin pjesë në darkën zyrtare të organizuar nga Mbreti Willem-Alexander dhe Mbretëresha Máxima e Holandës, në Pallatin Mbretëror “Huis ten Bosch”. Të pranishëm në këtë aktivitet do të jenë të gjithë krerët e shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse në samit, përfshirë liderët e SHBA-së, BE-së, si dhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.
    Mbi 10 mijë oficerë sigurie janë angazhuar për mbarëvajtjen e Samitit, duke u angazhuar me forca tokësore, helikopterë dhe patrullime në det, ndërsa me interes priten punimet e së martës, ku do të vendoset për një qasje të re të mbrojtjes nga aleatët, në një kohë me disa konflikte ushtarake në Lindjen e Mesme dhe luftës 4-vjeçare në Ukrainë.

  • DW: A do të ketë sukses samiti i NATO-s me ujdinë e re?

    DW: A do të ketë sukses samiti i NATO-s me ujdinë e re?

    Bota E Martë, 24 Qershor 2025 09:26
    Para samitit të NATO-s arrihet marrëveshja për shpenzimet e mbrojtjes. Sipas njoftimeve anëtarët e aleancës po përgatiten ta rrisin objektivin në të paktën pesë për qind të PBB-së.
    Shenjat janë për për një samit të suksesshëm të mërkurën në Hagë (25.06.), ku aleanca transatlantike, NATO dëshiron të demonstrojë unitetin dhe forcën e saj. Marrëveshja e arritur mes 32 anëtarëve të aleancës vjen në momentin e duhur.

    Paraprakisht u arrit marrëveshje për objektivin e ri të planifikuar të shpenzimeve të mbrojtjes, sipas disa agjencive të lajmeve që iu referohen qarqeve të diplomatëve. Në një deklaratë propozohet objektivi i rritjes së shpenzimeve prej pesë përqind të produktit të brendshëm bruto (PBB) deri në vitin 2035.
    Të gjitha shtetet anëtare të NATO-s i miratuan planet që parashikojnë 3.5 për qind të PBB-së për shpenzime të qarta mbrojtëse dhe 1.5 për qind për shpenzime që lidhen me mbrojtjen, siç janë masat e infrastrukturës. Deklarata pritet të miratohet nga krerët e shteteve dhe qeverive në samitin e tyre në Hagë të mërkurën, i cili do të shoqërohet me masa të forta sigurie.
    Shqetësim në rast të largimit të SHBA
    Aktualisht, objektivi i shpenzimeve të mbrojtjes i NATO-s kërkon shpenzime kombëtare vjetore vetëm prej të paktën dy përqind të PBB-së. Arsyeja për rritjen e shpenzimeve është jo vetëm kërcënimi që paraqet Rusia, por edhe kërkesa e Presidentit të SHBA-së Donald Trump që evropianët të marrin përsipër përgjegjësinë kryesore për parandalimin dhe mbrojtjen konvencionale në kontinentin e tyre në të ardhmen.
    Vendet evropiane të NATO-s kanë frikë se Trump mund t’i kthejë shpinën aleancës nëse nuk arrihet rritja e shpenzimeve. Në të kaluarën, presidenti amerikan ka kërcënuar se do të ndihmojë vetëm ato vende që, sipas tij, paguajnë mjaftueshëm për mbrojtjen e tyre.
    Që samiti të ketë sukses, Sekretari Përgjithshëm, Mark Rutte duket se do të marrë parasysh edhe faktorin, Donald Trump, si shkruan agjencia gjermane e lajmeve, dpa që kujton skandalin në samitin e NATO-s në mandatin e parë të Trumpit në vitin 2018, ku ai ishte i zemëruar për shkak të shpenzimeve të ulta për mbrojtjen të vendeve anëtare të NATO-s.
    Sipas këshilltarit të tij të atëhershëm për Sigurinë Kombëtare, John Bolton, SHBA-të ishin atëkohë në prag të tërheqjes nga NATO. Ishte kryeministri i atëhershëm holandez Rutte, që arriti të qetësonte Trump, dhe ia dha më pas nofka “Pëshpëritësi i Trumpit”. Këtë herë NATO ka marrë masa të shmangë situata të caktuara. Tre ditët e parashikuara për samitin u reduktuan. Të martën organizohet një pritje për krerët e qeverive dhe shteteve anëtare. Të mërkurën paradite pastaj pritet samiti i 32 vendeve anëtare që merr fund pasdite.
    Po bllokon Spanja?
    Pas marrëveshjes, kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez deklaroi se ishte bërë një përjashtim për vendin e tij. Por komentet e kryeministrit spanjoll, se vendi i tij nuk ishte zotuar të rriste shpenzimet e mbrojtjes në pesë përqind të produktit të brendshëm bruto, u përshkruan në Bruksel si të motivuara nga brenda sipas agjencisë së lajmeve dpa. Nga shtabi qendror i aleancës, u tha se nuk ka përjashtim për Spanjën.
    Të enjten, Sánchez e kishte përshkruar objektivin prej pesë përqind si “të paarsyeshëm” dhe “kundërproduktiv” në një letër drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte dhe kishte kërkuar një “formulë më fleksibël” që ose do ta bënte objektivin e shpenzimeve opsional ose do ta përjashtonte Spanjën prej tij. Kundërshtimi nga Madridi shkaktoi irritime midis partnerëve të aleancës, të cilët e panë atë si rrezikim të kompromisit për samitin që ishte përgatitur prej muajsh.
    Me interes pritet në samit edhe paraqitja e Kancelarit Friedrich Merz (CDU) në samitin e tij të parë të NATO-s. Me paparashikueshmërinë e administratës amerikane dhe dyshimet për besueshmërinë, thirrjet për një rol udhëheqës gjerman në NATO po bëhen gjithnjë e më të forta./ DW

  • Do të ketë sukses samiti i NATO-s me ujdinë e re?

    Do të ketë sukses samiti i NATO-s me ujdinë e re?

    Top Channel

  • Franca do të presë samitin e G7 në vitin 2026

    Franca do të presë samitin e G7 në vitin 2026

    Franca do të presë samitin e ardhshëm të G7 në vendpushimin e Alpeve Franceze, Evian, në verën e vitit 2026, njoftoi sot Presidenti francez Emmanuel Macron.

    Samiti do të bahet pranë kufirit me Zvicrën, në brigjet e Liqenit të Gjenevës, qyteti i Evianit priti gjithashtu samitin (e atëhershëm të G8) në vitin 2003.
    Ishte hera e parë që Rusia ftohej të merrte pjesë, megjithëse u përjashtua në vitin 2014 pas aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë.
    Franca do të marrë përsipër presidencën e Grupit të Shtatë (Britania, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Shtetet e Bashkuara) në janar. Për herë të fundit ajo priti një samit të G7 në vitin 2019, në qytetin e Biarritz.

    Top Channel

  • “Thashetheme” në samitin e G7! Macron i pëshpërit diçka në vesh, reagimi i Melonit bëhet viral (VIDEO)

    “Thashetheme” në samitin e G7! Macron i pëshpërit diçka në vesh, reagimi i Melonit bëhet viral (VIDEO)

    Një moment mes kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe presidentit francez Emmanuel Macron në samitin e G7 në Kanada është bërë viral në rrjete sociale.
    Dy liderët janë kapur në kamera teksa po bisedonin në tryezën e rrumbullakët, ku Macron afrohet për t’i pëshpëritur diçka në vesh, ndërsa vendos dorën para gojës për të mos lejuar kamerat që ‘lexojnë’ buzët.

    Shkëmbimi i bisedës vazhdon ndërkohë që reagimi që bën kryeministrja italiane është bërë viral.

  • Trump takon Melonin në samitin G7, në fokus hapja e negociatave me Iranin e armëpushim në Gaza

    Trump takon Melonin në samitin G7, në fokus hapja e negociatave me Iranin e armëpushim në Gaza

    Nga Alba Kepi

    Gjatë Samitit të G7 në Kananaskis, në seksionin dedikuar temave të politikës së jashtme, Kryeministrja italiane Giorgia Meloni zhvilloi një takim dy palësh me Presidentin e SHBA, Donald Trump.

    Biseda mes tyre u përqëndrua në zhvillimet e fundit në Iran duke riafirmuar mundësinë e hapjes së negocimeve.

    Kryeministrja italiane shprehu nevojshmërinë e momentit për të punuar në arritjen e një armëpushimi në Gaza.

    Gjithashtu kreu i ekzekutivit italianë konfirmoi rëndësinë e arritjes së një marrëveshjen mbi negocimet tregtare BE-SHBA, e si një temë kyçe që duhet të merret në diskutim në samitin e ardhshëm të NATO-s në Hagë.

    Gjatë samitit të G7, Giorgia Meloni zhvilloi një takim dypalësh dhe me Kryeministrin e Kanadës Mark Caney ku konfirmuan partneritetin Kanada-Itali bashkëpunimin e frytshëm në OKB, NATO e G7 për të promovuar paqen, sundimin e ligjit, rritjen ekonomike e forcimin e institucioneve ndërkombëtare.

    Dy kryeministrat vlerësuan zbatimin e një roadmap (udhërrëfyes) Itali-Kanada për krijimin e një Grupi Këshillues të Përbashkët mbi inteligjencën artificiale, në hartimin e një Deklarate për bashkëpunimin në sektorin e mineraleve e lëndëve të para si dhe me nisma për të forcuar bashkëpunimin dypalësh në fushën e mbrojtes, teknologji, në shkencë e në sektorin hapësinor.

  • Samiti i G7-s për Merzin: Testi pas overturës në Zyrën Ovale

    Samiti i G7-s për Merzin: Testi pas overturës në Zyrën Ovale

    Kancelari gjerman, Friedrich Merz zhvilloi me sukses vizitën e parë në Uashington. Ai takohet me Trump në një forum tjetër, samitin e G7 në KanadaFotografi: Fabrizio Bensch/REUTERS
    Për Friedrich Merz janë javë të mbushura me shumë gjëra të reja. Merzi sapo përfundoi vizitën e tij të parë në Zyrën Ovale. “E suksesshme”, tha stafi i kancelarit. Samiti në Kanada shihet si një vazhdim i natyrshëm i udhëtimit të tij në Uashington, sipas burimeve qeveritare.
    Megjithatë samitet e G7-ës (15..06-18.06) herë pas here sjellin surpriza. Ish-kancelarja Angela Merkel, e përjetoi me dhimbje këtë në samitin e G7-ës të vitit 2018 në Kebek të Kanadasë. Ky ishte momenti kur u bë fotografia ikonike e kancelares gjermane rrethuar nga krerë të tjerë qeverish, mbështetur në një tavolinë dhe përkulur drejt Donald Trump, i cili po kryqëzonte krahët me kokëfortësi. Në fund, Trumpi, i ofenduar, tërhoqi nënshkrimin e tij nga dokumenti përfundimtar – nga ajri, nga Air Force One, nëpërmjet një postimi në Twitter.

    Merz për Trump: “Duhet të flasim me të, jo për të”Kjo është një nga arsyet pse zyra e kancelarit dhe Merzi janë të përgatitur për çdo gjë. Vizita në Zyrën Ovale ishte vetëm hapi i parë, overtura. Tani vjen prova se si funksionon e gjitha në një situatë ekipi me gjashtë krerë shtetesh dhe qeverish dhe një Trump të paparashikueshëm në anën tjetër, sipas Berlinit. Por po bëhet e qartë edhe në Berlinin zyrtar: Nuk duhet të jetë një samit gjashtë plus një. Multilateralisti Merz sapo ka zbuluar një recetë për presidentin e paqëndrueshëm të SHBA-së: Duhet të ndalojmë së foluri për Donald Trump me grimasa dhe gisht tregues të ngritur. “Duhet të flasim me të, jo për të”, rekomandon Merz, pjesëmarrës i i ri në samit.
    Klubi i vendeve të mëdha të industrializuara feston 50-vjetorin këtë vit, po atmosfera nuk është për festë. Gaza, mosmarrëveshja tregtare – dhe, mbi të gjitha, lufta në Ukrainë. Merzi po udhëton drejt Rocky Mountains me një detyrë të: ta mbajë SHBA-në e lëkundur në anën e botës së bazuar në rregulla. “Po përpiqem të bëj gjithçka që amerikanët të qëndrojnë në anën tonë”, tha Merz së fundmi. Nuk varet tërësisht nga ai. Por pjesërisht po.
    Rivlerësim brenda kontinentit evropian?Krerët e qeverive të BE, si holandezi Dick Schoof dhe kryeministrja daneze Mette Frederiksen, po e falënderojnë dukshëm Merzin për “udhëheqjen e tij në Evropë”. Sipas burimeve qeveritare, Parisi dhe Londra kanë qëndrim mjaft pozitiv për përgjegjësinë e re udhëheqëse të Merzit. Merzi premtoi së fundmi se Gjermania është rikthyer dhe do të përmbushë rolin e saj në Evropë. “Evropa duhet të qëndrojë e bashkuar më shumë se kurrë.”
    Në samitin e G7-ës pritet të trajtohen çështjet e tarifave, lufta tregtare, lëndët e para, por para së gjithash lufta në Ukrainë. Berlini zyrtar nuk pret të ketë sukses një deklaratë e përbashkët nga të shtatë vendet mbi Ukrainën. Ndër të tjera, sepse presidenti amerikan duket i vështirë për t’u kuptuar edhe për këtë temë.
    la/tgsch / DW

  • “Nuk e kam tradhëtuar Putin”/ Trondit Vuçiç: Falenderoj Ukrainën që nuk e njeh Kosovën

    “Nuk e kam tradhëtuar Putin”/ Trondit Vuçiç: Falenderoj Ukrainën që nuk e njeh Kosovën

    Presidenti serb Aleksandar Vuçiç deklaroi se pati takime shumë të suksesshme në Odessa dhe se falënderoi Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për respektimin e plotë të Kartës së OKB-së dhe integritetit territorial të Serbisë, duke nenkuptuar ketu mosnjohjen e Kosoves si dhe për mungesën e përfaqësuesve nga Prishtina në samitin Ukrainë-Evropë Juglindore.
    Vuçiç theksoi se ky ishte një gjest i shkëlqyer ndaj Serbia.
    “Patëm takime shumë të suksesshme këtu në Odessa. Kjo është hera ime e katërt që marr pjesë në samitin e Evropës Juglindore-Ukrainë dhe hera ime e parë në territorin ukrainas. Falënderova mikpritësit tanë ukrainas, Presidentin Zelensky, për respektimin e, integritetit territorial të Serbisë. Sic edhe e pate ketu nuk kishte asnje perfaqesues te Prishtines.”
    Nga krahu tjeter edhe Zelensky falënderon Vuçiçin për iniciativën për rindërtimin e vendbanimeve ukrainase.Pasi bisedoi me Vuçiçin në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore, Zelensky tha në llogarinë e tij në Instagram se ishte një “formë bashkëpunimi vërtet efektive” dhe shtoi se mezi priste rezultate pozitive.
    Presidenti Vuçiç nuk harroj te shuante zerat per udhetimine  tij ne Ukraine dhe leximin sin je qendrim kunder Moskes.
    Ai thkesoj se nuk e tradhtoi Rusinë, siç pretendojnë disa media në Serbi dhe kjo u tregua edhe me mosnenshkrimin e deklaratën ku denohet agresioni rus duke abstenuar edhe ne kete samit.