Tag: samitin

  • Trump dhe Putin përplasen me gjeste pushteti në samitin e Alaskës? Ekspertët analizojnë gjuhën e trupit të dy liderëve

    Trump dhe Putin përplasen me gjeste pushteti në samitin e Alaskës? Ekspertët analizojnë gjuhën e trupit të dy liderëve

    Takimi mes Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe Presidentit rus, Vladimir Putin, në samitin për Ukrainën në Alaska, u karakterizua jo vetëm nga bisedimet e mbyllura dhe konferenca kaotike për shtyp, por edhe nga një luftë simbolike dominimi përmes gjuhës së trupit.

    Putini mbërriti i qetë në tapetin e kuq dhe i dha Trumpit një përshëndetje me gishtin e madh lart, përpara se ta takonte me një shtrëngim duarsh të ngrohtë. Trump reagoi duke duartrokitur dhe buzëqeshur, duke thënë: “Më në fund”, ndërsa më pas preku dorën e homologut rus, një gjest i rrallë për të.
    Sipas ekspertëve të gjuhës së trupit, si Darren Stanton dhe Patty Ann Wood, dy liderët u përpoqën të pozicionohen si figura dominante, përmes gjesteve të kontrolluara si “këmbana e kundërt” dhe kontakti fizik i përzgjedhur.
    Stanton theksoi se Trump dhe Putin “përputhnin gjestet e njëri-tjetrit” në një shfaqje maçoje, ndërsa Wood vuri re se Trump nuk përdori zakonin e tij për të dominuar fizikisht, por e la dorën poshtë në shtrëngimin fillestar, një shenjë që, sipas saj, sugjeron nënshtrim të qëllimshëm ndaj Putinit.
    Përveç kontaktit miqësor, dy liderët ndanë një moment vetëm në limuzinën presidenciale të Trump, “Bisha”, përpara se të pozonin për foto zyrtare.

    Top Channel

  • VIDEO/ Meloni bëhet virale, mimikat e fytyrës së saj në samitin e NATO-s po bëjnë xhiron e botës

    VIDEO/ Meloni bëhet virale, mimikat e fytyrës së saj në samitin e NATO-s po bëjnë xhiron e botës

    Një video e Giorgia Melonit duke bërë mimika me fytyrën në prag të Samitit të NATO-s në Hagë të mërkurën është bërë virale në mediat sociale.

    Kryeministrja italiane ka një histori të bërjes së shprehjeve të çuditshme të fytyrës në publik.

    🎥 A video of Italian Prime Minister Giorgia Meloni’s bizarre facial expressions during a NATO summit press conference has gone viral online pic.twitter.com/zuhp9DJUSO
    — NEXTA (@nexta_tv) June 27, 2025

    Edhe në samitin e NATO-s vjet, ajo u bë virale për shkak të mimikave, teksa priste presidentin e asokohe të SHBA-, Joe Biden.

    Top Channel

  • Akuza e Berishës: Rama shkoi në Samitin e NATO-s me avion privat, 36 mijë eurosh

    Akuza e Berishës: Rama shkoi në Samitin e NATO-s me avion privat, 36 mijë eurosh

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi Kryeministrin Edi Rama se udhëtoi me avion privat me vlerë 36 mijë euro, për në Samitin e NATO-s në Hagë.
    “36 mijë euro avioni në dispozicion për Edi dhe Linda Ramën. Në një kohë kur 18 për qind e fëmijëve në Shqipëri nuk kanë tre vakte ushqim në ditë. Për mua është abuzim ekstrem me pushtetin. Me Holandën, Belgjikën ka disa linja të lira çdo ditë dhe Ramaduro me zonjën e tij, mund të udhëtonin me 40-50 euro biletën dhe të paguanin edhe diçka tjetër më shumë si preferencë. Por nuk mundet, u duhet avioni në dispozicion”, tha Berisha.
    Kreu i opozitës tha se kjo aferë mbulohet nga kreu i SPAK, Altin Dumani.
    “Nuk ekziston asnjë ligj, asnjë vendim që e autorizon kryeministrin që të veprojë në këtë mënyrë. Samiti i NATO-s ishte i paralajmëruar muaj më para dhe muaj më parë mund të prenotoheshin biletat. Por jo, do shkonte i kapardisur me çarter pasi shpenzoi 21 milionë euro. A u kujtohet kur u thoshte shqiptarëve se çarteri është më i lirë se biletat? Çfarë mashtrimi bënte. Kështu që nuk mund të mos e dënoj me forcën më të madhe këtë akt”, tha Berisha.

  • FOTO/ Pas 3 vitesh Zelensky heq uniformën ushtarake? Në Samitin e NATO-s del me kostum të zi

    FOTO/ Pas 3 vitesh Zelensky heq uniformën ushtarake? Në Samitin e NATO-s del me kostum të zi

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky mori pjesë sot në samitin e NATO-s në Hagë. Ajo që ra në sy ishte veshja e tij. Këtë herë presidenti ukrainas u pa i veshur me rroba më formale. Që prej nisjes së luftës, Zelensky në takimet e tij formale paraqitej i veshur me uniformë luftarake, por këtë herë Zelensky ka lënë mënjanë uniformën, duke veshur një kostum të zi (një xhaketë megjithëse me nuanca ushtarake, pantallona klasik dhe një këmishë elegante, por pa kollare).

  • Trump përmend Kosovën dhe Serbinë në Samitin e NATO-s: Kemi ndihmuar në uljen e tensioneve

    Trump përmend Kosovën dhe Serbinë në Samitin e NATO-s: Kemi ndihmuar në uljen e tensioneve

    Presidenti amerikan Donald Trump ka zbuluar gjatë konferencës për shtyp në Samitin e NATO-s se presidenti rus Vladimir Putin e ka telefonuar së fundmi, duke ofruar ndihmë për të ndërmjetësuar një zgjidhje në konfliktin mes SHBA-së dhe Iranit. Por Trump tha se e refuzoi këtë ofertë dhe në vend të saj i kërkoi Putinit që të ndihmojë në përfundimin e luftës së Rusisë me Ukrainën.
    “Di një gjë, ai do të donte ta mbyllte këtë çështje. Për të është një rrëmujë e madhe,” u shpreh Trump për luftën në Ukrainë.
    “Ai më telefonoi para disa ditësh. Më tha: ‘A mund të të ndihmoj me Iranin?’ Unë i thashë: ‘Jo, mund të më ndihmosh me Rusinë.’”
    Trump shtoi se në javët e fundit administrata e tij ka ndihmuar në uljen e tensioneve dhe zgjidhjen e disa konflikteve të rëndësishme ndërkombëtare.
    “E zgjidhëm Indinë dhe Pakistanin, Kosovën dhe Serbinë. Të premten kemi Kongon dhe Ruandën, ajo ishte një luftë e egër”.
    Sipas Trump, askush më parë nuk ka ndërmarrë përpjekje kaq të gjera për paqe.

  • Deklarata e NATO-s: Samiti i 2027, do të mbahet në Shqipëri

    Deklarata e NATO-s: Samiti i 2027, do të mbahet në Shqipëri

    Liderët e NATO-s ishin mbledhur në Hagë për samitin e radhës, ku vendimi më i rëndësishëm që u mor ishte angazhimi që çdo shtet duhet të rrisë investimet në fushën e mbrojtjes në masën 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, deri në vitin 2035.
    Gjithashtu u ritheksua Neni 5 i NATO, sipas të cilës, sulmi ndaj një shteti të aleancës nënkupton sulm ndaj gjithë NATO-s.
    Po kështu, në deklaratën përfundimtare, në pikën e fundit, u përmend edhe Shqipëria që do të presë samitin e radhës të NATO-s.
    “Në fund të deklaratës, u shpreh falenderim për mikpritjen bujare të Mbretërisë së Holandës, ndërsa u konfirmua se samiti i radhës do të mbahet në Turqi në vitin 2026, i pasuar nga një samit tjetër në Shqipëri”, thuhet në deklaratë.
    Samitin e NATO-s në Tiranë e ka përmendur më herët edhe Kryeministri Edi Rama që do të mbahet në vitin 2027./tvklan

  • “Do të doja një marrëveshje me Putinin”, Trump i vendos ultimatum NATO-s: Rrisni shpenzimet ushtarake në 5%

    “Do të doja një marrëveshje me Putinin”, Trump i vendos ultimatum NATO-s: Rrisni shpenzimet ushtarake në 5%

    Donald Trump mbërriti mbrëmjen e djeshme në Hagë për të marrë pjesë në samitin e NATO-s, por deklaratat e tij kryesore i bëri që gjatë fluturimit me Air Force One, ku konfirmoi kursin e tij agresiv ndaj aleatëve europianë dhe kërkesën që vendet e NATO-s të rrisin shpenzimet ushtarake nga 2% në 5% të PBB-së.

    Kërkesa është një tronditje për Aleancën, e cila prej vitesh ka luftuar për të bindur anëtarët të arrijnë edhe pragun minimal prej 2%. Tashmë, Shtëpia e Bardhë e drejtuar nga Trump synon të imponojë një standard të ri, të justifikuar sipas tij nga rreziku real që paraqet Vladimir Putin për Evropën.
    Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, është përpjekur të shmangë tensionet me Trump, por kreu amerikan e ka befasuar samitin duke publikuar një mesazh personal që Rutte i kishte dërguar paraprakisht: “Z. President, i dashur Donald, faleminderit për veprimin tuaj vendimtar në Iran… Do të arrish diçka që asnjë president amerikan nuk ka arritur në dekada. Evropa do ta paguajë siç duhet, dhe kjo do të jetë fitorja jote.”
    Ky publikim ka shkaktuar turp kolektiv në sallat diplomatike, ndërsa ekipet e vendeve anëtare po përpiqeshin të bindnin shtete si Spanja që të pranonin objektivin e ri të 5%.
    Në të vërtetë, propozimi i Trump përfshin 3.5% për investime ushtarake të drejtpërdrejta (aviacion, raketa, logjistikë, forca manovruese) dhe 1.5% për mbështetje jo-luftarake si siguria kibernetike, infrastruktura etj. Ky koncept ka rrënjë në samitin e NATO-s në Vilnius (2023) dhe është përshpejtuar nga agresioni rus në Ukrainë.
    Sipas analizave, plani do të kërkojë shuma të mëdha — shumë më tepër sesa ato që Bashkimi Evropian ka llogaritur si të rikuperueshme nga shpenzimet e tepërta aktuale. Ndërsa gjenerali i NATO-s kanë punuar për vite për këtë zgjerim të kapaciteteve, askush nuk kishte parashikuar një presion të tillë direkt nga Trump.
    Tensionet u rritën edhe më shumë kur Trump nuk e konfirmoi qartë nëse SHBA do të mbrojë një aleat të sulmuar, sipas Nenit 5 të Traktatit të NATO-s. “Ekzistojnë përkufizime të ndryshme të Nenit 5, apo jo? Sidoqoftë, unë jam miku i tyre,” u përgjigj ai, duke lënë hapur dyshime për angazhimin e Amerikës në rast konflikti.
    Mbrëmjen e djeshme, presidenti amerikan mori pjesë në darkën zyrtare të organizuar nga Mbreti Willem-Alexander dhe Mbretëresha Máxima, së bashku me liderët e tjerë të vendeve anëtare. Por sot pritet një ditë intensive, gjatë së cilës Trump ka paralajmëruar se do të shqyrtojë personalisht deklaratën përfundimtare, sidomos për referencat ndaj luftës në Ukrainë.
    “Siç e dini, do të doja të arrija një marrëveshje me Rusinë”, deklaroi Trump, duke lënë të kuptohet se diplomacia e tij mund të ndjekë një drejtim tërësisht tjetër nga ai i ndjekur nga NATO në vitet e fundit.

    Top Channel

  • Trump publikon mesazhin e Rutte: Evropa do ta paguajë shtrenjtë

    Trump publikon mesazhin e Rutte: Evropa do ta paguajë shtrenjtë

    Gjatë udhëtimit me Air Force One për në samitin e NATO-s në Hagë, Presidenti amerikan Donald Trump theksoi rëndësinë e rritjes së shpenzimeve të mbrojtjes nga aleatët, duke kërkuar që ato të arrijnë 4% ose 5% të PBB-së, me 5% si nivelin më të dëshiruar që do t’u jepte më shumë forcë dhe ndikim vendeve anëtare.
    Ai shprehu bindjen se shumë vende do të votojnë për këtë rritje, por paralajmëroi një mosmarrëveshje me Spanjën, e cila sipas tij nuk ishte dakord dhe kjo ishte “shumë e padrejtë” ndaj aleatëve të tjerë.Në këtë kontekst, Trump publikoi edhe një mesazh privat të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në platformën Truth, ku Rutte e përgëzonte për “suksesin e madh” që po afrohej në samitin e Hagës. Në mesazh thuhej se “Evropa do të japë kontributin e saj në një mënyrë të konsiderueshme, siç duhet, dhe kjo do të jetë një fitore për ju.”Rutte theksonte gjithashtu se Trump po arrinte diçka që asnjë president amerikan nuk kishte arritur në dekada – bindjen e të gjithë aleatëve për t’u angazhuar në rritjen e shpenzimeve në nivelin 5%. Ai e pranoi se nuk ishte një rrugë e lehtë, por rezultati ishte një sukses i rëndësishëm për aleancën.

  • Trump drejt rrugës për në Samitin e NATO-s: Nder të shkatërroja objektet bërthamore të Iranit dhe të ndalja luftën

    Trump drejt rrugës për në Samitin e NATO-s: Nder të shkatërroja objektet bërthamore të Iranit dhe të ndalja luftën

    Presidenti i Amerikës, Donald Trump, teksa është duke shkuar në samitin e NATO-s në Hagë, shkruar se si Irani, ashtu edhe Izraeli, donin ta ndalonin luftën në mënyrë të barabartë.
    “Si Izraeli ashtu edhe Irani donin ta ndalonin Luftën, në mënyrë të barabartë”.

    Trump duke i dhënë merita vetes, se e kishte për nder që shkatërroi të gjitha objektet dhe kapacitetet bërthamore të Iranit dhe më pas të ndalte luftimet.
    “Ishte nderi im i madh të shkatërroja të gjitha objektet dhe kapacitetet bërthamore, dhe pastaj, të NDALOJA LUFTËN”,-shkuan Trump.

  • Samiti në Hagë, Rama pritet nga Rutte: NATO do të angazhohet për terminalin ushtarak në Durrës

    Samiti në Hagë, Rama pritet nga Rutte: NATO do të angazhohet për terminalin ushtarak në Durrës

    Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në samitin e nivelit të lartë të NATO-s, që po zhvillohet në Holandë, Hagë, me pjesëmarrjen e kryetarëve të shteteve dhe qeverive të vendeve të Aleancës në 24 dhe 25 qershor. Rama si dhe delegacioni shqiptar ku merr pjesë edhe ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Arben Kingji, etj u pritën në një takim nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.
    Po ashtu, Rama bëri të ditur se në takim u diskutua edhe mbi përgatitjet e Samitit 2027 në Tiranë. ”Kënaqësi të takoja Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s dhe mikun e çmuar, Mark Rutte, me të cilin folëm për angazhimet e Samitit, Ballkanin Perëndimor, investimin madhor për Portin e Ri të Durrësit, ku NATO do të angazhohet për terminalin ushtarak, e po ashtu edhe për përgatitjet e Samitit 2027 në Tiranë”, u shpreh Rama.

    Në samit, krerët e NATO-s do të trajtojnë një sërë çështjesh me të cilat përballet Aleanca. Ata do të fokusohen në parandalimin dhe mbrojtjen, duke siguruar që NATO të ketë burimet, forcat dhe aftësitë për të përballuar çdo kërcënim. Forcimi i partneriteteve do të mbetet një fokus kryesor për Aleancën, me Samitin që ofron mundësinë për t’u angazhuar me Ukrainën, partnerët e NATO-s dhe udhëheqjen e Bashkimit Evropian.
    Këtë javë, aleatët do të miratojnë një plan të ri investimesh në mbrojtje, ku do të bihet dakord për një përpjekje të përbashkët për të rritur industrinë e mbrojtjes në të gjithë NATO-n, duke rritur sigurinë dhe duke krijuar vende pune. Pak ditë më parë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte informoi mbi temat që do të trajtohen në samitin e Hagës, ndërsa shprehu bindjen se “NATO do të tregojë se qëndron në skenën botërore e aftë për të mbrojtur 1 miliard qytetarët e saj duke marrë të gjitha masat e nevojshme”.
    Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, tha se në samit do të diskutohet së pari, për më shumë shpenzime për mbrojtjen, që të jemi në gjendje të mbrojmë veten. ”Paratë janë një gjë, ne duhet të përgatisim stafin, mbi të gjitha ushtarët tanë. Por kur vjen puna tek industria ushtarake ne duhet të bëjmë më shumë sesa po bëjmë tani. Kjo do të jetë edhe tema e dytë e madhe e samitit”.