Tag: samitin

  • “Nga Londra në Kiev e nga Oslo në Ankara”/ Rama: Më 16 maj, bëhen bashkë në zemër të Tiranës liderët e të gjithë kontinentit tonë

    “Nga Londra në Kiev e nga Oslo në Ankara”/ Rama: Më 16 maj, bëhen bashkë në zemër të Tiranës liderët e të gjithë kontinentit tonë

    Kryeministri Edi Rama ka rikujtuar mëngjesin e sotëm ngjarjen e 16 majit, ku Tirana do të mikpresë Samitin e Komunitetit Politik Europian.Përmes një videoje të publikuar në rrjete sociale, ai ka treguar liderët e kontinentit Evropian që do të mbërrijnë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian.
    Videon Rama e nis me një fjalim të Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, i cili thotë se “Kjo organizatë e re evropiane do t’u mundësonte kombeve demokratike evropiane që i përmbahen vlerave tona thelbësore të gjejnë një fushë të re bashkëpunimi politik, sigurie, bashkëpunimi në energji, transport, investime, infrastrukturë, lëvizje të njerëzve dhe veçanërisht të të rinjve tanë”.“Mirëmëngjes dhe me krenarinë për faktin se në 16 maj, do të bëhen bashkë në zemër të Tiranës për Samitin e Komunitetit Politik Europian, liderët e të gjithë kontinentit tonë të demokracive, nga Londra në Kiev e nga Oslo në Ankara, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama krahas videos.

  • “Tirana po përgatitet për Samitin e Komitetit Europian më 16 maj”/ Rama: Vijnë liderët e BE-së, është një përgjegjësi…

    “Tirana po përgatitet për Samitin e Komitetit Europian më 16 maj”/ Rama: Vijnë liderët e BE-së, është një përgjegjësi…

    Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Tirana po përgatitet për Samitin e Komitetit Europian, që do të mbahet më 16 maj, ku do të marrin pjesë liderët e Bashkimit Europian. Gjatë një konference për media me Shefen e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, Rama theksoi se ky samit është një mundësi e rëndësishme për Shqipërinë dhe një vlerësim i madh për rolin e vendit në rajon.
    Rama theksoi se është një përgjegjësi e madhe për Shqipërinë që të presë udhëheqësit europianë, duke e cilësuar këtë ngjarje si një moment të rëndësishëm për forcimin e lidhjeve të Shqipërisë me BE-në, në një rajon që po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për Bashkimin Europian.
    Edi Rama: Ne po përgatitemi për Samitin e Komitetit Europian, më 16 maj në Tiranë vijnë të gjithë udhëheqësit europian, që nga Suedia tek Turqia. Ndodh në Shqipëri, sepse unë besoj se është vlerësim tepër i madh dhe përgjegjësi e madhe për ne si aktorë në këtë rajon, që është gjithmonë e më i rëndësishëm në BE.

  • Donald Trump do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Hagë

    Donald Trump do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Hagë

    Donald Trump do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Hagë në qershor, u tha gazetarëve Ministri i Jashtëm polak Radoslaw Sikorski në margjinat e takimit ministror të aleancës Atlantike në Bruksel.

    Samiti i Aleancës do të zhvillohet nga 24 deri më 26 qershor dhe konsiderohet veçanërisht kritik për zhvillimin e luftës në Ukrainë.

    Ditën e djeshme, Marco Rubio, i cili mori pjesë në Samitin e Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, bëri të qartë se SHBA-të nuk kanë ndërmend të largohen nga Aleanca.

    Kur u pyet gjatë nëse beson se SHBA mbetet e përkushtuar për të mbrojtur territorin e NATO-s, ai u përgjigj “po”.

    “Presidenti Trump ua konfirmoi këtë udhëheqësve, kështu vazhdon të jetë, Presidenti Trump do të jetë i pranishëm në samitin e Hagës”./vizionplus.tv