Tag: samiti

  • Sot samiti për zgjerimin e BE, diskutohet avancimi i vendeve të Ballkanit drejt integrimit

    Sot samiti për zgjerimin e BE, diskutohet avancimi i vendeve të Ballkanit drejt integrimit

    Udhëheqësit e Bashkimit Europian dhe të Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Bruksel për samitin e zgjerimit të unionit.
    Në qendër të diskutimeve do të jetë e ardhmja e procesit të integrimit në një kohë kur zgjerimi ka marrë një shtysë të re pas zhvillimeve gjeopolitike të viteve të fundit.
    Ndwrkohw Shqipëria vijon të konsiderohet si një nga vendet më të avancuara në procesin e anëtarësimit, me një objektiv për t’u bërë pjesë e Bllokut deri në vitin 2030-te.

    Samiti do të shqyrtojë gjithashtu përfitimet e zgjerimit, aksesin në tregje të reja për miliona konsumatorë, zgjerimin global të ndikimit politik të BE-së dhe forcimin e demokracisë e vlerave evropiane në të gjithë kontinentin.
    Mbajtja e samitit përkon edhe me prezantimin nga Komisioni Evropian të raportit vjetor mbi progresin e vendeve kandidate./vizionplus.tv

  • Moska heq dorë nga takimi? Kremlini: Samiti Putin-Trump nuk është urgjent

    Moska heq dorë nga takimi? Kremlini: Samiti Putin-Trump nuk është urgjent

    Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka deklaruar se një takim urgjent mes Presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit amerikan Donald Trump mund të zhvillohet, por aktualisht nuk shikohet si i domosdoshëm.
    “Në teori, një takim është i mundur, por nuk ka nevojë për të në këtë moment,” tha Peskov për agjencinë ruse TASS.
    Sipas tij, fokusi kryesor duhet të jetë te puna e kujdesshme dhe e detajuar mbi çështjet që lidhen me një marrëveshje të mundshme për Ukrainën.
    “Ajo që nevojitet në vend të një samiti është një punë shumë e kujdesshme mbi çështjet e marrëveshjes ukrainase”, theksoi ai.

  • Ekzekutohen 64 trafikantë droge, kaos në Rio De Janeiro, pas operacinit të madh policor

    Ekzekutohen 64 trafikantë droge, kaos në Rio De Janeiro, pas operacinit të madh policor

    Të paktën 64 persona kanë humbur jetën gjatë një operacioni masiv policor në Rio de Janeiro. 81 të tjerë u arrestuan, si dhe u sekuestruan 93 arma automatike dhe mbi gjysmë tonë drogë.
    Sipas mediave të huaja, mes viktimave ishin edhe katër oficerë policie.
    Operacioni ishte planifikuar për më shumë se një vit dhe përfshinte mbi 2,500 policë.

    Në qytet, shkollat dhe universitetet janë mbyllur, fluturimet në aeroportin Galeao janë pezulluar, ndërsa transporti publik është në kaos.
    Ky operacion synonte një bandë të madhe disa ditë para se qyteti të mirëpriste Samitin e Kombeve të Bashkuara për klimën. Policia ka një traditë organizimi të operacioneve të mëdha kundër krimit të organizuar para ngjarjeve ndërkombëtare të rëndësishme, si Lojërat Olimpike të vitit 2016, Samiti G20 në 2024 dhe Samiti i BRICS në korrik.
    /vizionplus.tv

  • Samiti/ Kremlini: Kemi shumë ‘detyra shtëpie’, të nevojshme para takimit Putin-Trump!

    Samiti/ Kremlini: Kemi shumë ‘detyra shtëpie’, të nevojshme para takimit Putin-Trump!

    Shumë “detyra shtëpie” duhen bërë përpara një samiti të mundshëm Rusi-SHBA, tha sekretari i shtypit i presidentit rus Dmitry Peskov.

    “Presidentët nuk mund të takohen vetëm për hir të një takimi, ata nuk mund të humbasin kohën e tyre dhe e thonë këtë hapur. Kjo është arsyeja pse ata udhëzuan [Ministrin e Jashtëm rus Sergey] Lavrov dhe [Sekretarin e Shtetit të SHBA-së Marco] Rubio që të përgatisin këtë proces. Një proces i vështirë. Dhe, në të vërtetë, duhet të bëhen shumë detyra shtëpie përpara se të miratohet axhenda për këtë samit të ri”, tha ai në një intervistë me gazetarin e VGTRK, Pavel Zarubin.

    “Deri më tani, nuk ka parakushte të tilla”, vuri në dukje ai. “Ukrainasit nuk duan asnjë proces paqeje. Ngurrimi i tyre nxitet nga evropianët, Bashkimi Evropian.”

    Zëdhënësi i Kremlinit kujtoi se ishte Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ai që shprehu mirëkuptimin se nuk ka kuptim të mbahet një samit tani dhe Presidenti rus, Vladimir Putin, e ndau këtë pikëpamje në deklaratat e tij./ TASS.

  • Samiti i Procesit të Berlinit, kryeministri Rama publikon fotot: Shqipëria, pjesë aktive e diskutimeve për bashkëpunimin rajonal

    Samiti i Procesit të Berlinit, kryeministri Rama publikon fotot: Shqipëria, pjesë aktive e diskutimeve për bashkëpunimin rajonal

    Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga Samiti i Procesit të Berlinit, aty ku ka takuar liderët europianë.

    “MIRËMËNGJES dhe me foto-albumin e ditës së djeshme në Londër, në Samitin e Procesit të Berlinit, ku Shqipëria ishte pjesë aktive e diskutimeve për bashkëpunimin rajonal, rritjen ekonomike, sigurinë dhe rrugën drejt anëtarësimit europian, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama krahas fotove.

    Top Channel

  • Sot Samiti i Berlinit – Rama dhe liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor mblidhen në Londër

    Sot Samiti i Berlinit – Rama dhe liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor mblidhen në Londër

    Këtë të mërkurë, më 22 tetor, kryeqyteti britanik do të presë një nga ngjarjet më të rëndësishme për rajonin e Ballkanit Perëndimor: Samitin e Berlinit. Një takim i nivelit të lartë që mbledh së bashku liderët e gjashtë vendeve të rajonit me përfaqësues të lartë nga Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian.Këtë vit, samiti fokusohet në këto tema: siguria rajonale, zhvillimi ekonomik dhe çështjet e migracionit. Të pranishëm në Londër do të jenë, kryeministri Edi Rama, si dhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, të cilët do të ndajnë të njëjtën tryezë për herë të parë pas një serie polemikash publike lidhur me zhvillimet e fundit në Tiranë dhe qëndrimet mbi Gjykatën Speciale.Pjesë e axhendës së këtij samiti do të jenë dy panele diskutimi ku liderët e rajonit do të ndajnë vizionin e tyre për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor. Kryeministri Rama pritet të mbajë fjalë në të dy sesionet: i pari i përkushtuar ndaj ambicies strategjike, dhe i dyti ndaj temave si rritja ekonomike, menaxhimi i migracionit dhe siguria.Përveç diskutimeve, gjatë takimit do të nënshkruhen deklarata të përbashkëta për thellimin e bashkëpunimit në kuadër të Tregut të Përbashkët Rajonal dhe për koordinimin energjetik, një prioritet ky gjithnjë e më i rëndësishëm në kontekstin e sfidave globale të energjisë dhe tranzicionit të gjelbër.Procesi i Berlinit, në kuadër të të cilit zhvillohet ky samit, është një nismë ndërkombëtare që synon të mbështesë vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt integrimit evropian, përmes thellimit të bashkëpunimit rajonal dhe nxitjes së reformave strukturore.

  • Sot Samiti i Berlinit| Rama, Kurti dhe liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor mblidhen në Londër

    Sot Samiti i Berlinit| Rama, Kurti dhe liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor mblidhen në Londër

    Këtë të mërkurë, më 22 tetor, kryeqyteti britanik do të presë një nga ngjarjet më të rëndësishme për rajonin e Ballkanit Perëndimor: Samitin e Berlinit. Një takim i nivelit të lartë që mbledh së bashku liderët e gjashtë vendeve të rajonit me përfaqësues të lartë nga Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian.
    Këtë vit, samiti fokusohet në këto tema: siguria rajonale, zhvillimi ekonomik dhe çështjet e migracionit. Të pranishëm në Londër do të jenë, kryeministri Edi Rama, si dhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, të cilët do të ndajnë të njëjtën tryezë për herë të parë pas një serie polemikash publike lidhur me zhvillimet e fundit në Tiranë dhe qëndrimet mbi Gjykatën Speciale.
    Pjesë e axhendës së këtij samiti do të jenë dy panele diskutimi ku liderët e rajonit do të ndajnë vizionin e tyre për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor. Kryeministri Rama pritet të mbajë fjalë në të dy sesionet: i pari i përkushtuar ndaj ambicies strategjike, dhe i dyti ndaj temave si rritja ekonomike, menaxhimi i migracionit dhe siguria.
    Përveç diskutimeve, gjatë takimit do të nënshkruhen deklarata të përbashkëta për thellimin e bashkëpunimit në kuadër të Tregut të Përbashkët Rajonal dhe për koordinimin energjetik, një prioritet ky gjithnjë e më i rëndësishëm në kontekstin e sfidave globale të energjisë dhe tranzicionit të gjelbër.
    Procesi i Berlinit, në kuadër të të cilit zhvillohet ky samit, është një nismë ndërkombëtare që synon të mbështesë vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt integrimit evropian, përmes thellimit të bashkëpunimit rajonal dhe nxitjes së reformave strukturore.

  • Samiti i Procesit të Berlinit mbahet nesër në Londër, zbardhet agjenda

    Samiti i Procesit të Berlinit mbahet nesër në Londër, zbardhet agjenda

    Samiti i Procesit të Berlinit do të mbahet nesër në Londër. Fokusi i këtij samiti do të jetë promovimi i bashkëpunimit rajonal, rritja e sigurisë dhe rritja ekonomike.
    Ndërkohë është zbardhur edhe agjenda e samitit që nis me mbërritjen e delegacioneve pjesëmarrëse nga kryeministri britanik, Keir Starmer në orën 14:20.
    Më pas do të vijohet me pritjen nga Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar në Leaders Lounge dhe me foton familjare te liderëve të vendeve pjesëmarrëse.
    Në orën 15:00 nis seanca plenare, ndërsa do të organizohen dy panele të liderëve të Ballkanit Perëndimor më tema “Ambicia dhe Vizioni Strategjik” dhe “Rritja, Migrimi dhe Siguria”.
    Në orën 16:00 shënohet dhe mbyllja e seancës plenare. Shqipëria do të përfaqësohet nga kryeministri Edi Rama, ndërsa nga Kosova do të jetë kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
    Procesi i Berlinit është një platformë ndërkombëtare që bashkon qeveritë e vendeve të Ballkanit Perëndimor, së bashku me partnerë të tjerë evropianë. Qëllimi i tij është të rrisë bashkëpunimin rajonal, të mbështesë zhvillimin ekonomik dhe të përshpejtojë përpjekjet e tij për një afrim më të ngushtë evropian në Ballkanin Perëndimor.

  • Samiti i Berlinit/ Rama në Londër, takime me homologun britanik dhe anëtarë të qeverisë

    Samiti i Berlinit/ Rama në Londër, takime me homologun britanik dhe anëtarë të qeverisë

    Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë pune në Londër. Kreu i qeverisë shqiptare pritet që gjatë kësaj të marte (21 tetor) të zhvillojë takime të nivelit të lartë me homologun e tij britanik Keir Starmer dhe përfaqësues të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.
    Ditën e nesërme (22 tetor), Kryeministri Rama do t’i bashkohet Samitit të Procesit të Berlinit bashkë me liderët e rajonit dhe ata të Bashkimit Evropian.
    Gjatë qëndrimit në Britani, Rama do të jetë pjesë e forumeve ndërkombëtare që trajtojnë të ardhmen e Ballkanit Perëndimor dhe bashkëpunimin me Bashkimin Europian.
    Mbretëria e Bashkuar do të presë më 22 tetor udhëheqësit e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe udhëheqës të tjerë evropianë për samitin e Procesit të Berlinit, me qëllim stabilitetin, sigurinë dhe bashkëpunimin ekonomik në rajon.
    Punimet e samitit do të përqendrohen gjithashtu në mënyrën e bashkëpunimit për të luftuar përdorimin e rajonit si rrugë tranziti për migracionin e parregullt.
    I njohur zyrtarisht si ‘Procesi i Berlinit’, samiti do të forcojë bashkëpunimin me partnerët evropianë për të ndihmuar në zbatimin e strategjisë së qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për të forcuar kufijtë, për të shkatërruar bandat dhe për të kthyer në vendet e tyre ata që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në Britani.
    Samiti vjen në një kohë kur Mbretëria e Bashkuar zhvillon një regjim sanksionesh, i pari në botë, për të kapur kontrabandistët e njerëzve në rrjedhën e sipërme.

  • Kremlini: Rusia shpreson të bëjë përparim në zgjidhjen e çështjes së Ukrainës!

    Kremlini: Rusia shpreson të bëjë përparim në zgjidhjen e çështjes së Ukrainës!

    Rusia pret që samiti në Budapest të sjellë njëfarë progresi drejt zgjidhjes së krizës ukrainase dhe shpreson të adresojë marrëdhëniet dypalëshe me Shtetet e Bashkuara, tha sekretari i shtypit i presidentit rus, Dmitry Peskov.

    “Së pari, ne do të donim të bënim njëfarë përparimi në rrugën e zgjidhjes së çështjes ukrainase. Dhe ta përdornim këtë takim për të diskutuar marrëdhëniet tona dypalëshe”, u tha ai gazetarëve kur u pyet për pritjet e Moskës nga samiti i Budapestit.

    Më 16 tetor, pas një telefonate me Presidentin rus Vladimir Putin, udhëheqësi amerikan Donald Trump njoftoi se të dy udhëheqësit kishin rënë dakord të takoheshin së shpejti në Budapest.

    Ndihmësi presidencial rus Yury Ushakov konfirmoi se Moska dhe Uashingtoni do të fillonin “pa vonesë” përgatitjet për një samit të ri midis Putinit dhe Trump, që ndoshta do të mbahet në kryeqytetin hungarez.

    Në përgjigje, kryeministri hungarez Viktor Orban urdhëroi formimin e një komiteti organizativ për të lehtësuar samitin, duke deklaruar se përgatitjet “filluan të enjten në mbrëmje”./ TASS.