Tag: samit

  • “Investimi në armatime, tema kryesore në samit”, Ambasadori i Shqipërisë në NATO: Tirana vendi pritës në 2027, ngjarje historike!

    “Investimi në armatime, tema kryesore në samit”, Ambasadori i Shqipërisë në NATO: Tirana vendi pritës në 2027, ngjarje historike!

    Udhëheqësit e 32 shteteve anëtare të Aleancës Veri-Atlantike morën pjesë në ditën e dytë të samitit që u mbajt në Hagë.
    Ambasadori i Shqipërisë në NATO, Ilir Gjoni, tha se në këtë samit u shpreh edhe një herë uniteti dhe u rikonfirmua neni 5, detyrimi i çdo anëtari të NATO-s për të mbrojtur çdo centimetër të territorit të aleancës.
    Në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus, me moderator Aleksandër Furxhi, z. Gjoni theksoi se investimi në armatime është edhe thelbi i asaj që u miratua në këtë samit.
    Ambasadori shtoi se prej një viti ka nisur puna për përgatitjen e samitit që do të mbahet në Tiranë në vitin 2027. Sipas tij, ky vendim përbën një ngjarje të jashtëzakonshme për vendin tonë dhe për të gjithë rajonin.
    Intervista e plotë:
    Si e sheh Shqipëria këtë takim në Hagë?
    Gjoni: Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe qëndrimet i ka në të njëjtën linjë me vendet e tjera anëtare. Ky samit është një samit ku u shpreh edhe një herë uniteti dhe u rikonfirmua neni 5, detyrimi i çdo anëtari të NATO-s për të mbrojtur çdo centimetër të territorit të aleancës. Do të jetë një aleancë më e drejtë dhe këtu nënkuptohet një ndarje më e drejtë, si në aspektin financiar ashtu edhe në atë të mbrojtjes, mes Europës, Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Për t’iu përshtatur edhe zhvillimeve të reja gjeopolitike dhe një përgjegjësi më e madhe e BE-së, vendeve të Europës dhe Kanadasë kundrejt sigurisë së Europës. Elementi i tretë ishte elementi bazë i aleancës. Aleanca jonë është një aleancë mbrojtëse. Ka nevojë për investime në armatime, dhe ky është edhe thelbi i asaj çfarë u miratua në këtë samit. Të gjitha vendet anëtare u angazhuan të shpenzojnë 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për mbrojtjen.
    Ky samit do të mbahet në Tiranë në 2027. Çfarë ndikimi dhe çfarë domethënie ka ky vendim për ne?
    Gjoni: Ajo që ka deklaruar kryeministri u formalizua. Kjo e konfirmon edhe një herë që do të jemi vendi pritës. Është një ngjarje madhore për historinë e vendit tonë. Ka rëndësi për Ballkanin Perëndimor, por për Shqipërinë ka një simbolikë akoma më të madhe. Puna për përgatitjen e samitit ka filluar prej një viti. Për këtë samit kemi një grup pune që ka qenë i pranishëm që kur kanë nisur përgatitjet dhe deri më tani, ku një pjesë e ekipit ka punuar edhe me grupin holandez, për të fituar përvojë. Kjo përvojë do të reflektohet edhe gjatë samitit të Turqisë vitin e ardhshëm dhe do të finalizohet me samitin në Tiranë në vitin 2027.

  • Rama ndan fotot: NATO mban samit në Tiranë në 2027

    Rama ndan fotot: NATO mban samit në Tiranë në 2027

    Teksa ka ndarë fotot nga samiti i NATO-s, kryeministri Edi Rama ka dhënë në lajmin se samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë në 2027.

    Top Channel

  • Deklarata: Samiti i NATO-s në vitin 2027 do të mbahet në Shqipëri

    Deklarata: Samiti i NATO-s në vitin 2027 do të mbahet në Shqipëri

    PAMJE NGA AMBJETI I SAMITIT

    HAGË-Shqipëria është konfirmuar si mikpritëse e Samitit të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) në vitin 2027, një ngjarje historike që do të shënojë herën e parë që vendi ynë pret një samit të aleancës.
    Në fund të deklaratës, u shpreh falenderim për mikpritjen bujare të Mbretërisë së Holandës, ndërsa u konfirmua se samiti i radhës do të mbahet në Turqi në vitin 2026, i pasuar nga një samit tjetër në Shqipëri.
    Liderët e NATO-s u mbledhën në Hagë për samitin e radhës, ku vendimi më i rëndësishëm që u mor ishte angazhimi që çdo shtet duhet të rrisë investimet në fushën e mbrojtjes në masën 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, deri në vitin 2035. Në samit u ritheksua Neni 5 i NATO, sipas të cilës, sulmi ndaj një shteti të aleancës nënkupton sulm ndaj gjithë NATO-s./ZËRI

  • VIDEO/ Rama bën “show” edhe në Samit, i kthen liderët e BE-së në kukulla

    VIDEO/ Rama bën “show” edhe në Samit, i kthen liderët e BE-së në kukulla

    Edi Rama nuk mund të rrinte pa bërë “show” edhe në samitin e Komunitetit Politik Europian (KPE), i cili po mbahet në Tiranë dhe në fokus ka diskutime serioze si sigurinë e Evropës, më konkretisht tek lufta në Ukrainë, qëndrueshmërinë demokratike, sigurinë ekonomike, migracionin etj.
    Në ceremoninë e organizuar në Teatrin e Operas dhe Baletit u shfaq një video e krijuar me anë të inteligjencës artificiale, ku Edi Rama e kishte kthyer veten e tij dhe të gjithë liderët pjesëmarrës si fëmijë në formë kukulle.
    Ata uronin në gjuhën e tyre: “Mirë se erdhët në Shqipëri”, teksa në momentin kur u shfaq nuk i la pa i “shkrirë gazit” edhe disa prej liderëve dhe zyrtarëve të BE-së.

  • “Kënaqësi të takoja mikun tim Edi Rama”, Rutte ndan detaje nga takimi me kryeministrin para Samitit

    “Kënaqësi të takoja mikun tim Edi Rama”, Rutte ndan detaje nga takimi me kryeministrin para Samitit

    Shefi i NATO-s, Mark Rutte ka zbuluar detaje nga takimi me kreun e qeverisë shqiptare Edi Rama në ambientet e kryeministrisë paraditen e sotme, para nisjes së Samitit.
    Përmes në postimi në platformën X, Rutte shkruan se me Ramën diskutuan për situatën në Ballkanin Perëndimor dhe kontributin që Shqipëria jep në Aleancë.
    “Kënaqësi të takoja mikun tim Edi Rama përpara Samitit Politik Evropian në Tiranë sot. Diskutuam situatën në Ballkanin Perëndimor, kontributet që Shqipëria jep në Aleancë dhe përgatitjet për samitin e ardhshëm të NATO në Hagë”, shkruan Rutte.

    Good to meet my friend @ediramaal ahead of the European Political Summit in Tirana 🇦🇱 today. We discussed the situation in the Western Balkans, contributions #Albania makes to the Alliance and preparations for the upcoming #NATOsummit in The Hague. pic.twitter.com/hxjrGLQoAi

    — Mark Rutte (@SecGenNATO) May 16, 2025

    Liderët e 47 vendeve dhe organizatave evropiane janë mbledhur ditën e sotme për një samit njëditor në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, për të diskutuar sfidat e sigurisë dhe mbrojtjes në të gjithë kontinentin, me agresionin e plotë të Rusisë ndaj Ukrainës në krye të agjendës.
    Vendet e Ballkanit Perëndimor shpresojnë se në Samitin e Komunitetit Politik Evropian do të bisedohet edhe për zgjerimin e Bashkimit Evropian.
    Në samit, i cili mbahet nën moton: “Evropa e re në një botë të re: unitet – bashkëpunim – veprim i përbashkët”, do të diskutohet edhe për mënyrat për ta përmirësuar konkurrueshmërinë e kontinentit dhe për të përballuar emigracionin e paautorizuar.
    Samiti, ku gjithashtu marrin pjesë liderët e Francës, Gjermanisë dhe Britanisë, zhvillohet në një kohë kur Ukraina dhe Rusia pritet të mbajnë bisedimet e para për paqe që nga ditët e para të konfliktit.
    Tema të tjera që pritet të diskutohen në këtë samit, përfshijnë sigurinë, demokracinë dhe emigracionin./vizionplus.tv

  • Merz: Synimi im, bashkëpunimi i ngushtë mes të gjitha shteteve të pranishme në Samit

    Merz: Synimi im, bashkëpunimi i ngushtë mes të gjitha shteteve të pranishme në Samit

    Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, tha sot nga Tirana se është i lumtur që ndodhet për herë të parë këtu, me rastin e Samitit të Komunitetit Politik Evropian.

    Merz tha para mediave se synimi i tij është ndërtimi i një bashkëpunimi më të ngushtë jo vetëm mes shteteve të Bashkimit Evropian, por edhe me ato jashtë BE-së që marrin pjesë në këtë samit.

    “Jam i kënaqur që ndodhem këtu për këtë takim të rëndësishëm. Pres të zhvilloj takime me shumë liderë evropianë dhe të thellojmë më tej bashkëpunimin mes vendeve tona. Synimi im është ndërtimi i një bashkëpunimi më të ngushtë jo vetëm mes shteteve të Bashkimit Evropian, por edhe me ato jashtë BE-së që marrin pjesë në këtë samit,” u shpreh Merz në një prononcim për mediat.

  • Osmani zbulon nëse do takohet me Vuçiç në Tiranë: Kemi një vit që presim përgjigje për masat

    Osmani zbulon nëse do takohet me Vuçiç në Tiranë: Kemi një vit që presim përgjigje për masat

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani konfirmoi se nuk do të ketë një takim me homologun serb, Aleksandër Vuçiç gjatë punimeve të Samitit të Komunitetit Politik në Tiranë.
    Osmani u shpreh para mediave se synon që në këtë samit të flasë me liderët e BE për heqjen e masave të padrejta ndaj Kosovës si dhe njohjen e saj nga vendet që ende nuk e kanë bërë.
    “Nuk ka takim samit me Vuçiç në këtë samit. Takimet dypalëshe zhvillohen në Bruksel. Ne synojmë të takohemi me ata liderë që t’i bindim të heqin masat e padrejta ndaj Kosovës. Ky samit që mbahet në Tiranë i jep një zë dhe më të fuqishëm rajonit tonë. Edhe që të flasim për heqjen e masave të padrejta ndaj Kosovës. Siç e përmenda edhe për njohjen nga vendet që nuk e kanë njohur. Të gjitha kërkesat e BE ne i kemi plotësuar dhe kemi një vit që presim përgjigje. Nuk e kemi krijuar ne situatën në veri, dhe i kemi ndërmarrë masat e kërkuara”, tha Osmani.

  • Me këngë dhe valle tradicionale, kryeministri Rama pret në shesh liderët pjesëmarrës në Samit

    Me këngë dhe valle tradicionale, kryeministri Rama pret në shesh liderët pjesëmarrës në Samit

    Kreu i qeverisë, Edi Rama, ndodhet në sheshin  “Skënderbej” për të mirëpritur liderët e vendeve evropiane, të cilët do të marrin pjesë në Samit ditën e sotme.
    Edhe pse moti nuk është i favorshëm, nuk kanë munguar këngët dhe vallet tradicionale në shesh.

    Liderët e 47 vendeve dhe organizatave evropiane janë mbledhur ditën e sotme për një samit njëditor në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, për të diskutuar sfidat e sigurisë dhe mbrojtjes në të gjithë kontinentin, me agresionin e plotë të Rusisë ndaj Ukrainës në krye të agjendës.
    Vendet e Ballkanit Perëndimor shpresojnë se në Samitin e Komunitetit Politik Evropian do të bisedohet edhe për zgjerimin e Bashkimit Evropian.
    Në samit, i cili mbahet nën moton: “Evropa e re në një botë të re: unitet – bashkëpunim – veprim i përbashkët”, do të diskutohet edhe për mënyrat për ta përmirësuar konkurrueshmërinë e kontinentit dhe për të përballuar emigracionin e paautorizuar.
    Samiti, ku gjithashtu marrin pjesë liderët e Francës, Gjermanisë dhe Britanisë, zhvillohet në një kohë kur Ukraina dhe Rusia pritet të mbajnë bisedimet e para për paqe që nga ditët e para të konfliktit.
    Tema të tjera që pritet të diskutohen në këtë samit, përfshijnë sigurinë, demokracinë dhe emigracionin. Kosovën në këtë samit e përfaqëson presidentja Vjosa Osmani.
     

  • Samiti i Komunitetit Politik Evropian/ Liderët e kontinentit vijnë në Tiranë, do të mbahen tri tryeza të nivelit të lartë

    Samiti i Komunitetit Politik Evropian/ Liderët e kontinentit vijnë në Tiranë, do të mbahen tri tryeza të nivelit të lartë

    Tirana zyrtare do të presë të premten e 16 majit, Samitin e Komunitetit Politik Evropian, që do të mbahet në Shqipëri për herë të parë, një samit që do të bëjë bashkë të gjuithë liderët evropianë.

    Disa prej kryeministrave evropianë kanë mbërritur që prej së enjtes, për të zhvilluar takime me kryeministrin Edi Rama.

    Mbërritja e pjesëmarrësve në samit do të jetë përpara Muzeut Kombëtar për t’iu drejtuar godinës së Operës, nga ku do të mirëpritën prej kryeministrit.

    Më pas të gjithë së bashku do t’i drejtohen ambienteve të ndërtuara enkas për këtë samit pas monumentit të Skënderbeut.

    Aë pari, liderët do të mblidhen në një seancë plenare, dedikuar sigurisë dhe një vizioni të përbashkët për të ardhmen e Europës.

    Më pas, do të zhvillohen tri tryeza të nivelit të lartë mbi temat: siguria e Evropës dhe qëndrueshmëria demokratike; konkurrueshmëria dhe siguria ekonomike përfshi sfidat e lëvizshmërisë si dhe fuqizimi i të rinjve.

    Programi i plotë:

    Programi i samitit nis në orën 10:00 me mbërritjen e delegacioneve dhe deklaratat për media, pasuar nga ceremonia zyrtare e hapjes në orën 11:00 dhe fotografia familjare në orën 11:30.

    Më pas, do të zhvillohen sesioni i parë plenar, një drekë zyrtare dhe tryeza tematike. Pasdite do të ketë takime dypalëshe mes krerëve të delegacioneve dhe një sesion përmbyllës plenar.

    Ngjarja do të mbyllet me një konferencë të përbashkët për shtyp në orën 18:30 nga Kryeministri i Shqipërisë dhe Kryeministri i Danimarkës, vendi pritës i samitit të ardhshëm.

  • Mbi 3 mijë viktima nga tërmeti në Myanmar, rritet edhe numri i të plagosurve

    Mbi 3 mijë viktima nga tërmeti në Myanmar, rritet edhe numri i të plagosurve

    Numri i viktimave nga tërmeti i fortë që goditi Myanmarin më 28 mars ka arritur në 3,354. Ndërsa 4,850 njerëz janë plagosur dhe 220 janë të zhdukur, njoftuan mediat vendase.
    Kreu i juntës ushtarake në Myanmar Min Aung Hlaing, u kthye në kryeqytetin Naypyidaë pas një vizite që realizoi në Bangkok, ku mori pjesë në një samit rajonal të liderëve të Azisë Jugore dhe Juglindore.
    Në Samit ai u takua me liderët e Tajlandës, Nepalit, Butanit, Sri Lankës dhe Indisë.
    Ndërkohë është kërkuar që armëpushimi që u shpall nga junta pas tërmetit të bëhet i përhershëm.
    Lufta civile ka zhvendosur më shumë se 3 milionë njerëz dhe pasiguria ushqimore është e përhapur, me më shumë se një të tretën e popullsisë së Mianmarit në nevojë për ndihmë humanitare, sipas OKB-së.