Tag: salmoni

  • Ushqimet që kanë më shumë vitaminë D sesa qumështi

    Ushqimet që kanë më shumë vitaminë D sesa qumështi

    Shumë e konsiderojnë qumështin si burimin kryesor të vitaminës D, por nutricionistët paralajmërojnë se disa ushqime përmbajnë dukshëm më shumë prej saj në formën natyrale.

    Vitamina D është thelbësore për shëndetin e kockave, funksionin imun dhe ekuilibrin hormonal, ndaj është e rëndësishme të përfshihen në dietë ushqime që e ofrojnë atë në sasi më të mëdha. Sipas ekspertëve, disa peshq si sardelet dhe salmoni janë ndër burimet më të pasura natyrore të kësaj vitamine, duke tejkaluar shumë qumështin.

    Sardele: Një porcion sardelesh përmban më shumë vitaminë D sesa shumica e produkteve të qumështit. Përveç kësaj, ato janë të pasura me acide yndyrore omega-3 dhe proteina, duke përmirësuar funksionin e trurit, forcuar imunitetin dhe ruajtur shëndetin e kockave. Avantazhi i tyre është se mund të konsumohen të freskëta ose të konservuara, pa përgatitje të veçantë.

    Salmon: Salmoni është një nga burimet më të pasura të vitaminës D, me 100 gramë që përmbajnë nga 556 deri në 924 IU, krahasuar me rreth 120 IU të një filxhani qumështi të fortifikuar. Ai gjithashtu ofron omega-3, të dobishme për zemrën dhe trurin, dhe mund të përgatitet lehtësisht në mënyra të ndryshme, nga pjekja në furrë deri te sallatat.

    Pra, sardelet dhe salmoni janë dy burime natyrore të jashtëzakonshme të vitaminës D, që jo vetëm e tejkalojnë qumështin, por ofrojnë edhe përfitime të tjera të shumta shëndetësore.

  • Çfarë I Ndodh Trupit Tuaj Kur Konsumoni Salmon?

    Çfarë I Ndodh Trupit Tuaj Kur Konsumoni Salmon?

    Salmoni gjithmonë është konsideruar si një ushqim shumë shëndetshm dhe një zgjedhje e mirë kur jeni në një restorant.

    Por a është ai vërtet aq i shëndetshëm sa pretendohet? Çfarë ndodh me trupin tuaj kur konsumoni salmon dhe a keni vërtetë përfitime shëndetësore prej tij?
    AgroWeb.org ka studiuar të gjitha informaconet në lidhje me salmonin, pse ai konsiderohet i shëndetshëm dhe madje kemi zbuluar disa nga rreziqet që vijnë nga konsumi i tepërt i tij.
    Salmoni është një burim i shkëlqyeshëm i acideve yndyrore omega-3
    Trupat tanë në vetvete nuk mund të prodhojnë acide yndyrore omega-3, një lëndë ushqyese thelbësore për shëndetin tonë.
    Acidet yndyrore Omega-3 janë një klasë e yndyrnave të pangopura, të cilat janë të shkëlqyera për shëndetin e zemrës, shëndetin e syve, shëndetin e trurit, prodhimin e hormoneve, funksionin imunitar dhe të mushkërive.
    Përmban proteina me cilësi të lartë
    Proteina është një makroelement i rëndësishëm për trupin tuaj, i cili ka nevojë për rritjen e kalorive, uljen e urisë dhe ruajtjen e masës muskulore.
    Jo vetëm kaq, por një regjim ushqimor me një sasi të mjaftueshme të proteinave mund t’ju ndihmojë të ndiheni të ngopur.
    Filetoja e salmonit do t’ju japë rreth 21 gr proteina, e cila është pothuajse gjysma e sasisë së proteinave që ju nevojitet përgjatë ditës!
    Trupi juaj merr një mori ushqyesish
    Së bashku me sasinë e mjaftueshme të acideve yndyrore omega-3 dhe proteinave, salmoni është tepër i pasur me vitaminën B, duke përfshirë këtu vitaminën B6 dhe B12.  Këto vitamina janë tepër të rëndësishme për forcimin e sistemit tuaj imunitar.
    Salmoni është gjithashtu një burim i shkëlqyeshëm i kaliumit, fosforit, selenit, niacinës dhe natyrisht, acideve yndyrore omega-3.
    Mund t’ju ndihmojë të humbisni peshë
    Një fileto salmoni mund t’ju ndihmojë të ndiheni të ngopur pas vaktit.
    Studimet në të cilat AgroWeb mbështetet, tregojnë se njerëzit që marrin një sasi të mjaftueshme të proteinave ka të ngjarë të konsumojnë më pak kalori sepse ndihen të ngopur mjaftueshëm.
    Përmban mërkur
    Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ekspozimi ndaj mërkurit mund të jetë toksik për sistemin tuaj nervor qëndror dhe periferik.
    Sidoqoftë, në mënyrë që mërkuri të ketë efekte serioze në trupin tuaj, duhet të keni një nivel të lartë të tij në gjak.
    Salmoni nuk përmban aq shumë merkur në krahasim me peshqit e tjerë, por gjithsesi është diçka për tu marrë në konsideratë dhe të mos teprohet me konsumimin e tij.
    Ai mund përfshihet në mënyrë të përkryer në dietën më të shëndetshme në botë
    Dieta Mesdhetare renditet si Dieta më e Mirë e vitit 2020 dhe vazhdon të jetë e tillë. Në dietën mesdhetare duhet të hani peshk të paktën dy herë në javë.
    Ashtu si tuna, trofta dhe skumbri, salmoni është padyshim një pretendent i shkëlqyeshëm./AgroWeb.org

  • Çfarë ndodh në trupit tonë kur konsumojmë salmon?

    Çfarë ndodh në trupit tonë kur konsumojmë salmon?

    Salmoni gjithmonë është konsideruar si një ushqim shumë shëndetshm dhe një zgjedhje e mirë kur jeni në një restorant.
    Por a është ai vërtet aq i shëndetshëm sa pretendohet? Çfarë ndodh me trupin tuaj kur konsumoni salmon dhe a keni vërtetë përfitime shëndetësore prej tij?
    AgroWeb.org ka studiuar të gjitha informaconet në lidhje me salmonin, pse ai konsiderohet i shëndetshëm dhe madje kemi zbuluar disa nga rreziqet që vijnë nga konsumi i tepërt i tij.
    Salmoni është një burim i shkëlqyeshëm i acideve yndyrore omega-3Trupat tanë në vetvete nuk mund të prodhojnë acide yndyrore omega-3, një lëndë ushqyese thelbësore për shëndetin tonë.
    Acidet yndyrore Omega-3 janë një klasë e yndyrnave të pangopura, të cilat janë të shkëlqyera për shëndetin e zemrës, shëndetin e syve, shëndetin e trurit, prodhimin e hormoneve, funksionin imunitar dhe të mushkërive.
    Përmban proteina me cilësi të lartëProteina është një makroelement i rëndësishëm për trupin tuaj, i cili ka nevojë për rritjen e kalorive, uljen e urisë dhe ruajtjen e masës muskulore.
    Jo vetëm kaq, por një regjim ushqimor me një sasi të mjaftueshme të proteinave mund t’ju ndihmojë të ndiheni të ngopur.
    Filetoja e salmonit do t’ju japë rreth 21 gr proteina, e cila është pothuajse gjysma e sasisë së proteinave që ju nevojitet përgjatë ditës!
    Trupi juaj merr një mori ushqyesishSë bashku me sasinë e mjaftueshme të acideve yndyrore omega-3 dhe proteinave, salmoni është tepër i pasur me vitaminën B, duke përfshirë këtu vitaminën B6 dhe B12. Këto vitamina janë tepër të rëndësishme për forcimin e sistemit tuaj imunitar.
    Salmoni është gjithashtu një burim i shkëlqyeshëm i kaliumit, fosforit, selenit, niacinës dhe natyrisht, acideve yndyrore omega-3.
    Mund t’ju ndihmojë të humbisni peshëNjë fileto salmoni mund t’ju ndihmojë të ndiheni të ngopur pas vaktit.
    Studimet në të cilat AgroWeb mbështetet, tregojnë se njerëzit që marrin një sasi të mjaftueshme të proteinave ka të ngjarë të konsumojnë më pak kalori sepse ndihen të ngopur mjaftueshëm.
    Përmban mërkurSipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ekspozimi ndaj mërkurit mund të jetë toksik për sistemin tuaj nervor qëndror dhe periferik.
    Sidoqoftë, në mënyrë që mërkuri të ketë efekte serioze në trupin tuaj, duhet të keni një nivel të lartë të tij në gjak.
    Salmoni nuk përmban aq shumë merkur në krahasim me peshqit e tjerë, por gjithsesi është diçka për tu marrë në konsideratë dhe të mos teprohet me konsumimin e tij.
    Ai mund përfshihet në mënyrë të përkryer në dietën më të shëndetshme në botëDieta Mesdhetare renditet si Dieta më e Mirë e vitit 2020 dhe vazhdon të jetë e tillë. Në dietën mesdhetare duhet të hani peshk të paktën dy herë në javë.
    Ashtu si tuna, trofta dhe skumbri, salmoni është padyshim një pretendent i shkëlqyeshëm./AgroWeb.org

  • Peshku me më shumë baktere, konsumohet pothuajse çdo ditë nga njerëzit

    Peshku me më shumë baktere, konsumohet pothuajse çdo ditë nga njerëzit

    Salmoni është një nga peshqit më të preferuar si ushqim, por përveçse anëve pozitive ka dhe anë negative.

    Salmoni është peshku i cili përmban më shumë baktere nga të tjerët, rreth 70.

    Arsyeja se përse salmoni përmban kaq shumë parazitë është se në ciklin tyre jetësor, kur jetojnë pranë zonave bregdetare bien në kontakt të ngushtë me gjitarët detarë që përjetësojnë ciklin jetësor të parazitit.

    Salmoni që nuk ka shumë parazitë janë ata që rriten në akuariume të mëdha të cilët marrin kujdes të veçantë mirëmbajtësit, por prej tyre nuk mund të merrni përfitimet që ka një salmon i egër. Syri.net-newsbomb.gr.