Tag: salmonelë

  • “Djali vijon të ketë dhimbje stomaku”/ Nëna e një fëmije të infektuar me salmonelë: Kemi 8 ditë në ankth, kërkoj siguri për ushqimin në kopsht

    “Djali vijon të ketë dhimbje stomaku”/ Nëna e një fëmije të infektuar me salmonelë: Kemi 8 ditë në ankth, kërkoj siguri për ushqimin në kopsht

    Prindërit e fëmijëve të infektuar me salmonelë në një kopsht në Gramsh kanë protestuar sot, duke kërkuar transparencë dhe masa të menjëhershme për të garantuar sigurinë ushqimore. Në një prononcim për “News24”, një nënë tregoi shqetësimin e saj për gjendjen e djalit të saj, i cili vijon të ketë dhimbje stomaku dhe diarre edhe pas disa ditësh trajtimi.Reklama në FieriWeb

    “Fëmija është infektuar me salmonelë. Vijon të ketë dhimbje stomaku dhe diarre. Kam edhe një vajzë tjetër, i kemi bërë analizat dhe jemi në pritje të përgjigjeve. Fillimisht menduam se ishte thjesht temperaturë dhe e trajtuam me medikamente për virozë, por më vonë mësuam se ishte salmonelë. Kemi tetë ditë që jetojmë me ankth. Kërkoj siguri për ushqimin që u jepet fëmijëve tanë,” u shpreh ajo.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Rasti ka ngritur shqetësime në komunitet, ndërsa prindërit kërkojnë përgjegjësi dhe kontrolle më të rrepta në institucionet arsimore për parandalimin e rasteve të tilla në të ardhmen.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Nëna e një fëmije të infektuar: Fëmija është infektuar me salmonelë. Fëmija vijon të ketë dhimbje stomaku e diarre. Kam dhe një vajzë, kemi çuar analizat dhe presim përgjigje. Në fillim mendonim se ishte temperaturë. E kemi kuruar me medikamente për virozë dhe më pas kemi marrë vesh se është me salmonelë. Kemi 8 ditë që jemi në ankth. Kërkoj siguri për ushqimin.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

  • Salmonelë në Gramsh, kryetari i Bashkisë: Ushqimi gatuhet në kopsht

    Salmonelë në Gramsh, kryetari i Bashkisë: Ushqimi gatuhet në kopsht

    Kryetari i Bashkisë së Gramshit, Besian Ajazi ka reaguar në lidhje me infektimin e dhjetëra fëmijëve me salmonelë pasi kanë konsumuar ushqim në një kopsht.
    Në një deklaratë për mediat, Ajazi theksoi se kopshti sipas standardeve, ndërsa tha se çdo person apo institucion do të mbajë përgjegjësi sipas ligjit.
    Më tej, ai sqaron se ushqimi që merrnin fëmijët gatuhej në kopsht.
    “Në ditët e fundit është shfaqur një rast, më pas u bënë dy dhe 6, fëmijë nga i njëjti kopsht që morën ndihmë mjekësore në spitalin e Gramshit, Kjo na vuri në alert. Dua që nëpërmjet jush të sqaroj disa të pavërteta të mëdha në këtë histori tollovitje portalesh, nuk kemi të bëjmë me 672 raste helmimi, as me 72 fëmijë të shtruar apo helmim për shkak të ushqimit, sepse ende nuk kemi përgjigjen e analizave.Nuk kemi të bëjmë me raste abuzimi, por me një fakt që e dimë mirë të gjithë, që janë evidentuar disa raste me salmonelë në një kopsht publik”,-tha Ajazi.

  • Konfirmohet një tjetër fëmijë i infektuar me salmonelë në Gramsh

    Konfirmohet një tjetër fëmijë i infektuar me salmonelë në Gramsh

    Që nga dita e djeshme, në një kopsht në Gramsh u zbulua ushqim i kontaminuar, që bëri që disa fëmijë të helmohen dhe të paraqiten me urgjencë në spital.
    Nga rasti në kopsht në qytetin e Gramshit, analizat konfirmuan se katër fëmijë ishin kontaminuar me salmonelë.
    Vetëm pak orë pas publikimit të këtij lajmi, një tjetër raportim shqetësues mbërrin po nga Gramshi.
    Mësohet se një tjetër rast i ushqimit të kontaminuar me salmonelë është zbuluar po në Gramsh.

  • Gramsh/ Mjekja mikrobiologe: ISHP konfirmoi 5 raste me salmonelë, fëmijët duhet të trajtohen në spital

    Gramsh/ Mjekja mikrobiologe: ISHP konfirmoi 5 raste me salmonelë, fëmijët duhet të trajtohen në spital

    Mjekja mikrobiologë e njësisë vendore të Kujdesit Shëndetësor në qytetin e Gramshit Dafina Shtylla në një intervistë me gazetarin e News24, Osman Stafa ka deklaruar se janë 5 raste me salmonelë të konfirmuar mes rasteve të dyshuara për helmim në kopshin publik nr.1 në Gramsh.
    Mjekja tha se aktualisht gjendja e fëmijëve është në kontroll. Sipas saj janë bërë afro 80 analiza në Institutin e Shëndetit Publik, ndërkohë që ditën e hënë pritet të kryhen analiza specifike nga një ekip mikro-biologësh për të vijuar me hetimin epidemiologjik sipas protokollit të shëndetit publik.
    Nga ana tjetër, mjekja i ka bërë apel prindërve që të mos i kurojnë fëmijët në shtëpi, por për çdo situatë të agravuar të kërkojnë ndihmën e speciluar në spital.
    “Është situatë jo e lehtë por ne do ta përballojmë. Salmonela është e vështirë të ekzaminohet në analiza, por ne kemi marrë përgjigje nga laboratori i referimit në ISHP se janë deri tani 5 raste me salmonelë. Kjo sëmundje bakteriale zakonisht merret nga goja ndaj dhe njihet më së shumti “sëmundja e duarve të palara”, tha mjekja.

  • Gramshi votoi 69%, tani ka salmonelë – Zgjidhja? Voto 90% për qeverinë!

    Gramshi votoi 69%, tani ka salmonelë – Zgjidhja? Voto 90% për qeverinë!

    Nga Klodian Tomorri

    Gramshi votoi 69.68 për qind për qeverinë para dy javëve.

    Nëse do kishte votuar edhe çik më thellë akoma për qeverinë, sot nuk do ja u kishin helmuar kalamajtë me salmonelë nëpër kopshte. 

    Koka bën, koka pëson. Digjet jorgani për 20 për qind gjë. Ja ata të diasporës që votuan 90 për qind. As kanë salmonelë, asgjë.

    Kështu që të mobilizohemi të gjithë së bashku, në Gramsh dhe kudo nëpër Shqipëri, që në zgjedhjet e ardhshme të votojmë 90 për qind qeverinë, që të shpëtojmë nga salmonela.

    Votoni miq, votoni.

    Po Jo, Po Jo.

  • Disa fëmijë në spital, dyshohet se janë helmuar nga ushqimet me salmonelë në kopshtin shtetëror në Gramsh

    Disa fëmijë në spital, dyshohet se janë helmuar nga ushqimet me salmonelë në kopshtin shtetëror në Gramsh

    Disa fëmijë të kopshtit nr. 1 në bashkinë e Gramshit dyshohet se janë infektuar me salmonelë. 

    Gjatë javës në spitalin e Gramshit u paraqitën 5 fëmijë me   shqetësimi gastroestinale dhe temperaturë. Nisur nga fakti që fëmijët vinin  nga i njëjti kopsht mjekët dyshuan për infektim në ambientet e kopshtit. Sakaq u morën mostrat e analizave për 72 persona, fëmijë dhe personel i kopshtit.
    Aktualisht rezulton 1 fëmijë i prekur me salmonelë ndërsa për pjesën tjetër përgjigja e analizave pritet të dielën.
    Aktualisht në spitalin e Gramshit ndodhen të hospitalizuar 3 fëmijë.
    Bashkia e Gramshit ka marrë masa paraprake duke mbyllur provizorisht kopshtin dhe duke dezinfektuar ambientet.
    Dyshohet se infektimi me bakterin e salmonelës është marrë nga ushqimi në kopsht.
    Nga ana tjetër edhe pse ka marrë njoftimin prej 3 ditësh AKU Elbasan vetëm sot po shkon të marrë kampionët ushqimorë për analizim.

    Top Channel

  • Drejtoresha e Spitalit e konfirmon: Fëmijët e kopshtit publik të helmuar me salmonelë, 1 prej tyre është rëndë…

    Drejtoresha e Spitalit e konfirmon: Fëmijët e kopshtit publik të helmuar me salmonelë, 1 prej tyre është rëndë…

    Tre fëmijë janë paraqitur në Spitalin e Gramshit me shenja helmimi është shprehur për media drejtoresha e spitalit, Greta Lena, që sipas të cilës, analizat laboratorike kanë konfirmuar prezencën e bakterit salmonelë. Dyshohet se helmimi ka ardhur nga ushqimi i konsumuar në një kopsht shtetëror të qytetit.

    Sipas deklaratës së Lenas, rasti i parë që mbërriti në urgjencë ishte një fëmijë me simptoma të rënda, përfshirë temperaturë të lartë, të vjella dhe diarre. Pas analizave, u konstatua prania e salmonelës, çka ngjalli dyshime për një problem të përbashkët me ushqimin e konsumuar në institucionin parashkollor.

    “Në spital janë paraqitur gjithsej tre fëmijë, një me simptoma më të rënda dhe dy të tjerë me shenja më të lehta. Të gjithë kanë qenë frekuentues të të njëjtit kopsht. Edhe analizat për dy fëmijët e tjerë konfirmuan prani të bakterit salmonelë”, është shprehur Lena.

    Menjëherë pas konfirmimit të rasteve, ambientet e kopshtit shtetëror janë dezinfektuar, ndërsa sipas drejtoreshës, deri më tani nuk janë paraqitur raste të reja në spital.

    “Situata është nën kontroll dhe nuk ka pasur fëmijë të tjerë të prekur që prej dezinfektimit,” thotë Lena.

    Autoritetet shëndetësore lokale po vijojnë hetimet për të identifikuar burimin konkret të infeksionit, ndërsa prindërit janë këshilluar të monitorojnë simptomat e fëmijëve dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore në rast shqetësimesh.

  • Infektohen me salmonelë fëmijët e një kopshti në Gramsh

    Infektohen me salmonelë fëmijët e një kopshti në Gramsh

    Fëmijët e një kopshti shtetëror në Gramsh janë infektuar me salmonelë.
    Të miturit manifestuan temperaturë, të vjellura dhe dhimbje koke, raporton gazetari Fatos Salliu.
    Shenjat e para të helmimit u konstatuan në fillim të javës, duke pretenduar se ishte ndonjë situatë virale. Por, rezultati i analizave ka evidentuar se ata janë infektuar me salmonelë, e cila dyshohet se ka ardhur nga ushqimi i serviruar nga një kompani private përmes kateringut.
    Fëmijët i janë nënshtruar kontrolleve mjekësore dhe analizave. Sakaq, ende nuk ka asnjë reagim zyrtar lidhur me situatën.
    Kujtojmë se në muajin mars, u konstatuan në Shqipëri mish pule me salmonelë, gjë që alarmoi padyshim konsumuesit por dhe Autoritetin Kombëtar të Ushqimit.
    Infeksioni i salmonelës mund të shkaktojë diarre të rëndë, ethe dhe dehidrim, simptoma që shfaqen brenda 8 deri në 72 orë pas konsumit të mishit të infektuar.
    Vetëm gatimi në temperaturë mbi 70°C mund të eliminojë rrezikun.
    /tvklan

  • Dyshohet se konsumuan ushqim me salmonelë, helmohen 12 fëmijë në një kopësht në Gramsh

    Dyshohet se konsumuan ushqim me salmonelë, helmohen 12 fëmijë në një kopësht në Gramsh

    Rreth 12 fëmijë të një kopshti shtetëror në Gramsh dyshohet se janë helmuar nga ushqimi që kanë konsumuar. Ngjarja ka ndodhur në fillim të kësaj jave, kur grupi i fëmijëve u paraqit në spital me simptoma, si të vjella dhe temperaturë.

    Burime për Report Tv bëjnë me dije se janë marrë gjithsej 72 mostra për analiza laboratorike, prej të cilave janë veçuar 30 për ekzaminim. Nga këto mostra, 12 fëmijë dyshohet të jenë prekur nga helmimi, ndërsa sipas të njëjtave burimeve një rast është konfirmuar që kemi të bëjmë me helmim nga ushqim i kontaminuar me salmonelë.

    Analizat laboratorike tregojnë praninë e bakterit të salmonelës, duke ngritur dyshimet se helmimi ka ardhur nga ushqimi i ofruar nga kompania private që shërben në kopshtin shtetëror.

    Nga ana tjetër analizat ushqimore për ushqimin e dyshuar nuk janë kryer ende. Autoritetet e Agjencisë Kombëtare të Ushqim, pritet të marrin mostra dhe të kryejnë kontrolle brenda ditës së sotme.

    Për momentin, nuk ka ende një reagim zyrtar nga institucionet përkatëse lidhur me ngjarjen.

  • E rëndë në Gramsh! Helmohen në kopësht rreth 70 fëmijë, konsumuan ushqim me salmonelë

    E rëndë në Gramsh! Helmohen në kopësht rreth 70 fëmijë, konsumuan ushqim me salmonelë

    GRAMSH- Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në një kopësht shtetëror në Gramsh, ku rreth 70 fëmijë raportohet të jenë helmuar, pas ushqimit të konsumuar gjatë drekës. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur më 22 maj, ku fëmijët janë paraqitur me shqetësime dhe të vjella në spitalin e qytetit.
    Sipas analizave të kryera ushqimi ka rezultuar me salmonelë. Fëmijët janë diagnostikuar me virozë gastroenterit akut, e cila shkaktohet nga bakteret ose mikrobet. Personat e prekur mund të kenë diarre, të përziera e të vjella apo dhembje barku. Ndonjëherë shoqërohet me temperaturë të lartë, dhembje të kokës dhe të muskujve të trupit. 

    diagnoza

    diagnoza

    fëmijë me serum pas virozës

    Në lidhje me rastin me ngjarjen nuk ka ende një reagim nga autoritetet. 
    Nërkohë rreth dy muaj më parë më 28 mars u zbulua skandali me mishin e pulës me salmonelë, ku 15.000 kilogramë u konsumua nga qytetarët. Gati 20 tonë mish pule e importuar nga Brazili mbërriti në Portin e Durrësit më 11 Mars, dhe pas analizave të kryera pranë Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë më 21 Mars, u konfirmua prania e bakterit të rrezikshëm në mishin e ngrirë të pulës. Mishi u shpërnda në treg nga kompania “diMal” dhe ‘AMG FOOD’. Sipas analizave të kryera në ISUV, u zbulua se mishi ishte infektuar me “Salmonella Typhimurium”, por që në këtë kohë, mishi ishte shitur.  
    Sot pronari i dy kompanive Mondi Goxha dhe vëllai i tij, Arben Goxha administrator i ‘diMal’, po hetohen në gjendje të lirë. Dy vëllezërit akuzohen për veprën penale “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme, për shëndetin ose jetën e njërzëve“./ZËRI

    640 0 89cca8e4 3d74 4dc4 a54f 4b8cdd163a98 1748092794

    kopesht femijesh ne laprake tirane kopshti engjejt tirane 003

    640 0 24e58d6b 0154 4db9 8d4e 08403dae59d5 1748092798

    640 0 b8c9b4b0 ad82 4af4 9ea3 7cb61c43bb85 1748092793