Tag: salmonelë

  • Inspektimet zbuluan mijëra kilogramë mish dhe nënprodukte me salmonelë, AKU nuk informoi konsumatorin

    Inspektimet zbuluan mijëra kilogramë mish dhe nënprodukte me salmonelë, AKU nuk informoi konsumatorin

    Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, të cilin ligji e ngarkon me përgjegjësinë për garantimin e sigurisë ushqimore, i tha emisionit “Inside Story” se ka bllokuar mijëra kg mish, qofte, kërnacka apo hamburgerë të kontaminuar me salmonelë.
    Rastet e daljes në treg të produktit të kontaminuar janë konfirmuar nga AKU, e cila pranon se vetëm për 5 muajt e parë të vitit 2025 janë konstatuar 3 praktika ngarkesash me salmonelë.
    Fillimisht u identifikuan rreth 4.500 kg fileto e ngrirë derri, e cila fatmirësisht ishte në gjendje në subjekt, pra nuk ishte tregtuar. Subjekti u gjobit në vlerën 300 mijë lekë dhe u urdhërua asgjësimi i të gjithë sasisë problematike.
    Në një tjetër rast u bllokuan 1.650 kg “qofte zgare”, si dhe 3.2 kg “mish i grirë”, për të cilat u urdhërua asgjësimi. Subjekti u gjobit me 100 mijë lekë për veprim në kundërshtim me kërkesat e gjurmueshmërisë.
     

    “Kemi bërë përmirësime, por kemi shumë probleme në mbajtjen e dokumentacionit dhe kryerjen e inspektimeve dhe kontrolleve, që ky informacion të mbartet siç kërkohet nga ligji në të gjitha hallkat. Kjo tregon se në këtë zinxhir të prodhimit dhe magazinimit mund të ketë edhe hallka që bëhen burim kontaminimi”, u shpreh Kapllan Sulaj, Dekan i Bioteknologjisë dhe Ushqimit, UBT.
    Sipas AKU, përgjatë vitit 2023 u evidentua një rast me salmonelë, ndërsa përgjatë vitit 2024, katër raste.
    Në një praktikë, u bllokua e gjithë linja e prodhimit. Për 38 kg mish të grirë dhe 92 kg kërnacka në gjendje, u urdhërua asgjësimi pasi rezultuan të infektuara.
    Subjekti u ndëshkua me 100 mijë lekë gjobë. Po ashtu, u urdhërua të marrë masa për pastrimin dhe dezinfektimin e të gjithë linjës së prodhimit.
    Në një tjetër rast problematik, u bllokuan dhe u urdhërua asgjësimi i një sasie prej 200 kg kërnacka dhe 50 kg hamburgerë. Nuk dihet se cilat janë subjektet që kanë importuar produkt të kontaminuar.
    AKU nuk pranoi të vinte në dispozicion emrat e kompanive ku janë gjetur produktet e infektuara deri në përmbylljen e plotë të procedurës dhe ankimeve përkatëse. Pra, është e qartë se ato që shohim përditë janë vetëm maja e ajsbergut të një fenomeni alarmues. /Emisioni “Inside Story”

  • Mijëra ton mish i infektuar me salmonelë, kompania hodhi në tregun shqiptar tonelata gjiro të rrezikshme

    Mijëra ton mish i infektuar me salmonelë, kompania hodhi në tregun shqiptar tonelata gjiro të rrezikshme

    Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, të cilin ligji e ngarkon me përgjegjësinë për garantimin e sigurisë ushqimore, i tha emisionit “Inside Story” se ka bllokuar mijëra kg mish, qofte, kërnacka apo hamburgerë të kontaminuar me salmonelë.
    Rastet e daljes në treg të produktit të kontaminuar janë konfirmuar nga AKU, e cila pranon se vetëm për 5 muajt e parë të vitit 2025 janë konstatuar 3 praktika ngarkesash me salmonelë. Fillimisht u identifikuan rreth 4.500 kg fileto e ngrirë derri, e cila fatmirësisht ishte në gjendje në subjekt, pra nuk ishte tregtuar. Subjekti u gjobit në vlerën 300 mijë lekë dhe u urdhërua asgjësimi i të gjithë sasisë problematike.
    Në një tjetër rast u bllokuan 1.650 kg “qofte zgare”, si dhe 3.2 kg “mish i grirë”, për të cilat u urdhërua asgjësimi. Subjekti u gjobit me 100 mijë lekë për veprim në kundërshtim me kërkesat e gjurmueshmërisë.
    “Kemi bërë përmirësime, por kemi shumë probleme në mbajtjen e dokumentacionit dhe kryerjen e inspektimeve dhe kontrolleve, që ky informacion të mbartet siç kërkohet nga ligji në të gjitha hallkat. Kjo tregon se në këtë zinxhir të prodhimit dhe magazinimit mund të ketë edhe hallka që bëhen burim kontaminimi”, u shpreh Kapllan Sulaj, Dekan i Bioteknologjisë dhe Ushqimit, UBT.
    Sipas AKU, përgjatë vitit 2023 u evidentua një rast me salmonelë, ndërsa përgjatë vitit 2024, katër raste.
    Në një praktikë, u bllokua e gjithë linja e prodhimit. Për 38 kg mish të grirë dhe 92 kg kërnacka në gjendje, u urdhërua asgjësimi pasi rezultuan të infektuara. Subjekti u ndëshkua me 100 mijë lekë gjobë. Po ashtu, u urdhërua të marrë masa për pastrimin dhe dezinfektimin e të gjithë linjës së prodhimit.
    Në një tjetër rast problematik, u bllokuan dhe u urdhërua asgjësimi i një sasie prej 200 kg kërnacka dhe 50 kg hamburgerë. Nuk dihet se cilat janë subjektet që kanë importuar produkt të kontaminuar.
    AKU nuk pranoi të vinte në dispozicion emrat e kompanive ku janë gjetur produktet e infektuara deri në përmbylljen e plotë të procedurës dhe ankimeve përkatëse. Pra, është e qartë se ato që shohim përditë janë vetëm maja e ajsbergut të një fenomeni alarmues.
    /Emisioni “Inside Story”

  • Fëmijët u helmuan me salmonelë, hapet kopshti në Gramsh! Stafi ‘pezullon’ shërbimin e drekës

    Fëmijët u helmuan me salmonelë, hapet kopshti në Gramsh! Stafi ‘pezullon’ shërbimin e drekës

    FOTO ILUSTRUESE

    GRAMSH-Pas disa ditësh pezullim për shkak të helmimit të ushqimit të kontaminuar me salmonelë, Kopshti Nr.1 në Gramsh ka rifilluar punën që prej ditës së djeshme. 
    Në kopësht janë rikthyer vetëm fëmijët që kanë rezultuar negativë nga analizat, ndërsa institucioni funksionon pa shërbim guzhine, pasi dreka është pezulluar. 17 fëmijë dhe anëtarë të stafit rezultuan pozitivë me bakterin ‘Salmonella Enteritidis’, ndërsa për 6 raste të tjera priten ende përgjigjet, sipas njoftimit të fundit të AKU-së.

    Helmimi i fëmijëve në kopshtin publik nr.1 në Gramsh erdhi për shkak të vezëve që ata kanë konsumuar. Origjina e këtyre vezëve nuk dihet, por analizat e kryera e ISUV tregojnë se kanë prezencë të bakterit Salmonella spp. ZËRI ka raportuar më herët se kompania që furnizon kopshtin në fjalë me ushqime është “Nelsa Sh.p.k.”, e zotëruar nga Elsa Kamberi Balla. Për rastin kanë nisur hetimet nga Prokuroria e rrethit të Elbasanit.

    Helmimi i fëmijëve u raportua katër ditë me vonesë. Fëmijët ishin paraqitur me të vjella, diarre, temperaturë dhe ethe në spitalin e Gramshit, por vetëm katër ditë më vonë, ky lajm pa dritën e publikimit./ZËRI

  • Hapet kopshti në Gramsh pas rastit të helmimit me salmonelë/ Stafi ‘pezullon’ shërbimin e drekës

    Hapet kopshti në Gramsh pas rastit të helmimit me salmonelë/ Stafi ‘pezullon’ shërbimin e drekës

    Pas disa ditësh pezullim për shkak të helmimit të ushqimit të kontaminuar me salmonelë, Kopshti Nr.1 në Gramsh ka rifilluar punën që prej ditës së djeshme.
    Raportohet se janë rikthyer vetëm fëmijët që kanë rezultuar negativë nga analizat, ndërsa institucioni funksionon pa shërbim guzhine, pasi dreka është pezulluar.
    17 fëmijë dhe anëtarë të stafit rezultuan pozitivë me bakterin ‘Salmonella Enteritidis’, ndërsa për 6 raste të tjera priten ende përgjigjet, sipas njoftimit të fundit të AKU-së.
    Rasti shkaktoi zemërim në opizionin publik pasi u fsheh nga autoritetet, ku një rol kryesor në këtë skandal e kishte AKU.
    Lexo edhe:
    AKU zhytet thellë në skandal! Mbron helmuesit e fëmijëve dhe kërcënon mediat

  • Helmimi në Gramsh, AKU: Vezët u kontaminuan në ambientet e kopshtit

    Helmimi në Gramsh, AKU: Vezët u kontaminuan në ambientet e kopshtit

    Në lidhje me situatën e ndodhur në Kopshtin Nr. 1, në qytetin e Gramshit sqarojmë opinionin publik se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit pas verifikimeve zyrtare të gjurmueshmërisë për produktin VEZË konfirmon:
    Mostrat e marra në subjektin prodhues të vezëve kanë rezultuar negative për treguesin Salmonelë spp. Gjithashtu nga komunikimi me Shërbimin Veterinar Rajonal pranë AKU është bërë e ditur se ferma e shpendëve është testuar gjatë muajit maj 2025 për Salmonelozë, rezultati i së cilës ka qenë negativ (shpendë të shëndetshëm).
    Mostrat e marra në subjektin e furnizuar nga prodhuesi dhe njëkohësisht furnizues i Kopshtit Nr. 1 Gramsh kanë rezultuar negative për treguesin Salmonelë spp.
    Mostrat e marra në subjektin Kopshti Nr. 1 Gramsh rezultojnë me prezencë të Salmonelë spp.
    Nga këto informacione të marra deri në këto momente mendohet se kontaminimi i vezëve ne Kopshtin Nr.1 Gramsh ka ndodhur në ambientet e Kopshtit Nr.1 Gramsh nga faktorë të tjerë jo të ushqimit (jo produkti vezë).
    Vlen të theksohet se nga komunikimi me njësitë e NjKVSh nuk kemi pasur raste të tjerë problematikë me Salmonelë spp, për të cilët jemi në komunikim të vazhdueshëm ndër-institucional.
    Nga ana tjetër, postime të shpërndara në rrjete të caktuara sociale, të ndryshme nga ky njoftim zyrtar i AKU, nuk janë te sakta dhe në vetvete përbëjnë dezinformim publik
    Kjo për arsye se komentet mbi ngjarjen dhe rezultatet e analizave në fjalë nuk mund të ndalen vetëm në komentimin e analizave të mostrave te Kopshtit Nr. 1 Gramsh, subjekt i ngjarjes.
    Në zbatim të Ligjit Nr. 9863 “Per Ushqimin” (i ndryshuar), VKM 760, datë 16.09.2015 “Për Kërkesat Për Gjurmimin dhe Ushqimit Për Kafshë Përgjatë Zinxhirit Ushqimor” saktëson proceset e gjurmueshmërisë për rastet kur produkti ushqimor rezulton i dëmshëm.
    Kushdo që ndjen nevojën e komenteve në raste të tilla duhet të jetë në pritje për sa kohë procesi i gjurmueshmërise dhe analizat respektive nuk kanë dalë për të gjitha hallkat e procesit të gjurmueshmërisë, i cili kalon nga subjekti i ngjarjes, tek furnizuesi dhe deri tek prodhuesi.
    Duhet mbajtur parasysh se në të ardhmen kushdo që do të bëjë deklarata të papërgjegjshme apo të pasakta mund të jetë objekt i një procedimi penal.
    Analizat e konfirmuara sipas ketij informimi publik te AKU në lidhje me rezultatet negative për Salmonelë spp tek subjekti prodhues dhe tek subjekti furnizues, nxjerrin në pah pasaktësinë e postimeve të caktuara në rrjete sociale.

  • Helmimi i fëmijëve në kopshtin në Gramsh, Silva Bino: Një vezë me salmonelë nuk është burim infeksioni

    Helmimi i fëmijëve në kopshtin në Gramsh, Silva Bino: Një vezë me salmonelë nuk është burim infeksioni

    Silva Bino, shefja e Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në ISHP, ka reaguar pas lajmeve se fëmijët e një kopshti në Gramsh janë helmuar nga vezët me salmonelë.
    Ajo thekson se fëmijët nuk hanë vezë të gjalla në kopësht dhe një kokërr veze me salmonelë nuk mund të jetë burimi i infeksionit.
    “Injoranca nuk ka brire. Gazetat shkruajne Helmimi i fëmijëve nga vezet me salmonelë, AKU mbyll kopshtin në Gramsh. E para, AKU nuk mbyll kopshtet por analizon ushqime dhe këto analiza që të kenë vlerë duhet të merren me mend aty ku duhet në bashkëpunim, gjë që AKU nuk e bën kurrë pasi ne nuk ekzistojmë për të, i dinë vetë.
    Nga vjen dhe ku është burimi i infeksionit dhe si po shkon ai, nuk e përcakton as AKU as inspektoratet, por e përcaktojnë strukturat e shëndetit publik që duhet të kenë specialistë të trajnuar për këtë. Meqë ra fjala, ka kaq shumë struktura dhe degët e tyre sa nuk dihet me kë të flasësh ne këtë lëmsh.
    Se për model për sigurinë ushqimore nuk morëm atë italian me të cilin kishim ngjashmëri (para viteve ’90) dhe na përshtatet, por atë nordik me të cilin nuk kemi asnjë lidhje. Dhe sa për dijeni, fëmijët nuk hanë vezë të gjalla dhe një kokërr veze me salmonelë nuk mund të jetë burimi i infeksionit. Kaq për sot”, shkruan Silva Bino nga ISHP.

  • Salmonelë në Gramsh, AKU: Vezët u kontaminuan në ambientet e kopshtit nga….

    Salmonelë në Gramsh, AKU: Vezët u kontaminuan në ambientet e kopshtit nga….

    Në lidhje me situatën e ndodhur në Kopshtin Nr. 1, në qytetin e Gramshit sqarojmë opinionin publik se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit pas verifikimeve zyrtare të gjurmueshmërisë për produktin vezë konfirmon:
    Mostrat e marra në subjektin prodhues të vezëve kanë rezultuar negative për treguesin Salmonelë spp. Gjithashtu nga komunikimi me Shërbimin Veterinar Rajonal pranë AKU është bërë e ditur se ferma e shpendëve është testuar gjatë muajit maj 2025 për Salmonelozë, rezultati i së cilës ka qenë negativ (shpendë të shëndetshëm).
    Mostrat e marra në subjektin e furnizuar nga prodhuesi dhe njëkohësisht furnizues i Kopshtit Nr. 1 Gramsh kanë rezultuar negative për treguesin Salmonelë spp.
    Mostrat e marra në subjektin Kopshti Nr. 1 Gramsh rezultojnë me prezencë të Salmonelë spp.
    Nga këto informacione të marra deri në këto momente mendohet se kontaminimi i vezëve ne Kopshtin Nr.1 Gramsh ka ndodhur në ambientet e Kopshtit Nr.1 Gramsh nga faktorë të tjerë jo të ushqimit (jo produkti vezë).
    Vlen të theksohet se nga komunikimi me njësitë e NjKVSh nuk kemi pasur raste të tjerë problematikë me Salmonelë spp, për të cilët jemi në komunikim të vazhdueshëm ndër-institucional.
    Nga ana tjetër, postime të shpërndara në rrjete të caktuara sociale, të ndryshme nga ky njoftim zyrtar i AKU, nuk janë te sakta dhe në vetvete përbëjnë dezinformim publik
    Kjo për arsye se komentet mbi ngjarjen dhe rezultatet e analizave në fjalë nuk mund të ndalen vetëm në komentimin e analizave të mostrave te Kopshtit Nr. 1 Gramsh, subjekt i ngjarjes.
    Në zbatim të Ligjit Nr. 9863 “Per Ushqimin” (i ndryshuar), VKM 760, datë 16.09.2015 “Për Kërkesat Për Gjurmimin dhe Ushqimit Për Kafshë Përgjatë Zinxhirit Ushqimor” saktëson proceset e gjurmueshmërisë për rastet kur produkti ushqimor rezulton i dëmshëm.
    Kushdo që ndjen nevojën e komenteve në raste të tilla duhet të jetë në pritje për sa kohë procesi i gjurmueshmërise dhe analizat respektive nuk kanë dalë për të gjitha hallkat e procesit të gjurmueshmërisë, i cili kalon nga subjekti i ngjarjes, tek furnizuesi dhe deri tek prodhuesi.
    Duhet mbajtur parasysh se në të ardhmen kushdo që do të bëjë deklarata të papërgjegjshme apo të pasakta mund të jetë objekt i një procedimi penal.
    Analizat e konfirmuara sipas ketij informimi publik te AKU në lidhje me rezultatet negative për Salmonelë spp tek subjekti prodhues dhe tek subjekti furnizues, nxjerrin në pah pasaktësinë e postimeve të caktuara në rrjete sociale.
    Në zbatim të detyrimit ligjor, me angazhimin e vet të drejtpërdrejtë dhe në bashkëpunim edhe me institucione të tjera, AKU do të mbetet në komunikim të vazhdueshëm në vijim.

  • Helmimi i fëmijëve me salmonelë, reagon AKU: Veza rezulton e infektuar, por është kontaminuar në ambientet e kopshtit

    Helmimi i fëmijëve me salmonelë, reagon AKU: Veza rezulton e infektuar, por është kontaminuar në ambientet e kopshtit

    Në lidhje me situatën e ndodhur në Kopshtin Nr. 1, në qytetin e Gramshit Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka deklaruar se pas verifikimeve zyrtare të gjurmueshmërisë për produktin, konfirmon se rezultatet kanë dalë negative te veza.

    “Mostrat e marra në subjektin prodhues të vezëve kanë rezultuar negative për treguesin Salmonelë spp. Gjithashtu nga komunikimi me Shërbimin Veterinar Rajonal pranë AKU është bërë e ditur se ferma e shpendëve është testuar gjatë muajit maj 2025 për Salmonelozë, rezultati i së cilës ka qenë negativ (shpendë të shëndetshëm).
    Mostrat e marra në subjektin e furnizuar nga prodhuesi dhe njëkohësisht furnizues i Kopshtit Nr. 1 Gramsh kanë rezultuar negative për treguesin Salmonelë spp”, thotë AKU.
    Ndërkohë thuhet se nga mostrat e marra në subjektin Kopshti Nr. 1 Gramsh rezultojnë me prezencë të Salmonelë spp, por se nuk ka qenë nga veza.
    Sipas AKU, “nga këto informacione të marra deri në këto momente mendohet se kontaminimi i vezëve në Kopshtin Nr.1 Gramsh ka ndodhur në ambientet e Kopshtit Nr.1 Gramsh nga faktorë të tjerë jo të ushqimit (jo produkti vezë)”.
     

    Top Channel

  • Helmimi i fëmijëve në Gramsh, AKU: Vezët u kontaminuan në ambientet e kopshtit, tek biznesi dolën negative për salmonelë

    Helmimi i fëmijëve në Gramsh, AKU: Vezët u kontaminuan në ambientet e kopshtit, tek biznesi dolën negative për salmonelë

    AKU

    TIRANË- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka dalë në përfundimin se vezët e konsumuara nga fëmijët në kopshtin publik nr.1 në Gramsh, janë kontaminuar në ambientet e vetë kopshtit. Në një njoftim zyrtar, AKU bën me dije se mostrat e marra në subjektin prodhues të vezëve kanë rezultuar negative për treguesin Salmonelë spp. Gjithashtu nga komunikimi me Shërbimin Veterinar Rajonal pranë AKU është bërë e ditur se ferma e shpendëve është testuar gjatë muajit maj 2025 për Salmonelozë, rezultati i së cilës ka qenë negativ (shpendë të shëndetshëm).
    Ndërsa mostrat e marra në subjektin Kopshti Nr. 1 Gramsh rezultojnë me prezencë të Salmonelë spp. Për rrjedhojë, sipas AKU, nga këto informacione të marra deri në këto momente mendohet se kontaminimi i vezëve ne Kopshtin Nr.1 Gramsh ka ndodhur në ambientet e Kopshtit Nr.1 Gramsh nga faktorë të tjerë jo të ushqimit (jo produkti vezë).
    Helmimi i fëmijëve u raportua katër ditë me vonesë. Fëmijët ishin paraqitur me të vjella, diarre, temperaturë dhe ethe në spitalin e Gramshit, por vetëm katër ditë më vonë, ky lajm pa dritën e publikimit.
    Më pas, 72 fëmijë iu nënshtruan analizave dhe 17 prej tyre rezultuan të infektuar. Tashmë kopshti është mbyllur edhe fëmijët po mjekohen nën monitorimin e prindërve të tyre në banesa. AKU mori mostra të ushqimeve të ndryshme që u gjetën në kopësht, mes tyre edhe vezëve.
    Nga ana tjetër, prindërit e fëmijëve kanë zhvilluar dhe një protestë, përmes të cilës kërkuan të vendoset drejtësi për fëmijët e tyre dhe që shkaktari të marrë ndëshkimin e merituar, por deri më tani nuk është marrë asnjë masë./ZËRI/
    Njoftimi i AKU
    Në lidhje me situatën e ndodhur në Kopshtin Nr. 1, në qytetin e Gramshit sqarojmë opinionin publik se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit pas verifikimeve zyrtare të gjurmueshmërisë për produktin VEZË konfirmon:
    Mostrat e marra në subjektin prodhues të vezëve kanë rezultuar negative për treguesin Salmonelë spp. Gjithashtu nga komunikimi me Shërbimin Veterinar Rajonal pranë AKU është bërë e ditur se ferma e shpendëve është testuar gjatë muajit maj 2025 për Salmonelozë, rezultati i së cilës ka qenë negativ (shpendë të shëndetshëm).Mostrat e marra në subjektin e furnizuar nga prodhuesi dhe njëkohësisht furnizues i Kopshtit Nr. 1 Gramsh kanë rezultuar negative për treguesin Salmonelë spp.Mostrat e marra në subjektin Kopshti Nr. 1 Gramsh rezultojnë me prezencë të Salmonelë spp.Nga këto informacione të marra deri në këto momente mendohet se kontaminimi i vezëve ne Kopshtin Nr.1 Gramsh ka ndodhur në ambientet e Kopshtit Nr.1 Gramsh nga faktorë të tjerë jo të ushqimit (jo produkti vezë).
    Vlen të theksohet se nga komunikimi me njësitë e NjKVSh nuk kemi pasur raste të tjerë problematikë me Salmonelë spp, për të cilët jemi në komunikim të vazhdueshëm ndër-institucional.
    Nga ana tjetër, postime të shpërndara në rrjete të caktuara sociale, të ndryshme nga ky njoftim zyrtar i AKU, nuk janë te sakta dhe në vetvete përbëjnë dezinformim publik
    Kjo për arsye se komentet mbi ngjarjen dhe rezultatet e analizave në fjalë nuk mund të ndalen vetëm në komentimin e analizave të mostrave te Kopshtit Nr. 1 Gramsh, subjekt i ngjarjes.
    Në zbatim të Ligjit Nr. 9863 “Per Ushqimin” (i ndryshuar), VKM 760, datë 16.09.2015 “Për Kërkesat Për Gjurmimin dhe Ushqimit Për Kafshë Përgjatë Zinxhirit Ushqimor” saktëson proceset e gjurmueshmërisë për rastet kur produkti ushqimor rezulton i dëmshëm.
    Kushdo që ndjen nevojën e komenteve në raste të tilla duhet të jetë në pritje për sa kohë procesi i gjurmueshmërise dhe analizat respektive nuk kanë dalë për të gjitha hallkat e procesit të gjurmueshmërisë, i cili kalon nga subjekti i ngjarjes, tek furnizuesi dhe deri tek prodhuesi.
    Duhet mbajtur parasysh se në të ardhmen kushdo që do të bëjë deklarata të papërgjegjshme apo të pasakta mund të jetë objekt i një procedimi penal.
    Analizat e konfirmuara sipas ketij informimi publik te AKU në lidhje me rezultatet negative për Salmonelë spp tek subjekti prodhues dhe tek subjekti furnizues, nxjerrin në pah pasaktësinë e postimeve të caktuara në rrjete sociale.
    Në zbatim të detyrimit ligjor, me angazhimin e vet të drejtpërdrejtë dhe në bashkëpunim edhe me institucione të tjera, AKU do të mbetet në komunikim të vazhdueshëm në vijim.

  • AKU flet për ngjarjen në Gramsh: Vezët me salmonelë janë kontaminuar në kopsht, jo nga furnizuesi

    AKU flet për ngjarjen në Gramsh: Vezët me salmonelë janë kontaminuar në kopsht, jo nga furnizuesi

    Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se mostrat e marra në Kopshtin Nr. 1 Gramsh kanë rezultuar pozitive me Salmonelë. Pas verifikimeve të plota të gjurmueshmërisë dhe analizave laboratorike, AKU konfirmon se vezët e furnizuara në këtë kopsht nga prodhuesi dhe subjekti furnizues kanë rezultuar negative me Salmonelë. Sipas AKU-së, ferma e shpendëve, ku prodhohen vezët, është testuar në muajin maj 2025 dhe nuk janë gjetur shenja të salmonelës, duke theksuar se shpendët janë të shëndetshëm dhe produkti i vezëve është i sigurt për konsum. AKU sqaron se kontaminimi i vezëve në Kopshtin Nr. 1 Gramsh është shkaktuar nga faktorë të tjerë që nuk kanë lidhje me produktin ushqimor, por me ambientet e kopshtit.
    Njoftim i AKU

    Në lidhje me situatën e ndodhur në Kopshtin Nr. 1, në qytetin e Gramshit sqarojmë opinionin publik se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit pas verifikimeve zyrtare të gjurmueshmërisë për produktin VEZË konfirmon: Mostrat e marra në subjektin prodhues të vezëve kanë rezultuar negative për treguesin Salmonelë spp. Gjithashtu nga komunikimi me Shërbimin Veterinar Rajonal pranë AKU është bërë e ditur se ferma e shpendëve është testuar gjatë muajit maj 2025 për Salmonelozë, rezultati i së cilës ka qenë negativ (shpendë të shëndetshëm). Mostrat e marra në subjektin e furnizuar nga prodhuesi dhe njëkohësisht furnizues i Kopshtit Nr. 1 Gramsh kanë rezultuar negative për treguesin Salmonelë spp. Mostrat e marra në subjektin Kopshti Nr. 1 Gramsh rezultojnë me prezencë të Salmonelë spp.
    Nga këto informacione të marra deri në këto momente mendohet se kontaminimi i vezëve ne Kopshtin Nr.1 Gramsh ka ndodhur në ambientet e Kopshtit Nr.1 Gramsh nga faktorë të tjerë jo të ushqimit (jo produkti vezë). Vlen të theksohet se nga komunikimi me njësitë e NjKVSh nuk kemi pasur raste të tjerë problematikë me Salmonelë spp, për të cilët jemi në komunikim të vazhdueshëm ndër-institucional.
    Nga ana tjetër, postime të shpërndara në rrjete të caktuara sociale, të ndryshme nga ky njoftim zyrtar i AKU, nuk janë te sakta dhe në vetvete përbëjnë dezinformim publik. Kjo për arsye se komentet mbi ngjarjen dhe rezultatet e analizave në fjalë nuk mund të ndalen vetëm në komentimin e analizave të mostrave te Kopshtit Nr. 1 Gramsh, subjekt i ngjarjes.
    Në zbatim të Ligjit Nr. 9863 “Per Ushqimin” (i ndryshuar), VKM 760, datë 16.09.2015 “Për Kërkesat Për Gjurmimin dhe Ushqimit Për Kafshë Përgjatë Zinxhirit Ushqimor” saktëson proceset e gjurmueshmërisë për rastet kur produkti ushqimor rezulton i dëmshëm.
    Kushdo që ndjen nevojën e komenteve në raste të tilla duhet të jetë në pritje për sa kohë procesi i gjurmueshmërise dhe analizat respektive nuk kanë dalë për të gjitha hallkat e procesit të gjurmueshmërisë, i cili kalon nga subjekti i ngjarjes, tek furnizuesi dhe deri tek prodhuesi. Duhet mbajtur parasysh se në të ardhmen kushdo që do të bëjë deklarata të papërgjegjshme apo të pasakta mund të jetë objekt i një procedimi penal.
    Analizat e konfirmuara sipas këtij informimi publik te AKU në lidhje me rezultatet negative për Salmonelë spp tek subjekti prodhues dhe tek subjekti furnizues, nxjerrin në pah pasaktësinë e postimeve të caktuara në rrjete sociale. Në zbatim të detyrimit ligjor, me angazhimin e vet të drejtpërdrejtë dhe në bashkëpunim edhe me institucione të tjera, AKU do të mbetet në komunikim të vazhdueshëm në vijim.