Tag: sallën

  • U vra në sallën e gjyqit, politika dhe drejtësia homazhe për gjyqtarin Astrit Kalaja! Do të prehet në Shkodër

    U vra në sallën e gjyqit, politika dhe drejtësia homazhe për gjyqtarin Astrit Kalaja! Do të prehet në Shkodër

    Familjarë, miq dhe figura të njohur atë drejtësisë e politikës bënë homahe në nder të gjyqtarit Astrit Kalaja, që u vra dy ditë më parë në sallën e gjyqit Gjykatën e Apelit të Përgjithshëm në Tiranë gjatë kohës që po ushtronte detyrën. 
    Pas mbylljes së homazheve shtetërore në Pallatin e Kongreseve, Kortezhi me trupin e tij është nisur drejt Shkodrës, ku familjarët do të presin vizita deri në orën 16:00. Më pas, Kalaja do të përcillet për në baznesën e fundit në varrezat Stom-Golem.  
    I pranishëm për të bërë homazhe ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili la një mesazh në librin e ngushëllimeve.  
    “Një tragjedi e madhe për familjen, të afërmit, kolegët dhe vetë shtetin, u prehtë në paqe dhe të rroni e ta kujtoni gjjthnjë. Edi Rama”, ka shkruar Rama.  
    Ish-ministri i Drejtësisë Ulsi Manja tha se humbi një mik të vjetër, por drejtësia humbi një gjyqtar me integritet.  
    Nga të pranishmit, u ngrit edhe çështja e sigurisë në gjykata. Kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi tha se siguria në gjykatat shqiptare është në nivelin zero dhe se gjyqtarët duan siguri që të japin drejtësi. 
    “Patjetër që duhen marrë masa se situata është shumë kritike. Gjendja në gjykatat shqiptare është e papranueshme, siguria është në nivelin zero. E them me bindje të plotë dhe nuk mund ta lejojmë një gjë të tillë. Gjyqtarët duan siguri që të japin drejtësi”, u shpreh ai. 
    Kalaja u qëllua për vdekje nga Elvis Shkambi, xhaxhai i të cilit, Gjon Shkambi ishte palë në gjyqin që po zhvillohej për një çështje pronash. Të plagosur gjithashtu mbetën dhe babë e bir, Ragip dhe Ervis Kurtaj, të cilët ishin palë e tretë në këtë çështje. 
     

  • U vra në sallën e gjyqit, përcillet sot për në banesën e fundit gjyqtari Astrit Kalaja

    U vra në sallën e gjyqit, përcillet sot për në banesën e fundit gjyqtari Astrit Kalaja

    Kronikë E Mërkurë, 8 Tetor 2025 09:18
    Gjyqtari Astrit Kalaja do të përcillet sot për në banesën e fundit, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur dy ditë më parë, ku u vra me armë zjarri në sallën e gjyqit, në Gjykatën e Apelit.
    Familjarët kanë njoftuar se homazhet do të zhvillohen në ambientet e Pallatit të Kongreseve, nga ora 9:00 deri në 11:00.
    Ngjarja që i mori jetën gjyqtarit, ka tronditur opinionin publik për faktin që ishte një akt i pazakontë në vendin tonë si dhe për faktin që në sallë e gjyqit, një nga vendet ku siguria duhej të ishte maksimale, autori Elvis Shkambi nxori armën e zjarrit dhe qëlloi drejt gjyqtarit duke i marrë menjëherë jetën, e duke lënë të plagosur dy persona të tjerë.

  • “Vetë e kërkove”, babë e bir tregojnë çfarë ndodhi në sallën e gjyqit: Nxori  armë që e mbante poshtë xhaketës dhe..

    “Vetë e kërkove”, babë e bir tregojnë çfarë ndodhi në sallën e gjyqit: Nxori armë që e mbante poshtë xhaketës dhe..

    Rakip dhe Ervis Kurtaj, babë e bir që mbetën të plagosur gjatë atentatit në sallën e gjyqit ku u vra gjyqtari Astrit Kalaja, dolën nga Spitali i Traumës vetëm një ditë më pas.
    Sipas raportimeve, gjendja e tyre shëndetësore është stabilizuar dhe nuk është më në rrezik për jetën.
    Të plagosurit kanë dhënë tashmë dëshmitë e para para oficerëve të policisë gjyqësore, duke rrëfyer momentet dramatike që përjetuan në sallën numër 3 të Gjykatës së Apelit, një ambient i vogël ku gjithçka u përshpejtua.
    Sipas deklaratave të tyre, tensioni u krijua menjëherë pas shpalljes së vendimit nga gjyqtari Kalaja, i cili, sipas Kurtajve, nuk favore u jepte kërkesave të familjes Shkambi.
    Pas leximit të vendimit, Elvis Shkambi nxori një armë që e mbante poshtë xhaketës, e ngarkoi dhe qëlloi disa herë — në drejtim të gjyqtarit.
    “Ngjarja ndodhi shumë shpejt. Kalaja u përpoq të mbrohej, por nuk kishte as hapësirë, as kohë,” thanë Rakip dhe Ervis.
    Ata treguan se Elvisi iu afrua dhe qëlloi nga afër, duke i thënë gjyqtarit: “Vetë e kërkove.”
    Më pas, sipas tyre, ai u kthye kah ata dhe sekretarja dhe vazhdoi të qëllojë, derisa arma mbeti pa plumba.
    Pas të shtënave, autori i krimit u largua me qetësi nga salla. Të pranishmit përpiqeshin të shpëtonin gjyqtarin, por nuk gjetën shenja jete.
    “U munduam ta ndihmonim, por ai nuk reagonte. Pas pak minutash erdhi policia dhe ambulanca. Kur dolëm jashtë, pamë që arma ishte lënë te dera, ishte shumë e vogël. Na erdhi shumë rëndë për gjyqtarin, por sinqerisht, kjo ishte një situatë që e kishim frikë prej kohësh,” thanë ata.
    Sipas babë e bir, ata kishin marrë kërcënime të vazhdueshme nga familja Shkambi:
    “Na thonin se do na hidhnin në rrugë, sa herë na shihnin. Ishte bërë si makth kjo histori.”
    Kjo rrëfim ka theksuar edhe më shumë dimensionin e tensionuar të konfliktit që çoi në ngjarjen tragjike, duke denoncuar se frika dhe kërcënimet ishin pjesë e përditshmërisë për familjen Kurtaj.

  • “Ka kompromis mes drejtësisë dhe mazhorancës”, Çollaku reagon pas vrasjes së gjyqtarit: Disa zyrtarë masakrojnë..

    “Ka kompromis mes drejtësisë dhe mazhorancës”, Çollaku reagon pas vrasjes së gjyqtarit: Disa zyrtarë masakrojnë..

    Në një emision televiziv ishte i ftuar gazetari Basir Çollaku , i cili diskutoi për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja ditën e djeshme në sallën e Gjykatës së Apelit.
    Ai e cilësoi një akt terrorist të ndodhur në sallën e gjyqit ku qytetarët presin drejtësi. Çollaku shtoi më tej se është një atentat kundër reformës në drejtësi dhe se qytetarët kanë humbur edhe besimin tek institucionet duke shkuar kështu në vetgjyqësi.
    Sipas tij në gjykata ka pasur edhe ndërrime të dokumentave të qytetarëve, nga disa zyrtarë ose funksionarë.
    “Do të thoja se ishte një akt terrorist i ndodhur brenda sallës së gjyqit dhe asaj që ne presim drejtësi. Është edhe një atentat kundër reformës në drejtësi. Ky 10 vjeçar i kësaj reforme kur kam pare qëndrimet online që qytetarët anonin ndaj pales së autorit. Ku ndodhet drejtësia ? Ne shikojmë edhe rënie dhe humbje e besimit ndaj institucioneve. Kur ekzekutimi hyn në sallën gjyqësore, mund të hyjë edhe në prokurori. Harku kohor i një shqyrtimi i një çështje ligjore ka qënë rreth 2 vite, dhe sot vijnë nipi dhe xhaxhai për të vendosur drejtësi. Humbja e besimit ndaj institucioneve mund të çojë edhe në vetgjyqësi. Mund të ndodhë edhe ndaj qytetarëve goditje e pronave dhe ata janë nën trysni për të fituar. Ne jemi të pasigurt nga rendi dhe siguria. Kemi pasur edhe futje të duarve të dokumentave dhe ndërrimit të tyre. Sistemi ka mekanizmat e tij të kontrollit. Kemi edhe disa funksionarë dhe zyrtarë të cilët masakrojnë çështjen e pronave.A kishin ne një parandalim për këtë ngjarje ? Padiskutim që kishim. Në 2014 janë bërë edhe disa ndryshime në Gjykata. Ka një zvarritje të çështjeve nëpër Gjykata. Pse nuk reagojnë institucionet në kohë ? Gjyqtarët mund të kenë rreth 20 dosje në ditë, dhe nuk kanë staf.Ka një lloj kompromisi midis drejtësisë dhe mazhorancës. Mundt të them se duhet edhe dorëheqje. Duhet një reformim në drejtësi që ng apala drejtuese në vitin 2015. Kjo reformë është një dështim total, dhe duhet ribërë.Shqiptarët duhet të shikojnë se si opozitë e madhe do të ribëjë institucionet”, tha ai.
    Gjatë fjalës së tij në studio, gazetari u ndal edhe tek kandidimi i aktorit Florjan Binajt për kryetar të Bashkisë së Tiranës më zgjedhjet më 9 nëntor. Ai nënvizoi se midis palëve të opozitës duhet të ketë dakordësi, dhe kandidimi i Binajt mund të përfaqësojë banorët e kryeqytetit të cilët janë të ‘pushtuar’.
    “Unë e shikoj ndryshe dhe nuk i kam pare ndonjëherë opozitën të kënaqur dhe prandaj ndodhen aty ku janë. Pse Shehaj nuk kandidojë vetë ? Për kandidati i opozitës duhet të ketë dakordësi midis palëve. Zoti Binajn e shikoj përveç artit është përfaqësues i atyre banorë që janë të pushtuar.

  • Apeli u ankua për sigurinë pas kërcënimit të gjyqtarëve në 2023: Shteti duhet të garantojë rendin gjatë seancave (LETRA)

    Apeli u ankua për sigurinë pas kërcënimit të gjyqtarëve në 2023: Shteti duhet të garantojë rendin gjatë seancave (LETRA)

    Një ditë më parë, në sallën e gjyqit në Apelin e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë u vra me armë gjykatësi Astrit Kalaja, duke dëshmuar dështimin tërësisht të masave të sigurisë. 
    Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, Këshilli i Lartë Gjyqësor njoftoi sot pas mbledhjes së jashtëzakonshme që bëri se në nëntor të vitit 2023 i kishte kërkuar Policisë së Shtetit shtimin e punonjësve për të garantuar sigurinë edhe brenda ambienteve të gjykatave. Por Policia e Shtetit iu përgjigj duke thënë se nuk ka staf për të përmbushur këtë kërkesë. 
    Por para kësaj kërkese, ka qenë vetë Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë që i dërgoi një letër më 20 tetor 2023 KLGJ-së, duke i kërkuar shtimin e masave të sigurisë me efektivë të Policisë së Shtetit, për të garantuar rendin në sallat e gjyqit dhe ambientet e brendshme të gjykatës. 
    Kjo kërkesë e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë u bë menjëherë pas kërcënimit të 3 gjyqtareve të Apelit, Valdete Hoxha, Lutfie Çelami dhe Edlira Petri, të cilat dhanë vendimin e dënimit për 5 persona që u shpallën fajtorë për vrasjen e mbetur në tentativë të Inez Hajrullës në Vlorë. 
    Pasi ato dhanë vendimin ndaj tyre, gjyqtaret u tërheqën në dhomën e këshillimit dhe është dashur ndërhyrja e policisë për të shoqëruar autorët e kërcënimeve që ndodheshin në sallën e gjyqit të cilët u shprehën të acaruar dhe i akuzuan gjyqtaret se ishin te korruptuara. 
    Më 15 shtator 2023, të treja gjyqtaret bënë denoncim në Komisariatin nr.1 të Policisë së Tiranës. 
    Përpos denoncimit, Gjykata e Apelit i dërgoi edhe një letër KLGJ-së ku shprehte shqetësimin duke i kërkuar marrjen e masave shtesë nëpër gjykata dhe zbatimin e VKM-së së datës 2010. 
    LETRA E APELIT MË 20 TETOR 2023 DREJTUAR KLGJ-SË: 
    Më lejoni të ndaj me Ju, një çështje që për nga natyra e saj, është adresuar edhe më herët dhe së fundi me rastin e zbatimit të hartës gjyqësore dhe suprimimin e gjykatave të apelit. Bëhet fjalë për sigurinë në gjykatë dhe kjo duhet të jetë shqetësim për secilën prej gjykatave të Republikës. 
    Ndonëse mund të jeni të informuar, më lejoni të rikujtoj se: 

    Policia e Shtetit ofron shërbimin e saj vetëm me një punonjës, i cili aktualisht qëndron në një prej hyrjeve të gjykatës, asaj ku hyn dhe del publiku dhe palët në procese. Ky punonjës nuk ofron asnjë shërbim në ambientet e brendshme të gjykatës dhe aq më pak në sallat ku zhvillohen proceset gjyqësore.
    Dy hyrjet e tjera të gjykatës, duhet të mbikëqyren dhe kontrollohen nga punonjësit e administratës gjyqësore. 

    Sipas strukturës së miratuar, organika e gjykatës parashikon në total pesë nëpunës gjyqësorë, nga të cilët dy shërbejnë për kryerjen e njoftimeve dhe tre shërbejnë si personel i sigurisë.
    Përveç hyrjeve të gjykatës dhe ambienteve të tjera të shërbimit, që duhet të mbikëqyren dhe sigurohen, gjykata ka edhe tetë salla gjykimi.
    Me gjithë numrin e vogël të punonjësve që duhet te garantojnë sigurinë, ata nuk kanë marrë asnjë trajnim për ushtrimin e detyrës dhe posaçërisht për menaxhimin e situatave të krizës apo riskut.

    Të nderuar, 
    Ruajta e rendit dhe sigurisë është detyrim pozitiv i shtetit me qëllim garantimin e jetës, shëndetit, të drejtave dhe interesave të ligjshme të shtetasve. Përpos këtij detyrimi të përgjithshëm, shteti duhet të garantojë posaçërisht ruajtjen e rendit dhe sigurisë përgjatë procesit gjyqësor. Këtu duhet mbajtur në konsideratë se gjykata është vendi, ku bashkohen persona që janë në konflikt me njëri – tjetrin, të cilët shpesh herë mbartin emocione dhe ngarkesa të mosmarrëveshjeve, duke i manifestuar ato edhe në sallën e gjykimit. Në këto kushte, ekziston kurdoherë risku që reagimet e personave që aksesojnë sallën e gjykimit, të përshkallëzohen në atë masë, sa të përbëjnë rrezik për personat e tjerë të pranishëm, qofshin këta persona të tretë përdorues të gjykatës, qoftë stafi administrativ gjyqësor, apo 
    edhe vetë gjyqtarët. 
    Ndonëse VKM nr. 333, date 28.04.2010 “Për ruajtjen dhe sigurimin e objekteve shtetërore”, merr përsipër të sigurojë rendin dhe qetësinë gjatë zhvillimit të seancave gjyqësore, praktikisht ky parashikim nuk rezulton efektiv dhe nuk përmbush qëllimin e aktit normativ, për sa kohë që ofrohet vetëm një punonjës policie, i cili e ushtron detyrën vetëm në një nga portat hyrëse të gjykatës. Seancat gjyqësore mbeten kështu pa asnjë mbikëqyrje dhe për rrjedhojë pa asnjë siguri. 
    Për sa më sipër, do të vlerësohej maksimalisht nëse kjo situatë do të adresohej për zgjidhje nga ana Juaj, me qëllim përmirësimin e sigurisë në gjykatë. Kjo do të shërbente si për garantimin e proceseve gjyqësore, ashtu edhe për jetën, shëndetin dhe te drejtat e subjekteve që aksesojnë sallën e gjykimit. Kjo njëkohësisht lidhet drejtpërdrejtë edhe me autoritetin e vetë gjykatës. 

     
     
     

  • “Reforma dështoi”, Berisha për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja: Dëshmon shkallën ekstreme të pasigurisë në narkoshtetin shqiptar

    “Reforma dështoi”, Berisha për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja: Dëshmon shkallën ekstreme të pasigurisë në narkoshtetin shqiptar

    Arma e shkrehur në sallën e gjyqit për Sali Berishën, është tregues i dështimit të reformës në drejtësi.

    “Dua të përsëris qëndrimin tim të prerë  se nuk pajtohem kurrë me marrjen e jetës dhe aq më tepër ekzekutimin në detyrë të zyrtarëve për asnjë lloj arsye, ndaj dhe kam dënuar dhe dënoj me forcën më të madhe ekzekutimin e gjykatësit Kalaja në sallën e gjyqit.
    Absolutisht pranoj se ka patur gjatë qeverisjes time, dobësira dhe të meta. Por unë kam 12 vite jam larguar nga pushteti. Në 12 vite po të mos ndodhte kjo katastrofë, çështja e pronave nuk do të ekzistonte më, zgjidhej.
    Palët në  konfliktin që i mori jetën gjyqtarit te Apelit kanë vënë nën akuzë ish-kryebashkikun Lorenc Luka. Ndonëse pranon se nuk e njeh mirë dosjen,  nuk kursen mbrojtjen për ish te zgjedhurin demokrat.
    Një moment më thanë, se kanë dalë e kanë thënë se, kanë folur për Lorenc Lukën. Atëherë unë mund të ju them ju, se absolutisht ndërtesa nuk ka qenë pronë e bashkisë. Nuk hy në dosje, por sipas ligjit, në qoftë se qytetari paguan privatizimin, shteti është i detyruar, ose të ja kthejë menjëherë, ose të paguajë qira”, tha Berisha.

    Top Channel

  • Vrasja e gjyqtarit, Ilir Proda mbërrin në sallën ku u qëllua për vdekje Astrit Kalaja

    Vrasja e gjyqtarit, Ilir Proda mbërrin në sallën ku u qëllua për vdekje Astrit Kalaja

    Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka mbërritur sot në Gjykatën e Apelit, ku u vra me armë zjarri brenda në sallën e gjyqit, gjyqtari Astrit Kalaja.
    Gjykata e Apelit është e mbyllur, ndërsa janë anuluar të gjitha seancat gjyqësore.
    30-vjeçari Elvis Shkëmbi qëlloi 3 herë mbi gjyqtarin Kalaja duke e lënë të vdekur, si dhe ka plagosur babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, palë kundërshtare në procesin gjyqësor.

    Pas aktit ai ka dorëzuar armën e krikmit ndërsa ka deklaruar se e kreu veprimin pasi gjyqtari i kishte mohuar pronën me letra.
    /vizionplus.tv

  • “As mafia italiane s’guxon të vrasë në sallë gjyqi”, Bardhi akuza Ramës: Nxitësi kryesor i sulmeve ndaj drejtësisë

    “As mafia italiane s’guxon të vrasë në sallë gjyqi”, Bardhi akuza Ramës: Nxitësi kryesor i sulmeve ndaj drejtësisë

    Raportimi i Avokatit të Popullit në Komisionin për të Drejtat e Njeriut është shfrytëzuar nga opozita për të shprehur qëndrimin e tyre pas vrasjes me armë zjarri të gjyqtarit Astrit Kalaja.
    Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi tha se skena si ajo e djeshmja në ambientet e Gjykatës së Apelit në Tiranë nuk ndodhin as në Itali, aty ku mafia nuk guxon të vrasë magjistratët në sallën e gjyqit.
    Më tej Bardhi akuzoi Kryeministrin Edi Rama se është ai që po nxit dhunën dhe sulmet ndaj sistemit të drejtësisë në vend, duke “i vrarë” sipas tij çdo ditë me fjalë gjyqtarët dhe prokurorët.
    “Është bërë si han pa porta Apeli, pasi s’di kush hyn e del dhe në këtë fazë, dje vërtet ndodhi ajo ngjarje e rëndë, por akoma me rëndë ishte reagimi i Ministrisë së Brendshme, që s’ka rol në sigurinë e gjykatave. Reagimi i Kryeministrit më skandaloz. Kryeministri tha se është përgjegjësi, një gjyqtar që është i pasigurt në zyrën e tij dhe sallën e gjyqit, se e nxirrni veten ‘injorante të ligjit… S’është i mundur të japë drejtësi. Duke mos pasur siguri për veten, vendimi ndikohet nga frika e vrasjes. Gjyqtari të ndihet i sigurt në gjyq, pa qenë i sulmuar.
    Policia ka shumë rol, sipas nenit 49 është Këshilli i Ministrave, është ai që përcakton rregullat e sigurisë në gjykata dhe më 2020. Policët ‘si kemi për gjyqtarë e prokurorë po për të sulmuar qytetarët në pronat e tyre. Hoqi policinë nga ruajtja e sigurisë në gjykata e prokurori, ndaj kjo bëri të hynë individë më armë në brez e gjyqtarët të jenë të pambrojtur në sallën e gjyqit. Është çështje që duhet të na shqetësojë të gjithëve.
    S’mund të thotë Ministri i Brendshëm se arrestuam qytetarin, qytetari priti Policinë duke thënë se shkoni se e vrava, kaq qesharake është bërë policia, se e keni nxjerrë jashtë rolit. Nëse s’ju intereson e shqetëson vrasja e gjyqtarit, ne na shqetëson, s’është rastësi që qytetari bën vetëgjyqësi në gjyq, ndërsa kemi parë edhe Kryeministri që japin vendime. Ata që ka sulmuar Rama janë ndër të më mirët në sistem. Kur qytetari shikon KM kur është palë në proces, që bën vetëgjyqësi e shpall të paligjshëm vendimin e  gjykatës dhe do bëjnë vetëgjyqësi në sallë. S’ka ndodhur as mafia në Itali, t’i vrasë në sallën e gjyqit. Ky është realiteti i Shqipërisë më 2025. Kur qytetarët shikojnë atë që kontrollon shtetin të bëjnë vetëgjyqësi nxiten dhe ata të bëjnë vetëgjyqësi. KLGJ reagon vetëm kur vriten gjyqtarët e jo kur sulmohen. Siç i vret kryeministri me fjalë, hesht KLGJ”, tha Bardhi.

  • “Kryeministri i ‘vret’ çdo ditë me fjalë…”/ Vrasja e gjyqtarit, Bardhi: Apeli, si han pa porta, vendimi ndikohet nga…

    “Kryeministri i ‘vret’ çdo ditë me fjalë…”/ Vrasja e gjyqtarit, Bardhi: Apeli, si han pa porta, vendimi ndikohet nga…

    Vrasja e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit në Tiranë, Astrit Kalaja nuk është lënë jashtë vëmendjes në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, teksa raportonte Avokati i Popullit. per te drejtat e njeriut ku raporton Avokati i Popullit.
    Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi tha se as mafia italiane nuk ka guxuar të vrasë magjistratët në sallën e gjyqit, ndryshe nga sa ndodhi të hënën e 6 tetorit në kryeqytet ku u vra Astrit Kalaja.
    Sipas Bardhit, qytetarët kanë marrë ‘zemër’ nga kryeministri Edi Rama, i cili çdo ditë ‘vret’ me fjalë gjyqtarët dhe prokurorët e Republikës së Shqipërisë, vetëm pse japin vendime kundër shtetit, edhe pse në 95% të vendimeve janë pro shtetit.
    Kritikat nuk i kurseu as ndaj Këshillit të Lartë Gjyqësor, për të cilin Bardhi tha se nuk guxon t’i kundërvihet deklaratave kërcënuese të kryeministrit Edi Rama.
    Ndaj është bërë si han pa porta Apeli, pasi s’di kush hyn e del dhe në këtë fazë, dje vërtet ndodhi ajo ngjarje e rëndë, por akoma me rëndë ishte reagimi i Ministrisë së Brendshme, që s’ka rol në sigurinë e gjykatave. Reagimi i Kryeministrit më skandaloz. KM tha se është përgjegjësi, një gjyqtar që është i pasigurt në zyrën e tij dhe sallën e gjyqit, se e nxirrni veten ‘injorante të ligjit’…s’është i mundur të japë drejtësi. Duke mos pasur siguri për veten, vendimi ndikohet nga frika e vrasjes. Gjyqtari të ndihet i sigurt në gjyq, pa qenë i sulmuar.
    Policia ka shumë rol, sipas nenit 49 është Këshilli i Ministrave, është ai që përcakton rregullat e sigurisë në gjykata dhe më 2020. Policët ‘si kemi për gjyqtarë e prokurorë po për të sulmuar qytetarët në pronat e tyre. Hoqi policinë nga ruajtja e sigurisë në gjykata e prokurori, ndaj kjo bëri të hynë individë më armë në brez e gjyqtarët të jenë të pambrojtur në sallën e gjyqit. Është çështje që duhet të na shqetësojë të gjithëve.
    S’mund të thotë Min.Brendshëm se arrestuam qytetarin, qytetari priti Policinë duke thënë se shkoni se e vrava, kaq qesharake është bërë policia, se e keni nxjerrë jashtë rolit. Nëse s’ju intereson e shqetëson vrasja e gjyqtarit, ne na shqetëson, s’është rastësi që qytetari bën vetëgjyqësi në gjyq, ndërsa kemi parë edhe KM që japin vendime.
    Ata që ka sulmuar Rama janë ndër të më mirët në sistem. Kur qytetari shikon KM kur është palë në proces, që bën vetëgjyqësi e shpall të paligjshëm vendimin e gjykatës dhe do bëjnë vetëgjyqësi në sallë. S’ka ndodhur as mafia në Itali, t’i vrasë në sallën e gjyqit. Ky është realiteti i Shqipërisë më 2025. Kur qytetarët shikojnë atë që kontrollon shtetin të bëjnë vetëgjyqësi nxiten dhe ata të bëjnë vetëgjyqësi. KLGJ reagon vetëm kur vriten gjyqtarët e jo kur sulmohen. Siç i vret kryeministri me fjalë, hesht KLGJ.

  • Lala: Edhe në Palermo gjyqtari nuk është vrarë në sallë! Të japin dorëheqjen Koçiu dhe Proda

    Lala: Edhe në Palermo gjyqtari nuk është vrarë në sallë! Të japin dorëheqjen Koçiu dhe Proda

    Lala: Edhe në Palermo gjyqtari nuk është vrarë në sallë! Të japin dorëheqjen Koçiu dhe Proda
    Gazetarja Klodiana Lala, teksa ka komentuar në emisionin “Log” ngjarjen e rëndë në Gjykatën e Apelit ditën e sotme, ku u vra në sallën e gjyqit gjyqtari Astrit Kalaja, është shprehur se duhet të kishte pasur një zinxhir dorëheqjesh duke filluar nga ministrja e Brendshme Albana Koçiu si dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda.
    Lala theksoi se autoriteti i gjyqtarët në vend është zhbërë sepse e gjithë klasa politike etiketon çdo gjyqtar dhe prokuror në Republikë si t’i vijë qejfi.
    Ajo u ndal edhe tek reagimi i KLGJ, për të cilin tha se “sot reagon për vrasje e një gjyqtari në sallën e gjyqit, nderkohë që para disa kohësh shtangonte dhëmbët dhe nuk reagonte përpara linçimit dhe akuzave qe hidhte kryeministri, ish-kryeministri, ish-presidenti, ndaj njerëzve të drejtësisë”.
    Klodiana Lala: Ka 33 vite që palët përplasen në procese gjyqësore. Kanë qenë momente tensioni. Kam qenë duke lëvizur kur ka ndodhur ngjarja, kam shkuar për 3-4 minutat e parë. Është këmben alarmi kur preket sistemi i drejtësisë mendoj që ka përgjegjësi institucionale dhe politike. Institucional dhe politike ngre alarm për sigurinë në gjykata për jetën e gjykatësve dhe prokurorëve.
    Një gjyqtar edhe nëse jep një vendim të gabuar, ka gjykata të tjera më të larta që e shqyrtojnë atë. Nuk do të thotë që të inkurajohet gjithkush. Autoriteti i gjyqtarët në vend është zhbërë, sepse ne kemi të gjithë klasën politike që dalin dhe etiketon çdo gjyqtar dhe prokuror në republike si t’i vijë qejfi.
    KLGJ që sot reagon për vrasje e një gjyqtari në sallën e gjyqit, para disa kohësh shtangonte dhembët dhe nuk reagonte përpara linçimit dhe akuzave qe hidhte kryeministri, ish-kryeministri, ish-presidenti, ndaj njerëzve të drejtësisë, Është shumë vonë tani që dëmi është bërë tani. Nuk e di si ka moral politika shqiptare që del dhe të reagojë për vrasjen e tij. Nuk e di se si ka moral ministrja e Brendshme, del dhe thotë që nuk ka përgjegjësi politike. Edhe në Palermo gjyqtari nuk është vrarë në sallën gjyqit, por në rrugë.
    Prekja e sistemit të drejtësisë, edhe nëse gjyqtari është përfshirë në afera, të dënohet për aferat e tij, për sa kohë është në tempullin e drejtësisë, duhet të respektohet për atë. Pjesa tjetër janë kukuvajkat e politikës që flasin pasi dëmi është bërë. Të nesërmen me të njëjtën gjuhë do flasin sa t’u preken interesat.
    Gjuha e politikës i ka inkurajuar njerëzit e krimit të drejtojnë kërcënimet, akuzat dhe të tjera me radhe. Policia nuk ka bërë detyrën për të ndaluar. Sot duhet të kishte një zinxhir dorëheqjesh, që nga ministrja e Brendshme, drejtori i Përgjithshëm i policisë, ka ndodhur krimi më i rëndë, vetëm 500 metra larg zyrës së Ilir Prodës.