Tag: sallë

  • “Nuk janë as 55 deputetë në sallë”/ PD kërkon ndërprerjen e seancës, Spiropali: S’ka nevojë për kuorum

    “Nuk janë as 55 deputetë në sallë”/ PD kërkon ndërprerjen e seancës, Spiropali: S’ka nevojë për kuorum

    Noka: Keni filluar seancën në kundërshti me rregulloren, këtu në sallë nuk janë as 55 deputetë. Do të thotë që pa kuorum seanca nuk fillon. Anuloni seancën, mos mendoni se kështu nuk sheh kush. Është në nderin e këtij parlamenti…
    Spiropali: Ke ndonjë gjë për procesverbalin?
    Noka: Ke 55-57 deputetë
    Spiropali: Nuk kërkohet kuorum, vetëm për votim. Nuk ka kuptim, nuk kemi votim, vazhdohet me seancën
    Noka: Si moj nuk paska interes, ta kthesh në..
    Spiropali: Vijojmë me rendin e ditës
    Bardhi: Nuk e di kush ta lexon rregulloren, shpresoj jo ai që kam në mendje. Nuk fillohet Kuvendi pa pasur 70 deputet në sallë, ky është një rregull në Kuvend.  E keni të vështirë t’i mblidhni deputetë por është përgjegjësia juaj. Nuk është fare e vërtetë që nuk ka nevojë për kuorum.

    Top Channel

  • Berisha “mision” në Bruksel, gazetari: Raportimi në sallë boshe qesharake, Gjokutaj është lodër në duart e doktorit

    Berisha “mision” në Bruksel, gazetari: Raportimi në sallë boshe qesharake, Gjokutaj është lodër në duart e doktorit

    Për herë të dytë pas humbjes së zgjedhjeve, Berisha fluturoi më Bruksel. Lajmëroi se do ishte ftuar për të denoncuar farsën e tij në Akademinë Politike të Partive Popullore Europiane, por përfundoi në një sallë thuajse bosh, duke folur në celular me veten.
    Gazetari Ardit Rada në një intervistë tha se raportimi në një sallë boshe në Bruksel është tejet qesharake. Gjithashtu, gazetari Rada shtoi se po përpiqet të paraqesë një realitet që nuk ekziston, pasi sipas tij Berisha në raport me Perëndimin është një figurë e izoluar, pasi është shpallur non grata.
    “Ajo që ndodhi në Bruksel nuk është thjesht një episod i turpshëm por një tregues i qartë nga një shkëputje e realiteti, Një dështim i thellë e përpjekjes për të ndërtuar marrëdhënie me ndërkombëtarët dhe për të paraqitur një kauzë që askush nuk e merr seriozisht. Sot Marta Kos ka bërë një deklaratë që në 2029 Unioni mund të zgjerohet me Shqipërinë dhe një vend tjetër.
    Ndërsa komentoi edhe mesazhin e avokatit Genc Gjokutaj, i cili “kërcënoi” deputetë të PD duke thënë “lufta do të jetë fizike”. Ai tha se Gjokutaj duke se është kthyer në një “lodër” në duart e ish-kryeministrit. Rada tha se kanë përdorur të njëjtën gjuhë, dhe qëllimi është për të ruajtur kontrollin personal mbi PD.
    “Nuk e ka as mandatin moral dhe as politik që të flasë në emër të demokratëve dhe aq më pak t’i kërcënojë ata. Qëllimi ka qenë për të ruajtur kontrollin personal mbi PD”, tha ai.
    Më tej nënvizoi se nuk pritet që demokratët të “gjejnë forcë” për të larguar Berishën.
    “Berisha si individ nëse largohet nga PD, sërish nuk e zgjidh situatën ku është futur PD për shkak se Berisha ka siamezët e tij , pra edhe sikur të hapej gara për kryetar, do të dilnim te shërbëtorët e tij që jo pa qëllim i vendosi te listat e mbyllura”, shtoi ai.

  • Rama ndërpret fjalimin në Shkodër, kë përshëndeti Kryeministri në sallë

    Rama ndërpret fjalimin në Shkodër, kë përshëndeti Kryeministri në sallë

    Kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama zhvilloi këtë të dielë një takim me qytetarët në Shkodër, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit. Takimi kishte në fokus paraqitjen e bilancit të investimeve 10-vjeçare të qeverisë në këtë qytet verior.
    Ashtu si në shumë takime të tjera elektorale, edhe këtë herë nuk mungoi një moment i veçantë. Kryeministri u ndal për të përshëndetur aktoren e njohur shkodrane Zyliha Miloti, e cila ndodhej në sallë.
    “Këtu kam një shënim që thot: ‘Ke Zyliha Milotin, mos harro ta shohësh’. Të përshëndes dhe të falenderoj shumë”, tha Rama, duke marrë duartrokitje nga të pranishmit.

    Takimi në Shkodër është pjesë e turit elektoral që Rama dhe Partia Socialiste po zhvillojnë në mbarë vendin, në prag të zgjedhjeve të përgjithshme që do të mbahen më 11 maj.
    /vizionplus.tv

  • Rama ironizon sërish Berishën: Vajmedet… përfytyroje ç’mendojnë të huajt në sallë

    Rama ironizon sërish Berishën: Vajmedet… përfytyroje ç’mendojnë të huajt në sallë

    Kryeministri Edi Rama ka ironizuar fjalimin e kryedemokratit Sali Berisha në Kongresin e Partisë Popullore Europiane një ditë më parë në Spanjë.
    Rama ka postuar në rrjetet sociale një moment kur Berisha flet për të gjatë deklaratës.

    “Një kryeministër që shfaqet në samite ndërkombëtare me atlete të bardha dhe…”, është një pjesë nga fjalimi i Berishës. Ndërsa krahas videos, Rama shkruan: “hajde parafytyroje ç’mendojnë të huajt në sallë… vajmedet”.

  • “Përfytyrojeni se ç’mendojnë të huajt në sallë”, Rama ironizon deklaratat e Berishës në PPE: Vajmedet…

    “Përfytyrojeni se ç’mendojnë të huajt në sallë”, Rama ironizon deklaratat e Berishës në PPE: Vajmedet…

    Kryeministri Edi Rama ka ironizuar fjalimin e kryedemokratit Sali Berisha në Kongresin e Partisë Popullore Europiane një ditë më parë në Spanjë.
    Në rrjetin social “Facebook”, Rama ka postuar një moment kur Berisha flet për të gjatë deklaratës.
    “Një kryeministër që shfaqet në samite ndërkombëtare me atlete të bardha dhe…”, është një pjesë nga fjalimi i Berishës, ku Rama ka fokusuar një çast pauze gjatë fjalës së kreut të PD-së. “Hajde parafytyroje ç’mendojnë të huajt në sallë… vajmedet“, shkruan kreu i qeverisë krahas videos.
    Sikurse e ka bërë traditë, Rama ka mbivendosur mbi fytyrën e Berishës videon e një bufi.

  • “Plumbi i artë”/ “Nxirren” sekretet në sallë, përplasje mes të pandehurve, Hoxha: Vrasjen e Kilos e porositi Alibej, kishte marrëdhënie me gruan e tij

    “Plumbi i artë”/ “Nxirren” sekretet në sallë, përplasje mes të pandehurve, Hoxha: Vrasjen e Kilos e porositi Alibej, kishte marrëdhënie me gruan e tij

    Po mbahet edhe sot seanca për operacionin “Plumbi i artë”  në ambientet e GJKKO.

    I pandehuri Xhulian Hoxha, bëri një deklaratë duke theksuar se për vrasjen e Oti Kilo, financues dhe organizator nuk është Suel Çela siç pretendon Nuredin Dumani, por është porosi e Erjon Alibej, pasi ky i fundit ka pasur një marrëdhënie intime me bashkëshorten e Kilos, raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha.
    “Në një moment tjetër unë do flas më shumë për këtë gjë në një moment të dytë”, tha ai.
    I penduari i drejtësi Erjon Alibej tha se “nuk më duket etike që të dalë ne media ky detaj”, që u deklarua nga Hoxha.
    Më pas në sallë ka pasur një debat mes Xhulian Hoxhës dhe Erjon Alibejt.
    Hoxha i ka thënë Alibejt: Kam marrë burg përjetë për fjalët e tua, ty çfarë të dogji, nga ajo që thashë unë.
    Alibej: Mediat të bëjnë durim deri sa unë të filloj deklarimet, do dëgjoni jo vetëm për Suel Çelën por edhe për shumë Suel Çela të tjerë të Shqipërisë. Janë thënë shumë trillime dhe shumë të pavërteta. Bëni durim se do sqarohen të gjitha.

    Top Channel