Tag: sallë

  • “Vdekje për shqiptarët”, thirrje antishqiptare në ndeshjen e basketbollit Maqedoni-Rumani, në sallë i pranishëm edhe Kryeministri Mickoski

    “Vdekje për shqiptarët”, thirrje antishqiptare në ndeshjen e basketbollit Maqedoni-Rumani, në sallë i pranishëm edhe Kryeministri Mickoski

    Gjatë ndeshjes së basketbollit të luajtur të shtunën mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, një pjesë e tifozëve të pranishëm në sallë shpërthyen me kore antishqiptare.

    Në thirrjet e tifozëve dëgjohet të thuhet: “Le ta kuptojnë shqiptarët e mallkuar, emri maqedonas nuk do të zhduket, Maqedoni e pastër, e pastër, e pastër”.
    Ky ishte refreni i thirrjeve që u dëgjuan qartë nga një pjesë e tifozëve në tribunë, ndërsa autoritetet e pranishme nuk ndërmorën asnjë veprim për të ndaluar gjuhën e urrejtjes.

    Koret vazhduan pavarësisht pranisë në sallë të kryeministrit Hristijan Mickoski, kryetarit të Kumanovës Maksim Dimitrievski, ministrit të Punëve të Jashtme Panço Toshkovski, zëvendëskryeministrit Ivan Stoilkoviç dhe zyrtarëve të tjerë të lartë shtetërorë. Ky nuk ishte momenti i vetëm provokues gjatë ndeshjes.
    Përgjatë zhvillimit të saj, u dëgjuan edhe thirrje të tjera, si parulla famëkeqe “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur”, si dhe “Dhoma të gazit për shqiptarët”, që përkujtojnë retorikën më të errët të historisë evropiane.
    Pas përfundimit të ndeshjes, nuk pati asnjë reagim zyrtar, distancim publik apo kërkim falje nga organizatorët apo përfaqësuesit institucionalë për incidentin.
    Ndaj këtyre thirrjeve, ka reaguar ashpër Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti.
    “Dënoj ashpër thirrjet raciste dhe anti-shqiptare të dëgjuara gjatë ndeshjes së basketbollit. Fjalët fyese dhe këngët që nxisin urrejtje, nuk kanë vend në shtetin dhe shoqërinë tonë”, shkroi Mexhiti në reagimin e tij publik.
    Ai shtoi se këto veprime përbëjnë një sulm të drejtpërdrejtë ndaj bashkëjetesës dhe barazisë që, sipas tij, e bëjnë Maqedoninë e Veriut një shtet unik.

  • FOTO / Rinovime në Shtëpinë e Bardhë, 200 milionë dollarë për një sallë vallëzimi

    FOTO / Rinovime në Shtëpinë e Bardhë, 200 milionë dollarë për një sallë vallëzimi

    Shtëpia e Bardhë po planifikon të ndërtojë një sallë balloje me vlerë prej 200 milionë dollarësh duke  përmbushur një dëshirë që presidenti Donald Trump e ka shprehur shpeshherë, raporton BBC.
    Salla e re e vallëzimit do të ndërtohet ngjitur me Krahun Lindor “të modernizuar” të Shtëpisë së Bardhë ku ndodhen zyrat e Zonjës së Parë, Melania Trump dhe pika të tjera të rëndësishme të institucionit.

    Paratë do të dhurohen drejtpërdrejt nga Trump dhe donatorë të tjerë anonimë, ndërsa puna do të nisë  në shtator, sipas Sekretares së Shtypit, Karoline Leavitt.
    Trump ka premtuar vazhdimisht se do të ndërtojë një sallë “të bukur” balloje në Shtëpinë e Bardhë dhe në vitin 2016 u ofrua të paguante 100 milionë dollarë gjatë administratës Obama, por asokohe presidenti refuzoi.

    Në një konferencë të shkurtër për gazetarët gjatë së enjtes, Leavitt tha se “shtesa e nevojshme dhe e jashtëzakonshme” në Shtëpinë e Bardhë do të jetë rreth 8360 metra katrorë dhe mund të qëndrojnë 650 persona.
    Shumë evente formale mbahen në Dhomën Lindore të Shtëpisë së Bardhë që mund të mirëpresë  afërsisht 200 persona.
    Salla e re, shtoi Leavitt, do të eliminojë nevojën për vendosjen e “një tende të madhe dhe të pakëndshme” gjatë darkave shtetërore dhe eventeve të tjera të mëdha ku përfshihen edhe udhëheqësit  botërorë.

    Sipas saj, ndërtimi pritet të mbarojë “shumë përpara” përfundimit të mandatit të Trump në janar të 2029-ës.
    Modelet paraprake që Shtëpia e Bardhë ka publikuar tregojnë se salla e ballos do t’i përngjajë nga ana arkitekturore, do të ketë mobilim luksoz me llambadarë dhe kolona të zbukuruara.

  • Trump do të ndërtojë një sallë ballosh prej 200 milionë dollarësh në Shtëpinë e Bardhë, ndryshimi i parë strukturor në rezidencë që nga viti 1948

    Trump do të ndërtojë një sallë ballosh prej 200 milionë dollarësh në Shtëpinë e Bardhë, ndryshimi i parë strukturor në rezidencë që nga viti 1948

     Presidenti amerikan, Donal Trump do të ndërtojë një sallë ballosh prej 200 milionë dollarësh në Shtëpinë e Bardhë. Sekretarja e shtypit, Caroline Levitt tha se një sallë vallëzimi prej 90,000 metrash katrorë do të mbajë deri në 650 vende. Shtëpia e Bardhë së shpejti do të fillojë ndërtimin e një salle të re ballo me vlerë 200 milionë dollarë, e cila do të jetë gati para se të përfundojë mandati i Donald Trump në fillim të vitit 2029. .

    Ky do të jetë ndryshimi më i fundit i prezantuar në atë që njihet si “Shtëpia e Popullit” që kur presidenti republikan u rikthye në detyrë në janar. Gjithashtu, do të jetë ndryshimi i parë strukturor në vetë rezidencën ekzekutive që nga shtimi i Ballkonit Truman në vitin 1948.

    Shtëpia e Bardhë aktualisht nuk është në gjendje të mbajë evente në shkallë të gjerë, duke pasur parasysh kapacitetin prej 200 personash në Sallën Lindore të Shtëpisë së Bardhë. Në një intervistë Trump përmendi përgatitjet e Shtëpisë së Bardhë për evente në shkallë të gjerë, të cilat kërkojnë transportimin e mysafirëve në tendat e ngritura në Lëndinën Jugore.

    Levitt tha se financimi për shtesën do të vijë nga Trump, si dhe nga donatorët, duke e bërë Trumpin ta etiketojë projektin si “dhuratën e tij për vendin”. McCrery Architects është zgjedhur për të përfunduar projektin, me Clark Construction si udhëheqësin e ndërtimit dhe AECOM që merret me inxhinierinë. Salla e vallëzimit do të jetë e ndarë nga ndërtesa kryesore e Shtëpisë së Bardhë dhe do të zërë vendin e Krahut Lindor aktual.

  • Avokatët braktisin Henrik Hoxhajn, shtyhet seanca e dosjes “Plumbi i artë”

    Avokatët braktisin Henrik Hoxhajn, shtyhet seanca e dosjes “Plumbi i artë”

    Mbetja pa avokat mbrojtës të të pandehurit Henrik Hoxhaj çoi në dështimin e seancës së radhës të dosjes “Plumbi i artë” në Gjykatën e Posaçme.
    Në sallë u relatua se avokati Gentian Rumano ka hequr dorë nga mbrojtja e Hoxhajt dhe po ashtu edhe avokati i caktuar kryesisht për të.
    Te pranishëm në sallë kanë qenë të tre të penduarit e drejtësisë, Nuredin Dumani, Erion Alibej dhe Skerdi Tasi. Prej disa seancash, për shkak të disa kërkesave të përsëritura të avokatëve, procesi ka mbetur në vend numëro.
    Prej 3 seancash gjykata ka tentuar të nisë marrjen e dëshmisë së të penduarit Tasi, por pa mundur ta realizojë.

  • Përplasja për Avokatin e Popullit ndez debatet në Kuvend, Berisha dhe Spiropali shkëmbejnë replika të ashpra

    Përplasja për Avokatin e Popullit ndez debatet në Kuvend, Berisha dhe Spiropali shkëmbejnë replika të ashpra

    Zgjedhja e Avokatit të Popullit shkaktoi përplasje të menjëhershme mes opozitës dhe mazhorancës në nisje të seancës plenare të Kuvendit.
    Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi mazhorancën se ka bllokuar procesin në mënyrë të qëllimshme.

    Berisha: Keni vetinë të trilloni çdo gjë, por në këtë sallë ne çështjen e avokatit të popullit e kemi sjellë deri në votim, por e shtytë ju deri në momentin e fundit. Kishte një proces dhe erdhi deri në sallë dhe ju kërkuat që të shtyhet për një kohë të dytë. Ju mashtroni njëri-tjetrin, por mos mashtroni publikun se mashtrimi publik përbën vepër të rëndë.
    Berisha: Sot kreu i partisë së krimit…
    Spiropali: Ju tërheq vëmendjen për fjalorin, ajo nuk është partia e krimit, është Partia Socialiste e Shqipërisë
    Berisha: Ju doni të mbani vendin tuaj.
    Spiropali: Dhe unë do ruaj vendin, edhe ju moderonin fjalorin
    Berisha: Mos më bëj të jap një përgjigje që s’duhet ta jap.

  • Deputetja fituese e PS-së, Zegjine Çaushi*: “O Gazo, mos u mërzit o yll. Dhe pak javë na ndajnë dhe më pas do më kesh në sallë të parlamentit”

    Deputetja fituese e PS-së, Zegjine Çaushi*: “O Gazo, mos u mërzit o yll. Dhe pak javë na ndajnë dhe më pas do më kesh në sallë të parlamentit”

    Deputetja me re e Partisë Socialiste të cilën do ta shohim nga shtatori në Kuvend, Zegjine Çaushi është rikthyer të sulmojë kreun e grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi, pasi ky i fundit e ka përmendur sot paradite ne seancën plenare në Kuvend.
    “O Gazo, o Heroi i PD-së! Më thanë që të ka ardhur zëri prapë. Ke filluar e thua: Zegjineja, Zegjineja. Tu dogj xhani për mua o yll? Do pak vëmendje ti në këtë pisk vapë. Pa merak se ta plotesoj unë dëshirën”, i është drejtuar Çaushi me një videomesazh në stilin e saj, tashmë të bërë të njohur gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit. Deputetja e PS i ka përmendur Bardhit problemet, që rezultati i PD në Fier i ka shkaktuar në marrëdhëniet me kryetarin e partisë, Sali Berisha.

    “Të ka ardhur zëri në parlament ty o Gazo? Mendon se Baba Bufi është plak i moçëm dhe harron? Por jo. E mendon se çfarë i bëre ti në 11 maj? Baba Bufi jeton vetëm për të të parë ty rrugëve, duke u hequr zvarrë o lumëmadh. Kisha vendosur të të lija të qetë në trishtimin tënd këtë verë të nxehtë, por nuk rri dot pa mua ti o Gazi im. Të është bërë si ilaç, e do mëngjes, drekë dhe darkë”.
    Çaushi e mbyll mesazhin duke i rikujtuar Bardhit se në shtator do të jetë në të njëjtën sallë të parlamentit me të, gjithnjë nëse Berisha nuk e detyron të dorëhiqet, siç ka zëra në PD: “Mos u mërzit o yll. Dhe pak javë na ndajnë dhe më pas do më kesh në sallë të parlamentit, në komisione, në takime e kudo. Do jemi bashkë për 4 vjet. Po të la Baba Bufi domethënë, se mund të të kërkojë dorëheqjen, kështu më kanë ardhur fjalët nga PD-ja, që tja lësh vendin Gentit. E di vetë ti”.
    *Kush është Zegjine Çaushi?
    Është 26 vjeçe, vjen nga një fshati vogël Vloshi në njësinë e Jujanit të bashkisë së Roskovecit,ka  studiuar në Fakultetin e Drejtësisë me rezultate të shkëlqyera, ka mbaruar me medalje të artë dhe sot është e liçensuar për avokate.
    Në shtator do të betohet si deputete.

  • Kuvend/ PSD e Tom Doshit shpëton mazhorancën për miratimin e projektligjit për enegjinë në ndërtesa

    Kuvend/ PSD e Tom Doshit shpëton mazhorancën për miratimin e projektligjit për enegjinë në ndërtesa

    Kuvendi ka miratuar me 72 vota pro dhe një kundër projektligjin “Për performancën energjetike të ndërtesave” të dorëzuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe i paraqitur si nismëtar nga ministri Taulant Balla.
    Pas përplasjeve të forta që shoqëroi seanca gjatë ditës mes mazhorancës dhe opozitës, ku kryefjalë ishin zgjedhjet, u vu re mungesa e shumë deputetëve në sallë nga të dyja krahët.
    Para votimit u mor një pushim deri sa të mblidhej numri për kuorum dhe më pas me prezencë të 73 deputetëve, ku Dashnor Sula ishte i vetmi nga opozita që mbeti në sallë dhe votoi kundër, u kalua projektligji me shumicë të thjeshtë votash.
    Mazhoranca u shpëtua nga prezenca e deputetëve të PSD-së së Tom Doshit në sallë, me të cilët arritën edhe kuorumin dhe shumicën. Nga ministrat e kabinetit qeveritar ishin të pranishëm Taulant Balla, Ulsi Manja, Ogerta Manastirliu dhe në fund u bashkua edhe Mirela Kumbaro.

  • Doshi shpëton PS-në, bëhen 72 vota dhe kalon projektligji për enegjinë në ndërtesa

    Doshi shpëton PS-në, bëhen 72 vota dhe kalon projektligji për enegjinë në ndërtesa

    72 vota pro u bënë për projektligjin e dorëzuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe i paraqitur si nismëtar nga ministri Taulant Balla, për menaxhimin e energjisë në ndërtesa.
    Pas debateve të forta që shoqëroi seanca gjatë ditës mes mazhorancës dhe opozitës, ku kryefjalë ishin zgjedhjet, u vu re mungesa e shumë deputetëve në sallë nga të dyja krahët. Para votimit u mor një pushim deri sa të mblidhej numri për kuorum dhe më pas me prezencë të 73 deputetëve, ku dash Sula ishte i vetmi nga opozita që mbeti në sallë dhe votoi kundër, u kalua projektligji me shumicë të thjeshtë votash.

    Grupi i PS-së u shpëtua nga prezenca e deputetëve të PSD-së së Tom Doshit në sallë, me të cilët arritën edhe kuorumin dhe shumicën. Nga ministrat e kabinetit qeveritar ishin të pranishëm Taulant Balla, Ulsi Manja, Ogerta Manastirliu dhe në fund u bashkua edhe Mirela Kumbaro. në fund projektligji kaloi me 72 vota pro dhe një kundër.

  • Kuvend, kalon me 72 vota projektligji për energjinë në ndërtesa

    Kuvend, kalon me 72 vota projektligji për energjinë në ndërtesa

    Parlamenti kaloi me 72 vota pro projektligjin e dorëzuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe i paraqitur si nismëtar nga ministri Taulant Balla, për menaxhimin e energjisë në ndërtesa.Pas debateve të forta që shoqëroi seanca gjatë ditës mes mazhorancës dhe opozitës, ku kryefjalë ishin zgjedhjet, u vu re mungesa e shumë deputetëve në sallë nga të dyja krahët.Para votimit u mor një pushim deri sa të mblidhej numri për kuorum dhe më pas me prezencë të 73 deputetëve, ku dash Sula ishte i vetmi nga opozita që mbeti në sallë dhe votoi kundër, u kalua projektligji me shumicë të thjeshtë votash.
    Mazhoranca u shpëtua nga prezenca e deputetëve të PSD-së së Tom Doshit në sallë, me të cilët arritën edhe kuorumin dhe shumicën. Nga ministrat e kabinetit qeveritar ishin të pranishëm Taulant Balla, Ulsi Manja, Ogerta Manastirliu dhe në fund u bashkua edhe Mirela Kumbaro. në fund projektligji kaloi me 72 vota pro dhe një kundër.

  • PD kërkon ndërprerjen e seancës: Nuk janë as 55 deputetë në sallë!

    PD kërkon ndërprerjen e seancës: Nuk janë as 55 deputetë në sallë!

    Partia Demokratike ka kërkuar ndërprerjen e seancës plenare ditën e sotme, me arsyetimin e mosplotësimit të kuorumit me 70 deputetë në sallë.
    Ndërsa kryetarja e kuvendit Elisa Spiropali nisi rendin e ditës, Flamur Noka përplasi duart mbi tavolinë. Këtu është bashkuar edhe Ina Zhupa, ndërsa deputetët e PD debatuan me Spiroplalin.

    Pjesë nga debati në Kuvend
    Noka: Keni filluar seancën në kundërshti me rregulloren, këtu në sallë nuk janë as 55 deputetë. Do të thotë që pa kuorum seanca nuk fillon. Anuloni seancën, mos mendoni se kështu nuk sheh kush. Është në nderin e këtij parlamenti…
    Spiropali: Ke ndonjë gjë për procesverbalin?
    Noka: Ke 55-57 deputetë.
    Spiropali: Nuk kërkohet kuorum, vetëm për votim. Nuk ka kuptim, nuk kemi votim, vazhdohet me seancën
    Noka: Si moj nuk paska interes, ta kthesh në…
    Spiropali: Vijojmë me rendin e ditës
    Bardhi: Nuk e di kush ta lexon rregulloren, shpresoj jo ai që kam në mendje. Nuk fillohet Kuvendi pa pasur 70 deputet në sallë, ky është një rregull në Kuvend. E keni të vështirë t’i mblidhni deputetë por është përgjegjësia juaj. Nuk është fare e vërtetë që nuk ka nevojë për kuorum.