Rinisja e Kuvendit pas tensioneve në sallë, nuk solli asgjë të re përveç kalimit direkt në procedurën e votimit nga ana e kryetarit Niko Peleshi.
Ky vendim u mor pasi deputetët e opozitës vijuan të debatonin dhe ndërhynin, teksa më herët deputeti Gazment Bardhi nuk pranoi ë linte sallën pas përjashtimit. Ai vijoi të qëndronte në sallë edhe pas rinisjes. Në këto kushte kreu i grupit të PS i kërkoi Peleshit që të kalonte në procedurën e votimit direkt dhe të mbyllej seanca.
Sipas rendit të ditës dhe pikave përkatëse, me shumicën e votave të mazhorancës, kryesisht 73 vota, kaluan të gjitha pikat e rendit të ditës, si raporti i Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi ashtu edhe ai për Institutin e Krimeve të Komunizmit. Me shumicë votash kaloi edhe projektligji për menaxhimin dhe trajtimin e mbetjeve.
Po edhe votimi pati tensionet e tij, teksa Bardhi pas çdo leximi për votim me karton të Peleshit, ndërhynte. Në një moment kryeparlamentari gjeti taktikë të re, ku pas çdo fjale “Miratohet”, i kujtonte deputetit të PD: “Dil jashtë!”.
Ligji për menaxhimin e mbetjeve kaloi në tërësi me 73 vota të mazhorancës.
Tag: sallë
-

Kuvendi rinis pas tensioneve, Peleshi miratohen disa propozime, shtyhen dy reforma
-

‘Asnjë mafie nuk ka bërë ekzekutim në sallë gjyqi’, Çollaku: Vrasja e Kalasë, funeral për drejtësinë…
Gazetari Basir Çollaku i ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në Syri tv ka deklaruar se, “nuk ka ndodhur në asnjë vend”. “Asnjë lloj mafie nuk ka bërë vrasje në sallë gjyqi”. “Apo individ apo subjekt kushdoqoftë ai”.
Në bisedë më moderatorin Flaio Qarri ai duke komentuar krimin e rëndë të vrasjes të gjyqtarit Astrit Kalaja, tha se, “kur lexova njoftimin e KLGJ, që është cenuar integriteti fizik i gjyqtarëve, ata më duket se nuk e kanë marrë vesh akoma se është vrarë gjyqtari”.
Flavio Qarri: E ke paralajmëruar se do te vinte një situatë e tillë fatkeqësisht. Në vlerësimin tënd, a është kjo një kambanë alarmi.
Basir Çollaku: Sigurisht që është një lloj funerali për drejtësinë. Sepse akuza bie mbi tërë sistemin. Nuk ka ndodhur në asnjë vend. Asnjë lloj mafie nuk ka bërë vrasje në sallë gjyqi. Apo individ apo subjekt kushdoqoftë ai. Rënia e këtij sistemi sigurie në këtë përmasë dhe reagimi institucional, janë dy ngjarje se çfarë ka ndodhur brenda sistemit.
Kur lexova njoftimin e KLGJ, që është cenuar integriteti fizik, ata më duket se nuk e kanë marrë vesh akoma se është vrarë gjyqtari. Apo zonja ministre e Brendshme kjo që shkarkoi zv/ministrin për çështje tymi, thoshte se policia nuk ka lidhje me çështjen. Me çfarë ka lidhje policia. Me atë policinë private që kanë sajuar këto për të marrë para. Ka nis që në 2014 kjo histori. Pastaj krijimi i kësaj kompanisë Ilirian Guard dhe sigurinë për prokurorinë, gjykatat i kaluan kësaj, ku duhet të paguajnë edhe institucionet për shërbimet e sigurisë.
Polici private e drejtuar nga shteti. Histori dallaveresh. Histori korrupsioni për të mbrojtur ata që luftojnë korrupsionin e marrin vendime antikorruptive. Dhe të gjitha këto, kur shoh reagimin institucional, me SPAK, me KLGJ me KLP, me ministër dhe kryeministër, kanë hallin se si të jenë sa më larg ngjarjes, madje KLGj në njoftimin e saj, absurdi që kam hasur ditën e djeshme nuk e kishte marrë vesh akoma që është vrarë gjyqtari.
-

“Qesh Ulsiu se i duken qyfyre“, Gjekmarkaj: Parlamenti është kthyer në sallë lajmërimesh…
Mbledhja e Konferencës së kryetarëve është shoqëruar që në çelje me debate, teksa pozita vijon të kërkojë mocion me debat në lidhje me prioritetet e qeverisë.
Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla u shpreh se sa i përket kërkesës për mocion, me 6 pika, “nuk respekton as në formë, as në përmbajtje përcaktimet e detyrueshme të nenit 98 të Rregullores së Kuvendit”.
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka folur me tone të ashpra gjatë Konferencës së Kryetarëve, ku theksoi se mazhoranca nga frika e fjalës së lirë e ka shndërruar Kuvendin në një sallë lajmërimesh, pasi flasin vetëm për procesverbale e njoftime dhe asnjë debat.
“Ju, mbase nuk e dini, por njerëzimi ka konsumuar mijëra vjet për të bërë kalimin nga tingulli te fjala, dhe fjala bëri ndryshimin e madh te njeriu i Neandertalit. Qesh Ulsi, se nuk e di, i duket habi… po nejse! Në Mesjetë, dënimi më i madh ishte kur gjuhën ia vendosnin në tryezë dhe e mbërthenin me gozhdë, sepse fjala prishte shumë punë!
Ka një muaj që mblidhemi këtu e vendosim sesi të mos bëjmë parlament, sesi të mos flasim!
E keni shndërruar Kuvendin në një sallë lajmrimesh, si kasnec! Flasim vetëm për procesverbale e njoftime, asnjë debat! Ju keni frikë nga fjala!
Tani ju keni shpallur këtë moton: “Shqipëria 2030 në Europë”! Bukur shumë! Përballë janë disa kalorës të rrugëtimit europian! Ju nuk po u jepni mundësi të rrëfejnë cilin zabel kaloi Taulanti, a patën tagji kuajt e Ulsiut, në cilin han fjeti Toni rrugës për në Europë!
Pra, kalorësit po udhëtojnë nëpër natë! Ju po u mohoni të drejtën e rrëfimit! Ju vetë, si kryetar, nuk po kaloni një ditë në atë karrige duke drejtuar debat politik! Por drama më e madhe e juaja do të jetë se do të harroni të flisni. Kur të ktheheni te njerëzit, do të jeni si njerëzit e lashtë, do të ktheheni te tingulli! Qesh Ulsiu, i duket qyfyre! Do të harroni, si mijëra vjet më parë, që tingullin ta përktheni në fjalë”, u shpreh Gjekmarkaj.
-

Gjekmarkaj: Keni frikë nga fjala! Parlamenti është kthyer në sallë lajmërimesh
Deputeti i Partisë Demokratike, Gjekmarkaj, ka bërë një deklaratë të fortë gjatë Konferencës së Kryetarëve në Parlamentin e Shqipërisë, ku theksoi se kalimi nga tingulli tek fjala ka kërkuar mijëra vjet zhvillimi nga njerëzimi, dhe ky kalim ka sjellë ndryshimin e madh tek njeriu i Neandertal.
Sipas Gjekmarkaj, sot ky ndryshim po rrezikohet nga kufizimi i fjalës në Kuvend. “Në Mesjetë, dënimi më i madh ishte kur gjuhën ja vendosnin në tryezë dhe e mbërthenin me gozhdë, sepse fjala prishte shumë punë!” – u shpreh ai, duke kritikuar mungesën e debatit të vërtetë në Kuvend.
Gjekmarkaj e akuzoi shumicën qeverisëse për shndërrimin e Parlamentit në një sallë lajërimesh, ku flitet vetëm për procesverbale dhe njoftime, ndërsa mungojnë diskutimet dhe debati i hapur. “Flasim vetëm për fjalë formale, por nuk kemi asnjë debat të vërtetë. Ju keni frikë nga fjala!” – deklaroi ai, duke shtuar se po i mohohen qytetarëve mundësitë për të dëgjuar dhe rrëfyer historitë e tyre.
Gjekmarkaj: Ju mbase nuk e dini, por njerëzimi ka konsumuar mijëra vjet për të bërë kalimin nga tingulli tek fjala, dhe fjala bëri ndryshimin e madh tek njeriu i Neandertal, qesh Ulsi, se nuk e di, i duket habi, po nejse! Në Mesjetë, dënimi më i madh ishte kur gjuhën ja vendosnin në tryezë dhe e mbërthenin me gozhdë. Sepse fjala prishte shumë punë!
Ka një muaj që mblidhemi këtu e vendosim sesi të mos bëjmë parlament, se si të mos flasim! E keni shndërruar Kuvendin në një sallë lajërimesh, si kasnec! Flasim vetëm për procesverbale e njoftime, asnjë debat! Ju keni frikë nga fjala!
Tani ju keni shpallur këtë moton: “Shqipëria 2030 në Evropë!” Bukur shumë, por përballë ka disa kalorës të rrugëtimit për në Europë! Ju nuk po u jepni mundësi të rrëfejnë cilin zabel kaloi Taulati, a patën tagji kuajt e Ulsiut, në cilin hanë fjeti Toni rrugës për në Evropë! Pra, kalorësit po udhëtojnë nëpër natë! Ju po u mohoni të drejtën e rrëfimit!
Ju vetë, si kryetar, nuk po kaloni një ditë në atë karrige duke drejtuar debat politik! Por drama më e madhe e juaj do të jetë se do të harroni të flisni. Kur të ktheheni tek njerëzit, do jeni si njerëzit e lashtë, do ktheheni tek tingulli! Qesh Ulsi, i duket qyfyre!
Do të harroni si mijëra vjet më parë që tingullin ta përktheni në fjalë.
-

Korreshi futet në sallë dhe shtanget ndërkohë që opozita braktisi seancën/ Balla e ironizon: Ikën ata, s’e ke marrë vesh akoma?
Opozita edhe këtë seancë ka zgjedhur që të largohet dhe braktisë punimet, ndërsa fjalën e kishte marrë kreu i grupit të PS Taulant Balla.
Ndërsa Balla po fliste, deputeti i PD Saimir Korreshi futet në sallë dhe shtanget në një moment kur nuk shikon kolegët në karrige.
Balla i është kthyer me ironi duke i thënë se “është marrë vendimi, nuk e di akoma ti?”. -

Debati në Kuvend, Gjekmarkaj- Peleshit: Mos bëj edukatorin e opozitës, e keni kthyer këtë sallë në…
Nënkryetari demokrat i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj tha sot se Parlamenti nuk është më një sallë ku bëhet debati politik, por është kthyer në një seancë ku miratohen procesverbalet.
Sipas tij, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi nuk duhet të bëjë edukatorin e opozitës.
“Kjo është sallë e debatit, ju e keni kthyer në sallë të procesverbalit. Programi i qeverisë mungoi, keni ende kohë ta korrigjoni dhe ta ktheni debatin në këtë sallë. Për sa kohë do bëni edukatorin e opozitës, iu duhet një fjalor i gjuhës shqipe dhe duhet tu them se semantika funksion edhe nga efekti sy edhe nga efekti vesh. Nëse i thua dikujt gjatosh, e përcakton nga syri dhe s’ka gjë për të kritikuar”, tha GjekmarkajTop Channel
-

“Peleshi, ‘edukator’ i opozitës”, Gjekmarkaj ironizon deputeten Caushi: Vjen me gëzim për të votuar, por…
Nënkryetari i Parlamentit, Agron Gjekmarkaj, nga seanca plenare nuk i kurseu ironitë në drejtim të maxhorancës. Ajo tha se në këtë sallë duhet të mbizotërojë debati dhe jo të diskutohet për procesverbalin.
Mes të tjerash ai ironizoi Peleshin, duke e cilësuar si ‘edukator të opozitës’.
“Kolegë të maxhorancës vinë me kaq gëzim për të votuar dhe nuk trishtohen që nuk flasin prej 1 muaj në Kuvend. Kjo është sallë e politikës, e debatit, por e keni kthyer në sallë të procesverbaleve. Duhet të ishte programi i qeverisë, fjala e saj, që mungoi. Keni kohë që ta rregulloni gabimin, që në fakt është faj. Për sa kohë do të bëni edukatorin e opozitës, ju zoti kryetar ju duhet një fjalor. Ju mund të thoni që Gjekmarkaj është i thinjur, po është i thinjur. Nëse është gjatosh, atëherë është i gjatë dhe s’ka asgjë për t’u ofenduar.”, tha ai. -

‘Keni kohë që ta rregulloni gabimin’/ Gjekmarkaj ironizon Zegjinenë: Vjen me gëzim të votojë, por…
Nënkryetari i Parlamentit, Agron Gjekmarkaj, nga seanca plenare nuk i kurseu ironitë në drejtim të maxhorancës. Ajo tha se në këtë sallë duhet të mbizotërojë debati dhe jo të diskutohet për procesverbalin.
Mes të tjerash ai ironizoi Peleshin, duke e cilësuar si ‘edukator të opozitës’
“Kolegë të maxhorancës vinë me kaq gëzim për të votuar dhe nuk trishtohen që nuk flasin prej 1 muaj në Kuvend. Kjo është sallë e politikës, e debatit, por e keni kthyer në sallë të procesverbaleve. Duhet të ishte programi i qeverisë, fjala e saj, që mungoi. Keni kohë që ta rregulloni gabimin, që në fakt është faj. Për sa kohë do të bëni edukatorin e opozitës, ju zoti kryetar ju duhet një fjalor. Ju mund të thoni që Gjekmarkaj është i thinjur, po është i thinjur. Nëse është gjatosh, atëherë është i gjatë dhe s’ka asgjë për t’u ofenduar.”, tha ai. -

Mbledhja e Këshillit Bashkiak, PD kërkon Veliajn në sallë: Para shkarkimit, duhet të dëgjohet
Nëtnkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës Dorian Teliti ka reaguar mbi mbledhjen e Këshillit Bashkiak të martën, ku do të diskutohet shkarkimi i kryebashkiakut Erion Veliaj. Në një postim në Facebook, Teliti shkruan se Erion Veliaj duhet të jetë në sallë, pasi sipas tij meriton që të dëgjohet, para se të shkarkohet.
Ndërsa më tej Teliti ngre pyetjen nëse do te lejohet Veliaj që të dalë nga paraburgimi dhe të flasë në Këshillin Bashkiak.
“FJALA E VELIAJ” vs “LEJA E QEVERISË”!
Të martën është dita kur Veliaj pritet të shkarkohet nga detyra nga Këshilli Bashkiak. Ama para shkarkimit, ai ka të drejtën të dëgjohet aty në sallë përpara të zgjedhurve vendorë të Kryeqytetit.
Opozita jo vetëm që nuk trembet nga ajo fjalë, por kërkon / insiston që Veliaj të jetë aty, ballë për ballë, për t’i thënë atij dhe treguar qytetarëve disa të vërteta mbi korrupsionin dhe dëmet që ai i ka shkaktuar Tiranës në 10 vitet e fundit.
Pyetja që sot bën Tirana – dhe gjithë Shqipëria – është e thjeshtë: A do e lejojë qeveria Veliajn të dalë nga burgu për të folur, apo do ta mbajnë mbyllur nga frika se mos i del boja edhe atyre bashkë me të?
Sepse kur ke ndërtuar një regjim mbi propagandë dhe teatër, një fjalë e vetme jashtë skenarit prish gjithë shfaqjen.
Për shkarkimin e Veliaj duhej leja e qeverisë… po për fjalën e Veliaj, a do jepet ndonjë leje?
E marta po vjen…”, shkruan Teliti.
Kujtojmë që ditën e djeshme Erion Veliaj iu drejtua me një kërkesë anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Tiranës, që të jetë i pranishëm në mbledhjen e këtij këshilli që është planifikuar për të martë (23 shtator) ku do diskutohet për shkarkimin e tij.
Në kërkesën e tij, kryebashkiaku Veliaj sqaron se mungesa për mbi 6 muaj nuk është pasojë e vullnetit të tij, por rrjedhojë e një mase sigurie disproporcionale, për të cilën shprehet se do ta kundërshtojë në çdo instancë gjyqësore, deri në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
“Shkaktar i saj nuk është as Kryetari i Partisë Socialiste, as Partia Socialiste, as ju këshilltarë, por një vendimmarrje gjyqësore që ka ndërprerë në mënyrë të padrejtë një mandat kushtetues”, shprehet Veliaj në kërkesën që ka bërë. -

Kur Fan Noli kritikonte fuqitë e mëdha
Fan Noli
Nga: Fan Noli
Ndoshta sekretari i përgjithshëm ka dashur të thotë se ai nuk dëshiron që të hyjë në bisedime për një hua me një qeveri kryengritëse që nuk ka parlament, një qeveri si ajo që kryeson i përunjuri prift që po ju flet. Po a e dini ju se ç’është parlamenti?!
Padyshim e dini. Por do të keni një ide më të qartë kur t’ju them çfarë mendoj për të. E pra, parlamenti është një sallë ku mblidhen politikanët pa shpirt për të bërë prova operete në trupin e gjallë të racës së tyre, një sallë plot me gazra mbytës, që shkaktojnë lo dhe të qeshura me gjithë gazrat e tjerë që u përdorën gjatë luf tës së fundit për t’iu dhënë fund të gjithë luftë rave e për të vendosur paqen, atë paqe për të cilën po flasim.Dhe tani iu përgjigja pyetjes së parë: “Ç’ka bërë Lidhja e Kombeve këta 5 vjetët e fundit? Më lejoni të vij te pyetja e dytë dhe e fundit: Ç’bëjmë ne tani në këtë Asamble? Përgjigja është shumë e lehtë. Do ta gjeni te Shekspiri: “Fjalë, fjalë, fjalë”. Domethënë erë e asgjë më tepër. Është një përrallë e thënë prej një idioti plot bujë e tërbim, pa kurrfarë kuptimi.(Fjala e kryeministrit të Shqipërisë, Fan Noli në Asamblenë e 5-të të Lidhjes së Kombeve në Gjenevë. 10 shtator 1924)
ObserverKult
Lexo edhe:
POEZIA E CAMAJT SHKET MES AKULLIT DHE ZJARRIT DUKE KËRKUAR QË TË RROKIM DASHURINË, TRISHTIMIN…