Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, zhvilloi një takim të frytshëm me Caroline Boeshertz, Drejtuese e Njësisë A5 për Marrëdhënie Ndërkombëtare Dypalëshe në DG SANTE (Drejtoria e Përgjithshme për Shëndetin dhe Sigurinë Ushqimore në Komisionin Evropian), dhe ekipin e saj.
Në qendër të diskutimeve ishin sfidat dhe hapat konkretë për përmbushjen e kushteve të Kapitullit 12-të Siguria Ushqimore, një prej kapitujve kyç në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ministri Salla theksoi rëndësinë e këtij kapitulli në procesin e integrimit dhe angazhimin e plotë të qeverisë shqiptare për të vënë në dispozicion të këtij procesi të gjitha kapacitetet institucionale dhe teknike, me qëllim përafrimin e standardeve shqiptare me ato të Bashkimit Evropian.
Nga ana tjetër, DG SANTE rikonfirmoi mbështetjen për Shqipërinë dhe gatishmërinë për forcimin e bashkëpunimit teknik, përmes rritjes së kapaciteteve njerëzore dhe zbatimit të një plani pune të përbashkët, që do të garantojë përparim të qëndrueshëm drejt integrimit evropian.
Tag: salla
-

Ministri Salla takon përfaqësues të KE-së: Siguria Ushqimore, kapitull kyç në procesin e anëtarësimit në BE
-

Salla: Eksportet bujqësore në rritje të qëndrueshme
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, deklaroi se fermerët përfitues të Skemës Kombëtare po orientohen gjithnjë e më shumë drejt rritjes së cilësisë së prodhimeve bujqësore, duke ndikuar drejtpërdrejt në zgjerimin e eksporteve dhe përmirësimin e standardeve.
Gjatë një vizite në fermën e Admirim Shanit në Lushnjë, ministri vlerësoi shembullin e suksesit të fermerit, i cili së bashku me familjen kultivon në 25 hektarë tokë perime dhe varietete rrushi në serra. Salla tha se, këto prodhime eksportohen jashtë vendit, duke përfaqësuar denjësisht etiketën “Made in Albania” në tregjet ndërkombëtare. “Falë Skemës Kombëtare, fermerët si Admirimi kanë mundur të përqendrohen te prodhimi cilësor, duke mos u shpërndarë në kultura dytësore, por duke rritur rendimentin dhe ulur kostot përmes mekanizimit bujqësor”, u shpreh ministri. Sipas tij, përmes mbështetjes së mëtejshme nga Skema Kombëtare e Investimeve, synohet pajisja me teknologji të reja, për të përmirësuar efikasitetin dhe për të përmbushur kërkesat e tregjeve ndërkombëtare.
Ministri theksoi gjithashtu se eksportet bujqësore po vazhdojnë të ruajnë një rritje të qëndrueshme, e cila lidhet ngushtë me politikat mbështetëse dhe orientimin e fermerëve drejt standardeve më të larta të prodhimit. Fokusi i qeverisë mbetet nxitja e bujqësisë moderne dhe konkurruese, ku cilësia dhe teknologjia janë çelësi për zgjerimin e tregjeve dhe rritjen e të ardhurave për fermerët shqiptar. Skema Kombëtare e Investimeve 2025 ka përmbyllur fazën e aplikimeve më 30 shtator, duke shënuar 801 aplikime për 9 masa mbështetëse, të cilat synojnë modernizimin e fermave, rritjen e prodhimit vendas dhe zhvillimin e qëndrueshëm të zonave rurale. -

Çfarë ndodhi? Rama largohet ‘urgjentisht’ nga koferenca, ja arsyeja
Në një konferencë për 30 vjetorin e marrëdhënieve mes Shqipërisë, Këshillit të Evropës dhe Komisionit të Venecias, ka ndodhur një incident i vogël. Siç raporton Lapsi.al kryeministri Edi Rama është larguar nga salla kur kryetarja në detyrë e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, foli për moszbatim të vendimeve të kësaj gjykate. Edhe pse nuk e përmendi nominalisht si rast, u kuptua lehtësisht se Zaçaj e kishte për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës.
“Megjithatë procesi konsultativ me Komisionin e Venecias nuk mund të përdoret për të shmangur vendimet e GJK që janë përfundimtare, dhe nuk mund të vihen në diskutim nga asnjë organ i shtetit., Kërkimi i një opinioni këshillimor duhet të ndodhë paraprakisht dhe jo të përdoret si mjet për të kontestuar një vendim të dhënë.
Kjo është themelore për të respektuar ndarjen e pushteteve, Gjykata Kushtetuese nuk është dekorative, është arbitër i lojës demokratike. Kushtetuta nuk është pronë e politikave, është kontratë me qytetarin. Të drejtat dhe liritë themelore nuk mbrohen sepse njihen nga shteti, ata janë universale dhe duhet të respektohen nga të gjithë pa përjashtim”, tha Holta Zaçaj.
Siç raportohet, Rama është larguar nga salla teksa Zaçaj po mbante fjalimin e saj, por largimi i Kryeministrit nuk është kapur nga kamerat. Të vetmit ata që kanë vënë re largimin e Kryeministrit nga salla kanë qenë vetëm të pranishmit. -

Rama largohet nga salla kur kryetarja e Kushtetueses i kujton Olta Xhaçkën
Rama largohet nga salla kur kryetarja e Kushtetueses i kujton Olta Xhaçkën
Regjia qëndrore e kryeministrit censuron pamjet
Në një konferencë për 30 vjetorin e marrëdhënieve mes Shqipërisë, Këshillit të Evropës dhe Komisionit të Venecias, ka ndodhur një incident i vogël.
Siç mëson Lapsi.al kryeministri Edi Rama është larguar nga salla kur kryetarja në detyrë e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, foli për moszbatim të vendimeve të kësaj gjykate.
Edhe pse nuk e përmendi nominalisht si rast, u kuptua lehtësisht se Zaçaj e kishte për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës.
“Megjithatë procesi konsultativ me Komisionin e Venecias nuk mund të përdoret për të shmangur vendimet e GJK që janë përfundimtare, dhe nuk mund të vihen në diskutim nga asnjë organ i shtetit., Kërkimi i një opinioni këshillimor duhet të ndodhë paraprakisht dhe jo të përdoret si mjet për të kontestuar një vendim të dhënë. Kjo është themelore për të respektuar ndarjen e pushteteve, Gjykata Kushtetuese nuk është dekorative, është arbitër i lojës demokratike. Kushtetuta nuk është pronë e politikave, është kontratë me qytetarin. Të drejtat dhe liritë themelore nuk mbrohen sepse njihen nga shteti, ata janë universale dhe duhet të respektohen nga të gjithë pa përjashtim”, tha Holta Zaçaj.
Teksa ajo lexonte këto fjalë, Edi Rama është ngritur nga salla për t’u larguar.
Natyrisht që regjia qëndrore e propagandës së kryeministrit nuk e fokusoi aspak këtë moment, por për të pranishmit në sallën e hotelit me pesë yje ku po mbahej takimi, largimi demonstrativ i Ramës nuk ishte vështirë të kuptohej.
Afërmendsh ai s’mund të duronte leksione të jurisprudencës nga Holta Zaçaj dhe as të dëgjonte nga goja e saj sesi Edi Rama shkallmoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të mbrojtur me çdo çmim Olta Xhaçkën, e cila duke qenë ministre në qeveri e shpalli “investitor strategjik” bashkëshortin e saj, Artan Gaçi.
Largimi i beftë i kryeministrit la jo pak të habitur edhe ndërkombëtarët e pranishëm në sallë, ndërsa për Niko Peleshin e deputetë të tjerë të Partisë Socialiste nuk kishte ndodhur asnjë hata.
Për ta është normalitet që shefit të tyre të mos i bëhet karshillëk e jo më t’i “merret fytyra” në mexhlis për përdhosje të Kushtetutës. ©LAPSI.al -

Ministri Salla në Korçë: Mbështetje fermerëve dhe blegtorëve përmes Skemës së Subvencioneve
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, zhvilloi një vizitë në qarkun e Korçës, ku ndaloi në fermën model të prodhimit dhe grumbullimit te qumështit A.F.A Sh.p.k., Ferma, e krijuar që në vitin 2002, përfaqëson një shembull suksesi në mbarështimin e gjedhit, me 230 krerë lopë, të cilat ushqehen dhe milen me teknologji bashkëkohore, duke siguruar një rendiment prej 1000 litra qumësht në ditë.
Ferma funksionon me cikël të mbyllur, ku prodhohet e grumbullohet qumështi dhe më pas dërgohet në kompanitë përkatëse të përpunimit. Gjatë vizitës, ministri Salla u ndal në diskutimin e Skemës Kombëtare të Subvencioneve, një mekanizëm që mbështet çdo vit fermerët dhe sipërmarrjet bujqësore, si dhe theksoi nevojën për përmirësimin e mëtejshëm të skemës, me synimin për të rritur eficiencën dhe përfshirjen e më shumë fermerëve në mbështetjen shtetërore. “Ferma të tilla janë modeli i zhvillimit që duam të promovojmë. Do të vijojmë të përmirësojmë mekanizmat mbështetës për të ndihmuar fermerët të rrisin prodhimin dhe të rrisin konkurrueshmërinë”, u shpreh ministri. Më herët ministri zhvilloi një takim me punonjësit e drejtorive rajonale të institucioneve të varësisë së Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në qarkun e Korçës, ku diskutoi mbi çështjet dhe sfidat me të cilat ndeshet sektori bujqësor dhe agazhimin për forcimin e sigurisë ushqimore dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve ndaj fermerëve.
“Jam i bindur se vetëm përmes bashkëpunimit të ndershëm dhe përkushtimit profesional të ekipeve tona në terren mund të sigurojmë një zhvillim të qëndrueshëm rural, duke ecur me hapa të sigurt drejt integrimit në Bashkimin Europian”,tha Salla. -

Salla pret ambasadorin e Italisë:Thellim i bashkëpunimit në fushat e bujqësisë, zhvillimit rural dhe sigurisë ushqimore
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, priti në një takim miqësor ambasadorin e Republikës së Italisë në Shqipëri, Marco Alberti. Gjatë takimit u theksua rëndësia strategjike e partneritetit mes Shqipërisë dhe Italisë në sektorët e bujqësisë, zhvillimit rural dhe sigurisë ushqimore. Ministri Salla shprehu vlerësimin për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit italian në projekte të rëndësishme për zhvillimin e qëndrueshëm rural, forcimin e kapaciteteve prodhuese dhe përpunuese, si dhe rritjen e konkurrueshmërisë së produkteve shqiptare në tregjet ndërkombëtare. Palët ndanë vizionin e përbashkët për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në kuadër të vizionit “Bujqësia 2030”, me fokus në inovacionin agroushqimor, dixhitalizimin e sektorit, përfshirjen e të rinjve dhe forcimin e standardeve të sigurisë ushqimore në përputhje me acquis communautaire të BE-së. Në mënyrë të veçantë, u diskutua mbi ecurinë e projekteve aktuale të financuara nga pala italiane në Shqipëri, si dhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e “Ekonomisë Blu”, si një qasje e re për zhvillimin e qëndrueshëm të zonave bregdetare dhe komuniteteve që varen nga detaria dhe akuakultura.
Ministri Salla dhe ambasadori Alberti vlerësuan gjithashtu pjesëmarrjen në rritje të aktorëve shqiptarë në panaire ndërkombëtare prestigjioze si “Macfrut”, si një tregues i qartë i rritjes së kapaciteteve të sektorit bujqësor shqiptar për të qenë konkurrues në tregun europian. Po ashtu, u nënvizua interesi në rritje i kompanive italiane për të investuar në Shqipëri, veçanërisht në segmentet e zinxhirit të prodhimit dhe përpunimit të produkteve bujqësore dhe agroushqimore “Made in Albania”, çka përbën një mundësi të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm të vendit dhe rritjen e eksporteve. Ministri Salla dhe ambasadori Alberti riafirmuan angazhimin e tyre të përbashkët për të forcuar më tej marrëdhëniet dypalëshe në fushën e bujqësisë, përmes dialogut të vazhdueshëm institucional, shkëmbimit të eksperiencave dhe zbatimit të projekteve konkrete me impakt të drejtpërdrejtë për fermerët dhe komunitetet rurale. -

Salla: Mbështetja e grave në Bujqësi, strategji ekonomike kombëtare
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Grave Rurale, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla zhvilloi një takim të posaçëm në ambientet e ministrisë me vajza dhe gra të cilat po mbështeten përmes projektit “Fuqizimi i Grave për Zhvillim Rural në Shqipërinë Veriore”. Ministri tha se, “sipërmarrjet e ngritura sot nga gratë dhe vajzat janë modele frymëzimi për komunitetet rurale, duke u bërë promovuese të ndryshimit përmes iniciativave në bujqësi, agroturizëm dhe përpunim ushqimor”. Sipas tij, të mbështetura me financim, trajnime dhe asistencë teknike, ato po ndërtojnë biznese familjare, ferma moderne dhe forma të reja bashkëpunimi rural që ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin lokal.
“Nga vetëm 430 përfituese në vitin 2016, sot numërohen rreth 7500 gra të mbështetura përmes Skemës Kombëtare të Mbështetjes, ndërsa qindra të tjera kanë përfituar nga mekanizmat e Kredisë së Butë dhe Garancisë Sovrane, duke lehtësuar aksesin në financa dhe investime të qëndrueshme në bujqësi”, u shpreh Salla. Ministri theksoi se rritja e pjesëmarrjes së grave në bujqësi nuk është vetëm një objektiv social, por edhe një strategji ekonomike kombëtare, që ndihmon në zhvillimin e zonave rurale dhe në garantimin e qëndrueshmërisë së sektorit bujqësor. Vizioni i qeverisë “Bujqësia 2030”, synon jo vetëm të rrisë përfshirjen e grave në zinxhirin e vlerës bujqësore, por edhe t’u japë atyre rolin që meritojnë si vendimmarrëse, lidere komuniteti dhe sipërmarrëse të suksesshme. Në këtë takim grate rurale sipërmarrëse paraqitën produktet e ndryshme bujqësore që prodhojnë. Laureta nga Zadrima tregoi se merret me prodhimin e sapunit me bimë mjekësore. Ndërsa gratë nga Peshkopia tregun për llojet e ndryshme të bimëve mjekësore që kultivojnë dhe tregtojnë. Ky takim shërbeu si mesazh i qartë: fuqizimi i grave rurale është çelësi i një Shqipërie më të zhvilluar, më të drejtë dhe më të qëndrueshme. -

Konferenca e Kryetarëve mblidhet sot në Kuvend, çështjet që do të diskutohen
Sot në Kuvendin e Shqipërisë do të zhvillohen një sërë mbledhjesh të rëndësishme parlamentare në kuadër të veprimtarisë së rregullt të organeve dhe komisioneve të Kuvendit.
Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, raporton se në qendër të diskutimeve do të jenë çështje me rëndësi të lartë politike dhe institucionale, përfshirë propozimet për ngritjen e disa komisioneve të posaçme, shqyrtimin e raporteve vjetore të institucioneve të pavarura dhe diskutimin mbi projektligje me impakt në sektorët e mjedisit, drejtësisë sociale dhe administrimit territorial.
Konferenca e Kryetarëve
– Vendndodhja:Salla “Pjetër Arbnori”– Ora:09:001. Shqyrtimi i kërkesës së një grupi deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike “Për zhvillim të mocionit me debat dhe ngritjen e një komisioni të posaçëm të Kuvendit të Shqipërisë” në lidhje me gjetjet e OLAF për Fondet nga programi IPARD.2. Shqyrtimi i kërkesës së një grupi deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste për ngritjen Komisioni të Posaçëm të Kuvendit ”Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës Zgjedhore”””.3. Shqyrtimi i kërkesës së një grupi deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, për ngritjen Komisioni të Posaçëm të Kuvendit “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo – Territoriale””.Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale– Vendndodhja:Salla nr 5 (2-12)– Ora:10:00Mbledhje e përbashkët me Komisionin për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik:1. Raport vjetor i veprimtarisë së Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi (KMD) gjatë vitit 2024.
Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik– Vendndodhja:Salla 5 (212)– Ora:10:00Raport vjetor i veprimtarisë së Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi (KMD) gjatë vitit 2024Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat– Vendndodhja:Kryesia e Kuvendit, Salla e mbledhjeve Nr. 4– Ora:10:001. Shqyrtimi në cilësinë e komisionit për dhënie mendimi i projektligjit “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën– Vendndodhja:Salla e Grupit– Ora:11:30Mbledhje e përbashkët me Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale.1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së datës 1 tetor 2025.2. Seancë dëgjimore për diskutimin e Raportit vjetor të Institutit të Studimeve për Krimet dhe pasojat e Komunizmit (ISKK) në Shqipëripër vitin 2024.Ora 13.30Salla nr. 3 (2-08)3. Diskutimi i projektligjit “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, komision për dhënie mendimi.Top Channel
-

Salla: 62 të rinj praktikë pune në institucionet e bujqësisë
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla zhvilloi dje një takim me 62 praktikantët e rinj të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, që kanë nisur praktikën në MBZHR dhe institucionet e varësisë. Gjatë takimit, Salla bashkëbisedoi me praktikantët e rinj që kanë zgjedhur ta zhvillojnë këtë përvojë 3-mujore në sektorin e bujqësisë. “I inkurajova të japin maksimumin për të fituar përvojë praktike dhe për ta kthyer këtë mundësi në një urë lidhëse me tregun e punës”, tha Salla në një postim në rrjetet sociale. Sipas tij, vetëm gjatë viteve të fundit, 356 të rinj kanë zhvilluar praktikën në këtë sektor dhe 95 prej tyre janë punësuar me kontratë 1-vjeçare. Praktika 3-mujore, e njohur nga DAP si periudhë pune, lehtëson kalimin e të rinjve nga universiteti në tregun e punës, duke ofruar mundësinë e punësimit me kontratë 1-vjeçare për më të vlerësuarit, në përputhje me nevojat e institucioneve pritëse.
