Tag: salla

  • Skema e Investimeve shpjegohet nga ministri Salla, fermeri në Gramsh pajiset me mekanikë për ullishtarinë

    Skema e Investimeve shpjegohet nga ministri Salla, fermeri në Gramsh pajiset me mekanikë për ullishtarinë

    Skema Kombëtare e Investimeve po nxit zhvillimin e bujqësisë duke mbështetur fermerët dhe sipërmarrësit e sektorit privat. Një shembull i qartë është historia e Kodhel Çalës nga Gramshi, i cili në vitin 2014 vendosi t’i përkushtohej plotësisht bujqësisë dhe të ndërtonte një aktivitet të qëndrueshëm në vendin e tij.
    Me mbështetjen e qeverisë dhe përmes Skemës Kombëtare të Investimeve, Kodheli ka përfituar një traktor dhe një pompë spërkatëse, të cilat kanë rritur efikasitetin e punës, kanë ulur lodhjen fizike dhe kostot e prodhimit, duke përmirësuar ndjeshëm proceset ditore në plantacionin e tij prej 5.7 hektarësh ullinjsh.

    Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla së bashku me Kryetarin e Bashkisë së Gramshit, Besjan Ajazi vizituan plantacionin me ullinj, teksa diskutuan me Kodhelin mbi ndikimin e drejtpërdrejtë të skemës në uljen e kostove dhe rritjen e produktivitetit dhe zhvillimin e ekonomisë lokale.

    Në fermën me ullinj, Kodheli ka punësuar banorë të zonës, duke krijuar mundësi për familjet lokale dhe duke kontribuar në gjallërimin e ekonomisë së Gramshit.

    Plantacioni i tij vazhdon të prodhojë vaj ulliri cilësor “MadeInAlbania”, duke dëshmuar se mbështetja e duhur dhe investimet strategjike mund të shndërrohen në histori suksesi.

  • Ministri Salla pritet në audiencë jubiliare nga Papa Leone XIV në Vatikan

    Ministri Salla pritet në audiencë jubiliare nga Papa Leone XIV në Vatikan

    Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, mori pjesë në Audiencën Jubilare të përgjithshme në Sheshin e Shën Pjetrit, ku pati nderin të takonte Shenjtërinë e Tij, Papa Leone XIV. Gjatë takimit u nënvizuan vlera universale që promovojnë mirëkuptimin ndërmjet popujve. Ministri theksoi se mesazhi i Papa Leone XIV për mirëkuptim dhe bashkëpunim është veçanërisht domethënës në një periudhë sfidash globale.
    “Fjalët e Shenjtërisë së Tij janë një thirrje e fortë për më shumë dritë, besim dhe dialog mes kombeve. Këto vlera kanë qenë dhe mbeten ura lidhëse mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë”, deklaroi ministri Salla.

    Ministri Salla shprehu mirënjohjen e tij për vëmendjen që Selia e Shenjtë i kushton vlerave të kulturës shqiptare, si dhe për ftesënqë mundësoi jo vetëm takimin e përzemërt, por edhe përshëndetjen e Papa Leone XIV me grupin përfaqësues të komunitetit arbëresh, në vijim të Ditës Kulturore të Arbëreshëve në Romë.
    Pjesëmarrja në ceremoninë jubiliare nënvizon angazhimin e Shqipërisë për të vijuar forcimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit dhe mirëkuptimit me Selinë e Shenjtë, duke promovuar vlera që i shërbejnë paqes dhe solidaritetit ndërkombëtar.
     

  • Ministri Salla shpërndan pamjet: Vijojnë punimet për riparimin e argjinaturës së dëmtuar në Tale

    Ministri Salla shpërndan pamjet: Vijojnë punimet për riparimin e argjinaturës së dëmtuar në Tale

    Në zonën e Tales, Lezhë, ekipet e Drejtorisë së Ujitje-Kullimit po punojnë me intensitet për rehabilitimin e argjinaturës së dëmtuar, me qëllim mbrojtjen e tokave bujqësore dhe minimizimin e pasojave në territor.
    Sipas njoftimit të ministrit të Bujqësisë, Andis Salla, ndërhyrja po kryhet në bashkëpunim të ngushtë me emergjencat civile, Forcat e Armatosura dhe pushtetin vendor. Autoritetet janë angazhuar në terren për të garantuar që situata të vihet nën kontroll sa më shpejt, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të dëmeve.
    Punimet pritet të vijojnë deri në rikthimin e plotë të funksionalitetit të argjinaturës, ndërsa institucionet bëjnë thirrje për vigjilencë në zonat e prekura.

  • Ministri Salla takim me fermerët në Konispol: S’ka përdorim të pesticideve të palejuara në mandarina

    Ministri Salla takim me fermerët në Konispol: S’ka përdorim të pesticideve të palejuara në mandarina

    Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla zhvilloi një takim në Konispol së bashku me Kryetarin e Bashkisë, Ergest Dule, me fermerët dhe grumbulluesit. Në fokus të takimit ishte adresimi i shqetësimeve të ngritura në fillim të këtij sezoni, mbi përdorimin e pesticideve në mandarinë.
    Analizat nga laboratorë të certifikuar, brenda dhe jashtë vendit, konfirmojnë se nuk ka përdorim të pesticideve të palejuara, duke garantuar cilësinë e prodhimit tonë Made in Albania.
    ”Gjatë bisedës theksova se kjo situatë lidhet edhe me dinamika më të gjera të tregut ndërkombëtar, të ngjashme me ato që po përjetojnë edhe disa vende të BE-së, ndërsa në fillim të vitit nis digjitalizimi i monitorimit të farmacive bujqësore, një hap i rëndësishëm për më shumë transparencë dhe kontroll. Paralelisht po punojmë për ngritjen e Urdhrit të Agronomit, që do të forcojë gjithë zinxhirin bujqësor deri te tregu dhe grumbulluesit”,-shkruan ministri.

  • Përmbytjet në vend, ministri Salla: Fermerët do të kompensohen për dëmet, askush nuk do të mbetet pa mbështetje

    Përmbytjet në vend, ministri Salla: Fermerët do të kompensohen për dëmet, askush nuk do të mbetet pa mbështetje

    Moti i keq dhe reshjet intensive të shiut përgjatë ditëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje në disa bashki të vendit dhe dëme të konsiderueshme ekonomike në toka bujqësore, bagëti, biznese.
    Institucionet shtetërore kanë qenë në gatishmëri për të menaxhuar situatën në bashki si Sarandë, Fier dhe Lezhë, Shkodër, Korçë, ndërkohë që vijon monitorimi i situatës edhe në qarqe të tjera të vendit ku janë shfaqur problematika të ngjashme.
    Ministri i Bujqësisë, së bashku me Ministrin e Mbrojtjes, z. Prefektin e Qarkut të Korçës, gjatë inspektimit në Maliq gjatë mbrëmjes të së dielës, theksoi se pas përfundimit të kësaj situate do të nisë puna për evidentimin e dëmeve në terren. Vlerësimet do të fokusohen veçanërisht te dëmet në sektorin bujqësor, përfshirë fermerët, blegtorët dhe subjektet e prekura.
    “Jemi në fazën e mbylljes së problematikave më urgjente. Më pas do të vijojmë me evidentimin e çdo dëmi, duke garantuar që asnjë fermer të mos mbetet pa mbështetjen e nevojshme”, u shpreh ministri Salla.
    Një studim i Bankës Botërore i publikuar në vitin 2022 përllogariti një dëm prej 2.3 miliardë dollarë i shkaktuar në 33 vitet e fundit në Shqipëri për shkak të përmbytjeve, duke nxitur investime serioze në këtë sektor.
    Ndërkohë, që në total fondi për menaxhimin e infrastrukturës së mbrojtjes nga përmbytjet dhe ujitje-kullim për vitin e ardhshëm është 36 milionë euro, apo 26.4% më shumë se një vit më parë.
    Me këtë fond parashikohet rehabilitimi dhe ndërtimi i 10 km argjinaturave në lumenjtë kryesore për mbrojtën nga përmbytja, përfundimi i hidrovorit të Orikumit si dhe mirëmbajtja e 27 hidrovoreve në të gjithë vendin.  Nga ana tjetër, financohet përmirësimi i kullimit në mbi 60 mijë ha tokë bujqësore.

  • Pasojat e motit të keq në Maliq, ministri i Bujqësisë dhe ai i Mbrojtjes: Asnjë fermer nuk do mbetet pa mbështetje

    Pasojat e motit të keq në Maliq, ministri i Bujqësisë dhe ai i Mbrojtjes: Asnjë fermer nuk do mbetet pa mbështetje

    Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me Ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu, Prefektin e Qarkut të Korçës, Nertil Jole dhe ekipet e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, mbërritën sot në Maliq për të ndjekur nga afër situatën e krijuar nga reshjet e ditëve të fundit dhe për të inspektuar dëmtimet në disa argjinatura të zonës.

    Gjatë verifikimeve në terren, ministri Salla bëri të ditur se ekipet teknike të bordit të kullimit, në bashkëpunim me bashkinë dhe strukturat vendore, po punojnë pa ndërprerje për riparimin e tyre.
    Në zonat e Sheqerasit dhe Drithasit vijon përforcimi i argjinaturës, ndërkohë që ekipet e emergjencave civile, Drejtoria Rajonale e Ujitjes dhe Kullimit dhe efektivët e Forcave të Armatosura nga Reparti i Drenovës janë të pranishëm në terren dhe në gatishmëri të plotë pranë banorëve.
    “Kemi bërë devijimin e ujërave drejt shtratit të lumit, duke shmangur rrezikun e përmbytjes së tokave bujqësore. Rruga në të cilën po ndërhyjmë po përforcohet për të garantuar transport të sigurt të materialeve drejt pikës së çarjes, me qëllim që ndërhyrjet të përfundojnë brenda mbrëmjes së sotme ose nesër në mëngjes”, tha ministri Salla gjatë inspektimit.
    Ai bëri të ditur se situata po monitorohet paralelisht edhe në qarqe të tjera të vendit ku janë shfaqur problematika të ngjashme.
    “Në Sarandë, Fier dhe Lezhë ndërhyrjet janë drejt përfundimit. Prioritet mbetet stabilizimi i situatës dhe mbrojtja e komuniteteve”, deklaroi ministri.
    Pas përfundimit të ndërhyrjeve në të gjithë territorin, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural do të nisë procesin e plotë të evidentimit të dëmeve. Vlerësimet do të fokusohen veçanërisht te dëmet në sektorin bujqësor, përfshirë fermerët, blegtorët dhe subjektet e prekura.
    “Jemi në fazën e mbylljes së problematikave më urgjente. Më pas do të vijojmë me evidentimin e çdo dëmi, duke garantuar që asnjë fermer të mos mbetet pa mbështetjen e nevojshme”, u shpreh ministri Salla.

    Top Channel

  • Ministri Salla nga Korça: Po punojmë për mbylljen e çarjeve në argjinaturat e lumenjve

    Ministri Salla nga Korça: Po punojmë për mbylljen e çarjeve në argjinaturat e lumenjve

    Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, ka vizituar Korçën mbrëmjen e sotme më 23 nëntor, për shkak të situatës së krijuar atje prej disa ditësh nga moti i keq.
    Në një deklaratë për mediat, Salla ka theksuar se po punohet intensivisht për të mbyllur çarjet e krijuara në argjinaturat e lumenjve dhe për të shmangur përmbytjet në tokat bujqësore.
    “Siç e shikoni, jemi bashkë me ministrin e mbrojtjes dhe ekipin e Agjencisë Civile, ku bashkë me bordin e kullimit dhe bashkia patjetër, që ka qenë gjithë kohës prezente në situatën që ka ndodhur ditët e fundit, ne kemi disa çarje në disa nga argjinaturat e disa lumenjve.
    Këtu jemi në një nga rrugët ku ne jemi duke shkuar për në çarje, në mënyrë që sonte apo nesër në mëngjes të kemi arritur të përmbyllim pjesën e dëmeve, çarjeve të argjinaturave. Ne pak më parë ishim në një tjetër problematikë ku jemi drejt përfundimit. Këtu kemi bërë një devijim ku ujërat tashmë janë në drejtim të lumit, nuk ka më çarje nëpërmjet ujërave në toka bujqësore dhe pikërisht kjo rrugë është duke u bërë për të kaluar dhe për të çuar të gjithë materialin e duhur në mënyrë që mos të kemi më problematikë gjatë çarjes së argjinaturës së lumit.”, deklaroi ministri Salla.
    Ai shtoi se bilanci i dëmeve do të bëhet pas përfundimit të të gjitha problematikave, jo vetëm për Korçën, por për gjithë territorin e vendit.
    “Sa për dëmet, ne do të evidentojmë pas mbarimit të gjithë problematikave në të gjithë territorin e Shqipërisë, atje ku kemi pasur dëme, do të evidentojmë pasi të kemi përmbyllur gjithë proçesin e dëmeve ku realisht ka në disa nga shtratet e lumeve apo problematikat në disa argjinatura, të cilat janë drejt përfundimit edhe në Sarandë, Fier e Lezhë ku kemi qenë prezent. Më pas do të vazhdojmë me evidentimin e të gjitha problematikave që janë ndaj fermerëve, blegtorëve dhe sektorin bujqësor. Ne jemi në fazën e mbylljes së problematikave, më pas do vazhdojmë me evidentimin e dëmeve për çdo fermer shqiptar.”, tha Salla.

  • Përmbytjet në vend nga moti i keq, Ministri Salla: Infrastruktura e kullimit po kthehet në normalitet

    Përmbytjet në vend nga moti i keq, Ministri Salla: Infrastruktura e kullimit po kthehet në normalitet

    foto ilustruese

    TIRANË- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, përmes një njoftimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se infrastruktura e kullimit po rikthehet në normalitet dhe se niveli i ujit në shumë zona po bie, kryesisht në ultërsirën perendimore. Gjithashtu është shprehur se reshjet e natës kanë qenë më të dobëta, duke krijuar kushte më të mira për ndërhyrjet në zonat e prekura nga përmbytjet.
    Ministri theksoi se ekipet e drejtorive të ujitjes dhe kullimit në Fier, Korçë, Durrës dhe Lezhë po punojnë intensivisht në terren, duke u fokusuar tek zonat më të goditura nga situata e ditëve të fundit.
    “Shirat gjatë natës kanë qenë me intensitet më të ulët, çka ka krijuar kushte më të favorshme për ndërhyrjet në terren. Si rezultat, situata në infrastrukturën e kullimit po normalizohet, me ulje graduale të niveleve të ujit. Në ultësirën perëndimore, infrastruktura e kullimit po kthehet gradualisht në normalitet dhe uji po tërhiqet nga sipërfaqet e përmbytura. Paralelisht, nivelet në lumenj kanë pësuar rënie dhe rrjedhat po stabilizohen brenda shtratit natyral dhe argjinaturave ekzistuese. Ekipet e drejtorive të ujitje-kullimit në Fier, Korçë, Durrës dhe Lezhë vijojnë pa ndërprerje në terren për stabilizimin e situatës, kryesisht në zonat më problematike.”- shkruan Salla.

    Aktualisht qarqet më problematike mbeten Lezha, Korça, Vlora dhe Fier, ku raportohen rreth 520 ha tokë nën ujë, 220 ha në Lezhë dhe 300 ha në Mamurras. Ndërsa në Fier raportohen 25 banesa që janë nën ujë./ZËRI

  • “Bëjeni ju gjyqin, kush ka këllqe të marrë përsipër mbrojtjen time?”, Plarent Dervishaj debat të fortë me togat e zeza, ‘shkarkon’ avokatët

    “Bëjeni ju gjyqin, kush ka këllqe të marrë përsipër mbrojtjen time?”, Plarent Dervishaj debat të fortë me togat e zeza, ‘shkarkon’ avokatët

    plarent dervishaj

    TIRANË- Seanca e sotme në Gjykatën e Posaçme ndaj Plarent Dervishajt, është shoqëruar me debate të forta në sallë, pasi i pandehuri kërkoi që procesi ndaj tij të mbahet me dyer të mbyllura.
    Sipas Dervishajt, deklaratat e tij në sallë janë keqpërdorur nga mediat, dhe për këtë shkak ai i kërkoi trupës gjykuese që gazetarët të mos lejoheshin në seancë. Kërkesë e cila iu rrëzua. Pas kësaj Dervishaj u ka hequr avokatëve të tij të drejtën për ta përfaqësuar dhe është larguar nga salla e gjyqit.
    “Nuk e kam për të gjithë, por për emra të veçantë. Atëherë çfarë kërkojmë ne këtu? Unë heq dorë nga avokatët Ilia Ilia dhe Gerta Gorjani. Bëni gjyqin vetë, prokurorin ja ku e keni. Nuk paraqitem më në gjyq, kush ka këllqe të vijë dhe të marrë përsipër mbrojtjen time” tha Dervishaj para se të largohej nga salla. Pas tij, avokatët gjithashtu braktisën seancën.
    Prokurori i çështjes Adnan Xholi nga ana e tij u shpreh “E drejta e pandehurit të marrë ose jo pjesë në gjykim. Pavarësisht kërkesës së të pandehurit, nuk do duhej që avokatët të largoheshin nga salla, megjithatë do merren masa nga gjykata.
    Kërkoj të zëvendëson me avokatë kryesisht, në rast të kundërt të shtyhet seanca duke pezulluar dhe afatet e paraburgimit për të dy dhe të njoftohet Dhoma Kombëtare e Avokatisë për braktisjes e seancës nga avokatët”.
    Gjykimi tashmë do të vijohet me praninë e një mbrojtësi të caktuar kryesisht nga gjykata.
    Plarent Dervishaj një personazh i njohur në sferën e krimit në Shqipëri, që u ekstradua nga Dubai i Emirateve të Bashkuarta Arabe, si personi kryesor i përfshirë në atentatin ndaj ish- prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoji, në nëntorin e vitit 2019, në mbikalimin e Shkozetit.

    Arjan Ndoji në vitin 2019 i shpëtoi një atenati me armë zjarri, ku vetë mbeti i plagosur kurse shoferi Andi Maloku u vra ndërkohë që udhëtonte sëbashku me një nga eksponentët e krimit, “Rumin e Shijakut”./ZËRI 

  • “Kush ka këllqe të më përfaqësojë mua”/ Plarent Dervishi largohet me debate nga salla e gjyqit: Janë shtrembëruar dëshmitë

    “Kush ka këllqe të më përfaqësojë mua”/ Plarent Dervishi largohet me debate nga salla e gjyqit: Janë shtrembëruar dëshmitë

    Seanca e sotme ndaj Plarent Dervishaj është shoqëruar me debate.

    Gazetarja Anila Hoxha raporton se Dervishaj ka revokuar avokatët dhe është larguar nga salla pas tensioneve.
    “Nuk marr pjesë në seancat gjyqësore, nëse ka këllqe ndonjë avokat tjetër të vijë të  më përfaqësoj mua në këtë proces”-është shprehur Dervishaj.
    Mbrojtësit e Dervishajt janë larguar po ashtu nga salla e gjykimit. Debati nisi pas rrëzimit të kërkesës për zhvillim të procesit me dyer të mbyllura. Dervishaj thekson se disa nga mediat kanë shtrembëruar dëshmitë e dëshmitarëve në procesin gjyqësorë në ngarkim të tij.
    GJKKO vendosi të vijojë gjykimin pa praninë e të pandehurit, Plaurent Dervishaj, një kërkesë e bërë nga vetë i pandehuri.
    Gjykimi do të vijohet me praninë e një mbrojtësi te caktuar kryesisht nga gjykata. GJKKO vendos të pranojë revokimin e mbrojtësve, duke qenë se është një e drejtë e të pandehurit. Po ashtu i pezullon kohën e paraburgimit. Bashkim Haxhia, Ramaza Rraja, Endrit Sinani vendoset shoqërimi i detyrueshëm i të pandehurve.
    GJKKO vendos të shtyjë seancën për në datë 5 dhjetor, ora 12:00.

    Top Channel