Tag: salillari

  • “Po na ‘grabisin’ tokat”! Banorët e Boçovës në protestë: “Salillari” po ndërton panele diellore

    “Po na ‘grabisin’ tokat”! Banorët e Boçovës në protestë: “Salillari” po ndërton panele diellore

    banoret ne boçove

    FIER- Banorët e fshatit Boçovë në Fier kanë protestuar prej ditësh për zaptimin e tokave të tyre nga kompania “Bervi Construction”, në pronësi të bashkëshortes së Pëllumb Salillarit, Afërdita Salillari. Kompania në fjalë po ndërton panele diellore në këto toka, ndërsa pas protestave, pa rezultat, banorët i janë drejtuar Policisë së Fierit për të vijuar betejën e tyre ligjore.
    Bëhet fjalë saktësisht për 14 familje, të cilat janë paraqitur në komisariatin e Policisë në Fier për të bërë një kallëzim kolektiv dhe kërkojnë rikthimin e tokave, pasi pretendojnë se u janë marrë saktëisht për ndërtimin e paneleve diellore. 
    Fermeri Sandër Muja, njëri prej të prekurve nga kjo situatë, është shprehur se kanë 30 vite që enden nëpër institucione për të marrë certifikatën e pronësisë. Në një prononcim për mediat, ai ka kërkuar reagim nga organet e drejtësisë, pasi ato toka janë e vetmja mënyrë për të mbajtur familjet. 
    “Ne këto toka i punojmë prej 30 vitesh. Jemi taksapagues të rregullt. Prej 3 dekadash endemi nëpër institucione për t’u pajisur me çertifikatë pronësie dhe befas mësojmë se prej një viti çertifikatën e pronësisë e ka marrë një kompani private. Ne i disponojmë këto toka me ligjin 7501 dhe me AMTP të rregullta, ku shkruhet se toka është në pronësi dhe jo në përdorim. Kjo është e vetmja mënyrë për të mbajtur familjet tona”, u shpreh Muja.
    Banorët janë shprehur të vendosur për të vijuar me betejën ligjore për të mbrojtur, sipas tyre, tokat që u janë zaptuar nga punimet./ZËRI

  • Qeveria i jep leje për central 80 milion euro ‘punëtorit’ të thjeshtë të Salillarit

    Qeveria i jep leje për central 80 milion euro ‘punëtorit’ të thjeshtë të Salillarit

    Një javë më parë Piranjat treguan historinë e Hektor Agalliut, pensionistit nga Tërpani, punëtorit të Salillarit, i cili kishte përfituar konçensionin për ndërtimin e Portit Tregtar të Vlorës, një projekt rreth 60 milionë euro.
    Por rezulton se historia nuk mbaron me kaq, pasi edhe një pjesëtar tjetër i familjes duket se gëzon të njëjtën dhunti si kryefamiliari, Engjëll Agalliu, djali i Hektorit, i cili ka përfituar nga një projekt edhe më i madh.
    Objekti i veprimtarisë ka të bëjë me një sërë aktivitetesh, që nga prodhimi, shpërndarja dhe shitja e energjisë, e deri te ofrimi i shërbimeve imobiliare e shitblerja e pronave të patundshme. Kapitali fillestar ishte 100 mijë lekë të reja. Një shifër modeste, e barazvlefshme maksimumi me dy muaj qira zyrash, por që nuk e stepi aspak Ministrinë e Energjitikës ta shpallte Albanian Solar Power përfituese të një lejeje gjigante prej 82 megavatësh, një projekt që kërkon të paktën 80 milionë euro investim.
    Më 4 qershor të vitit 2025, Këshilli i Ministrave i miraton Engjëll Agalliut lejen për “Ndërtimit të centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, në fshatin Boçovë të Bashkisë Fier” për 49 vjet dhe në këmbim shteti do të marrë falas në masën 2% të sasisë vjetore të prodhimit të energjisë elektrike ose konvertimin e saj në vlerë monetare.
    Si babai, Hektori, ashtu edhe djali, Engjëlli, janë punonjës të firmës Salillari. Të dy zgjohen çdo ditë në mëngjes. Në orën 07:00 dalin njëri pas tjetrit nga pallati i ndërtuar nga Salillari dhe nisen për në punë, duke udhëtuar me të njëjtën makinë të firmës Salillari.
    Këtu duhet sqaruar edhe njëherë, se pavarësisht lidhjeve të ngushta familjare me oligarkun, të dy ata mbulojnë pozicione modeste pune.
    Pra, për ta përmbledhur: nga një familje e zakonshme punëtorësh të thjeshtë, në vetëm pak vite, babë e bir janë në qendër të dy mega-projekteve që çdo kompani e madhe dhe me eksperiencë do t’i ëndërronte.
    Se si, se pse, se çfarë, këtë nuk mund ta themi dot. Ajo që është e sigurt ka të bëjë me faktin se tashmë toka në Boçovë të Fierit është në duart e Agalliut, i cili ka lejen dhe është gati të nisë projektin më të rëndësishëm të jetës.
    Por, a është Engjëll Agalliu pronari real i këtij projekti apo thjesht emri që duhej të dilte në letër?

  • Shkatërrim, tendera korruptiv dhe helme/ Historia e rrjetit mafioz ‘Salillari’ dhe dështimi i SPAK-ut

    Shkatërrim, tendera korruptiv dhe helme/ Historia e rrjetit mafioz ‘Salillari’ dhe dështimi i SPAK-ut

    Nga Avokat Arben Llangozi
    Për vite me radhë, rrjeti i njohur si “Salillari” ka funksionuar si një strukturë e fuqishme kriminale dhe korruptive, e aftë të ndikojë në të gjitha nivelet e pushtetit.
    Në krye të këtij rrjeti qëndron Pellumb Salillari, i cili jo vetëm që ka vendosur shefa komisariatesh, drejtorë policie dhe drejtues drejtorish, por ka ndikuar edhe në emërimin e kryetarëve të bashkive dhe, sipas dyshimeve, ka diktuar lista zgjedhësish për deputetë.
    Organizata e Salillarit është e njohur për ndërtime pa leje dhe jashtë projekteve të miratuara, përfshirë zona të mbrojtura mjedisore dhe pasuri publike. Në nivelet më të larta, rrjeti i Salillarit dyshohet se ka përdorur lidhjet e tij me pushtetin për pastrim parash në bashkëpunim me figura të ndryshme politike dhe biznesmenë.
    Skandali i fundit me AKU-në dhe ndikimi politik
    Skandali më i fundit lidhet me Agjencinë Kombëtare të Ushqimit (AKU) në Berat, ku nipi i Salillarit, Rauf Salillari, dyshohet se ka falsifikuar fletët e analizës së produkteve bujqësore, duke rrezikuar sigurinë e konsumatorëve dhe tregun europian.
    Ditën e sotme, Pellumb Salillari dyshohet se ka ndërhyrë për të shpëtuar nipin nga arresti, duke treguar fuqinë dhe imunitetin e rrjetit mbi institucionet shtetërore.
    Nipi i Salillarit, Rauf Salillari, akuzohet se ka helmuar tregun europian duke falsifikuar fletët e analizës së produkteve bujqësore të kontrolluara nga AKU në Berat. Veprimi i tij nuk është vetëm një shkelje e zakonshme; është një kërcënim serioz për shëndetin publik dhe reputacionin e Shqipërisë në tregun ndërkombëtar.
    Ndikimi politik i Pellumb Salillarit ka lejuar që ky akt kriminal të mbrohet dhe të veprojë pa u ndëshkuar, duke treguar qartë imunitetin që ofron pushteti ndaj krimeve të rrjetit “Salillari”.Rauf Salillari, nipi i oligarkut mafioz Pellumb Salillari, i ka shpëtuar prangave vetëm falë ndikimit të jashtëzakonshëm të këtij oligarku.
    Ndërhyrja e Salillarit ka bërë të mundur që një person i përfshirë në falsifikime të rënda dhe helmim të tregut europian të mbrohet nga ligji, duke treguar qartë se në Shqipëri pushteti politik dhe krimi i organizuar ecin dorë për dorë, dhe drejtësia shpesh mbetet vetëm një fjalë boshe.
    Kjo situatë ka krijuar një mjedis ku korrupsioni dhe ndikimi i paligjshëm janë normalizuar, duke goditur besimin e qytetarëve në drejtësi dhe duke dobësuar funksionimin e institucioneve.Ngjarjet e fundit tregojnë një model të qartë imuniteti dhe ndikimi të krimit të organizuar në politikë.
    Ndërkohë, SPAK-u duket se ka zgjedhur të përdorë “strategjinë e heshtjes” ndaj rrjetit “Salillari”. Pavarësisht qindra krimeve të dyshuara, ndërtime pa leje, pastrim parash, ndikim politik dhe falsifikime dokumentesh hetime konkrete nuk ka.Rrjeti vepron hapur, ndërsa SPAK-u duket se po studion librin e udhëzimeve për “Si të ndiqet krimi i organizuar pa prekur askënd me lidhje politike”.
    Pellumb Salillari ka shkatërruar një mal të tërë pranë Urës Vajgurore, jashtë çdo leje mjedisore, dhe nuk ka rehabilituar asnjë metër katror nga dëmi që ka shkaktuar. Veprimet e tij flagrante shkaktojnë miliarda euro humbje për shtetin dhe shkatërrojnë ekosistemet e zonës. Ky është një akt arrogant dhe i papërgjegjshëm, që tregon qartë se pushteti dhe impuniteti e mbrojnë atë nga çdo përgjegjësi ligjore. Në Shqipëri, ligji duket se nuk ekziston për oligarkët që veprojnë mbi natyrën dhe interesin publik.
    Pellumb Salillari nuk ka ndaluar vetëm te ndërtime pa leje dhe shkatërrimi i mjedisit; ai ka ndërtuar edhe rrugë jashtë çdo leje dhe pa miratime ligjore, duke shkelur çdo procedurë administrative dhe duke rrezikuar integritetin e infrastrukturës publike. Këto veprime tregojnë arrogancën dhe papërgjegjshmërinë e tij të plotë, ndërkohë që shteti dhe institucionet që duhej të kontrollonin këto veprime mbeten pasivë, duke lejuar që oligarku mafioz të veprojë sipas dëshirës së tij.
    Pellumb Salillari ka ndërtuar pallate të tëra pa leje dhe jashtë çdo projekti të miratuar, duke shkelur ligjet e ndërtimit dhe rrezikuar sigurinë e banorëve dhe integritetin urban të zonave të përfshira. Këto ndërtime jo vetëm që shkatërrojnë mjedisin dhe hapësirat publike, por edhe pasurojnë rrjetin e tij me fonde të dyshimta, ndërkohë që impuniteti politik e mbron nga çdo përgjegjësi ligjore.
    Megjithë këto krime flagrante dhe ndikimet e jashtëzakonshme politike, shteti nuk ka ndërmarrë asnjë hetim efektiv për pastrim të produktit dhe veprimtari të tjera të dyshimta financiare të rrjetit “Salillari”. Ndërkohë që qindra shkelje dhe dëm ekonomik prekin buxhetin e shtetit dhe jetën e qytetarëve, institucionet mbeten pasive, duke lejuar që impuniteti i oligarkut mafioz Pellumb Salillari të konsolidohet dhe të veprojë pa pengesa.
    Pellumb Salillari ka përfituar miliarda euro nga tendera publikë pa asnjë garë dhe pa transparencë, duke përdorur ndikimin e tij të jashtëzakonshëm politik për të kontrolluar çdo proces prokurimi. Kjo praktikë e paligjshme jo vetëm që dëmton buxhetin e shtetit dhe qytetarët, por gjithashtu konsolidon fuqinë e rrjetit “Salillari”, duke treguar qartë se oligarkët me lidhje të forta politike mund të operojnë mbi ligjin pa u ndëshkuar.
    Me gjithë shkeljet dhe krimet e dyshuara, rrjeti i organizatës “Salillari” duhet të përballet me ligjin dhe të marrë ndëshkimin maksimal sipas parimit të drejtësisë, duke treguar se askush nuk është mbi ligjin.
    Por mesa duket, SPAK-u është një dështim i radhës në Shqipëri, duke lënë rrjetin të operojë pa pengesa dhe duke treguar se drejtësia shpesh mbetet vetëm një fjalë boshe kur përballë saj qëndron një oligark mafioz me lidhje politike të fuqishme.
     

  • Tenderi për burgun e Kukësit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për ZËRI: “Salillari” u përjashtua për mangësi dokumentacioni

    Tenderi për burgun e Kukësit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për ZËRI: “Salillari” u përjashtua për mangësi dokumentacioni

    Pëllumb Salillari

    TIRANË- Tenderi i dhënë kundrejt firmës “Salillari” për ndërtimin e burgut të Kuksit u anulua vetëm dy muaj pas shpalljes së fituesit.
    Në datën 12 maj 2025, një ditë pas zgjedhjeve parlamentare, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve me në krye Klevis Qosen, shpalli fitues Pëllumb Salillarin në tenderin e majmë për të ndërtuar burgun e Kukësit.
    Por, vetëm pas 2 muajsh, e njëjta drejtori ia ka anuluar këtë tender.
    ZËRI kontaktoi përmes emailit zyrtar me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve për tu dhënë përgjigje të gjitha pikëpyetjeve të ngritura për tenderin me objekt: “projektimi dhe ndërtimi i IEVP Kukës”.
    Në përgjigje për ZËRI, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve shprehet se Autoriteti kontraktor para lidhjes së kontratës invetarizoi dokuementacionin e dorëzuar nga operatori ekonomik i shpallur fitues dhe konstatoi një mangësi pjesore në dokumentacionin e paraqitur, i cili nuk ishte konstatuar më parë. Mangësia e konstatuar rezulton në mospërmbushje të një nga kritereve thelbësore të përcaktuara në dokumentetet e tenderit.
    Menjëherë, pas verifikimit të këtij dokumentacioni është bërë pezullimi i procedures së prokurimit nëpërmjet Urdhrit të Titullarit të AK-së.
    “Autoriteti kontraktor para lidhjes së kontratës invetarizoi dokuementacionin e dorëzuar nga operatori ekonomik i shpallur fitues dhe konstatoi një mangësi pjesore në dokumentacionin e paraqitur, i cili nuk ishte konstatuar më parë. Mangësia e konstatuar rezulton në mospërmbushje të një nga kritereve thelbësore të përcaktuara në dokumentetet e tenderit. Menjëherë, u bë pezullimi i procedures së prokurimit nëpërmjet Urdhrit të Titullarit të AK-së. Në datë 22.05.2025, Autoriteti Kontraktor, me qëllim të një vendimarrje sa më të drejtë dhë në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi për prokurimin publik, por ndërkohë në përputhje dhe me qëllimin dhe misionin e Autoritetit Kontraktor, kërkoi udhëzime dhe rekomandime nga APP si institucioni përgjegjës për këshillim dhe konsulencë, dhe KPP, në cilësinë e institucionit përgjesës lidhur me vendimarrjen dhe ankimimet e procedurave të prokurimit publik,”- thuhet në përgjigjen e DPB për ZËRI.

    Në vijim, i njëjti institucion thekson se ka pritur afatet e ankimimit.
    “Në zbatim të nenit 62, të nenit 53, të Ligjit Nr. 36/2020 si dhe AK priti afatet e ankimimit, dhe në datë 08.07.2025, e cila përkon me ditën e fundit e përfundimit të këtij afati, pasi ka bërë verifikimet përkatëse në database-n zyrtar të Komisionit të Prokurimit Publik dhe zyrën e Protokollit të AK-së, dhe rezultoi që nuk është depozituar asnjë ankesë,”- thuhet më tej në përgjigje.
    Megjithatë, Drejtoria e Përegjithshme e Burgjeve nuk shpjegon në detaj se çfarë mangësie ka pasur kompania “Salillari”, por vë theksin tek fakti që nuk ka pasur shkelje ligjore.
    “Theksojmë se i gjithë dokumentacioni i paraqitur nga shoqëria “Salillari” shpk, për këtë procedurë prokurimi, është i rregullt në formë dhe përmbatje (origjinal apo kopje e noterizuar), pa asnjë shkelje ligjore,”- vijon përgjigjia./ZËRI/

  • Askush nuk jep sqarime për 5.3 milionë eurot e Salillarit

    Askush nuk jep sqarime për 5.3 milionë eurot e Salillarit

    Salillari ka një kompani në fushën e ndërtimeve, e cila ka marrë fonde të konsiderueshme shtetërore. Në përgjithësi firmë korrekte, por ka patur edhe akuza të shumta ndaj pronarit.
    Ndërkohë së fundmi i janë dhënë 5.3 milionë euro tenderim me 99,9 % të fondit limit, çka edhe në kushtet më ideale kompjuterike nuk do të mund ta aplikonte me një propabalitet të tillë.

    Por sapo ia dhanë, u detyruan t’ia anulojnë!
    Pikëpyetjet janë se pse me 12 maj 2025 e mori tenderin dhe me 14 korrik 2025 ia bllokuan.  Në vendim shkruhet se anulohet kur “nëse asnjë nga ofertat e paraqitura nuk përputhet me kriteret e përcaktuara në dokumentet e tenderit”.
    Pra duhet sqaruar nga organet ligjzbatuese nëse “Salillari” ka paraqitur dokumente false apo thjesht komisioni nuk ka kontrolluar mirë dokumentet në rastin e shpalljes fitues, duke mos patur konkurrentë.
    Njihen plot raste kur një kompani eliminon konkurruesit duke i blerë që të mos paraqiten ose të tërhiqen, duke u shpallur automatikisht fitues me ofertën me të lartë. Sikurse ka raste me manipulime dokumentesh.
     

  • Iu dha ‘Salillarit’/ Anulohet tenderi 5.3 milionë euro për ndërtimin e burgut në Kukës

    Iu dha ‘Salillarit’/ Anulohet tenderi 5.3 milionë euro për ndërtimin e burgut në Kukës

    Pëllumb Salillari

    TIRANË- Anulohet vetëm pas dy muajsh një tender me vlerë 5.3 milionë euro, i dhënë në mënyrë tepër të dyshimtë firmës “Salillari”. Në datën 12 maj 2025, një ditë pas zgjedhjeve parlamentare, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve me në krye Klevis Qosen, shpalli fitues Pëllumb Salillarin në tenderin e majmë për të ndërtuar burgun e Kukësit.
    Por, vetëm pas 2 muajsh, e njëjta drejtori ia ka anuluar në mënyrë të beftë, duke ngritur shumë pikëpyetje për të gjithë procedurën. A ka mashtruar firma në fjalë për dokumentet e paraqitura? A mos vallë ka paraqitur të dhëna të rremë? Përse ishte e vetme në garë? Dokumenti i mësipërm është njoftimi i fituesit i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve në datë 12 maj 2025, drejtuar firmës “SALILLARI”. Objekti i tenderit ishte “projektimi dhe ndërtimi i IEVP Kukës”.
    “Njoftojmë se, kanë qenë pjesëmarrës në procedurë këta ofertues me vlerat përkatëse të ofruara “SALILLARI” me vlerë 528.300.000 lekë pa TVSH” thuhej në dokument. Në fakt, oferta e firmës “Salillari” ishte sa 99.9 % e fondit limit. Firmat e tjera janë “hequr” nga kriteret, pasi asnjë prej tyre nuk i plotësonte.

    Një tender i majmë me vetëm një ofertues, por edhe oferta vjen me të gjithë fondin limit. Dyshimet në atë kohë ishin se gjithçka ka qenë e paracaktuar dhe se dokumentet ishin bërë nga vetë firma.
    “Me publikimin e këtij njoftimi, jeni i lutur të paraqisni sigurimin e kontratës, brenda 5 ditëve nga dita e marrjes/publikimit të këtij njoftimi. Në rast se nuk dorëzon sigurimin e kontratës brenda afatit përfundimtar, të përcaktuar në njoftimin e fituesit, atëherë autoriteti kontraktor do të konfiskoj sigurimin e ofertës dhe do të lidh kontratën me ofertuesin e renditur i dytë në klasifikimin përfundimtar” thuhej në dokumente.
    Por, çfarë ndodhi më pas?! Në datën 14 korrik 2025, dy muaj pas shpalljes së fituesit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nxori një njoftim anulimi për këtë tender. “Arsyet e anulimit është “nëse asnjë nga ofertat e paraqitura nuk përputhet me kriteret e përcaktuara në dokumentet e tenderit”. Nëse “Salillari” u shpall fituese dhe brenda 5 ditëve duhet të bënte sigurimin e kontratës, përse u anulua? Me çfarë dokumentesh kishte mashtruar firma tepër e preferuar në koncesione, tendera, fotovoltaikë, gërryerje lumenjsh e malesh?
    Në dokumente nuk jepen detaje të tjera, por rasti meriton një verifikim të plotë të të gjithë procedurës. Që nga hartimi i dokumenteve standarde, shpallja, fituesi apo edhe sigurimi i kontratës. Duket se një mori zyrtarësh të Burgjeve dyshohet se kanë shkelur procedurat, ndërkohë që hetime të mundshme mund të evidentojnë të gjitha parregullsitë. Dokumentet janë të hapura dhe mjafton një verifikim apo hetim dhe të gjitha do të dalin në dritë./VoxNews

    salillari

    640 0 f9415662 736c 4e4e 9e6d 414c0f53783e 1 1752483710

    640 0 0bbfdc19 0e6a 432d 8a0b 99c2b025e1ce 1 1752483711

    0 450 06a79f96 3a20 4829 8066 e88f762dd61e 1 1752483711

  • A mashtroi “Salillari” për ndërtimin e burgut në Kukës?! Dy muaj pasi fitoi tenderin 5.3 mln euro, Burgjet ia anulojnë!

    A mashtroi “Salillari” për ndërtimin e burgut në Kukës?! Dy muaj pasi fitoi tenderin 5.3 mln euro, Burgjet ia anulojnë!

    Anulohet vetëm pas dy muajsh një tender me vlerë 5.3 milionë euro, i dhënë në mënyrë tepër të dyshimtë firmës “Salillari”. Në datën 12 maj 2025, një ditë pas zgjedhjeve parlamentare, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve me në krye Klevis Qosen, shpalli fitues Pëllumb Salillarin në tenderin e majmë për të ndërtuar burgun e Kukësit.
    Por, vetëm pas 2 muajsh, e njëjta drejtori ia ka anuluar në mënyrë të beftë, duke ngritur shumë pikëpyetje për të gjithë procedurën. A ka mashtruar firma në fjalë për dokumentet e paraqitura? A mos vallë ka paraqitur të dhëna të rremë? Përse ishte e vetme në garë?

    Dokumenti i mësipërm është njoftimi i fituesit i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve në datë 12 maj 2025, drejtuar firmës “SALILLARI”. Objekti i tenderit ishte “projektimi dhe ndërtimi i IEVP Kukës”.
    “Njoftojmë se, kanë qenë pjesëmarrës në procedurë këta ofertues me vlerat përkatëse të ofruara “SALILLARI” me vlerë 528.300.000 lekë pa TVSH” thuhej në dokument. Në fakt, oferta e firmës “Salillari” ishte sa 99.9 % e fondit limit. Firmat e tjera janë “hequr” nga kriteret, pasi asnjë prej tyre nuk i plotësonte.
    Një tender i majmë me vetëm një ofertues, por edhe oferta vjen me të gjithë fondin limit. Dyshimet në atë kohë ishin se gjithçka ka qenë e paracaktuar dhe se dokumentet ishin bërë nga vetë firma.
    “Me publikimin e këtij njoftimi, jeni i lutur të paraqisni sigurimin e kontratës, brenda 5 ditëve nga dita e marrjes/publikimit të këtij njoftimi. Në rast se nuk dorëzon sigurimin e kontratës brenda afatit përfundimtar, të përcaktuar në njoftimin e fituesit, atëherë autoriteti kontraktor do të konfiskoj sigurimin e ofertës dhe do të lidh kontratën me ofertuesin e renditur i dytë në klasifikimin përfundimtar” thuhej në dokumente.

    Por, çfarë ndodhi më pas?! Në datën 14 korrik 2025, dy muaj pas shpalljes së fituesit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nxori një njoftim anulimi për këtë tender. “Arsyet e anulimit është “nëse asnjë nga ofertat e paraqitura nuk përputhet me kriteret e përcaktuara në dokumentet e tenderit”.
    Nëse “Salillari” u shpall fituese dhe brenda 5 ditëve duhet të bënte sigurimin e kontratës, përse u anulua? Me çfarë dokumentesh kishte mashtruar firma tepër e preferuar në koncesione, tendera, fotovoltaikë, gërryerje lumenjsh e malesh?
    Në dokumente nuk jepen detaje të tjera, por rasti meriton një verifikim të plotë të të gjithë procedurës. Që nga hartimi i dokumenteve standarde, shpallja, fituesi apo edhe sigurimi i kontratës. Duket se një mori zyrtarësh të Burgjeve dyshohet se kanë shkelur procedurat, ndërkohë që hetime të mundshme mund të evidentojnë të gjitha parregullsitë. Dokumentet janë të hapura dhe mjafton një verifikim apo hetim dhe të gjitha do të dalin në dritë.
    /voxnews

  • “Koncesione, tendera, leje ndërtimi, park fotovoltaik, gërryerje lumi”, si po favorizohet Salillari dhe “hijet” e tij nga qeveria

    “Koncesione, tendera, leje ndërtimi, park fotovoltaik, gërryerje lumi”, si po favorizohet Salillari dhe “hijet” e tij nga qeveria

    Një nga kompanitë që po favorizohet ndjeshëm është “Salillari”, dikur pjesë e “opozitës” dhe veçanërisht e LSI-së e tashmë e rreshtuar në krahë të Rilindjes. Në dy zgjedhjet e fundit, ato lokale dhe të përgjithshme, firma me origjinë nga Berati dhe me bazë qendrore në Vorë, ka bërë “fushatë” hapur për Partinë Socialiste, ndërkohë që është shpërblyer me një mori të mirash, duke nisur nga koncesionet, tenderat, lejet e ndërtimit, parqe fotovoltaike e shumë të tjera.
    Nuk kanë munguar as lejet për gërryerjen e lumenjve, në Mat dhe Shkumbin, apo të afërm të pronarëve të firmës që marrin subvencione për agroturizëm apo iu bëhet rruga deri te shtëpia apo biznesi. E njëjta firmë operon edhe në zonën e Dimalit, me një leje të stërmadhe që ka rrafshuar malin, ndërkohë që bëri edhe një pjesë të Unazës, duke u shpërblyer më pas.
    Ndërkohë, njerëzit e afërt të Pëllumb Salillarit, kunati dhe nipi dikur magazinier dhe mekanik, tashmë kanë hapur firma dhe arrijnë që të blejnë edhe koncesione, apo me kapitale 100 mijë lekë, arrijnë që t’i mbushin mendjen qeverisë për të marrë qindra hektarë tokë për të bërë parqe.

    Faksimile: Lista e pagave të vitit 2021, ku z. Hektor Agalliu rezulton si magazinier në firmën “Salillari”

    Disa vite më parë, hakerat arritën që të marrin nga tatimet listën e pagave. Publikimi i listës ka nxjerrë zbuluar sektorin publik dhe atë privat, por edhe ka “treguar” edhe të kaluarën e disa “biznesmenëve”. Një ndër ta është edhe z. Hektor Agalliu, me origjinë nga fshati Tërpan i Beratit, ku ky pensionist ka arritur që të blejë një nga koncesionit e shumë debatuar, Triportin në Vlorë.
    Mësohet se, në vitin 2021 kur z. Agalliu ka qenë magazinier te firma “Salillari”, qeveria dha me koncesion ndërtimin e një marine jahtesh. Koncesioni iu dha firmave “Agbes”, “Besta” dhe “Arconstudio” dhe “Premium Construction & Maintenance”. Këto firma duhet t’a ndërtonin portin e ri tregtar të Vlorës me paratë  etyre dhe qeveria do t’u kalonte me këste shumën prej rreth 60 milionë euro për 7 vite.

    Faksimile: Kontratat e shitjes së kuotave nga firmat “Agbes”, “Besta” dhe “Arconstudio” për magazinierin e “Salillarit”

    Ndërkohë, një vit pas dhënies me koncesion, të tria firmat e mëdha të ndërtimit që plotësuan edhe kushtet për të fituar ankandin, filluan të shesin një e nga një kuotat. Emri i firmës koncesionare është bërë i huaj, nga ata që duken si investim serioz “Vlora Harbor Construction and Maintanance”. Me lëvizje të këtyre firmave, aksionet i kaluan z. Hektor Agalliu, me origjinë nga Tërpani.
    Ka dyshime se, pas gjithë këtyre transaksioneve, është z. Pëllumb Salillari, pronari i firmës “Salillari”. Z. Hektor Agalliu është kunati i tij, ndërkohë që siç edhe e vërtetuam më sipër, ai ka qenë magazinier i kësaj firme. Por, si mund të shesësh një investim 60 milionë euro për 100 mijë euro? Dhe, te një firmë apo individ që s’ka asnjë të kaluar në ndërtim?!
    Duket se gjithçka ka qenë fiktive, me qëllim që të mbulohet edhe ndërtimi i veprës së më shpejtë. Të tria firmat që fituan koncesionin në vitin 2021 duhet t’a përfundonin për 3 vite, pra në vitin 2024. Por, jo vetëm që s’është ndërtuar, por punimet as kanë filluar në zonën e Triportit.

    Faksimile: Vendimi i KKTU-së në vitin 2025 për lejimin e ndërtimeve në zonën e Triportit

    Duket se është një skemë për të fshehur ndërtimet, apo mënyrën e dhënies së koncesionit. Një hetim i mundshëm i organeve ligjzbatuese, megjithë këto kalime pronësie, do të duket shumë i vështirë. Por, letrat aty janë dhe gjithçka duket se ka një “orkestrim” nga sipas.
    Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, disa javë më parë Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit ka dhënë autorizimin për ndërtimin e strukturave ankoruese, portuale në det, me vendndodhje në zonën e Triportit në Vlorë. Autorizimi është dhënë për firmën koncesionare “Vlora Harbor Construction and Maintanance”.
    “Gjatë realizimit të punimeve dhe shërbimeve të Portit të Integruar në Triport Vlorë, të vijohet dhe të mos pengohet aktiviteti i hyrjes, daljes dhe ankorimit të anijeve peshkimit, që aktualisht ankorohen. Ngarkohet Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore për zbatimin e këtij vendimi” thuhet në vendim.
    Po përse ky vendim 4 vite pas dhënies së koncesionit? Afati i ndërtimit ishte 3 vite, ndërkohë që me këtë vendim, firma koncesionare që shkoi në duart e pensionistit nga Tërpani i Beratit do të justifikohet se në vitin 2025 mori autorizimin nga KKTU. Duket se gjithçka është bërë me një urdhër, ku zona e Triportit të përdorej fillimisht për TEC-et anije dhe tashmë të ndërtohet.

    Faksimile: Lista e pagave e vitit 2021, z. Ëngjëll Agalliu ka qenë mekanik te firma “Salillari”

    Nëse më sipër faktuam se koncesioni i Triportit u fitua nga Hektor Agalliu, kunati i Pëllumb Salillarit, më poshtë po faktojmë se djali i Hektorit, Ëngjëll Agalliu, ka marrë një leje për park fotovoltaik. Duket se një qark i gjatë, por që në fakt është shumë i shkurtër, ku të gjitha fijet e këtij parku të çojnë te firma “Salillari”.
    Me letra shkruhet se z. Ëngjëll Agalliu themeloi me 100 mijë lekë një firmë “Albania Solar Power” dhe më pas qeveria i dha leje për central diellor 82 mega. Sipas dokumenteve dhe hulumtimit që bëri VoxNews, deri në vitin 2021 Ëngjëlli ka qenë mekanik te firma “Salillari”, me një pagë tepër modeste, prej rreth 80 mijë lekësh, por në xhep i shkonin pak më shumë se 60 mijë lekë. Dhe, ky mekaniku arrin të fitojë një supër leje, nga ku do gjenerojë miliona euro?!
    Edhe në këtë rast, përfituesi indirekt është padyshim z. Pëllumb Salillari ai që punoi ditë e natë për Rilindjen në dy zgjedhjet e fundit. Por nëse ka frikë të vendosë emrin, përse “fshihet”?

    Faksimile: Vendimi i KKTU-së për t’i dhënë firmës “Salillari” leje për të gërryer lumin Shkumbin

    Firma “Salillari” ka një mori lejesh shfrytëzimi, që nga zona e Dimalit ku malin sipër qytezës e ka rrafshuar, ashtu edhe në lumin Mat, ku janë prishur një mori veprash arti. Megjithëse lejet për gërryerje lumi janë hequr dhe pezulluar për firmat e vogla, tashmë ato kanë shkuar për një grusht oligarkësh.
    Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, muajt e fundit Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit i ka miratuar firmës “Salillari” lejen për përdorimin e burimit ujor. “KKTU vendosi miratimin e lejes ‘për përdorim burimi ujor’, me qëllim shfrytëzimin e materialeve inerte që nxirren nga shtretërit e lumenjve, përrenjve, liqeneve, me ose pa ujë me vendndodhje: Shtrati i lumit Shkumbin, Bashkia Elbasan, subjektit ‘Salillari’” thuhet në vendim.
    Mësohet se leja është dhënë për zbatimin e projektit “ndërtim aksi rrugor Elbasan-Papër, (faza I)”. Pra, pasi mori mbi 20 milionë euro tender nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, kompania “shpërblehet” edhe të gërryejë lumin.
    Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, kompania “Salillari” ka fituar edhe një mori tenderësh të tjera, nga institucionet qendrore dhe lokale, duke u kthyer në një nga “peshkaqenët” që po ha përditë buxhetin e shtetit. Disa nga tenderët i ka fituar edhe me ofertë më të lartë, ndërkohë që në të tjera procedura është shpërblyer edhe me shtesa kontratash.
    /VoxNews/

  • “Magazinierët e Salillarit bëhen nga Rama pronarë parqesh fotovoltaike”, PD: Vetëm SPAK s’i sheh

    “Magazinierët e Salillarit bëhen nga Rama pronarë parqesh fotovoltaike”, PD: Vetëm SPAK s’i sheh

    Partia Demokratike ka denoncuar vendimet e dyshimta të qeverisë së Edi Ramës, për dhënien e një parku fotovoltaik, për një kompani të themeluar vetëm 16 muaj më parë dhe me kapital 100 mijë lekë, dhe që nuk i ka fondet e nevojshme për të zhvilluar këtë biznes.
    Në denoncimin e bërë nga zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, thuhet se, magazinerët e Pëllumb Salillarit të kompanisë ‘Salillari sh.pk’, të cilët janë bërë dhe pronarë koncesionaresh në triportin e Vlorës.
    “Gjithashtu, e sigurt është se, përveç vëllait më të vogël të Engjëllit, tek e njëjta kompani, Salillari shpk, punëmarrës ka qenë edhe babai i tyre, Hektor Agalliu, me profesion magazinier, madje aq të suksesshëm kanë qenë punëmarrësit e Salillarit saqë vizioni i babait kapi majat e suksesit duke u shndërruar nga magazinier me pagë modeste, në pronar të subjektit pjesë e koncesionarit për projektimin, ndërtimin, mirëmbajtjen e portit të integruar në Triport Vlorë, sipas kontratës koncesionare me të njëjtin objekt të lidhur midis MIE dhe Koncesionarit më 29 Prill 2022, me vlerë të parashikuar të projektit 44.9 milion euro”, tha Vangjeli.
    Ndërsa më tej ajo theksoi se vetëm SPAK nuk e di akoma për këto abuzime.
    Deklarata e plotë e plotë e zëdhënësesë Antikorrupsionit në PD:
    Në sagën e përrallave 1001 net … me autor Edi Ramën sot do t’ju tregojmë çuditë e radhës ku mekanikë e magazinierë të Pëllumb Salillarit shndërrohen me shkopin magjik të Edi Ramës në investitorë fotovoltaikësh dhe pronarë koncesionesh…
    Një javë më parë, Këshilli i Ministrave me anë të vendimit nr.309, miratoi ndërtimit të centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, në Levan, Fier, nga shoqëria ‘ALBANIA SOLAR POËER’ sh.p.k, me afat operimi 49 vjet dhe fuqi 82 më, i cili kërkon një investim miliona eurosh.
    Ndërkohë ky subjekt është regjistruar vetëm 16 muaj më parë, me një kapital 100.000 lekë, ka administrator dhe pronar Engjëll Agalliu dhe asnjë bilanc të publikuar në QKB.
    Po si do ta realizojë ky subjekt këtë investim miliona euro, ndërkohë që kapitali të lë për të dëshiruar…
    Një gjë është e sigurt, që Engjëll Agalliu ka profesionin e mekanikut për makineri industriale dhe këtë detyrë e ka ushtruar edhe në kompaninë e Pëllumb Salillarit (Salillari shpk).
    Ndoshta puthja romantike që vetë kryeministri Rama nuk hezitoi t’i jepte pronarit të Engjëllit, përpara kamerave, solli fat të mirë edhe për vetë Agalliu e kështu Këshilli i Ministrave nxori një VKM ekskluzive vetëm për të.
    Gjithashtu, e sigurt është se, përveç vëllait më të vogël të Engjëllit, tek e njëjta kompani, Salillari shpk, punëmarrës ka qenë edhe babai i tyre, Hektor Agalliu, me profesion magazinier, madje aq të suksesshëm kanë qenë punëmarrësit e Salillarit saqë vizioni i babait kapi majat e suksesit duke u shndërruar nga magazinier me pagë modeste, në pronar të subjektit pjesë e koncesionarit për projektimin, ndërtimin, mirëmbajtjen e portit të integruar në Triport Vlorë, sipas kontratës koncesionare me të njëjtin objekt të lidhur midis MIE dhe Koncesionarit më 29 Prill 2022, me vlerë të parashikuar të projektit 44.9 milion euro.
    Sa mirë kur fati të buzëqesh…
    Nga rrogëtar shndërrohesh në koncesionar apo dhe investitor i fuqishëm me projekte miliona e miliona euro…
    Ndoshta fati të ndihmon nëse ke qenë njëherë punëmarrës i Pëllumb Salillarit….
    Ndoshta fati të ndihmon kur Edi dhe Pëllumbi si bëhet magjia…
    Vetëm Spaku nuk e di akoma….

  • Pjerin Ndreu, 2.5 mln euro asfalt elektoral për Salillarin e ‘2T’

    Pjerin Ndreu, 2.5 mln euro asfalt elektoral për Salillarin e ‘2T’

    Dy kompani të lidhura ngushtë me qeverinë e Edi Ramës, “Salillari” dhe “2T” e vëllait të ish-komandantit jetëgjatë të Gardës gjatë mandave të Rilindjes, Gramoz Sako, janë pjesë e fituesve të një tenderi me vlerë rreth 2.5 milionë euro për asfalt elektoral, të zhvilluar nga kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu.

    Mbi këtë tender, por edhe të tjerë të ngjashëm, janë ngritur dyshime të forta nga opozita për abuzime me fondet dhe ligjin elektoral.

    Pak ditë më parë, më konkretisht në 6 Prill 2025,  kandidati i Partisë Demokratike në Lezhë, Gjin Gjoni, denoncoi publikisht kryerjen e punimeve për asfalt elektoral nga Bashkia e Lezhës, pa asnjë shenjë dalluese dhe pa një procedurë publike.

    Denoncimi i Gjonit duket se merr konfirmim indirekt nga vetë bashkia e drejtuar nga Pjerin Ndreu. Rreth 10 ditë pas deklaratave të tij, më saktësisht në 14 Prill, Bashkia e Lezhës shpall rezultatet e tenderit me objekt “Sistemimi dhe Asfaltimi i Rrugëve Rurale në administrim të Bashkisë Lezhë”.

    Procedura e firmosur nga vetë kryebashkiaku Ndreu ka fond limit 2.6 miliardë lekë të vjetra ose mbi 2 milionë euro.

    Për kryerjen e këtij shërbimi janë shpallur fitues disa operatorë ekonomikë. Mes tyre dallohen “Salillari” e Pëllumb Salillarit dhe “2T”, me aksioner kryesor Artan Sakon, vëllain e ish-drejtuesit të Gardës së Republikës, Gramoz Sako.

    Kompania “Salillari” aktualisht është në gjykim, pasi është akuzuar nga Prokuroria e Tiranës për ndërtim të paligjshëm në një godinë të lartë, në zonën e preferuar të Liqenit të Thatë, në kryeqytet.

    Pavarësisht situatës problematike penale, Salillari vijon të përfitojnë miliona euro nga strukturat qeveritare dhe vartësit e kryeministrit Edi Rama në qeverisjen vendore.

    Nga ana tjetër, edhe “2T” e Sakos gjithashtu ka përfituar miliona euro në tenderat publikë qeveritarë.

    Partia Demokratike ka denoncuar publikisht dhe zyrtarisht skemat e institucioneve qeveritare për ndërhyrje flagrante në fushatën zgjedhore me asfaltin elektoral.

    Këtë të mërkurë, anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Arjan Hoxha, denoncoi para Prokurorisë së Posaçme heshtjen e këtij institucioni për manovrat e asfaltit elektoral dhe i bëri thirrje prokurorëve që të veprojë menjëherë për të ndalur maskaradën qeveritare./ Syri.net