Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë më gazetarët ka komentuar rolin që pritet të ketë në PD ish-deputeti Ervin Salianji, i cili u lirua nga qelia pas më shumë se nëntë muajsh.
“Ervin Salianji është një drejtues aktiv i PD dhe do jap kontributin e tij”, tha Berisha, ndërsa shtoi më tej se “ai do të damkosë në të gjitha shkallët ndërkombëtare të gjyqësorit” vedimin politik ndaj tij.
Më tej, kryedemokrati u shpreh e “qëllimi i Edi Ramës ishte t’i këpuste karrierën politike Salianjit që ai të mos kandidonte më për në Parlament”.
Sali Berisha: Ervin Salianji është një drejtues aktiv i PD dhe do jap kontributin e tij. Ju garantoj se ai do të damkosë në të gjitha shkallët ndërkombëtare të gjyqësorit, sepse qëllimi i Edi Ramës ishte t’i këpuste karrierën politike që ai të mos kandidonte më për në Parlament sepse e kishte tmerr. Edi Rama dhe Fatmir Xhafa, dy bos kryesorë të organizatës kriminale të narkoshtetit u plagosën rëndë nga denoncimet e Salianjit.
Më 26 shtator 2024, Gjykata e Apelit mori vendimin për dënimin me një vit burg të ish-deputetit demokrat për “kallëzim të rremë” për denoncimin që bëri ndaj Geron Xhafës, vëllait të ish-ministrit Fatmir Xhafa.
Por sot, Gjykata e Fierit, pas rekomandimeve pozitive të IEVP Fier, Shërbimit të provës dhe qëndrimit pozitiv të Prokurorit, vendosi lirimin me kusht të Salianjit nga qelia. Ervin Salianji pas daljes nga gjykata, foli shkurtimisht për medait, ku tha: “Do të jem në konferencë në orën 17:00 në selinë e PD-së”. Më pas, i shoqëruar nga efektivët, iu drejtua furgonit të policisë.
Tag: salianjit
-

U lirua nga qelia por cili do të jetë roli i Salianjit në Partinë Demokratike? Ja si përgjigjet Berisha
-

Lirimi i Salianjit, reagon Berisha: Ai vuajti 9 muaj burg jashtë çdo lloj ligji! Do të japë kontributin e tij në PD
Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar pas lirimit të Ervin Salianjit.
Ai e konsideron një dënim politik vendimin e burgosjes së Salianjit, të cilin e quan jashtë çdo ligji dhe rregulli.
Berisha: Para se të ndalemi në farsën e turpshme elektorale, 11 maj 2025, dua të dënoj edhe njëherë me forcën më të madhe, dënimin politik ndaj deputetit Ervin Salianji nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj, krerë kryesorë të organizatës kriminale të narkoshtetit.
Ervin Salianji vuajti jashtë çdo lloj ligji, Kushtetute dhe rregulli. 9 muaj në burg vetëm e vetëm pse denoncoi Geron Xhafën si trafikant kryesor në qarkun e Vlorës, i cili kërkohej në Milano.
Burgosja e Ervin Salianjit kishte si synim kryesor burgosjen e të vërtetës se Edi Rama, Fatmir Xhafaj dhe Geron Xhafaj udhëhiqnin dhe përfitonin nga trafiqet nga Vlora drejt Italisë. Natyrisht mbajtja në burg e Ervin Salianjit pa asnjë faj është përgjegjësi direkt personale e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës.Vendimi i sotëm i gjykatës u shty po me urdhër të Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës mbi 6 javë në një akt të turpshëm dhe hakmarrës pa fund.
Ervin Salanji është një nga drejtuesit aktivë të PD dhe do të japë kontributin e tij, sikundër ju garantoj se ai do të damkosë në të gjitha shkallët ndërkombëtare të gjyqësorit, spese qëllimi kryesor i Ramës ishte t’i këpuste karrierën politike, e kishte tmerr të kandidonte për në Kuvend. Rama dhe Xhafaj u plagosën rëndë nga denoncimet e Salianjit.Top Channel
-

Lirimi i Salianjit, reagon Berisha: Dënim poltik!
Kryetari i PD, Sali Berisha bëri reagimin e parë pasi ish-deputeti demokrat Ervin Salianji fitoi lirinë nga Gjykata e Fierit, pasi qëndroi 9 muaj në burg.
“Para se të ndalemi në farsën e turpshme elektorale, 11 maj 2025, dua të dënoj edhe njëherë me forcën më të madhe, dënimin politik ndaj deputetit Ervin Salianji nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj, krerë kryesorë të organizatës kriminale të narkoshtetit. Ervin Salianji vuajti jashtë çdo lloj ligji, Kushtetute dhe rregulli 9 muaj në burg vetëm e vetëm pse denoncoi Geron Xhafën si trafikant kryesor në qarkun e Vlorës, i cili kërkohej në Milano. Burgosja e Ervin Salianjit kishte si synim kryesor burgosjen e të vërtetës se Edi Rama, Fatmir Xhafaj dhe Geron Xhafaj udhëhiqnin dhe përfitonin nga trafiqet nga Vlora drejt Italisë. Natyrisht mbajtja në burg e Ervin Salianjit pa asnjë faj është përgjegjësi direkt personale e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës. Vendimi i sotëm i gjykatës u shty po me urdhër të Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës mbi 6 javë në një akt të turpshëm dhe hakmarrës pa fund”, tha Berisha në një dalje për mediat. -

Lirimi nga qelia i Ervin Salianjit, reagon Berisha: Dënim politik, vuajti 9 muaj në burg pa asnjë faj
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Fierit për lirimin me kusht nga qelia të Ervin Salianjit.
Berisha u shpreh se dënimi i ish-deputetit ishte politik, duke shtuar se qëndroi për 9 muaj në qeli, sipas tij, jashtë çdo lloj ligj.
Kryedemokrati theksoi se “burgosja e Ervin Salianjit kishte si synim kryesor burgosjen e të vërtetës”.
“Natyrisht mbajtja në burg e Ervin Salianjit pa asnjë faj, është përgjegjësi direkt e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës”, deklaroi ai.
Berisha:
Dua të dënoj edhe njëherë me forcën më të madhe, dënimin politik ndaj deputetit Ervin Salianji nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj, krerë kryesorë të organizatës kriminale të narkoshtetit.
Ervin Salianji vuajti jashtë çdo lloj ligji, Kushtetute dhe rregulli. 9 muaj në burg vetëm e vetëm pse denoncoi Geron Xhafën si trafikant kryesor në qarkun e Vlorës, i cili kërkohej në Milano.
Burgosja e Ervin Salianjit kishte si synim kryesor burgosjen e të vërtetës se Edi Rama, Fatmir Xhafaj dhe Geron Xhafaj udhëhiqnin dhe përfitonin nga trafiqet nga Vlora drejt Italisë.
Natyrisht mbajtja në burg e Ervin Salianjit pa asnjë faj është përgjegjësi direkt personale e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës.
Vendimi i sotëm i gjykatës u shty po me urdhër të Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës mbi 6 javë në një akt të turpshëm dhe hakmarrës pa fund. -

Terrori shtetëror vijon! I burgosuri politik Ervin Salianji shoqërohet në Gjykatë si kriminel i rrezikshëm (VIDEO-FOTO)
Në Gjykatën e Fierit po mbahet sot seanca për shqyrtimin e kërkesës së ish-deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji, për lirimin me kusht nga burgu, ku ai ndodhet i izoluar prej tetorit të vitit të kaluar. Shërbimi i Provës pritet të paraqesë raportin e tij lidhur me kërkesën e ish-deputetit demokrat, të cilin avokati i Salianjit e ka përshkruar më herët si “pozitiv”.
Ervin Salianji u dënua me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit me 1 vit burg për kallëzim të rremë. Sipas akuzës, Salianji në vitin 2018, nga selia e Partisë Demokratike, publikoi disa audio-përgjime ku denonconte se vëllai i ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Fatmir Xhafaj, ishte i përfshirë në trafik droge.
Vetë Salianji si dhe opinioni publik në përgjithësi e kanë cilësuar të gjithë procesin si të montuar politikisht. Argumentat janë se dënimi i tij erdhi si pasojë e denoncimit që ai bëri ndaj vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, duke e konsideruar këtë një hakmarrje politike. Shumë ekspertë të ligjit dhe opinionbërës kanë shprehur shqetësimin se ky rast ngjall hije të errëta nga sistemi i diktaturës, duke e parë burgosjen e Salianjit si një veprim të orkestruar nga Kryeministri Edi Rama për të goditur një kundërshtar politik të rëndësishëm.
Pamjet e sotme të shoqërimit të Ervin Salianjit në gjykatën e Fierit, me efektivë të shumtë që rrethojnë ish-deputetin tregojnë një siguri të rreptë policore, sikur ai të ishte një individ me rrezikshmëri të lartë kriminale. Ky dekor policor, duket si një mesazh i qartë për këdo që guxon të kundërshtojë Kryeministrin Rama: JU PRET BURGU POLITIK!Vlen të ceket se burgosja e Salianjit erdhi pak para zgjedhjeve parlamentare dhe u interpretua gjegjësisht edhe si një goditje e drejtpërdrejtë ndaj një figure kyçe të opozitës, i cili ishte zgjedhur drejtues politik i qarkut të Elbasanit.
Përkrahësit e Salianjit janë shprehur se dënimi i tij është një tentativë për të heshtur zërat kritikë dhe për të eliminuar kundërshtarët politikë, duke rikthyer praktika të vjetra të një sistemi autoritar. Ata shpresojnë që gjykata të marrë në konsideratë raportin e Shërbimit të Provës dhe të vendosë për lirimin e tij me kusht, duke e parë këtë si një mundësi për të korrigjuar atë që ata e konsiderojnë një padrejtësi të thellë politike.
Forca të shumta policore shoqërojnë ish-deputetin Ervin Salianji si të ishte një kriminel i rrezikshëm -

Shërbimi i Provës sjell raport pozitiv për ish-deputetin/ Gjykata vendos sot për Salianjin
Burime konfirmojnë se raporti i Shërbimit të Provës ka qenë pozitiv, duke përforcuar kërkesën e paraqitur nga avokatët e Salianjit.
Gjykata e Fierit do të vendosë për kërkesën e ish-deputetit Ervin Salianji për lirimin me kusht, pas seancës së sotme ku Shërbimi i Provës dorëzoi raportin e tij për sjelljen dhe përshtatshmërinë e Salianjit për këtë masë.
Në seancën e shkuar u paraqit raporti i vlerësimit të sjelljes nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Fier, ku sipas avokatit të Salianjit, Ledio Braho, ka rezultuar pozitiv. -

Lirimi me kusht i Ervin Salianjit, IEVP Fier jep vlerësim pozitiv – pritet raporti i shërbimit të provës
Fier – Është zhvilluar mesditën e sotme seanca e radhës lidhur me kërkesën për lirim me kusht të ish-deputetit demokrat Ervin Salianji.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
Sipas përfaqësuesit ligjor të tij, avokat Ledio Braho, raporti i vlerësimit nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Fier ka qenë pozitiv, çka përbën një hap të rëndësishëm në këtë proces.Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
Gjykata ka njoftuar se, në përputhje me procedurën ligjore, shërbimi i provës duhet të paraqesë raportin e vet të vlerësimit deri më 8 korrik. Bazuar në këtë dokument, do të merret vendimi përfundimtar mbi pranimin ose rrëzimin e kërkesës për lirim me kusht të Salianjit.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Procesi vijon të jetë në fokus të opinionit publik, duke pasur parasysh profilin politik të të dënuarit.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”
Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”
-

“Shkele standardin”/ Debati i fortë mes Grida Dumës dhe Ramës, Salianji ‘molla e sherrit’
Një debat i fortë është ndezur mbëmjen e djeshme në studion e Top Storyt. I ftuari, kryeministri Edi Rama, debatoi me moderatoren Grida Duma për dënimin me burg të Ervin Salianjit, të cilin ajo e konsideroi dënim për fjalën e lirë. Duma pyeti kryeministrin nëse kishte shkelur standardin e tij për të mos komentuar vendimet e gjykatave në rastin e Salianjit, të cilin jo vetëm që e komentoi, por edhe e parashikoi.
“Në këndvështrimin tim rasti i Salianjit është historik pozitiv për drejtësinë, edhe kundër shpifjes. Ishte një vendim i formës së prerë. Nuk kam komentuar vendime që kanë qenë në proces. Një vendim të formës së prerë e kam komentuar dhe i qëndroj. Është dënuar me meritë të plotë”, tha Rama.
Debati:
Duma: Rasti i parë për fjalën e lirë, dhe je angazhuar ta komentosh para dhe mbrapa.
Rama: Ishte një dëshirë, që njëherë një shpifës të marrë një dënim në këtë vend, ku shpifja është mbret.
Duma: Ku shpifja jeton gjithë ditën dhe gjithë natën brenda shtëpisë tënde, brenda shtëpisë së shqiptarëve, politikës shqiptare, te ai që ti e quan bufi që mund të ketë thënë çdo gjë të mundshme për ty dhe ti me atë bëni gjëra të tjera dhe nuk ndodh asgjë.
Rama: Me bufin kam vajtur nëpër gjyqe, me bretkosat e bufit kam vajtur ne gjyqe dhe i kam fituar.
Duma: Standardin e ke shkelur..
Rama: Nuk kam shkelur asnjë standard. Politikanët duhet të shkojnë në burg kur shpifin.
Duma: Po ti s’ke thënë asnjëherë gjëra të pavërteta në Shqipëri?
Rama: Unë nuk kam shpifur asnjëherë.