Tag: salah

  • Zyrtare! Mohamed Salah rinovon me dy vite kontratën me Liverpool

    Zyrtare! Mohamed Salah rinovon me dy vite kontratën me Liverpool

    Pas shumë muajsh dilemash dhe thashethemesh sot është arritur marrëveshja. Mohamed Salah ka shtyrë kontratën me Liverpool deri në vitin 2027.
    Lajmi është bërë zyrtar pak minuta më parë nga klubi anglez, duke postuar edhe fotot përkatëse. Salah ulur në një fron në “Anfield” është mesazhi më i mirë që aid he klubi mund të jepnin për këtë lajm të madh.
    “Sigurisht që jam shumë i emocionuar. Ne kemi një ekip të madh tani. Edhe më parë kemi pasur një ekip të madh“, tha Salah.
    “Unë firmosa sepse mendoj se kemi një shans për të fituar trofe të tjerë dhe për të shijuar futbollin tim”, shtoi egjiptiani për mediat.
    “Është e mrekullueshme, kam kaluar vitet e mia më të mira këtu. Kam luajtur tetë vjet, shpresoj se do të jenë 10. Duke shijuar jetën time këtu, duke shijuar futbollin tim. Kam pasur vitet më të mira në karrierën time”, deklaroi Salah.
    “Unë do të doja t’u them tifozëve se jam shumë, shumë i lumtur që jam këtu. Kam nënshkruar këtu sepse besoj se mund të fitojmë shumë trofe të mëdhenj së bashku. Vazhdoni të na mbështesni dhe ne do të japim më të mirën tonë, dhe shpresojmë se në të ardhmen do të fitojmë më shumë trofe“, tha Salah.

  • Salah pranon ulje page, Liverpool tregon se ka ende fuqi! Mban në “Anfield” dy lojtarët më të rëndësishëm

    Salah pranon ulje page, Liverpool tregon se ka ende fuqi! Mban në “Anfield” dy lojtarët më të rëndësishëm

    9 Prill 2025

    17:45

    Telesport

    Dukej sikur Liverpool ishte thuajse i dorëzuar, duke lëshuar tre yje me parametra zero në verë, por gjërat po ndryshojnë pozitivisht.
    Pas konfirmimit zyrtar të Van Dijk për rinovimin e kontratës, radhën e ka Salah. Egjiptiani raportohet se ka pranuar kushtet e klubit anglez për të hedhur firmën.
    Sulmuesi duket i gatshëm për t’u paguar më pak, me kusht që kontrata e re të mos jetë për vetëm një sezon, por minimalisht për dy, me opsion rinovimi automatik të një sezoni të tretë nëse arrin disa objektiva.
    Kanë mbetur vetëm detajet. Arnold do të transferohet në Madrid, por dyshja Van Dijk – Salah nuk do të lëvizë nga “Anfield”. Lajm i shkëlqyer për tifozët e kuq.

  • Salah largohet përfundimisht, Liverpool gati 140 mln euro për yllin e Real Madrid

    Salah largohet përfundimisht, Liverpool gati 140 mln euro për yllin e Real Madrid

    6 Prill 2025

    12:34

    Telesport

    E ardhmja e Mohamed Salah nuk është më Liverpool. Sulmuesi egjiptian në verë do të largohet përfundimisht me parametra zero nga “Anfield”.
    Liverpool po përgatitet për largimin e egjiptianit dhe ka gjetuar pasuesin e tij. Fichajes raporton se klubi anglez ka gati 140 mln euro për yllin e Real Madrid, Rodrygo.
    24-vjeçari brazilian po shkëlqen në Madrid dhe trajneri Arne Slot e vlerëson shumë për cilësitë e tij në ofensivë.

  • Liverpool, pasardhësi i Salah vjen nga La Liga: kushton 60 milionë euro

    Liverpool, pasardhësi i Salah vjen nga La Liga: kushton 60 milionë euro

    Liverpool mund të hidhet në sulm për Takefusa Kubo, yll i Real Sociedad, këtë verë.
    Klubi spanjoll mund të jetë i detyruar të shesë disa prej lojtarëve më të mirë, duke përfshirë Kubo dhe Martin Zubimendi, në rast se klubi nuk kualifikohet në kompeticionet europiane.
    Klubi bask mban vendin e dhjetë aktualisht në La Liga dhe ka pak mundësi të arrijë vendin e shtatë, i domosdoshëm për të siguruar Conference League.
    Pas eliminimit nga Kupa e Mbretit kundër Real Madrid, skuadra ndodhet në një moment vendimtar të sezonit.
    Kubo, 23-vjeçar, ka shënuar shtatë gola dhe ka dhënë katër asiste në këtë sezon.
    Paraqitja e tij në gjysmëfinale kundër Real-it, ku ka dhënë edhe një asist, ka treguar përsëri cilësinë e tij.
    Liverpool po ndjek me vëmendje Kubo-n, të cilin e konsideron një objektiv kryesor në merkato veçanërisht për shkak të pasigurisë që ekziston për të ardhmen e Salah.
    Edhe Tottenham me Bayern Munich po e ndjekin situatën, por Liverpool-i duket se është klubi me interesin më konkret.
    Kubo ka një klauzolë 60 milionë euro për të prishur para kohe kontratën me Real Sociedad.
    Gjithashtu, Liverpool është në kontakt me përfaqësuesit e lojtarit prej më shumë se një vit, gjë që mund ta lehtësojë operacionin.
    Fati i Kubo-s do të varet nga fundi i sezonit të Sociedad-it dhe nga vendimet që Liverpool-i do të marrë në lidhje me Salah.
    Gara për talentin japonez është e hapur dhe mund të ketë surpriza në muajt e ardhshëm.

  • “Po përgatiten për ardhjen e Salah”, lajmi i papritur nga Anglia

    “Po përgatiten për ardhjen e Salah”, lajmi i papritur nga Anglia

    2 Prill 2025

    15:11

    Telesport

    Lajme të rëndësishme për të ardhmen e Mohamed Salah.
    Sulmuesi egjiptian, kontrata e të cilit skadon në fund të sezonit aktual, raportohet se po mendon të largohet nga Liverpool për në Ligën Pro Saudite.
    Sipas The Telegraph, një nga tabloidët më të respektuar të Anglisë, disa klube saudite po përgatiten për ardhjen e Salah, por 32-vjeçari nuk do të jetë në gjendje të lëvizë në kohë për të luajtur në Kupën e Botës për Klube FIFA (kontrata e tij aktuale skadon më 30 qershor).
    Liga Saudite Pro (SPL) mbetet e bindur se lojtari është ende duke konsideruar një ndryshim zemre në verë dhe mund të nënshkruajë për ish-klubin e Neymar, Al Hilal.
    Për momentin, Salah nuk ka arritur ende një marrëveshje për të vendosur të ardhmen e tij. Ka një ofertë në tavolinë që ai të zgjasë qëndrimin e tij tetë vjeçar me Liverpoolin, por kanalet e komunikimit me Arabinë Saudite mbeten të hapura pasi Momo është ende i interesuar për një lëvizje të mundshme në ligën saudite.
    Ai sigurisht ka prioritet të dëgjojë atë që Liverpool ka për të ofruar, përndryshe ai mund të ngushëllojë veten me një aventurë të re.

  • “Nëse Van Dijk e ka qejf qytetin, duhet të vijë! Salah? Jam pro edhe për dy vite”

    “Nëse Van Dijk e ka qejf qytetin, duhet të vijë! Salah? Jam pro edhe për dy vite”

    2 Prill 2025

    15:17

    Telesport

    Eksperti i futbollit gjerman, Dietmar Hamann, ka dy propozime për merkaton e Bayern. 51-vjeçari mendon se klubi bavarez duhet të hedhë sytë nga Liverpool, ku luajnë dy yje të cilët në verë do të lirohen me parametra zero.
    “Mohamed Salah është një emër që duhet konsideruar. Ai është në lartësinë e Harry Kane. Do të ishte spektakolare për kampionatin gjerman, qoftë edhe për 1-2 vite”, ka thënë Hamann.
    I dyti në listën e tij është Virgil van Dijk. Edhe pse në fund karriere, për Hamann holandezi duhet konsideruar në merkato.
    “Van Dijk ka treguar se nuk ka mbaruar. Ai ka ende për të dhënë. Nëse i pëlqen Mynihu, pse jo? Bayern ka patur probleme me mbrojtjen, edhe pse tani duket paksa më i qëndrueshëm, por Van Dijk duhet”.